Tag: kompany

  • Harry Kane vlerësoi trajnerin Vincent Kompany: Ai nxori më të mirën nga unë

    Harry Kane vlerësoi trajnerin Vincent Kompany: Ai nxori më të mirën nga unë

    11 Dhjetor 2025

    13:53

    Telesport

    Sulmuesi anglez Harry Kane po kalon një periudhë të artë te Bayern Munich dhe për këtë vlerëson ndër të tjera edhe trajnerin Vincent Kompany.
    “Kam një mendim të lartë për të, që nga mënyra se si na trajton ne lojtarëve, deri te mënyra se si stërvitemi dhe përgatitemi për ndeshjet”, u shpreh Harry Kane.
    “Vincent është një shembull i përsosur se si duhet të sillet një ekip. Ai nxori më të mirën tek unë”, deklaroi sulmuesi anglez, që ka realizuar 113 gola në 119 ndeshje zyrtare me bavarezët.
    Në fund, Harry Kane shton: “Kompany nxori nga unë edhe guximin për të bërë presion të lartë, mosfrikën nga duelet individuale, mentalitetin, dominimin. Ai na dha të gjithëve besim të madh.”

  • Bayern nuk ndalet, thyen 3-1 Sporting, Kompany i gëzohet rikthimit të Davies

    Bayern nuk ndalet, thyen 3-1 Sporting, Kompany i gëzohet rikthimit të Davies

    Me 5 fitore dhe 1 humbje në 6 ndeshje, 15 pikë në total, Bayern Munich hedh një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën me eliminim direkt në Champions. Në “Allianz Arena” ekipi i Kompany vuajti fillimisht përballë Sporting Lisbona, në një kohë kur pjesa e parë u mbyll në barazim pa gol, spikati një gol i anuluar i Karl dhe një shtyllë e Harry Kane.
    Me fillimin e fraksionit të dytë, Kimmich në përpjekje të larguar topin e devijoi në portën e tij duke i dhuruar avantazhin skuadrës portugeze. Në të 65-ët, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Gnabry i harruar në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Bayern ushtroi presion asfiksues në zonën e Sporting dhe katër minuta më vonë, Lennart Karl realizoi një gol shumë të bukur duke kaluar gjigandët gjerman në avantazh. 17-vjeçari bavarez vijon të dhurojë paraqitje fantastike duke u kthyer në një xhevahir të çmuar për Bayern. Për të mbyllur llogaritë me Sporting mendoi Tah, me qendërmbrojtësin gjerman që në minutën e 73-të realizoi golin e tretë dhe të qetësisë.

    Pas këtij momenti Bayern menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur duke hipotekuar këtë trepikësh të rëndësishëm që kënaq trajnerin Kompany, kjo edhe për një tjetër detaj po kaq të rëndësishëm, rikthimin në fushë pas një mungesë të gjatë të Alphonso Davies:
    “Sporting është një rival i vështirë, jo më kot janë mes 10 ekipeve të para në Champions. Në 10 minutat e para nuk ishim mirë, nuk e humbëm as qetësinë pasi kaluam në disavantazh. Krijuam shumë raste, nuk e ndalëm presionin dhe në fund arritëm ta përmbysim. Jam shumë i lumtur që pas kaq shumë kohësh pamë në fushë edhe Alphonso Davies, nuk ishte e lehtë as për pas një dëmtimi aq të rëndë”, u shpreh Kompany.

  • Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë

    Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë

    9 Dhjetor 2025

    9:25

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, foli për situatën e Luis Díaz, i cili është me pushime, pasi u pezullua për dy ndeshje të Champions League, mbas ndërhyrjes ndaj Hakimi. Kompany theksoi: “Luis i ka luajtur të gjitha ndeshjet për ne dhe kombëtaren. Ka udhëtuar shumë, ka luajtur shumë në Angli dhe nuk ishte kurrë i lirë për Krishtlindje. Është e arsyeshme që të marrë disa ditë pushimi dhe të rikuperojë”.
    Belgu shtoi se Díaz do të kthehet në formë të plotë mendore dhe do të vazhdojë aty ku e la: “Do të kthehet për ndeshjen kundër Union SG më 21 janar. Disa ditë pushimi nuk do të thonë pushim total, pasi lojtarët kanë programe individuale dhe vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Ata punojnë pothuajse çdo ditë, kanë edhe fizioterapistë privatë”.
    Kompany u shpreh gjithashtu për menaxhimin e lojtarëve gjatë sezonit: “Ndonjëherë japim më shumë ditë pushim, por gjithmonë brenda një plani të kontrolluar. Kjo e ndihmon ekipin të qëndrojë i freskët gjatë sezonit”.

