Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nisi diskutimet nen për nen për projektligjet e paketës fiskale.
Për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” që sjell skemën e kompensimit të TVSH-së te fermeri, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Arjana Dyrmishi shpjegoi se modeli i kompensimit për inputet është marrë nga Direktiva e 2006-s e BE-së e amenduar.
“Skema e kompensimit të TVSH-së që propozojmë është opsionale, duke u mbështetur në dispozitat e Direktivës së BE-së 2006/112/EC, e cila parashikon këtë mekanizëm (të amenduar), si një mundësi e ofruar për vendet me zhvillim bujqësor. Qëllimi i saj është t’u krijojë mundësi fermerëve që nuk janë të regjistruar për TVSH të marrin një formë kompensimi për TVSH-në e inputeve bujqësore që ata përdorin në procesin e prodhimit. Norma e kompensimit nuk ka një përcaktim detyrues në Direktivë, por lidhet me nivelin e TVSH-së së inputeve bujqësore. Në rastin tonë, kjo normë është 10% dhe kjo përqindje është ajo që është propozuar.
Subjektet që kreditojnë TVSH-në, nuk do të jenë subjekt i kësaj skeme”.
Dyrmishi më tej shpjegoi se kompensimi për TVSH-në e inputeve 10% do të përfitohet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga blerësit e produkteve bujqësore, pasi fermerët e pajisur me NIPT nga administrata tatimore, nuk lëshojnë faturë për produktet që shesin.
Sipas Dyrmishit nga 2018 deri në shtator të 2025 me NIPT nga tatimet janë të pajisur 110 mijë fermerë, ku 10,149 fermerë kanë emrin në sistem, pra për të cilët blerësit kanë lëshuar fatura.
“Kur një biznes blen brenda vendit nga persona të patatueshëm, detyrohet të lëshojë autofaturë, pasi shitësi është një person që nuk ka NIPT dhe nuk është subjekt i tatimeve. Ligji parashikon qartë se, në mungesë të faturës së shitësit, faturën e lëshon blerësi.
Kjo nuk vlen vetëm për grumbulluesit ose importuesit, por për çdo biznes që kryen furnizime nga subjekte të patatueshme.
Në rastin e fermerit, situata është e veçantë. Fermeri nuk është i regjistruar në QKB, dhe NIPT-i i tij nuk lëshohet nga QKB, por nga Administrata Tatimore vetëm për qëllime identifikimi. Për shkak se ai nuk është person i tatueshëm, nuk ka detyrim të lëshojë faturë shitjeje.
Për këtë arsye, kur një biznes blen fruta ose perime brenda vendit nga fermerë të patatueshëm, edhe pse TVSH-ja është 0%, ai është i detyruar të lëshojë faturën e blerësit (autofaturën), që dokumenton transaksionin”, pohoi ajo.
Skema e kompensimit të TVSH-së për fermerët u mbështet nga deputetët e komisionit, por ata kërkuan që Ministria e Financave të merret parasysh edhe kërkesa e grumbulluesve dhe përpunuesve për barazim të TVSH-së në blerje dhe shitje, me qëllim shtimin e blerjeve të tyre te fermerët.
“Skemën e fermerit për kompesim bëjeni si të doni, po të flas për TVSh në blerje dhe shitje për grumbulluesit dhe përpunuesit. Po nxirrni jashtë tregje publike që ekzistojnë sot në Shqipëri. Duhet të rregullohet TVSh-ja e grumbulluesit, sepse nuk kanë asnjë interes për të blerë produkte brenda vendit, sepse janë më të lira jashtë psh. karrota sesa ta blesh në Divjakë”, pohoi deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe.
Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Arjana Dyrmishi tha se janë marrë të dhënat e importeve për të gjitha produktet blegtorale për tre vitet e fundit dhe se TVSH-ja nuk përbën kosto për bizneset.
“Ajo paguhet në doganë, por më pas kreditohet sipas rregullave të TVSH-së, duke neutralizuar efektin financiar. Nga analiza e të dhënave rezulton qumështi për litër që shet fermeri ynë ësjhtë më i lirë sesa ai i importit”.
Në përfundim të diskutimeve, projektligji u miratua në terësi për t’i kaluar seancës plenare.
Tag: kompensimi
-

Kompensimi 10% i TVSH-së, Financat: Përmes autofaturave, përfitojnë 110 mijë fermerë
-

