Tag: kompani

  • Hotele, bar-kafe dhe kompani! Si mori kompania e Elvis Doçit 8 mijë euro nga Bashkia e Durrësit, furnizonte Qendrën e të Moshurve

    Hotele, bar-kafe dhe kompani! Si mori kompania e Elvis Doçit 8 mijë euro nga Bashkia e Durrësit, furnizonte Qendrën e të Moshurve

    Elvis Doçi

    TIRANË- Elvis Doçi, i cili është i njohur edhe me nofkën “Visi i Pojës”, është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi ai akuzohet si një nga krerët e grupeve kriminale me bazë në Durrës, që merreshin me trafik droge dhe pastrim parash të ardhura. Paratë e siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm, duhet të “pastroheshin”. Ndaj edhe mënyra më e mirë ishte ajo e ngritjes së bizneseve dhe kompanive. Por nuk përjashtohen edhe lejet e ndërtimit. 
    Deri në qershor të vitit të shkuar, Doçi ka pasur në pronësi edhe subjektin “VINTAGE”. Kjo kompani është shitur nga Doçi, në emër të Edmir Bakallit më 01/11/2022. Por, pas kalimit të aksioneve në emër të një personi tjetër, “VINTAGE” nuk ka përfituar më asnjë transaksion publik.

    Por sipas historikut të dokumenteve që kanë mbetur në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria në fjalë ka pasur aktivitet në “import eksport” dhe tregtim me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore dhe materialeve të ndryshme. 
    Aktiviteti: Import eksport dhe tregtim me shumice e pakice te produkteve ushqimore te ndryshme me dhe pa akcize.Import eksport dhe tregtim me shumice e pakice te materialev te ndryshme te konsumit,te materialeve te ndryshme per ndertime si dhe sherbime te lidhura me aktivitetin e ndertimit. Prodhimi dhe perpunimin e materialeve te konsumit. Dhenie konsulence teknike per kompletimin e ambienteve te hoteleve. Import dhe shitje te paisjeve dhe makinerive te perpunimit te lendeve te ndryshme ushqimore ( mish , fruta , perime etj ).
    Pikërisht kjo kompani, që nga viti 2019 deri në vitin 2024, kohë kur edhe ka qenë aktive, ka përfituar nga Bashkia Durrës 8 mijë euro për të pajisur Qendrën Ditore të Moshurve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, në Qendrën Ditore të të Moshuarve janë dërguar materiale pastrimi për dezinfektim, por edhe materiale për të mbrojtur të moshuarit nga pandemia e koronavirusit, 4-5 vite më parë.

    Megjithatë ky nuk është i vetmi rast ku Doçi ka përfituar nga institucionet publike. Vitin e shkuar, Këshillit Kombëtar të Territoriti ka dhënë leje ndërtimi kompanisë tjetër të tij, “Eldemar Construction”, për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Kompani të tjera në emër të Doçit janë: CARA NA; Eldemar Construction; bar kafe; Bomboneri; Port Side, etj. 

    Mesa duket, për Doçin, kjo ka qenë mënyra më e mirë për të “pastruar” paratë dhe përse jo, për t’i shtuar./ZËRI
    DOKUMENTET E QKR 

    kompjpg

    fghjpg

    Dokumenta bashkëngjitur

  • Emiriana Sako ekspozohet haptazi për Rajli Ndërtim, refuzon vendimin e KPP-së për tenderin 1.7 milionë euro

    Emiriana Sako ekspozohet haptazi për Rajli Ndërtim, refuzon vendimin e KPP-së për tenderin 1.7 milionë euro

    Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka vendosur të shkelë haptazi çdo ligj dhe vendim të organeve supreme për ta çuar tenderin 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati në Durrës tek kompania e preferuar e saj, Rajli Ndërtim.

    Bëhet fjalë për një tender të kufizuar rindërtimi për “Riaftësimin strukturor të pallatit nr.167 ”Viko” lagjja 13, Plazh, Rruga Pavarësia. Skandali është aq i madh sa që e ka detyruar Komisionin e Prokurimeve Publike të ndërhyjë me dy vendime, pasi Sako refuzon t’i zbatojë.

    TenderiTenderi për rindërtimin e pallatit u zhvillua nga Bashkia e Durrësit në datën 17 prill. Në të u paraqitën 6 oferta nga kompani apo bashkime kompanish të ndryshme. Bashkia e Durrësit skualifikoi 5 ofertat duke kualifikuar vetëm kompaninë e saj të preferuar, Rajli Ndërtim.

    Por menjëherë pas vendimit të Bashkisë për të skualifikuar të gjitha ofertat, përveç asaj të Rajlit, një bashkim kompanish i përbërë nga Lis Konstruksion dhe Murati u ankuan në Komisionin e Prokurimeve Publike.

    Në datën 28 prill KPP e shqyrtoi ankesën e dy kompanive dhe urdhëroi Bashkinë e Durrësit që të rivlerësonte procedurën e prokurimit dhe skualifikimin e kompanive në fjalë.

    Dy ditë më vonë, Bashkia i kthen përgjigje Komisionit të Prokurimeve duke e informuar se e ka rivlerësuar procedurën në përputhje me vendimin e KPP. Por kjo nuk ishte e vërtetë, çka e ka detyruar Komisionin e Prokurimit Publik të ndërhyjë me një tjetër vendim ku i kërkon Sakos që të zbatojë vendimin e parë të KPP-së.

    “Nga verifikimi i raportit të auditit në sistemin e prokurimit elektronik, KPP konstaton se, autoriteti kontraktor ka kryer ri-vlerësimin e procedurës në sistemin e prokurimit elektronik dhe ka rivlerësuar bashkimin e operatorëve ekonomikë “Lis Konstruksion” Shpk & “Murati” Shpk, duke moszbatuar konstatimet referuar vendimit të KPP-së Nr.571/2025, datë 28.04.2025,” konstaton KPP.

    Për shkak të kësaj situate, KPP ka vendosur të pezullojë tenderin duke e ndaluar Bashkinë e Durrësit të vijojë më tej me procedurën, pa zbatuar më parë vendimin e parë të KPP-së.

    Kjo është nga të paktat herë kur titullari i një autoriteti kontraktor ekspozohet kaq haptazi për ta dërguar tenderin tek një kompani e caktuar, e cila në fakt është kompani e lidhur shumë ngushtë me zyrtarët e Partisë Socialiste në Durrës.

    Kompani manareRajli është një kompani, e cila ekziston vetëm për të kanalizuar paratë e rindërtimit nga arka publike në llogari private. Sipas të dhënave zyrtare nga Open Data Albania, në pesë vitet e fundit kjo kompani ka përfituar gjithsej 11.3 milionë euro pagesa nga fondet publike. Nga këto 11 milionë euro kanë ardhur vetëm nga Bashkia e Durrësit.

    Me pak fjalë, Rajli është kompania manare e Bashkisë së Durrësit dhe ekziston vetëm për të marrë para nga kjo bashki. Në qytetin e Durrësit përflitet se Rajli Ndërtim është një kompani që si pronarë faktikë ka funksionarë të lartë të Partisë Socialiste të Durrësit. Shifrat zyrtare dhe ekspozimi haptaz kundër ligjit i Emiriana Sakos për Rajlin e përforcojnë jo pak këtë version.

    Por përballë të gjitha këtyre fakteve, nuk ndodh asgjë.

  • Trump thotë se do ti japë më shumë afat TikTok nëse është e nevojshme

    Trump thotë se do ti japë më shumë afat TikTok nëse është e nevojshme

    Presidenti Donald Trump ka shtyrë dy herë dëbimin e TikTok nga Shtetet e Bashkuara ndërsa ditën e Dielë tha se do të ishte i gatshëm ta bënte përsëri nëse lind nevoja.

    Axios raportoi gjatë një interviste me NBC se Trump kishte thënë se nëse një marrëveshje për shitjen e operacioneve Amerikane të TikTok tek një kompani Amerikane nuk arrihet përpara afatit të radhës që është më 19 Qershor, ai do të garantonte një tjetër shtyrje.
    “Mbase nuk duhet ta them këtë por TikTok ka një vend të veçantë në zemrën time,” tha ai.

    Kongresi vitin e kaluar kaloi një ligj që ndalon përdorimin e TikTok nëse platforma nuk shitej tek një kompani Amerikane. Në Janar për pak momente TikTok u zhduk ndërsa Trump deklaroi se do të shtynte dëbimin për 90 ditë duke sugjeruar se dëshiron të shohë një kompani Amerikane në posedim të platformës.
    Kur afati i radhës përfundoi në Prill, Trump i dha edhe 75 ditë të tjera shtesë duke theksuar se qeveria Kineze nuk ishte e lumtur me tarifat. /PCWorld Albanian

  • Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

    Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

    Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

    Të rënda janë dhe skemat korruptive, që të çojnë shumë më lart se drejtorët apo shefat e tyre ministra. Bëhet fjalë për Kryeministrin, Edi Rama. Ideatori dhe ekzekutori i koncesioneve në Shëndetësi, Sterilizimit apo Check Up, si dhe digjitalizimit të vendit nëpërmjet AKSHIT, ka bërë që shqiptarët sot të kenë dëme qindra milionë euro në buxhet. Këtë se themi ne, por vendimet e gjykatave apo kontrollet e KLSH, të cilat kanë treguar se vetëm me sterilizimin dhe Check Up shqiptarët kanë pasur një dëm më shumë se 240 milionë eurosh, ndërsa mbi 53 milionë euro tendera të AKSHIT dyshohet se janë kontrolluar dhe përfituar nga familjarët e Kryeministrit Edi Rama.

    Emisioni Plug në Syri Televizion, publikoi të plotë dosjen hetimore të SPAK, duke kryqëzuar të dhëna që tregojnë se pas aferës së sterilizimit qëndrojnë ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe vetë Kryeministri Edi Rama. Të dhënat e dosjes hetimore të SPAK, tregojnë se vetë qeveria shqiptare në rrugë informale, njoftoi biznesmenin murator Ilir Rrapaj, se do të jepte me koncesion sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

    Ilir Rrapaj, mik i Ilir Beqaj dhe njohje kryeministrit Edi Rama, pasi u vu në dijeni të veprimit të ardhshëm të qeverisë shqiptare, përgatiti të gjithë dokumentacionin përfshirë dhe studimin e fizibilitetit, me kosto të fryra për sterilizimin. Më pas, ishte qeveria dhe konkretisht ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe vetë Kryeministri Edi Rama, që shkelën ligjin, duke injoruar Komisionin e Prokurorimit dhe KLSH, që ngriti alarmin se kompania Saniservice, që ishte shpallur fituese e koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit, nuk plotësonte kushtet për të kryer këtë shërbim publik.

