Tag: kompanitë

  • Apple gjobitet me 500 milionë euro dhe Meta me 200 milionë euro, për shkelje të ligjit të BE-së

    Apple gjobitet me 500 milionë euro dhe Meta me 200 milionë euro, për shkelje të ligjit të BE-së

    Apple u gjobit me 500 milionë euro (570 milionë dollarë) të mërkurën dhe Meta me 200 milionë euro.
    Kjo erdhi pasi rregullatorët antitrust të Bashkimit Europian dhanë sanksionet e para sipas legjislacionit historik që synon të frenojë fuqinë e Big Tech, shkruajnë mediat e huaja.
    Por gjobat e BE-së mund të nxisin tensionet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

    Kjo pasi që ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që penalizojnë kompanitë amerikane.“Sanksionet” vijnë pas një hetimi njëvjeçar nga Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, nëse kompanitë janë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale.
    Ai kërkon të lejojë rivalët më të vegjël në tregjet e dominuara nga teknologjia e madhe.

  • Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

    Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

    Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

    18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli“ në kryeqytet, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Pas këtij krimi shokues, nuk mund të mungonin edhe reagimet e politikës, përfshirë edhe kryeministrin Rama. Si shpeshherë, ishte ai që mori rolin e organeve të hetimit dhe drejtësisë, duke gjetur fajtorin dhe duke i dhënë dënimin e merituar.

    “TikTok-u është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmijët tanë të shoqërohen me të. Ne do e mbyllim plotësisht”, tha Rama.

    Ky vendim tërësisht personal i kryeministrit Rama për mbylljen e aplikacionit, pasoi me VKM-në e datës 6 mars 2025, ku u vendos ndërprerja e aksesit në platformën TikTok për një periudhë 12-mujore, afat i lënë si kohë që aplikacioni të marrë masa e të vendosë filtra kontrolli. Për popullin, urdhëri ishte i thjeshtë: Njerëzit nuk do të mund të përdorin aplikacionin TikTok në Shqipëri, por se si do të ndodhte kjo gjë, askush nuk kishte informacion. I pari që hodhi dritë mbi procedurën që do të ndiqej, ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, i cili sqaroi se i gjithë procesi për bllokimin e TikTok mbështetej në instalimin e pajisjeve Deep Packet Inspection në shpërndarësit e internetit në Shqipëri, duke ngritur alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet.

    Por çfarë është DPI dhe përse është problematike?

    Ekspertët sqarojnë se DPI është një teknologji që i lejon autoritetet ose kompanitë të “shohin brenda” paketave të të dhënave që qarkullojnë në rrjet, përtej titujve të faqeve, duke zbuluar përmbajtje komunikimi, preference dhe sjellje online të përdoruesve. Në një komunikim me gazetarin e “Piranjave” Freard Rista, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (institucioni i ngarkuar me përgjegjësi për mbylljen e TikTok), Igli Tafa, tha se këto pajisje janë instaluar në kompanitë telefonike One dhe Vodafone, duke u shprehur i sigurtë se nuk duhet të shqetësohemi për keqpërdorim të dhënash personale, dhe se këto pajisje do të përdoren për 12 muaj, pasi TikTok të vendosë filtra kontrolli. Emisioni “Piranjat” pati komunikim edhe me kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se pajisjet i ka vendosur AKSK dhe në rast keqpërdorimi të dhënash, është shteti ai që mban përgjegjësi. Z.Sala kyçi gojën kur u pyet se kush i ka financuar këto pajisje, që kushtojnë mijëra euro. Mirëpo këto përgjigje e dha AKSK, e cila sqaroi se pajisjet DPI janë ofruar në huapërdorim pa kosto për një periudhë 12-mujore nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike të Izraelit. Në përgjigjen e AKSK-së vërehen paqartësi të mëdha në aspektin teknik. AKSK sqaron se DPI analizon vetëm kokën e paketës së protokollit IP, por duhet të bëjmë me dije se pajisja Allot service gateway 9700 është një pajisje layer 7 dhe ka mundësinë teknike të analizojë trafikun në nivel aplikacioni, duke tejkaluar analizën vetëm të kokës IP. Diçka e tillë përshkruhet qartë në dokumentacionin teknik të prodhuesit Allot.

