Tag: kompeticion

  • Chivu analizon shortin: Në Champions na presin kundërshtarë shumë të fortë, do të jemi gati

    Chivu analizon shortin: Në Champions na presin kundërshtarë shumë të fortë, do të jemi gati

    29 Gusht 2025

    9:53

    Alfred Lleshi

    “Champions League është një kompeticion i rëndësishëm, me prestigj absolut, ku Interi edhe një herë dëshiron të jetë protagonist”. Kështu u shpreh trajneri zikaltër, Cristian Chivu, pas shortit të djeshëm të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
    “Do të përballemi me skuadra të nivelit shumë të lartë, të gjitha shumë konkurruese, – shtoi ai. – Do të luajmë në fusha me atmosferë të jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të jemi gati për ta nderuar sa më mirë këtë kompeticion”.

  • Silva: Jemi shumë të zhgënjyer nga eliminimi, kishim ambicie të mëdha në këtë kompeticion

    Silva: Jemi shumë të zhgënjyer nga eliminimi, kishim ambicie të mëdha në këtë kompeticion

    1 Korrik 2025

    9:12

    Alfred Lleshi

    Mesfushori portugez i Manchester City analizoi sfidën e humbur 4-3 në 1/8 finale të Botërorit për Klube. Disfatën që solli eliminimin nga ky kompeticion, përballë sauditëve të Al Hilal, veterani luzitan e analizoi kështu për kanalet zyrtare të klubit:
    “Kishim ambicie të mëdha për këtë kompeticion, donim të arrinim vërtet larg. Mendoj që skuadra luajti mirë, prandaj jemi shumë të zhgënjyer. Djemtë në dhomën e zhveshjes e dinë që jemi përmirësuar dhe po përmirësohemi shumë.
    Po fillojmë ta ndiejmë skuadrën, atmosferën në dhomën e zhveshjes, energjinë dhe madje edhe mënyrën si luajmë. Mendoj që kemi pasur përmirësime. Nuk jemi plotësisht të kënaqur, sepse donim të bënim shumë më mirë, por po fillojmë të ndiejmë një energji të mirë nga skuadra për t’u rikthyer në nivelin tonë”.

  • Perez, shumë entuziast për Botërorin e Klube: Është një ëndërr e bërë realitet

    Perez, shumë entuziast për Botërorin e Klube: Është një ëndërr e bërë realitet

    19 Qershor 2025

    9:00

    Alfred Lleshi

    Real Madridi nuk arriti të fitonte në debutim kundër Al Hilal, me sfidën që përfundoi 1-1, por gjendja shpirtërore e presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, nuk mund të quhet aspak e zymtë. Në deklaratat e dhëna nga vetë presidenti, dallohet entuziazmi përballë asaj që, sipas tij, është një ngjarje historike.
    Në vijim janë fjalët e tij: “Çdo sezon sjell sfida të reja. Kemi një trajner të ri, lojtarë të rinj dhe po hyjmë në këtë kompeticion emocionues, ku është bërë çdo përpjekje për ta mundësuar. Kjo është Kupa e parë e Botës për Klube dhe jam i sigurt që do të jetë një sukses. Jemi këtu me entuziazëm të madh.
    Futbolli është sporti më global në botë dhe falë teknologjisë mund ta festojmë këtë kompeticion të jashtëzakonshëm. Fakti që është falas iu lejon fëmijëve nga çdo cep i planetit të shohin Real Madridin në veprim. I falënderoj nga zemra DAZN-in dhe FIFA-n për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij vizioni. Kam qenë gjithmonë një mbështetës i madh dhe sot po shohim ëndrrën që po merr formë”.
     
  • Chivu flet nga Los Angeles: Kompeticion i veçantë, do ta nderojmë në mënyrën më të mirë

    Chivu flet nga Los Angeles: Kompeticion i veçantë, do ta nderojmë në mënyrën më të mirë

    12 Qershor 2025

    13:26

    Alfred Lleshi

    Trajneri i ri zikaltër, Cristian Chivu, ka folur sapo ka mbërritur në SHBA, ku Interi do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, duke filluar nga nata mes të martës dhe të mërkurës. Në start, zikaltrit do të përballen me meksikanët e Monterrey.
    Mendimi i tij nis pikërisht nga ndeshja e parë që do të zhvillohet në “Rose Bowl” të Pasadena: “Është kompeticion i veçantë, jo vetëm stadiumi ‘Rose Bowl’, i dashur për amerikanët dhe të gjithë botën. Është për të ardhur keq që do të luajmë këtu vetëm një ndeshje, por jemi të lumtur që jemi pjesëmarrës”, – shpjegoi Chivu.
    Pastaj, rumuni foli për udhëtimin e gjatë dhe lëvizjet e brendshme që do t’i çojnë zikaltrit edhe në Seattle: “Jemi mësuar të udhëtojmë shumë, nuk kemi pritshmëri të veçanta. Duam vetëm ta shijojmë këtë garë. E dimë që strukturat këtu janë fantastike, e njohim rëndësinë e këtij kompeticioni për FIFA-n, ndaj duam ta nderojmë në mënyrën më të mirë”.

