Tag: kompanitë

  • Skandalet me kompanitë e sigurimit/ Denoncimi me foto: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

    Skandalet me kompanitë e sigurimit/ Denoncimi me foto: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

    Pjesën e parë (bonus) që e ul këtë tarifë për drejtuesit e mjeteve sipas aftësisë dhe sjelljes në rrugë, Kaçi udhëzon të mos përdoret. Pra, është shkelur ligji Ligji nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
    Neni 7 pika 8 e ligjit thotë: “Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe të kartonit jeshil”.
    Ndërsa në nenin 8, kompanitë e kanë të detyrueshme (nëse aplikojnë sistemin) që t’i paraqesin të siguruarit “certifikatën e historikut të dëmeve”.
    “Neni 8 Sistemi bonus-malus 1. Sistemi bonus-malus është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.
    5 2. Sistemi bonus- malus është një nga faktorët e riskut, të cilin shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë në tarifimin e sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit të mjetit motorik, për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. 3. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes së përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti”, citojmë ligjin.
    Nëse shkon sot të sigurosh automjetin, asnjë kompani nuk e paraqet këtë dokument. Ky është mashtrim dhe grabitje e qytetarëve në dritën me diell!
    Zbatim i padrejtë i sistemit “bonus malus”
    Kompanitë e sigurimit janë të relaksuara dhe të mbrojtura nga AMF. Zonja Kaçi, me një rregullore të brendshme u ka lënë të dorë të lirë shoqërive të vendosin ato koeficientë që kanë dëshirë dhe ato që nuk u pëlqejnë të mos i llogarisin. Madje u rekomandon të vendosin edhe koeficientë që ajo i fut në kategorinë e pasqaruar “të tjerë”.
    Marrim si shembull shoqërinë e sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria. Çmimi bazë i publikuar në faqen zyrtare është 171 mijë lekë, por ka një yll që sugjeron se çmimi rritet nga koeficientët.

    Në përllogaritjen e primit të sigurimit ky subjekt zbaton këto faktorë kryesorë risku:
    1-Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit.

    Siç e vini re nga tabela, si ai që ka shkaktuar dëme, si pronari i mjetit që ka sjellje shembullore në rrugë, trajtohen me të njëjtin koeficient (1).
    Sipas rregullores së zonjës Kaçi,  koeficientët duhet të ishin:

    Asnjë dëm të raportuar gjatë vitit, koeficienti 0.95 deri në 0.98 II. Një dëm të raportuar gjatë vitit deri në 1.25

    III. Dy ose më shumë dëme të raportuara gjatë tre viteve të fundit deri në 1.5
    Por, çfarë e favorizon kompaninë, vjen një rresht më poshtë. “Për vitin e parë të zbatimit të kësaj rregulloreje faktori i riskut “Historiku i dëmeve”, hD është i barabartë me 1”, citojmë rregulloren. Në cilin ligj e bazon këtë rregullore zj Kaçi?
    Çfarë është bërë nga viti 2021 që u miratua ndryshimi në ligj dhe deri tani për të ngritur sistemin “bonus malus”?
    Lidhur me fuqinë motorike, kompanitë, pa u bazuar as në rregulloren “Kaçi” i kanë futur mjetet elektrike në kategorinë 1300 kubikë, pavarësisht se çfarë motori kanë. Kjo nuk ka lidhje me riskun më të vogël për aksidente. Ndryshe Avni Ponari me shokë duhet të marrin tituj shkencorë për shpikjen. Diskriminimi bëhet në shenjë servilizmi ndaj kryeministrit, gjoja se po zbatohen standardet e BE-së për makinat ekologjike.
    Nëse flasim për aksidente, nuk ka studim që ul riskun për makinat elektrike! Ky diskriminim nuk ka lidhje as me frymën e ligjit as realitetin. Për më tepër pronarët e mjeteve e paguajnë taksën e karbonit diku tjetër, nuk ka pse të japin lekë edhe tek kompanitë e sigurimit.
    Një koeficient tjetër lidhet me moshën e të siguruarit.

    Kur vjen puna tek të rinjtë, vendoset koeficienti për risk, ndërsa mbi 21 vjeç deri në moshat e treta nuk ka asnjë nënkategori duke shpërfillur aftësitë që ndryshojnë sipas viteve.
    Një koeficient tjetër është eksperienca në drejtimin e mjetit motorik. Edhe këtë Sigal që e aplikon sipas përfitimit të vet.