    Po pavarësisht ankesës së bërë nga operatori tjetër në garë, Action Laundry, që ofroi kryerjen e sterilizimit me 25 milionë euro më pak, qeveria shqiptare vendosi tia japë Ilir Rrapajt këtë shërbim. Skandali kryesor qëndron në faktin se qeveria shmangu vënien në funksion të qendrës së sterilizimit në spitalin Nënë Tereza në Tiranë, e cila kërkonte dhe një investim shtesë prej rreth 1 milionë eurosh për tu bërë funksionale. Kjo qendër ishte ndërtuar gjatë qeverisë së Partisë Demokratike, dhe parashikonte të sterilizonte të gjithë setet kirurgjikale që kishin nevojë spitalet publike në vend, me një kosto shumë herë më të ulët se ofrimi i këtij shërbimi nga koncesionari.

    Të gjitha veprimet arbitrare të qeverisë shqiptare, janë faktuar edhe gjatë komisionit hetimor parlamentar, ku vetë protagonistët e kësaj afere, kanë pranuar falsifikimet dhe abuzimet që janë kryer me sterilizimin, duke zhvatur miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. SPAK gjithashtu në hetime ka arritur të vërtetojë shkeljet e rënda të Ilir Beqajt, deri edhe te roli i Kryeministrit Edi Rama, por veprimet ndaj tyre nuk kanë qenë në raport me shkeljet e kryera. Hetimet vihen në pikëpyetje, për shkak se në qershor të vitit 2023, GJKKO kërkoi prishjen e kontratës koncensionare, pasi sipas prokurorisë ishte abuzive dhe i kishte shkaktuar një dëm financiar shtetit prej 100 milionë eurosh. Por pas kësaj kërkese të SPAK, vetë kryeministri Edi Rama, u angazhua publikisht duke garantuar se koncesioni do të vijonte, duke zhvatur miliona euro nga xhepat e shqiptarëve.

    Por jo vetëm sterilizimi, një tjetër koncesion korruptiv të paktën i dyshuar deri më tani, është ai i Check Up. Edhe ky koncesion, ka kushtuar në total rreth 140 milionë euro, ndërsa vijon të hetohet nga SPAK.

    Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, publikoi të dhëna tronditëse që faktojnë se miliona euro kanë përfunduar në xhepat e Armand Frangut, baxhanakut të Kryeministrit Edi Rama. Më shumë se 53 milionë euro tendera të AKSHIT, janë përfituar nga kompanitë e shtetasit Gerond Meçe. Ky i fundit, Pasi ka përfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive të Armand Frangut, i cili është gjithashtu ortak i Gerond Meçes në dy kompani.

    Pas kësaj deklarate të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, emisioni Plug në Syri televizion bëri një verifikim të fakte në lidhje me tenderat e AKSHIT. Nga të dhënat publike të prokurimeve dhe open data, rezulton se kompanitë e Gerond Meçe, janë përfituesit e 53 milionë eurosh tendera nga AKSHI. Meçe është ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e përdorur nga Meçe për të fituar tenderat e AKSHIT, ka një rritje galopante faturimi nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milion lekë e deri në vitin 2024 kur xhiro ka arritur në mbi 18 milionë euro. Kjo kompani ka fituar dhjetëra tendera nga AKSHI por edhe institucione të tjera publike.

    Armand Frnagu, baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, B360 e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe SIRMA e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë SIRMA inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto kompani kanë si objekt shërbimet IT. Nga të dhënat e siguruara nga emisioni Plug, rezulton se pasi Gerond Meçe merrte tendera publik nga AKSHI, kompania e tij, kontraktonte për kryerjen e punimeve kompanitë e Armand Frangut, me të cilin kanë ndarë të njëjtat zyra.

    Deri tani shihet qartë se Armand Frangu ka përfituar fonde publike përmes ish ortakut Gerond Meçe. Kjo lidhje është faktuar dhe më parë midis kompanisë ABS dhe B360 ku sipas bilanceve marrin dhe japin shërbime njërit tjetrit qe nga themelimi. Një tjetër skandal, i zbuluar nga Plug është dhe fakti, se shtetasja Ermonela Denaj, drejtoreshë e I-gov pranë AKSHIT, është njëkohësisht kunata e Gerond Meçes, njeriut që merrte tenderat nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe më pas i kanalizonte te Armand Frangu. Denaj gjithashtu ka qenë në disa projekte edhe si përgjegjëse për zbatimin e kontratës, duke përëbër konflikt të hapur interesi, me shtetasin Gerond Meçe.

    Për të rritur kostot fiktivisht dhe qarkulluar miliona euro, Gerond Meçe themeloi kompaninë AIBS. Kjo kompani, sipas denoncimit të bërë nga Arben Ahmetaj dhe të dhënave të QKB, rezulton me fitime qindra fish më shumë se shpenzimet. Elementi që fakton këtë gjë është fakti se të njëjtët persona që rezultojnë punësuar tek AIBS janë të punësuar edhe tek ABS. Pra i njëjti pronar themelon 2 kompani, me njërën fiton tenderat e AKSHI-t me çmime shumë të larta të ofrimit të shërbimit dhe i duhet të shtojë shpenzimet, kështu që themelon kompaninë e dytë me të cilën rrit shpenzimet fiktivisht me rreth 10 milion euro. Për ta bërë sa më të besueshme kompaninë regjistron 10 punonjës të cilët punojnë po te kompania kryesore që merr tendera.

    ‘Tigrat’ dhe ‘5B’ e Belinda Ballukut u vodhën shqiptarëve 378 milionë euro

    Paralelisht me “5D”, ekzistonte dhe “5B” e Belinda Ballukut. Drejtorët e saj, madje duken më të grykshëm se ata të Erion Veliajt, kur vjen puna te korrupsioni. Por deri më tani, vetëm Evis Berberi është para drejtësisë për këto skema, ndërsa të tjerë vijojnë lirshëm të përdorin ndoshta paratë e korrupsionit për fushatën elektorale të Belinda Ballukut. Nga Blendian Dalipi dhe Plator Muhametllari të OSHE, te Ceno Klosi e Spartak Kovaçi, e vet Belinda Balluku me Tigrat e Vlorës, llogaritet të kenë pëfituar apo abuzuar me me një shumë financiare që kalon vlerën e 378 milionë eurove.

    Skema e pakëzuar tashmë si “5D”, ishte një projekt i Rilindjes, këtë e dëshmojnë faktet. Jo vetëm Erion Veliaj, por edhe drejtorët e Belinda Ballukut, janë përfshirë, madje me shuma shumë më të larta, skemën që në këtë rast e kemi cilësuar si “5B”. Skema e parë që Plug denoncoi, lidhur me drejtorët e Belinda Ballukut, është ajo e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.

    Nga të dhënat e publikuar në emisioni “Plug”, rezulton se Evis Berberi ka fshehur jo vetëm marrëdhënien financiare me shoqërinë “DAAM shpk” dhe “NET-GROUP”, por njëkohësisht ai dyshohet se është në kushtet e mashtrimit me formularin e deklarimit të pasurisë. Ndërkohë në emision u sollën me fakte rastet kur Evis Berberi firmosi si kreu i ARRSH firmosi disa tendera me vlerë totale më shumë se 4 milionë euro për kompaninë e mikut të tij Valter Bega, NET-GROUP. Siç ka rezultuar nga hetime e SPAK, shoqëria NET-GROUP transferonte paratë më pas në llogaritë e DAAM SHPk, nga llogaritë bankare të së cilës Evis Berberi ka tërhequr dhjetëra herë shuma në vlerë qindra mijëra euro, ndonëse nuk ishte më pronar i saj. Për këtë aferë janë arrestuar kreu i ARRSH Evis Berberi dhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

    Në tetor të vitit 2024, Emisioni Plug në syri televizion, ka zbardhur ekskluzivisht një tjetër skemë të dyshuar korruptive, e ngjashme si ajo “5 D” e drejtorëve të Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës. Plug, denoncoi se si drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në varësi direkte të Belinda Ballukut, Blendian Dalipi, ka përfituar miliona euro tendera nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanisë së tij dhe asaj të babait të tij. shtetasi Bajram Dalipi, i cili është babai i Blendian Dalipit, rezulton se është pronar i kompanisë I.D.K. Konstruksion. Kompania e Bajram Dalipit, e themeluar në vitin 2004, do të rriste aktivitetin e saj financiar pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Nga viti 2013 e deri më sot, kompania I.D.K. Konstruksion në pronësi të babait të drejtorit të OSSH, Blendian Dalipi ka përfunduar mbi 30 milionë euro tendera publik, shumë prej të cilëve janë marrë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut. Skandali thellohet më tej, pasi paratë e marra nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanisë I.D.K konstruksion të Bajram Dalipit, kanë përfunduar në xhepat e djalit të tij, Blendian Dalipi, një nga njerëzit më të afërt të Belinda Ballukut. Pasi merrte projekte publike, kompania e Bajram Dalipit kontraktonte për kryerje punimesh kompaninë ABNID, e cila rezulton se është në pronësi të djalit të tij, Blendian Dalipi, që gjithashtu mban postin e drejtorit të OSSH. Të gjithë këto fakte u denoncuan në emisionin Plug në syri televizion, ku gjithashtu u publikuan edhe të dhëna se si gjatë kohës që Blendian Dalipi ka qenë në krye të OSSH ka dhënë plotë 44 milionë euro tendera pa garë, duke ngritur dyshime për abuzime.

    Në muajin shkurt 2025, Plug denoncoi gjithashtu një tjetër skemë “5B”, këtë herë në OSHE-n e Durrësit. Pas kësaj skeme qëndron pikërisht drejtori i OSHE në këtë qytet, Plator Mehmeti, një nga njerëzit e besuar të Ardian Çelës dhe Belinda Ballukut. Plug denoncoi së pari, faktin se Mehmeti është një person i cili ka qenë së katër herë i dënuar për akuza të korrupsionit, vjedhjes së energjisë, shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera apo falsifikim dokumentesh.

    Sikur të mos mjaftonin dënimet e fshehur, Plator Mehmeti është i përfshirë në një skemë të ngjashme si “5D” e bashkisë së Tiranës. në vitin 2009 krijohet kompania HTM shpk nga shtetasi Ilir Tabaku. Deri në vitin 2013 kompania deklaron të ardhura minimale, ndërsa deri në shtator të vitit 2015, kompania qëndron me status pezulluar. Por fill pas emërimit të Ardian Celës në krye të OSHE në Durrës, kompania riaktivizohet dhe fillon të ketë një lulëzim të jashtëzakonshëm financiar. nga vitit 2015 deri në vitin 2023 kompania fiton dhjetëra tendera kryesisht nga OSHE, Bashkia Durrës dhe institucione të tjera. kjo kompani, gjatë kësaj periudhe ka pasur një xhiro totale prej rreth 25 milion eurosh, burim i të cilave janë pikërisht tenderat publik, ndërsa shumë prej këtyre parave dyshohet se janë përdorur apo do të përdoren për fushatë elektorale në Durrës.

    REAR shpk, është kompania tjetër me pronësi dhe lidhje të pakundërshtueshme me Plator Mehmetin, që gjithashtu ka përfituar qindra milionë lekë nga prokurimet publike. Nga viti 2006 kur u themelua e deri në vitin 2023, xhiroja e kompanisë përllogaritet në mbi 1. 3 miliardë lekë apo 13 milionë euro, e kryesisht të ardhurat janë nga prokurimet publike.

