Bota E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 11:53
Sikur “carbonara” të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Jo një pjatë, jo një rregullore produkti, por një mënyrë e të ndenjurit në tryezë, e të gatuarit, e të njohurit, e të menduarit për ushqimin.
Është një herë e parë historike: deri tani UNESCO ka njohur specialitete dhe praktika të vetme gastronomike, nga vakti gastronomik francez te kuzhina e Michoacán-it, nga washoku japonez te kimchi korean, deri te borscht-i ukrainas, por kurrë të gjithë kuzhinën e një vendi. Sot, së bashku me Dietën Mesdhetare, artin e pica-bërësve napolitanë, kërkimin e tartufit, kultivimin me kopaçkë të vreshtave të Pantelleria-s dhe peizazhet e verës në Langhe, Roero e Monferrato, në listë hyn i gjithë ansambli teoriko–praktik: kuzhina italiane në tërësi, me pafundësinë e varianteve të saj rajonale dhe familjare.
Kandidatura, siç dihet, nuk lindi dje. Dosja “Kuzhina italiane, mes qëndrueshmërisë dhe diversitetit biokulturor” u përgatit nga Zyra e UNESCO-s në Ministrinë e Kulturës dhe u hartua nga juristi Pier Luigi Petrillo me koordinimin shkencor të historianit të ushqimit Massimo Montanari, në krye të një komiteti ekspertësh.
Tag: komiteti
-

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
-

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Armand Duka dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
Kampionati Europian i vajzave U-17
2028: Belgjikë
2029: Turqi
Kampionati Europian i vajzave U-19
2028: Portugali
2029: Itali
Kampionati Europian i djemve U-17
2028: Lituani
2029: Moldavi
Kampionati Europian i djemve U-19
2027: Çeki
2028: Bullgari
2029: Holandë
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë. -

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ja vendimet e rendësishme që u morën
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029.
Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029.
Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve.
Kampionati Europian i vajzave U-17
2028: Belgjikë
2029: Turqi
Kampionati Europian i vajzave U-19
2028: Portugali
2029: Itali
Kampionati Europian i djemve U-17
2028: Lituani
2029: Moldavi
Kampionati Europian i djemve U-19
2027: Çeki
2028: Bullgari
2029: Holandë
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të zhvillohet në Bruksel, Belgjikë. -

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon nesër mbledhjen e radhës në Nion, ja pikat kryesore të rendit të ditës
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën, më 3 dhjetor, nga ora 13:30 deri në 17:30, në Nion të Zvicrës.
Pikat kryesore të rendit të ditës janë:UEFA Women’s EURO 2029 – caktimi i vendit pritës
Finalet e turneve të të rinjve për djem dhe vajza për vitet 2028 dhe 2029 – caktimi i vendeve pritëse
Rregulloret për UEFA Nations League 2026/27 dhe për garat e të rinjve për djem dhe vajza 2026/27Gjatë mbledhjes do të zhvillohen prezantimet finale të kandidaturave për UEFA Women’s EURO 2029, si edhe ceremonia e shpalljes së vendit pritës. UEFA do të komunikojë vendimet e Komitetit Ekzekutiv përmes një njoftimi për median pas ceremonisë.
-

