Tag: komitët

  • Kosova edhe më pranë BE-së! Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

    Kosova edhe më pranë BE-së! Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

    FOTO ILUSTRUESE

    ITALI- Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova. Sipas njoftimit, ky institucion këshilldhënës në strukturat e BE-së, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor në kuadër të Nismës së shteteve kandidate për zgjerim (ECMc), të iniciuar më 2023.
    “Me këtë nismë shpresojmë të fuqizojmë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare”, thuhet në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e këtij komuniteti.
    Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga shtetet kandidate. Megjithatë, atëbotë Kosova nuk u përfshi, pasi është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat.
    Më 2024, ky komitet pranoi si anëtar Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun evropian.
    Nga ky komitet ishte thënë se nisma shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE. Pavarësisht se Kosova nuk ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE, sipas një përgjigjeje që ky komitet i ka dërguar Kohës, u vendos që “të hapet faza e dytë e kësaj nisme edhe për Kosovën si kandidate potenciale për anëtarësim”.
    EESC-ja është pjesë integrale e BE-së. Ky komitet është themeluar më 1957 në bazë të Traktatit të Romës dhe synon të këshillojë vendimmarrësit e BE-së për t’u siguruar që organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile në mbarë kontinentin evropian kanë zë i përket zhvillimit të Evropës. Organizatat e shoqërisë civile që bëhen pjesë e komitetit veprojnë si ndërmjetës mes vendimmarrësve dhe publikut.
    “Qëllimi i EESC-së është që të ndihmojë që procesi i politikbërjes dhe ai legjislativ të jetë më demokratik, më efektiv dhe të reflektojë vërtetë nevojat e qytetarëve të BE-së”, thuhet në ueb-faqen e komitetit.
    Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së. Vetëm anëtarët që vijnë nga shtetet e BE-së kanë të drejtë vote në EESC. Anëtarët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ata përfaqësojnë shoqata punëtorësh, industri, dhoma të tregtisë, shoqata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konsumatorë, fermerë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, e të tjerë.
    Ky komitet përbëhet nga tri grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile. Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian./REL

  • Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

    Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

    Kosova E Shtunë, 18 Tetor 2025 14:25
    Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova.
    Sipas njoftimit, ky institucion këshilldhënës në strukturat e BE-së, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor në kuadër të Nismës së shteteve kandidate për zgjerim (ECMc), të iniciuar më 2023.

    “Me këtë nismë shpresojmë të fuqizojmë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare”, thuhet në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e këtij komuniteti.

    Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga shtetet kandidate. Megjithatë, asokohe Kosova nuk u përfshi, pasi është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

    Më 2024, ky komitet pranoi si anëtar Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun evropian.
    Nga ky komitet ishte thënë se nisma shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE.
    Pavarësisht se Kosova nuk ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE, sipas një përgjigjeje që ky komitet i ka dërguar Kohës, u vendos që “të hapet faza e dytë e kësaj nisme edhe për Kosovën si kandidate potenciale për anëtarësim”.
    EESC-ja është pjesë integrale e BE-së. Ky komitet është themeluar më 1957 në bazë të Traktatit të Romës dhe synon të këshillojë vendimmarrësit e BE-së për t’u siguruar që organizatat dhe rrjetet e shoqërisë civile në mbarë kontinentin evropian kanë zë i përket zhvillimit të Evropës.
    Organizatat e shoqërisë civile që bëhen pjesë e komitetit veprojnë si ndërmjetës mes vendimmarrësve dhe publikut.
    “Qëllimi i EESC-së është që të ndihmojë që procesi i politikbërjes dhe ai legjislativ të jetë më demokratik, më efektiv dhe të reflektojë vërtetë nevojat e qytetarëve të BE-së”, thuhet në ueb-faqen e komitetit.
    Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së. Vetëm anëtarët që vijnë nga shtetet e BE-së kanë të drejtë vote në EESC. Anëtarët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ata përfaqësojnë shoqata punëtorësh, industri, dhoma të tregtisë, shoqata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konsumatorë, fermerë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, e të tjerë.
    Ky komitet përbëhet nga tri grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile.
    Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

  • Talibanët krijojnë komitet të posaçëm për viktimat e tërmetit, ekipet e shpëtimit luftojnë me kohën në zonat malore të Kunarit

    Talibanët krijojnë komitet të posaçëm për viktimat e tërmetit, ekipet e shpëtimit luftojnë me kohën në zonat malore të Kunarit

    Një komitet i posaçëm është krijuar nga zyra e kryeministrit për të ndihmuar viktimat e tërmetit, njoftoi zëdhënësi kryesor i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, përmes një deklarate.

