Tag: kompanitë

  • Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë!

    Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë!

    Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të pasagjerëve, me një tarifë prej 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave të biletës në sistemin e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU), që do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. 
    Duke marrë në konsideratë që, sipas INSTAT në vitin 2024 kanë hyrë dhe kanë dalë nga ajri dhe nga deti 12,3 mln pasagjerë vendas dhe të huaj, llogaritet që vetëm kompanitë ajrore dhe detare të pasagjerëve do të nisin t’i paguajnë shtetit shqiptar rreth 25 mln euro në vit apo gati 2.1 mln euro në muaj tarifë për transmetimin e të dhënave për pasagjerët. 
    Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve. Mbetet në dorë të kompanive, nëse këtë kosto shtesë prej 200 lekësh për pasagjer do e transferojnë në çmimin e biletave, apo do e mbajnë vetë. 
    Detyrimi për transmetimin e të dhënave përcaktohet në ligjin “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 26 Qershor 2025. Ligji është përafruar me direktivën 2004/82 KE të Këshillit të Evropian të datës 29 prill 2004, “Për detyrimin e transmetimit të të dhënave të pasagjerit. 
    Sipas ligjit të miratuar të gjitha subjektet e licencuara për transport pasagjerësh në tokë, ajër dhe det do të çojnë të detajuar informacionet e pasagjerëve nga rezervimet e biletave në një sistem të unifikuar që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU). Sistemi do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. 
    Ligji përcakton në mënyrë të detajuar se çdo transportues, që nënkupton operatorët e lincesuar për 3 llojet e transportit të udhëtarëve, përfshirë ata ajror, ujor dhe tokësor në SIU do të transmetojnë të paktën 3 herë në ditë të dhënat e udhëtimit të pasagjerëve. 
    Të dhënat e pasagjerit do të përmbajnë emër- mbiemër, datë rezervimi dhe lëshimi të biletës, adresë elektronike dhe numër telefoni, informacione për bagazhin, mënyrën si është bërë pagesa për biletën, statusin e check in-it, mosparaqitjen për check in-in ku është biletë pa rezervim etj. 
    Të gjitha këto të dhëna nga kompanitë ajrore, detare dhe ato të transportit rrugor të udhëtarëve do të dërgohen drejt Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimeve 24 deri 48 orë para nisjes së udhëtimit. Më pas do të dërgohen të dhënat e pasagjerëve 60 dhe 180 minuta para nisjes së mjetit ajror, ndërsa mjetet ujore dhe rrugore do t’i nisin vetëm 60 minuta para nisjes. 
    Së treti të dhënat e pasagjerëve do të transmetohen pasi kanë përfunduar procedurat e imbarkimit dhe nuk mund të ndryshojnë dokumentet e udhëtimit të pasagjerëve. 
    Ligji përcakton se transportuesi ose operatori ekonomik i tij, që dërgon të dhënat në sistemet e përpunimit të të dhënave të SIU-t, paguan një tarifë për këtë qëllim, që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 
    Monitor kontaktoi Ministrinë e Brendshme për të sqaruar se nga kush do të paguhet kjo tarifë dhe arsyet e transmetimit të të dhënave. Ministria e Brendshme shpjegoi se tarifa do të paguhet nga kompanitë dhe shërben për transmetimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në SIU, një sistem i domosdoshëm për shtetin shqiptar për të parandaluar fenomene kriminale. 
    “Tarifa për transmetimin e informacionit të pasagjerit, e parashikuar në ligjin 38/2025 “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, paguhet nga transportuesit (kompanitë e transportit ajror, detar, tokësor) për çdo pasagjer, dhe i shërben mbulimit të kostove teknike për procesin e transmetimit të të dhënave, i cili është i domosdoshëm për shtetin shqiptar, pasi ndihmon në: Identifikimin e rreziqeve apo kërcënimeve ndaj sigurisë, të panjohura më parë; zbulimin apo ndjekjen e rrjeteve apo veprimtarive kriminale ndërkombëtare; rreziqe të tjera ndaj sigurisë kufitare; si dhe identifikimin dhe ndalimin e kriminelëve ndërkombëtarë dhe kërcënime të tjera, gjatë kalimeve kufitare”. 
    BE e mbulon vetë, Në Shqipëri a do të transferohet kjo kosto në çmimin e biletës 
    Të dhënat sipas përcaktimeve në ligj, do të ruhen deri në 5 vjet në sistemin SIU që menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe shërben për çështje sigurie, por meqë kjo tarifë do të paguhet nga transportuesi, a do të këtë kosto shtesë te bileta e udhëtarëve? 
    Nëpërmjet këtij ligji qeveria synon të mbledhë në një server inteligjent të dhënat e biletave të udhëtareve në hyrje dhe dalje të Shqipërisë, në një sistem që kostoja e transmetimit do të mbulohet nga tarifa që do të paguajnë kompanitë për çdo pasagjer që kanë transportuar në dalje dhe hyrje të Shqipërisë. 
    Në Bashkimin Europian kompanitë e pasagjerëve kanë detyrimin e transmetimit të të dhënave, por transmetimi i të dhënave është detyrim pa tarifë, dhe kostot mbulohen nga shteti ose fondet e BE-së.  Përvoja ka treguar që çdo kosto shtesë që i vendoset kompanive normalisht këta të fundit e kalojnë në tarifa për pasagjerët./ Monitor 

  • Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë! Në vendet e BE e mbulon shteti

    Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë! Në vendet e BE e mbulon shteti

    Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të pasagjerëve, me një tarifë prej 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave të biletës në sistemin e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU), që do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

    Duke marrë në konsideratë që, sipas INSTAT në vitin 2024 kanë hyrë dhe kanë dalë nga ajri dhe nga deti 12,3 mln pasagjerë vendas dhe të huaj, llogaritet që vetëm kompanitë ajrore dhe detare të pasagjerëve do të nisin t’i paguajnë shtetit shqiptar rreth 25 mln euro në vit apo gati 2.1 mln euro në muaj tarifë për transmetimin e të dhënave për pasagjerët.

    Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve. Mbetet në dorë të kompanive, nëse këtë kosto shtesë prej 200 lekësh për pasagjer do e transferojnë në çmimin e biletave, apo do e mbajnë vetë.

    Detyrimi për transmetimin e të dhënave përcaktohet në ligjin “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 26 Qershor 2025. Ligji është përafruar me direktivën 2004/82 KE të Këshillit të Evropian të datës 29 prill 2004, “Për detyrimin e transmetimit të të dhënave të pasagjerit.

    Sipas ligjit të miratuar të gjitha subjektet e licencuara për transport pasagjerësh në tokë, ajër dhe det do të çojnë të detajuar informacionet e pasagjerëve nga rezervimet e biletave në një sistem të unifikuar që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU). Sistemi do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

    Ligji përcakton në mënyrë të detajuar se çdo transportues, që nënkupton operatorët e lincesuar për 3 llojet e transportit të udhëtarëve, përfshirë ata ajror, ujor dhe tokësor në SIU do të transmetojnë të paktën 3 herë në ditë të dhënat e udhëtimit të pasagjerëve.

    Të dhënat e pasagjerit do të përmbajnë emër- mbiemër, datë rezervimi dhe lëshimi të biletës, adresë elektronike dhe numër telefoni, informacione për bagazhin, mënyrën si është bërë pagesa për biletën, statusin e check in-it, mosparaqitjen për check in-in ku është biletë pa rezervim etj.

    Të gjitha këto të dhëna nga kompanitë ajrore, detare dhe ato të transportit rrugor të udhëtarëve do të dërgohen drejt Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimeve 24 deri 48 orë para nisjes së udhëtimit. Më pas do të dërgohen të dhënat e pasagjerëve 60 dhe 180 minuta para nisjes së mjetit ajror, ndërsa mjetet ujore dhe rrugore do t’i nisin vetëm 60 minuta para nisjes.

    Së treti të dhënat e pasagjerëve do të transmetohen pasi kanë përfunduar procedurat e imbarkimit dhe nuk mund të ndryshojnë dokumentet e udhëtimit të pasagjerëve.

    Ligji përcakton se transportuesi ose operatori ekonomik i tij, që dërgon të dhënat në sistemet e përpunimit të të dhënave të SIU-t, paguan një tarifë për këtë qëllim, që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Këshilli i Ministrave me vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit, që tashmë ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, ka përcaktuar se kjo tarifë do të jetë 200 lekë për pasagjer. Pra do të jenë kompanitë private që do të paguajnë tarifë 200 lekë për çdo pasagjer që kanë transportuar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në muajin paraardhës.

    Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse të rishikueshme çdo 3 (tre) vjet.

    Monitor kontaktoi Ministrinë e Brendshme për të sqaruar se nga kush do të paguhet kjo tarifë dhe arsyet e transmetimit të të dhënave. Ministria e Brendshme shpjegoi se tarifa do të paguhet nga kompanitë dhe shërben për transmetimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në SIU, një sistem i domosdoshëm për shtetin shqiptar për të parandaluar fenomene kriminale.

    “Tarifa për transmetimin e informacionit të pasagjerit, e parashikuar në ligjin 38/2025 “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, paguhet nga transportuesit (kompanitë e transportit ajror, detar, tokësor) për çdo pasagjer, dhe i shërben mbulimit të kostove teknike për procesin e transmetimit të të dhënave, i cili është i domosdoshëm për shtetin shqiptar, pasi ndihmon në: Identifikimin e rreziqeve apo kërcënimeve ndaj sigurisë, të panjohura më parë; zbulimin apo ndjekjen e rrjeteve apo veprimtarive kriminale ndërkombëtare; rreziqe të tjera ndaj sigurisë kufitare; si dhe identifikimin dhe ndalimin e kriminelëve ndërkombëtarë dhe kërcënime të tjera, gjatë kalimeve kufitare”.

    BE e mbulon vetë, Në Shqipëri a do të transferohet kjo kosto në çmimin e biletës

    Të dhënat sipas përcaktimeve në ligj, do të ruhen deri në 5 vjet në sistemin SIU që menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe shërben për çështje sigurie, por meqë kjo tarifë do të paguhet nga transportuesi, a do të këtë kosto shtesë te bileta e udhëtarëve?