Sqarohet zbatimi i TVSH-së/ Kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave
Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, për mënyrën e zbatimit të skemës së kompensimit të TVSH-së e parashikuar me paketën fiskale, Monitor sqaroi me institucionet fiskale mënyrën se si prej tyre parashikohet zbatimi në praktikë i skemës dhe mbi vlerën e cilave faturave do të llogaritet kompensimi.
Sipas tyre p.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.
Pra kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin.
Qëllimi i skemës së re të kompensimit është të mbulojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për blerjen e inputeve bujqësore, si plehra kimike, fidanë dhe fara, por llogaritjet e kompesimit do të bëhen mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për secilin fermer nga përpunuesi apo grumbulluesi.
Në bazë të dhënave të administratës tatimore rezulton se, në për vitin 2024 janë rreth 9,875 fermerë që kanë shitur produktet e tyre tek 659 blerës.
Pse është zgjedhur ky mekanizëm? Sipas ekspertit fiskal Artur Papajani, skema e kompensimit të fermerëve me 10% të TVSH-së ndjek të njëjtin model që zbatohet edhe në vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, qëllimi kryesor i kësaj skeme është kompensimi i TVSH-së që fermerët paguajnë për blerjet e tyre bujqësore, si inpute.
Meqenëse rimbursimi i drejtpërdrejtë i TVSH-së për fermerët është teknikisht i pamundur, zgjidhja më praktike dhe ligjërisht e zbatueshme është që kompensimi të realizohet përmes vlerës së faturave të shitjes, të cilat lëshohen nga grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara.
“Fermerët për nevoja të aktivitetit të tyre, përgjatë vitit kryejnë blerje të ndryshme (inpute bujqësore, lëndë djegëse, pajisje të mekanikës bujqësore, etj), duke paguar edhe TVSH për to.
Realisht përfshirja e fermerëve në skemën e TVSH-së paraqet vështirësi deri pamundësi, duke i privuar ato nga e drejta e zbritjes apo edhe rimbursimit të TVSH-së, rrjedhur nga blerjet tyre.
Por gjithsesi duhet gjetur dhe është gjetur një mënyrë kompensimi për to. Për të kuptuar thjeshtë e qartë këtë procedurë, duhet: së pari, të kuptohet qëllimi i skemës dhe së dyti, i mënyrës së gjetur për zbatimin e saj.
Qëllimi i skemës së kompensimit është rikuperimi deri në një farë mase i fermerëve për blerjet që ato kryejnë, blerje këto, në funksion të aktivitetit të tyre ekonomik. Kuptohet blerje, për të cilat TVSH e lidhur me to teknikisht dhe ligjërisht, është e pamundur t’u kthehet mbrapsht atyre në mënyrë të drejtpërdrejtë siç ndodh me rimbursimin e zakonshëm.
Ndërsa si mjet apo mënyrë për arritjen e qëllimit, është gjetur kompensimi për fermerët nga buxheti i shtetit, me një normë prej 10%, të zbatuar mbi vlerën e faturave që lëshohen për fermerët, nga personat e tatueshëm, grumbullues e përpunues”.
Si do zbatohet në praktikë skema
Në vitin e parë të zbatimit të skemës së kompensimit të TVSH-së efektet financiare llogariten në vlerën e 1.5 mld lekëve apo rreth 15 mln euro.
Nga institucionet fiskale mësohet se në praktikë skema do të funksionojë mbi një database të dhënash ku do të reflektohen autofaturat e lëshuara prej grumbulluese, por me qëllim përfitimin e kompensimit, autofaturat duhet të konfirmohen online nga fermeri.
Pra fillimisht fermeri duhet të dorëzojë kërkesën për kompensimin në e-Albania. Krahas dorëzimit të kërkesës fermeri duhet të konfirmojë online çdo autofaturë të lëshuar nga grumbulluesi në emër të tij, me qëllim shmangien e mashtrimit dhe arritjen e gjurmueshmërisë së mallit për rastet e shkeljes së sigurisë ushqimore.
Kërkesa për kompensim do të bëhet 2 herë në vit dhe kompensimi do të llogaritet mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për periudhën janar-qershor dhe korrik -dhjetor.
Kompensimi do të përfitohet brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës. Fermeri gjithashtu duhet të deklarojë edhe numrin e llogarisë bankare, ku do t’i depozitohen paratë e kompensimit.
Përfitues të skemës do të jenë ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje. /Monitor -