    Sipas deklaratës, janë caktuar 1 miliard afganë (rreth 10.8 milionë paund) për të ndihmuar viktimat dhe, nëse do të jetë e nevojshme, do të caktohen edhe fonde të tjera shtesë.

    Mujahid deklaroi se janë ndërmarrë masa për evakuimin e viktimave dhe për të shpërndarë ushqime dhe ndihma të tjera thelbësore për të prekurit nga tërmeti.

    Vështirësi për të arritur në zonat më të goditura

    Dëmet më të rënda ishin në zonat malore. Në Nurgal, Kunar, fshatra të tëra ishin shkatërruar. Ekipet e shpëtimit nuk arritën dot atje deri në mëngjes, sepse rrugët ishin të bllokuara dhe helikopterët nuk mund të uleshin në male gjatë natës. Shumë njerëz mund të kenë vdekur sepse mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe nuk u shpëtuan në kohë.

     

    Kunar është një rajon i ashpër dhe malor, me pak tokë të punueshme. Jo të gjitha fshatrat janë të lidhur me rrugë.

    Gratë zakonisht punojnë në fusha – kultivojnë të mbjella, kujdesen për bagëtinë dhe sigurojnë ujin e pijshëm.

    Shërbimet shëndetësore nuk janë të pranishme në çdo fshat apo rreth.

    Së fundmi, refugjatë nga Pakistani kanë mbërritur në zonë, dhe kam dëgjuar se disa familje po jetojnë në kushte shumë të ngushta – ndonjëherë më shumë se 10 persona në një dhomë të vetme./BBC

  • Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

    Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

    Nga Elvi Sidheri

    Kur flasim për komitët, përgjithësisht njeriu i parë që na vjen në mendje është patjetër Çerçiz Topulli, ose Mihal Grameno, jo rastësisht fundja, meqënëse të dy kolosët e lirisë së trojeve shqiptare, patën luftuar së bashku në të njëjtën çetë komite shqiptare.

    Gjithashtu në mendje na vjen vetvetiu Themistokli Gërmenji, fuqia shtytëse dhe njeriu më i vyer për shpalljen e Republikës së Korçës.

    Ndërkohë, përfytyrimin tonë lidhur me pamjen e komitëve shqiptarë të fillimshekullit XX, përpara dhe gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, mund ta ushqejmë gjithashtu me dëshmi të mbetura dhe të ruajtura në arkivat e fqinjëve tanë, falë punës së palodhur të gjenive të fotografisë, si Vëllezërit Manaki nga Manastiri, në fotot e të cilëve ruhen të përjetësuara edhe çehret dhe fytyrat e plot shqiptarëve.

    Në këtë shkrim, do të ofrohen pikërisht, ndër të tjera, fotot e epokës në fjalë, kur do të përcaktoheshin fatet e popujve të Ballkanit, përmes disa fotografive të shkrepura nga Vëllezërit Manaki, (Milton dhe Janaq, me origjinë nga fshati i madh Avdella, në Greqinë e sotme), ku paraqiten disa çeta të ndryshme komite të cilësuara si “bullgare”, dhe ku jepen kryesisht emrat e prijësve të tyre, përherë në sfond ndërkaq një pjesë e theksuar e komitëve përkatës, mbajnë në kokat e tyre qeleshen shqiptare.

    Çeta Nikola Lefterov me dy komitë me qeleshe

    Çetat në fjalë janë: Çeta e Nikola Lefterov; Çeta e Angel Sekulov nga Manastiri; Çeta e Nikola Dosev nga Zagoriçani; dhe gjithashtu Çeta e Alekso Stefanov nga Demir Hisari.

    Ka një veçori madhore në këto foto origjinale të Vëllezërve Manaki, që na kanë lënë trashëgimi të paçmueshme nga periudha kur aparatet e tyre fotografike dhe xhirimet e tyre të para, i patën dorëzuar historisë ngjarjet, njerëzit dhe pamjet e banorëve të trevave të tyre, pak a shumë rajonit të Maqedonisë (jo shtetit të sotëm, por krejt rajoni në fjalë, që përfshin troje nga katër shtete, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë).