    Nëpërmjet këtij ligji qeveria synon të mbledhë në një server inteligjent të dhënat e biletave të udhëtareve në hyrje dhe dalje të Shqipërisë, në një sistem që kostoja e transmetimit do të mbulohet nga tarifa që do të paguajnë kompanitë për çdo pasagjer që kanë transportuar në dalje dhe hyrje të Shqipërisë.

    Në Bashkimin Europian kompanitë e pasagjerëve kanë detyrimin e transmetimit të të dhënave, por transmetimi i të dhënave është detyrim pa tarifë, dhe kostot mbulohen nga shteti ose fondet e BE-së.

    Përvoja ka treguar që çdo kosto shtesë që i vendoset kompanive normalisht këta të fundit e kalojnë në tarifa për pasagjerët./ Monitor

     

  • Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë

    Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë

    Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të pasagjerëve, me një tarifë prej 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave të biletës në sistemin e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU), që do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Duke marrë në konsideratë që, sipas INSTAT në vitin 2024 kanë hyrë dhe kanë dalë nga ajri dhe nga deti 12,3 mln pasagjerë vendas dhe të huaj, llogaritet që vetëm kompanitë ajrore dhe detare të pasagjerëve do të nisin t’i paguajnë shtetit shqiptar rreth 25 mln euro në vit apo gati 2.1 mln euro në muaj tarifë për transmetimin e të dhënave për pasagjerët.Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve. Mbetet në dorë të kompanive, nëse këtë kosto shtesë prej 200 lekësh për pasagjer do e transferojnë në çmimin e biletave, apo do e mbajnë vetë.Detyrimi për transmetimin e të dhënave përcaktohet në ligjin “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 26 Qershor 2025. Ligji është përafruar me direktivën 2004/82 KE të Këshillit të Evropian të datës 29 prill 2004, “Për detyrimin e transmetimit të të dhënave të pasagjerit.Sipas ligjit të miratuar të gjitha subjektet e licencuara për transport pasagjerësh në tokë, ajër dhe det do të çojnë të detajuar informacionet e pasagjerëve nga rezervimet e biletave në një sistem të unifikuar që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU). Sistemi do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Ligji përcakton në mënyrë të detajuar se çdo transportues, që nënkupton operatorët e lincesuar për 3 llojet e transportit të udhëtarëve, përfshirë ata ajror, ujor dhe tokësor në SIU do të transmetojnë të paktën 3 herë në ditë të dhënat e udhëtimit të pasagjerëve.Të dhënat e pasagjerit do të përmbajnë emër- mbiemër, datë rezervimi dhe lëshimi të biletës, adresë elektronike dhe numër telefoni, informacione për bagazhin, mënyrën si është bërë pagesa për biletën, statusin e check in-it, mosparaqitjen për check in-in ku është biletë pa rezervim etj.Të gjitha këto të dhëna nga kompanitë ajrore, detare dhe ato të transportit rrugor të udhëtarëve do të dërgohen drejt Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimeve 24 deri 48 orë para nisjes së udhëtimit. Më pas do të dërgohen të dhënat e pasagjerëve 60 dhe 180 minuta para nisjes së mjetit ajror, ndërsa mjetet ujore dhe rrugore do t’i nisin vetëm 60 minuta para nisjes.Së treti të dhënat e pasagjerëve do të transmetohen pasi kanë përfunduar procedurat e imbarkimit dhe nuk mund të ndryshojnë dokumentet e udhëtimit të pasagjerëve.Ligji përcakton se transportuesi ose operatori ekonomik i tij, që dërgon të dhënat në sistemet e përpunimit të të dhënave të SIU-t, paguan një tarifë për këtë qëllim, që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.Këshilli i Ministrave me vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit, që tashmë ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, ka përcaktuar se kjo tarifë do të jetë 200 lekë për pasagjer. Pra do të jenë kompanitë private që do të paguajnë tarifë 200 lekë për çdo pasagjer që kanë transportuar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në muajin paraardhës.Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse të rishikueshme çdo 3 (tre) vjet.Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënaveMonitor kontaktoi Ministrinë e Brendshme për të sqaruar se nga kush do të paguhet kjo tarifë dhe arsyet e transmetimit të të dhënave. Ministria e Brendshme shpjegoi se tarifa do të paguhet nga kompanitë dhe shërben për transmetimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në SIU, një sistem i domosdoshëm për shtetin shqiptar për të parandaluar fenomene kriminale.“Tarifa për transmetimin e informacionit të pasagjerit, e parashikuar në ligjin 38/2025 “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, paguhet nga transportuesit (kompanitë e transportit ajror, detar, tokësor) për çdo pasagjer, dhe i shërben mbulimit të kostove teknike për procesin e transmetimit të të dhënave, i cili është i domosdoshëm për shtetin shqiptar, pasi ndihmon në: Identifikimin e rreziqeve apo kërcënimeve ndaj sigurisë, të panjohura më parë; zbulimin apo ndjekjen e rrjeteve apo veprimtarive kriminale ndërkombëtare; rreziqe të tjera ndaj sigurisë kufitare; si dhe identifikimin dhe ndalimin e kriminelëve ndërkombëtarë dhe kërcënime të tjera, gjatë kalimeve kufitare”.BE e mbulon vetë, Në Shqipëri a do të transferohet kjo kosto në çmimin e biletës Të dhënat sipas përcaktimeve në ligj, do të ruhen deri në 5 vjet në sistemin SIU që menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe shërben për çështje sigurie, por meqë kjo tarifë do të paguhet nga transportuesi, a do të këtë kosto shtesë te bileta e udhëtarëve?Nëpërmjet këtij ligji qeveria synon të mbledhë në një server inteligjent të dhënat e biletave të udhëtareve në hyrje dhe dalje të Shqipërisë, në një sistem që kostoja e transmetimit do të mbulohet nga tarifa që do të paguajnë kompanitë për çdo pasagjer që kanë transportuar në dalje dhe hyrje të Shqipërisë.Në Bashkimin Europian kompanitë e pasagjerëve kanë detyrimin e transmetimit të të dhënave, por transmetimi i të dhënave është detyrim pa tarifë, dhe kostot mbulohen nga shteti ose fondet e BE-së.Përvoja ka treguar që çdo kosto shtesë që i vendoset kompanive normalisht këta të fundit e kalojnë në tarifa për pasagjerët./ Dorina Azo    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Analizë/ “Rrufe” mbi naftën ruse, Rosneft-Lukoil dhe kompanitë aleate në kaos

