Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në duar një nga dosjet më të nxehta të viteve të fundit sikundër është afera “Bankers Petroleum”. Hetimi i kësaj dosje i është caktuar prokuroreve speciale Anita Jella dhe Enkeleda Millonai, të cilat pritet të udhëheqin zbardhjen e një skeme të dyshuar korrupsioni që përfshin politikanë, ish-ministra dhe figura të njohura të jetës publike. Sipas ish-deputetit Myslim Murrizi, në dosje përmenden 43 emra të rëndësishëm, përfshirë edhe familjarë të tyre, si dhe nëntë kompani të mëdha që kanë përfituar miliona euro nga kontratat me “Bankers”.
Dokumentet e hetimit, të përbëra nga rreth 280 faqe, zbulojnë një rrjet të gjerë përfitimesh ku përfshihen drejtues të administratës, banka dhe studio ligjore. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se janë gati veprimet e para konkrete për sekuestrimin e dokumenteve dhe thirrjen e personave të përfshirë. Hetimi pritet të ndriçojë lidhjet mes politikës dhe biznesit në një prej skandaleve më të mëdha ekonomike në vend. Pra nëse akuzat provohen, kjo dosje mund të tronditë themelet e politikës shqiptare dhe të hapë një kapitull të ri në luftën kundër korrupsionit.
DOSJA “BANKERS”
3.9 milion euro dëm ndaj shtetit, nën hetim katër kompani
Mirgen Dervishi, Shoqëria “Aksent L&BC”, Business Corporate Tax Consulting dhe PKF Albania dyshohet se janë kompani të përfshira në dosjen “Bankers” për të cilën prokuroria thotë nga këto 4 subjekte buxheti i shtetit është dëmtuar në vlerën prej 397 milionë ose 3.9 mln euro. Shoqëria “Aksent L&BC”, me administrator Endri Puka, ka një aktivitet të dyshimte dhe faturime të larta për shërbime të paqarta. Shoqëria “Aksent L&BC” sh.p.k, ka faturuar një shumë të konsiderueshme prej 142,067,629 lekë, në periudhën 2023-2024 për shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Shërbimet e ofruara nuk janë të qarta, ndërsa mungesa e dokumentacionit të detajuar për aktivitetin e tyre përforcon dyshimet për faturime fiktive. Kjo shoqëri, gjithashtu ka 6 punonjës të deklaruar, një numër që nuk është në përputhje me vlerën e faturimeve të realizuara, duke rritur dyshimet për përdorimin e këtij subjekti për faturime fiktive. Shoqëria “Business Corporate Tax Consulting” sh.p.k, me administrator z. Andi Shyti është subjekt pasiv pas faturimeve fiktive.
Një tjetër rast që ngre dyshime të forta është aktiviteti i shoqërisë “Business Corporate Tax Consulting” sh.p.k, i cili ka faturuar 60,720,000 lekë për periudhën 2023-2024, shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke pasur një strukturë të pamjaftueshme dhe duke kaluar me status pasiv me 27.12.2024, pas faturimeve të dyshimta. Shoqëria “PKF Albania” shpk me administrator Z. Taulant Aslani- faturime me vlera jo reale. Kjo shoqëri, edhe pse është një subjekt që ka pretenduar shërbime të auditimit dhe konsulencës financiare, vlerat e faturuara vetëm në dy fatura kanë ngritur dyshime për fryrjen e faturave dhe përdorimin e këtij subjekti për qëllime të tjera të paligjshme. Shuma e faturuar nga PKF Albania për periudhën 2023-2024 është 67,140,000 lekë (2 fatura), raporton “Ora News”.
Genci Likoskendaj
“Mirgen Dervishi”, me NIPT M12123034E, është subjekt i ç’regjistruar pas faturimeve fiktive. Në periudhen 2023-2024, ai ka përfituar nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” shumën prej 393,180,000 lekë. Nga verifikimi i listë-pagesave rezulton se numri i punonjësve të deklaruar nga subjekti nuk ka ndryshuar as pas rritjes së xhiros, duke mbetur i njëjtë me periudhën kur xhiroja ishte rreth 10 milionë lekë në vit. Ky kombinim faktesh përforcon dyshimin për përdorim të subjektit për qëllime të faturimit fiktiv.
Leonidha Çobo dhe transaksionet e dyshimta me “BOLV OIL”-in
Leonidha Çobo, i cili shikohet si person kyç në dosjen “Bankers” që tashmë ndodhet në dyert e SPAK-ut, rezulton se ka gjeneruar fitime të mëdha, duke fshehur të ardhurat dhe duke kryer evazion fiskal. Për vitin 2024, rezulton se Çobo ka kryer një sërë shitjesh nëpërmjet disa kompanish dhe në atë kompani ku aksioner ishte po vetë ai, duke shkelur ligjin për konfliktin e interesit. Në vitin 2024, shoqëria e tij “LC Consulting”, me administrator Leonidha Çobo ka bërë shitje edhe te kompania “BOLV OIL SHA”, në një shumë prej 3,589.272 lekësh. Pra, siç vërehet nga të ardhurat e subjektit, “LC Consulting” sh.p.k ashtu si tek nipti tjetër, “Leonidha Çobo” PF, të ardhurat vijnë nga shoqëria “Bolv Oil sha”, e cila është një ndër nënkontraktoret kryesore të shoqërisë “Bankers”. Po ashtu, subjekti “C-Properties” sh.p.k me personin nën hetim Leonidha Çobon aksioner ka kryer blerje në vlera të larta tek subjekte të tjera, ndër to edhe shoqëria “BOLV OIL SHA”, që rezulton po në vitin 2024 me shumën 8,370,937.
Behar Çukaj
“BOlV OIL” rezulton të jetë në emër të Behar Çukajt dhe me administrator Agron Bulkun.
Ja çfarë deklaron Murrizi
“Prokuroria e Fierit për mua ka bërë një gjë të mirë që e hetoi dhe e ka zbërthyer dhe ia ka çuar të gatshëm. Ka gjetur dhe lidhjet, çfarë ka: thotë nëntë kompani të mëdha kanë marrë lekë te ky dhe ka ndërtuar gjysma e Tiranës. Kompani të mëdha, këto që morën gjithë tenderat e Shqipërisë prej 25 vitesh, po, janë të përfshira brenda. Dhe ka atje ish-ministra ose shoqëri me punë që kanë futur duart. Disa kanë marrë lekë si mendje të ndritura këshilluese, disa kanë marrë lekë si konsulentë, e disa kanë marrë lekë për atë që e dinë ata që i kanë marrë. I ka parë Prokuroria e Fierit të gjitha. Janë 43 emra politikanësh dhe zyrtarësh të lartë në dosjen prej 280 faqesh. Ish-drejtorët e Tatimeve të gjithë rëndohen në faj sepse s’kanë patur asnjë kontroll atje. Po, pra, po këto do rrinin në Fier pra? Pra, drejtorët e përgjithshëm, ish-ministrat, ish-deputetët që kanë marrë lekë, kanë qenë në mandat, janë subjekte të SPAK-ut, sepse së paku për këtë u krijua.