  • Mos prisni deri më 13 korrik, ja cili ekip do e fitojë Botërorin e Klubeve sipas superkompjuterit të Opta-s

    Mos prisni deri më 13 korrik, ja cili ekip do e fitojë Botërorin e Klubeve sipas superkompjuterit të Opta-s

    11 Qershor 2025

    19:37

    Telesport

    Më 14 qershor nis Kupa e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet për herë të parë në këtë format, ku marrin pjesë 32 ekipe, të ndara në 8 grupe.
    Në fazën e parë, në ndeshjet e grupeve, do kualifikohen për më tej, dy të parat e çdo grupi. Më pas, do fillojnë ndeshjet me eliminim direkt si në çdo kompeticion tjetër.
    Duke qenë hera e parë që zhvillohet në këtë format, Kupa e Botës për Klube ka një interes të madh, dukë parë dhe klubet e njohura që marrin pjesë. Cili do te jëtë ekipi që do të ngrejë trofeun në finalen e 13 korrikut?
    Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet, siç vepron në çdo kompeticion tjetër dhe ekipi favorit për të fituar Botërorin e Klubeve është PSG, më pas vijnë Manchester City, Bayern dhe Inter.

  • Intervista/ Presidenti Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli. Të mbështesim ekipin & të ecim përpara

    Intervista/ Presidenti Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli. Të mbështesim ekipin & të ecim përpara