    Analizë/ “Rrufe” mbi naftën ruse, Rosneft-Lukoil dhe kompanitë aleate në kaos

    Analizë e La Stampa, nga Jacopo Iacoboni
    Në një lëvizje historike, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, duke goditur drejtpërdrejt bazën që financon “makinerinë e luftës” së Kremlinit.
    Njoftimi u bë dje, 22 tetor, nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe shënon një ndryshim të madh në politikën e administratës Trump, e cila deri tani kishte trajtuar çështjen e Rusisë më shumë si një problem tregtar sesa një konflikt ushtarak.
    Sanksionet godasin jo vetëm kompanitë kryesore, por edhe 34 ndërmarrje të tjera në pronësi të Rosneft dhe Lukoil, duke përfshirë disa të goditura më parë nga sulmet ukrainase me dronë, si rafineritë e Tuapse, Ryazan dhe Samaraneftegaz.
    Nga Rosneft goditen edhe gjigantë si Sibneftegaz, Bashneft, Vankorneft, Neftegaz dhe Purneftegaz. Nga Lukoil goditen Lukoil Perm, Aik A, Kaliningradmorneft, West Siberia, Uraloil dhe Russian Innovation Fuel and Energy Company.
    Kjo masë mund të ketë pasoja të mëdha edhe për kompanitë ndërkombëtare që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rosneft dhe Lukoil.
    Dokumentet amerikane paralajmërojnë se çdo institucion financiar që realizon ose lehtëson transaksione me bazën ushtarako-industriale ruse, përfshirë subjektet tashmë të sanksionuara, mund të gjendet nën penalitetet e OFAC, Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Thesarit Amerikan.
    Nga pikëpamja e prodhimit, Rosneft dhe Lukoil mbulojnë mbi 51% të naftës së prodhuar në Rusi, duke bërë goditjen e SHBA-ve potencialisht shkatërruese për ekonominë energjetike të Moskës.
    Ndërkohë, India ka nisur rishikimin e marrëveshjeve të saj me Rusinë, duke përfshirë kompanitë shtetërore Indian Oil Corp, Bharat Petroleum Corp dhe Hindustan Petroleum Corp.
    Analistët paralajmërojnë se kjo është një nga lëvizjet më të ashpra të një presidenti amerikan kundër Rusisë në dekada, dhe mund të shënojë një ndryshim rrënjësor në ekuilibrin global të tregut të naftës.

  • Reuters: Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse, rritja globale e çmimeve shumë pranë

    Reuters: Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse, rritja globale e çmimeve shumë pranë

    Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë – PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil – po pezullojnë blerjet e naftës ruse të transportuar me det, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil, dy kompanive më të mëdha të naftës në Moskë, thanë burime për Reuters.

