Tag: kompani

  • Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku – Hetimet

    Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku – Hetimet

    Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
    Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Çfarë u diskutua në atë takim mbetet e paqartë. Por dy orë më vonë, shkëmbimet në telefon mes Ballukut dhe Berberit, zbulojnë mënyrën se se si përzgjidheshin përfituesit e parave publike.
    “Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër,” i shkruante ministrja. Berberi e takoi Shtufin po atë pasdite dhe raportoi përsëri: “E takova ok.”
    Sipas prokurorisë, “EUT” i referohej kompanisë “Euroteorema”, ndërsa “Nova” ishte “Nova Construction 2012”, biznesi i Shtufit. Katër ditë më pas, këto dy kompani dhe një e tretë, “PE-VLA-KU” sh.p.k., nënshkruan një marrëveshje ortakërie. Të nesërmen, më 15 shtator, u shpallën fitues të tenderit për ndërtimin e “Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me fond limit 2.5 miliardë lekë.
    Për prokurorët, mesazhet e asaj dite janë prova që ministrja ndikoi drejtpërdrejt në formimin e bashkimit të operatorëve dhe, rrjedhimisht, në rezultatin e garës, një rezultat që, sipas tyre, u shoqërua me tolerime të pajustifikueshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pavarësisht kritereve skualifikuese në dokumentacion.
    Megjithëse hetimi i SPAK-ut fokusohet te Loti 4, një analizë e procedurave të prokurimit për të gjithë segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, e kryer nga BIRN, sugjeron se konkurrenca mes operatorëve ka munguar dhe ofertat që janë shpallur fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit. Sipas ekspertëve të prokurimit publik, në këto raste shifra flasin qartë.
    “Në tërësi, në këtë sektor, për shkak të përqendrimit të madh të fondeve buxhetore, lidhjeve të shkurtra të lobistëve vendas dhe ‘miqve’ të huaj të Kryeministrit Rama, korrupsioni mbetet një problem sfidues për SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese,” tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Belinda Balluku u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Të enjten ajo u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.
    Në një deklaratë në Kuvend të mërkurën ajo i cilësoi akuzat penale ndaj saj si baltë, aludime, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtra.”
    Procedura të paracaktuara
    Mbikalimi te Kopshti Zoologjik në Tiranë fotografuar me dron më 22 Mars 2020. . Foto: LSA
    Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh rrugor brenda kryeqytetit, një rrugë rrethore që synon të krijojë një qark lëvizjeje rreth Tiranës për të shmangur trafikun që kalon nëpër qendër të qytetit. Kjo rrugë ka një gjatë prej 28.7 kilometrash dhe për ndërtimin e saj janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
    Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi nga ARRSH, tregojnë se në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të parlamentare, financimet për Unazën e Madhe pësuan një bum dhe u dhanë 7 tendera, duke regjistruar normën më të lartë vjetore të shpenzimeve buxhetore.
    Mesazhet mes Berberit dhe një prej vartëseve të tij, të identifikuar si Miranda Shkurti, po ashtu nën akuzë për këtë tender, tregojnë se të enjten më 12 gusht 2021, zyrtarë të ARRSH-së punuan me orë të zgjatura për të bërë publike tenderat dhe për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar në aplikacionin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
    Gjatë gjithë kohës Berberi, edhe ai pa gjumë, kontrollonte procesin. Në orën 23:09 ai i shkruan Shkurtit, shefe e prokurimeve publike në ARRSH: “Hidheni edhe pas 12 që nesër të rrimë rehat se do na tërbojnë”.
    Nxitimi, siç del nga mesazhet, lidhej me kërkesën që ofertat duhej të hapeshin më 15 shtator dhe publikimi duhej të kryhej në kohë. Por hetimi, i fokusuar në Lotin 4, tregon se e gjithë procedura ishte një burokraci që nuk ndikoi fare në rezultatin përfundimtar.
    Në fakt, bisedat e mëvonshme mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se fituesit dhe mënyra se si do merrnin pjesë në garë ishin përcaktuar paraprakisht. Vetëm katër ditë para hapjes së ofertave për shtatë tenderat, Balluku orienton një bashkim kompanish për të marrë pjesë në njërën prej garave. Në mesazhe ajo kushtëzon njërën prej kompanive që pritej të ishte mes fituesve të mos merrte pjesë në garat e tjera.
    Përveç kësaj, prokuroria thotë se ministrja dhe vartësit e saj bënë gjithçka gati që procesi të mbetej nën kontroll. Nga tetë pjesëmarrës në garë, shtatë u skualifikuan sepse nuk përmbushnin kriteret; mes tyre edhe një kompani që u shpall fituese në një lot tjetër të garave për Unazën e Madhe, të hapura po atë ditë. Më shumë se kaq, disa nga ofertuesit shkuan në tender “me duar në xhepa”: pa ofertë ekonomike, pa dokumente bazike si sigurimi i ofertës apo vetëdeklarimi.
    Por, megjithëse gjithçka dukej e kopsitur dhe rivalët në garë të skualifikuar, prokuroria thotë se administratës nën varësinë e Ballukut iu desh të mbyllte sytë edhe para një sërë problemesh të operatorit fitues. Prokuroria gjeti se bashkimi i operatorëve, në kriterin e “punëve të ngjashme”, kishte paraqitur punime që nuk lidheshin fare me rrugët.
    “Rezulton se objekti i këtyre kontratave të paraqitura si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit, ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë,” thuhet në kërkesën për masë sigurie për Ballukun dhe të tjerët.
    Prokuroria thotë se hetimet tregonin qartë se ministrja dhe vartësit kishin ndihmuar fituesin në mënyrë të paligjshme.
    “Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi; anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘Euroteorema Peqin’ sh.p.k., ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k., duke vepruar në kundërshtim me ligjin,” thuhet në dokument.
    Mungesë konkurrence

