Tag: kompani

  • Dulaku shet Tringun tek një kompani e lidhur me Devollët

    Dulaku shet Tringun tek një kompani e lidhur me Devollët

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Është faktuar qartë”/ ‘Palloshi i gjatë’, gazetari: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria

    “Është faktuar qartë”/ ‘Palloshi i gjatë’, gazetari: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria

    Gazetari Elkier Bushkolaj, në një emision televiziv, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Bushkolaj deklaroi se nga komunikimet e siguruara del qartë se ministrja Belinda Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e tenderimit, duke favorizuar një kompani të drejtuar nga Valter Begaj, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi.
    Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një kompani që ka përfituar disa tendera nën drejtimin e Berberit, ndërsa procedurat janë modifikuar në mënyrë që të përjashtoheshin konkurrentët e tjerë, duke u krijuar kushte të posaçme për kompaninë fituese. Ai shtoi se një skemë e ngjashme është vërejtur edhe në tenderin e madh prej 190 milionë eurosh, i cili fillimisht ishte shpallur për 140 milionë euro dhe më pas u anulua për t’u rishpallur me vlerë më të lartë.
    Gazetari përmendi gjithashtu një dokument të publikuar pak më parë nga Gazment Bardhi, ku flitet për ndërhyrje në kriteret e një tenderi, që të mundësonin pjesëmarrjen e një kompanie të caktuar duke ndryshuar periudhën e regjistrimit nga pesë në tre vite.
    Bushkolaj theksoi se hetimi i SPAK përfshin edhe analizimin e flukseve financiare dhe burimeve të dyshimta të disa kompanive nënkontraktore, të cilat mund të kenë lidhje me financime të paligjshme ose fonde nga narkotrafiku.
    Në vijim, gazetari iu referua edhe komunikimeve të gjetura në një telefon të vjetër të Evis Berberit, ku përmendet një personazh me nofkën “Palloshi i gjatë”, që mund të nënkuptojë kryeministrin Edi Rama.
    Elkier Bushkolaj:
    Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit. Pra një kompani e cila kishte përfituar një pjesë të mirë të tenderave që jepeshin nga Evis Berberi dhe këtu është një ndërhyrje e qartë që lidhet me kriteret pra. Përjashtohen kompani që nuk plotësojnë kriteret. Pra janë tendera që janë si kostume të qepura.
    Kjo paralelisht duhet parë dhe me tenderin e përgjithshëm që është 190 milionë euro, pra se si dhe aty u funksionua me të njëjtin manual. U bë tenderi 140 milionë euro, më pas u anulua për t’u bërë tender i dytë 190 milionë euro. Komunikimet për hir të së vërtetës tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një afrimitet shumë të madh qoftë mes Berberit dhe Ballukut, por dhe pjesëtarëve të tjerë, por këto pjesëtarë të tjerë janë të gjithë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
    Urdhëri shkon zinxhir dhe secili vepron. Nëse do fitohet për të bërë një krahasim, do ta krahasoja me dosjen 5D, ku vetë sipërmarrësit kishin akses tek komisioni i vlerësimit të ofertave, madje dhe regjistroheshin dhe jepnin direktiva. E njëjta skemë ka qenë dhe tek inceneratorët. Edhe këtu dalin komunikime të tjera se si jepen për të ndryshuar ë kriteret e një tenderi. Pra është një dokument i publikuar dhe nga zoti Bardhi vetëm pak minuta më përpara, ku flitet për një, supozohet të jetë ose biznesmen ose negociator ë me emrin Pllumb, se si flitet për të ndryshuar kriteret për një kompani që duhet të jetë e regjistruar tre vitet e fundit dhe jo pesë vitet e fundit.
    Pikërisht te këto kriteret e tenderave, këtu bëhet ndërhyrja që më pas vijon hetimi nga SPAK-u dhe ky hetim më pas plotësohet ose kryqëzohet me të dhëna të tjera pra. Kryqëzohet me shumën e parave, kryqëzohet me bisedat e përfituara nga persona të cilët janë nën hetim, kryqëzohet nga takimet që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e kompanive që kanë fituar tenderin dhe më pas në lojë futen edhe kompanitë nënkontraktore. Shumë prej këtyre kompanive nënkontraktore mund të dalë që kanë financime dhe të paligjshme, qoftë nga paratë e narkotrafikut apo nga financime.
    Tjetër degëzim. Dhe normalisht kjo histori është shumë komplekse, ndërsa sa i përket komunikimeve që i referohen ‘Palloshit i gjatë’, janë komunikime të gjetura në një telefon të vjetër të të të zotit Berberi, që tregojnë një bisedë mes Ballukut edhe varësit të saj direkt Evis Berberit për një zyrtar të lartë që me gjasë ose të paktën pretendohet që të jetë kryeministri Edi Rama. Një gjë është e sigurtë. Detaje nga këto dosje, ashtu sikurse i marrin edhe gazetarët që mbulojnë SPAK-un, i marrin edhe njerëz pranë qeverisë dhe këto nuk është se po dalin sot apo qarkullojnë sot.
    Pra këto detaje dhe këto informacione mund të kenë qarkulluar dhe më herët, që na ndihmojnë ne për të kuptuar ose për të lexuar qëndrimet dhe mosqëndrimet e zotit Rama përgjatë kësaj periudhe në raport me Ballukun.

  • Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale rritjen ekonomike dhe tregun e punës

    Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale rritjen ekonomike dhe tregun e punës

    Nga Philippe Aghion, Simon Bunel dhe Xavier Jaravel*Ndërsa gjithnjë e më shumë biznese po eksperimentojnë me inteligjencën artificiale (IA) dhe po vlerësojnë se si ajo mund të përfitojnë, debatet mbi ndikimin e saj te punonjësit janë intensifikuar. Në Shtetet e Bashkuara, shkëputja e dukshme midis rritjes së vlerësimeve të tregut të aksioneve dhe rënies së vendeve të punës (jo-bujqësore) të shpallura në total ka ushqyer narrativat mediatike mbi shkatërrimin e vendeve të punës për shkak të teknologjisë.Pothuajse çdo javë ka tituj të rinj për kompani që përdorin IA për të kryer punë zyre, veçanërisht ato që zakonisht kryhen nga të sapodiplomuarit ose nga punonjësit në nivelet më të ulëta të karrierës. Sipas një raporti të publikuar këtë muaj nga Komiteti i Senatit Amerikan për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, inteligjenca artificiale dhe automatizimi mund të zhdukin pothuajse 100 milionë vende pune në SHBA gjatë dekadës së ardhshme. Ata që shprehin këto frikëra madje i referohen ekonomistëve të njohur që argumentojnë se revolucioni i IA-së do të ketë vetëm efekte të moderuara mbi rritjen e produktivitetit, por ndikim të qartë negativ mbi punësimin, për shkak të automatizimit të shumë detyrave dhe profesioneve.Autorët e artikullit nuk janë dakord me asnjërin prej këtyre qëndrimeve. Studimi i tyre i fundit tregon se situata është shumë më e ndërlikuar dhe aspak aq dramatike sa sugjerojnë këto narrativa pesimiste. Kur bëhet fjalë për rritjen e produktivitetit, inteligjenca artificiale mund të ndikojë përmes dy kanalesh të ndryshme: automatizimit të detyrave në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe automatizimit të detyrave në prodhimin e ideve të reja.Kur Erik Brynjolfsson dhe bashkëautorët e tij studiuan ndikimin e inteligjencës artificiale gjenerative te agjentët e shërbimit ndaj klientit në një kompani amerikane të softuerëve, ata zbuluan se produktiviteti i punonjësve që kishin qasje në një asistent IA u rrit me pothuajse 14% në muajin e parë të përdorimit, dhe më pas u stabilizua në një nivel rreth 25% më të lartë pas tre muajsh. Një studim tjetër gjen rezultate po aq të forta për një grup të gjerë punonjësish, ku punonjësit me produktivitet më të ulët përfituan më shumë në fazën fillestare, duke reduktuar kështu pabarazitë brenda kompanive.Duke kaluar nga niveli mikro në atë makro, në një studim të vitit 2024, ne (Aghion dhe Bunel) janë shqyrtuar dy mënyra alternative për të vlerësuar ndikimin e IA-së në rritjen e mundshme gjatë dekadës së ardhshme. Qasja e parë e bazon analizën në paralelizmin midis revolucionit të IA dhe revolucioneve të kaluara teknologjike, ndërsa e dyta ndjek kornizën e bazuar në detyra të Daron Acemoglu.Sipas qasjes së parë, u vlerësua se revolucioni i inteligjencës artificiale duhet të ndihmojë rritjen e përgjithshme të produktivitetit me 0.8–1.3 pikë përqindje në vit gjatë dekadës së ardhshme. Po kështu, duke përdorur formulën e Acemoglu, u vlerësua se IA duhet të rrisë produktivitetin mesatarisht nga 0.07 në 1.24 pikë përqindje në vit, me një vlerë mediane prej 0.68. Për krahasim, Acemoglu parashikon një rritje prej vetëm 0.07 pikë përqindje.Për më tepër, kjo mediane duhet parë si kufiri më i ulët i mundshëm, pasi nuk merr parasysh potencialin e IA për të automatizuar prodhimin e