Tag: komitetit

  • Fidel Ylli rizgjidhet në krye të KOKSH! I vetëm në garë, konfirmohet sërish president i Komitetit Olimpik

    Fidel Ylli rizgjidhet në krye të KOKSH! I vetëm në garë, konfirmohet sërish president i Komitetit Olimpik

    Fidel Ylli është rizgjedhur president I Komitetit Olimpik në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

    Si një kandidaturë e vetme në këtë proces zgjedhor, por që gjithsesi me alternativën pro dhe kundra, z.Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundra, për të vazhduar projektet e tij në krye të komitetit olimpik.
    Në fjalën e tij hapëse ai theksoi edhe një herë premtimin më të madh të këtij mandate të ri që është projekti i qytetit olimpik, një projekt gjigant për një kompleks të madh sportive ku përfshihen të të gjitha sportet dhe për të cilin sipas tij, po kërkohet mbështetja e partnerëve nga Lindja e Mesme si Arabia Saudite.
    Ndërkohë sa i përket garës për zëvendës president pati një të papritur, ku presidenti i federatës së peshëngritjes u tërhoq nga gara ku ishte së bashku me presidentin e federatës së volejbollit, Erlind Pëllumbi.
    Si rrjedhojë ishte Pëllumbi zv.presidenti i zgjedhur duke kaluar mbi 50% të të pranishmëve numrin e votave të fituara me një rezultat 59 pro dhe 9 kundra.
    Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv, ku Komisioni i sportistit kishte propozuar dhe zgjedhur Endrit Cullhajin, ndërkohë emrat e 8 të tjerëve janë: Izmir Smajlaj, Florent Kalidhopuli, Alfred Tahiraj, Krenar Dila, Leonard Lulaj ndërkohë që në bazë të kartës olimpike 3 anëtare të komitetit ekzekutiv duhet të jenë femra dhe në garë ishin 3 të tilla që u zgjodhën automatikisht, Julinda Dhame, Pavlina Ylli dhe Enkeleda Caushi.

    Top Channel

  • Elon Musk: Do të tërhiqem përgjithmonë nga DOGE

    Elon Musk: Do të tërhiqem përgjithmonë nga DOGE

    Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën (22 prill) se nga maji do t’i kushtojë më pak kohë komitetit të “Efikasitetit të Qeverisë” (DOGE) të krijuar nga presidenti amerikan për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet federale.

    Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën (22 prill) se nga maji do t’i kushtojë më pak kohë komitetit të “Efikasitetit të Qeverisë” (DOGE) të krijuar nga presidenti amerikan për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet federale.
    “Ndoshta duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga maji, koha që do të ndaj në DOGE do të reduktohet shumë,” tha zoti Musk gjatë një konference kushtuar rezultateve të fitimeve të tremujorit të parë të prodhuesit të makinave elektrike.
    “Duke filluar nga muaji i ardhshëm, do t’i kushtoj shumë më tepër kohë Teslës”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Vazhdon beteja institucionale mes FSHF dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Organi i futbollit refuzon pjesëmarrjen në Asamble

    Vazhdon beteja institucionale mes FSHF dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Organi i futbollit refuzon pjesëmarrjen në Asamble

