Elmas Bogdani
Një raport sekret i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimeve (OLAF) pritet të trazojë ujërat në politikën shqiptare dhe të shkaktojë një tronditje serioze për qeverinë aktuale. Sipas burimeve të sigurta diplomatike dhe audituesve ndërkombëtarë, raporti në fjalë përmbledh një seri abuzimesh, shkeljesh të rënda financiare dhe shpërdorimesh të fondeve europiane, të cilat janë kryer në bashkëpunim me institucione shtetërore dhe kompani të lidhura ngushtë me mazhorancën qeverisëse. OLAF ka hetuar disa tendera të dyshimtë, projekte të fryra dhe investime që rezultojnë të kenë qenë fiktive ose të realizuara me cilësi të dobët, por me kosto të jashtëzakonshme për taksapaguesit.
Një ndër pikat më problematike të raportit janë të ashtuquajturat “projekte fantazmë”, investime të raportuara në letra, por që në realitet nuk ekzistojnë ose janë zbatuar pjesërisht, me fonde të zhdukura nëpër rrjetin e kompanive kliente të mazhorancës. OLAF ka zbuluar skema të mirëorganizuara, ku kompani fiktive fitonin tendera pa konkurrencë reale dhe paratë përfundonin në llogari të kontrolluara nga njerëz me lidhje politike.
Denoncimet e OLAF
Ky nuk është rasti i parë kur Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit evidenton abuzime të rënda me fondet europiane në Shqipëri. Kohët e fundit, OLAF ka qenë institucion kyç në denoncimin e skandaleve të tjera madhore, që tronditën opinionin publik dhe që kanë çuar në hetime të thelluara nga SPAK. Që nga qershori 2021, OLAF ka kallëzuar penalisht Frida Krifcën dhe 7 vartës të saj në SPAK për abuzime me vlerën 134 milionë euro të programit IPARD-II, dhënë për projekte fiktive, ndërtime të luksit dhe interes të pushtetit të ngushtë. OLAF sqaroi se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet. Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. Këto parregullsi përfshinin:
– Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; – Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); – Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale. Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme. Programi u krijua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar në përputhje me standardet e BE-së dhe arritjen e progresit drejt anëtarësimit në BE .
Bllokohet IPARD III
OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit ka hetuar akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri. Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë.
Abuzimi i Ilir Beqajt me fondet e BE
Nga ana tjetër, gjithsej 11 të pandehur, 9 persona dhe 2 kompani dhe me ish ministrin Ilir Beqaj ndaj të cilit rëndojnë 6 akuza, është dosja që Prokuroria e Posaçme dorëzoi disa ditë më parë në GJKKO bashkë me kërkesën për gjykim për dosjen e SASPAC. SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie në rastin e 50% të kuotave të restorantit “Gzona”, i quajtur ndryshe si “Albanian Food and Hospitality Lab, një apartamenti në Vlorë dhe një makine. Vetëm për akuzën e korrupsionit që është më e rënda ish zyrtari i lartë rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg.
Të njëjtat akuza, përveç asaj të fshehjes së pasurisë, rëndojnë edhe ndaj Ermal Kurtulajt, për të cilin SPAK thotë se është bashkëpunëtor i ngushtë i Beqajt. Pas 19 muajsh hetime, kur procedimi penal nisi në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i projektit EUSAIR, i mbështetur me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK ka arritur në përfundimin për abuzime të shumta me këtë fonde të bëra në bashkëpunim. SPAK thotë se Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme pasi kanë qenë ortak të shoqërisë Intech+, që të zbatojë vetëm përgjatë viteve 2022-2023 prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE për projektet e EUSAIR, paratë e të cilave përfundonin në xhepat Beqajt. Tenderat sipas SPAK bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë se nga lidhja dhe zbatimi i kontratës me kompani të ndryshme.
Çfarë është OLAF dhe çfarë bën?
OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) është agjencia e Bashkimit Evropian që ka si mision të mbrojë paratë e taksapaguesve evropianë. Konkretisht, OLAF: Heton mashtrimet që prekin fondet e BE-së në të gjitha vendet anëtare dhe ato kandidate, si Shqipëria; Zbulon dhe heton korrupsionin, përfshirë raste kur zyrtarë publikë ose kompani private përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet e BE-së; Jep rekomandime konkrete për ndjekje penale dhe rikuperim fondesh, të cilat i dërgohen institucioneve vendase si Prokuroria ose SPAK-u në Shqipëri. OLAF nuk ka fuqi të japë dënime, por mbledh prova dhe dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe i ia kalon autoriteteve përkatëse që të ndjekin më tej çështjet.
Tag: kompani
-

Abuzime dhe vjedhjeve masive, OLAF gati raportin sekret që mund të “shkundë” qeverinë, ndërkombëtarët hetime për…
-

Administrata e Trump njofton sanksione të reja kundër Iranit
Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja në lidhje me Iranin , duke përfshirë dy kompani me seli në Hong Kong dhe sanksione që lidhen me luftën kundër terrorizmit.
Njoftimi është bërë nga Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Sanksionet synojnë të paktën 20 kompani, pesë individë dhe tre anije, sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit./vizionplus.tv
-

Vëllai i Veliajt merr lekët e kompanisë “One” dhe i përdor për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shumë prej rreth 5 milionë eurosh për prodhim dhe shpërndarje reklamash në mediat shqiptare.
Gjithçka duket e qartë, normale. Një kompani telefonike që do të bëjë reklamë, do të reklamojë produktet e të tjera.
Paratë për të disatin vit radhazi kalojnë nga kompania “Gogel”.
Lind pyetja: Çfarë është “Gogel”?
“Gogel” është kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK së bashku me kompaninë.
Mjafton të kujtojmë këtu përgjimet nga burgu, strategjinë mediatike të kryebashkiakut të ndodhur në qelinë e burgut të Durrësit, por dhe të vëllait të tij, Arbrit, sulmet ndaj prokurorëve të SPAK-ut, mediat që i bënë ato për të kuptuar se si paratë e “One” përdoren për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut dhe për të mbrojtur Erion Veliajn.
Tregu i reklamave nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një kompani celulare, por me një kompani që merr paratë nga “One” dhe në rast se do të ishte serioze administrata, drejtuesit e kompanisë “One”, në momentin që kryebashkiaku ishte arrestuar, në momentin që vëllai i tij kishte një kompani dhe ishte në konflikt të pastër interesi mediatik, pasi kryebashkiaku po mbrohej dhe po sulmonte në mënyrë kriminale prokurorët dhe gjyqtarët nga burgu në media që ishte reklama e “One” dhe paratë çoheshin nëpërmjet vëllait të tij, në rast se paratë nëpër media do të shkonin me kompani të tjera nuk do të kishte as një tip konflikti interesi dhe asnjë gjë të dyshimtë, Por në rastin ku kompania “One” i jep paratë Arbër Veliajt dhe këto çohen në media dhe më pas këto media, media këllira, të “çorapeve” apo anonime, media të pista gjobaxhinj paguhen sa në të bardhë aq edhe në të zezë dhe paratë e “One”, direkt apo indirekt, përdoren për influencë mediatike.
Është e qartë. Influenca mediatike blihet duke përdorur paratë e një kompanie private. Jepen reklama dhe më pas ndërhyhet me shkrime që çohen të gatshme që përgatiten vullnetarisht për t’u sulmuar gjyqtarë apo prokurorë.
Në cilin vend të Europës do të pranohej që një kompanie të madhe e prestigjioze siç është “One” në Shqipëri “t’i keqpërdoreshin paratë e saj” për të sulmuar drejtësinë?
Pa folur për paratë që ka përfituar “One” në tenderë direktë në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë që vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbri, shpërndante buxhetet e kompanisë, “One” fitonte tenderë në bashki.
Po e lëmë këtë pjesë dhe po qëndrojmë te pjesa e sotme, morale dhe publike, se si vëllai i një njeriu me 13 akuza që ndodhet në burg shpërndan paratë e një kompanie nëpër mediat që sulmojnë në mënyrë kriminale prokurorë dhe gjyqtarë për të penguar drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit.
Përgjigjja është e thjeshtë.