ideve. Nga ana tjetër, vlerësimet nuk përfshijnë pengesat e mundshme për rritjen, veçanërisht mungesën e konkurrencës në segmente të caktuara të zinxhirit të vlerës së IA, të cilat tashmë kontrollohen nga “super-kompanitë” e revolucionit dixhital.Po përsa i përket ndikimit të IA te punësimi? Në një studim mbi të dhënat e kompanive franceze të mbledhura mes viteve 2018 dhe 2020, përdorimi i IA lidhet pozitivisht me rritjen e punësimit dhe të shitjeve në nivel kompanie. Ky rezultat është në përputhje me shumicën e studimeve të fundit mbi efektet e automatizimit në kërkesën për punë dhe mbështet idenë se adoptimi i IA nxit fitime në produktivitet duke ndihmuar firmat të zgjerojnë fushën e veprimtarisë së tyre.Ky efekt produktiviteti duket se është më i fortë sesa efektet e zhvendosjes së mundshme të IA (pra rastet kur inteligjenca artificiale zëvendëson detyra të caktuara të punonjësve dhe ul kërkesën për punë). Ndikimi i IA në kërkesën për punë është pozitiv edhe për profesione që shpesh konsiderohen të rrezikuara nga automatizimi, si kontabiliteti, telemarketingu dhe puna e sekreterisë. Sigurisht, disa përdorime të IA (si ato në sigurinë dixhitale) çojnë në rritje të punësimit, ndërsa të tjera (si në proceset administrative) kanë efekte të vogla negative. Por këto dallime duket se burojnë nga mënyrat e ndryshme të përdorimit të IA, e jo nga karakteristikat e vetë profesioneve.Në përgjithësi, rreziku kryesor për punëtorët është të zëvendësohen nga punëtorë të tjerë në kompani që përdorin IA, dhe jo drejtpërdrejt nga vetë inteligjenca artificiale. Ngadalësimi i adoptimit të IA-së do të ishte kundërproduktiv për punësimin vendas, pasi shumë kompani do të konkurojnë ndërkombëtarisht me biznese që tashmë e përdorin këtë teknologji.Ndërsa interpretimi i të dhënave tregon se IA mund të nxisë si rritjen ashtu edhe punësimin, realizimi i këtij potenciali kërkon reforma të përshtatshme politike. Për shembull, politika e konkurrencës duhet të garantojë që kompanitë “super yje” që dominojnë nivelet e larta të zinxhirit të vlerës të mos pengojnë hyrjen e inovatorëve të rinj në treg. Studimi tregon se përdoruesit e IA-së janë kryesisht kompani shumë më të mëdha dhe më produktive sesa ato që nuk e përdorin, gjë që sugjeron se ata që janë tashmë në majë do të jenë përfituesit më të mëdhenj të revolucionit të inteligjencës artificiale.Për të shmangur përqendrimin e mëtejshëm të tregut dhe forcimin e pushtetit monopolistik, duhet të inkurajohet adoptimi i IA-së nga firmat më të vogla, gjë që mund të arrihet përmes një kombinimi të politikave të konkurrencës dhe atyre industriale, që përmirësojnë qasjen në të dhëna dhe kapacitetet kompjuterike. Për të maksimizuar potencialin e IA-së për punësim dhe për të minimizuar efektet e saj negative ndaj punëtorëve, akses i gjerë në arsim cilësor, bashkë me programe trajnimi dhe politika aktive të tregut të punës, do të jenë thelbësore.Revolucioni i ardhshëm teknologjik tashmë ka nisur. E ardhmja e tërë vendeve dhe ekonomive do të varet nga gatishmëria dhe aftësia e tyre për t’u përshtatur me të.* Philippe Aghion, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi 2025, është profesor në Collège de France dhe në London School of Economics, si dhe bashkëpunëtor në Centre for Economic Performance. Simon Bunel është ekonomist në Banque de France. Xavier Jaravel është profesor ekonomie në London School of Economics.© Project Syndicate, 2025.www.project-syndicate.org Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’

    Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’

    Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së prokurimeve që po qarkullojnë lekët e buxhetit brenda pak emrave të Rilindjes. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, e cila ka përfunduar një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për blerjen e automjeteve speciale, me një procedurë që favorizon miqtë. Procedura e zgjedhur është e hapur, por po e quajmë “sekret” sepse ka marrë pjesë vetëm një kompani.

    Fituesi? Kompania “LIGUS” shpk, një emër i njohur në qarqet e biznesit, pas së cilës qëndron, sipas të dhënave dhe lidhjeve familjare, fisi i ish-prefektit të Tiranës dhe ish-drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro.

    Tender me “Flamur të kuq”

    Tenderi, me numër reference REF-58179-08-14-2025, është zhvilluar me procedurë të hapur “mbi kufirin e lartë monetar”, për objektin “Blerje automjetesh speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

    Fondi limit i vendosur nga Policia ishte 103.8 milionë lekë pa TVSH, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës ka arritur në 119.2 milionë lekë me TVSH – pra rreth 1.2 milionë euro në total.

    Kontrata është nënshkruar më 16 tetor 2025, dhe në dokumentet zyrtare shënohet se mori pjesë vetëm “LIGUS”-it për të marrë paratë publike.

    Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

    Nga dhurimet e aksioneve tek lidhjet direkte me Qendron

    Nuk e dimë lidhjen e drejtorit të Policisë Së Shtetit, Ilir Proda, por nuk duhet të ketë qenë e vështirë për Qendrot që ta “fitojnë” tenderin në tavolinë. Historia e “LIGUS”-it është më interesante se çdo raport zyrtar.

    Kompania është hapur në mars të vitit 2015 nga një shtetase e quajtur Natali Dhima.

    Në janar 2017, ajo ia ka dhuruar të gjitha aksionet Shupo Qëndros – një person nga Progonati i Tepelenës, i njohur si i afërm i Afrim Qëndros.

    Vetëm pas gjashtë muajsh, në korrik 2017, Shupo Qëndro ia kalon gjysmën e aksioneve Erion Muçajt nga Gjirokastra, duke rritur kapitalin e kompanisë me shuma të pazakonta për një subjekt të vogël.

    Në tetor 2020, Qëndro largohet përfundimisht nga kompania, duke i dhuruar pjesën e mbetur Amarilda Çelajt nga Vlora.

    Sot, “LIGUS” ka dy ortakë zyrtarë – Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj. Por prapa tyre, gjithçka çon drejt familjes Qendro, që sipas burimeve në administratë, vazhdon të kontrollojë në hije disa kompani që fitojnë tenderë publikë.

    Ndërkaq, në filim të vitit, në  Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, u ka dhënë Qendrove një tender me vlerë 1,773,500 EUR euro për zhvillimin e disa siteve turistike. Këtë radhë Qendrot shfaqen me një kompani tjetër, “Start Co” shpk.

    Në këtë kompani janë pronarë Shupo Qendro dhe bashkëshortja e Afrim Qendros, Anila Qendro.

    Nga viti 2019 e deri në vitin 2022 kompania “Ligus” ka përfituar mbi 1 miliard e 300 milionë lekë nga buxheti i shtetit, dhe këtë e ka bërë përmes 62 transaksioneve të kryera përmes degëve të Thesarit pranë Ministrisë së Financave.

    Edhe më pas, kompoania ka vazhduar me të njëtin ritëm. Bien në sy kontratat e marra nga kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj dhe nga ndërmarrjet e varura nga bashkia. Mq 16 korrik 2024 Veliaj  odo t’i jepte në shkelje të ligjit kësaj konpani kontratën me objekt ‘Blerje Automjete Zjarrfikëse’. Janë 66 666 667,00 lekë që Lai Eri i ka ndarë me fisin Qendro. Fondi limit ka shtatë 6-a, që konsiderohen si kodi i djallit. Ndoshta dikush nga komisioni ka dashur t’i çojë një sinjal SPAK-ut se ka diçka që nuk shkon me këtë tender. Vlera e kontratës është edhe më e madhe, sepse përfshihet TVSH (20%), pra arrin në 80,000,000.4 lekë.