    Nga shtatë tenderat e 15 shtatorit, përfshirë “Lotin 4”, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat.
    Kjo çështje vjen si akuza e dytë për paracaktim tenderash ndaj zv.kryeministres, e pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme. Përveç dosjes së Unazës, Balluku akuzohet edhe për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilin u mor e pandehur më 3 nëntor të këtij viti. Ajo i ka mohuar akuzat.
    Nga ana tjetër, të dhënat e BIRN dëshmojnë se kjo nuk është një anomali e vitit 2021, por pjesë e një modeli që shfaqet përgjatë shumë vitesh. Analiza e 21 nga 23 tenderave për Unazën e Madhe të Tiranës, ku mes viteve 2011–2024 u dhanë 45.9 miliard lekë, tregon se dhjetë procedura u fituan me më shumë se 98% të fondit limit, pjesa tjetër me mbi 94%; ndërsa vetëm në dy tendera kompanitë në garë dhanë oferta që i kursyen buxhetit mbi 20% të fondit.
    Ekspertët thonë se tenderat, në një pjesë të mirë të të cilëve pati vetëm një garues të kualifikuar, paraqesin një sërë flamujsh të kuq dhe shenja të mungesës së konkurrencës.
    Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh.
    Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës ALTAX thotë se këto shifra përputhen me një treg të deformuar dhe vuri theksin te humbja e madhe që buxheti kishte për shkak të këtij deformimi.
    “Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh,” tha ai.
    “Hetimet institucionale kanë konfirmuar përsëritje të modeleve të skualifikimeve, të cilat mund të reduktojnë besimin në mekanizmat e prokurimeve publike”, shtoi Gjokutaj.
    Një skemë e përsëritur
    Edi Rama dhe Belinda Balluku gjatë inagurimit të Unazës së Madhe te Tiranës
    Prokurimi për Lotin 4 nuk është hera e parë që një procedurë për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës rezulton e manipuluar.
    Në vitin 2018, një skandal shpërtheu kur u zbulua se DH Albania – një kompani e regjistruar në Delaware, që kishte fituar një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit rrethrrotullimi “Shqiponja” – “Pallati me Shigjeta”, ishte në fakt një kompani fantazmë. Skandali u mbyll me dënimin me 6 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentesh të administratorit të firmës.
    Hetimet e SPAK kundër Ballukur, për momentin nuk duket të kenë dalë përtej procedurave tw Lotit 4, por të dhënat e mbledhura nga BIRN, për tenderat e segmenteve të ndryshme të Unazës së Madhe, tregojnë se ato vuajtën nga të njëjta sindromë, duke ngritur hije dyshimi për paracaktim të fituesve.
    Sipas Zef Preçit, mungesa e konkurrencës në tenderët publikë për infrastrukturë është kthyer në normë gjatë drejtimit të qeverisë nga Partia Socialiste.
    “Vitet e fundit një numër i madh procedurash janë zhvilluar me një ofertues të vetëm, duke ulur konkurrencën, sepse në shumë raste ofertat janë të paracaktuara,” tha ai.
    Në 21 procedurat e prokurimit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, numri i kompanive të skualifikuara nga gara ka kuotuar mes 85% dhe 95% të pjesëmarrësve.
    Gati gjysma e tenderave u zhvilluan vetëm me një kompani të kualifikuar.
    Të dhënat për tenderat tregojnë se disa kompani u përfshinë në garë thjesht si numra. Pothuajse në të gjitha procedurat pati të paktën një kompani që nuk dorëzoi ofertë ekonomike.
    “Shumica e kompanive skualifikohen për gabime formale, si mungesa e sigurimit të ofertës ose “mosdeklarimi i stafit,” tha eksperti Eduart Gjokutaj.
    Përsëritja e këtyre skualifikimeve sugjeron një pjesëmarrje që nuk ka ndikim real në konkurrencë, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me ‘bid rigging’ (oferta të manipuluara) nga perspektiva e analizës së konkurrencës,” shtoi ai.
    Gjokutaj shpjegon se, bazuar në vlerësimet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, skualifikimet e tilla mund të rrisin kostot e buxhetit publik me 20–30%.
    “Ky fenomen korrespondon me modelin ekonomik të ‘market sharing’ (ndarja e tregut) në oligopole, ku pak kompani kontrollojnë mbi 70% të tenderave infrastrukturore,” tha ai, duke iu referuar një raporti të Autoritetit të Konkurrencës.
    Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese (Gener 2 Sh.p.k.; bashkimi Albavia & Favina & Alpin Srl; dhe bashkimi Gjoka Konstruksion & Gjikuria)”.
    Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.
    Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.
    “Bashkëpunimi korruptiv mes operatorëve, që çon në shfrytëzimin e fondit limit afër 100%; paraqitja e të dhënave të rreme; ndarja e tregut; ose përdorimi i kompanive të tjera ‘në emër të njëra-tjetrës’ [behët] vetëm për të shmangur transparencën”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Gjokutaj, nga ana e tij, thotë se hetimet e SPAK për këto tendera kanë konfirmuar një model që përsëritet vazhdimisht.
    “Kjo koherencë e modeleve përputhet me provat që SPAK ka dokumentuar në raste si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe,” tha ai.
    Sipas tij, kjo është provë e një fenomeni ekonomikisht të lidhur me “rent-seeking” dhe “kapjen institucionale”.
    Ai thotë se kostoja është e lartë, duke ulur potencialin e rritjes së PBB-së për 1–2%, sipas analizave rajonale të FMN-së.
    “Financiarisht, modeli mund të shkaktojë humbje të buxhetit publik prej dhjetëra milionë eurosh,” përfundoi Gjokutaj.
    /reporter.al/

  • Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

    Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

    Në gjysmën e tenderëve të projektit më madhor infrastrukturor të kryeqytetit – me vlerë 450 milionë euro, pati vetëm një garues të kualifikuar, ndërsa shumica e ofertave fituese janë përafërta me fondin limit.

    Shtatë tenderat e shtatorit 2021 për Unazën e Madhe

    Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese.
    Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.
    Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.
    “Bashkëpunimi korruptiv mes operatorëve, që çon në shfrytëzimin e fondit limit afër 100%; paraqitja e të dhënave të rreme; ndarja e tregut; ose përdorimi i kompanive të tjera ‘në emër të njëra-tjetrës’ [behët] vetëm për të shmangur transparencën”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Gjokutaj, nga ana e tij, thotë se hetimet e SPAK për këto tendera kanë konfirmuar një model që përsëritet vazhdimisht.
    “Kjo koherencë e modeleve përputhet me provat që SPAK ka dokumentuar në raste si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe,” tha ai.
    Sipas tij, kjo është provë e një fenomeni ekonomikisht të lidhur me “rent-seeking” dhe “kapjen institucionale”.
    Ai thotë se kostoja është e lartë, duke ulur potencialin e rritjes së PBB-së për 1–2%, sipas analizave rajonale të FMN-së.
    “Financiarisht, modeli mund të shkaktojë humbje të buxhetit publik prej dhjetëra milionë eurosh,” përfundoi Gjokutaj./ BIRN

  • “Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël”- BIRN: Projekti më madhor me 450 mln euro, çfarë tregojnë bisedat e Ballukut

    “Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël”- BIRN: Projekti më madhor me 450 mln euro, çfarë tregojnë bisedat e Ballukut

  • Bajerni kërkon ringritjen/ Kompani lavdëron kundërshtarin

    Bajerni kërkon ringritjen/ Kompani lavdëron kundërshtarin

    Bajerni dëshiron të nis një seri të re fitoresh kundër Frajburgut. Por do tu duhet të bëjnë disa ndryshime. Kanë kaluar dy javë e gjysmë që nga fitorja e fundit e Bajernit në një ndeshje zyrtare.
    Atëherë, në fillim të nëntorit me fitoren 2-1 në Paris, kampionët rekord morën kryesimin në Evropë; këtë fundjavë synojnë të korrigjojnë barazimin 2-2 kundër Union Berlin para ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare.
    “Nuk fituam, nuk e kam harruar këtë në dy javët e fundit,” tha Vinsent Kompani të premten në mëngjes, duke iu kthyer të kaluarës, për të theksuar edhe një herë urinë e ekipit të tij për të nisur një seri të re pas 16 fitoreve radhazi.

