Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet burg pasi akuzohej për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare dhe pastrim parash.
Pas një ndjekjeje penale të profilit të lartë nga Autoriteti i Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar (FCA), rezultoi se 38-vjeçari shqiptar kishte abuzuar me pozicionin e tij në kompani duke aksesuar informacion konfidencial dhe sensitiv për tregun, të cilin më pas e ndau me motrën e tij, Oerta Korfuzi.
Së bashku me të motrën 35-vjeçare, Korfuzi ka përfituar nga tregtimi aksioneve 1 milion stërlina. Edhe Oerta Korfuzi u shpall fajtore dhe u dënua me pesë vjet burg nga autoritetet britanike, pas një gjyqi 18-javor në Gjykatën e Kurorës në Southwark.
Sipas FCA-së, Korfuzi përdori rolin e tij për të parë email-e nga kompani që kërkonin interes investitorësh për rritje kapitali apo shitje të mëdha aksionesh. Brenda pak minutash nga marrja e informacionit, ai tregtonte në aksionet përkatëse përmes disa llogarive tregtare, përfshirë ato të operuara nga motra e tij.
Në periudhën dhjetor 2019 deri mars 2021, vëlla e motër nga Shqipëria tregtuan në 13 kompani dhe gjeneruan përfitime mbi 960,000 paund.
Modeli i dyshimtë i tregtisë shtyu FCA-në të niste hetime, ku analizuan sasi të mëdha të dhënash për të zbuluar skemën. Ata u arrestuan në mars 2021, me mbështetje nga Policia Metropolitane e Londrës.
Rasti zbuloi gjithashtu një operacion ndërkombëtar pastrimi parash, që përfshinte 173 depozita nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Gjatë një kontrolli, autoritetet gjetën gati 25,000 paund në një kuti sigurie në Knightsbridge.
“Familja Korfuzi shfrytëzoi pozitën e privilegjuar dhe informacionin konfidencial që kishin në dispozicion. Ata manipuluan sistemin për të kënaqur lakminë e tyre. Ne jemi të përkushtuar të luftojmë krimin financiar dhe të marrim masa të ashpra ndaj individëve që dëmtojnë integritetin e tregjeve tona”, tha për mediat Steve Smart, drejtor ekzekutiv i përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbikëqyrjen e tregut në FCA.
Tag: kompani
-

Burg për shqiptarin dhe motrën e tij! Fituan 1 mln paund duke vjedhur informacione nga bursa
-

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros
Disa ditë më parë, Prokuroria e FIerit arrestoi 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë së naftës në Patoz-Marinzë, “Bankers Petroleum Albania”, mes të cilëve dhe CEO-n aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesin, Leonidha Çobo.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.
Por, nga “Bankers Petroleum Albania” kanë përfituar edhe një sërë kompanish të tjera të biznesmenëve shqiptarë, mes të cilëve edhe kompania “AlbStar” e Idajet dhe Sadik Ismailajt, përmes kontratave për punët e kryera me nënkontraktorë.
Kontratat e Bankers me kompaninë shqiptare “AlbStar”, e cila ofron punime civile si rrugë etj., ishte më e debatueshmja. “AlbStar” nisi të punojë me Bankers fillimisht në vitin 2004 me një kontratë 15 mujore, e cila u zgjat në vijimësi.
Bankers u justifikua me faktin se nuk kishte arsye që të ndryshonte kompani për shkak se aktualja kishte eksperiencë. Por fakti që punimet civile nuk konsiderohen si punime specifike të naftës bëri që AKBN ta rrëzojë pretendimin me argumentimin se në Shqipëri ka 1,951 kompani ndërtimi dhe vetëm në qarkun e Fierit ka 111 kompani të tilla.
Faqja “Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që përveç “Bankers”, të hetohet nga SPAK dhe ndaj këtyre kompanive, sidomos ndaj “AlbStar” të Idajt dhe Sadik Ismailajt.
Në postim theksohet fakti i ndërtimit të “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar”, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Këtë resort në plazhin e Manastirit, ministrja Mirela Kumbaro e konsideroi si një “pikë të voçkël”, por që betonizimi i kësaj zone po vjen gjithnjë duke u zgjeruar me leje të tjera të dhëna nga Edi Rama.