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë për emisionin “Andale Sport” me gazetarët Flori Thomaj dhe Benard Lazri.
    Gjatë intervistës, ai foli për karrierën e tij, përvojën në biznes dhe futboll, zhvillimin e Federatës, organizimin për herë të parë në vendin tonë të një Kampionati Europian, objektivat për të ardhmen, kampionatin “Abissnet Superiore”, si dhe për ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë më 7 qershor.
    Më poshtë, intervista e Presidentit Duka për “Andale Sport”:
    – Vini nga një familje që është marrë me sport, por edhe me biznes që herët. A mendoni se eksperienca në biznes ka ndikuar në ringritjen e futbollit shqiptar?
    – Në një lloj mënyre çdo gjë është menaxhim. Menaxhimi është një gjë universale dhe kjo gjë më ka ndihmuar mua. Edhe profesioni im ky është, ekonomist për industri, këtë kam studiuar. Doja të thoja që menaxhimi është kudo njëlloj. Eksperienca që merr nga menaxhimi i biznesit mund ta ndihmojë fushën e futbollit, e njëjta gjë anasjelltas. Ka një lloj sinergjie.
    – Organizimi i fundit në Shqipëri ishte Euro U17. Çfarë mori Shqipëria nga ky kompeticion?
    – Kishte shumë punë në përgatitje, për ndërtimin e infrastrukturës. Sporti krahasohet edhe me artin. Të përgatitësh një ndeshje nuk është vetëm 22 veta në fushë, por ka një përgatitje të madhe, aq më tepër kur ke një kompeticion europian, qoftë edhe me 8 skuadra.
    Janë rikonstruktuar 10 fusha futbolli. Janë bërë punime në 4 stadiumet ku luhet, aq më tepër në Rrogozhinë që gati u bë nga e para. Futbolli shqiptar fitoi promovimin, të rinjtë që vijnë në shkallët e stadiumit dhe qëllimi ynë kryesor është t’i afrojmë në sport. Ka edhe përfitime në imazhin e vendit. Pak me U17, pak me U21, pak deti, pak mali, pak nga të gjitha dhe ne do të rritemi.
    – Çfarë mendoni se i mungoi U17-s së Shqipërisë për të bërë paraqitje më të mira?
    – Jam i kënaqur me çfarë kanë dhënë djemtë në fushë. Ishim në një kompeticion me 7 ekipet më të mira në Europë. Një kompeticion ku mbeti jashtë Spanja. Ne kemi skuadër të mirë dhe premtuese. Ata janë çuna që do të rriten dhe do vijë dita t’i shohim në ekipin e parë të Shqipërisë.
    Do isha më i lumtur nëse do ishim kampionë Europe, por fakti që jemi konkurrues në një kompeticion europian është gjë e mirë. Ata rriten dhe fitojnë eksperiencë. Të gjithë ne, administrata e Federatës, eksperiencë e jashtëzakonshme. Nuk jam unë ai që duhet të jap nota për organizimin e kompeticionit. Kemi pasur një darkë zyrtare me delegacionet e skuadrave në Shqipëri dhe përfaqësuesi i federatës angleze më tha që edhe ne e kemi organizuar në vitin 2018 Kampionatin Europian U-17 dhe që kam qenë në disa Euro U17, por më të mirë se ky nuk kam marrë pjesë asnjëherë.
    Nuk është puna se na bëhet qejfi, por na tregon që kemi fituar eksperiencën e duhur, kemi bërë një hap përpara dhe shohim të shkojmë akoma më shumë, sepse ky është edhe një vetë-testim për Europianin U21 në vitin 2027.
    – Një nga planet e FSHF është të dyfishojë numrin e fëmijëve që luajnë futboll. Si do arrihet konkretisht?
    – Kjo është një nga objektivat kryesore që ka Federata, por edhe një sfidë e vështirë, pavarësisht se kemi bërë progres. Ka 2 arsye themelore. Fatkeqësisht ka më pak fëmijë në Shqipëri dhe e dyta ka infrastrukturë të mangët. Ne kemi përmirësuar nga ana kualitative, edhe impiantet stërvitore, por mungon inventari fizik i fushave të futbollit.
    Mungon futbolli i rrugës dhe e vetmja mënyrë është të ketë futboll të organizuar me strukturë të organizuar. Realisht mungon aty ku duhet të ketë më shumë, në qytetet me densitet të madh si Tirana.
    Sepse sipërfaqet e lira në Tiranë janë të limituara ose janë shfrytëzuar për ndërtime. Ne luftojmë për t’u rritur dhe kemi bërë projekte për ta shtuar inventarin, duke ofruar financime dhe grante edhe për çdo bashki apo individ që do të bëjë një fushë futbolli.
    – Një tjetër organizim i rëndësishëm është edhe Euro U21, por edhe i shumëpërfolur për bashkëpunimin me Serbinë. Në çfarë faze jemi aktualisht?
    – Kemi përgatitur çdo plan. Ka qenë faza e garimit për të marrë të drejtën e organizimit të kampionatit. Kemi përcaktuar stafin dhe jemi gati. Është më e vështirë se U17 sepse është i dyti për nga rëndësia e Europianit në UEFA. Niveli i vështirësisë është i lartë.