  • Pasuesi i Guardiolës te Manchester City? Flet Kompany: Në futboll s’mund të mendosh shumë për të ardhmen

    Pasuesi i Guardiolës te Manchester City? Flet Kompany: Në futboll s’mund të mendosh shumë për të ardhmen

    4 Dhjetor 2025

    9:07

    Alfred Lleshi

    Vincent Kompany u pyet sërish në një konferencë shtypi për mundësinë që ai të zëvendësojë Pep Guardiolën te Manchester City, skuadra ku ai vetë ka qenë kapiten. Puna e tij e shkëlqyer te Bayern Munich ka forcuar këto zëra dhe ka heshtur kritikët që dyshuan tek aftësitë e belgut kur mori drejtimin e kampionëve bavarezë.
    Gjithçka nisi nga një koment i Uli Hoeness, i cili tha se, kur Bayerni mendoi për Kompany si trajner, ata telefonuan Guardiolën. Sipas Hoeness, Pep jo vetëm e konfirmoi, por u tha se Kompany “do të ishte pasuesi i tij te Manchester City”.
    I pyetur në konferencë “a e njihni planin e Pep dhe sa kohë dëshiron të qëndrojë te bavarezët”, Kompany u përgjigj: “Në futboll nuk mund të mendosh shumë për të ardhmen. Jam 100% i përqendruar te Bayerni”.
    Guardiola e kishte thënë edhe në vitin 2023 se ndjenja e tij ishte që Kompany do ta drejtonte një ditë City, falë njohjes së klubit, dhomës së zhveshjes dhe aftësive të tij taktike e drejtuese. Kompany ka kontratë me Bayernin deri më 2029, por një telefonatë nga City mund të ndryshojë gjithçka.

  • Kompany: Gjithnjë duam të shkojmë në finale, por duhet shumë punë për të arritur aty

    Kompany: Gjithnjë duam të shkojmë në finale, por duhet shumë punë për të arritur aty

    Shorti për raundin e 16-të të Kupës së Gjermanisë nuk mund të kishte shkuar më mirë për Vincent Kompany dhe Bayern Munich. Pas humbjes ndaj Arsenal në Ligën e Kampionëve, ekipi gjerman u rikthye te fitorja në Bundesligë kundër St. Pauli, duke ruajtur epërsinë ndaj rivalëve
    Dhe tani, bavarezët janë duke u përgatitur për t’u përballur me Union Berlin sot në Kupën e Gjermanisë. Dhe kjo do të kërkojë një shfaqje force, pasi ata nuk kanë arritur në finalen e turneut për pesë vjet rresht. “Kjo fitore nuk do të na çojë në finale, por do të na afrojë me të”, tha trajneri i “Die Roten”.
    “Gjithmonë mund të thuash se do të fitosh gjithçka. Finale, finale, finale. Por duhet punë, duhet qëndrimi i duhur. Nëse sot tregojmë sa të uritur jemi për të arritur në finale, e di që mund ta bëjmë“, shtoi Kompany.
    Finalja e Kupës së Gjermanisë është një nga objektivat e sezonit dhe këtë gjë e di edhe Kompany: “Nuk ka mundësi tjetër, e ndiejmë edhe ne këtë. Por së pari duhet të japim një shembull. Dhe shpresoj që sot të mund të tregojmë sa shumë duam të arrijmë atje.”
    Trajneri belg i Bayern Munich, megjithatë, nuk ndjen ndonjë presion të veçantë përpara ndeshjes eliminatore; përkundrazi: “Është një presion i mirë dhe mund të rritet edhe më tej. Jemi të përgatitur për çdo gjë. Por ky presion zakonisht është pozitiv për ne.”