Pjesën tjetër, hajdutët e vegjël, këta drejtorët e kanaleve atje, i heton non stop, i ka hetuar Prokuroria. Aty janë trazuar të gjithë, kanë heshtur. Ke patur ministra financash prej 2004-ës non stop: Qeveria, Nano, Berisha, Rama 1, 2, 3, 4 5! Aty brenda çfarë kanë qenë! Ke tre studio ligjore, që kanë marrë 13.44 milionë euro si këshillues. Ish-deputet i PS-së, një ish-deputet i PD-së. I PS-së ishte Alket Hysni dhe nga PD Eduard Halimi. Bankers ka pasur departamentin e vet, 18 juristë nga e gjithë bota brenda departamentit të vet, e kanë marrë nga 5,000 deri në 10,000 euro në muaj rrogë ata. Ka dashur edhe këshilltarë! Më korrekte nga këta ka qenë studioja e avokatit Bogës. Boga i shkreti nuk ka futur në këtë histori. Jo, ai ka marrë një pagë qesharake dhe kur e ka parë që s’i ka dhënë punë, s’është futur. I ka çuar shkresë, i ka thënë: “Marrëdhëniet tona kontraktore mbarojnë këtu se ti s’ke nevojë për mua, ke gjetur këta ustallarë të tjerë,” dhe ka ikur. Ai ka marrë për 10 vjet 600 euro, i bie 6,000 euro në vit, 500 euro në muaj rrogë, tamam konsulencë. Aty ke djalin e ish-ministrit që është poet nga zanati, të ministrit të Jashtëm, ka marrë 383,000 euro. Thashë e mora unë për të gjetur ndonjë roman.
Thashë, mos i ka bërë ndonjë elegji Bankers-it, si Gjergj Elez Alia, ndonjë roman që ta motivonte Xing Fu Çunën për fustanet. Nuk rezultoi gjëkund. Pastaj ke aty ish-deputetë që janë dhe avokatë të Raiffeisen-it. Se dallaverja më e madhe është bërë me bankën Raiffeisen. Vjen, çon lekë nga këtej, merr andej. Në fund paratë i ka qarkulluar Raiffeisen-i nëpërmjet bankës, se çfarë kanë marrë, me marrëdhënie qarkulloi. Tani këto thonë 5 miliardë euro. Bankers-i nxjerr 1 deri 1.2 milionë tonë naftë në vit. Në çmimin më të keq e ka shitur me 300 dollarë tonin, që i bie 500 milionë dollarë në vit xhiro. 20 vjet bëjnë 10 miliardë trashë e trashë. Po çmimi nuk është më 300, sot është 600, dyfishi. Është e vetmja kompani në Shqipëri e regjistruar si biznes i madh tatimpagues që del 20 vjet me humbje, nuk shpall faliment. Por kjo quhet tip sadakaje, këto janë fe bamirësie. Pranojnë të shkrihen vetë nga kapitali i tyre vetëm kompaninë mos e mbyllin. Pra, është shumë xhentil. Kështu që këtë duhet ta kishe marrë së paku qysh sa ndodhi. Ose për mua hetimi tatimor duhet t’i kishe, nga ajo ka filluar, se s’ka filluar nga Prokuroria kjo. Hetimin tatimor duhet t’ia kishe relatuar SPAK-ut. Nëse SPAK e heton me themel aferën mund të tronditet politika shqiptare. Por mund të kalojë si inceneratorët”.
Tag: kompani
-

Afera “Bankers”, ja dy prokurorët e SPAK-ut që do të hetojnë mega-dosjen korruptive, në skaner politikanë dhe…
-

“Korrupsion 30 mijë euro në kompani me fitim 140 euro?” Avokati “zbërthen” shkeljet e Begajt sipas opozitës
I ftuar në një studio televizive avokati Indrit Sefa, sqaroi se kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit është absurde.
Sipas Sefës, 7 shkeljet që pretendon PD se i ka kryer Begaj nuk qëndrojnë. Ai theksoi se nuk ka sens të akuzohesh për korrupsion prej 30 mijë eurosh, kur kompania ka fituar vetëm 140 euro.
“Opozita do të bëjë politikë me Presidentin e Republikës. Opozita bie gjithmonë në grepin e Edi Ramës. Hedh grepin Edi Rama dhe bie opozita. Kur opozita doli në konferencë për shtyp në Kuvend, unë e mora shumë seriozisht. Thanë: “Do bëjmë kallëzim penal në SPAK për Presidentin, kanë bërë tendera, dhe përfituesi është një kompani ku punon djali i tij.” Denoncimi ishte i rëndë. Unë e besova, se çfarë nuk kemi dëgjuar deri më sot!
Por kur doli që bëhej fjalë për korrupsion prej 30 mijë eurosh, ndërkohë që kompania që supozohej se kishte kryer korrupsionin kishte fituar tender me vlerë 140 euro, pra 14 mijë lekë të reja, u kuptua absurdi. Ishte kompani sigurimi për udhëtim jashtë shtetit. A ka sens të thuhet se presidenti ka marrë 30 mijë euro korrupsion për një tender me vlerë 14 mijë lekë? Është kompani sigurimi! Ka logjikë kjo?”, tha avokati Sefa.
Shkeljet e Presidentit Begaj sipas PD:
Shkelja nr. 1 – Dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë
Shkelja nr. 2 – Ndërprerja antikushtetuese e mandatit të gjyqtarit kushtetues
Shkelja nr. 3 – Dekretimi antikushtetues i ligjit për komisionet hetimore
Shkelja nr. 4 – Dekretimi antikushtetues i ministres virtuale “Diella”
Shkelja nr. 5 – Refuzimi për të ndaluar përfshirjen e trupit diplomatik në fushatë elektorale
Shkelja nr. 6 – Ndërhyrja antikushtetuese nëpërmjet Kabinetit të tij në procesin zgjedhor
Shkelja nr. 7 – Përfitimet personale dhe të birit në shkelje flagrante të Kushtetutës
-

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn
Një tjetër tender me erë abuzimi dhe klientelizmi në Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka shpallur fituese kompaninë “INERTI” shpk për ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale të Burgjeve, me një vlerë kontrate prej 194 milionë lekësh pa TVSH (rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH), të financuar nga buxheti i shtetit.