    Ky veprim vjen ndërsa rafineritë në Indi, blerësi më i madh i naftës ruse të transportuar me det, planifikojnë të ulin ndjeshëm importet e naftës bruto nga Moska për t’u përmbajtur sanksioneve të SHBA-së të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini dhe dështimit të saj për t’i dhënë fund luftimeve në rajon.
    Rënia e ndjeshme e kërkesës për naftë nga dy klientët më të mëdhenj të Rusisë do të ushtrojë natyrshëm presion mbi të ardhurat e Moskës nga nafta dhe do t’i detyrojë importuesit kryesorë në botë të kërkojnë burime alternative furnizimi, duke rritur çmimet globale.
    Kina importon rreth 1.4 milion fuçi naftë ruse në ditë nga deti. Vortexa Analytics vlerësoi se blerjet e naftës ruse nga kompanitë shtetërore kineze janë më pak se 250,000 fuçi në ditë për nëntë muajt e parë të vitit 2025, ndërsa kompania konsulente Energy Aspects e vlerësoi atë në 500,000 fuçi në ditë. Unipec, dega tregtare e Sinopec, ndaloi blerjen e naftës ruse javën e kaluar, thanë burimet, ndërsa Rosneft dhe Lukoil ia shesin Kinës pjesën më të madhe të naftës së tyre përmes ndërmjetësve, në vend që të merren drejtpërdrejt me blerësit, thanë tregtarët.
    Ndërkohë, rafineritë e pavarura pritet të ndalojnë përkohësisht blerjet për të vlerësuar ndikimin e sanksioneve, por do të vazhdojnë të blejnë naftë ruse, sipas disa burimeve të tregut.
    Vlen të përmendet se Kina importon gjithashtu rreth 900,000 fuçi naftë ruse në ditë përmes tubacionit, të cilat janë të destinuara për PetroChina, e cila, sipas disa tregtarëve, ka të ngjarë të preket pak nga sanksionet.

    Top Channel

  • SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

    SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

    Bota E Enjte, 23 Tetor 2025 09:12
    Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën vonë sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil – në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.
    Ky vendim erdhi pak pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, të mërkurën, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë (LNG).

    Masat e Trumpit pasuan gjithashtu vendimin e Britanisë javën e kaluar për t’i sanksionuar Rosneftin dhe Lukoilin.

    “Sa herë që flas me [presidentin rus] Vladimirin, kemi biseda të mira, por ato nuk të shpien askund. Thjesht nuk shpien askund”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, pas një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte, me të cilin bisedoi lidhur me negociatat e paqes.

    Njoftimi për sanksionet erdhi një ditë pasi Trumpi njoftoi se takimi i planifikuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, do të shtyhej për kohë të papërcaktuar.
    Vetëm disa orë para sanksioneve, Rusia kreu bombardime të fuqishme mbi Ukrainë, duke i vrarë të paktën shtatë njerëz, përfshirë fëmijë.
    Departamenti amerikan i Thesarit tha se është i gatshëm të ndërmarrë masa të mëtejshme, duke i bërë thirrje Moskës ta pranojë menjëherë një armëpushim në luftën që nisi në shkurt të vitit 2022.
    “Duke pasur parasysh refuzimin e presidentit Putin për ta përfunduar këtë luftë të pakuptimtë, Thesari po sanksionon dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinerinë e luftës së Kremlinit”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
    “Ne inkurajojmë aleatët tanë të na bashkohen dhe t’i respektojnë këto sanksione”, shtoi ai.
    Sipas analistes Rachel Ziemba nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, sanksionet e SHBA-së pasojnë një lëvizje të ngjashme nga Britania javën e kaluar.
    Këto janë sanksionet e para të mëdha kundër Rusisë nga administrata Trump dhe duhet të kenë ndikim më të madh sesa ato të vendosura vetëm nga Britania, sipas saj.
    Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale të mërkurën se e anuloi takimin e planifikuar në Hungari me Putinin, sepse nuk ndiente se ishte koha e duhur.
    Kjo ishte një tjetër shenjë se durimi i Trumpit po soset.
    “Nuk më dukej e drejtë. Nuk ndjeva se do të arrinim aty ku duhet të arrijmë”, tha Trump.
    Paketa e 19-të e BE-së
    Sanksionet e BE-së përfshijnë futjen e cisternave të naftës që përdor Moska në listën e zezë, kufizime udhëtimi për diplomatët rusë, dhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm rus deri në vitin 2027.
    Kjo është paketa e 19-të e sanksioneve që BE-ja ka vendosur që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.
    Ato u prezantuan muajin e kaluar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se blerja e karburanteve fosile nga Rusia po financon luftën ruse./REL