    Më 19 mars 2025, Emisioni Plug në syri televizion publikoi një tjetër skemë të dyshuar korruptive të drejtorëve dhe njerëzve të afërt të Ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi dhe kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, i cili mban postin e drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit. Në investigimin e Plug, rezulton se dy njerëzit e afërt të Belinda Ballukut, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje dhe me firmën e vetë kryeministrit Edi Rama.

    Ceno Klosi, gjatë kohës që ka pasur detyra të larta shtetërore, duket se është kujdesur që në poste të rëndësishme të OSHE apo Fondin Shqiptar të Zhvillimit, të kryejë një seri punësimesh nepotike të familjarëve të tij. Pas punësimit në detyra shtetërore, të familjaret e Ceno Klosit, si dhe vëllai i këtij të fundit, Genti Klosi, nisën të themelojnë edhe kompani private, si FIPROP apo T.O.V. vëllai i Ceno klosit, Genti Klosi, në një kohë të shkurtër do të zhvillojë bizneset e tij në fushën e bareve dhe restoranteve, me të ardhura rekord. Genti Klosi do të hyjë në marrëdhënie biznesi edhe me Petrit Kovaçin, babain e Spartak Kovaçit, drejtorit të ujësjellësit të Durrësit. Klosi dhe Kovaçi, në një kohë të shkurtër në kompaninë Adriatik Union, nisin të zotërojnë prona me vlera qindra mijëra euro, ndërsa në vitin 2023, Edi Rama u miraton edhe një leje ndërtimi për hotel në Durrës, ku dyshimet janë se ky hotel është ndërtuar edhe mbi një pronë shtet.

    Spartak Kovaçi, babai i drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, Adriatk Kovaçi, është pronar edhe i kompanisë Adriatik SHPK. Me këtë kompani, Kovaçi ka përfituar 32 milionë euro tendera publik. Kompania Adriatik SHPK, ka përfituar tendera nga Bashkia e Durrësit, dhe ndërmarrje të tjera publike. Gjithashtu, vetë Spartak Kovaçi ka firmosur tendera për kompaninë e babait të tij, ndërkohë që më herët nga kjo kompani drejtori i ujësjellësit të Durrësit ka marrë si dhurat 100 mijë euro divident nga babai. Jo vetëm tenderat e drejtpërdrejtë, por kompania Adriatik SHPK, ka qenë nënkontraktore kryesore e kompanive të tjera, të cilat kanë marrë tendera nga ujësjellësi i Durrësit. Një rast i tillë është ai i ndërtimit të hidrovorit të Durrësit, i cili nuk është vën ende në punë, e për këtë shkak Durrësi është përmbytur disa herë. Adriatik SHPK, e drejtorit të Belinda Ballukut në Ujësjellësin e Durrësit ka pasur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe me 5D-n e drejtorëve të Erion Veliajt, ku së bashku kanë marrë tendera në dy bashkitë përkatëse, Durrës e Tiranë apo dhe kanë qenë zbatuese të përbashkëta të këtyre projekteve.

    Spartak Kovaçi dyshohet se është pronar faktik edhe i kompanisë Eril B&B, e cila ka marrë 820 mijë euro pagea nga thesari i shtetit për tendera publik. Kjo kompani është themeluar nga dy punonjës të kompanisë Adriatik SHPK, ndërsa një numër i madh punonjësish figurojnë të regjistruar në të dyja kompanitë. Eril B&B, dyshohet se është krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve.

    Skema tjetër e publikuar përgjatë muajve të parë të vitit 2025, është ajo e drejtorit të Aviacionit Civil, Maksim Et`hemaj. Ky personazh, përfitoi leje për ndërtim parqesh fotovoltaike nëpërmjet kompanive të regjistruara në emër të familjarëve. Por pas kësaj afere fshihej kompania 4-AM, që ofroi garancitë financiare që motra e Maksim Ethemaj të merrte lejen për park fotovoltaik, rezulton se është një nga klientët kryesore të qeverisë në tendera publik, leje ndërtimi dhe koncesione. Sipas të dhënave të siguruara nga pagesat e thesarit, kompania 4-Am dhe kompani të lidhura me të, kanë përfituar gjatë qeverisjes së Partisë socialiste më shumë se 128 milionë euro tendera publik. Gjithashtu kjo kompani, apo kompani të lidhura me të, kanë marrë koncensione për hidrocentrale dhe leje ndërtimi. Në një nga kompanitë, të lidhura me 4-AM, HEnz Energy, del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla. Ish-drejtori i Erion Veliajt, nëpërmjet babait të tij, Selim Molla, tashmë i ndierë, blen 7% të aksioneve të Henz Energy për vetëm 7 mijë lekë. Më pas vlera e invetimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura.

    Kryeafera e Belinda Ballukut dyshohet se është pikërisht ajo me “Tigrat” e energjisë në Vlorë. Edhe për këtë aferë, Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, publikoi detaje të reja nga skandali i marrjes me qira të dy gjeneratorëve, Tigrit 1 dhe Tigri 3 për prodhimin e energjisë elektrike, që janë ankoruar në Vlorë. Prej tre vjetësh anijet gjeneratorë të ankoruara në triportin e Vlorës, nuk kanë prodhuar asnjë kilovat orë, ndërsa kostoja ditore e tyre, ku përfshihet qiraja, karburanti dhe shpenzimet e mirëmbajtjes llogaritet në 100 mijë euro në ditë, apo 70 milionë euro për dy vjet. Madje, vetë procedura e marrjes me qira është bërë në shkelje të ligjeve të vendit, ndërsa gara dhe fituesi kanë qenë të paracaktuar. Plug zbuloi gjithashtu se ministrja Balluku vendosi të marrë me qira dy agregatet, të cilët ishin nxjerrë jashtë përdorimit nga kompania që i dispononte që në vitin 2018 për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes dhe kostove të larta të prodhimit të energjisë nga to.

    Skandali thellohet dhe më tej, për shkak se edhe pse deri më tani këto gjeneratorë nuk janë vënë në punë dhe nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji elektrike, taksapaguesit shqiptarë kanë shpenzuar së paku 40 milionë euro. Këto pagesa kanë shkuar për blerje karburanti, ruajtjen e gjeneratorëve, ndërtim infrastrukture etj. Pagesat nuk ndalen me kaq. Nga ana tjetër, ortakët e kompanisë që i ka ofruar me qira shtetit shqiptarë dy gjeneratorët që nuk prodhojnë energji, kanë shpenzuar rreth 50 milionë dollar deri më tani dhe të gjitha janë injektime parash nga ortakët pët të paguar ortakun Recno spa. Ndërsa kapitali rritet ndjeshëm, kjo kompani nuk deklaron asnjë bilanc. Për të patur më shumë të dhëna analizuam dhe ortakun kryesor Excelerate Albania Holding. Kjo kompani ka si ortak të vetëm kompaninë Excelerate Energy Limited Partnership, pra jo kompaninë që ka lidhur kontratën me KESH sha, Excelerate Global Operations LLC.

    Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat 70 milionë euro me firmë të Edi Ramës

    Në fund s`mund të lëmë pa përmendur edhe dy afera kryekëput, që dyshohet se kanë si autor kryesor kryeministrin Edi Rama. Ai zhduku 19 milionë euro me Eko Parkun në Durrës, ndërsa me një vizitë të tijën në Turqi, kryeministri dyshohet se rriti fondin e tunelit të Llogarasë, duke i falur një kompanie turke të lidhur me Rexhep Erdogan, plotë 50 milionë euro, pa kryer asnjë punë. Edhe këto afera janë në SPAK, por deri më tani askush nuk ka guxuar të thërrasë kryeministrin..

    Një nga denoncimet e mëdha të bërë nga Plug, ka qenë afera e Eko Parkut në Durrës, që përfshinë kryeministrin Edi Rama. Në emisionin e datës 7 shkurt, u sollën fakte se si u zhdukën miliona euro me firmë të kryeministrit Edi Rama, duke përdorur Tërmetin e 26 nëntorit 2019, për mbylljen e fushës së mbetjeve urbane të bashkisë Durrës në Porto Romano. Në atë emision, Plug tregoi se kompania Integrated Energy Bv Spv, kishte kontraktuar një kompani të huaj arkitekture, Casanova Hernandez Architects për të hartuar projektin e Eko Parkut.

    Një muaj pasi këto dy kompani lidhën marrëveshje privatisht mes tyre, kryeministri Edi Rama u shfaq në media duke njoftuar projektin e Eko Parkut. Një vit pasi kompanitë dhe Edi Rama njoftuan punën për projektin e Eko Parkut, në Agjencinë e Prokurimeve Publike u shpall tenderi me vlerë 1.6 miliardë lekë me objekt kontrate mbylljen e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano dhe ndërtimin e Eko Parkut. Ky tender u anulua tre ditë përpara se të hapeshin ofertat, me pretekstin e rindërtimit. Por Në datën 16 dhjetor të vitit 2019, Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile të krijuar për tërmetin, firmosi dhe një vendim të ri për Eko Parkun, ku mbetjet e ngurta të rrënojave nga tërmeti do dërgoheshin në Porto Romano.

    Tenderi u fitua nga kompanitë Viktoria Invest dhe De Mare Srl, me vlerë totale rreth 19 milionë euro me tvsh. Në datën 14 maj të vitit 2020, De Mare dhe Viktoria Invest kontraktojnë kompaninë ARTCON, në pronësi të Denist Ymerit, për të kryer punimet në terren për ndërtimin e Eko Parkut. Kjo Kompani, në pronësi të shoferit të Mirel Mërtirit, mori përsipër të kryente punimet për vetëm 6 milionë euro, nga 19 që do të paguante në total qeveria. Kjo kompani, pra “Artcon”, zbatoi një projekt, i cili u kërkua nga kompania tjetër Integrated Energy Bv SPV e regjistruar në emër të Klodian Zotos, dhe që kishte marrë në atë kohë koncesionin e inceneratorit të Sharrës. Projekti u hartua nga nënkontraktori Casanova Hernandes Architects, e cila u pagua 225 mijë euro për Eko-Parkun.

    Këto dy kompani, pasi morën pa garë 19 milionë euro, nënkontraktuan kompaninë e regjistruar në emër të shoferit të Klodian Zotos, për të zbatuar punimet në terren. Për këtë punë “Artcon”, u pagua rreth 6 milionë euro, ndërsa 13 milionë euro të tjera, u shpërndanë mes De Mare Albania dhe Viktoria Invest, të cilat në kontratën e Join Venture kishin aksione të barabarta. Jo vetëm zhdukja e 13 milionë eurove, por edhe zëri real i punimeve duket se ka qenë i fryrë.

    Kompania turke INTEKAR ASL, që fitoi mes procedurash të dyshimta garën për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, raportoi fitime prej 12 milionë eurosh vetëm për vitin 2023. Të dhënat nga bilanci i kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat janë siguruar nga Syri Televizion, tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e kompanisë, që ishin pagesa nga buxheti i shtetit, arritën në rreth 70 milion euro, teksa norma e fitimit të kompanisë rezultoi 17,3% gati sa dyfishi i normës mesatare të fitimit që gjeneroi ekonomia shqiptare për vitin 2022.