Tenderi që nxori fituesin e paracaktuar
Tenderi me numër reference REF-60262-09-03-2025, me fond limit 296,309,312 lekë, është zhvilluar në datën 19 shtator 2025, me 14 kompani pjesëmarrëse.Por menjëherë pas përfundimit të procedurës, OBP – institucioni që tashmë po përflitet si “çerdhe e korrupsionit të kontraktuar” – skualifikoi 13 nga 14 operatorët, me arsye teknike që ekspertët i konsiderojnë si të fabrikuara dhe selektive, për të shpallur fituese pikërisht kompaninë “Inerti” shpk.
Kjo kompani është e njohur për lidhjet e saj me grupin ekonomik të bashkisë së Tiranës dhe me rrjetin klientelist të Erion Veliajt, që prej vitesh kontrollon një pjesë të mirë të kontratave publike në ndërtim, mirëmbajtje dhe shërbime publike.
Skualifikimet e manipuluara
Në dokumentacionin zyrtar të OBP-së rezulton se kompanitë si:
• “Desaret Company” shpk & “Aurora Konstruksion” shpk,• “Alko Impex Construction” & “MF Invest Group”,• “Zdrava” & “Bajrami N.”,• “G.P.G. Company” & “Senka”,• si dhe “Pepa Group”, “Dion-Al”, “KACDEDJA”, “ASI-2A Co”, etj.,
janë skualifikuar në mënyrë masive me formulime identike: “me dokumentacionin ligjor dhe teknik të paraqitur në tender, nuk arrin të plotësojë kërkesat për kualifikim”.
Në disa raste, si tek “Zdrava” & “Bajrami N.”, është përmendur mungesa e një certifikate ISO të përditësuar – kriter i futur rishtazi në DST për ta bërë praktikisht të pamundur konkurrimin e shumë subjekteve ndërtimore shqiptare.
Në praktikë, një model i njohur në tenderat e OBP-së të drejtuara nga Arlinda Pogaj:
• futen kritere teknike të pajustifikuara,• përdoren si justifikim për skualifikim,• dhe më pas shpallet fituese kompania e paracaktuar, me një ofertë “magjikisht” të përshtatur brenda 93% të fondit limit.
Lidhjet e “Inerti” shpk me grupin e Veliajt
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Inerti” shpk është e regjistruar në Tiranë dhe ka marrë pjesë në një sërë tenderash bashkiakë dhe shtetërorë në vitet e fundit.Burime pranë OBP-së dhe Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se pas kompanisë qëndrojnë persona të afërt me administratorë dhe ish-drejtorë të firmave që kanë fituar tendera në bashki, përfshirë emra të lidhur me rrethin ekonomik të Erion Veliajt.
Në disa tendera të mëparshëm, Inerti ka bashkëpunuar me “Ndërtim-TIR” shpk, “4A Konstruksion” dhe “Edil-Al”, kompani që përfshihen rregullisht në dosjet e prokurimeve të OBP-së dhe institucioneve të vartësisë së bashkisë.
100 milionë lekë më shumë nga oferta reale
Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese të “Inerti” është rreth 100 milionë lekë, çka ngre dyshime për manipulim të qëllimshëm të konkurrencës për të shmangur ofertat më të ulëta dhe për të maksimizuar fitimin.
Ekspertë të prokurimeve publike theksojnë se kur 13 nga 14 operatorë skualifikohen, kemi të bëjmë me një tender jo konkurrues dhe potencialisht të manipuluar.
Nga OBP në duart e “grupit të betonit”
Kjo nuk është hera e parë që emri i Arlinda Pogajt përmendet në afera tenderash.
Në muajt e fundit, Publik.al ka raportuar se OBP ka shpërndarë dhjetëra tendera në sektorin e ushqimit, shërbimeve dhe ndërtimit drejt kompanive që kanë lidhje familjare ose biznesi me figura të mazhorancës dhe drejtues të bashkisë Tiranë.
Burime të brendshme pohojnë se tenderi i poligonit të qitjes është pjesë e një marrëveshjeje “tresh” mes OBP, Drejtorisë së Burgjeve dhe kompanive të afërta me rrethin e Veliajt, për të siguruar një rrjedhë të re financiare në prag të zgjedhjeve lokale dhe për të rritur ndikimin ekonomik të rrjetit të betonit në tenderat e Ministrisë së Drejtësisë.
Tenderi për “Ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale” është shembulli më i fundit i mënyrës sesi shteti dhe institucionet e prokurimit janë kthyer në instrumente të kontrollit ekonomik të një grupi të ngushtë interesash.
Skualifikimi masiv i operatorëve, kriteret e manipuluara dhe përfituesi i paracaktuar janë shenja të qarta të një skeme sistematike korrupsioni dhe kapjeje të tenderave, ku Arlinda Pogaj vepron si “menaxhere politike e tenderave”, ndërsa kompanitë e lidhura me Veliajn përfitojnë miliona nga fondet publike.
Publik.al po ndjek hapat e mëtejshëm të këtij tenderi, përfshirë lidhjet e mundshme të “Inerti” shpk me kompani të tjera që kanë përfituar kontrata të ngjashme në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës shtetërore./Publik.al -

Sanksionet amerikane godasin Serbinë, si Beogradi u bë “viktima” e lojës Moskë-Uashington
Marsela SHYTIA
Sanksionet e SHBA-së kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) hynë zyrtarisht në fuqi dje në mëngjes, megjithëse zbatimi i tyre pritej të shtyhej për herë të shtatë. Masat kufizuese, të futura për shkak të pronësisë shumicë ruse në kompani, mund të ndikojnë seriozisht në biznesin e NIS, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve serbë, nga pagesa e karburantit në stacionet e benzinës deri te pagesa e pagave të punonjësve.