Lajm i mirë për fermerët/ Rikthehet kompensimi i TVSH-së – ja shifra që do përfitohet
Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi.
Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi.
Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar. Aktualisht kjo normë tatimore është 0%.
Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. -

Kompensimi për pronarët, Manja: Mbi 5 mijë dosje të ekzekutuara në janar–korrik, 4,2 miliardë lekë të shpërndara
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë ekzekutuar gjithsej 5,846 dosje kompensimi për pronarët.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, ai bën të ditur se janë shpërndarë 4,2 miliardë lekë në formë kompensimi financiar dhe janë dhënë 75,65 hektarë tokë, nga të cilat kanë përfituar mijëra qytetarë.
Manja theksoi se ky proces është dëshmi e angazhimit të qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ministria e Drejtësisë thotë se do të vijojë punën për përmbylljen e çështjeve të mbetura në këtë fushë dhe garantimin e zbatimit të vendimeve të ligjshme për kompensimin e pronave. -

Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Rindërtim i banesave dhe mbështetje për blegtorët
foto nga zjarri në Delvinë
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar nisjen e procesit të vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në territorin e vendit. Në çdo bashki të prekur është ngritur një Grup Konstatimi për inventarizimin e dëmeve.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ky grup ka për detyrë evidentimin dhe përllogaritjen e dëmeve të ndodhura në banesa,infrastrukturë,biznese, kultura bujqësore,mjete mekanike si dhe objekte social-kulturore.
Theksohet se pas plotësimit të formularëve përkatës me kostot financiare, bashkitë do të përgatisin listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës. Kompensimi financiar do të kryhet nga fondet e vetë bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.
Ministria e Mbrojtes ka theksuar se për banorët që kanë humbur shtëpitë e tyre do të anagzhohen stukturat shtetëtore për ndërtimin e shtëpive nga e para.
Në kuadër të ndihmës së parë, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpërndarë sasi të konsiderueshme ushqimi për bagëtitë në zonat e dëmtuara, përkatësisht në bashkinë Gramsh, Delvinë dhe Himarë.
Bëhet me dije se në bashkinë Gramsh janë shpërndarë 11 ton koncentrat për blegtorët, ndërsa në Delvinë dhe Himarë gjatë ditëve të fundit janë shpërndarë 38 ton koncentrat për blegtorët e zonës.Ky hap vjen pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i cili tha se qeveria do të nagazhohet për të mbështetur çdo qytetar që është prekur nga zjarret në vend.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa, nfrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.
KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË!533741219 122173143014473314 3060971916784892157 n
534899773 122173143026473314 7467114843410339680 n
-

