Tag: kompani

  • SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore

    SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore

    18 milionë euro të marra drejtëpërsëdrejti, nga tenderat dhe fondet publike nëpërmjet kompanisë NG STRUCTURES dhe 66 milionë euro të tjera, ku kjo kompani ka pjesën takuese. Nëse për SPAK është bezdisëse fakti që burri i firmos tendera gruas, mund të veproj, në të kundërt mund të duartorkasë aktivitetin ‘publiçitar’. Por jo vetëm kaq, në vijim do t’ju tregojmë se tenderat nuk kanë qenë aktiviteti i vetëm ku Tërmet Peçi apo drejtori i tij ka shkëlqyer. Fondet e bujqësisë, tashmë të bllokuara nga BE kanë qenë të lakmuara nga Tërmeti, ku bashkë me abuzimin me fondet, i janë bashkangjitur edhe abuzimi me mijra metra katrorë toke shtetërore që u janë dhënë familjarëve apo njerëzve të lidhur me ta.

    Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.

    Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, personazhi kryesor i këtij investigimi që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.

    Për më tepër, brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.

    Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale, një shërbim që kompania e Lorenc Bamit e realizon për llogari të IUMENTIS. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.

    Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë, një proces që ka tërhequr vëmendjen për përfitimin e fondeve publike në mënyrë të dyshimtë. Madje dyshimet u ngriten edhe me shume gjate inspektimit nga vetë kryeministri EdI Rama, i cili teksa pyet Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, në përgjigje, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.

    Në vitin 2021 kjo kompani dhe pse tashme ishte në aktivitet të plotë kishte vetëm 4 të punësuar. Gjolek Shehu Administrator, Myrto Tafilaj Veteriner, Aldo Shehu Shef sektori dhe Julian Çela Ekonomist. Sigurisht si në çdo kompani ekonomisti është një njeri i aftë dhe i besuar i pronarit por në këtë rast situate është pak më ndryshe. Meqënësë Lorenc Bami përveç se u kujdes që Gjolek Shehu te lidhte një kontratë qeraje me Bashkinë Tepelene, brenda 2 javëve nga themelimi I kompanisë, u kujdes dhe ti miratonte në kohë record lejen e ndërtimit. Madje në një kohë record, u kujdes që ti jepte edhe djalin e dajës së tij, shtetasin Julian Çela si ekonomist, që tja mbante mire llogarite pasi në Tepelenë mungojnë të tillë.

    Në shkurt të vitit 2024 me propozimin e Tërmet Peçit, mbi relacionin e Lorenc Bamit, Këshilli Bashkiak Tepelenë miraton një tjetër kontratë për dhënie me qera të disa pronave të tjera publike për shoqërinë IUMENTIS. Por lidhja mes tyre nuk mbetet thjeshte te miratimi i lejeve, pronave dhe projektet në Bashkinë Tepelenë. Pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami themelon një tjetër kompani. Artreum Generation themelohet në ditën kur shiti aksionet e tjera, në 01.05.2019, me ortak themelues Mateo Shehu i biri I Gjolek Shehu pronarit të IUMENTIS dhe Aleksandra Bami. Secili zotëron në kompani 50% të aksioneve. Administrator fillimisht do të jetë Aleksandra Bami dhe Aldo Shehu.

    Në shkurt të vitit 2020, kompania regjistron një adresë dytësore në vendin ku po ndërtohej Thertora Rajonale IUMENTIS, në rrugën Nacionale Tepelenë – Vlorë, pranë urës së Bënçës, një fakt që e lidh drejtpërdrejt me kompaninë IUMENTIS. Pra me pak fjale Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore më qëra, për 5 ditë i miratojnë lejë ndërtimi më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e thertores.

    Në vitin 2021, kompania IUMENTIS shënon një tjetër adresë dytësore në Memaliaj, duke fituar nënkontraktimin për një tender për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, dhe Ane Vjosë. Kjo adresë hapet pasi siç është denoncuar dhe më parë nga Albana Voksi kompania ka marrë nënkontraktimin e tenderit për Ujësjellësin Memaliaj.

    Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bami për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse. Ky veprim ka ngjallur dyshime të forta, pasi është e papranueshme që një kompani me pasuri dhe aktivitete fitimprurëse të shitet për një shumë kaq të ulët. Pas këtij veprimi, drejtori i Tërmet Peçit, ka vendosur të mos fshihet më pas gruas dhe miqve të tij, duke emëruar si administrator të kompanisë kushëririn e tij,ekonomistin e kompanisë IUMENTIS shtetasin Julian Çela. Tashmë Lorenc Bami drejton jo vetëm drejtorinë kryesore të bashkisë Tepelenë por i del koha për të drejtuar dhe një super biznes.

  • “Eurosig: Kompania që të siguron… vetëm stres”

    “Eurosig: Kompania që të siguron… vetëm stres”

    Në një vend ku njerëzit paguajnë sigurime nga halli, jo nga dëshira, Eurosig ka ditur të përfitojë më mirë se kushdo nga ky sistem tërësisht i prishur. Shfaqet me zyrat e veta luksoze, me reklama që flasin për “besim dhe garanci”, por sapo vjen puna te zbatimi i këtyre fjalëve, gjithçka zbërthehet si një kartolinë propagandistike.

    Në Shqipëri: Ligjërisht i fuqishëm, praktikisht i padukshëm kur ke nevojë
    Qytetarët shqiptarë që kanë pasur “fatkeqësinë” të kenë një dëm të mbuluar nga Eurosig, tregojnë histori të njëjta: sorollatje pafund, dokumente të humbura, përgjigje arrogante nga zyrtarët dhe dëmshpërblime qesharake që nuk mbulojnë as riparimin më të thjeshtë.
    Ndërkohë që kompanitë e sigurimeve në Evropë konkurruan për cilësi dhe shpejtësi në shërbim, Eurosig në Shqipëri ndërtoi një sistem ku klienti duhet të “luftojë” për të marrë atë që i takon me ligj.
    Në vend që të marrësh siguri, merr stres. Në vend që të marrësh shërbim, merr heshtje dhe zhgënjim.

    Në Kosovë: Nga hero financiar në prag falimentimi
    Në Kosovë, situata është edhe më ironike. Pas blerjes së INSIG Kosova, Eurosig e shiti ëndrrën e një sigurie moderne dhe profesionale. Por brenda pak vitesh, kompania përfundoi nën administrim të Bankës Qendrore të Kosovës, për shkak të problemeve serioze me solventësinë dhe qëndrueshmërinë financiare.
    Thënë ndryshe: kompania që duhet të siguronte të tjerët, nuk ishte në gjendje të siguronte veten.
    Dhe si për ta bërë më thumbuese situatën, për të mbuluar humbjet, Eurosig nisi të rrisë tarifat ndaj klientëve – klientë që gjithsesi, nuk morën asnjë shërbim më të mirë.

    Investime në banka, por jo në besim
    Në vend që të fokusohej në rritjen e cilësisë së shërbimit, Eurosig vendosi të blejë bankë. Më shumë se 81% e United Bank of Albania tani është në pronësi të saj. Pyesim: A është kjo prioritet për një kompani sigurimesh që ende s’e ka zgjidhur dot çështjen bazë: dëmshpërblimin në kohë dhe me dinjitet?
    Po, Eurosig ka fituar mbi 1 miliard lekë në një vit të vetëm. Por pyetja e vërtetë është:
    Sa nga këto para janë kursime të pamerituara të qytetarëve, që prisnin dëmshpërblime e morën heshtje?
    Sa nga këto fitime janë ndërtuar mbi djersën e atyre që paguajnë për një shërbim që nuk vjen kurrë?