Pagesat me kartë
Sipas kompanisë, në rast se kartat e pagesave të huaja si Mastercard dhe Visa ndalojnë së funksionuari, pagesa e karburantit do të jetë e mundur me kartën vendase “Dina”, me para në dorë ose nëpërmjet sistemit “IPS show”, raporton Nova.rs. Programet “Me ne në rrugë”, kartat Agro dhe Taxi vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje, dhe transaksionet e pagesave me shumicë në dinarë nuk janë të kërcënuara për momentin. NIS thotë se ata mbeten një partner i besueshëm dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet ndaj partnerëve të biznesit dhe klientëve të mëdhenj. Sipas informacioneve nga mediat e Beogradit, është pothuajse e sigurt se llogaritë e NIS në bankat e huaja do të bllokohen, ndërsa Poštanska štedionica do të jetë gjithashtu nën presion për shkak të bashkëpunimit me kompaninë nën sanksione. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se “nuk ka më asgjë për të diskutuar me amerikanët” dhe se tani do të përqendrohet në bisedimet me partnerët e tij rusë. “Jam i sigurt se JANAF së shpejti do të ndalojë furnizimin me naftë. Kushdo që vazhdon të bashkëpunojë me NIS rrezikon pasoja serioze”, u tha Vuçiç gazetarëve.
Furnizimi me naftë
Zyrtarisht, ende ka rezerva karburanti, por ekspertët paralajmërojnë se sanksionet afatgjata mund të çojnë në mungesa dhe rritje të çmimeve. Nëse furnizimet ndërpriten, karburanti do të bëhet më i shtrenjtë, dhe shumica e produkteve të tjera bashkë me të. Burime të informuara mirë për portalin Nova.rs pohojnë se nuk do të ketë probleme të mëdha në muajt e ardhshëm, por se një marrëveshje duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur. Eksperti serb i energjisë, Zeljko Markoviç, i tha RTS-së se nuk do të ketë ndërprerje në furnizimin me naftë të tregut serb në muajt e ardhshëm për shkak të rezervave ekzistuese, por se NIS nuk do të jetë në gjendje të operojë nën sanksione në planin afatgjatë.
“Viktima kolaterale”
Sipas tij, kjo është një lojë gjeopolitike midis SHBA-së dhe Rusisë, në të cilën Serbia është viktimë kolaterale, ose ndoshta është edhe një mesazh për Beogradin që të mos vendosë sanksione ndaj Moskës. Ai paralajmëron se, nëse situata me NIS nuk ndryshon, Serbia do të humbasë një nga kompanitë kryesore që mbush buxhetin e shtetit, gjë që do të çonte në një rënie të PBB-së dhe një rritje të inflacionit. “Kjo mund të ketë një ndikim negativ në të gjithë ekonominë”, thekson Marković. (QË)
Pagat në pikëpyetje
Më shumë se 5,000 punonjës punojnë në kompani dhe metoda e pagesës së pagave është nën pikëpyetje. Që kur u njoftuan për herë të parë sanksionet, pagat janë paguar një muaj më parë për të shmangur problemet me transaksionet bankare. Burimet pohojnë se shumë kompani vendase dhe të huaja do ta ndërpresin bashkëpunimin e tyre me NIS, sepse nuk duan të rrezikojnë penalitete për të bërë biznes me një entitet nën sanksione të SHBA-së. “Gjobat janë të mëdha. Ndërprerja e bashkëpunimit është çështje ditësh”, thotë një burim për Nova.rs. Në strukturën e pronësisë së Industrisë Serbe të Naftës, pjesën më të madhe e mban Gazpromneft (44.85%), e ndjekur nga Shteti i Serbisë (29.87%), dhe aksionari i tretë më i madh është Intelligence nga Shën Petersburgu (11.3%). Sanksionet u vendosën pikërisht për shkak të pjesëmarrjes shumicë të Rusisë, dhe megjithëse SHBA-të e kanë shtyrë zbatimin e tyre gjashtë herë deri më tani, këtë herë ato më në fund hynë në fuqi. -

43 politikanë, ish-ministra, ish-deputetë, familjarë të tyre dhe 9 kompani të mëdha të përfshirë në mega-aferën…
Pas vendimit të Prokurorisë së Fierit për të shpallur moskompetencën në hetimin e dosjes “Bankers Petroleum”, çështja tashmë i kalon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke hapur një tjetër kapitull të nxehtë në drejtësi. Ish-deputeti Myslim Murrizi ka zbuluar në një intervistë televizive se në këtë dosje përmenden 43 emra politikanësh të njohur, përfshirë ish-ministra, ish-deputetë dhe familjarë të tyre, si dhe nëntë kompani të mëdha që kanë përfituar miliona euro nga kontratat me Bankers. Sipas Murrizit, në dokumentet e hetimit janë identifikuar gjithashtu drejtorë të administratës, banka dhe studio ligjore që kanë luajtur rol kyç në qarkullimin e fondeve. Ai thekson se dosja, e përbërë nga 280 faqe, është e plotë dhe SPAK nëse heton siç duhet mund të tronditë themelet e politikës shqiptare.
Ja çfarë deklaron Murrizi
“Prokuroria e Fierit për mua ka bërë një gjë të mirë që e hetoi dhe e ka zbërthyer dhe ia ka çuar të gatshëm. Ka gjetur dhe lidhjet, çfarë ka: thotë nëntë kompani të mëdha kanë marrë lekë te ky dhe ka ndërtuar gjysma e Tiranës. Kompani të mëdha, këto që morën gjithë tenderat e Shqipërisë prej 25 vitesh, po, janë të përfshira brenda. Dhe ka atje ish-ministra ose shoqëri me punë që kanë futur duart. Disa kanë marrë lekë si mendje të ndritura këshilluese, disa kanë marrë lekë si konsulentë, e disa kanë marrë lekë për atë që e dinë ata që i kanë marrë. I ka parë Prokuroria e Fierit të gjitha. Janë 43 emra politikanësh dhe zyrtarësh të lartë në dosjen prej 280 faqesh. Ish-drejtorët e Tatimeve të gjithë rëndohen në faj sepse s’kanë patur asnjë kontroll atje. Po, pra, po këto do rrinin në Fier pra? Pra, drejtorët e përgjithshëm, ish-ministrat, ish-deputetët që kanë marrë lekë, kanë qenë në mandat, janë subjekte të SPAK-ut, sepse së paku për këtë u krijua.