    Pra, Sigal nuk ka informacion për këtë kategori dhe i trajton njësoj si një shofer që ka 30 vjet në timon ashtu edhe një që ka në xham tabelën “shofer i ri”. “Duke qenë se nuk kemi informacion në bazën e të dhënave lidhur këtë faktor risku, koeficienti u vendos 1”, justifikohet kompania dhe drejtoresha Kaçi. Pasi po paguajmë dhjetëra miliarda lekë nga taksat tona për dixhitalizimin, duhet të mësojmë se nuk janë të dhënat? Po pse moj zonja Kaçi, nxiton të bësh rregullore, kur nuk i ke krijuar kushtet?
    Më tej, për të rritur përfitimin, Sigal u merr më shumë lekë bizneseve dhe institucioneve se sa të siguruarve të tjerë. Për këtë e ndihmon rregullorja “Kaçi”.

    A ka lidhje me rrezikun për aksidente ky koeficient? Në cilin ligj mbështetet ky koeficient? Edhe pse duket sikur ka diskriminim pozitiv për qytetarët, janë ata që e paguajnë në çmime dhe me taksa.
    Në fund jepet një formulë që nuk zbatohet automatikisht në pikat e shitjes, por bëhen llogaritjet me makinë ose me laps dhe duhet të kesh mendjen se nuk i dihet sa arrin çmimi. Mesatarisht shtrenjtimi i tarifës së policës së sigurimit për shkak të koeficientëve shkon 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra. Përfitimi i qytetarëve që kanë historik pa shkelje të dhe pa dëme është zero lekë.

    Kompanitë e sigurimit, duart në xhepat e qytetarëve
    Kompanitë e sigurimit në Shqipëri për shkak të korrupsionit të zyrtarëve të AMF, që i zgjedh Kuvendi dhe të favorizimeve politike, sillen me qytetarët si një kartel. Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka kryesisht dy funksione: administrimin e sistemit të kartonit jeshil, që mbulon pagesën e dëmeve të shkaktuara jashtë vendit, por edhe të fondit të kompensimit, që krijohet për mbulimin e dëmeve nga mjetet e pasiguruara në Republikën e Shqipërisë.
    Ç’ka ndodhur? Sipas të dhënave të AMF gati 750 qytetarë që kanë fituar çështje gjyqësore ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve nuk janë dëmshpërblyer në vite. Këto detyrime i ka akumuluar nga viti 2001 deri në vitin 2018 me një borxh prej 1.8 miliardë lekësh.
    “Sipas raportimit periodik të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve dëmet e papaguara, pra të mbetura pezull që janë objekt i Fondit të Kompensimit për ngjarjet e sigurimit të ndodhura që prej vitit 2002 dhe deri më 31. 12. 2013 (detyrimet 2002-2013) janë rreth 1.3 miliardë lekë,” ka informuar vetë AMF.
    Sipas zonjës Kaçi në raportimin në Kuvend, gjatë vitit 2023, rezulton se rreth 25% e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara, ose të paidentifikuara, nuk janë paguar drejtpërdrejtë nga shoqëritë e sigurimit. Dëmet pezull të fondit të kompensimit, në fund të vitit 2023, rezultojnë në numër 477 dëme dhe me vlerë prej 843 milionë lekë. Dhe duhet theksuar se pjesa më e madhe e dëmeve pezull janë në proces gjyqësor (64% të totalit).
    “Problemi kryesor vjen nga përbërja e kësaj strukture. Anëtarë të Byrosë janë drejtuesit e kompanive të sigurimit. Shteti i ka lënë një pavarësi Byrosë të pashpjegueshme. Kjo varësi nga lojtarët e tregut ka sjellë që edhe dëmshpërblimet të zvarriten për vite me radhë”, citojmë KLSH në një raport të kohëve të fundit.
    Problematike shfaqet situata edhe lidhur me saktësinë e raportimit dhe ecurinë e pagesave të bëra nga shoqëritë e sigurimit. Në vijim të detyrimit të tyre për derdhjen në llogari të pjesës respektive të fondit, kompanitë e sigurimit nuk rezultojnë të bashkëlidhin në formatet respektive të raportimit edhe dokumentet Bre (bank statement) që justifikojnë ecurinë e këtij fondi në aspekt të kontributeve, dhe pagesave për të likuiduar detyrimet e të dëmtuarve.
    Kjo byro nuk pyet për AMF, është ‘shtet’ më vete.  “Në mbledhjen e BSHS-së datë 5.02.2019 është vendosur që masa e kontributit për fondin e kompensimit të vitit 2020 të jete 311,215,112 lekë. Megjithatë, në shkresën datë 11.12.2019 të AMF është konstatuar se në raportimin e byrosë si referencë në analizë është marrë fondi i miratuar nga Asambleja dhe jo nga Autoriteti”, raporton KLSH.