“Hetimi ndaj evazionit te “Bankers Petrolium” nxjerr ne drite dhe perfshirjen e kompanise qe po nderton pikezen e vockel te Kumbaros ne zonen e mbrojtur te parkut te Butrintit. A duhet te kete nje hetim nga SPAK per te ndalur favorizimin e evazoreve dhe bashkepunetoreve te tyre ne dem te publikes” – shkruhet në postim. -

BE-ja standardizon bagazhet: Valixhe kabine dhe çantë personale pa pagesë
Udhëtimet ajrore brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian pritet të bëhen më të thjeshta dhe më të lira për pasagjerët. Pas një sërë ankesash për tarifat e ndryshme të bagazheve të dorës, Parlamenti Evropian ka miratuar një propozim që detyron të gjitha kompanitë ajrore të aplikojnë të njëjtat rregulla për përmasat dhe peshën e bagazheve kabinë.Çfarë parashikon rregullorjaNjë valixhe kabine deri në 100 cm vëllim total (shuma e gjatësisë, gjerësisë, lartësisë) dhe deri në 7 kg peshë;Një çantë personale për t’u vendosur nën sedilje me përmasa të unifikuara (15 cm lartësi);Pa tarifa shtesë: të dyja sendet do të përfshihen falas në biletën bazë, pavarësisht linjës ajrore.Pse duhej ky ndryshimAktualisht, çdo kompani ka rregulla të veta. Ndërrimi i linjës – veçanërisht te operatorët low‑cost – shpesh i gjen udhëtarët të papërgatitur, duke paguar më shumë në portën e imbarkimit. Rregullorja e re synon:Barazi të pasagjerëve, pavarësisht kompanisë ajrore;Ndaljen e tarifave të fshehta dhe të praktikave abuzuese;Lehtësimin e fluksit në pikat e sigurisë dhe imbarkimit në aeroporte.Çfarë mungon për t’u bërë ligjPropozimi kaloi me shumicë në Parlamentin Evropian. Hapi i fundit është miratimi nga Këshilli i Ministrave të Transportit të 27 vendeve anëtare. Nëse miratohet, dispozitat do të hyjnë në fuqi brenda 12 muajve nga publikimi në Fletoren Zyrtare të BE‑së.Cilët udhëtarë përfitojnëRregullorja do të vlejë:Për të gjitha fluturimet brenda BE‑së;Për linjat hyrëse dhe dalëse nga vendet e Unionit (kur operohen nga kompani europiane);Edhe për udhëtarët tranzit që kalojnë në një aeroport të BE‑së.Shoqatat e konsumatorëve e quajnë nismën “një fitore të vonuar”, ndërsa disa kompani low‑cost kanë shprehur rezerva, duke paralajmëruar se tarifat bazë mund të rriten për të kompensuar humbjen e të ardhurave nga bagazhet.Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se transparenca dhe thjeshtësia do ta bëjnë tregun ajror më konkurrues dhe më të drejtë për qytetarët evropianë. Nëse Këshilli jep dritën jeshile, udhëtarët do të shkojnë drejt verës 2026 vetëm me valixhe dhe çantën e tyre – pa surpriza në portën e imbarkimit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Udhëtimet ajrore brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian pritet të bëhen më të thjeshta dhe më të lira për pasagjerët. Pas një sërë ankesash për tarifat e ndryshme të bagazheve të dorës, Parlamenti Evropian ka miratuar një propozim që detyron të gjitha kompanitë ajrore të aplikojnë të njëjtat rregulla për përmasat dhe peshën e bagazheve kabinë.Çfarë parashikon rregullorjaNjë valixhe kabine deri në 100 cm vëllim total (shuma e gjatësisë, gjerësisë, lartësisë) dhe deri në 7 kg peshë;Një çantë personale për t’u vendosur nën sedilje me përmasa të unifikuara (15 cm lartësi);Pa tarifa shtesë: të dyja sendet do të përfshihen falas në biletën bazë, pavarësisht linjës ajrore.Pse duhej ky ndryshimAktualisht, çdo kompani ka rregulla të veta. Ndërrimi i linjës – veçanërisht te operatorët low‑cost – shpesh i gjen udhëtarët të papërgatitur, duke paguar më shumë në portën e imbarkimit. Rregullorja e re synon:Barazi të pasagjerëve, pavarësisht kompanisë ajrore;Ndaljen e tarifave të fshehta dhe të praktikave abuzuese;Lehtësimin e fluksit në pikat e sigurisë dhe imbarkimit në aeroporte.Çfarë mungon për t’u bërë ligjPropozimi kaloi me shumicë në Parlamentin Evropian. Hapi i fundit është miratimi nga Këshilli i Ministrave të Transportit të 27 vendeve anëtare. Nëse miratohet, dispozitat do të hyjnë në fuqi brenda 12 muajve nga publikimi në Fletoren Zyrtare të BE‑së.Cilët udhëtarë përfitojnëRregullorja do të vlejë:Për të gjitha fluturimet brenda BE‑së;Për linjat hyrëse dhe dalëse nga vendet e Unionit (kur operohen nga kompani europiane);Edhe për udhëtarët tranzit që kalojnë në një aeroport të BE‑së.Shoqatat e konsumatorëve e quajnë nismën “një fitore të vonuar”, ndërsa disa kompani low‑cost kanë shprehur rezerva, duke paralajmëruar se tarifat bazë mund të rriten për të kompensuar humbjen e të ardhurave nga bagazhet.Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se transparenca dhe thjeshtësia do ta bëjnë tregun ajror më konkurrues dhe më të drejtë për qytetarët evropianë. Nëse Këshilli jep dritën jeshile, udhëtarët do të shkojnë drejt verës 2026 vetëm me valixhe dhe çantën e tyre – pa surpriza në portën e imbarkimit.