    Të siguruar me detyrim, të trajtuar me përbuzje
    Në Shqipëri dhe Kosovë, sigurimi është i detyrueshëm, por shërbimi nuk është. Dhe kur një kompani e përdor këtë detyrim për të ndërtuar pasuri mbi zhgënjimin e njerëzve, atëherë problemi nuk është vetëm etik — është sistemik.
    Qytetarët nuk janë as numra e as dosje në arkiv. Janë njerëz që kanë humbje reale, që pësojnë aksidente, që presin mbështetje. Dhe ajo që marrin nga Eurosig është një sistem që të shtyn të heqësh dorë, të harrosh dëmin, të mos i hysh rrugës së gjatë me letra dhe refuzime.

    Eurosig është simboli i një tregu sigurimesh që funksionon për vete, jo për klientin
    Të vishesh me luks, të kesh zyrë qendrore, të blesh banka e të sponsorizosh evente, nuk do të thotë që je kompani e suksesshme.
    Kur qytetari të përmend me inat, jo me respekt, je dështuar.
    Në një vend normal, Eurosig do të ishte marrë nën hetim. Në Shqipëri dhe Kosovë, ajo vazhdon të zgjerohet. Sepse kjo është një nga ato kompani që rritet jo nga cilësia, por nga toleranca ndaj abuzimit.

    Në fund të ditës, pyetja është e thjeshtë:
    A je më i sigurt pasi ke paguar Eurosig… apo më i pasigurt?

  • Tenderat që ecin më shpejt se treni/ Ç’po ndodh me “ERIL B&B”? A fshihet Spartak Kovaçi pas kompanisë së hekurudhës

    Tenderat që ecin më shpejt se treni/ Ç’po ndodh me “ERIL B&B”? A fshihet Spartak Kovaçi pas kompanisë së hekurudhës

    Në shoqërinë publike Hekurudha Sh.a, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rolin e monitoruesit dhe hartimit të politikave dhe ka përfaqësues te Bordi i Këshillit Mbikëqyrës.
    Praktikisht Drejtoresha e Përgjithshme te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Erjola Muka është kryetare e Këshillit Mbikëqyrës, ndërkohë Irena Malolli, një tjetër drejtoreshë e Përgjithshme te Ministria e Infrastrukturës është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere publike.

    Por çfarë roli ka Këshilli Mbikëqyrës te kjo kompani? Sa ndikim kanë te tenderat dhe projektet që po zhysin në borxhe shqiptarët te të huajt?
    Sipas nenit 11, të statutit të Hekurudhës Shqiptare sh.a. Këshilli Mbikëqyrës ka të drejtë të kontrollojë e të mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë, përcaktimin dhe ndryshimin e programit afatshkurtër, afatmesëm, dhe afatgjatë të shoqërisë. Pra, ka kompetenca të rëndësishme të cilat lidhen drejtpërdrejt me administratorin e shoqërisë.
    Më 26 shkurt 2018, një kompani e re “ERIL B&B” do të themelohej nga ortakët Ilir Shabani dhe Ergert Deliallisi, e cila kishte si objekt të veprimtarisë aktivitete në fushën e ndërtimit, tregtisë, shërbime dhe projektime. Disa muaj më pas, në shtator 2018 kjo kompani do të kishte si administrator Tedi Spahin dhe njëkohësisht do të zgjeronte aktivitetin e saj duke përfshirë ndërtime më komplekse si hekurudhat dhe import tregti te materialeve hidraulike, si dhe import-eksport te materialeve te ndryshme.
    Kjo kompani do të fitonte disa tendera nga Hekurudha, të cilët kanë dalë me probleme sipas dokumenteve të siguruara nga “Vetting”, duke rezultuar me shkelje në zbatimin e kontratës.
    Vetë gara për të fituar tenderat ka zbuluar se grupi i Komisionit të Hartimit të Dokumenteve për tenderat e organizuar nga Hekurudha ka bërë shkelje, që kanë dëmtuar konkurrencën dhe barazinë në tendera, duke favorizuar kompaninë e punëtorëve të Spartak Kovaçit dhe të vet babait të ish-drejtorit të Ujësjellësit Durrës.
    Spartak Kovaçi ka qenë për shumë vite drejtues i Ujësjellësit të Durrësit, duke sjellë falimentimin e kompanisë shtetërore, e cila deri në kohën që ka qenë Kovaçi ka qenë në varësi të Bashkisë Durrës. Ish drejtori njihet si person me ndikim në fushatën zgjedhore të Durrësit dhe ka qenë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike.
    Skandalet dhe përdhosja e ligjit nga Spartak Kovaçi do të kulmonte kur me anë të kompanisë “ADRIATIK” shpk, në pronësi të babait të tij, Petrit Kovaçi do të merrte tenderin me vlerë 20 milionë nga Programi i Rindërtimit së bashku me dy kompani të tjera. Ky është vetëm njëri nga tenderat që tregoi se Rindërtimi nuk ishte një fatkeqësi që nisi dhe mbaroi me tërmetin, por katastrofa natyrore evidentoi se kompanitë e familjarëve të zyrtarëve të lartë përfituan fonde publike në shkelje të ligjit.
    Madje kjo kontratë ka patur probleme me zbatimin dhe realizimin e punimeve, gjë për të cilën Bashkia Durrës pretendon se ka bërë amendime të kontratës.
    Por cilët janë tenderat që këto kompani kanë marrë nga Hekurudha Shqiptare?
    Kompania e babait të Spartak Kovaçit së bashku me kompaninë “ERIL B&B” në pronësi të njerëzve që kanë punuar për Petrit Kovaçin, kanë marrë kontratat “Rikonstruksion i reparteve dhe linjave hekurudhore te NJSHML” me vlerë 50 mijë euro dhe kontratën “Punime për mbrojtjen e linjës”.
    Për tenderin e parë kompanitë janë shpallur fitues në qershor 2019, por saga e këtij tenderi i ka problemet që në gjenezë. Konkretisht në shkurt 2019, grupi që ka hartuar dokumentet, specifikimet teknike i ka me mangësira. Sipas auditit rezulton se projektet nuk janë shoqëruar nga licencat e projektuesve me kategoritë përkatëse. Në këto raste është e domosdoshme që personat përgjegjës për realizimin e projektit duhet të jenë të licencuar sipas kategorive të punimeve që do të kryhen.
    Sipas audituesve, këto kushte janë në shkelje të veprimeve të VKM-së nr. 759, datë 12.11.2014 “Për licencimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”.
    Ka qenë Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila në maj 2019 ka dërguar e-mail Hekurudhës Shqiptare pasi ka zbuluar probleme me Dokumentet Standarte të këtij tenderi.
    Tenderi tjetër që është me flamur të kuq për shkak të shumë problemeve lidhet me “Punime për mbrojtjen e linjës”, i cili është fituar në nëntor 2019 nga kompania punonjësve të babait të Spartak Kovaçit së bashku me kompaninë “VARAKU E” (Ish-MIVAR) në pronësi të Shpëtim Varakut me ofertë fituese 17,7 milionë lekë ose 150 mijë euro.
    Por cilat janë problemet me kontratën?
    Dy indicie përbëjnë një provë, thonë italianët. Edhe në këtë rast problemet e kanë zanafillën nga Komisioni i Hartimit të Dokumenteve, të cilat ngrenë dyshime se ky grup mund të ketë patur ndikime apo instruksione nga hierarkia më e lartë e institucioneve.
    Në dokumentet e tenderit nuk ka të dhëna mbi traversat që do të përdoren si edhe vizatime për to, konkretisht për “Punime për mbrojtjen e linjës Zhame km 40+050 perigoni Rrogozhine-Lushnje” dhe “Ndërtim mure pritës ne km 67+050 perigoni Lushnje-Fier (Gogolas)”. Në asnjë rast, në specifikimet teknike edhe në vizatime nuk janë dhënë përmasat dhe kriteret që duhet të zbatohen për traversat.
    Edhe arsyetimi për nevojën e prokurimit për “Punime për mbrojtjen e linjës” ngre pikëpyetje pasi edhe këto dokumente janë të paqarta. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, komisioni bazohet te një dokument pa numër dhe datë, ku jepet arsyetimi i rrëshqitjeve të trasesë, dëmtimi i veprave të artit nga rrëshqitjet si dhe dëmtimi i mureve mbajtës dhe pritës ekzistues nga rrëshqitja e dherave, bllokimi i kanaleve kulluese, etj., dhe përmbytjet, por nuk i jep të specifikuara sipas linjave.
    Auditi zbulon se në procesverbalin e Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit kemi shkelje të ligjit pasi nuk janë zbatuar përcaktimet e nenit 61 të VKM-së nr. 914, datë 29.12.2014, “Për rregullat e prokurimit publik”, në të cilin është përcaktuar se çdo kriter i veçantë dhe specifikim teknik duhet të argumentohet teknikisht dhe ligjërisht, si dhe të dokumentohet në një procesverbal.
    Kujtojmë se ky tender ka dështuar të finalizohet herën e parë dhe është rishpallur procedura e dytë, ku është lidhur kontratat me bashkimin e operatorëve ekonomikë.
    Më 28 shtator 2019, Agjencia e Prokurimeve Publike nisur edhe nga fakti që tenderi është rishpallur i ka bërë adresime Hekurudhës Shqiptare që ti plotësojë Dokumentet Standarte konform rregullave.
    Kjo kontratë ka patur probleme me zbatimin, probleme të cilat ngarkojnë me përgjegjësi kompanitë dhe institucionin publik. Sipas auditit është zbuluar se mungon sinjalistika hekurudhore, si ajo që nevojitet për makinistët e trenave, por edhe sinjalistike për këmbësorët ose automjetet që kalojnë kryqëzimet hekurudhore. Madje Hekurudha Shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për saktësimin e distancës së linjave hekurudhore, duke vështirësuar kryerjen e verifikimeve në terren, në lidhje me investimet e deklaruara.
    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur alarmin në lidhje me këto punime pasi ndikimi, që ato kanë lidhet me rritjen e rrezikun për aksidente hekurudhore në të ardhmen.
    Kovaçi është pjesë e rrethit të Ballukut, grup i cili ka përfunduar nën hetim SPAK. Ish drejtori është kushuriri i Ceno Klosit, zv.ministri i Infrastrukturës i cili ashtu si Kovaçi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