    Kompania turke siguroi norma të larta fitimi pa u angazhuar në ndërtimin e tunelit, pasi punimet u realizuan me nënkontraktor, nga kompania Gjoka Konstruksion, e cila ka marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e objektit, duke ofruar ofertë shumë më të ulët se kompania turke, por që ishte skualifikuar. Këto të dhëna konfirmojnë akuzat e ngritura nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, i cili e cilësoi tunelin e Llogarasë aferë të pastër korruptive. Ahmetaj deklaroi se kompania turke u shpall fituese pavarësisht se kishte ofruar 50 milion euro më shumë se kompania Gjoka Konstruksion.

    Këtu afera thellohet edhe më tej, pasi kompania turke, nuk sjell asnjë mjet apo punonjës në Shqipëri dhe për ndërtimin e tunelit merr si nënkontrakton kompaninë Gjoka, e cila më herët kishte ofruar 50 milionë euro më pak për ndërtimin e të njëjtës vepër. Pra në të gjithë këtë operacion, miqtë turq të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut marrin 50 milionë euro pas takimit në Ankara, ndërsa punimet kryhen nga kompania Gjoka, e cila nëse nuk do ishte skualifikuar në tenderat e parë do i kishte kursyer taksapaguesve shqiptarë 50 milionë euro.

    Referuar të dhënave zyrtare Gjatë periudhës 2021-2023, INTEKAR ASL realizoi fitime në vlerën e 22,5 miliardë lekëve ose 22 milionë euro. Pagesat për ndërtimin e tunelit kanë vazhduar edhe këtë vit, teksa objekti u çel për trafikun në fillim të sezonit të verës 2024.

    Vetëm nga denoncimet e skemave korruptive të emisionit Plug… janë zbuluar afera korruptive me një vlerë prej… 1.2 miliardë euro.

    E THEKSOJMË: vetëm nga aferat e zbuluara nga emisioni Plug. Jo duke përfshirë çdo aferë tjetër të viteve të fundit.

    Po sikur këto para të ishin përdorur për zhvillimin e vendit?

    Po sikur të ishin shpenzuar për qytetarët?

    Atëherë… 721 mijë pensionistë do të kishin marrë 138 euro më shumë çdo muaj për një vit.

    Ose… 34 euro më shumë në muaj për katër vite me radhë. Çka përkthehet në rritje pensionesh me më shumë se 20 përqind!

    Nëse këto para do të ishin përdorur për rritjen e pagave të administratës.

    Çdo punonjës do të kishte marrë 543 euro më shumë çdo muaj për një vit.

    Ose, 135 euro më shumë në muaj, për katër vitet e një mandate qeverisës.

    Me 1.2 miliardë euro, të denoncuara vetëm nga emisioni Plug do të ishin ndërtuar 300 shkolla të reja!

    Jo në letra. Në realitet. E kjo bazuar në koston e fryrë me të cilën i ndërton sot qeveria.

    Nëse këto para do të kanalizoheshin në shëndetësi, do të ishin ndërtuar 60 spitale të reja, e do të kishim një spital të ri për çdo qytet, me të njëjtat parametra që vetë rilindja ndërtoi spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

    Në bujqësi?

    Do të subvencionohej çdo kilogram i prodhuar nga fermerët.

    Në arsimin profesional? Në barnat e onkologjikut?

    Në ndihmën për çiftet e reja, fëmijët, studentët?

    Atëherë po — çdo shqiptar do të ndjehej i barabartë me çdo qytetar europian.

    Por jo.

    Këto para nuk shkojnë për qytetarët.

    Shkojnë për ministrat, për drejtorët, për xhepat e qeverisë rilindëse.

    Ndaj, më 11 maj, çdo shqiptar ka një zgjedhje.

    Ose…

    ta lejojë këtë qeveri të vazhdojë të vjedhë djersën dhe taksat e tij…

    Ose…

    të vendosë që këto para t’i kthehen aty ku e kanë vendin: në jetën, në mirëqenien dhe në të ardhmen e tij.

    Sepse në fund… janë po paratë e tij./ PLUG -Syri TV

  • Shoferi i autobusit bie në gjumë në timon dhe shkakton aksident të shumëfishtë në Filipine, 10 viktima dhe 30 të plagosur

    Shoferi i autobusit bie në gjumë në timon dhe shkakton aksident të shumëfishtë në Filipine, 10 viktima dhe 30 të plagosur

    Dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën pasi një autobus u përplas me disa automjete në një nga autostradat më të ngarkuara në veri të Filipineve.

    Shoferi i autobusit, i cili u arrestua, tha se kishte rënë në gjumë në timon, tha policia për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), duke shtuar se katër fëmijë ishin mes viktimave.
    Autobusët në autostradën Subic-Clark-Tarlac shpesh transportojnë punëtorë midis Manilës dhe provincave përreth.
    Ministria e Transportit urdhëroi pezullimin e funksionimit të Solid North Bus, një kompani e madhe autobusësh në zonë dhe kompania që zotëronte automjetin e përfshirë në aksident.
    Shoferi i autobusit mund të akuzohet për “drejtim të pamatur që shkakton vrasje të shumëfishta”, tha policia për AFP. Edhe faturino i autobusit është marrë në paraburgim.
    Aksidenti përfshiu tre automjete dhe një kamion kontejnerësh, tha Kryqi i Kuq Filipinas në një postim në Facebook.
    Organizata tha në një postim tjetër se po ofron ushqim dhe ndihma të tjera për njerëzit e shtruar në spital dhe për të plagosurit në aksident.
    Aksidentet fatale me autobusë nuk janë të rralla në Filipine.
    Përdorimi i drogës nga shoferët e autobusëve ka bërë gjithashtu bujë në javët e fundit, megjithëse nuk është e qartë nëse ishte një faktor në aksidentin në fjalë.
    Në prill, disa kompani të transportit publik pezulluan operacionet e tyre pasi 84 nga shoferët e tyre rezultuan pozitivë për substanca të ndaluara në organizëm.
    Sekretari i Transportit, Vince Dizon do të takohet me përfaqësues nga gati 30 kompani autobusësh pas aksidentit të fundit, sipas mediave lokale.
    Në vitin 2023, 17 pasagjerë autobusi humbën jetën pasi frenat e automjetit ndaluan së punuari, duke bërë që të binte në një përrua.

    Top Channel

  • Rama: Në Gramsh duam të sjellim një kompani për prodhim në industrinë ushtarake

    Rama: Në Gramsh duam të sjellim një kompani për prodhim në industrinë ushtarake

    Nga qyteti i Gramshit ku u ndal për takimin elektoral, kryeministri Edi Rama tha se PS ka ndërmarrë hapin e rilindjes së industrisë ushtarake.Rama tha se në Gramsh do të jetë një kompani e madhe për të filluar prodhimin, ku do të punësohen shumë persona me paga të mira.
    “Gramshi ka filluar të vizitohet. Ajo që ne do të bëjmë, është të nxisim dhe mbështesim këdo që do dojë të investojë në këto territore kaq të bukura. Kemi marrë një hap tjetër, hapi i rilindjes sonë të industrisë ushtarake. Në Gramsh, do të vazhdojmë punën për disa pika dhe një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin me paga shumë të mira, do ta bëjmë realitet, më herët sesa vonë. Ka diçka më të rëndësishme më 11 maj, duhet të bëjmë çdo përpjekje që sa më shumë njerëz përtej kufijve, të na bashkohen”-tha Rama.

  • Fushata e PS, Rama: Në Gramsh duam të sjellim një kompani të madhe për prodhim në industrinë ushtarake

    Fushata e PS, Rama: Në Gramsh duam të sjellim një kompani të madhe për prodhim në industrinë ushtarake

    Nga qyteti i Gramshit ku u ndal për takimin elektoral, kryeministri Edi Rama tha se PS ka ndërmarrë hapin e rilindjes së industrisë ushtarake.

    Rama tha se në Gramsh do të jetë një kompani e madhe për të filluar prodhimin, ku do të punësohen shumë persona me paga të mira.
    “Gramshi ka filluar të vizitohet. Ajo që ne do të bëjmë, është të nxisim dhe mbështesim këdo që do dojë të investojë në këto territore kaq të bukura. Kemi marrë një hap tjetër, hapi i rilindjes sonë të industrisë ushtarake.
    Në Gramsh, do të vazhdojmë punën për disa pika dhe një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin me paga shumë të mira, do ta bëjmë realitet, më herët sesa vonë. Ka diçka më të rëndësishme më 11 maj, duhet të bëjmë çdo përpjekje që sa më shumë njerëz përtej kufijve, të na bashkohen”-tha Rama.

  • “Gramshi ka filluar të vizitohet”/ Rama: Në këtë qytet duam të sjellim një kompani të madhe për prodhim në industrinë ushtarake

    “Gramshi ka filluar të vizitohet”/ Rama: Në këtë qytet duam të sjellim një kompani të madhe për prodhim në industrinë ushtarake

    Nga qyteti i Gramshit ku u ndal për takimin elektoral, kryeministri Edi Rama tha se PS ka ndërmarrë hapin e rilindjes së industrisë ushtarake.

    Rama tha se në Gramsh do të jetë një kompani e madhe për të filluar prodhimin, ku do të punësohen shumë persona me paga të mira.
    “Gramshi ka filluar të vizitohet. Ajo që ne do të bëjmë, është të nxisim dhe mbështesim këdo që do dojë të investojë në këto territore kaq të bukura. Kemi marrë një hap tjetër, hapi i rilindjes sonë të industrisë ushtarake.
    Në Gramsh, do të vazhdojmë punën për disa pika dhe një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin me paga shumë të mira, do ta bëjmë realitet, më herët sesa vonë. Ka diçka më të rëndësishme më 11 maj, duhet të bëjmë çdo përpjekje që sa më shumë njerëz përtej kufijve, të na bashkohen”-tha Rama.