  • 12 gola dhe 6 asiste nga Luis Diaz dhe… jemi në nëntor! Kompany: “Ai shkëlqen në kaos”

    12 gola dhe 6 asiste nga Luis Diaz dhe… jemi në nëntor! Kompany: “Ai shkëlqen në kaos”

    30 Nëntor 2025

    12:25

    Telesport

    12 gola, 6 asiste. Këto janë shifrat e Luis Diaz te Bayern dhe jemi ende në nëntor!
    Sulmuesi kolumbian ka rezultuar një blerje e shkëlqyer për rekordmenët e Bundesligës dhe këtë po e tregon javë pas jave.
    “Lucho ka një lloj kreativiteti kaotik. Ai gjithmonë mund të bëjë diçka kur loja duket sikur është në kaos total”, u shpreh dje trajneri i Bayern, Vincent Kompany.
    “Si mbrojtës, gjithmonë më dukej e pakëndshme të luaja kundër lojtarëve të tillë, sepse nuk e di kurrë nëse e ke topin nën kontroll apo ai po luan me ty. Me një si Luis Diaz, as që e kupton se ku është topi dhe a e ke ti në zotërim. Më pëlqen shumë puna e tij, sidomos dinamika dhe sakrifica për skuadrën”.

  • Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

    Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

    Në krye të Anglisë, vendi i parë edhe në Champions, pa frikë ky mund të konsiderohet sezoni i Arsenal, të paktën deri më tani, për më tepër që thyen edhe një tabu shumë të madhe, Bayern Munich, një rival historik përballë të cilin nuk njihnin fitore në 10 vitet e fundit. Ky sukses kënaq pafund trajnerin Arteta, por tekniku spanjoll qëndron me “këmbë në tokë”, nuk preferon të flas për favoritë, thjesht shijon këtë fitore të madhe:
    “Më pëlqeu shumë mënyra se si e dominuam këtë takim. Ky sukses pritet t’i jap më shumë besim djemve për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Jam jashtëzakonisht i kënaqur, mendoj se ishim të shkëlqyer. A është ky viti i Arsenal në Champions? Nuk e di, nuk mund ta them pasi janë edhe shumë ndeshje në lojë, thjesht duhet të shijojmë këtë mbrëmje, të festojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në fundjavë”, u shpreh Arteta.

    Pranon atë që dha fusha trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, kjo ishte humbja e parë sezonale, por tani është koha për të reaguar: “Edhe humbja është pjesë e futbollit. Të shohim tani se si do të shkojë pjesa tjetër e Fazës. Champions League nuk vendoset tani, por më duhet ta pranojë se Arsenal ishte ekipi më i mirë”, u shpreh Kompany.
     

  • Arsenali i mësoi shijen e humbjes për këtë sezon, Kompany kërkon menjëherë revansh

    Arsenali i mësoi shijen e humbjes për këtë sezon, Kompany kërkon menjëherë revansh

    27 Nëntor 2025

    9:08

    Alfred Lleshi

    Bayern Munich bëri paraqitje zhgënjyese kundër Arsenalit, sidomos duke marrë parasysh pritshmëritë e larta. Po t’i kishte shfrytëzuar rastet, Bayerni mund ta kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi, por çdo shpresë në pjesën e dytë u shua shpejt, pasi Arsenali shpërtheu me intensitet dhe iu dha bavarezëve një mësim të ri për këtë sezon: si të humbasësh.
    Vincent Kompany e pranoi humbjen, por tregoi dëshirë të fortë për një përballje të re. “Do të doja t’i sfidonim sërish, sa më shpejt, – tha ai për “TNT Sports”. – Shpresojmë që për fazat e mëvonshme të kemi mësuar shumë nga kjo ndeshje”.
    E vërteta është se Arsenali ishte dukshëm më i mirë. Arteta ka vendosur tashmë standardin për ekipet europiane, ndërsa Bayerni mbeti prapa, gjë që është e pranueshme, sepse humbja sjell mësime të vlefshme kur kundërshtari është më i fortë. Bayerni i Kompany kërkon hakmarrje, por duhet të kthehet te “fleta e bardhë” për të analizuar se çfarë shkoi keq në Londër.

