Ndërsa Serbia është përfshirë nga trazira dhe protesta të dhunshme, ka ardhur edhe reagimi i parë i zyrtarëve të lartë evropianë.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se raportet për dhunë gjatë protestave të mbrëmshme në Serbi janë thellësisht shqetësuese.
“Raportet për dhunë gjatë protestave të fundit në Serbi janë thellësisht shqetësuese. Progresi në rrugën drejt BE-së kërkon që qytetarët të jenë në gjendje të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre dhe gazetarët të raportojnë pa frikësim apo sulme”, shkruajti Kos në rrjetin X.
Protestat në disa qytete të Serbisë u shoqëruan dhunë fizike dhe trazira, dhe në Novi Sad, ambienteve të Partisë SNS iu vu flaka.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha më herët sot se disa oficerë policie pësuan lëndime serioze, si dhe se pesë automjete zyrtare të policisë dhe 22 pajisje u dëmtuan.
Sa i përket qytetarëve të lënduar, Daçiç deklaroi se ende nuk ka një raport të saktë, por se është e sigurt se ka më shumë se 70-80 qytetarë të lënduar nga përplasjet.
Tag: komisionerja
-

Protestat në Serbi, komisionerja Marta Kos: Dhuna është shqetësuese!
-

Komisionerja e BE-së, Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin ligjor për të drejtat e shqiptarëve
”Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”,-tha Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër të dërguar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kos ka përsëritur në letër se të drejtat e pakicave kombëtare janë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE. Ajo ka shtuar se nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane.”Në kuadër të kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në letër.
Një ndër çështjet kryesore është ajo e pasivizimit të adresave, që ka prekur mijëra shqiptarë në jug të Serbisë. Kos ka konfirmuar se kjo është përfshirë edhe në raportet vjetore të KE-së për zgjerimin, ndërsa BE-ja do të vazhdojë të kërkojë nga autoritetet serbe llogari për mënyrën se si realizohen kontrollet e statusit të vendbanimit. -

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Negociatat e BE me Shqipërisë po ecin me ritëm të paprecedentë
Politikë E Premte, 18 Korrik 2025 13:27
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur në Parlamentin Europian lidhur me përparimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fjalën e Komisioneres Kos dhe thotë se “arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedentë, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027”.
-

Kos vlerëson reformat/ Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027, anëtarësimi..
Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e reformave të integrimit nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
“Aktualisht, ne po shohim shumë reforma në zhvillim e sipër në vendet kandidate. Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë kuptuar se për to është hapur një dritare mundësie. Ato po ecin shumë shpejt në rrugën e reformave të integrimit evropian. Nëse Mali i Zi ecën me të njëjtën shpejtësi në zbatimin e reformave siç ka bërë deri më tani, ne mund t’i përfundojmë negociatat teknike me këtë vend deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë, ne mund të arrijmë finishin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në këtë mënyrë, këto dy vende do të jenë në gjendje të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian,” tha komisionerja Kos.
Komisionerja bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve mes dy organizatave, në mënyrë që shtetet kandidate të mund të kenë garancitë e duhura të sigurisë përballë ndërhyrjeve nga Rusia për destabilizimin e tyre. Klan News -

“Negociatat me BE mund të mbyllen në 2027”, Marta Kos vlerëson reformat e Shqipërisë
Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e reformave të integrimit nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
“Aktualisht, ne po shohim shumë reforma në zhvillim e sipër në vendet kandidate. Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë kuptuar se për to është hapur një dritare mundësie. Ato po ecin shumë shpejt në rrugën e reformave të integrimit evropian. Nëse Mali i Zi ecën me të njëjtën shpejtësi në zbatimin e reformave siç ka bërë deri më tani, ne mund t’i përfundojmë negociatat teknike me këtë vend deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë, ne mund të arrijmë finishin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në këtë mënyrë, këto dy vende do të jenë në gjendje të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian,” tha komisionerja Kos.
Komisionerja bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve mes dy organizatave, në mënyrë që shtetet kandidate të mund të kenë garancitë e duhura të sigurisë përballë ndërhyrjeve nga Rusia për destabilizimin e tyre. -

“Negociatat e Shqipërisë për në BE po ecin mirë”, Marta Kos: SPAK institucioni më i besuar në vend!
Komisionerja Marta Kos ka vlerësuar në Parlamentin Evropian progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia.
“SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, u shpreh Komisionerja, duke vlerësuar angazhimin e reformës në drejtësi.
Komisionerja për zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një shpejtësi të madhe, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë.“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten. Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, tha Kos.
/vizionplus.tv -