    Top Channel

  • Nga e motra te drejtorët/ Njerëzit e Tërmet Peçit mln euro tendera dhe fonde IPARD

    Nga e motra te drejtorët/ Njerëzit e Tërmet Peçit mln euro tendera dhe fonde IPARD

    Emisioni “Plug”
    Sot emisioni “Plug” do të jetë “Publiçitar”! Do të udhëtojmë në Tepelenë, nga ku na vijnë indiciet se skema 5D apo 5B, është zbatuar në perfeksion nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Bëhet fjalë për mbi 18 milionë euro që janë marrë nga fondet publike nëpërmjet një kompanie të regjistruar në emër të bashkëshortes së drejtorit të Tërmet Peçit. Shuma shkon në 66 milionë euro nëse do të llogarisim edhe tenderat që kjo kompani ka përfituar në koperim me operatorë të tjerë. Por jo vetëm kaq, tentakulat e Tërmet Peçit kanë qenë të zgjatura edhe tek fondet e bujqësisë, ku miliona euro në vend të shkonin te fermerët, kanë shkuar në kontot e Tërmet Peçit dhe njerëzve pranë tij!
    Nëse keni menduar se skema të tilla si 5D apo 5B janë projekte vetëm të Tiranës nga Erion Veliaj apo Belinda Balluku, gaboheni. Një tjetër skemë abuzimi “Publiçitare”, me tenderët dhe fondet publike është ngritur në Bashkinë Tepelenë, e drejtuar që nga viti 2011 nga kryetari Tërmet Peçi.
    Kompania e drejtorit të Tërmet Peçit, 66 milionë euro tendera/ Aferat e Bashkisë Tepelenë
    Por si funksionon kjo skemë dhe kush fshihet pas saj? Emisioni Plug investigoi se si një kompani e themeluar nga gruaja e një zyrtari të lartë të Bashkisë Tepelenë arrin të përfitojë rreth 1.782 miliardë lekë ose rreth 18 milionë euro nga buxheti i shtetit në harkun kohor 2019-2025, duke shkaktuar tërmet “publiçitar në financat publike”, të cilat tashmë duket se do të përdoren për tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi në zgjedhjet e 2025.
    Në vitin 2015, pas fitores së zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, punëson Lorenc Bamin në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit. Lorenc Bami bëhet firmëtari i shumë lejeve të ndërtimit, fondeve dhe pronave të dhëna nga Bashkia Tepelenë. Por, një vit pasi mori këtë post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojnë kompaninë NG STRUCTURES shpk. Në nëntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% të aksioneve të kompanisë djalit të tij, Fatjon Hoxha, për një shumë qesharake prej vetëm 500 eurosh.
    Deri në fund të vitit 2017, kompania faturon 11 milion lekë dhe deklaron një fitim prej 600,000 lekë. Një vit më vonë, faturimet e saj rriten 8 herë, duke u lidhur drejtpërdrejt me tenderët e fituar nga Bashkia Poliçan dhe Bashkia Gjirokastër. Kjo rritje galopante e financave të kompanisë të sapokrijuar lidhet drejtëpërsëdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi në vitin 2018, nga investigimi rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, të cilat lidhen me projekte të financuara nga fondet publike:

    Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Refat Keli” në Poliçan
     Rikonstruksioni i shkollës “Asim Zeneli” dhe sistemimi i jashtëm në Gjirokastër
    Masa inxhinierike për rrëshqitjen në kodrën e Shtufit, Gjirokastër