    Dhe si përfundim, pronarët e mjeteve duhet të vazhdojnë të paguajnë policën e sigurimit sa të duan kompanitë e sigurimit, apo duhet ndalur ky veprim i paligjshëm?
    Njëra rrugë është dërgimi i rregullores “Kaçi” në gjykatë, ku të kërkohet pavlefshmëria, sepse nuk mbështetet në ligj. Po ashtu, mund të bëhet një kallëzim penal për mashtrim për kompanitë dhe për AMF.

  • SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

    SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

    Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë e BE. Tani, përfaqësuesit e SHBA dhe Kinës kanë rënë dakord të lehtësojnë tarifat.
    Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Ministri i Tregtisë i SHBA, Howard Lutnick, konfirmoi në një intervistë me agjencinë financiare të lajmeve Bloomberg se marrëveshja me Kinën ishte nënshkruar. Sipas tij, Kina do të furnizojë SHBA me metale të rralla dhe SHBA do t’u japë fund kundërmasave të saj.

    Sipas Ministrisë së Tregtisë në Pekin, Kina do të shqyrtojë aplikimet për eksport për “produkte të kontrolluara” dhe do të miratojë ato që përputhen me rregulloret. Në këmbim, SHBA thuhet se do të heqë një sërë “masash kufizuese” kundër Kinës.
    Trumpi nuk përmend detaje
    Pak para konfirmimit të Lutnick-ut, Presidenti i SHBA, Donald Trump, kishte pohuar se ishte nënshkruar një marrëveshje me Kinën, por la shumë pyetje pa përgjigje. “Vetëm dje nënshkruam me Kinën,” deklaroi republikani në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk ofroi detaje të mëtejshme. Vërejtja erdhi kur Trumpi foli për “marrëveshje” me vende të tjera. Ai gjithashtu la të kuptojë se “ndoshta” mund të ketë një “marrëveshje të madhe” me Indinë.
    Konflikti i zgjatur tregtar midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po e mban ekonominë globale në ankth. Ndërkohë, Trumpi kishte rritur tarifat ndëshkuese doganore për importet kineze në SHBA në disa faza deri në 145%. Pekini, nga ana e tij, ishte përgjigjur me tarifa prej 125% dhe kishte futur kontrolle eksporti mbi metalet e rralla të rëndësishme industriale dhe magnetet e bëra prej tyre. Kina ka thuajse një monopol mbi këto lëndë të para.
    SHBA, nga ana tjetër, vendosën kufizime eksporti për teknologji të rëndësishme, siç janë softuerët e gjysëmpërçuesve të kompjuterave dhe komponentët e aviacionit, për të cilat Kina vazhdon të mbështetet te prodhuesit e huaj.
    Metalet e rralla kundrejt produkteve të teknologjisë së lartë
    Për shkak të kufizimeve të eksportit të Kinës mbi metalet e rralla, industria jashtë Republikës Popullore u vu kohët e fundit nën presion të fortë. Masat e Pekinit i prekën të gjitha vendet, jo vetëm SHBA. Edhe në Gjermani, kompanitë në sektorët e automobilave dhe inxhinierisë mekanike, për shembull, janë të shqetësuara për furnizimin me metale të rëndësishme, që përdoren ndër të tjera, te sensorët dhe motorët elektrikë.
    Kina i justifikoi kontrollet duke pretenduar se lëndët e para janë mallra për përdorim civil, por edhe për përdorim ushtarak. Kompanitë u ankuan se Ministrisë Kineze të Tregtisë i duhej shumë kohë për të përpunuar aplikimet, pa asnjë garanci se ato do të miratoheshin. Shqetësimet u rritën se mund të pasonte ndërprerja e prodhimit.
    Ministria e Tregtisë e Kinës ka theksuar vazhdimisht se kishte miratuar tashmë aplikime, për shembull, për kompanitë e BE, dhe se donte ta përshpejtonte procesin./DW

  • Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori

    Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori

    Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike.
    Kompanitë e përmendura dhe “riciklimi” i administratorëve

    Një nga rastet më të përfolura është ai i kompanisë “Masabi Fruit”, e cila në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë. Edhe pse Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga drejtimi i kompanisë, ajo nuk ndërpreu aktivitetin. U regjistrua me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau, duke e ruajtur strukturën thelbësore të funksionimit.
    Një tjetër kompani, “Zico Sha”, e njohur edhe si “Bana King LLC”, u përfshi në një sekuestrim droge në nëntor 2022. Aksioneri i saj, Trifon Murataj, u largua përkohësisht nga regjistrat zyrtarë për shkak të hetimeve, por u rikthye disa muaj më vonë. Ndërkohë, kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe zgjeroi aktivitetin me mish të ngrirë nga Brazili.