  • Rama bën edhe drejtor Hasalamin e tenderave me kullë 33 kate në zemër të Liqenit

    Rama bën edhe drejtor Hasalamin e tenderave me kullë 33 kate në zemër të Liqenit

    Në datën 8 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një objekt rezidencial, të quajtur Garda Tower. Kulla 33 kate e lartë do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë ish Gardës së Republikës.

    Kompanitë që kanë marrë lejen për ndërtimin e saj janë Artech Group dhe Hasalami shpk. Artech Group është një kompani që zotërohet nga dy ortakë, Lejkë dhe Gjergji Habilaj. Ndërsa Hasalami shpk zotërohet nga Devis Hasalami. Ky është djali i Mehmet Hasalamit, drejtorit të Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Zoti Hasalami më parë ka qenë dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ndërsa aktualisht nuk e ka problem të shpreh hapur bindjet e tij socialiste në rrjetet sociale, ku promovon fushatën e partisë në pushtet.

    Por bindjet dhe lidhjet politike të zotit Hasalami janë vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me fondet publike.

    Partia Demokratike e ka denoncuar disa herë publikisht dhe drejtëpërdrejt me emër Mehmet Hasalamin si një përfitues i madh tenderash publikë dhe madje koncesionesh.

    “Një drejtor i lartë në administratën kleptokrate të Edi Ramës, merr rrogën që i paguhet nga takspaguesit dhe sikur shqiptaret t’ja kishin borxh, fut në xhep edhe 4 miliard lekë nga kontratat me kompaninë e tij private dhe disa miliona euro nga koncensionet. Mehmet Hasalami quhet drejtori, dhe ai është në krye të Drejtorisë së Programeve të Zhvilliminë Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,” deklaroi në një konferencë të posaccme për shtyp, zëdhënësja e departamentit Anti Korrupsion në Partinë Demokratike.

    Zoti Hasalami ka interesa në disa kompani private, projektimi, ndërtimi apo kompani në fushën e energjisë, përmes të cilëve ai përfiton fonde masive publike. Madje ai zotëron edhe koncesione hidrocentralesh, si hece-t Veleshica 1 dhe Veleshica 2, ku është bashkëortak me Hamz Islamajn e kompanisë BE-IS nga 50 për qind.  

    Tashmë paratë e taksapaguesve që Hasalami ka marrë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për ndërtimin e kullës së tij të lartë. Një tjetër pykë që ngulet mu në zemër të parkut të Liqenit Artificial.

    Në fakt, rasti Hasalami nuk është një devijim i izoluar. Maxhoranca aktuale është e zhytur thellë në pusin e konfliktit të interesit, ku zyrtarë të lartë publikë përfitojnë fonde buxhetore, drejtëpërdrejtë me emrin e tyre ose në mënyrë të kamufluar nga kompanitë që kontrollojnë realisht përmes prestanomeve.

    Ky është një sistem i impleksur keq me kleptokracinë dhe faktet publike për këtë janë të shumta në dosjet hetimore të SPAK.

  • ‘Skemë e mirëmenduar për përfitime’, gazetari: ‘4-AM’, kompania ‘fantazmë’ e ‘foto-voltaikëve’ të Belinda Ballukut

    ‘Skemë e mirëmenduar për përfitime’, gazetari: ‘4-AM’, kompania ‘fantazmë’ e ‘foto-voltaikëve’ të Belinda Ballukut

    Gazetari investigativ Julian Hoxha ka hedhur dritë mbi një skemë të dyshimtë të përfitimit të fondeve publike, ku përfshihen figura të administratës dhe qeverisë. Në fokus është kompania “4-AM”, e cila sipas Hoxhajt, është ngritur nga familjarë të Maksim Et’hemaj, krahu i djathtë i ministres Belinda Balluku në Aviacionin Civil, dhe që më pas ka përfituar leje për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, pikërisht nga ministrja Balluku.
    Hoxha thekson se kjo kompani ka pasur bashkëpunim të dyshimtë me dy kompani të tjera – “5B” dhe “5D”, përkatësisht të lidhura me ministren Balluku dhe Bashkinë e Tiranës. Nga hetimet e tij, rezulton se “4-AM” është një nga përfituesit kryesorë të tenderave publikë, me vlera që arrijnë 13 milionë euro, të gjitha të dhëna nga Bashkia e Tiranës.
    Një element tjetër i rëndësishëm në këtë skemë është përfshirja e babait të ndjerë të Redi Mollës, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i cili ka qenë aksioner në një nga kompanitë e ndërlidhura. Ndërsa Redi Molla, si drejtor i UKT-së, akuzohet se ka dhënë tendera pikërisht për kompaninë ku kishte interesa familjare.
    Sipas Hoxhajt, kjo është një skemë e organizuar dhe e mirëmenduar brenda zyrave të Partisë Socialiste, ku tenderat nuk janë ndarë rastësisht, por në funksion të një bashkëpunimi të ngushtë për përfitime financiare brenda rrethit të pushtetit.
    ‘Është vijim i investigimit të familjarëve të drejtorit të aviacionit civil që përmes familjarëve të tij ka përfituar leje për parqe fotovoltaike nga Balluku. Kompania e familjarëve të Maksim Et’hemaj, ishte e lidhur nga një tjetër kompani që është suporti kryesor nga pikëpamja financiare për parkun fotovoltaik.
    Kompania 4AM, një nga përfituesit kryesore i tenderave të qeverisë. Në periudha të ndryshme kjo kompani ka pasur bashkëpunime të dyshimta. 5B e 5D, kompani të ndërlidhur me këtë kompani, ka pasur për një kohë edhe babin e ndjerë të ish drejtorit të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, ka qenë aksioner. I biri i tij drejtor i UKT, Redi Molla i jepte tendera kompnisë 4AM, nga të dhënat rezulton që këto kompani të ndërlidhura kanë marrë 13 mln euro nga Bashkia e Tiranës.
    Skema që ne kemi denoncuar, me 5D e 5B, është e mirëmenduar shtetërore në zyrat e PS. S’ka qenë rastësi, por bashkëpunim dhe ideim i kësaj skeme që fondet publike të kanalizoheshin te pushtetarët.’, tha Hoxha.