    Janë këta komitë krejtësisht të panjohur, që mbase të tillë do të vijojnë të mbeten sa u përket emrave dhe mbiemrave të tyre, po që gjithsesi mund të cilësohen si shqiptarë nga qeleshet që kanë krenarisht në kryet e tyre.

    Në një shkrim timin të mëparshëm, kam arritur të përcaktoj nga dëshmi të bashkëkohësve të asaj periudhe, se njëri ndër komitët më të shquar të çetës së revolucionarit më të njohur bullgar/maqedonas të zonës së Maqedonisë, Goce Dellçev, pati qenë pa asnjë dyshim shqiptar, i mbiquajtur si Evstati Arnautçeto (shqiptari), dhe i rënë në betejë bashkë me të, duke folur në gjuhën shqipe.

    Temën në fjalë mund ta zgjerojmë edhe më tutje,  drejtpërdrejt të ilustruar me fakte nëpërmjet një fotografie historike të Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos.

    Në këtë foto, akoma tërësisht të pasqaruar lidhur me komitët e tjerë të pranishëm në pozën epike në fjalë, sipas burimeve bullgare të kohës, në pjesën e përparme, anash Çerçiz Topullit që ndodhet midis tyre, gjenden Ivan Zllatarev dhe Sterjo Sterjovski.

    Prania e tyre në këtë fotografi me vlera madhore historike, dëshmon diçka që burimet e kohës e tregojnë qartësisht, domethënë bashkëpunimin e shpeshtë jo vetëm në nivel të organizuar mes patriotëve shqiptarë dhe atyre bullgarë, në luftë kundër armiqve të njëjtë, serbëve, andartëve dhe turqve, por edhe në mënyrë krejt të natyrshme.

    Gjithmonë burimet e periudhës tregojnë se çeta e Mihal Gramenos dhe Çerçiz Topullit do të krijohet në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, ndërsa sipas dokumenteve osmane të kohës, çeta e Çerçizit përshkruhet si më e rëndësishmja syresh e luftëtarëve shqiptarë për liri, e përbërë nga më tepër se pesëdhjetë anëtarë, ku merrnin pjesë gjithashtu bullgarët.

    Bie në sy fakti që këta bullgarë që janë pjesë e çetës së Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, nuk cilësohen si ithtarë të VMRO-së që lufton për lirinë e bullgarëve të trevave të Maqedonisë, por theksohet se këta bullgarë janë bashkuar me Çerçizin për të luftuar kundër andartëve.

    Si dëshmi e mëtejshme në këtë këndvështrim, na shërbejnë edhe fjalët e Njazi Bej Resnjes, protagonistit të Revolucionit Xhon Turk në vitin 1908, i cili pohon se Çerçiz Topulli pati arritur që në rajonin e Ohrit të bashkonte çetat toske shqiptare dhe çetat bullgare nën udhëheqjen e tij, dhe me këta luftëtarë do ta ndihmojë Njaziun në pushtimin e garnizonit osman të Resnjes.

    Dihet gjithashtu që çeta e Çerçizit njëherësh kish bashkëpunim të ngushtë me revolucionarët bullgaro-maqedonas edhe në trevat midis Liqenit të Prespës dhe qytetit e Liqenit të Kosturit, të bashkuar nga armiqësia ndaj andartëve dhe turqve.

    Nga komitët bullgarë të pranishëm në fotografinë në fjalë, anash Çerçiz Topullit, Ivan Zllatarev, lind në Ohër dhe mbas kryengritjes së Ditës së Shën Ilias (Ilindenit) e shumë betejash, me fundin e Luftës së Parë Botërore, do të vendoset pikërisht në Korçë, bashkë me bashkëqytetarin e tij nga Ohri, Dhimitër Buzhba (Buzhbov), ku do të vijojnë veprimtarinë kundër pushtuesit serb në Maqedoni, ndërsa Buzhba do të ketë një rrojtore të tijën në Tiranë më vonë.