    Edhe ky tender është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

    KLSH: Firma e Qendros fiton pa e merituar

    Ka pasur sinjale edhe nga organet shtetërore për abuzimet me tenderat nga Qendrot, por nuk ua kanë vënë veshin organet ligjzbatuese dhe prokuroria.

    Një prej këtyre procedurave të përfituara nga ‘Start & Co” është edhe tenderin rreth 150 mijë euro i Skerdi Drenoves kur drejtonte OST, për aplikacionet EMS.

    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

    Audituesit shtetërore konstatojnë se “…. pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “S.C.”

    Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën, për shkak se operatori i vetëm në garë nuk plotësonte kriteret e parashikuara.

    Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenovës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

    Ndërsa “LIGUS” është një tjetër kompani me rrënjë familjare dhe lidhje politike, që përfiton kontrata milionëshe nga shteti.

    Emrat ndryshojnë, por modeli mbetet i njëjtë: dhurime aksionesh, kompani fantazmë dhe tenderë pa garë. /Gijotina

  • “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte akses më lehtë në hakërimin e tij, është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan. 
    Ka qenë fillimisht demokrati Saimir Korreshi, i cili u shpreh se është përdorur pajisja “DPI” për përgjimin e shqiptarëve, përfshirë dhe të prokurorëve. 
    Fillimisht, Tomi Kallanxhi, u shpreh se pajisja është e instaluar në pesë kompani kryesore të internetit që shpërndan shërbim në kompani të tjera, duke e cilësuar atë si një “filtër” të çdo përdoruesi. 
     “Është e instaluar në 5 kompani që ofrojnë gjithë internetin në kompani të tjera. AJo është si tip  filtri, që çdo thirrje që kalon nga çdo përdorues, nga çdo klient, në një farë mënyre lexohet, dekriptohet dhe analizohet në metadata. Këto metadata.. pastaj nuk dihet nëse softueri i përdor, ku i ruan…”, tha ai. 
    Por kush e përdor këtë pajisje? Kallanxhi shprehet se kjo është një enigmë, teksa shtoi se “e gjitha është underground”. 
    Kërkuesi kibernetik, Trim Radoja, u shpreh se përmes kësaj pajisje, është praktikisht e pamundur përgjimi i mesazheve apo thirrjeve të përdoruesve, pasi ajo thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. 
    “Ti thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. Nëse ti do të shohësh që filan person po përdor një lloj inkricioni të veçantë, ti thjesht shikon trafikun dhe formën që merr trafiku. Nuk hap dot paketat aty brenda, që të lexosh mesazhet apo videocall. Me DPI është praktikisht e pamundur. Madje, nëse do doje të kompromentoje të hakoje diçka, do ishte më e tjesht të kompromentoje device se sa të merreshe me kapje paketash në ajër”, sqaroi Radoja. 
    Nga ana tjetër, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, duket se bie dakord me kërkuesin kibernetik, lidhur mbi sqarimin se nuk mund të përgjohen mesazhet, por bëhet monitorimi i trafikut të internetit. 
    “Kjo pajisje nuk po përdoret në mënyrën tradicionale të përgjimit, pra të jemi të qartë që të mos përhapim panik. Nuk mund të hapë të shikojë mesazhet e Whatsapp-it, nuk mund të shikojë e-mail-in që ju po dërgoni, sepse po flasim për trafik të inkriptuar. Problemi është profilizimi i qytetarëve. Këtë e garantoj me teknologjinë aktuale që përdor Shqipëria, por dhe vendet e tjera që përdorin DPI-në, nuk kemi të bëjmë me lexim të mesazheve të inkriptuara”, tha ai. 
    Më tej, Semanaj sqaron se ekziston mundësia e hakërimit të shqiptarëve, pasi për shkak të analizës së trafikut, sigurohet profili i detajuar i çdo përdoruesi, duke nisur nga bindja politike, fetare, si dhe seksuale. 
    “Për mua problemi është më i madh se përgjimi i disa mesazheve. Kemi të bëjmë me mungesë transparence, kemi të bëjmë me një deklaratë që na u tha se pajisjet kanë ardhur falas. nuk e dimë nga çfarë kompanie në Izrael dhe nuk e kuptoj si mund të instalohen në zemrën e network-ut, pajisje që do kthehen pas një viti. Nuk e dimë se kush ka akses. Bazuar në deklaratën zyrtare të AKSK-së janë marrë hua për një vit. Për mua kjo është skandali më i madh. Imagjinoni të shihet trafiku i çdo qytetari shqiptar për një vit, ku mund të bëhet profilizimi i detajuar duke u bazuar në procedurat e IA. Mund të kemi një profilizim të detajuar që nga bindja politike, fetare, seksuale, etj. Pra, do kemi një popullatë të tërë në dorën e një institucioni, qoftë kombëtare ose ndërkombëtare. 
    Pra, a përdoret DPI për hakërim? Po përdoret. Por, përdoret në mënyrë të tërthortë”, tha ai. 
     