  • Investigimi në ndihmë të SPAK/ Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

    Investigimi në ndihmë të SPAK/ Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

    Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e infrastrukturës dhe energjetikës, mbeten Tigrat, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro.

    Duket se Tigrat, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët defakto të këtij sektori energjetik.

    Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përket mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut Ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të shefe Belës shpërblehen me licensa po me firmë të saj.

    Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve te tjera te prodhimit te energjise dhe veprave ndihmese ne gjithe territorin e Shqiperise.

    Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton fushatën elektorale.

    Në një kohë record, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompaninë që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.

    Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.

    Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.

    Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tender pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai i Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.

    Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike por që do të jetë objekt i një tjetër emisioni.

    Kompania ‘4-AM’, bën bashkë ‘5B’ dhe ‘5D’

    Belinda Balluku dhe mëkëmbësit e saj urdhëruan vartësit për një valë sulmesh dhe censurimi ndaj emisionit Plug, siç rasti i urdhërit të zv. Drejtoreshës së Doganave Monika Dushku. Pikërisht ky reagim shtyu edhe më tej emisionin Plug të investigonte se cila ishte arsyeja e këtij angazhimi dhe çfarë fshihej pas. Investigimi do të na çonte një një aferë edhe më të madhe. Nga denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë dje nga kqyrja e dokumenteve rezultojnë një sërë kompanish dhe individësh të përfshirë në këtë skemë të pagëzuar si 5 B e Belinda Ballukut. Bie në sy që në krye të kësaj skeme qëndron kompania 4 AM.

    MD GREEN ENERGY është një tjetër kompani e krijuar nga hiçi që mori më pas leje për ndërtim parqesh fotovoltaike. Kjo kompani u themelua në mars të vitit 2022 me aksioner, DABAR 50% (Reni Metaliaj) dhe I.D.K me 50% të aksioneve të tjera. Objekti i veprimtarisë është “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”. Në korrik të vitit 2024 administrator emërohet Nikë Shanku, i cili veç i punësuar pranë kompanisë 4 A M është edhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Sipas raportit të OST, kjo kompani në datën 21.03.2022 ak aplikuar për ndërtimin e një parku Fotovoltaik (80 MË) dhe ka marrë brenda 9 ditëve opinionin paraprak në OST.

    Edhe në këtë rast, brenda një kohe rekord, në maj të vitit 2024 KKT ka miratuar projektin me objekt: Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d. Projekti sërish do të ndërtohet në zonën e preferuar të Belinda Ballukut.

    Po le të ndalemi pak tek kompania DABAR, pronare me 50 % e Md Green Energy, e cila është përfituese lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo kompani u themelua në vitin 2016, nga Reni Metaliaj, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç. Reni Metaliaj figuron në gjendjen civile të vëllait Artan Metaliaj, i cili është i martuar me shtetasen Elsa Metaliaj, Drejtore e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë 4 -AM. Por i riu që iu fut biznesit me kompaninë e tij, rezulton edhe vëllai i Ardit Metaliajt, pronarit të vetëm të kompanisë 4 A M. Deri në vitin 2018, administrator i kësaj kompanie është shtetasi Ermal Tahiraj, i cili nga sa do të rezultojë më pas, ka krijuar një tjetër kompani që do të përfitojë miliona euro fonde publike. Në vitin 2018, administrator i DABAR emërohet Arjan Ismajlisufaj, funksion të cilin do e mbaj deri në vitin 2021, kur në vend të tij do të caktohet Fationa Gashi që më parë punonte si përkthyese pranë kompanisë 4 A-M. Prej vitit 2017 deri në vitin 2023, kompania deklaron një xhiro të madhe por me një fitim minimal.

    2017 faturon 97.000.000 lekë me nje fitim minimal 400.000 lekë.

    2018 faturon 32.000.000 lekë me fitim 300.000 lekë.

    2019 faturon 103.000.000 lekë dhe fitim 711.000 lekë.

    2020 faturon 155.000.000 lekë me një fitim 760.000 lekë.

    2021 faturon 129.000.000 lekë me një fitim 670.000 lekë.

    2022 faturon 116.000.000 lekë me një fitim 500.000 lekë.

    2023 faturon 16.000.000 lekë me një fitim 100.000 lekë.

    Në nëntor të vitit 2024 kompania vendos të rris kapitalin në vlerën 1.4 milion euro në natyrë pasi aksioneri kryesor që në vitin 2016 rezulton pronar i një toke në Mëzez. Reni Metaliaj në moshën 26 vjecare rezulton se ka patur të ardhura të blejë një pronë e cila është rivlersuar në vitin 2016 në vlerën 1.4 milion euro. Pikërisht kjo pasuri ngre dyshime të mëdha, dhe i takon SPAK të hetojnë burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Në mars të vitit 2021 kjo kompani rezulton se kishte vetëm 3 të punësuar: Reni Metaliaj ( pronari); Arjan Ismajlisufaj ( drejtor) dhe Renada Goçaj (ekonomiste). Por edhe pse kompani me vetëm 3 punonjës, DABAR ka përfituar 1 kontratë publike në institucionet e varësisë së Belinda Ballukut: Në vjeshtën e vitit 2020, kjo kompani sëbashku me kompaninë tjetër ILIRIADA shpallen fituese të tenderit me vlerë 120 milionë lekë nga OSSH me object “Transformator fuqie TL/TM për N/Stacione kritike (Rexhepaj ; Jagodinë)”. Nga analizimi i i bilanceve rezulton se kjo kompani që nga themelimi ka faturuar 648.000.000 lekë ose 6.4 milion euro me vetëm 3-4 punonjës e mbi të gjitha nuk jepen të dhëna se nga cila kompani i ka përfituar këto të ardhura të cilat dyshohen se janë përdorur për të rritur shpenzimet ose për të qarkulluar para në kompaninë DABAR, e më pas për të vazhduar nga kjo e fundit biznesin e ndërtimit. Skema të njohura këto, që edhe më herët janë bërë objekt hetimi nga SPAK.

    Zinxhiri i kompanive vijon me ILIRIADA, me të cilën DABAR fitoi tenderin nga OSSH. ILIRIADA është themeluar që prej vitit 1994 dhe deri në vitin 2018, kjo kompani kishte në rastin më të mirë një fitim minimal ose në përgjithësi rezulton me humbje.