    Sipas raportit të C4ADS, përveç një përjashtimi të vetëm, të gjitha kompanitë shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë lidhur me dërgesa të kapura me kokainë që nga viti 2022. Një praktikë e përsëritur është “pastrimi i figurave”: administratorët largohen përkohësisht pas hetimeve apo ndalimeve dhe më pas rikthehen në skenë, shpesh në rolin e të tretëve ose përmes strukturave të reja ligjore.
    Trifon Murataj është një nga figurat më domethënëse në këtë skemë. Sipas burimeve zyrtare, ai ka qenë subjekt i një urdhër-arresti në Shqipëri pas kapjes së një kontejneri me kokainë në Puerto Bolívar, por pavarësisht kësaj, rezulton se në gusht 2023 ai u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë. Dyshohet gjithashtu se vazhdon të veprojë nga New Jersey, SHBA, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë “Vision 22 LLC”.
    Rrjetet shqiptare në Ekuador: Nga burgu drejt tregtisë globale
    Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara. Një prej tyre është Dritan Rexhepi, i cili njihet si një nga baronët shqiptarë më të fuqishëm të trafikut të kokainës. I arratisur disa herë nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë, Rexhepi u vendos në Ekuador në vitin 2012 dhe u arrestua në 2014 për trafik droge.

    Pavarësisht ndalimit, ai arriti të ndërtonte lidhje me kartelin ekuadorian “Los Choneros”, dhe drejtonte rrjetin e trafikut nga burgu Latacunga. Në vitin 2021, ai përfitoi masën e arrestit shtëpiak, nga i cili më pas u arratis, duke përdorur nënshkrime të falsifikuara. Mediat lokale zbuluan më vonë se autoritetet ekuadoriane ishin mashtruar për vendndodhjen e tij.

    Rasti i tij u denoncua publikisht në prill 2023 nga ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë më vonë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion zyrtar dhe publikoi një investigim të detajuar për veprimtarinë e Rexhepit. Ky veprim çoi në shpalljen e tij si i arratisur nga autoritetet ekuadoriane dhe më pas në arrestimin e tij në Turqi në fund të vitit 2023.
    Dritan Gjika dhe katër tonë kokainë në muaj
    Një tjetër emër i rëndësishëm është Dritan Gjika, për të cilin organizata ndërkombëtare GI-TOC (Global Initiative Against Transnational Organized Crime) raporton se drejtonte një strukturë që sillte deri në 4 tonë kokainë në muaj nga Kolumbia, përmes Ekuadorit, drejt Europës.

    Ai operonte nën mbulesën e dymbëdhjetë kompanive të regjistruara ligjërisht, kryesisht në fushën e pasurive të paluajtshme dhe tregtisë së frutave, në bashkëpunim me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i cili u vra në rrethana të paqarta në vitin 2023.

  • Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave/ Pasoja të rënda për banorët

    Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave/ Pasoja të rënda për banorët

    Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e madhe për banorët e zonës.
    Por paralelisht me aktivitetin ekonomik, miniera është kthyer tashmë në një kosto të lartë për mjedisin dhe shëndetin e banorëve.
    Bashkia e Bulqizës e konsideron aktivitetin minerar si ndotësin më të madh të ajrit dhe të ujërave në zonë. Situata është rënduar edhe më tej për shkak të mungesës së kontrollit të lejeve mjedisore, të cilat sipas Bashkisë, u lejojnë kompanive minerare që të mos respektojnë as standardet më minimale të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të punonjësve.
    Bashkia e Bulqizës rendit si probleme kryesore ndotjen e ajrit për shkak të shpërthimeve apo përhapjes së pluhurave minerarë si dhe ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore.
    “Shpesh kompanitë minerare derdhin mbetje të rrezikshme në përrenj apo lumenj. Ka raste të kontaminimit të ujit të pijshëm me metale të rënda si kromi haksavalent, një përbërës mjaft toksik,” tha Bashkia në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi nga BIRN.
    Miniera e Bulqizës e ka filluar aktivitetin në vitin 1948 dhe kulmi i shfrytëzimit të saj është shënuar gjatë regjimit komunist në vitet ’80. Pas viteve ’90, dhjetra kompani të ndryshme përfituan leje minerare për shfrytëzimin e kromit, ndonëse investimet në teknologji dhe në rehabilitimin mjedisor ishin të pakëta.
    Mjeku Fatos Hoxha i tha BIRN se ajri në zonën e Bulqizës është i ndotur nga pluhuri minerar dhe gazrat që lëshohen nga makineritë dhe mjetet e transportit.
    “Pluhuri që del nga shpërthimet në minierë përhapet në ajër dhe depërton në mushkëritë e njerëzve, duke shkaktuar sëmundje respiratore si astma, bronkiti, madje probleme më të rënda,” tha mjeku Hoxha.
    “Për fat të keq, shumë banorë janë të ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre ndotësve pa asnjë masë mbrojtëse,” shtoi ai.
    Danjel Bica kryetar i Shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisorë” thotë se aktiviteti i pandalshëm minerar ka shkaktuar ndotje të ujit dhe të tokës. Sipas tij, për nxjerrjen e kromit në galeri përdoren ujëra, që më pas përzjehen me lëndë të rrezikshme dhe derdhen në natyrë pa asnjë trajtim.
    “Këto ujëra ndotin zallin e Bulqizës me substanca toksike, duke e bërë atë të papërshtatshëm për bujqësinë,” tha ai.
    Ndërkohë, vijon Bica, peizazhi natyror i Bulqizës është gjithëashtu tejet i dëmtuar.
    “Terreni në gjithë faqen jugore të Bulqizës, ku janë hapur galeri të shumta, është shkatërruar si pasojë e hedhjes së pakontrolluar të mbetjeve minerare, që dalin nga këto galeri. Kjo jo vetëm që ka shkatërruar bukuritë natyrore të zonës, por ndikon edhe në zhdukjen e shumë specieve të bimëve dhe kafshëve, që jetonin në këtë ekosistem,” shtoi ai.
    Edhe avokati Durim Balla, ish- drejtues i komunës së Zerqanit thekson se problemi i ndotjes minerare në Bulqizë mbetet një problem alarmant. Sipas Ballës, në vend që të forcohet zbatimi i ligjit ka ndodhur e kundërta, duke i hequr kompetencat e kontrollit nga pushteti vendor dhe duke i përqendruar ato në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Dibër.
    “Kjo ka minimizuar dukshëm zbatimin e standarteve ekologjike nga kompanitë minerare,” theksoi Balla.
    Seit Paci, një inxhinier miniere thotë se puna në minierë është e vështirë dhe kërkon pajisje teknologjike të avancuara, të cilat kushtojnë. Paci vëren gjithashtu se hapja e dhjetra galerive nga kompanitë ka bërë që ndotja minerare ta kërcënojë dukshëm ekosistemin e zonës.
    “Gjithsesi, për të përballuar këtë situatë mbetet e domosdoshme që autoritetet të forcojnë ligjet për mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurojnë që kompanitë minerare të respektojnë standartet ekologjike,” thotë inxhinier Paci.
    Ai theksoi se ka ardhur koha që të investohet për pastrimin e zonave të ndotura, trajtimin e ujërave të ndotur dhe rehabilitimin e tokës – ndërkohë që banorët duhet të informohen për rreziqet ndaj shëndetit.
    /BIRN/

  • Kompanitë kineze diskutojnë investime të reja në Serbi

    Kompanitë kineze diskutojnë investime të reja në Serbi

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ekonomisë e Serbisë, Adrijana Mesaroviq, u takua me përfaqësues të kompanive kineze GEB – Shandong Golden Empire Precision Machinery Technology dhe MINTH, për të diskutuar mbi investime të reja në Serbi.Pas takimit me përfaqësuesit e MINTH, Mesaroviq tha se kompania punëson rreth 3,000 persona në Serbi dhe se, pas ndërtimit të fabrikave në qytetet Sabac dhe Loznicë, po synon të ndërtojë kapacitete të reja edhe në pjesë të tjera të vendit.Ajo shtoi gjithashtu se kompania GEB planifikon ndërtimin e një fabrike për të përmbushur nevojat e prodhuesit të njohur të makinave BMW, dhe se Serbia është një prej vendeve të mundshme për këtë investim.Mesaroviq shpreson se Serbia do të marrë së shpejti një lajm të mirë lidhur me këtë investim në shkallë të gjerë, gjë që, sipas saj, do të konfirmojë edhe një herë se kompanitë e mëdha ndërkombëtare zgjedhin Serbinë si vend investimi.Kjo, shtoi ajo, është dëshmi e stabilitetit dhe e politikës së suksesshme ekonomike të ndjekur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e Serbisë. Ministria e Ekonomisë, tha më tej Mesaroviq, vazhdon të mbështesë investitorët dhe të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së Serbisë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

    Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

    Shqipëria do të përballet sme Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Kjo ndeshje do të luhet sot prej orës 20:45.

    Kompanitë e basteve kanë kuotuar këtë përballje, që do të luhet në “Arenën Kombëtare”. Serbia konsiderohet favorite për fitoren, me koeficientin 2.25.
    Fitorja e Shqipërisë ndërkohë është me koeficientin 3.7. Barazimit i është lënë mesatarisht kuota 2.9.