OKB: Izraeli po zbaton një politikë ‘de facto’ të torturës
Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër torturës thotë se ka prova që Izraeli po zbaton një “politikë shtetërore de facto të organizuar dhe të përhapur të torturës”.
Komiteti rishikon rregullisht të dhënat e të gjitha vendeve që kanë nënshkruar konventën kundër torturës, duke marrë dëshmi nga qeveritë e tyre dhe nga grupet e të drejtave të njeriut.
Siç shkruan BBC, gjatë rishikimit të Izraelit, si grupet izraelite ashtu edhe ato palestineze të të drejtave të njeriut dhanë detaje tronditëse mbi kushtet në qendrat e paraburgimit izraelite. Pretendohet se mijëra palestinezë janë arrestuar nga Izraeli që prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.
Sipas ligjeve izraelite për paraburgimin administrativ dhe për “luftëtarët e paligjshëm”, të dyshuar që nuk mund të klasifikohen si të burgosur lufte, ata mund të mbahen për periudha të gjata pa akses te avokatët apo familjarët.
Shumë familje palestineze thonë se kanë pritur me muaj për të mësuar se një i afërm i tyre ishte arrestuar, gjë që komiteti i OKB-së e cilësoi si “zhdukje e detyruar”.
Komiteti ishte veçanërisht kritik ndaj përdorimit të raportuar nga Izraeli të ligjit për “luftëtarët e paligjshëm” për të arrestuar grupe të tëra palestinezësh, përfshirë fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.
Por janë kushtet e raportuara në paraburgim ato që përbëjnë pjesën më të rëndë të konkluzioneve të komitetit, të publikuara sot.
Sipas provave, palestinezët shpesh privohen nga ushqimi dhe uji, dhe i nënshtrohen rrahjeve të rënda, sulmeve nga qentë, elektroshokut, “waterboarding”-ut dhe dhunës seksuale. Disa pretendohet se mbahen të lidhur vazhdimisht, u mohohet e drejta për të përdorur tualetin dhe detyrohen të mbajnë pelena.
Komiteti i OKB-së përfundoi se trajtime të tilla “përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”. Ai tha se provat e një “politike shtetërore de facto të organizuar dhe të përhapur të torturës” nga Izraeli përbëjnë një nga aktet që përbën krimin e gjenocidit sipas ligjit ndërkombëtar.
Izraeli i ka mohuar vazhdimisht akuzat se po kryen gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza.
Një anëtar i komitetit, Peter Vedel Kessing nga Danimarka, tha se ai dhe kolegët e tij ishin “thellësisht të tmerruar” nga ato që dëgjuan. Anëtarët e komitetit shprehën gjithashtu shqetësim për mungesën e hetimeve apo ndjekjeve penale mbi akuzat për torturë. Ata i bënë thirrje Izraelit të nisë hetime të pavarura dhe të sigurojë që përgjegjësit, përfshirë oficerë të lartë ushtarakë, të mbahen përgjegjës.
Izraeli, i cili prej kohësh e akuzon OKB-në për paragjykim ndaj tij, nuk komentoi publikisht sot mbi gjetjet e komitetit, por gjatë seancave ambasadori Daniel Meron, i cilësoi akuzat për torturë si “dezinformim”.
Ai tha se Izraeli është “i përkushtuar të respektojë detyrimet tona në përputhje me vlerat dhe parimet morale, edhe përballë sfidave të shkaktuara nga një organizatë terroriste”.
Në përfundimet e tij, komiteti i OKB-së dënoi pa ekuivok sulmin e Hamasit të tetorit 2023 dhe pranoi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Izraeli. Por paralajmëroi se shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga njëra palë nuk justifikojnë që pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Sipas konventës, ku Izraeli është palë, ndalimi i torturës është absolut: nuk lejohet në asnjë rrethanë. -

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton mbështetjen për investimin e ri të FK Partizani
Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar kërkesën e klubit FK Partizani për rimbursimin e shpenzimeve të kryera për arredimin e hotelit të ri në kompleksin sportiv të klubit.
Ky projekt është pjesë e zhvillimeve të rëndësishme infrastrukturore që po realizohen në futbollin shqiptar, duke rritur standardet e kushteve të punës dhe akomodimit për klubet.
FSHF vlerëson se ky investim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës sportive, duke krijuar ambiente bashkëkohore dhe funksionale në shërbim të ekipeve.
Ky vendim konfirmon angazhimin e FSHF për të mbështetur projektet e klubeve shqiptare dhe për të ngritur më tej standardet e futbollit në vend. -

Reagon Dhoma e Avokatisë pas arrestimit të Ulian Barjamit: Bojkot i proceseve penale deri më 25 tetor
Ulian Barjami
TIRANË- Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh në mbarë vendin, duke nxitur Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë të ndërmarrë masa të ashpra në mbrojtje të integritetit të këtij profesioni.
Në një deklaratë të bërë publike këtë të diel, Komiteti Drejtues i Dhomës, me firmën e kryetarit Maksim Haxhia, ka shpallur bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve penale në të gjitha gjykatat e vendit, deri më datë 25 tetor 2025. Bojkoti nuk do të prekë seancat që kanë afate procedurale dhe ato për masat e sigurimit, me qëllim që të mos dëmtohen të drejtat e të pandehurve.
Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar ndalimin e Barjamit si një shkelje serioze dhe të papranueshme të pavarësisë së avokatit, dhe kërkon hetim të menjëhershëm dhe të gjithanshëm nga institucionet përkatëse: Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Njoftimi i plotë:
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:
1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
2. Mospjësmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit.
4. Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj cështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.
6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.
7. Depozitimin e nje kopje vendimi prane Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Keshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
8. Shtyrjen per nje date tjeter te tryezes se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrine e Drejtesise ne daten 20 tetor, me objekt “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Komiteti Drejtues
Kryetari
Prof Dr. Maksim HAXHIA./ZËRI -

Avokati Ulian Barjami në pranga, Dhoma e Avokatisë përgjigjet me bojkot deri në …
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në radhët e komunitetit të avokatëve në mbarë vendin.
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar ngjarjen si një cënim të rëndë dhe të papranueshëm të integritetit dhe pavarësisë së profesionit të avokatit.
Në një vendim të bërë publik këtë të diel, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë, me firmën e kryetarit Maksim Haxhia, ka shpallur bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve penale në të gjitha gjykatat e vendit deri më 25 tetor 2025. Bojkoti përjashton vetëm rastet që kanë afate procedurale dhe seancat për masa sigurie, për të mos cënuar të drejtat e të pandehurve.
Në vendimin zyrtar thuhet se masat ekstreme vijnë si përgjigje ndaj mënyrës së trajtimit të çështjes së Barjamit, për të cilën Dhoma e Avokatisë kërkon një hetim urgjent dhe të gjithanshëm nga institucionet përkatëse: Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.