    Në shkurt të vitit 2018 aksion blihen 71% nga Eduart Tahiraj dhe 29% Arjan Latifi. Arsyen e blerjes së kësaj kompanie do ta kuptoni në vijimin e investigimit.

    Eduart Tahiraj është punonjës i kompanisë 4 A-M dhe vëllai i tij, Ermal Tahiraj rezulton deri në prill të vitit 2018 administrator i kompanisë DABAR e me pas rezulton i punësuar Drejtor pranë kompanisë ILIRIADA.

    Administrator i kompanisë është Gazment Kuliçi lidhje familjare e Elsa Metaliaj (Kuliçi), pra brenda rrethit familjar të pronarit të kompanisë 4 A-M.

    Gjatë investigimit PLUG ka gjetur se vetë Eduart Tahiraj ne vitin 2018 ka qënë punonjës i kompanisë 4 A-M.

    Sipas këtij vendimi të KPP me subjekt ankimues 4 A-M shpk në faqen 8 të vendimit rezulton se kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin se shtetasi Eduart Tahiraj ishte punonjës i tyre me profilin “SPECIALIST PËR PUNIME NË LARTËSI”

    Rezulton se kompania 4 A-M nuk është vetëm vetë shumë e suksesshme në përfitimin e fondeve publike, por të suksesshëm janë edhe specialistët e saj. Me kompaninë e blerë, punonjësi i 4 A-M rezulton përfitues i miliona eurove tendera publik.

    Specialisti Tahiraj me kompaninsë ILIRIADA kanë fituar disa kontrata publike:

    REF-82809-12-22-2020

    Bashkia Kamëz

    Ndërtimi i rrjetit KUZ dhe furnizimi me uje i zones Valias i Ri

    633.061.314 lekë

    ILIRIADA & 4-AM

    REF-36888-07-21-2022

    Bashkia Krujë

    Riforcimi i njesive te banimit ne ndertesa(pallat), te cilat do te rikonstruktohen apo riparohen ne kuader te procesit te rindertimit (Programi i Rindertimit)

    497.093.331 lekë

    ILIRIADA & ARKONSTUDIO

    REF-83477-12-30-2020’

    Bashkia Pogradec

    Përfundimi i gjithë rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të ndotura në Njësinë Administrative Pogradec dhe Njësisë Administrative Bucimas”

    783.315.997 lekë

    ILIRIADA & 4-AM

    REF-65460-07-14-2020

    Autoriteti Rrugor Shqiptar

    Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor

    160.971.702 lekë

    ILIRIADA & GREEN FARM & 4-AM

    REF-91077-03-25-2021

    Autoriteti Rrugor Shqiptar

    “Ndërtim i lidhjes së rrugës së Oroshit me rrugën e Kombit”

    115.965.000 Leke

    ILIRIADA & 4-AM

    REF-80060-11-26-2020

    Drejtoria Rajonale e OSSH Fier

    Rikonstruksion i i kabinave

    91.539.798 lekë

    ILIRIADA & 4-AM

    REF-78163-11-10-2020

    Drejtoria Rajonale e OSSH Durres

    Ndertimi i rrjetit TM 20kV

    159.477.902 lekë

    ILIRIADA & 4-AM

    REF-72985-09-24-2020

    Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan

    Rikostruksion i rrjetit TU me kabell ABC ne Belsh

    232.988.238 lekë

    ILIRIADA & 4-AM

    Posta Shqiptare

    Rikonstruksion zyrash

    55.000.000 lekë

    ILIRIADA & 4-AM

    REF-34473-06-27-2022

    Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane

    Përditësimi i versionit të softëare të sistemit operativ dhe hardëare në HEC Koman

    223.500.000 lekë

    ILIRIADA & DIVITECH

    Kryesisht tenderat e marrë nga kjo kompani, por edhe në bashkëpunim me 4 AM dhe kompani të tjera, po pjesë e skemës, janë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut, si dhe disa bashki të drejtuara nga socialistët. Kjo kompani për periudhën 2019-2024 ka përfituar vetëm nga Bashkia Kamëz dhe Krujë ka përfituar 1 miliard e 172 milionë lekë. Por ka edhe shumë pagesa për prokurimet e tjera që nuk rezultojnë në thesar. Ndërkaq në total, tenderat publik të fituar nga Eduart Tahiraj janë në vlerën 2.9 miliardë lekë ose 29 milion euro dhe shumica në bashkëpunim po me punëdhënësin e e tij Ardit Metaliaj. E nëse do t’i hedhim një sy tenderave, pjesa më e madhe e tyre janë pa garë e me flamur të kuq. Sipas të dhënave nga bilancet, faturimi i kësaj kompanie për periudhën 2019-2023 është 2.2 miliardë lek dhe rezulton se kjo kompani ka si aktivitet, përfitimin e fondeve publike me ndihmën e 4 A-M shpk.

    Zinxhiri vijon me kompaninë koncesionare HENZ ENERGY. Aksionerë të kësaj kompanie janë SHQIPONJA-M me 43% të aksioneve, KLENIS 52% të aksioneve dhe ILIRIADA me 5 %. HENZ ENERGY u themelua në vitin 2009 dhe përfitoi nga Ministria e Energjitikës kontratën koncensionare për ndërtimin e heceve DARS 1, 2 DHE 3. Në shkurt të vitit 2018 pasi ILIRIADA blihet nga aksionerët e rinj, ndyshojnë edhe kuotat në kompaninë koncensionare. Nga 5 %, ILIRIADA tashmë do të zotërojë 92% të aksioneve në kompaninë koncesionare, KLENIS tashme do të zotërojë vetëm 8%. Pikëpyetje të mëdha ngrihen edhe për shkak të vlerës qesharake të blerjes së aksioneve, për vetëm 87 mijë lekë. Ky veprim nuk ka asnjë llogjikë ekonomike pasi deri në atë kohë ishin investuar rreth 90 milionë lekë për ndërtimin e hidrocentralit e mbi të gjitha ndryshe nga shitja e parë e aksioneve, për këtë shitje ka dyshime se nuk është marrë miratimi nga Ministria e Energjitikës pasi nuk cilësohet në kontratë. Pasi në skenë futet Eduard Tahiraj, pronar i ILIRIARDA-s dhe punonjës i 4 A, në vitin 2018 vlera e investimit 10-fishohet dhe shkon në 832 milionë lekë. Në vitin 2019, tek HENZ ENERGY del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla.

    Në datën 4.12.2019 Selim MOLLA, babai i REDI MOLLA 5D, blen nga ILIRIADA 7% të aksioneve për vetëm 7000 lekë. Dhe fill pasi kësaj vlera e investimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura. Në vitin 2021 kompania regjistron një barrë siguruese nga ku mësojmë të dhënat se kontrata koncensionare është ndryshuar në shtator të vitit 2018 vetëm 7 muaj pasi aksioner bëhet punonjësi i kompaninsë 4 A M. Në vitin 2020 kompania deklaron faturim 193.000.000 lekë. Po në 2021 adresa kryesore ndryshohet nga Pallati 4-AM te kompleksi SQUARE 21. Në dhjetor të vitit 2021 Selim Molla vendos të revokoj kontratën e blerjes së aksioneve dhe të largohet nga kompania. Gjurma e përfshirjes së Selim Mollës, hap një tjetër drejtim po aq të mbushur me skandal. Ndërsa me këtë kompani, Selim Molla kryete blerje e shitje aksionesh, Drejtoria e Ujësjellës kanalizimeve, e drejtuar nga Redi Molla, shndërrohet në një minierë ari për përfitimin e tenderave nga kjo kompani. Por jo vetëm, nga Ujësjellës kanalizimet, 4 A-M ka fituar disa tendera në vlerë disa miliona euro, direkt nga Bashkia e Tiranës, përfshire dhe 2 tendera në bashkëpunim me kompaninë 5 D, për demolimin e pallateve pas tërmetit në zonën e 5 Majit.