-

“Situata me ‘Bankers Petroleum’ është e dyshimtë”/ Shpërthen ekspertja: Duan të prishin kontratën
E ftuar në një emision televiziv Shehaj ngiti dyshime se ngjarja ndodhi për të prishur kontratën e hidrokarbureve që ka kjo kompani dhe që qeveria të marrë të preferuarin e radhës.
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj foli sot lidhur me çështjen e lidhur me kompaninë ‘Bankers Petroleum’.
Brisida Shehaj:
“Për shkak të disa indicieve, ai i përdorimit të holluesit për naftën bruto. Indicia e dytë, kemi pasur rafineri që kishte jetike naftë bruto, dhe ato mbaheshin shumë familje me rrogë. Këto dy momente ishin pikënisja që nisëm konfrontim ligjor dhe kontroll mbi atë kompani. Nga kontrolli në bashkëpunim me AKBN, detyruam t’i paguante shtetit tatim fitim. Kjo fabulën e evazionit s’e besoj. Pas kontrollit të arbitrazhit, ku shteti e fitoi. Gjetën ca evazione miliona euro. Të futesh në procedurë para 20 vitesh të bëjnë dot, Bankers është toleruar.
Më ka ardhur në zyrë ambasadori kanadez e jam konfrontuar shumë keq për rafinerinë. Një pasuri e jona kombëtare, s’ka asnjë lloj investimi e shumë të varfër. Patëm konfrontim shumë të madh diplomatik e s’u tërhoqëm, të pakta Tatimet dhe AKBN, s’u tërhoqën, i vunë në fakt dhe sa kam qenë aty që kanë paguar.
Më pas ishim në arbitrazh, e fituam, më2024 morëm vendimin e arbitrazhit, atë formulë…krijuam një strukturë strukturë çfarë njihej e çfarë nuk njihej për të llogaritur shpenzimin. Kjo llogaritej 50% e fitimit. e ndante 50-50 me shtetin. Shtetit i duhet vetëm një gjë, që të aplikojë atë formula, dmth minimumi 400-500 mln euro tatim- fitim. Këta bëjnë një shoë me një evazion të supozuar.
Ato janë shërbime që i kanë bërë. Evazioni është faturosh për shërbime të pakryera. Nëse do hetonin, do merreshin me naftën, atë holluesin e dalluar, kush e sillte në Shqipëri, si ishte ne normat e perqindjes, pasi behej sikur indukohej ne puse e me pas dilte ne treg, i cili pas një aksioni të formalizimit, kishime mbi 4 mije pika nafte te paregjistruara në Shqiperi.
Edhe deri me 2016, pati konfrintim ligjor, sytë e shtetit, Tatimet dhe AKBN, kanë parë skandale që në doganë kanë hyrë në ministra për heqje gjobash, denoncime shkresa ministrash që kanë toleruar këto kompani. Deri me 2016 Tatimet e AKBN ishin sy e veshë për atë kompani. flasin për bursim tvsh, dhe rim ka kaluar të gjitha dhe i lanë vetëm kërkimet për ta tatuar. Po flasim për një veprim, për një milion evazion. Duhet të dimë sa është vlera e evazionit, fjalë për miliona euro.
Ajo kontrata me sa duket duhet prishur. Kur kompania kapet në evazion, është një ndër kushtet t’u prishur kontratat. Me ardhjen kineze, pas arbitrazhit që u largua nga kanadezët, me një kompani që ka konflikt me shtetin. Erdhën kinezët, e më pas Bankers ka pasur probleme që s’paguanin si nënkontraktorët. Shteti s’ka bërë fare hetim, që do merremi tani të gjithë me emrat, dhe mua më krijohet dyshimi për të prishur kontratën e hidrokarbureve që ka kjo kompani për të marrë të preferuarin e radhës”. -

“Qeveritë kanë ngrënë bukë”, Manjani bën deklaratën e fortë: Ja kush ka përfituar nga “thesi” i Bankers
Juristi Ylli Manjani tha në një emision televiziv tha se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur.
Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur me kohë.
“Bankers ka qenë një lopë e mirë për t’u vjelë në të gjitha kuptimet, ka 20 vjet, Shqipëria pi qumështin e Bankers. Në 20 vjet nga Bankers ka përfituar kush ka mundur, qeveri, qeveritarë. Gjithë Fieri ka ngrënë bukë aty sa për dijeni… për shkak të korrupsionit. Sa herë ta shkundsh thesin e Bankers aq herë nxjerr krunde, një kompani që deklaron humbje në 20 vjet po ju them vetëm një ligj, ai i falimentit asnjë kompani nuk mund të rezistojë në treg në kushte falimenti. Vetëm ky ligj duhet ta kishte kapur vite me parë. Ka pasur hetime tatimore të vazhdueshme, kemi qenë edhe në Arbitarzh me Bankers ku ka fituar shteti shqiptar”, tha Manjani.
-

AFERA BANKERS/ Bolv Oil, Alb Star e Phoenix, kush janë përfituesit e parave që duhet të ishin në arkën e shtetit
Bankers Petroleum
TIRANË- Skandali i “Bankers Petroleum” është kthyer në një “manual” zhvatjeje të shtetit. Kjo kompani për 2 dekada shiti 532 mld lekë naftë, ndërsa shtetit i ka paguar “plot” asnjë qindarkë në taksa. Kështu është kthyer në skemën më të hapur të fshehjes të të ardhurave dhe të zhvatjes së shtetit dhe aseteve kombëtare. Ndërsa hetimet për të gjetur përgjegjësit ende vazhdojnë, duket se “shenjat” e abuzimit ishin thënë prej kohësh…
Që në vitin 2018, në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, shkruhej se Bankers nuk po derdhte tatime në buxhetin e shtetit. Edhe atëherë ishte e qartë se kompania deklaronte shpenzime të fryra dhe deri në atë kohë kishte shmangur pagesën e 60 milionë dollarëve tatim mbi fitim. Kompania fshihej pas pretendimeve se dilte me humbje. Por këtë gjë nuk e kishte konstatuar as AKBN dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Por kush janë përfituesit?
Ndër vite, nëpërmjet kontratave nënkontraktuese, miliona euro kanë kaluar tek Simmons, Phoenix, “Albstar” e Idajet Ismailajt, “Bolv Oil” në pronësi të Behar Çukajt, Q.Sinaj, Western Atlas, Smape, etj. Në vitin 2016, në median “BIRN” u publikuan raportet e ekspertëve që kishin kontrolluar shpenzimet e Bankers, duke listuar kështu përfituesit kryesore dhe shkeljet e bëra nga kompania, të cilat u mohuan kategorikisht teksa vit pas viti pretendonin se kishin humbje.
KOMPANITË DHE ABUZIMET
Crosco
Crosko është një kompani kroate e cila ofron shërbime shpimi. Ajo e fitoi kontratën me një tender në prill 2009 dhe vetëm për vitin 2011 u pagua 17.2 milionë dollarë. Por në vitin 2011, kontrata me Crosco u shtua në volum dhe kjo u bë pa tender tjetër. Bankers deklaroi para ekspertëve se në atë kohë nuk besonte se një tender do të sillte çmime më të ulëta.
Phoenix
Phoenix është një kompani tjetër shpimesh. Ajo fitoi fillimisht një kontratë në vitin 2008 përmes një procesi tenderimi, por vijoi punën pasi kontrata fillestare përfundoi dhe Bankers argumenton se kjo qe zgjidhja më e mirë në atë kohë. AKBN argumenton se kostot e kësaj kompanie, 16.9 milionë dollarë vetëm në vitin 2011, nuk duhet të njihen për shkak se u përfituan pa garë. AKBN hedh poshtë pretendimin e Bankers për vijimin e punës me këtë kompani duke argumentuar se programi i shpimeve të kësaj kompanie në vitin 2011 qe shumë më i madh se sa në vitin 2008 dhe se rrjedhimisht, edhe interesi i kompanive të tjera mund të qe i lartë në rast se do të zhvillohej një tender.
Albstar
Kontratat e Bankers me kompaninë shqiptare Albstar, e cila ofron punime civile si rrugë etj., ishte më e debatueshmja. Albstar nisi të punojë me Bankers fillimisht në vitin 2004 me një kontratë 15 mujore, e cila u zgjat në vijimësi. Bankers u justifikua me faktin se nuk kishte arsye që të ndryshonte kompani për shkak se aktualja kishte eksperiencë. Por fakti që punimet civile nuk konsiderohen si punime specifike të naftës bëri që AKBN ta rrëzojë pretendimin me argumentimin se në Shqipëri ka 1,951 kompani ndërtimi dhe vetëm në qarkun e Fierit ka 111 kompani të tilla.