    Kemi përcaktuar ku do luhet, ku do bëhen stërvitjet, dhe vendet e akomodimit, dhe kemi 2 vjet kohë për ta përgatitur. Jam i sigurt që do ta bëjmë në mënyrën më perfekte të mundshme. Vendimi për të marrë një kampionat me Serbinë nuk është i lehtë. Ky është një organizim sportiv. Kampionatet do të luhen në 2 vende të ndryshme.
    Mesazhi për mua është pozitiv. Ne duhet të shohim përpara. Gjithë bota flet për marrëdhënie të paqta dhe zhvillim, ndaj edhe fëmijëve tanë nuk duhet t’u lëmë luftë, por paqe.
    – Po afron edhe ndeshja me Serbinë, në datën 7 qershor?
    – Edhe kjo ndeshje e ka sensibilitetin, por edhe eksperiencën që ka Shqipëria në organizimin e ndeshjeve kundër Serbisë apo pak a shumë si ndaj Greqisë. Ajo që duhet përqendruar është rezultati sportiv sepse në këtë grup, çdokush që ndjek futbollin e projekton Anglinë si vendin e parë dhe kjo ndeshje na jep mundësinë të vazhdojmë të ëndërrojmë ose na e zbeh atë.
    Nga pikëpamja sportive vazhdoj të mendoj që është e vështirë dhe ka presion edhe për djemtë që luajnë. Kërkesat janë të larta dhe stadiumi do jetë i tejmbushur. Uroj mos të jetë presion që e ndrydh ekipin tonë, por të jetë një shtysë për t’i rritur drejt një rezultati pozitiv. Uroj që ekipi jonë ta shfrytëzojë pozitivisht.
    – A është frika e një incidenti në Tiranë?
    – Ne bëjmë bashkëpunimin me institucionet organizative. Dhe i bëjmë thirrje gjithë mbështetësve ta shohin si një ndeshje futbolli. Të bashkëpunojnë me ne për të pasur një organizim pozitiv, me emocionet e një ndeshje futbolli. Incidentet nuk ndihmojnë askënd. Le të mbështesim skuadrën dhe të ecim përpara.
    – Së fundmi, Igli Tare është bërë drejtor sportiv te Milani. Si ndiheni për këtë arritje?
    – E njoh nga afër dhe e mbaj mend që nga koha kur ishte futbollist në Kombëtare. Është me shumë vullnet dhe punon shumë. Ka punuar shumë. Kam besim dhe e ka treguar që atë detyrë e bën mirë. Kjo nuk është një krenari personale, por krenari për një shqiptar që bën sukses në arenën ndërkombëtare. Sukseset tona në arenën ndërkombëtare nuk janë të shumta që ne mos të krenohemi që kemi drejtorin sportiv të Milanit me origjinë shqiptare. Aq më shumë që unë në një lloj mënyre jam mbështetës i  Milanit.
    – A mendoni që edhe kampionati po bën hapa para ashtu si Kombëtarja?
    – Kampionati, për të bërë më shumë hapa para, për të qenë atraktiv, me më shumë kualitet dhe spektatorë, ka nevojë për një organizim më të mirë të klubeve dhe mbështetje financiare. Nuk është e lehtë që klubet të prodhojnë financa për të rritur nivelin, ndaj ka nevojë për mbështetje, që ka munguar gjithmonë në legjislacionin shqiptar.
    Historia ka treguar që presidentët e klubeve me dëshirën për të bërë një ekip më të mirë, edhe kanë rrënuar biznesin e tyre dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Nga buxheti i shtetit për klubet e futbollit financohet 0, kështu ka qenë gjithmonë nga forcat politike në pushtet.
    Ne kemi propozuar të bëhet një paketë ligjore që mbështet futbollin, duke marrë shembull edhe nga vendet e tjera. Është e njëjta si ligji hungarez, i cili ka dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm. Një ligj që parashikon të drejtën e financimit nga biznesi, ose të zbritjes së tatimit nga biznesi. E bën edhe Kosova dhe ka pasur sukses. Jo vetëm kjo, por siç edhe e thashë duhet edhe organizim më i mirë i vetë klubeve. Incentivimi, ngritja financiare e dërgon në një hap tjetër.
    Ka një premtim që do të bëhet këtë vit dhe unë shpresoj shumë që të bëhet këtë vit. Nuk është thjesht një donacion për sportin apo futbollin. Është një investim, sepse futbolli t’i kthen lekët. Ne jemi dëshmitarë të tregut që krijon futbolli, ekonomisë që krijon futbolli. Sepse edhe sot futbolli ka impakt në ekonominë e vendit.
    – Formula e “Final 4” do të vazhdojë apo mendoni që duhet të gjendet një skemë tjetër, që tërheq më shumë?
    – Me apo pa “Final 4” do bëhet i njëjti diskutim. Çdo formulë ka pikat e forta dhe të dobëta. Ne kemi kërkuar dhe menduar ta bëjmë “Final 4” për të prodhuar një kompeticion më shumë, për të promovuar futbollin. Është ndjekur më shumë sesa kampionati i 36 javëve. Nga pikëpamja e promocionit, emocionit, suspansës që krijon është pozitive.