    Në total, 4 A M në këtë periudhë ka përiftuar mbi 13 milionë euro nga Ujësjellës Kanalizimet dhe nga Bashkia Tiranë, e shumë prej tyre janë pa garë e me flamur të kuq.

    Nga investigimi i kompanisë koncesionare, nuk jepen të dhëna se kush i ka kryer punimet ndërtimore në bilancet e Henz Energy. Por kjo kontratë rezulton të jetë amenduar disa herë. Pasi blihet nga punonjësi i 4-AM, Damian Gjiknuri amendon sërish kontratën pasi ndryshohet projekti dhe më pas KKT e drejtuar nga Edi Rama miraton gjithashtu rishikimin dhe shtyrjen e afateve për lejen ekzistuese të HEC Darsi 1 dhe 2 në përroin e Darsit në Klos nga Henz Energy shpk.

    Afera ‘5B’ zhyti Shqipërinë në terr energjitik, skandali me përmasa ndërkombëtareNjë rrjetë e qepur mirë, për thithjen e tenderave dhe fondeve publike nëpërmjet kompanive të krijuara rishtazi nga punonjës të së njëjtës Shoqëri, 4 AM.

    Tashmë kemi mbërritur në majë të piramidës, tek kompania mëmë, me pronar të vetëm Ardit Metalia, që në 5 vite ka përfituar plot 128 milionë euro fonde publike. Siç do ta mësoni në vijim, këto abuzime financiare kanë shkaktuar edhe pasoja me përmasa rajonale, deri në kolaps energjetik për të gjithë Ballkanin.

    Ndërsa për kompanitë e çelura në emër të punonjësve të 4 AM flitej për miliona euro, tenderat e përfituara drejtëpërsëdrejti nga Ardit Metalia shkojnë në një tjetër nivel, në qindra milionë euro.

    Në total, për periudhën kohore 2019-2025, tenderat e marra drejtë për së drejti nga 4 AM përllogariten në 12. 8 miliardë lekë ose 128 milionë euro. Një ndër tenderat e kësaj kompanie do të jetë edhe objekt investigimi, pasi pasojat e krijuara pikërisht nga ky tender kanë qenë me përmasa ndërkombëtare.

    Bëhet fjale për tenderin e OST, “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara Fier- Rrashbull” në vlerën 3.7 milion euro. Sipas përcaktimeve teknike kjo kompani do të duhet të spostonte linjat e transmetimit që ishin në gjurmën e rrugës që do ndërtohej në aksin Thumanë-Kashar. Tenderi me firmën e Skerdi Drenovës, mban datën 21 nëntor të vitit 2023 dhe sipas opendata ai kështë klasifikuar me Flamur të Kuq pasi ka konkuruar vetëm kompania 4 A-M shpk. Deri këtu për standartin e Belinda Ballukut nuk do të kishte asnjë problem pasi tendera në shkelje flagrante të ligjit të prokurimeve jepen vazhdimisht por ky tender do i shkaktonte Shqipërisë një problem më madhor.

    Sipas një publikimi ekskluziv të portalit Hashtag.al, pikërisht ky tender do të shkaktonte kolapsin e sistemit të trasmetimit në Shqipëri.

    Më 21 qershor të këtij viti 2024, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.

    Belinda Balluku shpjegoi për mediat se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.

    Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST raportonte se problematika nuk ishte ngarkesa e kondicionerëve, por pikërisht linjat e transmetimit të cilat do të spostoheshin nga kompania 4 A-M, objekt i tenderit që ju raportuam më sipër.

    Raporti zbulon se tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë. OST-ja pranon zyrtarisht se vendi ynë prej kohësh mban të stakuara tre kapilarë interkonjeksioni që lidhen me ndërtimin e rrugëve të reja, ato janë:

    -Linjat që kalojnë pranë rrugës Thumanë-Kashar,

    -Linja që kalon pranë rrugës së re që po ndërtohet në unazën e jashtme të Tiranës

    -Linja Fier-Babicë

    OST

    Regjimi i punes para ngjarjes:

    -Gjendja e elementeve ne Sistemin e Transmetimit OST (perfshire ndryshimet nga skema normale):

    a) Rrjeti 400 kV

    Ne n/st Koman220 AT (400/220 kV, 315 MVA) vazhdon jashte pune nga ora 21.01 e dt 21.10.2023.

    Linja L400 Koman-Tirana2, e pershtatur me tension 220 kV: lidhje e saj ne shtyllen Nr.5 me linjen L220-15/1 Tirana2-Tiranal, si dhe me linjen L220-13/1 Koman-Tirana2 ne portal ne n/st Koman220; skema te konfiguruara provizorisht, te diktuara nga traseja e autostrades Thumane-Kashar.

    Linja L400 Koman-KosovaB e stakuar dhe e tokezuar ne te dy skajet; diktuar nga dalja jashte pune e linjes L400 Tirana2-Koman (e pershtatur me tension 220 kV) dhe qenia jashte pune, prej kohesh, e AT (315 MVA, 400/220 kV) ne n/st Koman400.

    b) Rrjeti 220 kV

    Linjat L220-13/1 Koman-Tirana2 dhe L220-14/2 Kolacem-Tirana2 vazhdojne jashte pune, ne parapergatitje per demontim te disa shtyllave ne aksin e autostrades Thumane-Kashar dhe kalim te tyre ne trase te re.

    Linja L220-16 Fier-Babice e stakuar dhe tokezuar nga dt 26.04.2024, ora 10.35; lartesim shtylle ne kuader te punimeve te reabilitimit te linjes L110-21/3 Fier-Lushnje dhe shtrim percjellesi ne qarkun e dyte te saj.

    Linjat L220-5,6 Tiranal-Elbasanı vazhdojne jashte pune, te stakuara dhe tokezuara nga ora 09.30 e dt 17.06.2024; punime per lartesim shtylle ne kuadrin e ndertimit te unazes se jashteme te Tiranes.

    Ndërsa publikon raportin, Hashtag ngre pikpyetje se nuk dihet nëse OST i ka raportuar në rrjetin energjitik rajonal këto stakime të linjave, por ajo që dihet me siguri është fakti se sistemet matriks të interkonjeksionit, kanë gjithmonë një plan B kur ndodh një avari diku.

    Është njësoj sikur të kesh një autostradë me 10 korsi, aty 10 makina kalojnë njëherësh pa problem. Por nëse papritur autostrada ngushtohet dhe bëhet me një korsi duhet kapilarizuar menjëherë diku tjetër rruga, përndryshe kolapson sistemi, fiket fare dhe rrjeti mbetet me zero energji. Si rregull kur gjurma e një autostrade të re imponon që të zhvendosen dhe linjat e interkonjeksionit, pra të zhvendosen shtyllat dhe kabujt, OST-ja ka një ndërrmarje të posaçme, që brenda 3 ose 4 javësh bën zgjidhjen e situatës me shtylla portative. Pra instalohen dhe përdoren shtylla portative pranë trajektores së rrugës, me qëllim që kur të hiqen shtyllat e vjetra, të mos ketë stakim të kapilarit.

    E njëjta situatë është përsëritur dhe në datën 5 janar të vitit 2025, për të cilin OST raportoi se kishte patur sërisht problem me linjat e transmetimit 220 V. Të gjitha këto ndërprerje janë një kosto shumë e lartë për bizneset dhe qytetarët, faturë për të cilën nuk po mban askush përgjegjësi pasi nuk nisi kurrë një hetim.