Dëmet nga zjarret, Kryeministri Rama: Do kompensohen, hapat që do ndiqen
Ashtu si paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte në rrjetin social Facebook detaje lidhur me procedurat që do të ndiqen për kompensimin e dëmeve që erdhën si pasojë e zjarreve që përfshinë vendin.“Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës, dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcakton koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile. Kujt i humbi shtëpia do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt i humbën krerët do t’ia rifinancojmë një më një,” tha Rama në një status. Hap pas hapi këto janë procedurat që do të zënë vend.Evidentimi i subjekteve dhe dëmeveMe urdhër të Kryetarit të Bashkisë ngrihet Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.Inventarizimi bëhet për banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike dhe objekte social-kulturore.Ngrihet Grupi i Vlerësimit për dëmet e konstatuara.Përbërja e grupit bëhet sipas natyrës së fatkeqësisë, karakterit të humbjeve dhe vlerësimit teknik.Procedurat e vlerësimit të dëmeveGrupet e vlerësimit bëjnë inspektimin e objekteve dhe plotësojnë formularët me kostot financiare.Bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës.Në rast humbjeje jete, kërkohet vërtetimi mjeko-ligjor për humbjen e jetës.Vlerësimi bëhet për banesa, objekte sociale, biznese dhe struktura bujqësore.Për kulturat bujqësore, mjetet mekanike dhe gjënë e gjallë – vlerësimi bëhet mbi çmimet e tregut.Për orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake – mbi çmimet aktuale mesatare.Për makineri dhe mallra biznesi – sipas dokumentacionit pranë organeve tatimore.Pas vlerësimit financiar, çdo bashki përcakton koston e kompensimit.Kompensimi kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.Në mungesë fondesh, kompensimi planifikohet për vitin pasardhës.Nëse kompensimi tejkalon 8% të buxhetit të bashkisë, kërkesa dërgohet te Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Vendet e BE-së ndryshojnë rregullat për kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve
Pas 12 vitesh negociata, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për ndryshimin e rregullave që lidhen me kompensimin e pasagjerëve në rast vonesash fluturimi.
Ndryshimet parashikojnë rritjen e kohës së vonesës përpara se pasagjerët të kenë të drejtë për kompensim financiar.
Sipas rregullave të reja, për fluturimet e shkurtra, kompensimi do të aplikohet vetëm pas katër orësh vonesë, në krahasim me tre orët që kërkoheshin më parë.
Ndërsa për fluturimet e gjata, pasagjerët do të mund të kërkojnë kompensim vetëm pas gjashtë orësh vonesë.
Megjithatë, ka edhe ndryshime në shumën e kompensimit.
Për fluturimet e shkurtra, kompensimi do të rritet nga 250 € në 300 €. Kurse për fluturimet e gjata, kompensimi do të ulet nga 600 € në 500 €.
Komisioni Evropian kishte propozuar që pragu i vonesave të ishte edhe më i lartë, pesë orë për fluturimet e shkurtra dhe nëntë orë për ato të gjata, me synimin për të lehtësuar barrën mbi linjat ajrore dhe për të shmangur abuzimet.
Por vendet anëtare kanë gjetur kompromis në nivele më të ulëta. Marrëveshja e re përfshin gjithashtu
të drejtën për ridrejtim të udhëtimit në rast vonesash të gjata; thjeshtimin e formularëve për kompensim dhe të drejta të përforcuara për personat me aftësi të kufizuara.
Organizata Evropiane e Konsumatorëve (BEUC) e ka kritikuar marrëveshjen, duke paralajmëruar se shumica e pasagjerëve mund të mbeten pa të drejtë kompensimi, pasi pjesa më e madhe e vonesave janë midis dy dhe katër orë.
Edhe shoqatat që përfaqësojnë linjat ajrore, si Airlines for Europe (A4E), kanë shprehur pakënaqësi, duke thënë se vendet anëtare kanë “komplikuar më tej” rregullat në vend që t’i thjeshtojnë.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të zbatojë rregulla të ngjashme me ato të BE-së, të trashëguara nga periudha para Brexit.
Britanikët kanë të drejtë për kompensim nëse një fluturim mbërrin më shumë se tre orë me vonesë, përveç rasteve kur ka rrethana të jashtëzakonshme.
Ndryshimet e miratuara nga vendet e BE-së pritet të kalojnë edhe përmes Parlamentit Evropian për t’u bërë zyrtarisht ligj.
Ndërkohë, udhëtarët britanikë që fluturojnë me linja ajrore të BE-së drejt ose nga vendet e unionit mund të ndihen të prekur nga këto ndryshime. -

Kujdes! Ruani faturat: Nga 2025, përmes DIVA nis kompensimi për arsimimin e fëmijëve
Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për zbatimin e deklaratës së re vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, e cila do të hyjë në fuqi për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025 dhe do të dorëzohet në fillim të vitit 2026.
Ndryshimet e parashikuara nga ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” sjellin si risi kompensimin prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Pra pavarësisht nivelit të të ardhurave tatimpaguesit iu takon kompensimi prej 48 mijë lekë në vit për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën moshën 18 vjeç.
Vlera e përllogaritur e kompensimit prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç, për buxhetin e shtetit arrin në 20 mln euro sipas administratës tatimore.
Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim deri në 100 mijë lekë në vit për individët me të ardhura më pak se 1,2 milionë lekë.Përfitimi i kompensimit për fëmijët dhe i shpenzimeve për arsim do të bëhet vetëm përmes deklaratës vjetore DIVA 2025. Në një familje ose çift, deklarimi i këtyre përfitimeve do të mund të bëhet nga individi me të ardhura më të larta, për të shmangur përfitimin e dyfishtë.
Për të qenë të vlefshme, zbritjet duhet të mbështeten në dokumentacion zyrtar. Fëmijët në ngarkim duhet të rezultojnë në certifikatën personale të tatimpaguesit, ndërsa shpenzimet për arsim duhet të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta nga institucionet arsimore të licencuara./ Monitor