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që do të zhvillohet më datë 23 prill 2025.
    Kjo vendimmarrje – sipas asaj qe shpjegohet nga komunikata per shtyp e federatës – është pasojë e refuzimit të hapur nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë zyrtare të FSHF-së, të paraqitur më 28 mars 2025, në përputhje me të drejtën që Statuti i KOKSH-it njeh çdo anëtari të tij.
    “Kërkesa e FSHF kishte për qëllim shprehjen e qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme mbi zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili e ka shpallur të pavlefshëm vendimmarrjen e mëparshme të KOKSH, mekanizmat e saj zgjedhor dhe ka renditur shkelje të qarta të të drejtave të FSHF si anëtar. Kjo vendimmarrje duhet të zbatohet detyrimisht nga KOKSH për ta kthyer strukturën Statutore të KOKSH brenda kornizës së ligjit.
    Për fat të keq, drejtuesit aktualë të KOKSH kanë vendosur të injorojnë, jo vetëm vendimin e gjykatës sportive ndërkombëtare me prestigjioze si CAS, por edhe të drejtat themelore të një anëtari për të kërkuar përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës. Ky akt zhduk çdo iluzion mbi funksionimin demokratik të KOKSH dhe tregon se drejtimi i tij aktual po ndjek një rrugë të izoluar dhe autoritare, në kundërshtim me frymën olimpike dhe Kartën Olimpike.
    Kjo dhe vendimmarrjet e tjera te KOKSH-it janë kundërshtuar nga FSHF vetëm me qëllimin e restaurimit të proceseve ligjore brenda kësaj organizate dhe kjo është konfirmuar në nivel ndërkombëtar.
    Kështu do të ndodhi edhe në të ardhmen, sepse kërkesat tona janë vetëm në interes të ligjshmërisë dhe demokratizimit të një organizate.
    Mirëpo drejtuesit e KOKSH-it nuk kanë asnjë interes të zbatojnë ligjin dhe vendimet e Gjykatave dhe mbajnë në një frymë shtrëngimi anëtarët që mbahen me paratë publike, që administron KOKSH dhe nuk i lejojnë të ushtrojnë liritë e tyre të organizimit. Ata kanë vetëm shqetësimin të përdorin kohën në detyrë për të thelluar paligjshmëritë që i mundëson të ushtrojnë disa ofiqe në dëm të interesave të mjedisit sportiv.
    Nuk mund të ketë kuptim pjesëmarrja në një asamble kur anëtarët nuk lejohen të shprehen, nuk u njihet mundësia për të diskutuar çështje me karakter kaq të rëndësishëm dhe nuk u garantohen të drejtat e pjesëmarrjes. Në një organizatë ku një anëtar ka më pak të drejta sesa një drejtues i zgjedhur, atëherë vetë kuptimi i demokracisë institucionale është i cënuar.
    FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore dhe institucionale për të garantuar ligjshmërinë dhe për të rikthyer funksionimin normal dhe të rregullt të KOKSH. Ashtu si para 4 vjetësh, kur paralajmëruam këtë vendimmarrje, sërish gjithçka që po kryhet është e kundërligjshme, por për drejtuesit e KOKSH, ka rëndësi vetëm qëndrimi në detyrë.
    Ne do të mbetemi gjithmonë në mbështetje të parimeve të transparencës, të drejtës, dhe respektimit të çdo anëtari në mënyrë të barabartë.”

  • KQZ rrëzon disa nga denoncimet e PD dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit

    KQZ rrëzon disa nga denoncimet e PD dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar në mbledhjen e radhës disa denoncime të ardhura nga Partia Demokratike dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me vendimet e disa bashkive të vendit sa i përket akteve që kanë ndërmarrë, që sipas denoncuesve ishin në shkelje të ligjit zgjedhor.
    Komisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se këto vendime kanë qenë të parashikuara në buxhetet bashkiake të miratuara më shumë se katër muaj para zgjedhjeve të 11 majit.
    “Denoncimi nr. 52 prej Komitetit Shqiptar të Helsinkit ndaj kryetares së Bashkisë Durrës. pretendimet kanë qenë në lidhje me një njoftim të shpallur nga Bashkia Durrës për hapjen e aplikimeve për projekte për promovimin e artit, kulturës dhe sportit, si dhe një qendër kulturore artistike-sportive. Edhe ky projekt rezulton që është i mbështetur me fonde të cilat janë të përfshira në ligjin për buxhetin e shtetit të miratuar katër muaj përpara datës së zgjedhjeve,” tha z. Celibashi.
    Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe urdhrat për heqjen e materialeve propagandistike nga zyrat zgjedhore të disa subjekteve politike.

  • “Tirana po përgatitet për Samitin e Komitetit Europian më 16 maj”/ Rama: Vijnë liderët e BE-së, është një përgjegjësi…

    “Tirana po përgatitet për Samitin e Komitetit Europian më 16 maj”/ Rama: Vijnë liderët e BE-së, është një përgjegjësi…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana po përgatitet për Samitin e Komitetit Europian, që do të mbahet më 16 maj, ku do të marrin pjesë liderët e Bashkimit Europian. Gjatë një konference për media me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Rama theksoi se ky samit është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë dhe një vlerësim i madh për rolin e vendit në rajon.
    Rama theksoi se është një përgjegjësi e madhe për Shqipërinë që të presë udhëheqësit europianë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me BE-në, në një rajon që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Bashkimin Europian.
    Edi Rama: Ne po përgatitemi për Samitin e Komitetit Europian, më 16 maj në Tiranë vijnë të gjithë udhëheqësit europian, që nga Suedia tek Turqia. Ndodh në Shqipëri, sepse unë besoj se është vlerësim tepër i madh dhe përgjegjësi e madhe për ne si aktorë në këtë rajon, që është gjithmonë e më i rëndësishëm në BE.