     
     

  • Hapet faza e dytë e Panairit të 138-të të Kantonit

    Hapet faza e dytë e Panairit të 138-të të Kantonit

    Më 23 tetor u hap zyrtarisht faza e dytë e Panairit të 138-të të Kantonit me temë “Jetesë Shtëpiake Cilësore”.  
    Ekspozita ka një sipërfaqe prej 515 mijë metra katrore dhe mbi 25 mijë stenda ekspozuese. Në të marrin pjesë mbi 10.000 ekspozues, 2900 prej të cilave janë ndërmarrje cilësore si kompani kombëtare të teknologjisë së lartë, gjigantë të vegjël të specializuar në produkte inovative, kompani të prodhimit të gjelbër dhe qendra kombëtare të dizajnit industrial. 
    Faza e dytë e ekspozitës do të përqendrohet tek kategoritë familjare si mallrat e përdorimit familjar, dhuratat dhe produktet dekoruese. Gjithashtu në panair është krijuar një platformë blerjeje me një ndalesë për blerësit globalë, e cila integron mallrat e dizajnin inovativ me koncepte të gjelbra dhe karbon të ulët. 
     

  • “Gara ishte për sy e faqe”, Tela denoncon manipulimin e Aeroportit të Vlorës: Fituesi i ditur, qeveria nuk na..

    “Gara ishte për sy e faqe”, Tela denoncon manipulimin e Aeroportit të Vlorës: Fituesi i ditur, qeveria nuk na..