  • Frenohet rritja e dëmeve nga aksidentet për kompanitë e sigurimeve

    Frenohet rritja e dëmeve nga aksidentet për kompanitë e sigurimeve

    Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve po rriten me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tetë muajt e parë të vitit kompanitë e sigurimit të jo-jetës kanë paguar 3.55 miliardë lekë dëme në klasat e përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në sigurimet e detyrueshme motorike janë rritur me 0.55%. Një vit më parë, rritja e dëmeve kishte qenë 36%.Efektin kryesor në frenimin e rritjes së shpenzimeve për dëme e ka dhënë Kartoni Jeshil. Shpenzimet për dëmet e shkaktuara nga mjetet shqiptare jashtë vendit për tetë muajt e parë të vitit kanë rënë me 31.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Megjithatë, dëmet e lidhura me sigurimin e brendshëm TPL kanë vazhduar rritjen, me 9.3% më shumë krahasuar me 8-mujorin 2024.Dëmet për sigurimet e detyrueshme motorike vazhdojnë të dominojnë dukshëm strukturën e dëmeve në sigurime. Këtë vit, ato përbëjnë këtë vit më shumë se 71% të totalit të dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri. Pesha e dëmeve në sigurimet TPL është rritur me një pikë përqindjeje gjatë këtij viti.Në rënie paraqitet edhe vlera e dëmeve që janë objekt i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Për 8-mujorin, dëmet e paguara në këtë kategori kanë rënë me 31.7% krahasuar me një vit më parë.Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë ligjore pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.Që nga fillimi i këtij viti, kompanitë e sigurimit kanë nisur aplikimin e primeve të diferencuara të rrezikut për sigurimin e brendshëm TPL, për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.Faktorët ku bazohet diferencimi i primit jenë fuqia motorike e mjeteve (sa më i lartë kubikazhi i mjetit, aq më i lartë primi i sigurimit; mosha e drejtuesit (prim më i lartë për moshat më të reja, deri në 21 vjeç); pronësia e mjetit (në varësi të faktit nëse është në pronësi të një individi apo subjekti, ku mjeti mund të përdoret nga disa drejtues); qarku i regjistrimit të mjetit qarqet me numrin më të madh të dëmeve do të kenë koeficient rreziku më të lartë dhe vjetërisa e mjetit (mjetet më të vjetra kanë prim të lartë).Duke filluar nga viti i ardhshëm, pritet që të fillojë edhe aplikimi i parimit bonus-malus, që do të sjellë çmime më të larta për drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme./ E.ShehuBurimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Komisioni Evropian bën thirrje për mospërshkallëzim me Kinën për metalet e rralla

    Komisioni Evropian bën thirrje për mospërshkallëzim me Kinën për metalet e rralla

    Ndërsa marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës janë tensionuar në javët e fundit pas vendimit të Kinës për të kufizuar eksportet e metaleve të rralla, Komisioneri Europian për Tregtinë Maroš Šefčovič bëri thirrje të martën për uljen e tensioneve pasi foli me homologun e tij kinez, Ministrin e Tregtisë Wang Wentao.

    «Nuk kemi interes për përshkallëzim», tha Šefčovič, duke e përshkruar thirrjen e tij si «konstruktive».

    Ai shpresoi gjithashtu për “një zgjidhje të shpejtë” të mosmarrëveshjes, duke ftuar homologun e tij kinez të vijë në Bruksel në ditët në vijim në fund të telefonatës dy-orëshe – një ftesë që Wang e pranoi, tha Šefčovič.

    Në një përshkallëzim të ri të tensioneve me SHBA-në, Kina njoftoi më 9 tetor kontrolle të reja mbi eksportet e saj të metaleve të rralla në pjesën tjetër të botës, duke e bërë BE-në një viktimë anësore të mosmarrëveshjes tregtare me Uashingtonin.

    Rregullat e reja kërkojnë që kompanitë të marrin licenca nga autoritetet kineze për të eksportuar produkte që përmbajnë metale të rralla dhe të deklarojnë përdorimin e tyre të synuar — një procedurë që Šefčovič e përshkroi javën e kaluar si “të papërpunueshme” për kompanitë evropiane, duke pasur parasysh se sa rreptësisht e kushtëzon administrata kineze dhënien e këtyre licencave.

    BE-ja, ashtu si pjesa tjetër e botës, është shumë e varur nga Kina për metalet e rralla, pasi vendi kontrollon 60% të prodhimit global dhe 90% të rafinimit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

    Këto minerale janë thelbësore për sektorët dixhitalë, automobilistikë, të energjisë dhe të mbrojtjes.

    “Një valë e re kontrollesh kineze të eksportit mund të prishë prodhimin dhe të rrisë kostot. E marr shumë seriozisht këtë paralajmërim”, u tha presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, eurodeputetëve të martën, duke shpjeguar se strategjia e bllokut ishte të diversifikonte zinxhirin e furnizimit përmes marrëveshjeve të reja tregtare në të gjithë globin dhe të punonte për masat për riciklimin.

    Situatë e tensionuar për firmat e BE-së

    Situata është e tensionuar për kompanitë evropiane, vetëm gjysma e kërkesave të të cilave për licencë janë miratuar deri më tani nga Kina, sipas Šefčovič.

    Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, Komisioneri Evropian për Industrinë Stéphane Séjourné mbajti një videokonferencë të hënën me përfaqësuesit kryesorë të industrive evropiane.

    Ndërmarrje të tilla si Volkswagen, Stellantis, Siemens, Bosch, Solvay dhe Umicore — industritë e makinave, energjisë së erës, përpunimit kimik dhe mineral — ishin ndër ato që u përfaqësuan për të ndarë ndikimin e kontrolleve të reja kineze në bizneset e tyre.

    Një burim nga zyra e Séjourné pranoi se, meqenëse situata ndryshon nga një sektor në tjetrin, një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë ishte “e pamundur” në afat të shkurtër.

    Megjithatë, për të zbutur ndikimin e kontrolleve kineze në industrinë e BE-së, i njëjti burim tha se Komisioneri u tha firmave evropiane se BE-ja po punonte për një qendër të mundshme të përbashkët blerjeje dhe magazinimi.