    “Kemi mungesë informacioni se si po përpunohen të dhënat e këtyre. Është detyrë e organeve kopetente të informojnë publikun për rregullat, vendimet, duke minimizuar riskun që kanë folur specialistët. Si do operohet me këto pajisje? Kush i monitoron përdorimin e tyre? Kush janë monitoruesit e monitoruesve? Një shkelje virtuale është pjesa e përpunimit të të dhënave personale që është e mbrojtur me ligj në RSH”, shprehet avokati Neritan Kariqi.

    Sipas juristëve dhe ekspertëve të teknologjisë, implementimi i teknologjisë DPI nga Ofruesit e Shërbimeve të Internetit në Shqipëri ngre shqetësime serioze dhe për më tepër, bie ndesh me disa nene themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, siç janë; E drejta për jetën private, Mbrojtja e të dhënave personale, apo Liria e mendimit dhe e shprehjes. Shqetësim që ndahet edhe nga Rigers Boduri, dr i Drejtorisë dhe Sigurisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale pranë zyrës së Komisionerit.

    “Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bëhet duke plotësuar kriteret ligjore. Zyra e Komisionerit është duke e monitoruar gjithë këtë proces, por ne nuk kemi detyrë që të urdhërojmë apo bllokojmë paisjet. Nëse do të ketë konstatime që kjo teknologji do të sjellë përpunime të paligjshme, patjetër janë të gjithë mekanizmat ligjorë për të marrë masat e duhura”, siguroi ai.

    Për ekspertin italian Paolo Del Keko, bashkëpunëtor në vite në emisionin Le Lene, Kjo është një histori e gotës gjysëm plot dhe gjysëm bosh.

    “Janë pajisje që nuk shikojnë përmbajtjen e komunikimeve. Pra, pak a shumë si në një letër, të shikosh dërguesin ose marrësin dhe ndoshta të hedhësh një sy edhe në pjesën fillestare të letrës ku shkruhet, “I dashur Francesco”, arrin deri aty, pastaj nuk arrihet të shihet çfarë ka më poshtë. Por nëse unë vizitoj një faqe të një partie politike të caktuar, realisht me Packet Inspection, ky informacion mund të merret. Çdo mëngjes zgjohesh dhe viziton faqen e një partie politike dhe lajme nga faqe të partive të ngjashme, pra faqe interneti. Ato informacione mund të merren realisht përmes DPI“, tha ai.

    Ky lloj kontrolli i qasjeve politike, në një vend si Shqipëria, ku për shumë familje gjithçka është e lidhur me një vend pune në shtet, mund të jetë intimidues dhe pse jo, edhe përcaktues në momente kyçe siç janë zgjedhjet në vend. Prandaj a kemi të drejtë të dyshojmë që mbylja e TikTok ishte preteksti, dhe instalimi i DPI-ve ishte qëllimi?

    “Është përmendur që kriptimi apo teknologjia e përdorur për të siguruar komunikimin me certifikata është diçka e vështirë për t’u thyer dhe kjo është e vërtetë. Por ne po flasim për një element tjetër shtesë. Sigurimin e këtyre certifikatave në mënyrë alternative. Në rast se në një institucion x gjenerohen disa certifikata, përshembull APP, ku njerëzit shkojnë aplikojnë për tendera. Nëse certifikatat e APP do vendosen në DPI, i gjithë informacioni që ata do ngarkojnë në APP për tenderin x apo y, është totalisht i dekriptueshëm nëse në DPI instalohen certifikatat e entit që kripton fillimisht informacionin”, sqaron eksperti i IT, Remion Baçova.

    Freardi: Pra përmbajtjet e komunikimeve tona mund të shihen?!

    Remion Baçova: Përmbajtjet mund të shihen nëse unë posedoj certifikatën e institucionit që nisi komunikimin. Absolutisht nuk është e pamundur. Teknologjikisht nuk është e pamundur. Të dekriptosh certifikatën kërkon goxha kapacitet përpunues, por ta marrësh me një flash drive (USB) dhe ta çosh te DPI-ja, kjo është mëse e mundur.Piranjat

  • Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%, çmimet me më pak se 2%

    Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%, çmimet me më pak se 2%

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në muajin mars primet e përditësuara të rrezikut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, për kompanitë e sigurimit e të jo-jetës. Primet e rrezikut janë primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin provigjionet (fondet rezervë) për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit.
    Primi i rrezikut përfaqëson edhe një lloj reference për koston e produktit apo primin poshtë të cilit rregullatori nuk mund të lejojë ofrimin e kontratave të sigurimit nga kompanitë. Për sa i takon autoveturave, primi i rrezikut llogaritet në dy fasha, për mjetet me kapacitet motorik më pak se 1600 cm3 dhe më shumë se 1600 cm3. Primi i rrezikut për secilën nga këto dy kategori ka diferenca të konsiderueshme.
    Për automjetet deri në 1600 cm3, kompanitë e sigurimit llogaritin prime rreziku në intervalin 5000 deri 9100 lekë, ndërsa për automjetet mbi 1600 cm3 primet e rrezikut fillojnë nga 9100 deri në 12000 lekë. Kompanitë kanë përllogaritur prime rreziku me diferenca mjaft të mëdha nga njëra-tjetra, pavarësisht se rreziku i produktit supozohet që është i ngjashëm për të gjitha kompanitë.
    Mbi shifrat e mësipërme, për automjetet me madhësi motorike deri në 1600 cm3 diferenca në primin e rrezikut mes kompanive arrin deri në 82%, ndërsa për automjetet me madhësi motorike mbi 1600 cm3 diferencat janë më të vogla, deri në 32%. Në vlera mesatare, primi i rrezikut për autoveturat e grupit të parë është 7700 lekë, ndërsa për ato të grupit të dytë rreth 10700 lekë.
    Megjithëse primi i rrezikut ka diferenca mjaft të mëdha mes kompanive, e njëjta gjë nuk ndodh me çmimin përfundimtar që paguajnë drejtuesit e mjeteve për t’u siguruar. Po të llogaritësh çmimin e sigurimit të automjetit, nëpërmjet aplikacioneve automatike që ofrojnë kompanitë në faqet e tyre të internetit, difrencat janë shumë të vogla. Çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm të mjetit ka një diferencë prej më pak se 2% mes kompanive të ndryshme të sigurimit në vend.
    Çmimi minimal është ai që përfshin njëkohësisht faktorët me nivelin më të ulët të riskut, sipas sistemit të ri që ka hyrë në fuqi këtë vit (fuqi motorike më pak se 1300 cm3, vjetërsi deri në pesë vjet, moshë më e madhe se 21 vjeç, automjet i regjistruar në qarqet me rrezik më të ulët, automjet i zotëruar nga individ). Fakti që ndryshimet e mëdha në primin e rrezikut nuk kanë pothuajse asnjë reflektim në çmimet finale të shitjes ngre pikëpyetje mbi funksionimin e konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL.
    Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit shitën afërsisht 703 mijë polica të sigurimit të detyrueshëm motorik TPL, për një vlerë totale prej rreth 12.7 miliardë lekësh. Nga këto shifra, primi i shkruar bruto mesatar për një policë sigurimi TPL vitin e kaluar ka qenë rreth 18 mijë lekë.
    Mbështetur në analizën e fundit të AMF-së për raportet e eficiencës teknike, në fund të 9-mujorit 2024, sigurimi i brendshëm TPL rezultoi me një normë fitimi, neto nga risgurimi, prej 15.3%.
    Për 2-mujorin janar-shkurt 2025, me aplikimin e sistemit të ri, primi mesatar për kontratë ka arritur në afërsisht 19.5 mijë lekë./ Monitor

  • Zgjidhjet e përkohshme nga Komisioni Evropian për të mbështetur kompanitë në pajtueshmërinë me aktin e AI

    Zgjidhjet e përkohshme nga Komisioni Evropian për të mbështetur kompanitë në pajtueshmërinë me aktin e AI

    Komisioni Evropian ka njoftuar se mund të ofrojë “zgjidhje alternative” për kompanitë që kërkojnë të demonstrojnë pajtueshmërinë me Aktin e AI të BE-së, në rast se standardet teknike që mbështesin këtë akt nuk janë të gatshme në kohë.

    Kjo pas një vonese të njoftuar nga CEN-CENELEC, organet kryesore të standardizimit evropian, që planifikonin që standardet të ishin gati deri në gusht 2025, por tani pritet të jenë të gatshme vetëm në vitin 2026.

    Zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier, theksoi se standardet nuk janë të detyrueshme, por ato do të lehtësojnë përpjekjet e kompanive për t’u pajtuar me rregullat e Aktit të AI. Komisioni ka kërkuar nga organizatat që të hartojnë këto standarde për të siguruar që produktet dhe shërbimet e kompanive të jenë të sigurta, të besueshme dhe në përputhje me kërkesat ligjore.