Pjesën tjetër, hajdutët e vegjël, këta drejtorët e kanaleve atje, i heton non stop, i ka hetuar Prokuroria. Aty janë trazuar të gjithë, kanë heshtur. Ke patur ministra financash prej 2004-ës non stop: Qeveria, Nano, Berisha, Rama 1, 2, 3, 4 5! Aty brenda çfarë kanë qenë! Ke tre studio ligjore, që kanë marrë 13.44 milionë euro si këshillues. Ish-deputet i PS-së, një ish-deputet i PD-së. I PS-së ishte Alket Hysni dhe nga PD Eduard Halimi. Bankers ka pasur departamentin e vet, 18 juristë nga e gjithë bota brenda departamentit të vet, e kanë marrë nga 5,000 deri në 10,000 euro në muaj rrogë ata. Ka dashur edhe këshilltarë! Më korrekte nga këta ka qenë studioja e avokatit Bogës. Boga i shkreti nuk ka futur në këtë histori. Jo, ai ka marrë një pagë qesharake dhe kur e ka parë që s’i ka dhënë punë, s’është futur. I ka çuar shkresë, i ka thënë: “Marrëdhëniet tona kontraktore mbarojnë këtu se ti s’ke nevojë për mua, ke gjetur këta ustallarë të tjerë,” dhe ka ikur.
Ai ka marrë për 10 vjet 600 euro, i bie 6,000 euro në vit, 500 euro në muaj rrogë, tamam konsulencë. Aty ke djalin e ish-ministrit që është poet nga zanati, të ministrit të Jashtëm, ka marrë 383,000 euro. Thashë e mora unë për të gjetur ndonjë roman. Thashë, mos i ka bërë ndonjë elegji Bankers-it, si Gjergj Elez Alia, ndonjë roman që ta motivonte Xing Fu Çunën për fustanet. Nuk rezultoi gjëkund. Pastaj ke aty ish-deputetë që janë dhe avokatë të Raiffeisen-it. Se dallaverja më e madhe është bërë me bankën Raiffeisen. Vjen, çon lekë nga këtej, merr andej. Në fund paratë i ka qarkulluar Raiffeisen-i nëpërmjet bankës, se çfarë kanë marrë, me marrëdhënie qarkulloi. Tani këto thonë 5 miliardë euro. Bankers-i nxjerr 1 deri 1.2 milionë tonë naftë në vit. Në çmimin më të keq e ka shitur me 300 dollarë tonin, që i bie 500 milionë dollarë në vit xhiro. 20 vjet bëjnë 10 miliardë trashë e trashë. Po çmimi nuk është më 300, sot është 600, dyfishi.
Është e vetmja kompani në Shqipëri e regjistruar si biznes i madh tatimpagues që del 20 vjet me humbje, nuk shpall faliment. Por kjo quhet tip sadakaje, këto janë fe bamirësie. Pranojnë të shkrihen vetë nga kapitali i tyre vetëm kompaninë mos e mbyllin. Pra, është shumë xhentil. Kështu që këtë duhet ta kishe marrë së paku qysh sa ndodhi. Ose për mua hetimi tatimor duhet t’i kishe, nga ajo ka filluar, se s’ka filluar nga Prokuroria kjo. Hetimin tatimor duhet t’ia kishe relatuar SPAK-ut. Nëse SPAK e heton me themel aferën mund të tronditet politika shqiptare. Por mund të kalojë si inceneratorët”. -

Shfuqizimi i stimujve tatimorë trondit sektorin e IT në Serbi
Për shkak të shfuqizimit të stimujve tatimorë për punësimin e individëve të sapoardhur, që kryesisht lidhej me lehtësi tatimore për punësimin e ekspertëve të kualifikuar të IT-së, disa korporata të mëdha të këtij sektori po shqyrtojnë zhvendosjen e operacioneve të tyre nga Serbia drejt vendeve fqinje.Siç ka konfirmuar për Biznis.rs Marko Vučetić, Drejtor i Shoqatës Serbe të IT-së, e cila bashkon mbi 20 kompani teknologjike me një qarkullim vjetor që tejkalon 375 milionë euro, gjashtë nga anëtarët e tyre kanë përdorur këto lehtësi tatimore, ndërsa dy korporata po shqyrtojnë një tërheqje të plotë nga tregu serb.Dhe kjo nuk është e gjitha – ai thotë se shteti u ka borxh kompanive shuma të mëdha parash në bazë të këtyre stimujve dhe as shoqata, as kompanitë e prekura nuk kanë asnjë informacion se kur do të bëhet pagesa.“Në nivelin e Shoqatës Serbe të IT-së, kemi gjashtë kompani që kanë përdorur këto lehtësi tatimore për rreth 1,300–1,400 persona. Ajo që është shumë e rëndësishme është se ekziston një borxh i madh për periudhën 2023-2024, i matur në miliona euro, të cilin shteti nuk ua ka paguar anëtarëve tanë mbi bazën e këtyre lehtësive”, – tha Vučetić, pa specifikuar shumën e saktë të detyrimit.Sipas tij, Shoqata Serbe e IT-së nuk e di pse ka ndodhur vonesa apo kur do të bëhet pagesa.“Ka pasur fjalë se do të takoheshim me përfaqësuesit e shtetit në fillim të korrikut. Tani është shtator dhe jemi ende në pritje. Ndërkohë, kemi marrë njoftime nga dy kompani që përdornin këto lehtësi tatimore se do të tërhiqen nga tregu serb, dhe ky është një problem i madh që po përpiqemi të zgjidhim. Pa dialog me shtetin, kjo është e pamundur”, – theksoi Vučetić.Kur bëhet fjalë për punësimin e të huajve në sektorin e IT-së, kjo kryesisht u referohet shtetasve rusë, të cilët kanë ardhur në numër të madh në Serbi që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainë. Shumica e tyre janë të orientuar drejt sektorit të IT-së dhe shumë ekspertë rusë po punojnë në projekte të mëdha e serioze. Megjithatë, ai theksoi se stimujt shtetërorë shpesh perceptohen gabimisht në shoqëri.“Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për lehtësi tatimore për ardhjen e punëtorëve indianë në transportin publik apo situata të ngjashme. Ky rregullim krijoi një filtër kyç, konkretisht një pagë prej 300,000 dinarësh. Pra, kryesisht synonte profesionistë të kualifikuar që mund të kontribuonin për vendin tonë. Qëllimi ishte të tërhiqeshin korporatat më të mëdha botërore në një kohë kur ato ishin të detyruara të merrnin një numër të caktuar njerëzish nga tregjet e prekura nga konflikti. Shteti e njohu situatën, ofroi lehtësi tatimore dhe një numër shumë i madh kompanish cilësore erdhën në Serbi. Kështu tërhoqëm korporata të IT-së si Dxc Luxoft, Epam, DataArt, JetBrains, Sperasoft”, – shpjegoi Vučetić.Siç shpjegon ai, është gabim të lidhësh këto kompani me ardhjen e rusëve dhe ukrainasve në Serbi, pasi ato nuk janë kompani ruse, por kryesisht amerikane që hynë në tregun tonë dhe zhvendosën një numër të caktuar shtetasish rusë dhe ukrainas.Marko Vučetić thekson se kompanitë brenda kësaj shoqate përdorin gjithashtu edhe lehtësi të tjera tatimore, por se stimujt për individët e sapoardhur ishin vendimtare për ta që të vinin këtu.