  • Takimi Inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE

    Takimi Inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE

    “Takimi Inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
    Takimi inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian sjell së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së”, shkruan kryeministri Rama.

    Pas këtij statusi Edi Rama foli në takim ku ndër të tjera tha se “Falë mënyrës së hapur dhe gatishmërisë jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë.
    Ka qenë një rrugëtim i gjatë siç u përmend me elegancë nga presidenti me shumë situata ku e gjetëm veten të mbërthyer, por më duhet të them se tashmë po jetojmë në një moment ku BE na ka surprizuar me gatishmërinë dhe vullnetin për të na marrë brenda. Që kur kujtoj herën e parë të nisjes së kësaj gjëje, yjet tona tani janë në një linjë me ata të BE, jo vetëm sa i takon të ardhmes por edhe të tashmes.
    Duam të përfitojmë nga ky shans e të bëjmë të mundur të jemi brenda kështjellës kur dyert të mbyllen.
    Sot është momentum me të cilin ne duhet të merremi dhe nuk mund të jem më shumë mirënjohës se kaq.
    Dua ta mbyll duke thënë, president Ropke është një nga miqtë më mirë të Shqipërisë dhe jemi me fat që ma ka rënë ia. Edhe pse shpejt do të zëvendësohet.
    Fundi është pozitiv por rrugëtimi është i dhimbshëm. Po i japim vetes të gjitha arsyet për të ecur para pa u dorëzuar”.

  • BE vlerëson reformat e integrimit/ Gonzato: Dialogu social luan një rol të rëndësishëm në kuadër të negociatave

    BE vlerëson reformat e integrimit/ Gonzato: Dialogu social luan një rol të rëndësishëm në kuadër të negociatave

    Në takimin e parë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Socio-Ekonomik Evropian, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se dialogu social luan një rol të rëndësishëm edhe në kuadër të negociatave.“Dialogu social është pjesë e rëndësishme e kapitullit 3 te negociatave që do të çelet shumë shpejt. BE-në e keni në krah për t’ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ambasadori Silvio Gonzato.
    Gonzato përmendi shqetësimet e të rinjve ndër to edhe korrupsioni.“Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar kanë pasiguri për punësimin gjë që sjell dëshirën për të emigruar. Kjo mund të vijë edhe prej punësimit informal ku nuk ju paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet. Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit por edhe korrupsioni sepse mungon një sistem që bazohet tek merita”, tha ambasadori Silvio Gonzato.
    Kryenegociatorja Dhuka, tha se Shqipëria po përgatitet gjithnjë e më shumë për t’u integruar në tregun e punës të BE-së.
    “Në lidhje me dialogun social ne jemi më pranë BE-së se në fusha të tjera. Vendet që janë bërë pjesë e BE-së kanë dëshmuar transformim të madh ekonomiko-social duke rritur cilësinë e jetës dhe standardet për qytetarët e tyre. Rajoni dhe Shqipëria janë vende me moshë të re, në kemi një treg pune të ri në moshë dhe kemi zell për të përqafuar ndryshimet teknologjike dhe mund të sjellim një kontribut shumë të mirë në treguan e punës së BE-së që lidhet me ekonominë digjitale”, tha Majlinda Dhuka.
    Presidenti i komitetit ekonomik dhe social europian Oliver Röpke vlerësoi arritjet e Shqipërisë në reformat.
    “Anëtarësimi në BE duhet të bazohet me merita, por metodologjia duhet të jetë graduale per shtetet kandidate dhe pikërisht këtë kemi bërë dhe komitetin tonë ekonomiko-social. Ne jemi pararojë e kësaj metodologjie në BE me krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ,  një organ ky, që jo vetëm do monitorojë, por do të japë dhe këshilla së bashku me institucionet e tjera evropiane për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria”, Oliver Röpke, Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
    Klan News