    Në maj të vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontratës Aleksandra Bami do të përfitojë fitimin  5.8 milion lekë të vitit 2018 dhe 19.1 milion lekë si fitim për periudhën janar-prill 2019. Në total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do të përfitojë shumën bruto 24.9 milion lekë ose thënë ndryshe rreth 240.000 euro.
    Por skema vazhdon,  23 ditë pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet sërish aksionet babait të tij, Hekuran Hoxha, për vetëm 1,000 euro.
    Në nenin 4 të kontratës jepen detaje dhe për detyrimet që kompania ka ndaj Aleksandra Bamit.
    Neni 4
    Dispozita të përgjithshme
    4.1 Blerësi eshte në dijeni të plotë të detyrimeve të shoqërisë ndaj palëve të treta sipas Pasqyrave financiare të vitit 20l7 ,2018 dhe periudhës së ndërmjetme 01 janar 2019 – 30 prill 2019 (të reflektuara në QKB). Gjithashtu të vlerës së dividentit prej 11’689’100 (njembedhjete milion e gjashteqind e tetëdhjetë e nëntëmije e njëqind) lekë të cilën duhet ta likuidoje brenda datës 30.07.2019 referuar vendimit të Asamblese së Përgiithshme nr.11 datë 01 Maj 2019…
    Pra edhe në këtë kontratë specifikohen detyrimet që kanë kundrejt ortakes Aleksandra Bami.
    Në vitin 2019, kompania faturon 119 milion lekë dhe përfiton 10 milion lekë fitim. Në dhjetor 2020, Hekuran Hoxha shpërndan 27 milion lekë dividend nga fitimi i kompanisë për vitin 2020. Ky veprim financiar nuk është i zakonshëm dhe arsyeja e tij zbulohet vetëm 2 muaj më pas.
    Më 22 mars 2021, Aleksandra Bami, Hekuran Hoxha dhe Fatjon Hoxha firmosin një tjetër Deklaratë Noteriale, ku Aleksandra Bami deklaron se nuk ka më asnjë pretendim financiar ndaj Fatjon dhe Hekuran Hoxhës.
    Aleksandra Bami
    Unë e nenshkruara Aleksandra Bami nën përgjegjësinë time personale, duke njohur dhe pasojat që parashikon ligji për deklaratë të rreme, referuar vendimit të Asamblesë së Përgjithshmë të shoqërisë NG STRUCTURES nr.11 datë 01.05.2019 dhe Deklaratës Noteriale nr. 2953 Rep Nr. 507 Kol, datë 09.05.2019… deklaroj se për periudhën pas datës 30.07.2019 nuk kam asnjë pretendim financiar ndaj z.Fatjon dhe Hekuran Hoxha.
    Bashkëlidhur kësaj Deklarate Noteriale gjendet dhe Deklarata e datës 09.05.2019 si dhe Vendimi i Asamblesë datë 01.05.2019 nga i cili përftojmë të dhëna të rëndësishme për investigimin tonë. Sipas vendimit të asamblesë nr.11 datë 01.05.2019 Aleksandra Bami nga shitja e aksioneve do të përfitonte:
    VENDIMI I ASAMBLESË
    5.“Të miratojë transferimin e kuotës së ortakes Aleksandra Bami …ortakut Fatjon Hoxha në këmbim të tërheqjes së fitimit të akumuluar në shumën 5.8 milion lekë nga fitimet e vitit 2018 dhe shumën 19.1 milion lekë nga fitimi I periudhës janar-prill 2019”
    6.”Likuidimi i plotë I dividentit 23.004.900 lekë duhet të likuidohet nga shoqëria NG STRUCTURES në llogarinë personale të Aleksandra Bami”
    11. “Në rast të mos likuidimit të shumës neto 23.004.900 lekë Brenda afatit 30 korrik 2019 Aleksandra Bami rimerr pozicionin e saj si administrator dhe kuotën e saj që përfaqëson 50% të kapitalit…”
    Por të dhëna më të rëndësishme dhe më inkriminuese për Lorenc Bamin dhe Bashkinë e Tërmet Peçit përfitohen nga Deklarata noteriale e datës 09.05.2019, ku në skenë delë një tjetër kompani që përfiton fonde nga Bashkia dhe që shërben për transferimin e lekëve, kompani e cila rezulton e regjistruar në prestanome, pasi paratë përfundojnë në xhepin e Bamit.  Në këtë dokument noterial Fatjon Hoxha deklaron:
    FATJON HOXHA
    Deklaroj se ditën e nesërme të punës pas likuidimit nga ana e shoqërisë IUMENTIS …përfaqësuar nga administrator Gjolek Shehu, fatura me vlerë 13.786.625 lekë në llogarinë e shoqërisë NG STRUCTURES do të transferohet në llogaritë bankare personale të Aleksandra Bamit
    Sa thamë më sipër qartësohet se Bami nga kjo kompani do të përfitonte të gjithë të ardhurat që kjo shoqëri ka krijuar në dy vite por mbi të gjitha qartësohet se kush është një nga klientët privat të kësaj shoqërie përveç Bashkive Poliçan e Gjirokastër. IMUMENTIS shpk është klienti i NG STRUCTURES që inkriminon Drejtorin Bami por dhe Bashkinë Tepelenë, shkelje për të cilat do flasim në vijim të emisionit.
    Rikthehemi te kompania NG STRUCTURES e cila u themelua nga gruaja e Drejtorit të Bashkisë Tepelenë dhe një shtetas nga Berati për të cilin nuk gjenden të dhëna për CV e tij apo të babait pronarë të kompanisë. E themi këtë pasi kjo kompani direkt pas themelimit si shumë kompani të tjera të krijuara nga prestanome të zyrtarëve, biznes kryesor kanë tenderat dhe lejet e ndërtimit. NG STRUCTURES sipas të dhënave të opendata.al ka përfituar pagesa nga Buxheti i Shtetit për vitet 2019-2025 në vlerën 1.782 miliard ose rreth 18 milion euro.
    Por shifra është disa herë më e madhe nëse do të mblidhnim të gjithë tenderat ku kjo kompani ka qenë pjesë e bashkimeve të operatorëve fitues të tenderit. Në total, janë përfituar 66 milionë euro tendera nga grupime operatorësh ku pjesë ka qenë kompania e bashkëshortes së drejtorit të Tërmet Peçit.  Nëse do ti hedhim një sy rezulton se janë një seri tenderash me vlera të larta dhe flamuj të kuq çka ngre dyshime mbi mënyrën se si fondet publike janë dhënë në prokurime ku fituese ka qenë kompania NG STRUCTURES.
    Në krye të listës qëndron bashkia e Tërmet Peçit, i cili i firmos tendera kompanisë së bashkëshortes së Drejtorit, që gjithashtu është firmëtar në procedurat tenderuese. Tërmeti i ka dhënë fonde gruas së drejtorit kryesisht për projekte si ndërtimi i vendparkimeve, furnizimi me matësa uji dhe rikonstruksioni i shkollave, me një vlerë të përgjithshme prej qindra miliona lekësh. Tenderët në Tepelenë nuk janë të vetmit që ngjallin dyshime, pasi kontrata të ngjashme janë dhënë edhe në Bashkinë Lezhë, Kavajë, Poliçan, Gjirokastër dhe Kamëz, për projekte që variojnë nga rikonstruksioni i shkollave e ujësjellësve, deri te rehabilitimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i rrugëve.
    Në listën e projekteve figurojnë kontrata me vlera të larta, si rindërtimi i 14 objekteve arsimore në Bashkinë Tiranë, për 302 milionë lekë, ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Pllanë në Lezhë, për 249 milionë lekë, apo ndërtimi i by-pass-it në qendrën historike të Gjirokastrës, me një vlerë prej 577 milionë lekësh, ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban në vlerën 1.9 miliard lekë. Shumë prej këtyre tenderave mbajnë shënimin “flamur i kuq”, që tregon probleme në procesin e prokurimit publik, si mungesa e konkurrencës apo kritere të dyshimta që favorizojnë një kompani të caktuar.
    Por le të mbetemi te faktet me të rënda që përbëjnë vepër penale, për të cilat SPAK duhet ta ketë një zgjidhje.
    Sipas publikimeve në rrjetin Social Facebook të kësaj kompanie në shkurt të vitit 2019 janë disa projekte që mbajnë firmën e Tërmet Peçi për kompaninë e drejtorit të tij Lorenc Bami. Tërmeti që di gjithcka nuk e paska ditur se po paguante drejtorin e tij dhe në shkurt të vitit 2019 i jep drejtorit të tij fondet për Rikonceprimin e bllokut të banimit Batalioni Baba Abaz. Pak ditë më vonë, po në muajin shkurt 2019 reklamohet “Rruga Salari Dukaj, projekti financohet nga FSHZH, dhe projektin e bën gruaja e Drejtorit të Bashkizë Tepelene për Zhvillimin e Teritorrit. Një tjetër projekt, që po kompania e reklamon në rrjtetet sociale është Vazhdimi i shititores përgjatë Kalasë Loti II, Parku i lojrave Tepelan apo Projekt “Agroturizëm URLA”, projekt I bërë nga Gruaja dhe miratuar leje ndërtimi nga Burri ne vitin 2018 sipas të dhënave të KLSH. IUMENTIS, është një tjetër projekt i bërë nga Gruaja dhe leje e ndërtimit është miratuar nga Burri, po sipas të dhënave të KLSH.
    Për më tepër në një nga postimet e kësaj kompani për tenderin e fituar në Bashkisë Gjirokastër shfaqet në zbatimin e punimeve Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër dhe Lorenc Bami Drejtori i Tërmetit që ligjerisht nuk mbante asnjë funksion në NG STRUCTURES, por që me këtë prezencë konfirmon dyshimin e ngritur që në krye të herës, se kush janë pronarët real të kësaj kompanie.
    18 milionë euro të marra drejtëpërsëdrejti, nga tenderat dhe fondet publike nëpërmjet kompanisë NG STRUCTURES dhe 66 milionë euro të tjera, ku kjo kompani ka pjesën takuese. Nëse për SPAK është bezdisëse fakti që burri i firmos tendera gruas, mund të veproj, në të kundërt mund të duartorkasë aktivitetin ‘publiçitar’.
    Tërmet Peçi “futi duart” te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore
    Por jo vetëm kaq, në vijim do t’ju tregojmë se tenderat nuk kanë qenë aktiviteti i vetëm ku Tërmet Peçi apo drejtori i tij ka shkëlqyer. Fondet e bujqësisë, tashmë të bllokuara nga BE kanë qenë të lakmuara nga Tërmeti, ku bashkë me abuzimin me fondet, i janë bashkangjitur edhe abuzimi me mijra metra katrorë toke shtetërore që u janë dhënë familjarëve apo njerëzve të lidhur me ta.
    Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.
    Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, personazhi kryesor i këtij investigimi që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.
    Për më tepër, brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.
    Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale, një shërbim që kompania e Lorenc Bamit e realizon për llogari të IUMENTIS. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.
    Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë, një proces që ka tërhequr vëmendjen për përfitimin e fondeve publike në mënyrë të dyshimtë. Madje dyshimet u ngriten edhe me shume gjate inspektimit nga vetë kryeministri EdI Rama, i cili teksa pyet Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, në përgjigje, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.
    Në vitin 2021 kjo kompani dhe pse tashme ishte në aktivitet të plotë kishte vetëm 4 të punësuar. Gjolek Shehu Administrator, Myrto Tafilaj Veteriner, Aldo Shehu Shef sektori dhe Julian Çela Ekonomist. Sigurisht si në çdo kompani ekonomisti është një njeri i aftë dhe i besuar i pronarit por në këtë rast situate është pak më ndryshe. Meqënësë Lorenc Bami përveç se u kujdes që Gjolek Shehu te lidhte një kontratë qeraje me Bashkinë Tepelene, brenda 2 javëve nga themelimi I kompanisë, u kujdes dhe ti miratonte në kohë record lejen e ndërtimit. Madje në një kohë record, u kujdes që ti jepte edhe djalin e dajës së tij, shtetasin Julian Çela si ekonomist, që tja mbante mire llogarite pasi në Tepelenë mungojnë të tillë.
    Në shkurt të vitit 2024 me propozimin e Tërmet Peçit, mbi relacionin e Lorenc Bamit, Këshilli Bashkiak Tepelenë miraton një tjetër kontratë për dhënie me qera të disa pronave të tjera publike për shoqërinë IUMENTIS. Por lidhja mes tyre nuk mbetet thjeshte te miratimi i lejeve, pronave dhe projektet në Bashkinë Tepelenë. Pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami themelon një tjetër kompani. Artreum Generation themelohet në ditën kur shiti aksionet e tjera, në 01.05.2019, me ortak themelues Mateo Shehu i biri I Gjolek Shehu pronarit të IUMENTIS dhe Aleksandra Bami. Secili zotëron në kompani 50% të aksioneve. Administrator fillimisht do të jetë Aleksandra Bami dhe Aldo Shehu.
    Në shkurt të vitit 2020, kompania regjistron një adresë dytësore në vendin ku po ndërtohej Thertora Rajonale IUMENTIS, në rrugën Nacionale Tepelenë – Vlorë, pranë urës së Bënçës, një fakt që e lidh drejtpërdrejt me kompaninë IUMENTIS. Pra me pak fjale Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore më qëra, për 5 ditë i miratojnë lejë ndërtimi më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e thertores.
    Në vitin 2021, kompania IUMENTIS shënon një tjetër adresë dytësore në Memaliaj, duke fituar nënkontraktimin për një tender për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, dhe Ane Vjosë. Kjo adresë hapet pasi siç është denoncuar dhe më parë nga Albana Voksi kompania ka marrë nënkontraktimin e tenderit për Ujësjellësin Memaliaj.
    Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bami për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse. Ky veprim ka ngjallur dyshime të forta, pasi është e papranueshme që një kompani me pasuri dhe aktivitete fitimprurëse të shitet për një shumë kaq të ulët. Pas këtij veprimi, drejtori i Tërmet Peçit, ka vendosur të mos fshihet më pas gruas dhe miqve të tij, duke emëruar si administrator të kompanisë kushëririn e tij,ekonomistin e kompanisë IUMENTIS shtetasin Julian Çela. Tashmë Lorenc Bami drejton jo vetëm drejtorinë kryesore të bashkisë Tepelenë por i del koha për të drejtuar dhe një super biznes.
    Motra mësuese a është ‘prestanome’ e Tërmet Peçit? Me agroturizëm dhe fonde nga AZHBR
    Deri këtu ndoqëm se si Tërmet Peçi me krahun e tij të djathtë Lorenc Bami i firmosnin leje kompanive të tyre apo familjarëve, apo merrnin fonde publike, në vijim do tju tregojmë se të njëjtën skemë “publiçitari i Edi Ramës” e ka përdorur edhe me familjarët e tij të afërt. Në skenë do të dal edhe motra e Tërmet Peçit. Një mësuese, drejtoreshë shkolle e cila tashmë do të shndërrohet në investitore, përfituese e fondeve të AZHBR, përfituese e pronave publike madje edhe i ca parave të vogla po nga AZHBR, që bashkëshorti i saj të mbjellë ca pemë.
    Në mars të vitit 2023, kompania Artreum Generation, regjistroi një tjetër adresë dytësore në Fshati Rexhinë, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, por për këtë lëvizje do flasim më pas.
    Analiza e bilanceve të kompanisë fatktohet gjithashtu se ka deklaruar detyrime financiare në vlerën e 82.000.000 lekë (rreth 820.000 euro), të cilat nuk janë ndaj institucioneve bankare, por janë para të depozituara në kompani nga individë të tjerë, të cilat duhet të hetohen nga SPAK për të zbuluar burimin e këtyre fondeve.
    Për të kuptuar më mirë shërbimin e Lorenc Bamit na shërben pikërisht adresa:
    Zona Kadastrale 3177, Pasuria nr. 328/1, Fshati Rexhinë, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë. Nuk dihet nëse kjo pronë është marrë për interesa të vetë Lorenc Bamit apo po ndërton ndonjë Agroturizëm për llogari të shefave, një tjetër përgjigje që mund ta jap SPAK. Plug investigoi se çfarë ka ndodhur me pronat publike të Bashkisë Tepelen në fshatin Rexhinë. Dhe këtu zbulojmë vendimi nr.22 datë 31.03.2022 i Këshillit BAshkiak Tepelenë.
    VENDIM
    Nr.22. datë 31. 03, 2022.
    PËR ZHVILLIMIN E PRONËS NR. 1/7, ZONA KADASTRALE NR. 3177, ME ZHVILLUES subjektin “AGROTURIZEM REXHINI” SHPK me NIPT M19820502R; SI DHE AUTORIZIMIN E ZHVILLUESIT APO PËRFAQËSUESIT ME PROKURË NOTERIALE, TË APLIKOJË PËR PAJISJEN E OBJEKTIT/INVESTIMIT ME LEJET PËRKATËSE, NË PORTALIN “E-ALBANIA”
    Sipas këtij vendimi midis Bashkisë Tepelenë dhe subjektit Agroturizëm Rexhini janë lidhur dy kontrata noteriale. Kontrata nr.1906,  datë 10.12.2021dhe miratimin e kontratës së nën qirasë dhe Kontrata nr. 1974 rep., datë 21.12.2021. Më pas në datë 2 shkurt 2022 përpilohet Relacioni i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Tepelenë që mban firmën e Lorenc Bamit në cilësin e titullarit. Më pas, vjen edhe miratmi me Vendimin Nr.22 i Këshillit BAshkiak Tepelenë. Çuditërisht ky vendim nuk ka të bashkëlidhur asnjë realcion dhe emri i Administratorit nuk bëhet publik, shkak ky që na bëri të investigojmë dhe më tej.
    Shoqëria Agroturizëm Rexhini është themeluar në 17.12.2021 nga shtetasja Manjola Haska e cila është motra e Kryetarit publiçitar Tërmet Peçi, I cili fillimisht ka lidhur një kontratë qeraje në datën 10.12.2021 me të motrën pasi kompania ende nuk ishte themeluar dhe 3 ditë pas themelimit, për ti shpëtuar ndoshta në mëndjen e tij PUBLIÇITARE hetimit penal firmos kontratë nën qeraje me kompaninë e të motrës. Sigurisht qe dhe leja e ndërtimit mban po firmën e Tërmetit. Por nuk mjaftohet me kaq, në shkurt të vitit 2023 Termeti vendos të kaloj në Këshillin Bashkiak, vendim në të cilin miratoi prioritetet e Bashkisë Tepelenë bazuar në Marrëveshjen e Këshillit të Ministrave dhe BE për fondet IPARD. E sigurisht për Tërmetin ndërtimi i Rrugës për në fshatin Rexhinë ku sapo kishte dhënë tokën shtet të motrës, ishte prioritet.
    Por ndihma për motrën e Tërmetit do të vinte dhe nga AZHBR duke miratuar fonde IPARD për këtë Agroturizëm. Sipas të dhënave publike AZHBR dhe Manjola Haska kanë firmosur kontratën për përfitimin e fondeve IPARD për ndërtimin e shtëpizave të drurin të fshatin Rexhinë. Kontrata ka një afat 05.04.2023 deri në 06.10.2023 dhe vlera e investimit është 346.000 euro dhe granti që ka përfituar nga IPARD është në vlerën 225.000 euro. Pra Manjola Haska me profesion mësuesë dhe që prej vitesh shkollën në Tepelenë, paska shumë kohë të lirë dhe i kërkon të vëllait që ti jap tokë me qëra dhe leje për të ndërtuar Agroturizëm. Por meqënëse motra nuk kishte para Tërmeti e ndihmoi që të merrte nga AZHBR dhe 225.000 euro. Znj. Haska nuk është një personazh i panjohur për publikun, pasi në shkollën ku jepte mësim i ëhstë dashur të prononcohet për mediat, e madje të mbrojë edhe mësuesit që janë akuzuar për ngacmime seksuale.
    Por fonde nga AZHBR ka përfituar edhe Spartak Haska,  bashkëshorti i Manjola Haskës. Sipas publikimit në faqen zyrtare të AZHBR, kunati i Tërmet Peçit ka përfituar 15.000 euro. Pra ky fakt konfirmon edhe njëherë fuqinë e Tërmet Peçit në institucionet qëndrore për të marrë fonde nga IPARD e AZHBR, fonde të cilat janë bllokuar nga BE, piëkrisht për këto abuzime, e që pasojën e vuan mijra fermerë shqiptarë.
    Por le të rikthehemi te kompania Agroturizëm Rexhini. Për vitin 2021-2022 kompania nuk deklaron asnjë shpenzim dhe asnje të ardhur. Në përfundim të kontratës më AZHBR, Manjola Haska shet 66% të aksioneve te shtetasja Afërdita Resuli në vlerën 660 euro. Afërdita Resuli është bashkëshortja e pronarit të kompanisë Resuli Er, pëfitues i dhjetra miliona euro kontrata publike. Veprim ky pa asnjë llogjikë ekonomike pasi kjo shoqëri tashmë kishte marrë të gjitha fondet e nevojshme për investimin nga IPARD. Në dhjetor të vitit 2023 kompania vendos të regjistrojë adresën sekondare: Kurvelesh, fshati Rexhine, pasuria nr. 1/7, zk 3177. Veprim ky në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore pasi do të duhej ta kishte deklaruar që kur lidhi kontratën me Bashkinë Tepelenë siç do duhej që në bilanc të pasqyrohej shpenzimi për pagesën e qerasë. Në bilancin e vitit 2023 përftohen të dhëna interesante për këtë subjekt. Deklarohen si shpenzime të shtyra pagesa e bërë për Bashkinë Tepelenë në vlerën 114.000 lekë me përshkrimin: “Perfaqeson nje pagese per pallatin qe po ndertohet, keto pagese do te njihet si shpenzim ne momentin qe do te filloje shitja e ambjenteve”. Nuk dihet nëse është lapsus por ndërtimi sipas AZHBR do ishin vileta druri.
    Në zërin detyrime afatgjata deklarojnë vlerën 47.000.000 lekë si ndihmë në para i ortakëve: Manjola Haska  7.300.000 lekë dhe Afërdita Resuli    39.900.000 lekë. Po këtu pasqyrohet dhe një pjesë e pagesës së përfituar nga AZHBR në vlerën 54.000 euro. Nuk dihet se ku i gjeti 73.000 euro Manjola Haska por besojmë që SPAK këtë herë do vendos të hetojë dhe të ndjek paratë.
    Pra Tërmeti ka plotësisht të drejtë kur i premton Edi Ramës se do e bëj tërmet në Bashkinë Tepelenë dhe Qarkun e Gjirokastrës. Jo vetëm 18 milionë euro të marra nëpërmjet kompanisë së drejtorit, por edhe 66 milionë euro tendera me kompani të tjera, ku pjesa takuese ka përfunduar në Tepelenë. Sikur të mosmjaftonin këto, duart duhet të futeshin edhe tek fondet e AZHBR dhe IPARD, duke marrë për vete pratë që duhet ti jepeshin fermerëve shqiptarë. Abuzime të cilat, sollën bllokimin e fondeve nga BE. Nëse SPAK do të tregojë se e ka seriozisht atë historinë e Task-Forcës zgjedhore apo detyrën funksionale të hetimit të korrupsionit, ky është një nga rastet që mund të na e faktojë. Deri Atëherë, Natën e Mirë!

  • Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

    Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

    Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

    Emisioni “Plug”

    Sot emisioni “Plug” do të jetë “Publiçitar”! Do të udhëtojmë në Tepelenë, nga ku na vijnë indiciet se skema 5D apo 5B, është zbatuar në perfeksion nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Bëhet fjalë për mbi 18 milionë euro që janë marrë nga fondet publike nëpërmjet një kompanie të regjistruar në emër të bashkëshortes së drejtorit të Tërmet Peçit. Shuma shkon në 66 milionë euro nëse do të llogarisim edhe tenderat që kjo kompani ka përfituar në koperim me operatorë të tjerë. Por jo vetëm kaq, tentakulat e Tërmet Peçit kanë qenë të zgjatura edhe tek fondet e bujqësisë, ku miliona euro në vend të shkonin te fermerët, kanë shkuar në kontot e Tërmet Peçit dhe njerëzve pranë tij!

    Nëse keni menduar se skema të tilla si 5D apo 5B janë projekte vetëm të Tiranës nga Erion Veliaj apo Belinda Balluku, gaboheni. Një tjetër skemë abuzimi “Publiçitare”, me tenderët dhe fondet publike është ngritur në Bashkinë Tepelenë, e drejtuar që nga viti 2011 nga kryetari Tërmet Peçi.

    Kompania e drejtorit të Tërmet Peçit, 66 milionë euro tendera/ Aferat e Bashkisë TepelenëPor si funksionon kjo skemë dhe kush fshihet pas saj? Emisioni Plug investigoi se si një kompani e themeluar nga gruaja e një zyrtari të lartë të Bashkisë Tepelenë arrin të përfitojë rreth 1.782 miliardë lekë ose rreth 18 milionë euro nga buxheti i shtetit në harkun kohor 2019-2025, duke shkaktuar tërmet “publiçitar në financat publike”, të cilat tashmë duket se do të përdoren për tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi në zgjedhjet e 2025.

    Në vitin 2015, pas fitores së zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, punëson Lorenc Bamin në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit. Lorenc Bami bëhet firmëtari i shumë lejeve të ndërtimit, fondeve dhe pronave të dhëna nga Bashkia Tepelenë. Por, një vit pasi mori këtë post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojnë kompaninë NG STRUCTURES shpk. Në nëntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% të aksioneve të kompanisë djalit të tij, Fatjon Hoxha, për një shumë qesharake prej vetëm 500 eurosh.

    Deri në fund të vitit 2017, kompania faturon 11 milion lekë dhe deklaron një fitim prej 600,000 lekë. Një vit më vonë, faturimet e saj rriten 8 herë, duke u lidhur drejtpërdrejt me tenderët e fituar nga Bashkia Poliçan dhe Bashkia Gjirokastër. Kjo rritje galopante e financave të kompanisë të sapokrijuar lidhet drejtëpërsëdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi në vitin 2018, nga investigimi rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, të cilat lidhen me projekte të financuara nga fondet publike:

    Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Refat Keli” në PoliçanRikonstruksioni i shkollës “Asim Zeneli” dhe sistemimi i jashtëm në GjirokastërMasa inxhinierike për rrëshqitjen në kodrën e Shtufit, GjirokastërNë maj të vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontratës Aleksandra Bami do të përfitojë fitimin 5.8 milion lekë të vitit 2018 dhe 19.1 milion lekë si fitim për periudhën janar-prill 2019. Në total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do të përfitojë shumën bruto 24.9 milion lekë ose thënë ndryshe rreth 240.000 euro.

    Por skema vazhdon, 23 ditë pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet sërish aksionet babait të tij, Hekuran Hoxha, për vetëm 1,000 euro.

    Në nenin 4 të kontratës jepen detaje dhe për detyrimet që kompania ka ndaj Aleksandra Bamit.

    Neni 4

    Dispozita të përgjithshme

    4.1 Blerësi eshte në dijeni të plotë të detyrimeve të shoqërisë ndaj palëve të treta sipas Pasqyrave financiare të vitit 20l7 ,2018 dhe periudhës së ndërmjetme 01 janar 2019 – 30 prill 2019 (të reflektuara në QKB). Gjithashtu të vlerës së dividentit prej 11’689’100 (njembedhjete milion e gjashteqind e tetëdhjetë e nëntëmije e njëqind) lekë të cilën duhet ta likuidoje brenda datës 30.07.2019 referuar vendimit të Asamblese së Përgiithshme nr.11 datë 01 Maj 2019…

    Pra edhe në këtë kontratë specifikohen detyrimet që kanë kundrejt ortakes Aleksandra Bami.

    Në vitin 2019, kompania faturon 119 milion lekë dhe përfiton 10 milion lekë fitim. Në dhjetor 2020, Hekuran Hoxha shpërndan 27 milion lekë dividend nga fitimi i kompanisë për vitin 2020. Ky veprim financiar nuk është i zakonshëm dhe arsyeja e tij zbulohet vetëm 2 muaj më pas.

    Më 22 mars 2021, Aleksandra Bami, Hekuran Hoxha dhe Fatjon Hoxha firmosin një tjetër Deklaratë Noteriale, ku Aleksandra Bami deklaron se nuk ka më asnjë pretendim financiar ndaj Fatjon dhe Hekuran Hoxhës.

    Aleksandra Bami

    Unë e nenshkruara Aleksandra Bami nën përgjegjësinë time personale, duke njohur dhe pasojat që parashikon ligji për deklaratë të rreme, referuar vendimit të Asamblesë së Përgjithshmë të shoqërisë NG STRUCTURES nr.11 datë 01.05.2019 dhe Deklaratës Noteriale nr. 2953 Rep Nr. 507 Kol, datë 09.05.2019… deklaroj se për periudhën pas datës 30.07.2019 nuk kam asnjë pretendim financiar ndaj z.Fatjon dhe Hekuran Hoxha.

    Bashkëlidhur kësaj Deklarate Noteriale gjendet dhe Deklarata e datës 09.05.2019 si dhe Vendimi i Asamblesë datë 01.05.2019 nga i cili përftojmë të dhëna të rëndësishme për investigimin tonë. Sipas vendimit të asamblesë nr.11 datë 01.05.2019 Aleksandra Bami nga shitja e aksioneve do të përfitonte:

    VENDIMI I ASAMBLESË

    5.“Të miratojë transferimin e kuotës së ortakes Aleksandra Bami …ortakut Fatjon Hoxha në këmbim të tërheqjes së fitimit të akumuluar në shumën 5.8 milion lekë nga fitimet e vitit 2018 dhe shumën 19.1 milion lekë nga fitimi I periudhës janar-prill 2019”

    6.”Likuidimi i plotë I dividentit 23.004.900 lekë duhet të likuidohet nga shoqëria NG STRUCTURES në llogarinë personale të Aleksandra Bami”

    “Në rast të mos likuidimit të shumës neto 23.004.900 lekë Brenda afatit 30 korrik 2019 Aleksandra Bami rimerr pozicionin e saj si administrator dhe kuotën e saj që përfaqëson 50% të kapitalit…”

    Por të dhëna më të rëndësishme dhe më inkriminuese për Lorenc Bamin dhe Bashkinë e Tërmet Peçit përfitohen nga Deklarata noteriale e datës 09.05.2019, ku në skenë delë një tjetër kompani që përfiton fonde nga Bashkia dhe që shërben për transferimin e lekëve, kompani e cila rezulton e regjistruar në prestanome, pasi paratë përfundojnë në xhepin e Bamit. Në këtë dokument noterial Fatjon Hoxha deklaron:

    FATJON HOXHA

    Deklaroj se ditën e nesërme të punës pas likuidimit nga ana e shoqërisë IUMENTIS …përfaqësuar nga administrator Gjolek Shehu, fatura me vlerë 13.786.625 lekë në llogarinë e shoqërisë NG STRUCTURES do të transferohet në llogaritë bankare personale të Aleksandra Bamit

    Sa thamë më sipër qartësohet se Bami nga kjo kompani do të përfitonte të gjithë të ardhurat që kjo shoqëri ka krijuar në dy vite por mbi të gjitha qartësohet se kush është një nga klientët privat të kësaj shoqërie përveç Bashkive Poliçan e Gjirokastër. IMUMENTIS shpk është klienti i NG STRUCTURES që inkriminon Drejtorin Bami por dhe Bashkinë Tepelenë, shkelje për të cilat do flasim në vijim të emisionit.