    Ndërkohë, Komisioni synon që ofruesit dhe organet e vlerësimit të konformitetit të jenë të përgatitur përpara se kërkesat ligjore të hyjnë në fuqi në gusht 2026. Akti i AI, që rregullon përdorimin e sistemeve me rrezik të lartë, ka filluar të zbatohet në gusht të vitit të kaluar dhe do të jetë plotësisht në fuqi në vitin 2027.

  • Uzina e armëve në Gramsh, Rama: Po bisedojmë me një nga kompanitë më të mira, do të hapë vende të reja pune me paga shumë të mira

    Uzina e armëve në Gramsh, Rama: Po bisedojmë me një nga kompanitë më të mira, do të hapë vende të reja pune me paga shumë të mira

    Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, në vijim të takimeve të tij elektorale është ndalur në qytetin e Gramshit.
    Ai tha se gjatë viteve të fundit është bërë shumë për zonën e Gramshit, por ka ende shumë për tu bërë, në mënyrë që turizmi dhe ekonomia të jenë shtyllat kryesore të kësaj zone mjaft të bukur.
    Ndërkohë Rama dha lajmin e mirë se qeveria ka okntaktuar me një nga kompanitë më të mëdha ushtarake për rivënien në punë të uzinës së armëve në Gramsh e cila do të sjellë vende të reja pune për të rinjtë dhe të rejat e zonës me paga shumë të larta.

    “Gramshi ëhstë një Bashki me shumë potencial, por me pak mundësi nga pikëpamja e buxhetit të vet. Ne po e shohim se si Gramshi po vizitohet. Ajo perdja e hekurt që kishte rënë mes Gramshit dhe pjesës tjetër të Shqipërisë ra pas rrugës së re. Bukuritë e gjithë kësaj zone kanë fillluar të zbulohen. Ajo që ne do të bëjmë, është që do të nxisim mbështesim, e t’i japim krah çdokujt që do të investojë në këtë vend kaq të bukur. Patjetër që edhe ato segmente rrugës ju ka ardhur koha që të përmbyllen. Ne do t’i bëjmë edhe për nëj arsye tjetër, jo vetëm për të lehtësuar banorët që jetojnë në ato fshatra, për të nxitur më tej, turizmin dhe ekonominë. Nga ana tjetër nuk e di a e keni ndjekur ne kemi ndërmarrë një hap tjetër shumë rtë rëndësishëm që është hapi i rilindjes tonë ushtarake. Në Gramsh ka një traditë. Unë ju siguroj që do të vazhdojmë punën, kemi biseduar me disa kompani, dhe një nga pikat ku do të sjellim një kompani që do të punësojë me paga shumë të mira shumë vajza dhe djem do ta bëjëm realitet shumë më herët”, tha Rama.

  • A është paracaktuar Emiljano Dusha si fitues i tenderit 6.6 milion euro të Policisë?

    A është paracaktuar Emiljano Dusha si fitues i tenderit 6.6 milion euro të Policisë?

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpalli paraditen e sotme një tender me vlerë rreth 6.6 milion euro (me TVSH) me objekt “Blerje pajisje për përdorim policor”, kontratë e cila duhet të përmbushet deri në fund të këtij viti.
    Qëllimi është rritja e kapaciteteve të forcave të rendit me pajisje si edhe armatim, ndërkohë që një tender i ngjashëm u zhvillua vitin e shkuar pas dy anulimeve për arsye të pashpjegueshme duke u finalizuar me tre fitues të ndryshëm për tre lote, shkruan skyweb.al.

    Kjo procedurë ngjalli reagime në atë kohë pasi të tre ofertuesit u shpallën fitues secili me nga një lot, gjë që la vënd për interpretime në lidhje me një marrëveshje paraprake mes operatorëve.
    Bëhet fjalë për kompanitë Military System Supply Company (MSSC); ROGAT Security dhe “ARMS SCHOOL ACADEMY”, e njohur ndryshe edhe si Pelikan Security.
    Për mënyrën se si është parashikuar të zhvillohet tenderi dhe kushtet teknike të vendosura, gjasat janë që të jenë të njëjtët aktorë duke minimizuar konkurrencën.