    Sterjo Sterjovski, lind në fshatin Smërdesh nga një familje vllehe, fare pranë Kapshticës në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, dhe pas shumë përballjeve luftarake me turqit, do të vritet nga andartët në Prespë në vitin 1905.

    Gjithashtu edhe patrioti tjetër i madh korçar, Themistokli Gërmenji kish pasur disa bashkëpunime me çetat komite bullgare kundër armiqve të përbashkët, si në rastin e komitit të njohur bullgar nga Kosineci i Kosturit, Deljo Markovski, i cili do të punojë për afrimin e luftëtarëve bullgarë të VMRO-së me luftëtarët shqiptarë, të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Adem Beu dhe Thanas Nastoplisi.

    Një tjetër patriot bullgar/maqedonas, Milan Matov nga Struga, do të jetë po ashtu ngushtësisht i lidhur me shqiptarët, siç tregohet në kujtimet e shkruara me dorën e tij, të periudhës së Kryengritjes së Dibrës dhe Ohrit (7-20 shtator 1913), ku shqiptarët dhe bullgarët do të ngrinin krye kundër pushtuesit serb, nga Dibra në Ohër, gjersa kjo lëvizje çlirimtare do të mbytej në gjak dhe masakra nga rreth 100 mijë ushtarë serbë.

    Në këto kujtime, ai përshkruan hollësisht kalimin në Shqipëri nga Rrajca, dhe qëndrimin në Elbasan ku duke bujtur te miku i tij, shqiptari nga Ohri, Irfan Beu, do të takohet me Lef Nosin, Grigor Cilkën, shqiptar nga Manastiri, dhe plot patriotë të tjerë shqiptarë, derisa me Besa-Besën e shqiptarëve, niset drejt Maqedonisë nën pushtimin serb, ku do të shpërthejë kryengritja, dhe ku shqiptarët i prin Sefedin Pustina nga Dibra.Një nga udhëheqësit bullgarë të kësaj kryengritje, më i respektuari nga luftëtarët shqiptarë ndërkaq, është Petar Çaulev nga Ohri, me shumë gjasa i biri i një shqiptareje, Florës, nga zonat e sotme kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, i cili disa herë do të gjendet në Shqipëri gjatë viteve të Luftërave Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, por edhe në vitet 1920, e që gjithashtu boton në vitin 1924 në Stamboll, një libër me titullin “Shqipëria” (Скиприя).Qëllimi i këtij shkrimi, pikërisht përmes fotografive origjinale të epokës që përfshin këto ngjarje dhe këto personazhe, dhe nëpërmjet përshkrimit të veprimtarisë patriotike të udhëheqësve të shquar shqiptarë e bullgarë të lëvizjeve luftarake kundër turqve, serbëve dhe andartëve, është ndriçimi i një periudhe që përkundër trajtave mitike, në disa aspekte mbetet akoma e pazbardhur, duke mundur tashmë t’u japim vlerësimin e merituar, me pamje dhe dëshmi të mirëfillta, këtyre burrave trima që luftuan për liri.Historia nuk harrohet kur ajo dëshmohet.

    Alekso Stefanov me komitët e tij të gjithë me qeleshe

    Çeta e Alekso Stefanov nga Demir Hisari, gjithë komitët me qeleshe

    Çeta e Angel Sekulov nga Manastiri, tre komitë me qeleshe

    Komiteti tosk në Manastir

    Milan Matov, i pari lart majtas, me qeleshe të bardhë, bashkë me komitë bullgarë

    Nikola Dosev nga Zagoriçani, me dy komitë me qeleshe

  • Ata ishin tridhjetë vetë..

    Ata ishin tridhjetë vetë..

    Blerim Latifi

    Prej një jave 30 burra, gjysma e të cilëve ishin të plagosur, po përpiqeshin të dilnin nga zona e rrethuar. Jo për të shpëtuar veten, por të mos lejuar që trupi i prijësit të tyre të plagosur për vdekje të binte në duart e ushtarëve serbë. Mijëra ushtarë, xhandarë, civilë serbë të armatosur e hafije shqiptarë ishin vënë ndjekje të tyre. Ata kishin bllokuar të gjitha rrugët, shtigjet, fushat dhe malet. Sa ka dushk në mal, aq kishte ushtarë ato ditë – thotë një tregim i ardhur nga ajo kohë e zymtë. Urdhëri i Zhupanit ishte i prerë: E dua të gjallë o të vdekur Azem Bejtën. Shefi i tij në Beograd ia kishte bërë të qartë dëshirën e tij: duam ta ekspozojmë në sheshin e Beogradit, t’ia përdhosim trupin publikisht, që t’u japim një mësim se çfarë fundi i pret të gjithë ata që guxojnë të çojnë krye kundër Kralit.