Bolv-Oil
Kompania e transportit të naftës Bolv-Oil ka punuar me Bankers që nga viti 2008 fillimisht si fituese tenderi dhe më pas, me zgjatje kontrate vazhdimisht. Bankers pretendon se kjo qe zgjidhja më ekonomike për të. Vetëm gjatë vitit 2011, kontrata e kompanisë me Bankers qe me vlerën 10.1 milionë dollarë.
Tea-Co është një kompani tjetër transporti që fitoi një kontratë trevjeçare në vitin 2008, në bazë të konkluzionit të një tenderi të zhvilluar që në vitin 2005. Bankers pretendon se kontrata me të qe për shkak se nuk ishin në gjendje të identifikonte operatorë të tjerë në treg të aftë për të ofruar kamionë me vakum. AKBN i hedh poshtë këto pretendime duke argumentuar se Bankers nuk ka asnjë provë për zhvillimin e një tenderi dhe se i vetmi dokument për këtë kompani është një memorandum i brendshëm.
Q.Sinaj
Kompania Q.Sinaj ofron shërbime transporti lëngjesh të tilla si heqja e ujit të ndotur, kamionë me presion dhe transportim me tanker. Kjo kompania ka punuar me Bankers që nga viti 2004, fillimisht me një kontratë gjashtëmujore ndërsa kontrata u shty vazhdimisht. Bankers pretendon se kjo kompani ka marrë pjesë në një tender në vitin 2008 ku humbi, ndërsa një tender në vitin 2009, u konfirmua fituese krahas Bolv-Oil.
Western Atlas
Kjo është një kompani tjetër, e cila ofron shërbime elektrike dhe shërbime shpimi me përdorim eksplozivësh. Ajo filloi të punojë për Bankers në vitin 2008 pas një tenderi për “shërbime të ndryshme në fushën e naftës”. Bankers pretendonte se puna e kësaj kompanie është tepër teknike dhe se ajo beson se kjo është kompania e vetme e aftë për punë të tilla në Shqipëri. AKBN nuk ishte e aftë ta vërtetonte këtë pretendim.
Smape
Smape është një kompani që ofron shërbime tubash të gjatë. Bankers filloi të përdorte shërbimet e kësaj kompanie më 2011, fillimisht në shkallë të vogël në formë testi, por kostoja e kontratës u rrit në mënyrë të papritur në 2 milionë dollarë. Më pas, kompania mori pjesë në një tender dhe e fitoi. AKBN thotë se në fakt Bankers kishte për detyrë që të kryente tender që në fillim dhe argumenton se nuk kishte arsye që kontrata të ofrohej fillimisht pa tender.
Edhe pse kishte kompani të tjera, edhe pse duhet të bënin tendera, sërish dukej sikur Bankers kishte krijuar realitetin dhe rregullat e saj të lojës. Pak nga pak, thuri një skemë perfekte për të fituar sa më shumë. Deri më tani Prokuroria ka arritur që të zbulojë se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, pra nga të lartpërmendurit.
Por ka diçka që nuk është zbuluar ende pas 20 vitesh mashtrim! Ku janë paratë? Ku kanë përfunduar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, për të rritur pensionet? Në cilat llogari kanë përfunduar? Si janë konvertuar? Në pasuri të paluajtshme, apo kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’i futur në treg dhe për ti pastruar nga gjurmët e naftës së nëntokës shqiptare?
Nuk janë pak para! Bëhet fjalë për një kompani që nxori 532 miliardë lekë naftë dhe s’ka paguar asgjë! Tashmë “topi” është tek drejtësia, e cila duhet të shpojë thellë nëntokë për të gjetur paratë./ZËRI -

“Gjenocidi në Gaza vazhdon sepse është fitimprurës”, OKB: Dhjetëra kompani po përfitojnë nga lufta
Një raport i ri tronditës nga OKB ka ngritur akuza të rënda ndaj më shumë se 60 kompanive ndërkombëtare, të cilat akuzohen se po përfitojnë financiarisht nga lufta në Rripin e Gazës, duke e bërë atë “fitimprurëse” dhe të zgjatur.
Raporti 27-faqesh, i përgatitur nga Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, thekson se këto kompani po kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në ofensivën izraelite ndaj Gazës, të cilën ajo e cilëson si një “fushatë gjenocidale”.
Mes emrave të përmendur janë gjigantët e industrisë së armëve si Lockheed Martin, Leonardo, Elbit Systems, por edhe kompani të njohura të ndërtimit dhe teknologjisë si Caterpillar, HD Hyundai, Amazon, Alphabet (Google), Microsoft dhe IBM. Këto subjekte përmenden për rolin e tyre në furnizimin e ushtrisë izraelite, përfshirë teknologji survejimi, automjete të blinduara dhe pajisje të përdorura në operacionet ushtarake dhe në shkatërrimin e infrastrukturës palestineze.