    Policia ka zgjedhur që të zhvillojë këtë tender në formën e një marrëveshjeje kuadër me dy faza. Në fazën e parë do të vlerësohen kompanitë, nëse kanë apo jo kapacitete për realizimin e kontratës dhe në fund do të ftohen të ofertojnë ato kompani që plotësojnë kushtet.
    Në fakt, kjo është procedura ligjore që parashikohet në këto raste, e cila mund të sjellë në rastin konkret probleme me garën.
    Kjo, pasi sa i përket kapaciteteve teknike, kushti është që kompanitë pjesëmarrëve të kenë një xhiro vjetore jo më pak se 35% e fondit limit të tenderit ose rreth 2 milion euro.
    Nga të dhënat që ka konsultuar SkyWEB.al, këtë kusht e plotësojnë vetëm dy kompani në këtë profil.
    Një ndër to është pikërisht Military System Supply Company (MSSC) me pronar biznesmenin Emiljano Dusha, e cila duket se do të jetë dhe pretendentja kryesore e këtij tenderi./

  • Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

    Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim në kompaninë RITECH, një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni. Rama theksoi se 100% e të punësuarve në këtë kompani janë vajza e djem shqiptarë me një moshë mesatare rreth 30 vjeç dhe pagë mesatare 2500 euro.
    Kryeministri theksoi se që ka ardhur koha që shteti të futet dhe të financojë në kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë dhe të përfitojë nga ato. Rama solli në vëmendje po ashtu edhe bisedën me Mira Muratin lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale për transpozimin e legjislacionit në kuadër të procesit të integrimit europian si dhe për prokurimet publike digjitale.

    ”Fola me Mira Muratin dhe i thashë: A është e mundur që të futemi edhe ne? Dhe më tha: ‘Patjetër, kam 3 shtete që më kanë bërë në advance ofertën për t’u futur një nivel financimi’. Ne duam të hyjmë në këtë lojë. Në rastin tonë me kompanitë tona. Me logjikën time është të bashkëpunojmë dhe të kemi një produkt që ju mund ta përdorni ku të doni. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar dhe kemi edhe të gjithë këtë punën e qeverisjes së kësaj marrëdhënie”, tha Rama.
    Duke folur për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e integrimit me BE-në, Rama kujtoi se bëhet fjalë për mbi 250 mijë faqe materiale, për të cilat vendet e tjera kanë përdorur një “ushtri” me përkthyes. Rama tha po ashtu se i kishte kërkuar Mira Muratit bashkëpunim edhe për realizimin e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale.
    ”Për prokurimet në momentin e parë të procedurave mund të ndodhi korrupsioni, prandaj ne kemi krijuar një sistem që nuk mund t’i hedhësh më në publik pa kaluar tek Agjencia e Prokurimit Publik. Por sërish janë manuale. Të gjitha kompanitë duhet të sjellin punonjës, kur 90% e asaj që kërkohet është ‘public relations””. Në përfundim kryeministri evidentoi edhe problemin që ekziston me adresat në Shqipëri, ndërsa shprehu bindjen se me këto start up-e mund të ndërtohet një sistem adresash komplet tjetër. “Ne kemi një problem kronik, shumë historik me adresat. Me këtë sistem mund të ndërtosh një sistem adresash që është komplet tjetër”, tha Rama.
    Rama u ndal te disa prej projekteve të cilat po zhvillohen aktualisht me inteligjencë artificiale, ndërsa diskutoi edhe për shtrirjen e bashkëpunimit me kompaninë RITECH lidhur me aplikacionin për menaxhimin e parkingjeve. Kryeministri informoi mbi projektin “Smart City”, i cili financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që bëri të ditur se aktualisht është ndërtuar Qendra e Monitorimit që do të hapet për pak ditë.

  • Rama sqaron paqen fiskale me bizneset, kryeministri në Tirana Industrial Park: Papunësia në nivelin me të ulët

    Rama sqaron paqen fiskale me bizneset, kryeministri në Tirana Industrial Park: Papunësia në nivelin me të ulët

    Nga “Tirana Industrial Park”, një investim i grupit “Concord Investment” që ndërthur konceptin e parkut logjistik me administrimin e biznesit, kryeministri Edi Rama shpjegoi paqen fiskale që do të bëjë me sipërmarrjen, pas zgjedhjeve të 11 majit.
     “Do të ndërtojmë një proces me kompanitë për një marrëveshje paqeje fiskale, në mënyrë që tu japim të gjithë kompanive mundësinë që të zgjedhin mdis një marrëveshjeje parapake me autoritetet fiskale për të paguar një tatim, një shumë mbi tatimin e të ardhurave, një shumë të përcaktuar bashkarisht, pastaj të mund të paguajmë përtej kësaj shume, duke deklaruar të ardhura të tjera të padeklaruara më parë me një tatim vetëm 5%. Do të kenë mundësi kompanitë të mund të dalin në dritë plotësisht dhe të mos ketë barrë që i detyrojnë më pas të kenë borxhe që nuk paguhen kurrë. Kjo do të shoqërohet me mungesën e plotë të inspektimeve, nuk do të kenë më asnjë inspektim kompanitë që hyjnë në këtë marrëveshje”, tha Rama.
    Duke theksuar se papunësia në Shqipëri është ulur në nivele historike, Edi Rama përsëriti se paga minimale dhe ajo mesatare do të rritet më tej, nëse Partia Socialiste vazhdon qeverisjen.