    Analisti Andi Tela, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe polemikat që kanë shoqëruar këtë aferë.
    “Ne po udhëtojmë me avion tani nga aeroporti i Rinasit, pra po udhëtojmë nga Rinasi, kështu që mungesa e këtij aeroporti të Vlorës për momentin nuk është se ndihet,” u shpreh Tela.Tela kujtoi se vendimi për ndërtimin e aeroportit u mor pas zvogëlimit të zonës së mbrojtur. “Në fund u mor vendimi që do zvogëlohej zona e mbrojtur dhe do ndërtohej aeroporti. Pikënisja është në vitin 2017, në kohën e ‘Ballkanit të hapur’. Portin e Shëngjinit do e merrnin kosovarët, dhe këtu do ndërtohej aeroporti i Vlorës,” theksoi ai.
    Sipas Telës, projekti u cilësua strategjik nga qeveria, ndërsa në garë u përcaktuan kritere që më pas u ndryshuan. “Në fillim kërkohej që aeroporti të kishte kapacitet për 10 milionë pasagjerë në vit dhe dy kulla kontrolli, ndaj edhe kompania menaxhuese duhej të ishte e përmasave të mëdha. Por katër ditë para se të bëhej gara, këto kritere u zvogëluan – nga 10 milionë pasagjerë u bënë 2, dhe nga dy kulla, një,” u shpreh Tela.
    Analisti ngriti pikëpyetje mbi mënyrën si u zhvillua tenderi dhe përzgjedhja e kompanive. “Si duket, baca Behgjet ka bredhur nëpër botë dhe nuk ka gjetur dot një kompani kaq të fuqishme, por ka gjetur këtë kompaninë turke që kishte përvojë në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, por jo në këto përmasa,” tha ai.
    Tela shtoi se një kompani angleze me përvojë të jashtëzakonshme ofroi rreth 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por u përjashtua nga gara. “Ata që e kishin ndarë më parë se kush do e merrte aeroportin, e përjashtuan kompaninë angleze nga gara,” theksoi ai.
    Sipas Telës, ndërsa kompanitë dhe aksionerët janë përfshirë në mosmarrëveshje, qeveria shqiptare ka mbajtur heshtje totale.“Ka dy muaj që flitet mes tyre, flitet mes aksionerëve, ata bëjnë deklarata publike, kanë shkuar në gjykatë, në prokurori, nëpër studio televizive, por publiku që dëgjon nuk ka minimumin e sigurisë nga qeveria shqiptare që kjo gjë u bë mirë apo keq për qytetarët shqiptarë,” tha Tela.
    Më tej, ai theksoi se Ministria e Infrastrukturës duhet të japë një sqarim publik. “Ministria, minimumi edhe për hipokrizi, duhet të dalë dhe të thotë se çfarë po ndodh dhe cili është roli i qeverisë në këtë mes. Sa i sigurt është ky investim shqiptar i taksapaguesve shqiptarë në këtë biznes?”, vijoi Andi Tela.
    Tela:
    Ne po udhëtojmë me avion tani nga aeroporti i Rinasit, kemi udhëtuar, pra po udhëtojmë nga Rinasi, kështu që mungesa e këtij aeroporti të Vlorës për momentin nuk është se ndihet.
    Domethënë po u shkon për shtat ndoshta atyre ambientalistëve të shkretë që vuajnë atje, bëjnë gjyqe, bëjnë peticione, bëjnë mbledhje për të thënë që këtu nuk duhet të ndërtohej.
    Por në fund u mor vendimi që do zvogëlohej zona e mbrojtur dhe do ndërtohej aeroporti, pikënisja është në 2017, është koha e Ballkanit të hapur, portin e Shëngjinit do e merrnin kosovarët, këtu do ndërtohej aeroporti i Vlorës.
    Pikëpyetja më e madhe që ngrihet në këtë, ne po e quajmë aferë se nuk po dimë t’i vëmë emër tjetër, janë mbledhur, kryeministri, ministrja Balluku dhe anëtarë të tjerë dhe kanë thënë: projekti jonë strategjik është të ndërtojmë aeroportin e Vlorës. Për të ndërtuar këtë aeroport duhen ca kompani që dinë ta ndërtojnë dhe dinë ta menaxhojnë dhe përcaktojnë kriteret e një gare, dhe te kriteret e garës është që kompania, në qoftë se aeroporti pretendohesh në atë kohë që do ishte shumë më i madh se i Rinasit, do kishte 10 milionë pasagjerë në vit, do duhej 2 kulla, atëherë edhe kompania që do e menaxhonte duhet të ishte e kësaj përmase.Si duket baca Behgjet ka bredhur nëpër botë dhe nuk ka gjetur dot një kompani kaq të fuqishme, por ka gjetur këtë kompaninë turke e cila kishte përvojë shumë të madhe në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, por jo në këto përmasa.
    4 ditë para se të bëhej gara zvogëlohen këto kriteret, nga 10 milionë pasagjerë bëhen 2, nga 2 kulla bëhen 1.
    Meqenëse ngeleshin 4 ditë nga tenderi, gjejnë një kompani tjetër të tretë dhe shprehu interes dhe ajo, dhe tha: si janë këto, se kanë ndryshuar kriteret, më ndihmoni të hy dhe unë në garë.Dhe dhanë pak afat, ndërkohë kjo kompani nuk hyri në garë.
    Ndërsa kompania angleze që kishte përvojë të jashtëzakonshme, ofroi nja 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, hyri në garë dhe e përjashtuan nga gara, sepse e kishin ndarë se kush do e merrte aeroportin.
    Ne tani diskutojmë se çfarë kanë këta të dy me aksionet mes tyre, që është një problem biznesi, por ndërkohë qeveria shqiptare ka 2 muaj që flitet mes tyre, flitet mes aksionerëve, ata bëjnë deklarata publike, kanë shkuar në gjykatë, kanë shkuar në prokurori, nëpër studio televizive dhe publiku që dëgjon nuk ka minimumin e sigurisë nga qeveria shqiptare që kjo gjë u bë në keq apo nuk u bë në keq qytetarëve shqiptarë.
    Pra ne kemi heshtje totale nga ministria, ministria minimumi edhe për hipokrizi duhet të dalë dhe të thotë se çfarë po ndodh, cili është roli i qeverisë në këtë mes.
    Sa i sigurt është ky investimi shqiptar i taksapaguesve shqiptarë në këtë biznes.
    T