    Por të rikthehemi te investigimi ynë. Rruga Thumanë-Kashar u inagurua nga Rama dhe Balluku në 30 qershor të vitit 2024, pra me përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës rezulton të kenë përfunduar dhe punimet për spostimin e linjave të transmetimit.

    Rezulton se kompania 4 A-M e cila ka përfituar tenderin 3.7 milion euro nga OST për spostimin e shtyllave ka kryer këto punime pa leje ndërtimi. Sipas një dokumenti ekskluziv që po publikojmë sot rezulton se KKT në mbledhjen e datës 28.01.2025 ka miratuar në pikën 12 të rendit të ditës:

    Leje Ndërtimi për objektin: “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e Aksit Thuman-Vore-Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara në Linjën Fier-Rrashbull”, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

    Emisioni PLUG ka siguruar dhe pamje filmike të shtyllave të cilat rezultojnë se nuk janë ende në funksion pasi mungojnë përcjellësit, ose e thënë më thjeshtë mungojnë telat.

    Do të duhet që Prokuroria Speciale të sekuestrojë me urgjencë të gjithë praktikën dhe situacionet e këtij tenderi, jo vetëm për mungesën e konkurencës, jo vetëm për lënien e Shqipërisë në terr dy herë por mbi të gjitha sepse dhe punimet i ka kryer në mungesë të një lejë ndërtimi. Arsyeja se përse Belinda Balluku toleron dhe favorizon kompaninë 4 AM, janë të pazbuluara, por me siguri një hetim nga SPAK, mund të jap edhe përgjigjen përfundimtare.

    Pra të dashur teleshikues, çdo vjedhje e ka edhe një pasojë, por që këtë herë po kalon edhe kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa për pasojat në vendet e tjera ka kush kujdeset, ajo që duhet theksuar, është fakti se qytetarët shqiptarë kërkojnë një përgjigje për 150 milionë eurot, që dalin nga xhepat e qytetarëve dhe përfundojnë vetëm në njërën nga shumë linjat e “5B-së” së Belinda Ballukut!/ Emisioni PLUG

  • Skandalet e ‘Rilindjes’ s’kanë fund! Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

    Skandalet e ‘Rilindjes’ s’kanë fund! Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

    Afera ‘5B’ zhyti Shqipërinë në terr energjitik, skandali me përmasa ndërkombëtare

    Një rrjetë e qepur mirë, për thithjen e tenderave dhe fondeve publike nëpërmjet kompanive të krijuara rishtazi nga punonjës të së njëjtës Shoqëri, 4 AM.
    Tashmë kemi mbërritur në majë të piramidës, tek kompania mëmë, me pronar të vetëm Ardit Metalia, që në 5 vite ka përfituar plot 128 milionë euro fonde publike. Siç do ta mësoni në vijim, këto abuzime financiare kanë shkaktuar edhe pasoja me përmasa rajonale, deri në kolaps energjetik për të gjithë Ballkanin.
    Ndërsa për kompanitë e çelura në emër të punonjësve të 4 AM flitej për miliona euro, tenderat e përfituara drejtëpërsëdrejti nga Ardit Metalia shkojnë në një tjetër nivel, në qindra milionë euro.
    Në total, për periudhën kohore 2019-2025, tenderat e marra drejtë për së drejti nga 4 AM përllogariten në 12. 8 miliardë lekë ose 128 milionë euro. Një ndër tenderat e kësaj kompanie do të jetë edhe objekt investigimi, pasi pasojat e krijuara pikërisht nga ky tender kanë qenë me përmasa ndërkombëtare.
    Bëhet fjale për tenderin e OST, “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara Fier- Rrashbull” në vlerën 3.7 milion euro. Sipas përcaktimeve teknike kjo kompani do të duhet të spostonte linjat e transmetimit që ishin në gjurmën e rrugës që do ndërtohej në aksin Thumanë-Kashar. Tenderi me firmën e Skerdi Drenovës, mban datën 21 nëntor të vitit 2023 dhe sipas opendata ai kështë klasifikuar me Flamur të Kuq pasi ka konkuruar vetëm kompania 4 A-M shpk. Deri këtu për standartin e Belinda Ballukut nuk do të kishte asnjë problem pasi tendera në shkelje flagrante të ligjit të prokurimeve jepen vazhdimisht por ky tender do i shkaktonte Shqipërisë një problem më madhor.
    Sipas një publikimi ekskluziv të portalit Hashtag.al, pikërisht ky tender do të shkaktonte kolapsin e sistemit të trasmetimit në Shqipëri.
    Më 21 qershor të këtij viti 2024, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.
    Belinda Balluku shpjegoi për mediat se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.
    Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST raportonte se problematika nuk ishte ngarkesa e kondicionerëve, por pikërisht linjat e transmetimit të cilat do të spostoheshin nga kompania 4 A-M, objekt i tenderit që ju raportuam më sipër.
    Raporti zbulon se tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë. OST-ja pranon zyrtarisht se vendi ynë prej kohësh mban të stakuara tre kapilarë interkonjeksioni që lidhen me ndërtimin e rrugëve të reja, ato janë:
    -Linjat që kalojnë pranë rrugës Thumanë-Kashar,
    -Linja që kalon pranë rrugës së re që po ndërtohet në unazën e jashtme të Tiranës
    -Linja Fier-Babicë
    OST
    Regjimi i punes para ngjarjes:
    -Gjendja e elementeve ne Sistemin e Transmetimit OST (perfshire ndryshimet nga skema normale):
    a) Rrjeti 400 kV
    1. Ne n/st Koman220 AT (400/220 kV, 315 MVA) vazhdon jashte pune nga ora 21.01 e dt 21.10.2023.
    2. Linja L400 Koman-Tirana2, e pershtatur me tension 220 kV: lidhje e saj ne shtyllen Nr.5 me linjen L220-15/1 Tirana2-Tiranal, si dhe me linjen L220-13/1 Koman-Tirana2 ne portal ne n/st Koman220; skema te konfiguruara provizorisht, te diktuara nga traseja e autostrades Thumane-Kashar.
    3. Linja L400 Koman-KosovaB e stakuar dhe e tokezuar ne te dy skajet; diktuar nga dalja jashte pune e linjes L400 Tirana2-Koman (e pershtatur me tension 220 kV) dhe qenia jashte pune, prej kohesh, e AT (315 MVA, 400/220 kV) ne n/st Koman400.
    b) Rrjeti 220 kV
    1. Linjat L220-13/1 Koman-Tirana2 dhe L220-14/2 Kolacem-Tirana2 vazhdojne jashte pune, ne parapergatitje per demontim te disa shtyllave ne aksin e autostrades Thumane-Kashar dhe kalim te tyre ne trase te re.
    2. Linja L220-16 Fier-Babice e stakuar dhe tokezuar nga dt 26.04.2024, ora 10.35; lartesim shtylle ne kuader te punimeve te reabilitimit te linjes L110-21/3 Fier-Lushnje dhe shtrim percjellesi ne qarkun e dyte te saj.
    3. Linjat L220-5,6 Tiranal-Elbasanı vazhdojne jashte pune, te stakuara dhe tokezuara nga ora 09.30 e dt 17.06.2024; punime per lartesim shtylle ne kuadrin e ndertimit te unazes se jashteme te Tiranes.