     “Kemi përgjysmim të papunësisë, në 2030 do ta kemi 6% papunësinë, sa norma mesatre e BE. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar të 2026. Sot kemi nevojë të shohim edhe rritnen e pagave në sektorin publik. Janë rritur, do të rriten edhe më shumë, duke rritur pagat në sektorin publik, kemi tërhequr me vete edhe sektorin privat. Kemi kapërvyer në një epokë tjetër ku tanimë pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Sot kompanitë më shumë sesa ptroblemin sa do paguajmë punëtorët, është ku do ti gjejmë punonjësit e kualifikuar”, shtoi kryeministri.
    Kryeministri vuri në dukje faktin se kompanitë që janë pjesë e “Tirana Industrial Park” ofrojnë paga mbi 700 euro, ndërsa nxiti edhe biznese të tjera që të ndjekin ritmin e rritjes së rrogave për punonjësit.
    /vizionplus.tv

  • 1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset, KPP: 1151 ankesa në vitin 2024

    1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset, KPP: 1151 ankesa në vitin 2024

    Gjatë vitit 2024, gati një në gjashtë tendera të shpallura u ankimuan nga kompanitë që bënë ofertë. Sipas raportit vjetor të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), nga 7,168 procedura prokurimi të hapura, 1,144 prej tyre u ankimuan, duke arritur gjithsej 1,151 ankesa, përfshirë 7 ankesa për ankande apo leje minerare. Vlera e këtyre procedurave të ankimuara ishte 32.7 miliardë lekë pa TVSH.
    Ankesat kryesisht lidhen me tenderat për punë publike, përfshirë rikonstruksionet dhe ndërtimet, pasuar nga ato për mallra dhe shërbime. Më shumë se gjysma e ankesave kanë të bëjnë me vlerësimin e ofertave, ku 714 ankesa janë bërë për shkak të pretendimeve se procesi i vlerësimit nuk ishte i drejtë. Kjo shifër është rritur me 200 ankesa krahasuar me vitin 2023, ku ankesat për këtë arsye ishin 514.
    Po ashtu, 435 ankesa janë bërë për dokumentet e tenderëve, për të cilat kompanitë ankohen se janë skualifikuese, duke i konsideruar kritere të padrejta, përfshirë afatet e shkurtra për dorëzimin e ofertave, veçanërisht për kompanitë e huaja që duhet të konvertojnë licencat e tyre në shqip. Këto ankesat kanë pësuar një rritje nga 351 në vitin 2023 në 435 deri në fund të vitit 2024.

  • Aksionet e kompanive kripto bien në mënyrë të ndjeshme

    Aksionet e kompanive kripto bien në mënyrë të ndjeshme

    Kompanitë kripto ranë ditën e Hënë duke kopjuar rënien e Bitcoin ndërsa tensionet tregtare u përshkallëzuan pasi Trump zbuloi tarifat javën e kaluar.

    Bitcoin ra me 5.5 përqind në nivelin më të ulët të 2025. Strategy, kompani e cila posedon miliarda dollarë Bitcoin ra me 10 përqind.
    Coinbase ra me 5 përqind ndërsa Robinhood me 14 përqind pasi Barclays reduktoi parashikimet e bëra më herët për Bitcoin.

    Dy kompanitë në fjalë eliminuan çdo rritje që kishin regjistruar pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në Nëntor duke reflektuar kështu sfidat me të cilat përballet industria e cila u entuziazmua nga premtimet e tij për ta bërë SHBA-në kryeqytetin kripto të botës.
    Ndonëse nuk goditen drejtpërdrejt nga taksat e reja, firmat e kriptove ende po i ndjejnë efektet si barrierat më të mëdha tregtare në mbi një shekull që dobësojnë sentimentin e investitorëve nëpër tregje.

    Investitori miliarder Bill Ackman paralajmëroi të dielën se SHBA mund të jetë duke shkuar drejt një “dimri ekonomik bërthamor”.
    /PCWorld Albanian