     

  • Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

    Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Pas disa vitesh situate stanjative të shkaktuara kryesisht nga rënia e popullsisë dhe, rrjedhimisht, rënia e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare, kompanitë që operojnë në këtë treg siguruan të ardhura më të larta gjatë vitit 2024, një situatë që sugjeron se kompanitë mund të kenë qenë në gjendje të shesin me çmime më të larta te një numër më i vogël klientësh. Gjithsesi, ky inflacion, i cili u vu re edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, institucion që njoftoi hapjen e hetimeve ndaj kompanive për shkak të dyshimeve se i kanë rritur çmimet në mënyrë të koordinuar, nuk është vënë re nga Instituti i Statistikave, i cili ka vlerësuar se çmimet në grupin “Komunikimi” nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim dramatik, jo vetëm gjatë vitit 2024 por edhe përgjatë të pesë viteve të fundit.
    Të dhënat mbi volumin e komunikimit, të ardhurat e kompanive dhe numrin e përdoruesve aktivë u publikuan së fundmi nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare në raportin vjetor të këtij institucioni të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Të dhënat e përdoruesve të kartave SIM, të cilat janë unike për çdo pajisje që lidhet në rrjetin e telefonisë celulare, duket se tregojnë edhe rënien e popullsisë prezente në Shqipëri, ku një rënie e konsiderueshme vërehet në vitet 2023 e 2024.
    Më pak klientë, më shumë të ardhura

    Dy kompanitë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme që veprojnë aktualisht në Shqipëri, Vodafone Albania dhe One patën të ardhura në masën 28 miliardë lekë gjatë vitit 2024, thuhet në raportin e AKEP për parlamentin. Në krahasim me vitin 2023, të ardhurat janë rritur me 10% ose 4 miliardë lekë. Të ardhurat e operatorëve të tregut nuk u rritën në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 dhe patën shënuar një rritje minimale prej 2.7% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021.
    Ndryshe nga të ardhurat, numri i klientëve që kompanitë u kanë shërbyer ka ardhur në rënie. Në vitin 2023, kartat aktive ranë me 6% ndërsa në vitin 2024 ranë edhe me 4.8% të tjera.
    Në vitin 2024, në Shqipëri pati afërsisht 2.49 milionë karta SIM aktive. Kompanitë klasifikojnë si “aktive” kartat që kryejnë së paku një lidhje në rrjet përgjatë një periudhe të caktuar.
    Në krahasim me vitin 2023, numri i kartave aktive ka rënë me 126 mijë ose 4.8% ndërsa në krahasim me vitin 2023, rënia ka qenë 294 mijë karta sim ose 10%. Rënia e numrit të përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare mund të shërbejë si tregues indirekt i popullsisë prezente në vend por duke marrë parasysh se shumë qytetarë mbajnë në përdorim më shumë se sa një telefon celular, të dhënat nuk japin një tablo shumë koncize.
    Kompanitë celulare gjithsesi ia kanë dalë që, gjatë viteve të mëparshme të shmangin rënien e të ardhurave përmes rritjes së arkëtimeve nga një numër më i vogël klientësh ndërsa gjatë vitit të kaluar, ia kanë dalë të rrisin të ardhurat pavarësisht rënies. Kështu, të ardhurat e dy operatorëve të pjesëtuar për numrin e kartave SIM aktive tregojnë se të ardhurat mesatare për përdorues u rritën me 15.6% gjatë vitit të kaluar dhe 6.4% në vitin 2023. Në total, secili prej përdoruesve aktivë në vitin 2024 pagoi pak më shumë se 11 mijë lekë (rreth 110 euro) për shërbimet e telefonisë celulare ndërsa në vitin 2023 pati paguar 9700 lekë ose rreth 97 euro.
    AKEP thotë në raportin e vet vjetor se ulja e numrit të operatorëve nga 3 në 2 pas bashkimit të Albtelecom me One, “kanë sjellë efekte edhe në aspektin e tarifimit të shërbimeve me pakicë”, por nuk jep të dhëna mbi rritjen e perceptuar të çmimeve pas bashkimit.