  • Intervista/ Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli, të mbështesim ekipin Kombëtar

    Vazhdo leximin

  • Real Madrid bën gati formacionin me të cilin synon të ngrejë trofeun në Botërorin e Klubeve (foto)

    Real Madrid bën gati formacionin me të cilin synon të ngrejë trofeun në Botërorin e Klubeve (foto)

    14 Maj 2025

    20:15

    Telesport

    Pas një sezoni të dështuar, Real Madrid po përgatitet për të shkëlqyer në Kupën e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet për herë të parë në këtë format dhe do të mbahet nga 15 qershori deri në 15 korrik.
    Qëllimi i madrilenëve është të ngrenë trofeun në këtë kompeticion dhe për të arritur këtë gjë po punojnë që tani për formacionin titullar. Me largimin e Carlo Ancelotti-t me përfundimin e sezonit në La Liga, drejtimin e kipit do ta marrë Xabi Alonso, i cili pritet të përdorë skemën 4-4-2.
    Ky formacion përfshin lojtarë të rëndësishëm si Courtois, Valverde, Bellingham, Vinicius Junior, Mbappe, të shoqëruar nga blerje kyçe si Alexander-Arnold, Huijsen dhe Alvaro Carreras. Pra, synimi i Perez është të paktën të përforcohet me 3 super lojtarë para 15 qershorit. Alexander-Arnold do të vijë si lojtar i lirë, ndërsa hujisen dhe Carreras kushton secili prej tyre të paktën 50 milionë euro.
    Në rast se Reali arrin të konkretizojë transferimin e këtyre 3 lojtarëve para se të nisë Botërori i Klubeve, Alonso do të ketë një formacion të plotësuar dhe sigurisht që “Los Blancos” do të jetë favorit kryesor për të ngritur trofeun.

  • Shorti i Europianit U17/  Tedesko: Të gjithë rivalët janë të fortë, lojtarët do të japin maksimumin

    Shorti i Europianit U17/ Tedesko: Të gjithë rivalët janë të fortë, lojtarët do të japin maksimumin

    Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, foli për mediat pas shortit të Kampionatit Europian, ku Shqipëria njohu kundërshtarët në Grupin A. Kuqezinjtë do të përballen me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, ndërsa trajneri Tedesco vlerësoi nivelin e lartë të skuadrave pjesëmarrëse, duke theksuar se çdo kundërshtar në grup do të ishte një sfidë e vështirë.

    Gjithashtu, ai shprehu krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë turne dhe theksoi se ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje. Trajneri i Kombëtares U-17 foli edhe për rëndësinë e identitetit të skuadrës dhe objektivat e zhvillimit të lojtarëve në këtë kompeticion elitar.

    Shorti? – Folëm më parë edhe me kolegët për këtë çështje. Të gjithë rivalët në grup janë mjaft të fortë. Cilido ekip të kishte qenë kundërshtari ynë në grup, do të ishte e vështirë, sepse janë 7 skuadra të forta që vijnë nga federata që investojnë shumë te futbolli i të rinjve.

    Përballja me Italinë? – Si italian që jam, do të kishte qenë diçka e bukur që të kishim përballë Italinë, por në këtë fazë ku jemi, të gjitha skuadrat janë të mëdha dhe do të kemi sfida të bukura përpara. Unë jam këtu për të përfaqësuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mbaj një peshë përgjegjësie për ta përfaqësuar sa më mirë këtë vend, si në aspektin futbollistik, por edhe në esencën e turneut.

    Kë do të dëshironit të kishit përballë nga grupi B? – Nëse duhet të zgjedh një skuadër, unë do të them Italinë. Ky është një event unik, jam i kënaqur dhe krenar që përfaqësoj Shqipërinë dhe jam i sigurt që të gjithë lojtarët do të japin maksimumin. Ata do të futen në fushë për të bërë më të mirën dhe për të përfaqësuar kombin.

    Çfarë duhet të kenë parasysh lojtarët në Kampionatin Europian? – Është shumë e rëndësishme që të vlerësojnë përfaqësimin që kemi në raste të tilla. Në futbollin e të rinjve, përfaqësimi dhe mënyra si performon në fushë është ajo që vlerësohet, jo rezultati. Nuk do të jetë e vështirë për t’i motivuar lojtarët, sepse do të jenë shumë krenarë që do të futen në fushë për të përfaqësuar vendin e tyre. Duhet të kemi një lloj identiteti, në mënyrë që ata që na shikojnë nga jashtë të vërejnë rritjen e kësaj skuadre. Futbollistët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion, në vazhdim do të kenë një lloj ngritjeje profesionale dhe duhet të jenë krenarë për investimin që është bërë nga ana e Federatës.

    Organika e lojtarëve në Europian? – Në këtë aspekt jam shumë i lumtur, sepse kam pasur mundësinë të kem shumë lojtarë në vëzhgim. Do të zgjedhim ata që janë më të mirët, jo vetëm për këtë kompeticion, por edhe për të ardhmen e grupmoshave të tjera pas U-17. Kur flasim për të rinjtë, është shumë e lehtë të gabosh, sepse në 6 muaj ose në një vit mund të ketë një evolucion të madh te një lojtar. Është shumë ndryshe nga ajo që mund të shikosh momentalisht. Së bashku me stafin dhe Drejtorin Teknik, do të mundohemi të bëjmë zgjedhjet e duhura për lojtarët që do të jenë edhe në të ardhmen pjesë e ekipit, por që do të jenë edhe në kushtet më të mira fizike dhe futbollistike për këtë kompeticion.

    Vazhdo leximin