Tag: kompany

  • Kompany ul euforinë: Morëm 3 pikë të rëndësishme ndaj PSG, por trofetë nuk fitohen në nëntor

    Kompany ul euforinë: Morëm 3 pikë të rëndësishme ndaj PSG, por trofetë nuk fitohen në nëntor

    5 Nëntor 2025

    10:13

    Telesport

    Bayern Munich mposhti kampionët në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germain, me një fitore 2-1 në Francë. Një ndeshje që bavarezët e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Luis Díaz u ndëshkua me të kuq në fund të pjesës së parë, pasi shënoi më herët dy golat e skuadrës mike.
    Trajneri Vincent Kompany ka arritur të ndërtojë një skuadër të mrekullueshme, ende e pamposhtur këtë vit. Ai vlerësoi ekipin e tij dhe përpjekjet e lojtarëve, por vuri në dukje se performanca të tilla dhe mënyra se si do të reagonte ndaj devijimit nga planet e lojës ishin parashikuar.
    “Ne morëm tre pikë, gjë që është pozitive. Por askush nuk fiton trofe në nëntor. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në ndeshjen tjetër,” tha Kompany, që preferon të qëndrojë me këmbë në tokë pas këtij suksesi.
    “Kohët e fundit u vumë në situata të ndryshme dhe ia dolëm mbanë. Të shtunën bëmë shumë rotacione dhe djemtë ishin aty. Dje na u desh të mbroheshim me 10 lojtarë për 45 minuta dhe ia dolëm mbanë. Kjo na jep shumë besim”, shtoi Kompany.

  • Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

    Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

    5 Nëntor 2025

    8:52

    Alfred Lleshi

    Bayern Munich triumfoi 2-1 ndaj PSG në një përballje dramatike të Ligës së Kampionëve, në kryeqytetin francez. Trajneri Vincent Kompany komentoi pas ndeshjes: “Më e rëndësishmja, gjë të cilën e shpresojmë, është që Hakimi të rikuperohet shpejt.
    Sot ishte një ndeshje me shumë punë dhe emocione, këto janë ndjenjat e mia pas fundit të lojës. Në fund, ia dolëm së bashku. Do të donim të kishim vazhduar në pjesën e dytë si në të parën, por ndonjëherë gjërat ndryshojnë, siç ndodhi pas kartonit të kuq”.
    Ai shtoi: “Dua që skuadra ta shijojë edhe momentin kur duhet të mbrohemi. Punojmë shumë për këtë në stërvitje, ndaj nuk u habita që e bëmë mirë. Pjesa e parë ishte shumë e kënaqshme, në të dytën duhej të luanim ndryshe. E dimë që Champions-i nuk është vendosur ende, por sot morëm tri pikë shumë të rëndësishme”.

  • Kompany: Ndaj PSG një finale e parakohshme, jemi të aftë të përballemi dhe fitojmë

    Kompany: Ndaj PSG një finale e parakohshme, jemi të aftë të përballemi dhe fitojmë

    Sot në mbrëmje, në Champions League, do të luhet në Paris një sfidë e madhe mes PSG dhe Bayern Munich, dy skuadra që kryesojnë në kampionatet e tyre. Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli me entuziazëm për rivalët e tij të ardhshëm.
    “Jam i impresionuar nga fryma e ekipit të PSG, aftësia e tyre për të rifituar posedimin dhe cilësitë e tyre individuale. Kundër PSG nuk mjafton të përqendrohesh vetëm në një lojtar. PSG ka pasur gjithmonë lojtarë të klasit botëror”, tha Kompany.
    Më tej, trajneri belg vlerëson edhe ekipin e tij, ende i pamposhtur këtë sezon: “Edhe ne gjithashtu i kemi këto cilësi të shkëlqyera dhe kjo është arsyeja pse ndeshja e sotme do të jetë vërtet emocionuese. Një finale e parakohshme”.
    “Luis Enrique bëri diçka revolucionare në PSG. Ai erdhi me një ide. E gjithë paketa që solli këtu nuk duhet nënvlerësuar. Zbatimi i një ndryshimi kaq të madh nuk ishte i lehtë. Ai gjithashtu mori shumë kritika”, tha Kompany.
    “Ajo që e bën këtë ekip të PSG-së kaq të fortë është puna në grup në çdo fazë të lojës. Duhet të besojmë se jemi të aftë dhe të luajmë një ndeshje perfekte, po përballemi me fituesit e Ligës së Kampionëve dhe një nga favoritët”, përfundoi Kompany.

  • Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

    Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

    Bayern Munich është kthyer në një makineri perfekte, një skuadër që nuk njeh rivalë, duke bërë që për ekipin e Kompany të flas e gjithë Evropa. Skuadra bavareze ka fituar të gjithë ndeshjet deri me tani, 13 nw 13, me 47 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar. Sigurisht, një skuadër plot yje, por suksesi nuk lidhet vetëm me emrat. Kompany ka krijuar një ekip që funksionon si orë zvicerane, duke rikthyer tek Bayern-i dominimin e viteve të arta.
    Rezultatet e Bayernit kujtojnë një rekord historik: atë të Milanit të Fabio Capello-s në sezonin 1992/93, që nisi me po aq fitore radhazi. Sot, Bayern po bën diçka të ngjashme, ka shkatërruar rivalët edhe me rezultate të thella si Leipzig-un 6-0, Hamburgun 5-0 dhe Werder Bremen-in 4-0.