  • Kompany s’i trembet Arsenal: Detyra jonë është të luajmë dhe fitojmë ndaj më të mirëve

    Kompany s’i trembet Arsenal: Detyra jonë është të luajmë dhe fitojmë ndaj më të mirëve

    Pak orë para ndeshjes që Bayern Munich do të luajë sonte në Londër ndaj Arsenal, trajneri i bavarezëve Vincent Kompany dha një koment për këtë sfidë. “Ne fituam katër ndeshjet e para dhe kjo ishte e rëndësishme. Deri më tani, kemi bërë atë që kishim ndërmend të bënim dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha Kompany.
    “Të luajmë kundër këtij ekipi do të jetë detyra më e vështirë me të cilën do të përballemi tani. Dhe jemi të lumtur për këtë, pasi kjo është arsyeja pse jemi këtu, kjo është ajo që duam, të luajmë dhe fitojmë me më të mirët“, tha më tej trajneri belg.
    Lidhur me trajnerin e “topçinjve”, Kompany theksoi cilësinë e punës së Mikel Arteta: “Ai luajti një rol themelor te Arsenal. Trajnerët duan të fitojnë trofe, por ne gjithashtu shohim se si duhet të organizohen dhe stërviten ekipet. Pak ekipe mbrohen aq mirë në zonën e penalltisë dhe pak ekipe janë më të organizuara në situata pa gola”.
    “Ata kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë nën drejtimin e Arteta dhe kjo duket. Mezi pres për këtë sfidë: jemi në formë të mirë gjithashtu”, shtoi Kompany, që përditësoi gjendjen fizike të ekipit:
    “Serge Gnabry është mirë. Do të shohim nëse ai mund të luajë të gjitha 90 minutat. Isha i shqetësuar, por ai po tregon shenja të mira; duket pozitiv. Joshua Kimmich gjithashtu dha indikacione të shkëlqyera. Ishte një ditë pozitive: ndoshta do t’i kemi të gjithë lojtarët tanë në dispozicion”, deklaroi Kompany.
    “Është e vërtetë se ka shumë gjëra për t’u marrë në konsideratë kundër Arsenal, por ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Ne duam të kemi një ditë të mirë dhe nëse mund ta bëjmë këtë do të jemi në gjendje të tregojmë vlerën tonë. E di çfarë e bën Arsenal të veçantë, por nuk dua të harroj se çfarë na bën ne të veçantë. Sot duam ta demonstrojmë këtë”, përfundoi Kompany.

  • L.Diaz, “engjëll dhe djall”, Bayern nuk ndalet, “thyen” edhe PSG (VIDEO)

    L.Diaz, “engjëll dhe djall”, Bayern nuk ndalet, “thyen” edhe PSG (VIDEO)

    16 ndeshje, 16 fitore, Bayern i këtij sezoni nuk di të ndalet, nuk njeh rivalë, duke vijuar ecurinë rekord, si asnjë ekip tjetër më parë në histori. Ekipi i Kompany “thyen” edhe PSG, me kampionët që bien në “Parkun e Princave”. Protagonisti absolut ishte Luis Diaz, me sulmuesin kolumbian që realizoi një “dopietë” golash, por njëkohësisht u ndëshkua edhe me karton të kuq.
    Sfida nisi me gol, ku pas vetëm 4 minutash, Diaz tundi rrjetën e PSG. Të besuarit e Luis Enriques iu përgjigjen shpejt, ku në minutën e 22-të, Dembele barazoi shifrat në 1-1, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. 3 minuta më pas, “Topi i Artë” në fuqi la fushës i dëmtuar. Luis Diaz ishte i papërmbajtshëm në këtë transfertë, ku në minutën e 32-të, këmbënguli deri në fund, i vodhi një top Marquinhos duke dyfishuar shifrat. Nga “engjëll në djall”, Luis Diaz mbylli mbrëmjen e tij të “çmendur” në fundin e pjesës së parë duke ndërhyrë në mënyrë të rendë ndaj Hakimit, me anësorin maroken që doli nga fusha mes lotësh. Pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit ndëshkoi drejtpërdrejt me karton të kuq sulmuesin kolumbian.

    Në fraksionin e dytë, fal dhe epërsisë numerike, PSG mori kontrollin e plotë të lojës. Në minutën e 74-ët, Joao Neves me një gol shumë të bukur ngushtoi shifrat në 1-2. Bayern mbrojtësi me fanatizëm pjesën e mbetur të këtij takimi duke ruajtur kreun e Champions League me 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve.

    Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, feston pas këtij suksesi: “Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është vendosur, por ndaj PSG ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për ne, le t’i shijojmë”, u shpreh Kompany. Pranon epërsinë e Bayern trajneri i PSG, Luis Enrique: “Bayern ishte më mirë në pjesën e parë, ishin më prezent në fushë dhe krijuan më shumë raste, ne i bëmë edhe disa dhurata. Më duhet ta pranoj, kundërshtari ishte më mirë se ne”, u shpreh Luis Enrique.
    ()