Nëse s’janë në dijeni e nëse nuk dinë gjë, e vërteta është se te mediat ku çon paratë Arbër Veliaj sulmohen në mënyrë kriminale prokurorët dhe gjyqtarët dhe shumica e fondeve shkojnë pikërisht për këto media, ato që mbrojnë Veliajn dhe sulmojnë në mënyrë kriminale sistemin e drejtësisë, këtu brenda janë dhe paratë e “One”./ CNA -

Çfarë janë thesaret e Bitcoin, trendi më i ri i kompanive publike
Disa kompani publike, përfshirë ajo e themeluar nga presidenti Amerikan Donald Trump, i kanë hyrë një gare të blerjes së kriptomonedhave duke shfrytëzuar qëndrimin e zbutur rregullator.
Plot 61 kompani publike të cilat nuk kanë veprimtari parë asetet dixhitale kanë adoptuar ato që njihen ndryshe si thesare Bitcoin duke alokuar një pjesë të parave të tyre dhe rezervës për kriptomonedhën më të madhe në botë sipas një raporti të Standard Chartered.
Shumica e tyre synojnë të replikojnë suksesin e arritur nge Strategy, e njohur më parë edhe si MicroStrategy, një kompani e softuerit e cila filloi akumulimin e bitcoin në 2020-ën ndërsa sot posedon më shumë se 63 miliardë dollarë Bitcoin.Vlera e aksioneve të saj është rritur me 3,000 përqind që prej 2020-ës ndërsa çmimi i Bitcoin ka vijuar të vendosë rekord pas rekordi deri në 110 mijë dollarë këtë vit.
“Kopjet” e Strategy kanë dyfishuar portofolin e tyre të Bitcoin në dy muajt e fundit ndërsa kolektivisht mbajnë 100,000 BTC tha Standard Chartered. Mes tyre është Trump Media & Technology Group, që ka ngritur 2.5 miliardë dollarë muajin e kaluar për të investuar në Bitcoin.Ndërsa investitorët mund të blejnë Bitcoin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes një ETF-je, investitorët zakonisht mund të përfitojnë gjithashtu përmes emëtimit të borxhit të konvertueshëm për të blerë më shumë Bitcoin.
Kompani si Strategy tregtohen me një çmim më të lartë se sa vlera e zotërimeve të tyre në bitcoin, sepse investitorët besojnë se ato kompani mund të përdorin qasjen e tyre në tregjet e kreditit për të blerë edhe më shumë bitcoin.
Cilat kompani po e bëjnë këtë?
Përveç Strategy dhe Trump Media & Technology Group, një sipërmarrje e përbashkët nisur në muajin Prill mes SoftBank, Tether dhe Cantor Fitzgerald, tërhoqi vëmendjen e investitorëve.
Grupi do të lançojë një sipërmarrje 3.6 miliardë dollarëshe quajtur Twenty One me synimin për të blerë Bitcoin. SolarBank, një kompani energjie me seli në Toronto të Kanadasë njoftoi këtë muaj se do të implementonte një strategji të thesarit të Bitcoin ndërsa nuk ka dhënë informacione sesa do të blejë.
Upexi, një kompani e produkteve konsumatore, së fundi lançoi një thesar për Solana, një tjetër kriptomonedhë e madhe.
Por pse tani?
Trendi vijon ndërsa Trump ka kërkuar rishikimin e politikave ndaj kriptomonedhave. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në muajin Mars për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin ndërsa priti liderët e industrisë në Shtëpinë e Bardhë.
Lëvizje të tilla kanë rritur çmimin e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera. Ndryshimi i theksuar në politikë nën Trump “është një nxitje serioze për gjithnjë e më shumë institucione që të hyjnë në këtë fushë,” tha Roshan Robert, CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave OKX. “Mënyra se si institucionet po e shikojnë zhvillimin e aplikacioneve për thesarin është vetëm një pjesë e asaj pamjeje më të gjerë.”
Cilat janë risqet?
Është e paqartë nëse strategjitë kripto në fjalë do të jenë të suksesshme, veçanërisht nëse firmat po blejnë në çmime të cilat aktualisht gjenden pranë rekordeve historike në një sektor që shquhet për luhajtjen e madhe.