    Kompany ka ruajtur sistemin klasik me katër mbrojtës dhe një qendërsulmues të vetëm Harry Kane, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Në mbrojtje ka luksin të zgjedhë mes emrave si Upamecano, Kim, Davies apo Tah, ndërsa në mesfushë komandën e mbajnë Kimmich dhe Goretzka. Në fazën ofensive, Olise, Luis Díaz, Gnabry dhe i riu Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, po tregojnë se Bayern-i ka edhe të ardhme, jo vetëm të tashme.
    Në lojë, Kompany ka sjellë një fleksibilitet modern, një futboll dinamik, pa pika referimi. Ekspertët e quajnë tashmë një nga skuadrat më interesante taktikisht në Evropë, krahas PSG-së dhe Bournemouth-it të Iraolës. Me shifrat në tryezë, në Mynih, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për një sezon të mbushur me trofe.
    ()

  • Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

    Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

    28 Tetor 2025

    17:46

    Telesport

    Te Manchester City po bëhen gati për t’u ndarë me Pep Guardiolën. Cikli i trajnerit spanjoll duket se është drejt fundit, ndaj dhe “Qytetarët” po përgatiten që tani për të gjetur pasuesin e denjë të Guardiolës.
    Mediet angleze raportojnë se Manchester City ka zgjedhur Vincent Kompany si pasuesin e Guardiolës, trajneri belg i cili po bën mjaft mirë këtë sezon te Bayern Munich, duke vendosur edhe rekorde të shumta.
    Edhe pse Kompany rinovoi vetëm pak ditë më parë me Bayern deri në vitin 2029, te City shpresojnë që me largimin e Guardiolës në verën e vitit 2027, pra në fund të sezonit të ardhshëm, belgu të jetë trajneri i tyre i ri.
    Edhe pse rinovoi me Bayern, në rast se Kompany dështon të fitojë Champions League me bavarezët, largimi i tij nuk do të ishte aspak befasi.

  • Guardiola largohet? Zbulohet arsyeja pse në Mynih u nxituan me rinovimin e Kompany

    Guardiola largohet? Zbulohet arsyeja pse në Mynih u nxituan me rinovimin e Kompany

    23 Tetor 2025

    15:28

    Telesport

    Bayern këtë javë njoftoi zyrtarisht rinovimin e kontratës së trajnerit Vincent Kompany.
    Belgu ka bërë një punë të shkëlqyer në Mynih dhe është shpërblyer jo vetëm me rinovim kontrate, por edhe me rritje page.
    Mediat gjermane kanë zbuluar arsyen pse klubi bavarez u nxitua për firmën e re me trajnerin. Ka të bëjë me Pep Guardiolën, njeriun i cili sugjeroi belgun për të marrë drejtimin e rekordmenëve të Bundesligës.
    Duket se Pep në verë do të largohet nga Manchester City dhe Bayern i druhej një oferte të klubit anglez për Kompany. Oferta, me siguri, do të ishte shumë e lartë, kështu që Bayern reagoi shpejt për të “ruajtur” trajnerin e tij.
    U krye! Kompany pranoi dhe gjërat (deri tani) duken shkëlqyeshëm. Bayern ka 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe konsiderohet një nga tri skuadrat favorite për të fituar Champions League.

  • Nga Karl te Kane, Bayern një makineri perfekte, “çmonton” edhe Brugge, tani Kompany i sfidon të gjithë: Të bëjmë sa më shumë pikë

    Nga Karl te Kane, Bayern një makineri perfekte, “çmonton” edhe Brugge, tani Kompany i sfidon të gjithë: Të bëjmë sa më shumë pikë

    3 fitore në 3, 9 pikë të plota, 12 gola të shënuar vetëm 2 të pësuar. Bayern Munich vijon ecurinë perfekte edhe në Champions, me “armatën” e Kompany që nuk di të ndalet këtë sezon. Ndaj Brugge i mjaftuan vetëm 34 minuta për të “çmontuar” belgët, me Harry Kane me shokë që ishin thjesht të papërmbajtshëm. Gjëja më e bukur e kësaj mbrëmje ishte Lennart Karl, me talentin 17-vjeçar që jo vetëm zbriti në fushë si titullar, por pas vetëm 4 minutash realizoi një super gol, i pari për të në Champions duke u shndërruar në lojtarin më të ri në historinë e klubit gjerman që shënon në këtë turne.
    Bayern spostoi Brugge në gjysmëfushë dhe në minutën e 14-të, Laimer futi në zonë një asist të pastër për Harry Kane, me “bomberin” anglez që e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. Bayern nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 34-të, Luis Diaz me një predhë të vërtetë brenda në zonë trefishoi shifrat.