    Çështja mund të ngrihet gjatë një samiti njëditor të BE-së të enjten, megjithëse nuk do të ketë një “diskutim specifik” mbi këtë çështje, pasi asnjë shtet anëtar nuk e kërkoi një të tillë, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

    Megjithatë, samiti do të trajtojë çështje që lidhen me konkurrueshmërinë dhe teknologjinë e gjelbër, ku mund të përfshihet një “mesazh sigurie ekonomike”.

    “Është një temë e rëndësishme për të cilën udhëheqësit janë të vetëdijshëm”, shtoi zyrtari.

    Vendimi i Pekinit për kontrollet e eksportit të metaleve të rralla erdhi pas një ringjalljeje të tensioneve tregtare me SHBA-në, të cilat kanë vënë në provë rëndë marrëdhëniet që nga rikthimi në pushtet i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Që nga java e kaluar, pas një hetimi të nisur nën administratën Biden, SHBA-të kanë vendosur tarifa për anijet e ndërtuara ose të operuara nga kompanitë kineze që ankorohen në Shtetet e Bashkuara.

    SHBA-të gjithashtu zgjeruan listën e zezë të kompanive kineze në fund të shtatorit – e ashtuquajtura listë e entiteteve, e cila kufizon aksesin e disa firmave në teknologjitë amerikane.

    Në kulmin e tensioneve midis dy gjigantëve ekonomikë, tarifat reciproke tejkaluan 100% disa muaj më parë, por që atëherë janë rikthyer në 10% për mallrat amerikane që hyjnë në Kinë dhe 30% për mallrat kineze të eksportuara në SHBA, pas një armëpushimi të rënë dakord në maj pas bisedimeve në Gjenevë të Zvicrës.

  • Kush po e fiton garën për Inteligjencën Artificiale?

    Kush po e fiton garën për Inteligjencën Artificiale?

    Kina i ofron botës një vizion të qeverisjes së IA-së pa vlera dhe të bazuar te rezultatet, shkruan The Economist
    Në vitin 1995, gjatë një epoke të artë për globalizimin, një profesor biznesi nga Berkeley shpiku një term optimist: “efekti Kaliforni”.
    Kur kompanitë në tregjet e pasura përballen me konkurrencë të re nga rivalët e huaj, argumentoi David Vogel në librin e tij “Trading Up: Consumer and Environmental Regulation in a Global Economy”, ato nuk ulin domosdoshmërisht standardet, siç mund të parashikonin pesimistët.
    Përkundrazi, rregullat strikte në një treg konkurrues mund të nxisin një garë drejt majës, përfshirë edhe juridiksione fqinje.
     