“Gjenocidi vazhdon sepse është fitimprurës,” thuhet në raport. Ai thekson se shumë prej këtyre kompanive janë të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë në ciklin ekonomik të pushtimit dhe ndihmojnë në ruajtjen e infrastrukturës së kolonive izraelite dhe të aparatit ushtarak.
Raporti bazohet në mbi 200 dëshmi nga shtete, organizata të shoqërisë civile, studiues dhe vetë kompanitë, dhe do t’i paraqitet Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ai bën thirrje për sanksione ekonomike, pezullim bashkëpunimesh tregtare dhe ndjekje penale ndërkombëtare ndaj drejtuesve të këtyre kompanive.
Nga ana e saj, Izraeli i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të pabaza, dhe duke theksuar se veprimet ushtarake janë në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 56,000 palestinezë janë vrarë që prej fillimit të ofensivës izraelite, një shifër që ka shtuar presionin ndërkombëtar për hetime dhe ndërhyrje humanitare. -

VIDEO/ Tomorri: Një kompani pastroi në një vit 7.5 milionë euro në dy ndërtesa në Tiranë, BE po ngrenë alarmin
Gazetari Klodian Tomorri është shprehur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV tregoi se një kompani ndërtimi ka pastruar 7.5 milionë euro të ardhura nga shitja e drogës, në dy ndërtesa në Tiranë.
Gjatë bisedës, Tomorri deklaroi se, vendet e BE-së i kanë të gjitha këto informacione, sepse shumë prej bandave shqiptare janë arrestuar dhe dënuar nëpër vende të ndryshme.
‘Ka filluar që të diskutohet kjo çështje në Europë, apo të shqetësoje europianët që para dy vitesh. Të parët ishin anglezët. Kanë ardhur gazetarë të The Times në Tiranë për këtë çështjen, kanë bërë dhe një shkrim për kullat e Tiranës.
Por sa më shumë po kalon, aq më shumë po forcohet bindja dhe po dalin prova në shtypin ndërkombëtar që në Shqipëri kanë vërshuar paratë e drogës, të cilat kanë financuar ndërtimet në Tiranë dhe bregdet.
Të mos harrojmë se gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur një sërë procesesh gjyqësore në vende të BE-së.
Kemi pasur në Belgjikë proces me SKYEç që janë dënuar shqiptarë të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës dhe në përgjime është konstatuar se dërgonin shuma të mëdha parash në Shqipëri, të cilat i investonin në ndërtim.
Mos harrojmë rastin e Çopjave që një kompani vetëm në 1 vit kishte investuar 7.5 milionë euro para të narkotrafikut në dy ndërtesa në Tiranë.
Tashmë janë bërë një sërë provash të cilat nuk qëndrojnë, apo nuk vijnë vetëm nga brenda Shqipërisë, por europianët i kanë dhe aty, për shkak të proceseve që kanë pasur ndaj bandave shqiptare’, u shpreh Klodian Tomorri në SYRI TV.
-

Ja marrëveshjet sekrete nga lobimi në SHBA që çuan në pranga Ilir Metën dhe rrezikojnë t’ju bëjnë gropën…
Më 10 qershor të vitit 2022, ishte ish-deputeti Halit Valteri që paditi ish-presidentin Ilir Meta në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), me pretendimin se në kohën që drejtonte partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kishte firmosur kontrata lobimi me kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, disa prej të cilave nuk janë deklaruar. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, publikoi pak ditë më parë një dokument të Prokurorisë së Posaçme për të cilën pretendon se rrëzon akuzën ndaj kreut të PL Ilir Meta, për lobim në SHBA.
“Me email-in zyrtar të datës 15 nëntor 2024, autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes “Dorelita Limited” dhe “McKeon Group” janë kryer nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Z. Ilir Meta, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së. Ky është i vetmi lajm i ri që ka lidhje me hetimet e Z. Meta që nga momenti i rrëmbimit të tij terrorist, që konfirmon atë të vërtetë që z.Meta e ka deklaruar që përpara 7 viteve, kur “Mother Jones” fabrikoi një shkrim të porositur për gjoja lobim të paligjshëm dhe pagesë prej 1 milion USD përmes “Dorelita” dhe McKeon dhe rezultati ishte dhe mbetet vetëm ai që ka thënë Ilir Meta që në atë kohë dhe që e ka provuar edhe në sallën e gjyqit, që ka patur vetëm një pagesë të ligjshme 15 mijë USD për McKeon të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI dhe çdo gjë tjetër ishte dhe tanimë është faktuar edhe me përgjigjen e autoriteteve amerikane se ka qenë fund e krye mashtrim dhe fabrikim, e përsëris mashtrim dhe fabrikim, për qëllime politike”, shkroi Blushi.