  • Berisha: Edi Rama ndryshoi termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4 ditë para mbylljes, për këtë është paditur në SPAK nga një kompani e huaj

    Berisha: Edi Rama ndryshoi termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4 ditë para mbylljes, për këtë është paditur në SPAK nga një kompani e huaj

    Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në tenderin e aeroportit të Vlorës, vetëm katër ditë para mbylljes së tij, duke ndryshuar termat për të përjashtuar një kompani të huaj serioze dhe për t’ia dhënë projektin klientëve të preferuar të qeverisë.

    Në fjalën e tij për mediat, lideri i opozitës zbuloi se kjo kompani e huaj, e përjashtuar sipas tij mbi baza korruptive, ka paraqitur prej dy vitesh një padi në SPAK kundër procedurës së ndjekur nga qeveria shqiptare.

    Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ramën dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për manipulimin e tenderit, duke e krahasuar këtë aferë me atë të inceneratorëve dhe duke shprehur bindjen se përgjegjësit do të japin llogari.

    Deklarata e plotë për media:

    Aq sa pat për incenerat orët Altin Troplini, aq do të ketë dhe për aeroportin nga Ndini apo ndonjë tjetër. Sepse tani, prej 2 vitesh një kompani e huaj ka paraqitur padi në SPAK se është përjashtuar absolutisht mbi baza korruptive. Një kompani shumë serioze.
    Dhe ç’kanë bërë, si e kanë përjashtuar atë. Ajo është paraqitur me dokumente shumë të rregullta, të standardeve më të mira. Edi Rama dhe Lubia 4 ditë para se të mbyllet tenderi, kanë ndryshuar termat e tenderit, që nuk mund ta bësh kurrë. Vetëm e vetëm që të përjashtohej kompania e huaj e një vendi partner, dhe ti jepej tenderi atyre që kishin caktuar këta. 
    Një kompani turke që do të vinte vetëm si, patericë për të realizuar, por faktikisht ishte Pacolli. Natyrisht shumë të ngjashme. 
    Edhe atje. Të themi atë që është, Arben Ahmeti e refuzoi 4-5 herë. Askush nuk e ka denoncuar më shumë se unë atë për korrupsion. Merrni ju që nga 2008 e deri më sot, por atë që ka, ka ai, nuk mund të ja mohosh tjetrit. 
    Pavarësisht se një njëri i papërgjegjshëm, një mercenar i vërtetë i ligjit, një turp i drejtësisë dhe hetimit, Altin Troplini, merret direkt dhe u thotë shqiptarëve, por e arrestoj sepse gjeta pllaka në banjon e tij të paguara nga Klodian Zoto apo Mirel Mërtiri. A e morët vesh ju apo jo se, ku e katandisi Troplini djegësin 130 mln, tek pllakat e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. 
    Dhe për këtë Arben Ahmetaj që e kishte kundërshtuar 5 herë më shkrim djegësin e Tiranës, kishte mbrojtur interesin publik, e arreston sepse i dërgon këtë dokument, apo dokumente hoteli, seç kishte fjetur në një hotel, me një shpifës të paguar i dërgon në një lokal dokumentet Linda Rama në emër të të shoqit. 
    Kjo është, këto nuk pranohen, nuk kanë moral. 

  • Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor

    Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor

    16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e parakualifikimit të tenderit, me kompanitë që do të kalojnë në fazën tjetër, pritet të finalizohet brenda këtij muaji, me miratimin pa kundërshtime që duhet të japë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
    Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara.
    Procedura e prokurimit publik për këtë projekt u hap nga BERZH në dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve u shty nga 24 janari në 24 shkurt 2025. Me mbylljen e fazës së parakualifikimit, kompanitë që do të kualifikohen do të ftohen të paraqesin ofertat teknike dhe financiare në fazat pasuese, me objektiv lidhjen e kontratës brenda vitit të ardhshëm.
    Autoritetet konfirmojnë se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.
    Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.
    Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.