     
    Një shembull i qartë lidhet me standardet e rrepta të emetimit të motorëve të vendosura nga shteti i Kalifornisë, tregu më i rëndësishëm i makinave në SHBA.
    Në vend që të prodhonin motorë të ndryshëm për shtete të ndryshme, për të përfituar nga ato me rregulla më të lirshme, shumë kompani zgjodhën që të gjitha makinat e tyre t’i bënin sipas standardeve të Kalifornisë, shkruan The Economist.
    Në vitin 2012, Anu Bradford nga Universiteti Columbia shpiku atë që e quajti “efekti Bruksel”.
    Ky ishte homazhi i saj për fuqinë e Bashkimit Europian në hartimin e rregullave, një treg gjigant konsumator i lidhur nga rregulla të shkruara në Bruksel.
    Kompanitë shumëkombëshe mund të shprehin pakënaqësi nga rregulloret e ngurta të BE-së, ose të zemërohen kur gjobiten nga burokratët europianë. Por në mënyrë të vazhdueshme, ato i kanë pranuar standardet e BE-së në mbarë botën.
    Sot qeverisja globale e tregtisë nuk po kalon një epokë të artë. Megjithatë, ekonomitë më të mëdha — SHBA-ja, Kina dhe BE-ja — mbeten shumë të interesuara për të vendosur standarde globale.
    Dhe për hartuesit e rregullave në vitin 2025, formësimi i qeverisjes së Inteligjencës Artificiale (IA) është çmimi më i madh nga të gjithë.
    Deri këtë vit, pak do të kishin parashikuar një fitore të Kinës në atë garë, ose për shfaqjen e një “efekti Pekin”. Për shumë vende, praktika e Partisë Komuniste për rregullimin e internetit ishte një precedent frikësues. Shkëndijat e para të rregullimit të IA-së me tipare kineze nuk ishin inkurajuese.
    Autoritetet ndaluan menjëherë ChatGPT, chatbotin amerikan të IA-së gjeneruese. Partia është veçanërisht e ndjeshme ndaj aplikacioneve që rekomandojnë përmbajtje.
    Në vitin 2023, zyrtarët kërkuan që shërbimet e IA-së gjeneruese që mund të formësojnë opinionin publik t’i nënshtrohen një vlerësimi sigurie dhe të regjistrojnë algoritmet e tyre.
    Reputacioni i Kinës për inovacion u përforcua në janar, me publikimin e DeepSeek-R1, modelin e avancuar gjuhësor (large language model, LLM), të prodhuar me një fraksion të fuqisë kompjuterike dhe mbështetjes financiare të nevojshme për rivalët amerikanë.
    “Momenti DeepSeek” hodhi dyshime mbi strategjitë e qeverisë amerikane për të ruajtur epërsinë në IA duke i mohuar Kinës aksesin në gjysmëpërçuesit e avancuar.
    Por suksesi teknik përballet me pengesa politike. Italia e ndaloi DeepSeek për shkak të shqetësimeve për privatësinë e të dhënave dhe Tajvani e ndaloi DeepSeek nga sistemet qeveritare, duke përmendur frikën për sigurinë.
    Megjithatë, investitorët dhe zyrtarët kinezë të IA-së janë optimistë. Shteti po investon në një fushatë për të prodhuar aplikacione të lira, të aksesueshme dhe “mjaftueshëm të mira”.
    Me ndihmën e energjisë elektrike të lirë dhe një fushate të brendshme propagandistike për përfitimet e IA-së, partia dëshiron që teknologjia të përdoret sa më shpejt dhe sa më gjerësisht.
    Të jesh i kënaqur të renditesh pranë SHBA-së shihet si një lëvizje e zgjuar tregtare. Është gjithashtu një qasje që ka gjasa të rezonojë me shumë vende.
    Dallimi me SHBA-në është i dukshëm, ku disa në Kongres e krahasojnë garën për epërsi në IA me garën për ndarjen e atomit. Në shkurt, zëvendëspresidenti J.D. Vance qortoi europianët për rregullimin e tepruar, duke deklaruar:
    “E ardhmja e IA-së nuk do të fitohet duke u marrë me frikë për sigurinë.”
    Të tjerë duket se ndajnë hamendësimin e Kinës, se IA është një teknologji me përdorim të përgjithshëm me rëndësi të madhe por jo apokaliptike: diçka më shumë si elektriciteti ose kompjuterët sesa si bomba atomike.
    Në korrik, kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, u shpreh se pas shpikjes së dinamove elektrike, u deshën dekada për të gjetur përdorime industriale për të.
    “Na tërheqin shumë vendet që janë liderë të teknologjive më të avancuara”, tha Wong. “Por në fakt, përparësia e madhe e teknologjisë është kur gjen zbatim të gjerë”.
    Për më tepër, rregullimi i Kinës është më pragmatik dhe miqësor ndaj industrisë sesa mendojnë të huajt, argumenton një artikull nga Angela Huyue Zhang, profesore e së drejtës në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
    “The Promise and Perils of China’s Regulation of Artificial Intelligence”, botuar vitin e kaluar, katalogon se si kontrollet strikte mbi informacionin bashkëjetojnë me zbatimin e lirshëm të rregullave për privatësinë, të drejtën e autorit apo mbrojtjen e të dhënave.
    Kështu, sistemet kineze të njohjes së fytyrës janë ndër më të avancuarat në botë, sepse zyrtarët u japin kompanive private sasi të mëdha të të dhënave qeveritare. Gjyqtarët krenohen publikisht se japin vendime për të përshpejtuar zhvillimin e IA-së në Kinë.
    Kontroll i shoqërisë? Ka një aplikacion për këtë
    Nëse një “efekt Pekin” do të përhapej një ditë, është e pamundur të nxisë një garë drejt majës. Qasja e Kinës vendos përfitimin, komoditetin dhe rendin shoqëror përpara të drejtave individuale.
    Një dokument i Komisionit Europian për IA nga viti 2020 shpreh shqetësim për rreziqet e diskriminimit nga algoritmet.
    Ai citon sistemet e njohjes së fytyrës që janë më pak të sakta kur skanojnë lëkurë të errët, dhe algoritmet që tregojnë paragjykim racor, për shembull kur parashikojnë nëse një person i dënuar do të kryejë një krim tjetër.
    Në Kinë, diskriminimi racor është një model biznesi. Kompanitë janë kapur duke regjistruar patenta për sisteme që synojnë të identifikojnë ujgurët dhe pakicat e tjera etnike, të mbajtura prej kohësh nën mbikëqyrje të rreptë nga policia kineze.
    Dokumenti i BE-së shqetësohet për punëdhënësit që përdorin IA për të gjurmuar sjelljen e punëtorëve. Në Kinë, kjo është një industri në lulëzim.
    Versioni i Kinës për qeverisjen e IA-së përballet me pengesa në demokracitë liberale. Por mjaft vende të tjera kërkojnë teknologji të lira që vlerësohen vetëm nga performanca e tyre.
    Kina ka edhe një avantazh tjetër.
    Ajo po konkurron me një administratë Trump të hapur në synimin e saj për dominimin e IA-së dhe në përdorimin e atij monopoli për të imponuar preferencat e saj ideologjike.
    Trump së fundmi kërcënoi me tarifa ndëshkuese ndaj vendeve të huaja, që kërkojnë të rregullojnë kompanitë amerikane të teknologjisë, në mënyra që atij nuk i pëlqejnë. Përsëri, SHBA-ja po i jep një dhuratë politike Kinës.
    Le ta quajmë këtë “efekti Trump”./ Monitor.al