“Dhe pastaj shteti vendosi, thjesht, pa asnjë njoftim paraprak, të shfuqizojë diçka që ishte premtuar deri në vitin 2029, duke krijuar një pabarazi të qartë midis premtimeve dhe realitetit, të cilën kompanitë e vlerësuan si një mjedis biznesi të paparashikueshëm. Në situata të tilla, shumica e tyre shpesh marrin vendime shumë rigoroze, si tërheqja nga tregu”,- shtoi ai.Sipas Vučetić, tërheqja e këtyre firmave do të sillte një numër të madh pushimesh nga puna, jo vetëm mes shtetasve të huaj, por edhe punonjësve vendas.“Nga ana tjetër, nëse korporatat globale tërhiqen, Serbia do të projektojë një imazh negativ të një mjedisi biznesi të paparashikueshëm, dhe kjo do t’i bëjë në mënyrë të pashmangshme edhe kompani të tjera të dyshojnë, nëse të vijnë në vendin tonë dhe nëse duhet të mbeten në Serbi. Disa kompani tashmë po shqyrtojnë tregjet fqinje si Bullgaria, Rumania dhe Polonia”, – përfundoi Drejtori i Shoqatës Serbe të IT-së, Marko Vučetić. Çfarë lehtësish parashikonte rregullorja në fjalë?Rregullorja e miratuar në vitin 2022, e cila supozohej të mbetej në fuqi deri në fund të vitit 2029, zbatohej për “individë të sapoardhur, kërkesa për të cilët nuk mund të plotësohej lehtësisht në tregun vendas të punës”.“Një individ i sapovendosur është një person fizik i cili, në periudhën 24-mujore që i paraprin datës së lidhjes së kontratës së punës me një punëdhënës, nuk ka qëndruar në territorin e Republikës së Serbisë më shumë se 180 ditë, dhe me të cilin punëdhënësi ka lidhur një kontratë pune të përhershme me kohë të plotë, dhe që ka një pagë bazë mujore të kontraktuar, në përputhje me rregulloret e punës, prej të paktën 300,000 dinarësh” thuhet në rregulloren që Qeveria e Serbisë e shfuqizoi më 12 qershor.Në lidhje me lehtësitë, rregullorja parashikonte stimuj tatimorë që përbënin 70% të tatimit mbi pagën dhe një rimbursim prej 100% të kontributeve të paguara për sigurimin për pension dhe të invaliditetit, për një periudhë deri në 60 muaj, duke filluar nga 1 korriku 2022 dhe deri më 31 dhjetor 2029. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Hidden Champions”, Kompanitë shqiptare me potencial global
Shqipëria ka kompani që mund të shndërrohen në “Hidden Champions” – biznese të vogla e mesatare që, falë inovacionit dhe produkteve natyrore, kanë potencial të konkurrojnë në tregjet globale. Nxitja vjen nga presidentja e CEEMAN, Danica Purg, e cila në një intervistë për Monitor foli për nevojën e një menaxhimi më etik, më të përgjegjshëm dhe më të lidhur me realitetin shoqëror.“Qeveria dhe biznesi duhet t’i mbështesin këto kompani që të dalin nga tregu lokal në atë ndërkombëtar. Vlerat lokale nuk përjashtojnë konkurrueshmërinë. Përkundrazi, mund të jenë një burim force. Çfarë u mungon shpesh është më shumë dije, më shumë rrjete ndërkombëtare dhe mbështetje në marketing,” – shtoi ajo.Purg theksoi se konkurrenca nuk matet vetëm me fitime, por mbi të gjitha me aftësinë për të sjellë risi dhe për të ndërtuar modele të qëndrueshme. Ajo ndaloi edhe tek sfidat që rëndojnë veçanërisht Shqipërinë: emigracioni masiv, mungesa e fuqisë punëtore dhe ndikimi i korrupsionit tek besimi i qytetarëve. Për të mbajtur të rinjtë në vend, sipas saj, duhen politika më të forta për strehimin, kujdesin ndaj fëmijëve dhe mbështetjen sociale, ndërsa kompanitë duhet të investojnë më shumë në mirëqenien dhe zhvillimin profesional të punonjësve.“Shqipëria duhet të krijojë kushte që të rinjtë të qëndrojnë, përmes apartamenteve për familjet e reja, çerdheve dhe kopshteve, dhe politikave sociale që e bëjnë jetën më të qëndrueshme.Kompanitë, nga ana e tyre, mund të ofrojnë ushqim, arsimim, kujdes për fëmijët dhe zhvillim profesional për punonjësit. Të rinjtë duan të ndjejnë që investohet tek ata,” – u shpreh ajo.Këto ide, që lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e ekonomisë shqiptare, u shpalosën në kuadër të Konferencës së 33-të Vjetore të CEEMAN, që po zhvillohet në Durrës. Eventi ka mbledhur drejtues të shkollave të biznesit dhe përfaqësues të korporatave nga mbarë bota për të diskutuar mbi rolin e arsimit në menaxhim dhe mbi sfidat që sjell një rend botëror në ndryshim.Mbi shkollat e biznesit, Purg theksoi se ato duhet të lidhen ngushtë me realitetin ekonomik e shoqëror ku operojnë. “Nuk mjafton të publikosh në revista të famshme apo të mësosh algoritme. Studentët duhet të ndjejnë se janë të aftë të bëjnë ndryshim në shoqëri dhe ta bëjnë atë më të mirë, më etike dhe më të përgjegjshme. Menaxheri nuk është thjesht profesionist teknik, por një figurë që duhet të udhëheqë me integritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit,” – tha ajo, duke kujtuar se etika është pjesë e detyrueshme e programeve të saj që prej më shumë se 30 vitesh.Një nga shembujt që solli lidhet me çështjen e qëndrueshmërisë. Sipas saj, një kompani e përgjegjshme duhet të kujdeset për mjedisin, të shmangë ndotjen e lumenjve dhe detit, të përdorë materiale të riciklueshme për paketim dhe të edukojë punonjësit për këto praktika. Po aq e rëndësishme është edhe kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve. “Ekzistojnë qindra mënyra për ta bërë një organizatë pune një vend më të mirë,” – tha Purg.Purg nuk la pa përmendur edhe çështjen e korrupsionit, duke theksuar se kur qytetarët shohin vullnet për ta luftuar atë, krijohet shpresë dhe entuziazëm. Përndryshe, sipas saj, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve bëhet i papranueshëm dhe largimi i njerëzve vetëm sa shtohet.Shqipëria, nga ana tjetër, ka qenë e pranishme në rrjetin e CEEMAN-it përmes studentëve të saj. Më shumë se 300 shqiptarë kanë ndjekur programet e organizatës dhe janë dalluar për gjuhët e huaja dhe nivelin akademik. Shumë prej tyre janë kthyer e japin kontribut në vend, ndërsa të tjerë kanë ndërtuar karrierë ndërkombëtare, deri në pozicione të larta në kompani dhe organizata si Kombet e Bashkuara.Purg tha se shpesh i përmend si shembull në leksione dhe nuk nguroi të sjellë një detaj simbolik: “Maskat e famshme të Karnavalit të Venecias prodhohen kryesisht në Shkodër – një dëshmi e bukur e kreativitetit shqiptar.”Edhe përfaqësuesit e qeverisë e shohin teknologjinë dhe diversifikimin e sektorëve si thelbësor për të ardhmen. Në fjalën e saj gjatë konferencës, zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, solli përvojën personale si ish-studente jashtë vendit: “Gjithmonë e ndieja për detyrë të përfaqësoja Shqipërinë sa më mirë. Sot, vendi ynë ka bërë ndryshime të thella dhe ne duhet të ecim me ritmin e teknologjisë, sepse ndryshimet janë të shpeshta dhe të shpejta.” Ajo shtoi se shërbimet mbeten sektor i rëndësishëm, por nuk mund të jenë të vetmet në qendër të vëmendjes. “Po punojmë për të integruar të gjithë sektorët dhe për të diversifikuar investimet, duke zhvilluar bujqësinë, industrinë dhe teknologjinë krahas shërbimeve,” – tha Manjani.Nga 24 deri më 26 shtator 2025, në Durrës po zhvillohet Konferenca e 33-të Vjetore e CEEMAN (CAC33), me temë “Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror”.Gazmend Haxhia, president i AVIS Albania, solli perspektivën e biznesit vendas mbi konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e tregut. Përveç fjalimeve kryesore, programi përfshin vizita në kompani shqiptare, tryeza të rrumbullakëta, sesione kërkimore dhe takimin vjetor të organizatës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile por marrëveshja ende pezull
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë shitjes së TikTok në SHBA te kompani dhe investitorë amerikanë, duke e konsideruar këtë një hap vendimtar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Megjithëse marrëveshja nuk është mbyllur ende, zyrtarët nga të dyja palët kanë sinjalizuar dakordësi për kornizën e saj, ndërsa priten miratime të tjera rregullatore.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja parashikon krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në SHBA, ku shumica e aksioneve do të zotërohen nga investitorë amerikanë, përfshirë Oracle, firmën e kapitalit privat Silver Lake, si dhe kompani të tjera të lidhura me Michael Dell dhe Lachlan Murdoch. ByteDance do të ruajë një pjesëmarrje jo më të madhe se 20%, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë algoritmin dhe të dhënat e përdoruesve.
Trump deklaroi se kishte marrë miratimin verbal të Presidentit kinez Xi Jinping gjatë një telefonate, megjithëse Pekini nuk e ka konfirmuar publikisht. Një nga pikat më të diskutueshme mbetet algoritmi i TikTok, i cili është subjekt i kontrolleve të eksportit në Kinë. Si kompromis, ByteDance mund të licencojë teknologjinë te sipërmarrja amerikane pas miratimit nga autoritetet kineze.
Marrëveshja, e cila vlerësohet rreth 14 miliardë dollarë, do të ruajë aksesin e 170 milionë përdoruesve amerikanë. Megjithatë, mbeten pyetje mbi funksionimin e aplikacionit të ri dhe ndikimin që pronësia amerikane mund të ketë mbi përmbajtjen. Takimi i ardhshëm mes Trump dhe Xi në samitin e APEC pritet të japë më shumë qartësi për marrëveshjen historike. -

Digicom të sfidon me shpejtësi e korrektesi
Interneti është gjithçka në një shoqeri të sotme, por ka shumë kompani që e ofrojnë. Ankesat janë të shumta nga klientët për shërbime jo cilësore. Çdo familje ka kërkesën për internet. Por shumë familje ankohen për cilësinë e shërbimit. Ndërkohë vrullshëm dhe si me magji një kompani është rritur me vrik dhe që po fut teknologjinë me të fundit duke ofruar shpejtësi interneti.
Ajo quhet digicom, e cila çertifikohet nga SpeedChecker si interneti më i shpejtë edhe për vitin 2025Për të dytin vit radhazi, Digicom është shpallur sërish si ofruesi i internetit më të shpejtë në Shqipëri nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka tejkaluar të gjithë konkurrentët në tregun e rrjetit fiks, bazuar në mbi 9,000 teste të kryera nga përdoruesit. Ky sukses vjen si rezultat i investimeve në teknologji të avancuar, përfshirë rrjetin XGSPON që ofron deri në 2.5 Gbps. Vlerësimi konfirmon angazhimin e Digicom për cilësi të lartë dhe shërbim të qëndrueshëm për të gjithë klientët.
Rrjeti digicom me 100% Fibër Optike mund të përmbushë kërkesat për shpejtësi sot dhe çdo nevojë për shpejtësi që do të kërkohet nga teknologjitë e së ardhmes.
Nëse në disa kompani të tjera shqetsimet e klientëve vonojnë në udhëzgjidhje, në atë të digicom drejtuesit janë 24/7 në dispozicion. Me një edukatë shembullore ata përgjigjen për çdo shqetsim, duke krijuar besim në këtë sherbim jetik për familjarët e bizneset.
Kjo nuk është reklamë, është realitet!