Charles Schwab, përmes një raporti muajin e kaluar, tha se nëse një kompani ka sasi të konsiderueshme kripto që në mënyrë të papritur kolapsojnë në vlerë, firma mund të përballet me një krizë likuiditeti. Standard Chartered llogariti nëse Bitcoin bie nën 90 mijëd ollarë, gjysma e kompanive që kanë krijuar thesare Bitcoin do të ishin me humbje.
/PCWorld Albanian -

Piranjat/ Fëmijët helmohen në Gramsh-një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë
Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një kopshti publik përfunduan në spital me simptoma të forta helmimi – temperaturë, të vjella, diarre dhe shqetësime të forta të tretjes.
Fillimisht, zyrtarët vendorë tentuan ta minimizonin ngjarjen, duke e paraqitur si “virus stinor”.
Por analiza laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi dyshimet më të këqija: helmimi ishte shkaktuar nga Salmonella enteritidis, një bakter i rrezikshëm, i lidhur zakonisht me konsumin e vezëve të kontaminuara.
Investigimi ynë zbulon se furnizuesi i vezëve për këtë institucion ishte kompania Nelsa sh.p.k., një emër i njohur në skandalet e tenderëve publikë.
Përmes një procedure të dyshimtë, kjo kompani fitoi tenderin vetëm për furnizimin me vezë, në vlerën e 28,600 eurove, ndonëse nuk ofroi çmimin më të ulët. Sipas dokumenteve zyrtare, kompania ka ndryshuar pronësinë në mënyrë fiktive, duke kaluar aksionet tek të afërm të pronarit të dënuar më herët për korrupsion dhe furnizim me ushqime të kalbura në institucione shtetërore si burgje dhe spitale.
Nelsa sh.p.k. është vetëm një nga disa kompani që, pavarësisht historikut penal, vijojnë të fitojnë tenderë publikë përmes manovrave ligjore. Kompani si Dajti Park, Sinani Trading dhe 4S sh.p.k. janë gjithashtu pjesë e këtij zinxhiri – një sistem klientelist ku mbizotëron mungesa e kontrollit dhe papërgjegjshmëria. Miliona euro nga buxheti i shtetit kanë përfunduar në duart e këtyre subjekteve, që shpesh kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë vendorë apo ish-funksionarë të lartë.
Në Gramsh, pasojat ishin të prekshme.
Fëmijët e vegjël, më të pambrojturit, përfunduan në dhoma spitali, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndërsa prindërit kërkonin përgjigje, institucionet zvarriteshin në deklarata të vakëta dhe pa përgjegjësi.
Ky rast është një sinjal i qartë për dështimin e mekanizmave të kontrollit dhe mungesën e vullnetit për të mbrojtur qytetarët – veçanërisht fëmijët – nga rreziku real që vjen kur ushqimi bëhet pjesë e një pazari me tendera.
Emisioni ynë sjell fakte, intervista, dokumente zyrtare dhe dëshmi që zbulojnë rrënjët e një skeme të përsëritur, ku shëndeti i qytetarëve vihet në rrezik për të mbushur xhepat e të njëjtëve emra që vazhdojnë të riciklohen në tenderat e shtetit.
-

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!
Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se sa është paguar në fabrikë.
Gërdupi nënvizoi se shumë kompani nuk kanë fabrikat e tyre, thjeshtë kanë kontrata me fabrika të mëdha.
Ai shtoi se kompania thjesht ka magazinën, ku përzgjedh materialin dhe dizajnin.
“Shumë kompani të mëdha nuk kanë fabrika. Mund të kenë një magazinë, por kaq. Ata zgjedhin materialin dhe dizajnin. Kanë të drejtat e patentës, të dizajnit dhe kontrata me kompani prodhuese. Kanë një kontratë që thotë: ‘Dua kaq sasi me këtë çmim’. Çmimi që i paguhet fabrikës, krahasuar me çmimin e shitjes, ka një diferencë të madhe, 20 herë, madje edhe 50 herë. Dhe kjo është e padrejtë. Produkti nuk ka vlerë aq të madhe sa ka mendja e personit që e ka krijuar atë.
