Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se me refuzimin e mazhorancës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, sipas tij, “për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me ‘McGonigal’”, kryeministri Edi Rama po asgjëson parlamentarizimin.
“Është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar”, theksoi ai.
Bardhi shtoi se PD kërkon standardet që ka çdo vend i BE-së, duke theksuar se Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës.
“Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane”, shprehet ai.
Postimi i plotë:
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjeson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizimin.Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik. Ne kërkojmë standardet që ka çdo vend i BE-së, asgjë më shumë. Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane.
Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës së qeverisë, por vendi ku opozita kontrollon, kërkon llogari, nxjerr përgjegjësi. Opozita nuk do të bëhet kurrë një stoli e një bande që pasi asgjesuan zgjedhjet e barabarta dhe të lira, duan të asgjesojnë edhe Parlamentin.
Tag: komisioneve
-

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje sa i përket ngritjes së dy Komisioneve Hetimore për zgjedhjet e 11 majit, e cila u refuzua nga Partia Socialiste.
“Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjeson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizmin.
Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik. Ne kërkojmë standardet që ka çdo vend i BE-së, asgjë më shumë. Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane.
Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës së qeverisë, por vendi ku opozita kontrollon, kërkon llogari, nxjerr përgjegjësi. Opozita nuk do të bëhet kurrë një stoli e një bande që pasi asgjesuan zgjedhjet e barabarta dhe të lira, duan të asgjesojnë edhe Parlamentin”, shkruan Bardhi.Top Channel
-

PD thërret mbledhje urgjente nesër me deputetët pas refuzimit të komisioneve hetimore
Pas refuzimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe ngjarjet e 11 majit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka thirrur një mbledhje të posaçme ditën e premte, më 31 tetor, në orën 12:00. Në fokus të takimit do të jetë diskutimi mbi situatën e krijuar në Kuvend dhe reagimi institucional i opozitës pas, siç e cilësojnë demokratët, “mohimit të të drejtave kushtetuese”.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se drejtuesit e grupit kanë kërkuar pjesëmarrje të plotë të deputetëve, duke e konsideruar mbledhjen me rëndësi të veçantë për vijimin e veprimtarisë parlamentare të opozitës.
Më poshtë, mesazhi i plotë që u është shpërndarë deputetëve të PD-së:
Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.
gijotina.com/ -

U rrëzua ngritja e komisioneve hetimore, Berisha: U bllokua hapësira e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit, ai e cilësoi këtë vendim si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të opozitës, duke akuzuar mazhorancën për “bllokim të qëllimshëm të kontrollit parlamentar”.
Berisha tha se mazhoranca ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij e ka sanksionuar qartë se e drejta e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është e pakushtëzuar dhe e patjetërsueshme.
“Pseudo-mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore që ka në parlament – Komisionin Hetimor. Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një përpjekje për të mbuluar aferat korruptive të qeverisë”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se qeveria po pengon çdo përpjekje të opozitës për të hetuar shkeljet zgjedhore dhe për të zbardhur skandalet që përfshijnë zyrtarë të lartë të shtetit.
“Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do të jenë ata që do të thonë fjalën e tyre”, theksoi Berisha, duke paralajmëruar se opozita do të mblidhet për të vendosur hapa të mëtejshëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese.
Top Channel
-

Sot seanca plenare, në rend dite kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit dhe ngritja e komisioneve hetimore
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenar, e dyta kjo në një javë, ndërsa të hënën ishte seanca ku raportuar krerët e institucioneve të drejtësisë në vend si dhe u votua për krijimin e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorial.
Një nga pikat e rendit të Ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.
Seanca për shkarkimin e Peleshit parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjatë ditës së sotme Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare.
Ndërkohë në vijim, në seancën e orës 11:30, në Kuvend do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.
Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
Ndër të tjera, Kuvendi do të miratojë edhe projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-

Berisha tregon pse votuan për ngritjen e komisioneve: Për dy arsye themelore! Me Ramën s’ka zgjedhje të lira
Gjatë seancës plenare të kësaj të hënë, mazhoranca dhe opozita miratuan me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe me 115 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Për ngritjen e këtyre dy komisioneve votuan kundër 3 deputetë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpjegoi në Kuvend arsyet pse votuan pro ngritjes së Komisioneve.Së pari për të respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe së dyti, sepse sipas tij, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
Berisha: Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.
OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.
Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi. Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën. -