  • Skandali me “Smart City”, SHBA në alarm, projekti i Ramës për t’i dorëzuar arabo-kinezëve vëzhgimin mbi Shqipërinë…

    Skandali me “Smart City”, SHBA në alarm, projekti i Ramës për t’i dorëzuar arabo-kinezëve vëzhgimin mbi Shqipërinë…

    Debati për projektin “Smart City” ka kaluar kufijtë e transparencës financiare dhe procedurale, duke u shndërruar në një çështje të sigurisë strategjike. Sistemi i ri i monitorimit dixhital q po kërkon të aplikojë kryeministri Edi Rama me urgjencë, i cili do të mbledhë dhe përpunojë të dhëna nga kamerat, radarët dhe sensorët në gjithë territorin shqiptar, është kontraktuar drejtpërdrejt me kompaninë Presight AI nga Emiratet, një kompani që bën pjesë në grupin G42, i cili është akuzuar ndërkombëtarisht për lidhje teknologjike me entitete kineze. Në artikullin e mëparshëm gazeta “SOT” analizoi mënyrën se si qeveria shqiptare i dha kontratën pa tender, përmes një kuadri të veçantë ligjor që e përjashton Presight AI nga procedurat normale të prokurimit, si dhe fakti që memorandumi u nënshkrua në Abu Dhabi nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po aq problematike është edhe klasifikimi “sekret” i marrëveshjes, i cili e ka lënë të paqartë se çfarë aksesesh teknike dhe juridike merr kompania e huaj mbi sistemin.
    Alarmi i SHBA
    Këtu qëndron burimi i shqetësimit të SHBA-ve. Pra te karakteri i kompanisë zbatuese dhe aftësia e saj për të pasur qasje teknike në një rrjet vëzhgimi që mbledh në kohë reale të dhëna mbi lëvizjet në rrugët dhe qytetet e vendit. Presight AI është pjesë e G42, e cila në të kaluarën ka bashkëpunuar me kompani kineze dhe është akuzuar për lidhje me inteligjencën kineze. SHBA kanë shprehur rezerva për teknologjitë ku përfshihen kompani të tilla, duke paralajmëruar për rrezikun e ekspozimit të sistemeve survejuese ndaj depërtimit të palëve të treta. Sistemi “Smart City” është projektuar të funksionojë përmes rrjeteve të kamerave dhe radarëve që identifikojnë targat, fytyrat dhe lëvizjet e automjeteve. Të gjitha këto të dhëna pritet të centralizohen në një platformë të vetme. Nëse qasja teknike, përditësimet e softuerit apo mirëmbajtja varen nga kontraktori i huaj, krijohet mundësia që informacioni i mbledhur të jetë i aksesueshëm jashtë Shqipërisë. Pikërisht ky skenar shihet nga SHBA si rrezik për sigurinë kombëtare dhe për operacionet e aleatëve. Shqipëria është vend ku lëvizin shpesh struktura ushtarake të NATO-s, ekipe të shërbimeve partnere dhe personel i institucioneve perëndimore. Në logjikën e Washingtonit, një sistem vëzhgimi që përpunon të dhëna mbi qarkullimin dhe aktivitetet në terren nuk mund të jetë i lidhur me kompani që konsiderohen potencialisht të ekspozuara ndaj ndikimit kinez, sidomos kur informacioni ka natyrë sensitive.
    Rreziku
    Edhe pse qeveria ka deklaruar që të dhënat do të jenë “nën kontroll të plotë të palës shqiptare”, shqetësimi i aleatëve lidhet me faktin se sistemet moderne të survejimit funksionojnë përmes cloud-it, përditësimeve të shpeshta dhe moduleve të zhvilluara nga kompania amë. Këto elemente krijojnë varësi teknologjike, dhe nëse ekziston një “derë e pasme”, ajo mund të përdoret për të sinkronizuar apo ekstraktuar të dhënat pa dijeninë e autoriteteve vendase. Në këtë kontekst, SHBA e konsideron projektin “Smart City” si një pikë poten­ciale të cenueshmërisë teknologjike për një vend të NATO-s. Rreziku nuk lidhet vetëm me përdorimin e teknologjisë, por me menaxhimin e informacionit dhe me origjinën e kompanisë që zotëron infrastrukturën. Ky është edhe motivi pse marrëdhëniet dypalëshe rrezikojnë të preken. Për SHBA, çdo vendim që vendos një aktor arabo-kinez në qendër të sistemit të vëzhgimit të një vendi aleat krijon pasiguri në vlerësimin e ekspozimit të personelit të saj në terren. Nëse operatori i sistemit ka lidhje të mëparshme me teknologji kineze, dyshimet shtohen edhe më shumë. Për pasojë, projekti “Smart City” nuk vlerësohet vetëm si investim teknologjik, por si një vendim që mund të ndikojë në besimin strategjik mes Shqipërisë dhe partnerëve perëndimorë. Për SHBA, çështja është e thjeshtë: një rrjet vëzhgimi që regjistron lëvizjet brenda territorit të NATO-s nuk duhet të jetë i kontrolluar apo i aksesueshëm, qoftë edhe teknikisht, nga kompani që lidhen me vende që konsiderohen jomiqësore.