Nëse ne sot do të vazhdojmë të marrim gjithmonë produkte false, ose do të bëjmë një tjetër shkelje, kur produkti është origjinal, por ai që e importon nuk ka të drejtën përkatëse, atëherë në momentin që jemi të gatshëm të shkelim këto parime, të dëmtuarit janë kompanitë shqiptare. Sepse ato nuk mund të konkurrojnë dot me markat dhe brandet e mëdha”, tha Gërdupi. -

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet
Të prodhosh kriptomonedha në Shqipëri përbën vepër penale.
Pavarësisht kësaj, në Tiranë u zhvillua Samiti i Cryptos për Ballkanin, ku 106 kompani nga vende të ndryshme të botës e shohin vendin tonë si “fermën” ideale për të prodhuar paranë dixhitale, bitcoin.
Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Këto kompani serioze të fusin rrënjët e tyre këtu për ta bërë Shqipërinë si vendi kryesor prodhues për kriptot në Ballkan.”
Ngritja e fermave ku prodhohet bitcoini bëhet afër kabinave elektrike ose hidrocentraleve, sepse të prodhosh kriptomonedha kërkon shumë energji. Por këto ferma që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale nuk janë të sigurta për shqiptarët, sepse sipas ekspertëve ato janë skema mashtrimi për personat që kërkojnë të pasurohen shpejt në kohë. Një realitet të tillë shqiptarët e provuan gjatë viteve ’90 me skemat piramidale.
Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Në Shqipëri është e vërtetë që bota e kriptomonedhave përdoret nga bota e nëndheshme, pasi ka disa forma që përdoren për prodhimin e kriptove. Prodhimi ilegal ka krijuar kompani të rreme. Krijon një fasadë që është e Web3 ose e kriptomonedhave, por nuk ka asnjë projekt serioz. Këtë gjë do ta quaja skemë piramidale.”
Por që paraja digjitale të prodhohet në formë të rregullt, duhet vullneti i qeverisë dhe ai i kompanive që ofrojnë sisteme të sigurta. Të prodhosh kripto, do të thotë të përfitosh.
Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Shqipëria do të ketë përfitime të prekshme. E para, fusha e energjetikës, pasi ne humbnim 350 milionë euro energji; minimi do të thotë të përdorësh këtë energji që më pas do të përdoret për investime dhe jo derdhje. E dyta, këta të rinj që e duan teknologjinë mund të rrijnë, të edukohen dhe të prodhojnë këtu.”
Në Shqipëri ende nuk kemi një ligj që lejon përdorimin e kriptove, e pavarësisht kësaj, numri i portofolëve të investimit nga qytetarët shqiptarë përllogaritet të jetë afërsisht 100 mijë. Kjo do të thotë që në vendin tonë jo vetëm prodhohet, por kriptomonedha edhe përdoret.Top Channel
-

Ambasadori tregon dy gjigandët italianë që janë gati të investojnë në Shqipëri
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë. Ai tregoi projektet më të rëndësishme, të cilat i përkasin fushës ekonomisë, ku po përpiqet të sjellë 3-4 kompani të mëdha italiane në Shqipëri. Sipas tij, ato mund ta ndihmojnë të krijojnë vende pune duke shtuar se beson edhe në “mbështetjen e Shqipërisë në negociatat drejt BE-së”.
“Ne kemi një sërë projektesh që i përkasin fushës ekonomike, po përpiqemi të sjellim kompani të mëdha në Shqipëri, ideja ime është të kemi 3-4 kompani të mëdha në sektorët kryesorë që janë: energjia, industria e mbrojtjes, agrobiznesi dhe shëndetësia, këto janë aspektet më të rëndësishme”, tha Alberti.
Ai u shpreh se janë dy kompani të mëdha që kanë ardhur në katër muajt e parë të këtij viti dhe dy të tjera janë gati të mbërrijnë. Bëhet fjalë për një kompani që do të ndërtojë një kantier detar për ndërtimin e anijeve në Pashaliman.