    Rikthehemi te kompania NG STRUCTURES e cila u themelua nga gruaja e Drejtorit të Bashkisë Tepelenë dhe një shtetas nga Berati për të cilin nuk gjenden të dhëna për CV e tij apo të babait pronarë të kompanisë. E themi këtë pasi kjo kompani direkt pas themelimit si shumë kompani të tjera të krijuara nga prestanome të zyrtarëve, biznes kryesor kanë tenderat dhe lejet e ndërtimit. NG STRUCTURES sipas të dhënave të opendata.al ka përfituar pagesa nga Buxheti i Shtetit për vitet 2019-2025 në vlerën 1.782 miliard ose rreth 18 milion euro.

    Por shifra është disa herë më e madhe nëse do të mblidhnim të gjithë tenderat ku kjo kompani ka qenë pjesë e bashkimeve të operatorëve fitues të tenderit. Në total, janë përfituar 66 milionë euro tendera nga grupime operatorësh ku pjesë ka qenë kompania e bashkëshortes së drejtorit të Tërmet Peçit. Nëse do ti hedhim një sy rezulton se janë një seri tenderash me vlera të larta dhe flamuj të kuq çka ngre dyshime mbi mënyrën se si fondet publike janë dhënë në prokurime ku fituese ka qenë kompania NG STRUCTURES.

    Në krye të listës qëndron bashkia e Tërmet Peçit, i cili i firmos tendera kompanisë së bashkëshortes së Drejtorit, që gjithashtu është firmëtar në procedurat tenderuese. Tërmeti i ka dhënë fonde gruas së drejtorit kryesisht për projekte si ndërtimi i vendparkimeve, furnizimi me matësa uji dhe rikonstruksioni i shkollave, me një vlerë të përgjithshme prej qindra miliona lekësh. Tenderët në Tepelenë nuk janë të vetmit që ngjallin dyshime, pasi kontrata të ngjashme janë dhënë edhe në Bashkinë Lezhë, Kavajë, Poliçan, Gjirokastër dhe Kamëz, për projekte që variojnë nga rikonstruksioni i shkollave e ujësjellësve, deri te rehabilitimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i rrugëve.

    Në listën e projekteve figurojnë kontrata me vlera të larta, si rindërtimi i 14 objekteve arsimore në Bashkinë Tiranë, për 302 milionë lekë, ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Pllanë në Lezhë, për 249 milionë lekë, apo ndërtimi i by-pass-it në qendrën historike të Gjirokastrës, me një vlerë prej 577 milionë lekësh, ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban në vlerën 1.9 miliard lekë. Shumë prej këtyre tenderave mbajnë shënimin “flamur i kuq”, që tregon probleme në procesin e prokurimit publik, si mungesa e konkurrencës apo kritere të dyshimta që favorizojnë një kompani të caktuar.

    Por le të mbetemi te faktet me të rënda që përbëjnë vepër penale, për të cilat SPAK duhet ta ketë një zgjidhje.

    Sipas publikimeve në rrjetin Social Facebook të kësaj kompanie në shkurt të vitit 2019 janë disa projekte që mbajnë firmën e Tërmet Peçi për kompaninë e drejtorit të tij Lorenc Bami. Tërmeti që di gjithcka nuk e paska ditur se po paguante drejtorin e tij dhe në shkurt të vitit 2019 i jep drejtorit të tij fondet për Rikonceprimin e bllokut të banimit Batalioni Baba Abaz. Pak ditë më vonë, po në muajin shkurt 2019 reklamohet “Rruga Salari Dukaj, projekti financohet nga FSHZH, dhe projektin e bën gruaja e Drejtorit të Bashkizë Tepelene për Zhvillimin e Teritorrit. Një tjetër projekt, që po kompania e reklamon në rrjtetet sociale është Vazhdimi i shititores përgjatë Kalasë Loti II, Parku i lojrave Tepelan apo Projekt “Agroturizëm URLA”, projekt I bërë nga Gruaja dhe miratuar leje ndërtimi nga Burri ne vitin 2018 sipas të dhënave të KLSH. IUMENTIS, është një tjetër projekt i bërë nga Gruaja dhe leje e ndërtimit është miratuar nga Burri, po sipas të dhënave të KLSH.

    Për më tepër në një nga postimet e kësaj kompani për tenderin e fituar në Bashkisë Gjirokastër shfaqet në zbatimin e punimeve Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër dhe Lorenc Bami Drejtori i Tërmetit që ligjerisht nuk mbante asnjë funksion në NG STRUCTURES, por që me këtë prezencë konfirmon dyshimin e ngritur që në krye të herës, se kush janë pronarët real të kësaj kompanie.

    18 milionë euro të marra drejtëpërsëdrejti, nga tenderat dhe fondet publike nëpërmjet kompanisë NG STRUCTURES dhe 66 milionë euro të tjera, ku kjo kompani ka pjesën takuese. Nëse për SPAK është bezdisëse fakti që burri i firmos tendera gruas, mund të veproj, në të kundërt mund të duartorkasë aktivitetin ‘publiçitar’.

    Tërmet Peçi “futi duart” te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertorePor jo vetëm kaq, në vijim do t’ju tregojmë se tenderat nuk kanë qenë aktiviteti i vetëm ku Tërmet Peçi apo drejtori i tij ka shkëlqyer. Fondet e bujqësisë, tashmë të bllokuara nga BE kanë qenë të lakmuara nga Tërmeti, ku bashkë me abuzimin me fondet, i janë bashkangjitur edhe abuzimi me mijra metra katrorë toke shtetërore që u janë dhënë familjarëve apo njerëzve të lidhur me ta.

    Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.

    Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, personazhi kryesor i këtij investigimi që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.

    Për më tepër, brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.

    Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale, një shërbim që kompania e Lorenc Bamit e realizon për llogari të IUMENTIS. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.

    Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë, një proces që ka tërhequr vëmendjen për përfitimin e fondeve publike në mënyrë të dyshimtë. Madje dyshimet u ngriten edhe me shume gjate inspektimit nga vetë kryeministri EdI Rama, i cili teksa pyet Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, në përgjigje, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.

    Në vitin 2021 kjo kompani dhe pse tashme ishte në aktivitet të plotë kishte vetëm 4 të punësuar. Gjolek Shehu Administrator, Myrto Tafilaj Veteriner, Aldo Shehu Shef sektori dhe Julian Çela Ekonomist. Sigurisht si në çdo kompani ekonomisti është një njeri i aftë dhe i besuar i pronarit por në këtë rast situate është pak më ndryshe. Meqënësë Lorenc Bami përveç se u kujdes që Gjolek Shehu te lidhte një kontratë qeraje me Bashkinë Tepelene, brenda 2 javëve nga themelimi I kompanisë, u kujdes dhe ti miratonte në kohë record lejen e ndërtimit. Madje në një kohë record, u kujdes që ti jepte edhe djalin e dajës së tij, shtetasin Julian Çela si ekonomist, që tja mbante mire llogarite pasi në Tepelenë mungojnë të tillë.

    Në shkurt të vitit 2024 me propozimin e Tërmet Peçit, mbi relacionin e Lorenc Bamit, Këshilli Bashkiak Tepelenë miraton një tjetër kontratë për dhënie me qera të disa pronave të tjera publike për shoqërinë IUMENTIS. Por lidhja mes tyre nuk mbetet thjeshte te miratimi i lejeve, pronave dhe projektet në Bashkinë Tepelenë. Pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami themelon një tjetër kompani. Artreum Generation themelohet në ditën kur shiti aksionet e tjera, në 01.05.2019, me ortak themelues Mateo Shehu i biri I Gjolek Shehu pronarit të IUMENTIS dhe Aleksandra Bami. Secili zotëron në kompani 50% të aksioneve. Administrator fillimisht do të jetë Aleksandra Bami dhe Aldo Shehu.

    Në shkurt të vitit 2020, kompania regjistron një adresë dytësore në vendin ku po ndërtohej Thertora Rajonale IUMENTIS, në rrugën Nacionale Tepelenë – Vlorë, pranë urës së Bënçës, një fakt që e lidh drejtpërdrejt me kompaninë IUMENTIS. Pra me pak fjale Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore më qëra, për 5 ditë i miratojnë lejë ndërtimi më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e thertores.

    Në vitin 2021, kompania IUMENTIS shënon një tjetër adresë dytësore në Memaliaj, duke fituar nënkontraktimin për një tender për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, dhe Ane Vjosë. Kjo adresë hapet pasi siç është denoncuar dhe më parë nga Albana Voksi kompania ka marrë nënkontraktimin e tenderit për Ujësjellësin Memaliaj.

    Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bami për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse. Ky veprim ka ngjallur dyshime të forta, pasi është e papranueshme që një kompani me pasuri dhe aktivitete fitimprurëse të shitet për një shumë kaq të ulët. Pas këtij veprimi, drejtori i Tërmet Peçit, ka vendosur të mos fshihet më pas gruas dhe miqve të tij, duke emëruar si administrator të kompanisë kushëririn e tij,ekonomistin e kompanisë IUMENTIS shtetasin Julian Çela. Tashmë Lorenc Bami drejton jo vetëm drejtorinë kryesore të bashkisë Tepelenë por i del koha për të drejtuar dhe një super biznes.

    Motra mësuese a është ‘prestanome’ e Tërmet Peçit? Me agroturizëm dhe fonde nga AZHBRDeri këtu ndoqëm se si Tërmet Peçi me krahun e tij të djathtë Lorenc Bami i firmosnin leje kompanive të tyre apo familjarëve, apo merrnin fonde publike, në vijim do tju tregojmë se të njëjtën skemë “publiçitari i Edi Ramës” e ka përdorur edhe me familjarët e tij të afërt. Në skenë do të dal edhe motra e Tërmet Peçit. Një mësuese, drejtoreshë shkolle e cila tashmë do të shndërrohet në investitore, përfituese e fondeve të AZHBR, përfituese e pronave publike madje edhe i ca parave të vogla po nga AZHBR, që bashkëshorti i saj të mbjellë ca pemë.