    Komitët e dinin këtë. E kishin mësuar nga rastet e mëhershme. Shumë shokë të tyre i kishin zvarritur shesheve duke ua masakruar kufomat e duke ua hedhur më pas qenve të rrugëve. Prej kohëve që nuk mbahen mend tiranët i kanë përdorur skena të tilla për t’i tmerruar njerëzit, për t’ua shuar çdo ëndërr rebelimi. Tiranëve nuk u mjafton vetëm pushteti mbi trupat e të gjallëve. Ata e duan edhe pushtetin mbi trupat e të vdekurve, sidomos të vdekurve që në të gjallë guxojnë të vënë në pikëpyetje pushtetin e tyre.

    30 komitët e kishin vendosur të mos ia plotësonin këtë dëshirë tiranit në Beograd. Me asnjë çmim. Por gjithçka dukej e pashpresë. Ishin aq pak. Gjysma të plagosur. Kishin mbetur me pak municion në pushkët e tyre, prej ditësh nuk kishin futur gjë në gojë dhe shtëpive duhej t’u shmangeshin sepse nuk ishin të sigurtë që do të gjenin mikpritje. Hafijet ishin gjithkah. Ata u ndihmonin ushtarëve dhe xhandarëve për të hyrë në shtigjet e panjohura prej tyre.

    Në natën e 24 korrikut, derisa po pushonin në një përrua të thellë, prijësi u zgjua nga kllapia dhe i tha Hamit Bajçinovcit, mjekut të komitëve, që i rrinte te koka: – Kallma nji duhan! Dikush nga çeta reagoi: – Drita e cigarës mund të na zbulojë para ushtarëve. Prijësit i erdhi rëndë kjo. Me zanin e dobësuar të njeriut që po jep shpirt, tha: – Mos u tutni, a jeni me babën!

    Ashtu duke ia mbajtur cigarën e ndezur, prijësin e kapi përsëri kllapia. Në mëngjesin e hershëm të 25 korrikut ai dha frymën e fundit. Mes maleve të Përçevës. 30 komitët i mbuloi pikëllimi, por shpejt e morën veten, sepse përpara e kishin amanetin: As i gjallë as i vdekur n’dorë t’Kralit!

    Ndërkohë një lajm tjetër i keq u erdhi nga shoku i tyre i armëve Halim Ngucati: ushtria serbe kishte rrethuar Dushin, Gjurgjevikun dhe po shkonte drejt Gllarevës. Lajmin e bënte edhe më të trishtueshëm pjesa tjetër e tij: shumë shqiptarë të shitur ishin bashkuar me ushtrinë. Çfarë lajmi i kobshëm! Kjo e bënte situatën edhe më pashtegdalje. Dikush nga çeta tha: Kemi veç një rrugë për të mos e lanë kufomën e Azemit të bjerë në duart e shkive, ta djegim. Halim Ngucati kundërshtoi: -Jo, shqyptari se ka zakon me djegë trupin dhe qysh kallet gjith’ ky trim. Ai u tha se dinte një shpellë nëntokësore, e cila ishte shumë e thellë dhe nëse betohen se nuk do t’i tregojnë askujt, aty nuk do t’i shkojë askujt mendja se është varrosur Azemi. Me të rënë nata komitët u nisën drejt shpellës, në funeralin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Shpella, e kthyer në varr, e mori në thellësinë e saj misterioze prijësin e tyre legjendar.Amaneti i tij ishte përmbushur. Tirani më kot do të priste trofeun e tij makabër. Komitët u besatuan për ta ruajtur sekretin deri në vdekje. Ruajtja e sekretit do ta mbante gjallë lidhjen e tyre. Vetë mitin për prijësin e tyre. Dhe bashkë me mitin edhe shpresën se do të vinin të tjerë që do të guxonin të ngrinin krye kundër shtypjes. /Trungu & InforCulture