Blendi Fevziu: Ambasador, italianët ka qenë investitorët e parë në Shqipëri në fillim të viteve ’90, por ishin sipërmarrës të vegjël që merreshin me aktivitete të tilla si restorante, fabrika, diçka të ngjashme. Ne gjithmonë kemi pritur që kompanitë e mëdha të vinin pas sipërmarrësve të parë, por kompanitë e mëdha pothuajse kurrë nuk mbërritën.
Marco Alberti: Po përpiqemi, kemi filluar, dy kompani të mëdha italiane kanë ardhur në katër muajt e parë të vitit… një tjetër është gati të mbërrijë… “Fincantieri”, kantierët detarë…
Blendi Fevziu: “Fincantieri”, kam dëgjuar, duan të krijojnë një kantier detar për ndërtimin e barkave, jahteve…?
Marco Alberti: Shpresojmë të arrihet…
Blendi Fevziu: Ku saktësisht?
Marco Alberti: Në Pashaliman!
Kompania tjetër është gjiganti italian “Leonardo”.
Blendi Fevziu: Pra, Leonardo mund të bëjë gjëra të mëdha këtu?
Marco Alberti: “Leonardo” është një nga kompanitë më të kompletuara që kemi në Itali, nga teknologjia satelitore deri te furnizimi me teknologji në sektorin e mbrojtjes, dronë, avionë, radarë, siguri kibernetike, është një kompani vërtet e jashtëzakonshme.
Sipas tij, deri para pak vitesh kompanitë e mëdha ishin skeptike për të investuar në Shqipëriu sepse nuk e njihnin.
“Mendonin se ishte një vend i vogël, ndërsa tani strategjia e Shqipërisë është të hapet, dhe kjo hapje ka gjeneruar interes të ri”, tha ambasadori.
Ai theksoi se për Italinë, Ballkani Perëndimor është strategjik, e në veçanti Shqipëria.
“Për Italinë, Ballkani Perëndimor është strategjik, veçanërisht Shqipëria, për këtë arsye, besoj se ne jemi aleatë shumë të fortë për hyrjen e Shqipërisë në BE”, tha ambasadori. -

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta
Disa kompani në Kosovë kanë marrë oferta për energji elektrike deri në trefish më të larta se tarifat e tanishme, dhe shumica nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata me furnizuesit. Megjithatë, nga 1 qershori, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të gjitha bizneset e mëdha do të dalin nga skema e tarifave të rregulluara dhe do të futen në tregun e lirë.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga përfaqësues të bizneseve, nuk do të ketë shtyrje të afatit për liberalizimin e tregut të energjisë, konfirmon Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).Sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori, të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni. Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.
ZRRE-ja njoftoi se shumica e furnizuesve janë ende duke analizuar profilin e konsumatorëve dhe duke përgatitur ofertat e tyre. Institucioni theksoi se vendimi mbetet në fuqi dhe mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore -veprim që, më 28 maj, e paralajmëroi Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa biznese që ende nuk kanë lidhur kontrata, për shkak të çmimeve të larta të ofruara nga furnizuesit dhe pritjes për shtyrjen e afatit. Të gjitha subjektet ekonomike që përfaqësojnë bizneset – përfshirë Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleancën Kosovare të Biznesit dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë – kanë kërkuar shtyrjen e afatit për një vit.
Ata kanë thënë se kjo periudhë duhet të shfrytëzohet për të krijuar kushte që do ta bënin reformën më të pranueshme për bizneset. Në të kundërtën, liberalizimi rrezikon të shkaktojë dëme afatgjate, duke ndikuar në uljen e prodhimit dhe në rënien e konkurrueshmërisë ndaj kompanive të rajonit.
Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova” në Vushtrri, që ka 260 punëtorë, thotë se KESCO i ka ofruar një çmim prej 264 eurosh për megavat në orë (MWh) – trefishi i tarifës aktuale. Sipas tij, vitin e kaluar kompania ka paguar 500 mijë euro për energji elektrike, ndërsa me ofertën e re, fatura vjetore do të tejkalojë 1.5 milionë euro.