    “AKEP e ka monitoruar në vijimësi njoftimin e ndryshimeve të planeve tarifore të sipërmarrësve mobile dhe, në kuadër të bashkëpunimit dhe kërkesave të Autoritetit të Konkurrencës, ka përcjellë pranë këtij të fundit njoftimet dhe përmbledhjen e planeve tarifore të njoftuara pranë AKEP,” thuhet në raport.
    “Në ndryshim nga periudhat pararendëse vërehet se pas bashkimit me përthithje të One Telecommunications me Albtelecom, përgjatë periudhës 2023 – 2024 ka pasur një reduktim të konsiderueshëm të numrit të paketave ekzistuese të këtyre sipërmarrësve, sjellje kjo e vërejtur edhe tek sipërmarrësi Vodafone Albania. Ndryshimet në planet tarifore të ofruara për pajtimtarët fundorë janë reflektuar në uljen e numrit të planeve tarifore dhe larmishmërisë së tyre, veçanërisht tek pajtimtarët me parapagesë,” thuhet në raport.
    Në total, kostoja e shërbimeve të komunikimit, ku përfshihen celularët, telefonia fikse dhe interneti, ishte 39.3 miliardë lekë për vitin 2024, me një rritje prej 5.3% kundrejt vitit paraardhës.
    Në shkurt, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka vendosur në “hetim paraprak” kompanitë Vodafone dhe One për tregun me pakicë “nisur nga disa ankesa […] mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë”. Hetimi do të shqyrtojë sjelljen e kompanive për periudhën 1 janar 2022, 31 dhjetor 2024. Në rast se gjenden fajtore, Autoriteti ka të drejtë të gjobisë kompanitë me 2 deri në 10% të xhiros vjetore. Kompanitë në fjalë janë vënë shpesh nën hetime në të shkuarën. Në vitin 2017, tre kompani të pranishme në treg vendosën brenda një jave paketa thuajse identike në çmime dhe në sasi. AMC dhe Vodafone kanë qenë kompanitë e para të gjobitura për abuzime me pozicionin dominues nga Autoriteti i Konkurrencës dy dekada më parë. Në atë kohë, dy kompanitë, Vodafone dhe AMC, arrinin të siguronin gati gjysmë miliardi euro të ardhura në vit, të vjela nga një ekonomi që ishte disa herë më e vogël se sa sot. Në atë kohë,  Vodafone e AMC realizonin norma fitim neto kundrejt të ardhurave 50 apo 60%.
    Disa masa rregullatore pas vitit 2009 si dhe hapja e konkurrencës me hyrjen në treg të kompanisë Plus solli dobësimin e aftësisë së këtyre kompanive për të dominuar tregun. Shërbimet celulare aktualisht i kushtojnë shqiptarëve 28 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e asaj që kushtonte në vitin 2008.

    Marrë nga BIRN

    bashkimi

    fund2

    fund1

    ardhura

  • “Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit: Ja si kompanitë e tyre të armëve kanë ndihmuar Ukrainën

    “Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit: Ja si kompanitë e tyre të armëve kanë ndihmuar Ukrainën

    Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka akuzuar kompanitë serbe të mbrojtjes për përdorim të dokumentacionit të rremë dhe palëve të treta për të dërguar fshehurazi predha artilerie, raketa dhe municione për armë të vogla në Ukrainë.
    Agjencia e bëri këtë akuzë në një deklaratë të botuar në faqen e saj të internetit të mërkurën, me titull “Industria Serbe e Mbrojtjes po përpiqet ta qëllojë Rusinë pas shpine”. “Sipas informacionit të marrë nga SVR, firmat serbe të mbrojtjes vazhdojnë të furnizojnë me municion Kievin, në shkelje të ‘neutralitetit’ të deklaruar nga Beogradi”, thuhet në deklaratë.
    SVR pretendoi se kompanitë serbe kanë përdorur “certifikata të rreme të përdoruesit fundor” për të transportuar armë përmes Polonisë, Republikës Çeke, Bullgarisë dhe vendeve të tjera të NATO-s, si dhe shteteve afrikane të paspecifikuara. Këto armë, tha agjencia, më vonë u shfaqën në Ukrainë. Sipas SVR-së, 100,000 raketa dhe predha, së bashku me një milion fishekë armësh të vogla, janë transferuar në këtë mënyrë. Prodhuesit kryesorë të armëve serbe, përfshirë kompaninë shtetërore Yugoimport-SDPR, dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në skemë.
    “Duket se dëshira e firmave serbe të mbrojtjes dhe mbështetësve të tyre për të përfituar nga gjakderdhja midis kombeve vëllazërore sllave i ka bërë ata të harrojnë se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe cilët janë armiqtë e tyre”, deklaroi SVR.
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se kishte diskutuar eksportet e municioneve gjatë një takimi me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në maj. “Ne kemi formuar një grup pune me partnerët tanë rusë për të përcaktuar faktet”, i tha ai transmetuesit RTS.
    Duke komentuar mbi pretendimet e SVR-së, Vuçiç pohoi se “disa nga deklaratat që janë bërë nuk janë të vërteta”.
    “Për shembull, ata pretendojnë se ka një kontratë me Republikën Çeke. Megjithatë, nuk është lëshuar asnjë leje dhe nuk janë dorëzuar raketa”, tha ai. “Sigurisht që do të lëshoj një urdhër dhe një paralajmërim se nëse ka ndonjë dyshim për abuzim me të ashtuquajturat politika të përdoruesit fundor –domethënë, dërgimi i municioneve në zonat e luftës – duhet të informohemi menjëherë.” Vuçiç theksoi se Serbia mban “marrëdhënie të mira” si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën.

  • Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

    Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

    Bota E Enjte, 29 Maj 2025 20:18
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine sllavët”. Përmes një deklarate me tone shumë të ashpra, thuhet se agjentët rusë kanë arritur të konfirmojnë faktin që kompanitë serbe të mbrojtjes kanë vazhduar të furnizojnë Ukrainën me municione, pavarësisht neutralitetit ushtarak të deklaruar nga Beogradi.
    Skema e përdorur nga Serbia për kamuflim, sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, konsiston në përdorimin e certifikatave false të përdoruesit fundor, mes tyre dhe vende të NATO-s që shfaqen shpesh si Polonia, Çekia dhe Bullgaria. Moska e konsideron veprimin e Beogradit, që ka dërguar për forcat e Kievit raketa, abusë dhe mbi një milionë fishekë, si një mbështetje për synimet e Europës për një disfatë strategjike të Rusisë.

    “Nuk ka gjasa që dërgesa të tilla të justifikohen nga ‘konsiderata humanitare’. Ata kanë një qëllim të qartë – të vrasin dhe gjymtojnë personelin ushtarak rus dhe popullsinë civile të Rusisë”, deklaroi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë. Më pas përmenden me emër të gjitha kompanitë e industrisë së mbrojtjes serbe, të cilat akuzohen se po marrin pjesë në atë që Rusia e quan “rrip transportues të vdekjes”.

  • Kompanitë evropiane ulin kostot dhe zvogëlojnë investimet në Kinë

    Kompanitë evropiane ulin kostot dhe zvogëlojnë investimet në Kinë

    Kompanitë evropiane po ulin kostot dhe po zvogëlojnë planet e investimeve në Kinë, ndërsa ekonomia e saj ngadalësohet dhe konkurrenca e ashpër ul çmimet, sipas një ankete vjetore të publikuar të mërkurën.

    Sfidat pasqyrojnë sfida më të gjera me të cilat përballet ekonomia kineze e goditur nga një krizë e zgjatur e pasurive të paluajtshme që ka dëmtuar shpenzimet e konsumatorëve. Pekini përballet gjithashtu me reagime gjithnjë e në rritje nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të rritjes së eksporteve.

    “Tabloja është përkeqësuar në shumë metrika kyçe”, tha Dhoma e Tregtisë e Bashkimit Evropian në Kinë në hyrje të Anketës së Besimit të Biznesit 2025.

    Të njëjtat forca që po nxisin eksportet kineze po e përkeqësojnë perspektivën e biznesit në tregun kinez. Kompanitë kineze, shpesh të joshura nga subvencionet qeveritare, kanë investuar aq shumë në industri të synuara, siç janë automjetet elektrike, saqë kapaciteti i fabrikave e tejkalon shumë kërkesën.

    Kapaciteti i tepërt ka rezultuar në luftëra të ashpra çmimesh që kanë ulur fitimet dhe një shtytje paralele të kompanive drejt tregjeve të huaja.

    Në Evropë, kjo ka krijuar frikë se importet në rritje nga Kina mund të dëmtojnë fabrikat e saj dhe punëtorët që ato punësojnë. BE-ja vendosi tarifa për automjetet elektrike kineze vitin e kaluar, duke thënë se Kina kishte subvencionuar padrejtësisht prodhimin e automjeteve elektrike.

    “Mendoj se ekziston një perceptim i qartë se përfitimet e marrëdhënieve dypalëshe tregtare dhe investuese nuk po shpërndahen në mënyrë të barabartë”, u tha gazetarëve në fillim të kësaj jave Jens Eskelund, president i Dhomës së BE-së në Kinë.

    Ai duartrokiti përpjekjet e Kinës për të rritur shpenzimet e konsumatorëve, por tha se qeveria duhet gjithashtu të ndërmarrë hapa për të siguruar që rritja e furnizimit të mos e tejkalojë atë të kërkesës.

    Rezultatet e anketës tregojnë se presioni në rënie mbi fitimet është rritur gjatë vitit të kaluar dhe se rënia e besimit të biznesit ende nuk ka arritur pikën më të ulët, tha Eskelund. Rreth 500 kompani anëtare iu përgjigjën anketës midis mesit të janarit dhe mesit të shkurtit.

    “Është shumë e vështirë për të gjithë tani në një mjedis me marzhe në rënie”, tha ai.