Prapaskenat
Në fakt kjo nuk nënkupton rrëzimin e akuzës së korrupsionit siç pretendon Tedi Blushi, krahu i djathtë i Ilir Metës, por vetëm të episodit të mësipërm. Në këtë skandal pritet të përfshihet dhe Vangjel Tavo, që tashmë është bashkuar me Partinë Socialiste. Në mbrojtjen e Ilir Metës përpara Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku kërkoi lirinë para disa kohësh, ai nxori me detaje rolin e Tavos në këto pagesa. “Lidhur me dyshimet për përfshirjen time në veprime të paligjshme me lobimet, distancohem me neveri nga përpjekjet e qëllimshme të SPAK-ut, pa asnjë provë, për të më implikuar përmes hamendësimeve kur e ka patur të gjithë kohën për të paraqitur prova që më ngarkojnë mua me përgjegjësi penale.
Përgjegjësia penale është individuale. Edhe tani që unë ndodhem në këtë sallë gjyqi dikush apo disa persona mund të kryejnë veprime spekulative pa dijeninë dhe autorizimin tim diku në shkelje të ligjeve. Është e sigurt që çdo veprim, vendim Kryesie i LSI, autorizim i lëshuar nga unë ka qenë i ligjshëm dhe transparent në respekt të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Siç është e sigurt që një shtetas greko-amerikan, avokat Fidetzis, kishte firmosur pa dijeninë time një kontratë me McKeon Group, që u denoncua nga ana ime te Presidenti i këtij grupi dhe i cili më pas i bëri letër zyrtare Departamentit të Drejtësisë (të cilën do e keni bashkëngjitur) duke i thënë se pasi u takuam me Kryetarin e Parlamentit dhe të LSI, Z. Meta, ai na informoi se personi që ka firmosur në emër të LSI nuk ka qenë i autorizuar prej tij dhe po kështu edhe fushat e bashkëpunimit janë të ndryshme. Ndaj kërkojmë që ajo të konsiderohet e pavlefshme.
Ndërkohë pagesa 15,000 USD për llogari të kësaj kompanie është bërë në mënyrë transparente nga Kryesia e LSI me kërkesën e Z. Vangjel Tavo, anëtar i Kryesisë dhe deputet, i cili ishte edhe ndërmjetësi që insistoi për takimin me Fidetzis në Athinë në fund të Nëntorit ose Dhjetor 2016. Po kështu ishte Z. Tavo që insistoi për një pagesë 15,000 USD për McKeon Group bazuar në premtimet e avokatit greko-amerikan se kjo kompani do të ishte shumë me ndikim. Por kur shkuam në Uashington për inagurimin e Presidentit Tramp, ftesat për të cilën ishin siguruar më parë nga Kongresi, u çudita kur u njoha nga Presidenti i McKeon Group me marrëveshjen që kishte firmosur Fidetzis në emër të LSI dhe i kërkova atij që ajo marrëveshje të anulohej sepse nuk ishte e autorizuar nga unë dhe se fushat e bashkëpunimit që ne ishim të interesuar ishin të ndryshme nga ato që kishte firmosur Fidetzis. Kontaktet me kompaninë McKeon Group vazhduan edhe pak kohë por kurrë nuk u finalizua një marrëveshje për arsye se ofronin shërbime shumë të shtrenjta dhe që nuk ishin të përballueshme nga ne.
Ndërsa lidhur me pretendimin se më pas u bë një marrëveshje me McKeon Group përmes “Dorelita” të Fidetzis ky është një mashtrim dhe manipulim skandaloz. Për herë të parë ekzistencën e “Dorelita” e kam dëgjuar kur “Mother Jones” publikoi një shkrim të sponsorizuar. Që Fidetzis ishte mashtrues, për këtë u binda që në takimin e dytë në Uashington kur e denoncova te Presidenti i McKeon Group. Asnjëherë se kam autorizuar këtë person për të më përfaqësuar pranë McKeon Group e kujtdo, direkt apo indirekt. Po kështu, as numrin e telefonit të tij apo adresë email nuk kam patur edhe nuk isha i interesuar. Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016. Po kështu, në Mars-Prill 2017 unë nuk kam qenë në SHBA, nuk kam bërë takime dhe as kisha interes sepse isha zgjedhur President më 18 Prill”, u shpreh Meta.