Dita e dytë e Samitit në Shkup mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
Pasditen e djeshme sipas agjendës, u mbajt një takim midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres, i ndjekur nga një takim dypalësh me delegacione të zgjeruara. Kurse sot në ditën e dytë të punimeve të samitit do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, ku kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalime, të ndjekura nga një konferencë për media. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifike dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Zhvillimit, ku do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Më herët në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE.
“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”, – deklaroi Komisionerja Kos.
Samiti mbahet në një kohë kur ka nisur ndarja e shumave financiare në kuadrin e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një fond prej 6 miliardë eurosh. Sipas zonjës Kos, të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë do të hapen deri në fund të muajit shtator.
“Në rastin e Shqipërisë, të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të muajit shtator. Ekziston një mbështetje e fortë publike për BEnë në Shqipëri. Qeveria në Tiranë po demonstron një gatishmëri të fortë për të zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodojë lehtësisht pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Megjithatë, për pranime të mëtejshme, do të na duhet që brenda BE-së të reformojmë proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Një shqyrtim përkatës për të evituar votimin me unanimitet për çështjet e zgjerimit është duke u zhvilluar tashmë dhe duhet që të përfundojë në vjeshtë”, – theksoi ajo.
Mali i Zi dhe Shqipëria, deklaroi sërish Komisionerja, mund të bëhen shtete anëtare të BE-së edhe përpara vitit 2030. Qeveria e Malit të Zi synon që të përfundojë negociatat teknike në vitin 2026 ndërsa ajo shqiptare në vitin 2027. -

Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave
Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”,-thuhet në njoftimin zyrtar.
Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore: Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.
DEKLARATA
Në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”,-deklaroi Komisionerja Kos.
Samiti mbahet në një kohë kur ka nisur ndarja e shumave financiare në kuadrin e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një fond prej 6 miliardë eurosh. Sipas zonjës Kos, të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë do të hapen deri në fund të muajit shtator.
“Në rastin e Shqipërisë, të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të muajit Shtator. Ekziston një mbështetje e fortë publike për BE-në në Shqipëri. Qeveria në Tiranë po demonstron një gatishmëri të fortë për të zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodojë lehtësisht pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Megjithatë, për pranime të mëtejshme, do të na duhet që brenda BE-së të reformojmë proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Një shqyrtim përkatës për të evituar votimin me unanimitet për çështjet e zgjerimit është duke u zhvilluar tashmë dhe duhet që të përfundojë në vjeshtë”, – u shpreh Marta Kos.
Mali i Zi dhe Shqipëria, deklaroi sërish Komisionerja, mund të bëhen shtete anëtare të BE-së edhe përpara vitit 2030. Qeveria e Malit të Zi synon që të përfundojë negociatat teknike në vitin 2026 ndërsa ajo shqiptare në vitin 2027. -

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, zhvillon nesër një video-konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka.
Në fokus të bisedës, pritet të jenë hapat konkretë për hapjen së shpejti edhe të dy grupkapitujve të fundit të negociatave me BE.
Nesër, 11 qershor, ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE- së pritet që të miratojnë raportin mbi ecurinë e përgatitjeve teknike për grup-kapitullin 4 që ka të bëjë me agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme.
Kujtojmë se vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, Kos e zhvilloi më 13 mars 2025, ditë kur mbajti edhe një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare.
Ajo ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për rrugëtimin e Shqipërisë deri në anëtarësimin e plotë në familjen europiane. Edhe gjatë raportimeve të saj të fundit në Parlamentin Europian, Kos solli si shembull vendin tonë për shpejtësinë në realizimin e reformave.
“Ne kemi mundësi reale që brenda vitit 2029 të vlerësojmë një ose më shumë shtete kandidate si anëtare me të drejta të plota në BE. Me Shqipërinë kemi hapur tashmë 24 kapituj të negociatave. Vetëm në dy muajt e fundit hapëm kapitullin e dytë, edhe atë të tretë. Kështu, kandidatët e kanë kuptuar momentin e ri të zgjerimit duke bërë reforma më të shpejta së më parë”, u shpreh Komisionerja.
Kos tha se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, janë shtetet kandidate më të përparuara, veçanërisht në sundimin e ligjit. -

“Shqipëria, një hap larg BE-së”, Kos: Vendi ka një mundësi reale për anëtarësim në vitin 2029
Në fjalën e saj në Komisionin e jashtëm të Parlamentin Evropian, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos deklaroi se brenda vitit 2029 Shqipëria mund të ulet e barabartë mes 27 vendeve të unionit.
Ajo theksoi se BE është e gatshme të anëtarësoj të paktën një vend brenda këtij mandati.
“Kemi një mundësi reale që të sjellim një apo më shumë vende candidate ne vijën e finishit gjatë këtij mandati. Me Shqipërinë, kemi hapur tashmë 24 kapituj, vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë . Kemi parë përparim konkret dhe jam e bindur që do të shohim edhe më shumë arritje para përfundimit të këtij semestri. Disa vende kandidate e kanë kuptuar se momenti i ri për zgjerimin është serioz dhe po i zbatojnë reformat më shpejt se kurrë më parë”, tha Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos.Kos vlerësoi punën e bërë deri më tani në lidhje me zbatimin e reformave, por nënvizoi se procesi bazohet në meritë.
“Uniteti vjen edhe nga vlerat e përbashkëta. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim që procesi të bazohet në meritë. Vendet kandidate duhet të zotërojnë reformat e tyre, të ndërtojnë institucione demokratike të qëndrueshme dhe ekonomi të qëndrueshme. Në të gjitha këto, sundimi i ligjit dhe vlerat themelore janë të panegociueshme”, u shpreh Kos.
Pak ditë më parë në një konference në Bruksel, Komisionerja deklaroi se vendi ynë do të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda muajit qershor.
/vizionplus.tv