Pakti mes PS-PD për ngritjen e dy Komisioneve, a do të ketë rezultat Reforma Zgjedhore brenda afatit? Gjiknuri: Garanci nuk jap për…
Socialisti Damian Gjiknuri foli për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa u pyet për ngritjen e dy Komisioneve Parlamentare të Posaçme, atë të Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale.
“Jam i hapur të vazhdoj dialogun, edhe me shoqërinë civile. Të gjitha partitë kanë të drejtë të jenë të përfaqësuara në komisione”, tha Gjiknuri, i cili do të drejtojë Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Por a do të kemi ndryshime të reformës zgjedhore për 9 muaj siç janë afatet e parashikuara?
“Nuk jap garanci përveçse gjerave që i kam në dorë. Aty është një tango, pra dhe opozita, unë do t’i dëgjoj, dhe nëse ka konsensus mund të arrijmë edhe më shpejt”, tha ai.Top Channel
-

Berisha sqaron pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Kuvend sqaroi arsyen se pse deputetët demokratë votuan pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme, për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
I bindur se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, Berisha deklaroi se ndihen të detyruar që rekomandimet e OSBE ODIHR për zgjedhjet e 11 majit të kthehen në ligj.Po ashtu ai tha se reforma territoriale ishte një “anti reformë që u vendosën standardet e pabarazisë maksimale”.
Berisha: Ne sot votuam ngritjen e këtyre komisione për dy arsye:
Janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE ODIHR. Në raporton e fundit damkosi si një farëse zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar që rekomandimet e drejta ti kthejnë në ligj, ndonëse deklarojmë se me Ramën shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë.
Reforma territoriale ishte një anti reformë që u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Rikujtoj që qarku i Gjirokastër me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milionë banorë, ka 4 njësi. Ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen.
Është vetëm vendimi i qytetarëve dhe përpjekja e opozitës për të kthyer votën e lirë. -

PS-PD votojnë Komisionet për Territorialen dhe Zgjedhoren, Shehaj: U bëtë bashkë fshehurazi! Balla: Ti e ke Kuvendin shkollë nate
agron shehaj
TIRANË- Kanë kaluar me dakordësinë e PS-së dhe PD-së ngritja e Komisioneve Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore. Në seancën e sotme, 113 deputetë votuan pro Komisionit të Posaccëm të Reformës Zgjedhore, dhe me 115 vota pro Komisionit për Reformën Territoriale.
Kundër kësaj marrëveshje PS-PD u shpreh kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili akuzoi partitë e mëdha për vjedhje dhe korrupsion. Edhe pse ka një vend në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Shehaj u shpreh se marrëveshja mes PS dhe PD synonon asgjesimin e partive të vogla.
“Komisioni ka si funksion vetëm të vrasë partitë e reja, të vrasë demokracinë në këtë vend. Unë se kuptoj si opozita dhe mazhoranca, fshehurazi bëhen bashkë, me qëllim për të vrarë partitë e reja. Keni vjedhur bashkë për 30 vite dhe këtë vazhdoni që të bëni, me këtë komision këtë do të bëni”, u shpreh Shehaj.
Ndërkohë që në kundërpërgjigje të tij, Balla u shpreh se Shehaj e ka Kuvendin si shkollë nate, dhe e përdor për populizëm.
“Kemi marrë parasysh të gjithë traditat parlamentare. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë.
Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partitë më 2 mandate (i drejtohet Shehajt). Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të ccdo njeriu.
Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime.
E rëndësishme është që të shkojmë përpara me depolitizimin e komisioneve. Zgjedhjet e fundit treguan që partie politike kanë humbur besimin t numërimi i votave me përfaqësues të partive.
Është e pamundur që të bëhet një komision i posaccëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara që kemi konsensus 99%”, tha Balla.
Deputetët që votuan kundër komisioneve të posaçme për Zgjedhoren dhe Territorialen ishin: Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi./ZËRI