  • Parku eolik në Tropojë/ Llabani: Rrezik kombëtar, kompania që Balluku prezantoi drejtohet nga…

    Parku eolik në Tropojë/ Llabani: Rrezik kombëtar, kompania që Balluku prezantoi drejtohet nga…

    Gazetarja Anduena Llabani zbuloi një tjetër skandal sa i përket zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
    Në emisionin e saj, Llabani zbuloi kush fshihet pas kompanisë amerikane që do ndërtojë parkun eolik në Tropojë. Në shtator të këtij viti, Balluku prezantoi projektin duke thënë se atë do e ndërtojë një kompani shumë e njohur amerikane.
    “Në muajt në vazhdim, vendi po përgatitet për një nga projektet më të mëdha energjetike në Evropë, parkun e erës në zonën e Tropojës. Ky projekt është në fazën e procedurave të autorizimit dhe financimit, i mbështetur nga një nga kompanitë më të mëdha amerikane, dhe do të shtojë një komponent të ri të gjelbër në kurorën energjetike të Shqipërisë”, deklaronte Balluku.
    Por Llabani zbulon se kjo është një kompani offshore dhe bëhet fjalë për Continental Wind Partner e regjistruar në Bermudë me seli operative në Beograd.
    “Kjo kompani është regjistruar në Bermudë, si një kompani offshore ndërsa selinë operative e ka në Beograd. Aktiviteti prezantohet si investim amerikan. Është pyetje serioze për transparencën. Muaj më parë i jemi drejtuar MIE për informacion për ndërtimet në fushën e energjisë së rinovueshme. Meqë ky televizion ka ndikim të rëndësishëm deklarojmë me përgjegjës se kjo kompani me emër amerikan fshihen rrjetet politike ekonomike me lidhje të forta me Beogradin përfshijnë interesa politike në krimin financiar në gjithë rajonin. Qeveria shqiptare është e etur për kontrata. Ka kaluar çdo projekt pa kaluar asnjë filtër kush vjen.”
    Llabani: Janë 4 pyetje: dhe e mbyll gjithë denoncimin. Skandal i radhës që do merret besoj edhe opozita.
    Gashi: Prezumohet që ka bashkëpunim kolumbiane, serbo-shqiptar me makijazhin energjitik.
    Llabani ngre disa pyetje që vënë në dyshim projektin, por edhe sigurinë kombëtare.
    “Mungesa e prezencës reale në SHBA e kompanisë që pretendohet si SHBA? Baza operative në Beograd ngre dyshime për origjinën e kapitalit. Financimi përmes strukturave offshore? Drejtim nga persona me të kaluar të dyshimtë, të lidhur me terrorizmin. Nga 2018 kompania amerikane që thotë zonja ka hedhur mln në Mal të Zi, Kosovë dhe rajon. Është një sinjal alarmi për institucionet dhe opinionin publik. Pasi energjia e pastër nuk duhet lënë në duar të pista.”

  • “KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

    “KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

    Deputeti Klevis Balliu është përplasur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes me ministrin Pirro Vengu. Ai u shpreh se shoqëria KAYO e cila do të merret me prodhimin e armëve, është një shoqëri e lidhur me afera korruptive, ndërsa ka shtuar se tenderat jepen me firmën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
    “Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive”, tha Balliu.
    Balliu: Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.

  • Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit

    Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit

    Presidenti rus Vladimir Putin u ka dhënë poste të rëndësishme në qeveri dhe në kompani shtetërore të paktën 20 të afërmve të tij, përfshirë ish-gruan dhe ish-të dashurat.

    Sipas një hetimi të publikuar nga disa media ruse, nepotizmi në rrethin e Putinit ka arritur nivele që tejkalojnë çdo gjë të parë që nga koha e carit Nikolla II.
    Ndër figurat më me ndikim është Anna Tsivilyova, vajza e kushëririt të ndjerë të Putinit, Yevgeny Putin. Ajo u emërua zëvendësministre e mbrojtjes në vitin 2024, vetëm një muaj pasi bashkëshorti i saj, Sergei Tsivilyov, la detyrën e guvernatorit të rajonit të pasur me qymyr të Kemerovës për t’u bërë ministër i energjisë.
    Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, Tsivilyova është vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes për të monitoruar korrupsionin dhe besnikërinë e zyrtarëve, duke raportuar drejtpërdrejt te Putini.
    Djali i saj, Dmitry Loginov, 27 vjeç, drejton kompani të lidhura me Kolmar, firmën e madhe të minierave të qymyrit që kontrollohet nga nëna e tij. Ndërkohë, vëllai i saj, Mikhail Putin, mban një post drejtues në Gazprom, gjigantin shtetëror të energjisë.
    Edhe i biri i Mikhailit, Denis Putin, 28 vjeç, është aksionar në kompleksin e biznesit Sheremetyevo, ku operojnë kompani shtetërore.
    Raporti përmend gjithashtu Igor Putinin dhe Lyubov Kruglovën, kushërinjtë e presidentit, që kanë përfituar pozicione dhe kontrata fitimprurëse. Viktor Khmarin, djali i Kruglovës, është aktualisht drejtues i RusHydro, një nga kompanitë më të mëdha të energjisë elektrike në vend.
    Dy vajzat e Putinit me ish-bashkëshorten Lyudmila, Maria Vorontsova (mjeke endokrinologe) dhe Katerina Tikhonova (menaxhere në sektorin e teknologjisë), janë gjithashtu pjesë e elitës shtetërore dhe morën pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në vitin 2024. Megjithatë, Putini nuk i ka pranuar kurrë publikisht si bijat e tij, ndonëse kjo është diçka e njohur.
    Raporti përfshin edhe lidhjet e presidentit me Alina Kabaeva-n, ish-gjimnaste olimpike, e cila besohet të ketë dy djem me Putinin. Hetimet e mediave zbuluan se Kabaeva merrte pagesa të fshehta nga një njësi ushtarake e lidhur me Kremlinin (nr. 16660), që datojnë në vitet 2000–2001, periudha kur Putini sapo kishte marrë postin e presidentit.
    Kabaeva, sot 41 vjeçe, është ndër gratë më të pasura në Rusi, me një perandori pronash që vlerësohet mbi 80 milionë paund.
    Pavarësisht kësaj, Putini nuk ka pranuar asnjëherë zyrtarisht marrëdhënien me të apo me Svetlana Krivonogikh, ish-punonjësen e një dyqani që më vonë u bë një nga partneret e tij dhe me të cilën dyshohet se ka një vajzë.
    Raporti i “Proekt” përforcon perceptimin se pushteti në Rusi është i lidhur ngushtë me interesat familjare dhe personale të Putinit, ndërsa Kremlini nuk ka reaguar ndaj akuzave.

    Top Channel

  • Skandali tjetër i Belinda Ballukut me tenderin e ndërtimit të portit të ri, ja si u favorizua kompania greke dhe u…

    Skandali tjetër i Belinda Ballukut me tenderin e ndërtimit të portit të ri, ja si u favorizua kompania greke dhe u…

    Pas tunelit të Llogarasë dhe aeroportit të Vlorës, një tjetër tender gjigant nën firmën e Belinda Ballukut ngjall dyshime për paracaktim, mungesë gare reale dhe favorizim të interesave të huaja. Dyshime serioze ngrihen mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos në Durrës, një nga projektet më të mëdha publike të dekadës, që menaxhohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku. Ky port parashikohet të zëvendësojë portin aktual të Durrësit, duke u shndërruar në portën hyrëse të Korridorit 8 të NATO-s, por mënyra se si është menaxhuar procedura e tenderimit ka ngjallur dyshime për mungesë transparence, ndikim të interesave të huaja si Rusia, Greqia dhe Serbia dhe favorizime të qëllimshme. Dyshohet se procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese ka qenë i diskutueshëm, ndërsa disa kompani perëndimore të nivelit të lartë janë skualifikuar në mënyrë të papritur, duke i hapur rrugë një kompanie greke me lidhje të debatueshme.
    Çfarë ka ndodhur me Porto Romanon?
    – Në korrik 2021 u hap tenderi për “Projektim të Detajuar të Porto Romanos”.
    – Në nëntor 2021, RoyalHaskoningDHV&Partners u shpall fitues;
    – Në fund të vitit 2022 u prezantua Projekti Teknik i Detajuar;
    – Në korrik 2024, Autoriteti Portual i Durrësit nisi tenderin për ndërtimin e Porto Romanos – Faza I, me një limit buxhetor prej 39.3 miliardë lekësh, ose afërsisht 400 milionë euro. U rilançua në dhjetor 2024.
    – Në shkurt 2025, 5 kompani morën pjesë në tender.
    – Në prill 2025 vetëm 2 kompani u kualifikuan:

    ArchirodonConstruction (Overseas) CompanyLtd. / Qipro – www.archirodon.net
    VanOordDredging B.V. / Holandë – www.vanoord.com &Besix / Belgjikë – www.besix.com

    Dhe u skualifikuan:

    Boskalis / Holandë www.boskalis.com &WebuildS.p.A. / Itali www.webuildgroup.com
    ChinaCommunicationsConstructionCompany CCCC www.ccccltd.cn
    Jan De Nul / Belgjikë www.jandenul.com &SoletancheBachyInt’l www.soletanche-bachy.com &VinciConstructionGeoinfrastructure / Francë www.vinci-construction-geoinfrastructure.com

    Konsorciumi francez, me i madhi ne Europe e apeloi vendimin shumë të diskutueshëm, por nuk fitoi.
    Prapaskenat
    Burime pranë qeverisë franceze kanë bërë të ditur se edhe presidenti Emmanuel Macron i ka shprehur pakënaqësinë kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si u trajtua konsorciumi francez, pa arritur të ndikojë në vendimin përfundimtar. Komisioni i vlerësimit të tenderit, sipas të dhënave, përbëhej nga tre specialistë të huaj të kompanisë Royal HaskoningDHV, një përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, i cili thuhet se ka pasur më parë angazhime në kompani greke.
    Pse u zgjodh kompania më pak e kualifikuar – Archirodon?
    Pas  muajsh përplasjesh midis holandezëve, francezëve dhe shqiptarëve të këtij komisioni, Balluku mori atë që donte dhe në fshehtësi të plotë i dërgoi ftesë për ofertë VETËM ARCHIRODON. Kështu, duke bërë një tender vetëm me NJË PJESËMARRËS. Përveç mungesës së transparencës ndaj VanOord, të cilën qëllimisht e shkëputën elektronikisht nga sistemi i prokurimit dhe nuk e njoftuan për asnjë veprim skualifikimi, pra VanOord nuk mund të apelojë asnjë vendim, komisioni u kërkoi grekëve të paraqisnin ofertën brenda DY muajve, ndërsa normalisht duhen të paktën GJASHTË muaj për të përgatitur një ofertë. Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje është fakti se në raundin e parë Archirodon nuk kishte paraqitur garancinë bankare prej 8 milionë eurosh, siç kërkonte dokumentacioni, ndërsa në fazën e dytë kjo garanci është hequr nga kriteret. Po ashtu, kompania ka kërkuar që pagesat të mos kryhen në lekë dhe që çdo mosmarrëveshje të gjykohet në arbitrazh ndërkombëtar, kërkesa që bien ndesh me standardet e përcaktuara në tenderin publik.
    Ndikimi i fuqive të huaja
    Ekspertët e lidhin këtë situatë me një lojë të gjerë interesash gjeopolitike, ku mund të jenë përfshirë grupe që synojnë sabotimin e ndërtimit të Korridorit 8, projekt i mbështetur nga NATO dhe SHBA, pasi ky korridor shihet si alternativë strategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, në rivalitet të drejtpërdrejtë me Korridorin 10, që kontrollohet kryesisht nga Greqia dhe Serbia. Burime nga partnerët ndërkombëtarë të sigurisë kanë paralajmëruar prej kohësh Tiranën për mundësinë e ndikimit të interesave të huaja në procesin e zhvillimit të Porto Romanos, por pavarësisht këtyre sinjaleve, procedurat janë vijuar normalisht nga Balluku. Shërbimet partnere të sigurisë në rajon kanë paralajmëruar se pas këtij projekti mund të qëndrojnë interesa të organizuara greke, serbe dhe ruse, të cilat kanë përfituar nga korrupsioni endemik në qeverinë shqiptare.