    Në fraksionin e dytë, Kompany filloi të freskonte ekipin duke kryer 3 zëvendësime të menjëhershme, mes tyre hodhi në fushë edhe Jackson, me këtë të fundit që kompletoi “pokerin” e golave. Me këtë fitore, Bayern i bashkohet 5 ekipeve me nga 9 pikë pas xhiron së tretë në Fazën e Ligës.
    I kënaqur me këtë fitore u shfaq trajneri Kompany: “Ishte një paraqitje e mirë, mund të kishim shënuar edhe më shumë, por e rëndësishme është që mbajtëm portën të paprekur. Disa lojtarë të rinj vërtetuan se mund të na ndihmojnë këtë sezon. Në ndeshjet e ardhshme na presin rivalë si PSG apo Arsenal, por ne duam të fitojmë çdo ndeshje, të mbledhim sa më shumë pikë pasi fituesi i Champions League nuk vendoset tani”, u shpreh Kompany.
    ()
    BalkanWeb

  • Zbulohet kërkesa e parë e Kompany pas rinovimit me Bayern, kushton 40 milionë euro

    Zbulohet kërkesa e parë e Kompany pas rinovimit me Bayern, kushton 40 milionë euro

    22 Tetor 2025

    19:57

    Telesport

    Ditën e djeshme, Bayern Munich zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me Vincent Kompany deri në vitin 2029. Për të çuar më tej projektin e tij, trajneri belg ka disa kërkese speciafike për drejtuesit e klubit bavarez në lidhje me merkaton.
    Dëshira e parë e Vincent Kompany është argjentinasi i Strasbourg, Valentin Barco. Me transferimin përfundimtar te Strasbourg, 21-vjeçari u shndërrua nga mbrojtës i majtë në mesfushor qendror dhe po shkëlqen në këtë rol dhe pozicion të ri.
    Aftësitë e tij në mesfushë kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, mes tyre edhe të Bayern. Drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm të paraqesin një ofertë deri në 40 milionë euro për yllin e ri argjentinas. Bayern do të tentojë transferimin e tij në merkaton e janarit, në rast se nuk ia del, atëherë Barco do jetë objektivi kryesor i verës së ardhshme.

  • ZYRTARE/ Bayern blindon Kompany, belgu rinovon deri në 2029

    ZYRTARE/ Bayern blindon Kompany, belgu rinovon deri në 2029

    Vincent Kompany-Bayern Munich janë kthyer në një binom fitues këtë sezon, me gjigandët gjerman që nuk njohin rivalë duke mos lënë asnjë pikë në asnjë kompeticion. Rendimenti i Bayern me Kompany në stol ka bindur drejtuesit e klubit, me këta të fundit që vendosën të rinovojnë kontratën me teknikun belg.
    Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Bayern bëri zyrtare rinovimin e kontratës me Kompany deri më 30 qershor 2029. Kontrata aktuale skadonte në verën e vitit 2027. Në vitin e tij të parë në krye të Bayern tekniku belg arriti të fitojë titullin në Bundesligë ndërsa e nisi edhe këtë sezon me trofe duke fituar Superkupën e Gjermanisë:

    “Jam shumë i lumtur, i nderuar. Më duhet të falënderoj Bayern për besimin dhe për ambientin që kam gjetur që nga dita e parë. Më duket sikur jam këtu prej një kohë shumë të gjatë, e njoh shumë mirë klubin. Ka qenë një eksperiencë fantastike deri më tani, por ne do të punojmë akoma më fort për të festuar të tjerë suksese”, u shpreh Kompany.
    I lumtur për këtë marrëveshje u shfaq edhe presidenti i Bayern, Herbert Hainer: “Rinovimi me Kompany përfaqëson një sinjal të fortë besimi dhe vazhdimësie. Vincent pëlqehet shumë nga lojtarët, tifozët dhe drejtuesit, jemi shumë të lumtur për këtë vazhdimësi”, u shpreh presidenti i Bayern.
    ()
    © BalkanWeb

  • Zyrtare: Vincent Kompany rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029

    Zyrtare: Vincent Kompany rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029

    21 Tetor 2025

    12:37

    Telesport

    “Bayern Munich dhe Vincent Kompany kanë zgjatur kontratat e tyre deri më 30 qershor 2029”, njoftoi klubi bavarez në një deklaratë. Marrëveshja e mëparshme e trajnerit do të skadonte në verën e vitit 2027.
    Kompany, 39 vjeç, iu bashkua Mynihut nga Burnley përpara sezonit 2024/25 dhe e udhëhoqi ekipin drejt titullit të Bundesligës në vitin e tij të parë. Belgu gjithashtu fitoi Superkupën me Bayern më herët këtë sezon.
    “Jam mirënjohës, i nderuar dhe do të doja të falënderoja Bayern për besimin dhe mjedisin e punës që më kanë treguar që nga dita e parë”, tha trajneri belg.
    “Ndihem sikur kam qenë këtu shumë më gjatë dhe e njoh mirë klubin. Ka qenë një përvojë fantastike deri më tani”, shtoi Kompany.
    Në fund, trajneri i bavarezëve tha: “Kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë shumë suksese të tjera!“.