Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin që rregullon funksionimin e sistemeve të pagesave të administruara prej saj.Veç të tjerash, ndryshimet në rregullore parashikojnë ulje të mëtejshme të komisioneve që klientët e sektorit bankar do të paguajnë për transfertat e parave që do të kryejnë mes institucioneve të ndryshme financiare.Në projektrregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë propozon që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.Aktualisht, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) është 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.Projektrregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje nëpërmjet AECH me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë.Me kuadrin aktual, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kanë një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.Projektrregullorja parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Aktualisht, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguajnë një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, projektrregullorja propozon një komision tavan prej 1 mijë lekësh.Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.Projektrregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.Për pagesat në nisje që janë të iniciuara në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.Ndryshimet në kuadrin rregullator të sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë janë hartuar në një kohë që po punohet njëkohësisht për ngritjen e një sistemi kombëtar të pagesave të shpejta (instant payments), sipas modelit TIPS që do të ofrojë Banka e Italisë./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: komisioneve
-

10 fakte për legjislaturën e 10!
Nga Ina Zhupa
Sot në seancën e fundit nënvizova 10 fakte për legjislaturën e 10!
Parlamenti që do mbahet mend:
1- Për bërjen e korrupsionit në nivelin më të lartë: Korrupsion Legjislativ, me ligje me porosi për interesa individësh dhe grupesh klient e miq të pushtetit.
2- Për kthimin në noter të qeverisë dhe mos futjen fare në shqyrtim parlamentar të 61 nismave të deputetëve.
3- Për shkeljen e kushtetutës në mos lejimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike.
4- Për mbrojtjen e mandateve të deputetevë të saj në shkelje të kushtetutës dhe mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.
5- Për votimin e ligjeve kundra interesit të qytetarëve dhe cënimit të pasurisë publike si koncesioni i Butrintit apo koncesioni i Portit të Durrësit.
6- Për mburojën ndaj aferave të kryeministrit, duke mos lejuar interpelancat me të, komisionet hetimore apo mekanizma të tjerë parlamentar.
7- Për miratimin e buxheteve që nuk cojnë paratë te qytetarët por te oligarkët, edhe mos realizmin e buxheteve dinjitoze për arsimin, shëndetësinë, për fëmijët, për pensionist, për shtresat në nevojë.
8- Për shkeljen e vazhdueshme të rregullores kuvendit ku parlamenti vihet vetëm në funksion të deputetëve të mazhorancës.
9- Për ngritje e dy komisioneve të njëashme të posacme me vullnetin për të shtuar kontrollin mbi drejtësinë dhe për të kapur mediat në vend.
10- Për marrjen e tre komisioneve hetimore të fituara me luftë nga opozita, komisionin për inceneratorët, komisionin për sistemin TIMS, dhe komisionin e koncensioneve në shendëtesi. Ku demaskimi i bërë nga nënkryetari i grupit, deputeti Ervin Salianji në komisionin për TIMS, nxiti edhe më shumë hakmarrjen politike që Edi Rama paralajmëroi në kuvend ndaj tij, duke e bërë të burgosurin e parë politik në vend dhe pse me mandat deputeti.
-

“Institucionet duhet të raportonin deri në qershor, por…”, Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj kryetarëve të komisioneve parlamentare
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, konstatoi sot në parlament një mangësi të punimeve në Kuvend.
Sula tha se raportimi i detyrueshëm i institucioneve në Kuvend duhej të kishte ndodhur deri në qershor, raportim i cili nuk ndodhi.
Për këtë arsye ai kërkon që opozita të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare, sepse sipas tij kanë shkelur ligjin, duke kryer veprën “shpërdorim detyre”.
“Në parlament, duhet të raportonin institucionet. Opozita të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare, sepse kanë shkelur ligjin, duke kryer veprën “shpërdorim detyre”. Institucionet duhet të raportonin deri në qershor dhe tani jemi në korrik. Opozita, nëse nuk bën teatër, duhet të reagojë dhe të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare”, tha Dashnor Sula. -

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrences i rekomandon BSH që të ndërhyjë
Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë.
Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:
– një nivel i ulët transparence mbi tarifat;– mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;– problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:
1. Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);
2. Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;
3. Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale. -

Bankat u marrin qytetarëve komision kur tërheqin para në ATM/ ‘Konkurrenca’ i kërkon BSH të ndërhyjë
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka bërë një monitorim të të gjithë Bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Në përfundim në kontrollit në Terren, “AK” i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë për komisionet që të gjitha bankat u mbajnë qytetarëve sa herë që tërheqin para nga bankomatet. Por cilat janë problemet që u pikasën gjatë kontrolleve? Sipas Autoritetit të Konkurrencës, bankat e nivelit të dytë kishin pak transparencë mbi tarifat, kishte mungesë e harmonizimi për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, por edhe hasën problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
Përmes një vendimi të posaçëm, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:
-Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës ;-Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;-Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale.
NJOFTIMI I PLOTË I ‘KONKURRENCËS’:
Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë. Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:
-një nivel i ulët transparence mbi tarifat;-mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;-problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:
-Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);-Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;-Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale./ZËRI -