  • Vazhdojnë grabitjet me kontratat sekrete të Mirlinda Karçanajt, AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të..

    Vazhdojnë grabitjet me kontratat sekrete të Mirlinda Karçanajt, AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të..

    Partia Demokratike denoncoi ditën e djeshme se ndërkohë që shëndetësia shqiptare po përballet me mungesa kronike medikamentesh në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, AKSHI vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nën varësinë e kryeministrit Edi Rama, ka lidhur gjatë periudhës 2018-2025, 11 kontrata për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor, pa garë dhe pa transparencë, duke përdorur të njëjtin operator ekonomik në çdo rast, “ONI SHPK”. Konkretisht: – QSUT: 4 kontrata me vlerë totale 4.3 milionë euro, me rritje nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në 2025. – Spitali Universitar i Traumës: 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro, pothuaj trefishuar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në 2025.
    – Spitali ‘Shefqet Ndroqi’: 3 kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024). PD akuzon se këto kontrata, të lidhura me negocim pa shpallje dhe pa konkurrencë, krijojnë një monopol dhe ngrenë dyshime serioze për abuzim me fondet publike. Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto shpenzime dhe të japë përgjigje për pyetjet që prekin interesin publik: 1. A ka respektuar AKSHI nenin 47 të Ligjit për Prokurimet Publike, sipas të cilit përdorimi i kontratave me negocim pa shpallje lejohet vetëm në situata specifike që nuk duhet të shkaktohen nga vetë autoriteti kontraktor?
    2. Pse janë rritur fondet limit dhe vlerat e kontratave nga viti në vit, ndërkohë që objekti i shërbimit mbetet i njëjtë? 3. Pse për 11 kontrata është përzgjedhur vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar konkurrencën? 4. A është reale kostoja e këtij shërbimi që me kontratat e fundit të paktën për QSUNT shkon në 81 mijë euro në muaj për mirëmbajtje sistemi? “Paratë e qytetarëve shqiptarë duhet të shkojnë për pacientët, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe furnizimin me medikamente, jo për kontrata që mbushin xhepat e klientëve të pushtetit”, theksoi Vangjeli në deklaratën e saj.
    Rastet e tjera
    Gazeta “SOT” e ka raportuar edhe më parë se kontratat sekrete të AKSHI kanë krijuar një realitet të ri në fushën e prokurimeve publike, ku një numër i kufizuar kompanish përfitojnë shuma marramendëse pa konkurrencë reale. Analizat e bëra mbi tenderat e vitit 2024 tregojnë një përqendrim ekstrem të fondeve tek pak operatorë të privilegjuar, duke e kthyer AKSHI-në në një “oligopol të frikshëm”. Vetëm dy kompani kryesore – Soft & Solution dhe Fastech fituan 6 nga 8 tenderët e mëdhenj të AKSHI-t në gjysmën e parë të 2024. Sipas të dhënave nga thesari i shtetit, nga 28.3 milion € total tendera të finalizuar nga AKSHI në periudhën janar–gusht 2024, 26.7 milion € (94%) u fituan nga këto dy kompani.
    Kjo do të thotë që për çdo 100 lekë të shpenzuara nga AKSHI, 94 lekë shkojnë vetëm tek Soft & Solution dhe Fastech. Një përqendrim i tillë i jashtëzakonshëm i fondeve publike te dy operatorë është i paprecedentë në historinë e tenderave në Shqipëri. Soft & Solution shpk (administrator Ermal Beqiri) dhe Fastech shpk janë bërë fitueset seriale të projekteve kyçe të AKSHI-t. Përveç rasteve të përmendura (platforma e-Albania, sistemi i nënshkrimit elektronik, e-Leje, etj.), këto kompani kanë siguruar edhe kontrata të tjera, si regjistri i noterisë elektronike (i fituar nga Fastech për 2.5 milion €) dhe sistemi i informacionit për arsimin e lartë (fituar nga Soft & Solution për 1.8 milion €). Edhe mirëmbajtja e portaleve qeveritare apo sistemeve të ndryshme shpesh u besohet po këtyre operatorëve në mënyrë të përsëritur. Është vënë re se i njëjti tender mirëmbajtjeje, me vlerë rreth 1.9 milion €, i është dhënë të njëjtit operator disa herë në periudha të ndryshme (p.sh. në vitet 2020, 2022 dhe 2024) me po të njëjtën shumë. Kjo ngre dyshime të forta për një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e tregut, ku tenderi ribëhet formalisht por fituesi mbetet i pandryshuar, si një formë e monopolizimit të kontratave publike.