Përfshirja e Braimllarit
Meta akuzoi disa ditë më parë edhe Endrit Braimllarin se është i përfshirë me firmë në këto kontrata. “U pyet shtetasi Endrit Braimllari, i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai, në emër të partisë LSI, kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë JMP Strategic Solution LLC. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e transferimit të kësaj shume në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution LLC, por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve financiare dhe, në dijeni të tij, ishin audituar nga KQZ-ja. Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution LLC ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”.
Thellimi i hetimeve
Pra në zemër të hetimit të SPAK për lobimin e paligjshëm të Ilir Metës në SHBA, qëndron një skemë e dyshimtë pagesash, ku përveç LSI-së, përfshihen kompani offshore me bazë në Qipro dhe Greqi, persona me lidhje ruse dhe firma lobimi amerikane. Një nga aktorët kryesorë është kompania guaskë “Dorelita Limited”, që sipas dokumenteve zyrtare dhe hetimeve të shtypit grek, ka shërbyer për të fshehur origjinën e parave të përdorura për lobim në Uashington. Dorelita Limited është themeluar në vitin 2013 në Qipro, nga avokati grek Andreas Petrou, dhe ka rezultuar e lidhur me klientë të shumtë nga Rusia. Revista amerikane “Mother Jones” dhe të dhënat nga regjistrat financiarë rusë e qipriotë zbulojnë se një pjesë e konsiderueshme e klientelës së kësaj kompanie janë shtetas rusë, përfshirë oligarkë të përfshirë në skema ndërkombëtare të pastrimit të parave. Në 22 shkurt 2017, Dorelita Limited u ble për 1000 euro nga Iakovos Taliadoros, drejtues i një firme kontabiliteti në Nikosia, që më pas caktoi si drejtor të ri Iraklis Fidetzis, një avokat greko-amerikan.
Pikërisht Fidetzis është personi që nënshkroi kontratën me kompaninë lobuese “McKeon Group” në Uashington, kontratë e cila i siguroi Ilir Metës pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump në janar 2017. Gazeta greke “Documento” publikoi detaje të reja pak javë më parë rreth kësaj marrëdhënieje, duke treguar se zyra e “Dorelita Limited” rezulton në adresën Patriarchou Ioakeim në Athinë – e njëjta me studion ligjore Papaconstantinou & Associates, ku Fidetzis është konsulent. Kjo kompani guaskë, që në letër shfaqet si korporatë e thjeshtë, rezulton se ka funksionuar si kanal pagesash për lobimin e LSI-së, duke kamufluar financimin e shërbimeve të McKeon Group me origjinë të panjohur. Nga ana e tij, Meta ka mohuar të ketë pasur dijeni për këtë kontratë apo lidhje me Fidetzis-in, duke pretenduar se gjithçka është bërë pa autorizimin e tij. Por fakti që takimet në SHBA, përfshirë ato me anëtarë të Kongresit, Departamentin e Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë mbështetur financiarisht nga kompani të tilla guaskë, ngre pikëpyetje serioze për transparencën dhe ligjshmërinë e këtyre marrëdhënieve. SPAK po heton tre kontrata kryesore: me GSIS, McKeon Group, dhe lidhjen e tyre me Dorelita Limited.
Ndërkohë që shpenzimet reale arrijnë në mbi 463 mijë dollarë, LSI në raportin financiar të dorëzuar në KQZ ka deklaruar vetëm 93 mijë dollarë, një diferencë që ngre dyshime të forta për pastrim parash dhe shkelje të ligjit për financimet politike. Për ekspertët financiarë dhe investigativë, funksioni i Dorelita Limited është tipik për një kompani guaskë: të fshehë gjurmët e financimeve politike, të largojë vëmendjen nga burimi i vërtetë i fondeve, dhe të ndërmjetësojë marrëdhënie që politikisht nuk mund të justifikohen dot. Lidhja me klientë rusë, prania në Qipro dhe Greqi, dhe roli i saj në lobimin për Ilir Metën e bëjnë këtë kompani një hallkë kyçe në dosjen që i ka hapur rrugën ndjekjes penale për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe korripsion. Nëse drejtësia zbardh të gjithë itinerarin financiar të këtyre kontratave, atëherë hetimi për Ilir Metën mund të përshkallëzohet drejt një skeme shumë më të gjerë, ku përveç emrave shqiptarë, përfshihen edhe struktura të huaja financiare me lidhje të ndërlikuara ndërkombëtare. -

Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe?
Ekonomitë e reja të shkallës. Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e korporatave, tani për tani, shkruan The Economist Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gjithmonë përfitime të mëdha për bizneset. Kostot fikse vendosen kundrejt më shumë të ardhurave, duke rritur fitimet dhe duke mbështetur investimet. Pesha në treg sjell fuqi …