“Në shtator nis puna për Zgjedhoren”! Gjiknuri: Depolitizimi i komisioneve dhe votimi elektronik, domosdoshmëri
Me nisjen e sezonit të ri parlamentar, pritet të nisë menjëherë puna dhe për Reformën Zgjedhore.
Shumica, siç pranon dhe Damian Gjiknuri, në një intervistë për Tv Klan, është e gatshme për ngitjen e një komisioni të posaçëm gjithëpërfshirës për amendimet në Kodin Elektoral për rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR, por siç kërkohet dhe grupkapitullin e parë të negocimit.
“Në bashkëbisedimin me grupet parlamentare do të krijohet një komision i përbashkët siç është bërë dhe herët e tjera”, tha Gjiknuri.
Rinumërimi i votave për 4 qarqe po dëshmon se komisionerët e partive politike jo në pak raste e kanë numëruar vullnetin e qytetarëve, sipas orekseve të subjekteve që i kanë zgjedhur.
Ndaj Gjiknuri sheh si domosdoshmëri shkuarjen drejt depolitizimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta.
“Mosbesimi i hapur i shfaqur nga PD për komisionerët e saj, mendoj që ai duhet të jetë rekomandimi bazë i parë të bëhet nga personel teknik. Ai që shkel kodin zgjedhor, atij duhet t’i kushtojë dhe vendi i punës”, tha Gjiknuri.
Për të shmangur cdo manipulim e tejzgjatje të nxjerrjes së rezultatit, një tjetër ndryshim që Gjiknuri kërkon të ndërmerret me dakordësi politike, është shkuarja drejt votimit elektronik.
“Ajo që do të dshëmonte çdo debat përkundër asaj që kishte kërkuar opozita në vazhdimësi përsa i përket numrimit elektronik, ata i’u kthyen metodës tradicionale, ku fatkeqësisht edhe atë metodë nuk e besojnë dhe kërkojnë rinumërimin”, tha Gjiknuri.
A është tabu për shumicën të ndryshojë sistemin zgjedhor?
“Jemi të hapur për të diskutuar me palët e tjera kush mund të jetë mekanizmi më i mirë i përfaqësimit në raportin e listës së hapur dhe të mbyllur”.
Edhe pse vetë bëri një betejë të fortë në listë të hapur, Gjiknuri nuk mendon se formula e renditjes së kandidatëve në dy lista është e padrejtë, ndërsa sqaron se ky gjithsesi ishte propozim i Partisë Demokratike.
Ndërsa për rikthimin tek koalicionet tradicionale, siç këmbëngulin demokratët, Gjiknuri është më i prerë.
Bashkëkryetari socialist i disa komisioneve bipartizane të reformës zgjedhore komenton dhe akuzat e opozites për farsë elektorale.
“Opozita ka përsëritur vetveten, s’ka zgjedhje që ka pranuar humbjen. Dhe kur kishte qeverinë teknike i kontestoi. Pranimi i rezultatit është thelbi krizave dhe polarizimit politik”.
Por a do të ketë zgjedhje edhe në Bashkinë e Tiranës në vjeshte kur mendohet se do të ketë zgjedhje të pjesshme për Bashkitë e Beratit, Tepelenës e Matit?
“Nuk di ta them. Partia Socialiste do të jetë gati sa herë do dekretohen data zgjedhjesh në çdo territor të bashkive”. -

Berisha: Jo depolitizim i komisioneve. Kreu i PD pretendon se ka zbuluar shkelje të reja në qendrat e votimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi shkelje të reja të Kodit Zgjedhor në qendrat e votimit, duke përsëritur se opozita nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Në pamjet e publikuara nga selia e PD-së, shfaqen komisionerë të cilët kontrollojnë votën e qytetarëve në qendrat e votimit që i përkasin qarkut të Elbasanit.
“Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri.”
Edhe pse shkelja e ligjit në qendrat e votimit ngarkon me përgjegjësi të barabartë si komisionerët e PS-së, ashtu edhe ata të PD-së, Berisha u doli në mbrojtje përfaqësuesve të opozitës në komisionet e qendrave të votimit.“Aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.”Në një kohë që pamjet e publikuara nga vetë PD tregojnë se sistemi i komisionerëve politikë nuk ka funksionuar, kryetari i PD-së e refuzoi idenë e depolitizimit të komisioneve zgjedhore.
“Ka një propozim në rekomandimet që thuhet t’i bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund t’i bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.”
Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një ndër rekomandimet kryesore të ODIHR-it, por edhe të Këshillit të Evropës, në raportin e fundit për zgjedhjet e 11 majit.
/vizionplus.tv -

Vota edhe pas hekurave!/ KQZ miraton ngritjen e KQV-ve në 11 burgje të vendit
Teksa ndodhemi 1 muaj para zgjedhjeve Parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të premte një seancë publike, gjatë së cilës mori vendime për disa shqyrtime administrative, në lidhje me denoncimet e depozituara nga parti politike dhe organizata të ndryshme.
Në fokus të seancës ishin gjithashtu çështjet që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit. Një ndër vendimet e rëndësishme të ditës ishte miratimi i autorizimit për 11 KZAZ, për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale si dhe emërimin e anëtarëve të këtyre komisioneve.
KQV-të do të ngrihen në institucionet e mëposhtme:
KZAZ nr. 20 – KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
KZAZ nr. 1 – KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
KZAZ nr. 16 – KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
KZAZ nr. 80 – KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
KZAZ nr. 86 – KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
KZAZ nr. 61 – KQV nr. 3079/03, pranë IEVP Fier
KZAZ nr. 48 – KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 45 – KQV nr. 2273/02, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 67 – KQV nr. 3433/00, pranë IEVP Berat
KZAZ nr. 46 – KQV nr. 2565/01, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 11 – KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku KukësKëto qendra të posaçme votimi janë pjesë e zbatimit të të drejtës së votës për personat e privuar nga liria, në përputhje me legjislacionin zgjedhor dhe standardet demokratike ndërkombëtare.