“Kjo është e papranueshme, po na detyrojnë t’i rrisim çmimet e produkteve, ta ulim prodhimin dhe për pasojë, ta zvogëlojmë numrin e të punësuarve… është një efekt zinxhir”, tha Kosumi.
Nga kompania “Frutex” në Suharekë, pronari Shaqir Palushi tregon se vetëm KESCO dhe kompania VoltKos kanë paraqitur oferta. Për muajin qershor, oferta e KESCO-s ka qenë mbi 60 mijë euro më shumë se sa ka paguar në qershorin e vitit të kaluar. Kurse oferta e kompanisë tjetër VoltKos, për muajin korrik ka qenë 200 euro/MWh
“Në muajin korrik të vitit të kaluar kemi paguar 40.960 euro për energji; për të njëjtën sasi, në korrikun e këtij viti, me ofertën e re (te VoltKos-it) duhet të paguajmë mbi 102 mijë euro”, tha Palushi për Radion Evropa e Lirë.
As KESCO dhe as VoltKos nuk e kanë konfirmuar për REL-in çmimet e ofruara për këto kompani. Për një megavat energji në orë, sipas një raporti të publikuar nga ZRRE-ja, bizneset gjatë ditës (tarifa e lartë) paguajnë rreth 140 euro kurse gjatë natës (tarifa e ulët) rreth 69 euro.
Po, sipas këtij rregullatori çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët jo familjarë, vitin e kaluar, ka qenë 9.30 centë kilovati në orë apo 93.0 euro MWh.
REL-i ka kontaktuar disa nga kompanitë e licencuara për furnizim, sikurse Infinit Poëer Solution, Etmt Energy, MCM Commodities, Korporata Energjetike e Kosovës, KESCO, Future Energy Trading and Exchange Dynamics, GSA Eneregji, por shumica nuk janë përgjigjur nëse janë të gatshme t’i furnizojnë bizneset nga 1 qershori dhe me çfarë çmimi.
Përgjigje të pjesshme ka dhënë kompania Enerco LLC. Rinor Klaiqi nga kjo kompani nuk tregoi në mënyrë konkrete çmimin e një megavati, por tha se kanë biseduar më disa biznese edhe pse nuk kanë lidhur ndonjë marrëveshje tregtare.
“Kjo është situatë e re dhe shumica e konsumatorëve janë duke shfrytëzuar ofertën e Furnizuesit të Mundësisë se Fundit deri sa të adaptohen më situatën e re”, tha ai për REL-in.
Sipas Burim Ejupit nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, kompanitë nuk janë transparente në formimin e çmimeve dhe ofertat aktuale nuk përputhen me realitetin e bursës. Për krahasim, çmimi mesatar për një MWh në bursën HUPX më 28 maj ishte vetëm 87.39 euro.
Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja. Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.
Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut. Nëse pas kësaj periudhe nuk lidhet kontratë me ndonjë kompani tregtare, biznesi rrezikon të mbetet pa furnizim me energji elektrike.
Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës, nuk u përgjigj se a është e gatshme për këtë proces dhe sa do jetë çmimi i energjisë për bizneset e mëdha. ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore.
PDK-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë në gjykatë pezullimin e përkohshëm të vendimit, derisa të krijohen kushtet për funksionimin e tregut të lirë. Ndërkohë, bizneset mbeten në paqartësi dhe përballen me vendime të vështira, teksa rritja e menjëhershme e kostos së energjisë rrezikon të ndikojë në prodhim, çmime dhe punësim.
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.
Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme./ REL -

Infektimi i 17 fëmijëve me salmonelë në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Ushqimi furnizohet nga një kompani dhe gatuhet në kopsht
“Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Bashkia ka përgjegjësitë e veta, përgjegjësia jonë është në momentin që bëhet furnizimi ne kërkojmë fletën e analizave. Më intereson shumë gjendja shëndetësore e vogëlushëve dhe gjendja shpirtërore e prindërve dhe asgjë tjetër që lidhet me protagonizmin e ndonjë palaçoje politike.
Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit. Procedura është e rregullt, institucionet janë të mirëpritura të kontrollojnë procedurat. Jemi në ditët e fundit, besoj se nuk do kemi raste të tjera”-u shpreh Ajazi.Top Channel