-

Teknologjia përshpejton, njerëzit bëjnë ndryshimin: Historia e Delta Pharma
Interviste me Lindita Tema, Chief Financial Officer dhe Szymon Komorowski, Strategic DirectorMbi 23 vite më parë, kur tregu farmaceutik shqiptar po përpiqej të gjente format dhe standardet e para të tij moderne, një kompani e re shqiptare nisi rrugëtimin me një qëllim të qartë: ta afronte sektorin e shpërndarjes më pranë praktikave më të mira europiane. Delta Pharma ishte ndër të parat që ndërmori këtë hap, duke sjellë jo vetëm produkte të reja, por mbi të gjitha mënyrën sesi duhet të funksionojë një treg i shëndetshëm, me rregulla të qarta, standarde të sigurta dhe respekt ndaj pacientit.Për më shumë se dy dekada, kjo kompani ka ndërtuar me durim një reputacion të fortë, duke qenë një ndër promotorët kryesorë të futjes dhe aplikimit të standardeve europiane në Shqipëri. Ajo që nisi si një mision i thjeshtë për të përmirësuar furnizimin me barna, sot është kthyer në një model biznesi që ndërthur profesionalizmin, etikën dhe partneritetet afatgjata.Delta Pharma është rritur vit pas viti duke ndërtuar një rrjet shpërndarjeje që mbulon të gjithë territorin shqiptar dhe duke krijuar bashkëpunime të forta me kompani prestigjioze ndërkombëtare. Në vend që të ndiqte rrugën e fitimeve afatshkurtra, kompania ka preferuar konsistencën, duke investuar në marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata me partnerët dhe klientët.Vitet e fundit, kjo filozofi u përkthye në një hap tjetër të madh, zgjerimin jashtë kufijve të Shqipërisë. Lindita Tema, CFO, tregon se si me një strukturë të dedikuar dhe një investim që ka arritur në 7 milionë euro, Delta Pharma po përditëson dhe përmirëson kapacitetet e saj në tregun e Kosovës, që është edhe vendi i parë ku kompania ka eksportuar modelin e saj të menaxhimit. Ky hap tregoi se përvoja shqiptare mund të funksionojë edhe në rajon, nëse shoqërohet me fleksibilitet dhe përshtatje ndaj dinamikave lokale. Më pas vijuan zgjerimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe së fundi, në Maqedoninë e Veriut.Në procesin e rritjes, një rol të veçantë ka pasur mbështetja e partnerëve strategjikë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e hallkës që ka afruar Delta Pharma-n me pacientët, rrjetin farmaceutik “Ditë e Natë”. Siç thekson Szymon Komorowski, Drejtor Strategjik i kompanisë: “Një partner kyç që na ka mbështetur në rritjen tonë që prej vitit 2023 është BERZH. Ky partneritet mori formë konkrete me nënshkrimin e një marrëveshjeje kredie në kuadër të Kornizës së Ndarjes së Rrezikut (Risk Sharing Framework (RSF).”Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e Delta Pharma Adria, por edhe për vetë sektorin farmaceutik shqiptar, duke sjellë një instrument financiar që mbështet rritjen e kompanive serioze dhe të qëndrueshme. Financimi do të përdoret për të mbështetur rritjen e vazhdueshme në tregun vendas nëpërmjet zgjerimit të qendrës logjistike ekzistuese, rritjes së efikasitetit dhe sigurisë së zinxhirit të furnizimit. Partneriteti me BERZH-in është një tregues i besimit që kanë partnerët dhe konfirmon Delta Pharma-n si një nga aktorët kryesorë në tregun farmaceutik në Shqipëri.Në sajë të kësaj marrëveshjeje, “Ditë e Natë” është tashmë rrjeti farmaceutik më i madh në Shqipëri, duke forcuar prezencën në të gjithë vendin e duke ju shërbyer pacientëve me cilësi të lartë, siguri dhe profesionalizëm në 100+ farmaci.Një nga shtyllat kryesore të suksesit të Delta Pharma është përqafimi i teknologjisë dhe inovacionit. Në një sektor ku cilësia e shërbimit dhe siguria e produktit janë jetike, kompania ka investuar vazhdimisht në logjistikë moderne, sisteme digjitale dhe teknologji të ruajtjes. Këto investime kanë mundësuar jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por edhe garantimin e standardeve më të larta të sigurisë për pacientët.Por inovacioni nuk shihet vetëm si një mjet teknik. Për Delta Pharma, transformimi i vërtetë vjen nga balanca mes teknologjisë dhe njerëzve. Pikërisht këtu merr kuptim slogani që udhëheq kulturën e brendshme: “Teknologjia përshpejton. Njerëzit bëjnë ndryshimin.”Në një kohë kur shumë kompani fokusohen vetëm tek automatizimi, Delta Pharma ka zgjedhur një qasje më gjithëpërfshirëse, investimin e barabartë në teknologji dhe në njerëzit që qëndrojnë pas saj. Me afro 450 punonjës, shqiptarë e të huaj, që kombinojnë ekspertizën lokale me eksperiencën ndërkombëtare, kompania i kushton vëmendje të veçantë burimeve njerëzore. Në Delta Pharma dhe Ditë e Natë, liderët, menaxherët, specialistët dhe ekipet janë ata që ndërtojnë marrëdhënie dhe kulturë afatgjatë, duke e kthyer kompaninë në një vend pune ku vlerat kanë të njëjtën rëndësi sa edhe rezultatet financiare. Programi i zhvillimit të talenteve lind kështu si nevojë për punonjës të aftë, të edukuar me frymën korporative, të cilët janë në një linjë me parimet e lidershipit të kompanisë e që shpesh u bashkohen ekipeve që në vitin e fundit të studimeve universitare.Kjo filozofi është bërë konkrete përmes nënshkrimit të Parimeve të Fuqizimit të Grave (WEPs) në bashkëpunim me UN Women. Lindita tregon se aktualisht mbi 65% e pozicioneve drejtuese në kompani mbahen nga gra, një përqindje që jo vetëm rivalizon mesataren rajonale, por edhe e vendos Delta Pharma si një shembull frymëzues për sektorin privat shqiptar.E ardhmja e Delta Pharma është e lidhur ngushtë me vizionin për rajonin. Kompania nuk synon vetëm zgjerimin e tregjeve, por synon të ndërtojë një hub farmaceutik për Ballkanin Perëndimor, ku rrjedha e produkteve, teknologjisë dhe informacionit të jetë më efikase, më transparente dhe më pranë pacientit.Ky vizion përkon edhe me transformimet e mëdha që po kalon vetë sektori farmaceutik globalisht: digjitalizim, automatizim, por mbi të gjitha integrim rajonal e ndërkombëtar. Duke qenë e pozicionuar në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut, Delta Pharma ka mundësinë unike për të shërbyer si urë lidhëse mes tregjeve të Ballkanit dhe partnerëve europianë.Historia e Delta Pharma është shembull se si një kompani shqiptare mund të kalojë nga një aktor kombëtar në një lojtar rajonal, pa humbur identitetin dhe vlerat që e karakterizojnë. Përvoja mbi 20-vjeçare, investimet e qëndrueshme dhe besimi te njerëzit janë bazat mbi të cilat kompania do të shkruajë kapitullin e radhës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.