  • Skandalet e Rilindjes s’kanë fund! Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

    Skandalet e Rilindjes s’kanë fund! Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

  • “Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…

    “Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një vizitë në kompaninë e teknologjisë dhe informacionit “RiTech”. Kjo kompani punon për Amerikën dhe Evropën, në të cilën janë punësuar 300 shtetas në Shqipëri, 200 në Kosovë e Maqedoni të Veriut, me një pagë mesatarisht prej 2500 euro, siç njofton kryeministri.
    Theks të veçantë u vendos në zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe informacionit në vend, një shtyllë kjo kryesore e cila është gjithnjë e më shumë në përmirësim në vendin tonë.
    Ministrja Ibrahimaj sqaroi se arsyeja përse po vizitojnë këtë kompani vjen për shkak se është një shembull konkret i punës së kësaj qeverie për të rinjtë dhe sektorin informativ.
    “Kompania është themeluar në vitin 2016. Janë çuna e goca të reja, mosha mesatare 30 vjeç. Zgjodha të vinim këtu se është një shembull konkret si është zhvilluar sektori i teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri. Paga mesatare është 2500 euro mesatarisht. Bëhet fjalë për një punë shumë të mirëpaguar, për një kompani që prodhon, prodhon dije, eksporton, zbulon talente. Një shembull që ne me shumë krenari e lexojmë. Është një sektor që e kemi nxtur ne”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
    Kryesocialisti u shpreh se dëshiron të bashkëpunojë me kompaninë RiTech, lidhur me sistemin e parkimeve në vend, pasi parkimi është problematikë e theksuar. Rama tha se dëshiron që me aplikacionin “pay by phone”, përmes inteligjencës artificiale të ketë dhe një sistem kamerash që lehtëson në gjetjen e vendeve të parkimit, ashtu sikurse njofton dhe uniformat blu për zënien e hapësirës nga një automjet të caktuar.
    Një synim tjetër është që përmes kësaj teknologjie, të arrihet parashikimi i aksidenteve por dhe i krimeve.
    “Ne do bëjmë një projekt që e kemi gati, i financuar e të gjitha, me Emiratet e Bashkuara për smart monitor. Do kemi praktikisht një super informacion nga gjithë lëvizja në qytet. Po mendoj se mbase duhet një bashkëpunim me ju këtë pay by phone, të integrohet me kamera, që të shfrytëzohet e nga policia… duke pasur në dispozicion këtë sistem kamerash me AI, mund të krijosh shumë të dhëna. Ti krijon një bazë që ti e paralajmëron “law enforcements”. Nuk pret që këtu është zënë, por ti e lajmëron që është e zënë (vendi parkimit).Ti me AI krijon një kapacitet të dhënash që ty të japin pak nga pak, por jo shumë vonë, me një kohë të arsyeshme, që ti të mund të vendosësh përpara se ku mund të ndodhë shkelja. E për ta çuar një hap më tutje, ne me ju mund të shohim, parashikimin e aksidenteve. Pra krijon një bazë, e ajo me data fillon të krijon probabilitetet. Ti fillon jep “law enforcements” që të analizojë pse do ndodhë këtu, çfarë rrethanash janë specifike që ndodh këtu e jo atje. E për ta çuar në nivelin më ekstrem, që të parashikosh krimet. Po të kesh një patern fillon e bën analiza të një natyre tjetër.”, tha Rama.
    Po kështu, Rama shprehu gatishmërinë që qeveria të investojë në kompanitë vendase, pasi jo vetëm financon bizneset, por gjithashtu dhe përfiton prej tyre.
    “Ka ardhur koha që ne të hyjmë nëpër kompani. Që shteti të financojë e të përfitojë. Siç e bëjnë të tjerët. Fola para disa kohësh me Mira Muratin, e i thash që a është e mundur që të futemi në BE. Më tha patjetër, e kam 3 shtete që më kanë bërë me “advance” e me shpjegoi se ka 2 nivele. Ka ardhur koha që të hyjmë në këtë lojë. E në rastin tonë me kompanitë tuaj.Në fund fare shtetit i kushton më pak. “, tha Rama.
    E ndërsa më herët kryeministri ka shprehur ambicien për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimeve publike, një synim i radhës është dhe përfshirja e AI në krijimin e ligjeve.
    “Di gjë tjetër, që unë kam 12 vite që përpiqem sepse ne kemi bërë shumë ligje, mirëpo, po të shohësh, sepse kur është bërë ligji i ri, të shohin si ka qenë. Tani kemi bërë një sistem për të gërmuar e për të nxjerrë të gjitha. Në këtë mënyrë u thotë ligjvënëseve hiqi këto se nuk të duhen. Unë e di që fundi i Parlamentit do jetë me AI.”, tha Rama.

  • Iku dhe nje tjeter prone publike/ Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri me kulla

    Iku dhe nje tjeter prone publike/ Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri me kulla

    Nen qeverisjen 12 vjecare te Edi Rames pas shtimit te kullave si kerpurdhat pas shiut, pas dhenies se pronave te bregdetit styre qe kryeministri 23 vjet ne pushtet , nje tjeter fenomen eahte ai i dhenieve te pronave publike per ndertimin e kullave, nje precedent ky i rrezikshem por dhe i papare me pare ne asnje vend tjeter

    Per tu kujtuar eshte shembja kriminale e teatri kombetar. Ate qe nuk e bero termeti e beri shteti

    Pastaj radhen e kishte stadiumi qemal stafa qe u kthye ne stadium me kulle, e papare edhe kjo ne asnje vend te botes

    Nuk kemi me as Muze pasi prej kohesj rri i mbuluar, por kemi vetem kulla te cilat Cdo dilte e me shume e beine jetesen te pamundur

    Rradha eshte e Selman Stermasit, pra tjeter kulle

    Një bashkim kompanish i përbërë nga OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k është shpallur fituese e konkursit për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi”.

    Tre të parat janë kompani hollandeze. OMA dhe Lola Landscape janë studio arkitekturore që kanë bërë projektin. RHDHV njihet ndryshe si Royal Haskoning, një kompani hollandeze e konsulencës inxhinierike, e cila po menaxhon tenderin e portit të ri në Porto Romano.

    Ndërkohë dy kompanitë e fundit janë kompani shqiptare ndërtimi, që me gjasa do të jenë dhe zbatueset e projektit.

    Në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ishin 5 skuadrat finaliste, ku OMA u zgjodh fituese.

    Skuadrat finaliste prezantuan konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s.

    Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, në fillim të këtij viti.

    Ndërtuesit

    Por kush janë kompanitë që do të ndërtojnë stadiumin e ri Selman Stermasi bashkë me paketën e kullave ngjitur me të. Albanian Investment Construction është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004, ndërkohë që në vitin 2023 realizoi një xhiro prej 3.8 milionë eurosh.

    Aksionet e saj zotërohen nga tre ortakë. Alban Peza zotëron 75.52 për qind të aksioneve, Arben Peza ka 6.16 për qind, ndërsa Vilson Ahmeti zotëron 18.32 për qind të kuotave. Ky i fundit ka mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1991-1992, pas rënies së sistemit komunist.

    Kompania e dytë ndërtuese, Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k zotërohet në masën 100 për qind nga Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë. Kjo kompani është themeluar në vitin 2007 dhe për vitin 2023 realizoi një xhiro prej gati 3 milionë eurosh.

    Projekti

    Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti. Kompanitë private do të ndërtojnë stadiumin e ri me paratë e tyre sipas modelit të Arenës Kombëtare dhe në këmbim do të kenë të drejtën e ambienteve dhe tokësh përreth, ku do të ngrenë disa kulla.

    Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende.

    “Selman Stërmasi”, i njohur ndryshe edhe si ish-stadiumi “Dinamo”, ndodhet në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, “Komuna e Parisit”, dhe investimi në të do të sjellë edhe një rikualifikim të zonës rreth tij për përdorim publik dhe privat./Kapitali.al