Tag: komisionerja

  • Shqipëria pret më 21 nëntor Samitin e liderëve të Ballkanit (Axhenda)

    Shqipëria pret më 21 nëntor Samitin e liderëve të Ballkanit (Axhenda)

    Liderët e Ballkanit do të vijnë në Shqipëri më 21 nëntor për samitin, i cili do të mbahet në Tiranë.
    Kryeqyteti do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”.
    Në këtë samit Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
    Samiti i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të nis në në orën 09:30.
    Pas 30 minutash nga nisja e samitit, kryeministri Edi Rama bashkë me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse dhe më pas me punimet e samitit.
    Agjenda e samitit
    Ora: 09:30–12:00
    Vendi: Pallati i Brigadave
    09:30-Mirëseardhja/ Doorstep Statements
    10:00–Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan
    Fjalët Hapëse
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
    Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS
    11:30 -Foto Familjare
    11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

  • KPA e mban në punë prokurorin, Komisionerja e vetingut e ankimoi për kriterin profesional

    KPA e mban në punë prokurorin, Komisionerja e vetingut e ankimoi për kriterin profesional

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA la në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi.
    Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.
    Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023, por Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e shkallës së parë të vetingut, duke argumentuar se subjekti nuk arrinte nivel të besueshëm për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin profesional dhe në vlerësimin tërësor të çështjes.
    Vendimi:
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Agovi.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    gijotina.com/

  • Një ditë pas Progres Raportit të BE, Komisionerja Kos takim me Spiropalin: Nuk ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

    Një ditë pas Progres Raportit të BE, Komisionerja Kos takim me Spiropalin: Nuk ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

    Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.

    Në takimin online, Komisionerja Kos theksoi se “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur”.
    Ministrja Spiropali theksoi se “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave.”
    Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin.

    Top Channel

  • Komisionerja Kos takim me Spiropalin: Asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

    Komisionerja Kos takim me Spiropalin: Asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

    Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti. 
    Në takimin online, Komisionerja Kos theksoi se “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur”. 
    Ministrja Spiropali theksoi se “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave.“ 
    Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin. 

  • Progresi i vendeve të rajonit, Serbia më e kritikuara për korrupsionin nga ekspertët e BE

    Progresi i vendeve të rajonit, Serbia më e kritikuara për korrupsionin nga ekspertët e BE

    Rajoni E Martë, 4 Nëntor 2025 20:07
    Bashkimi Evropian pritet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe. Lajmi u dha nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos nga Brukseli, pas prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për në BE, ku vlerësohej përparimi i Kosovës në disa fusha, përfshirë në luftën ndaj korrupsionit.
    Serbia është vendi i rajonit që ka shënuar përkeqësim në luftën ndaj korrupsion. Është ky shqetësimi që ngrihet në progres-raport, ku thuhet dhe se ”Reformat janë ngadalësuar ndjeshëm. Ka pakënaqësi nga qytetarët për shkak të korrupsionit, mungesës së llogaridhënies dhe presionit”. Qëndrimi i komisioneres Kos ndaj Beogradit ishte kritik.

    ”Sa i përket Serbisë, progres-raporti është kritik, sigurisht. Qeveria dhe Vuçiç na kanë premtuar se do arrijnë t’i përmbahen angazhimeve. Ne po presim që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ne duhet të pranojmë që duhet të ketë një ritëm tjetër, në zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me ligjin e ri elektoral”, shtoi Kos.

    Komisionerja Marta Kos kishte kritika dhe për Maqedoninë e Veriut, për të cilën tha se nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të përparuar në procesin e negociatave, por vlerësoi punën e Malit të Zi, duke e vlerësuar, ashtu si Shqipërisë, lider në procesin e anëtarësimit. ”Mali i Zi është më i avancuari dhe më i përgatituri drejt zgjerimit. Mali i Zi kërkon të përfundojë negociatat në fund të 2026-s. Së shpejti do të kemi lajme pozitive. Do kemi edhe një paketë financiare për Malin e Zi”.

  • “Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

    “Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

    Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos, do të paraqesin gjetjet, ndërsa kanë lëshuar deklarata.
    Kos tha se kanë bërë “përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së të arritura deri më tani Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina”, duke theksuar se “reformat shpërblehen”.
    ‘Mund të them se këta katër kandidatë i kanë përputhur ambiciet e tyre me veprime konkrete–tha komisionerja.
    Kos vlerësoi Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.

    Top Channel

  • A ndërhyri Rama për dorëheqjet në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

    A ndërhyri Rama për dorëheqjet në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

    Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raportoi sot në Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Komisioneren, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore, nënkryetarëve të bashkive.
    “Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje?
    Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?”, pyeti ligjvënësi demokrat.
    Kurse Strakosha u përgjigj për rastin e urdhrit të kryeministrit duke shpjeguar se:
    “Përsa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin”.
    Kurse për vendet bosh në institucionet e drejtësisë, Komisionerja tha se: “Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre”.
    Pyetjes për shpenzimet e buxhetit ë shtetit për gjyqet e humbura me nëpunësit e shkarkuar apo larguar, Strakosha tha se nuk e kishte një të tillë.
    “Nuk jemi në gjendje të japim një faturë të përgjithshme sepse kjo bëhet në bashkëpunim me KLSH-në, institucionet që inspektojnë”, përfundoi ajo.

  • Shuplakë nga BE për Edi Ramën, komisionerja Marta Kos paralajmëron se ndërhyrjet politike në gjyqësor, presioni ndaj…

    Shuplakë nga BE për Edi Ramën, komisionerja Marta Kos paralajmëron se ndërhyrjet politike në gjyqësor, presioni ndaj…

    Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vazhdon të përshkruajë hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian si një “arritje historike” dhe të paraqesë Shqipërinë si një shembull për progresin e vendit, Brukseli dërgon një mesazh tjetër, të prerë dhe pa kompromis. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tregon realitetin. Sipas saj, ndërhyrjet politike në gjyqësor, presioni ndaj SPAK dhe kontrolli mbi mediat janë probleme reale që kërcënojnë seriozisht rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit. Për BE-në, nuk ka rëndësi numri i kapitujve të hapur në tryezat e negociatave; vlera vendimtare mbetet respektimi i ligjit dhe pavarësia e institucioneve, dhe këto janë pika ku Shqipëria ende dështon. Ndërsa propaganda e qeverisë mundohet të prezantojë çdo hap përpara si triumf historik, Brukseli është i qartë: progresi i dukshëm formal nuk mund të maskojë shkeljet e vazhdueshme të standardeve të sundimit të ligjit
    Çfarë tha Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian?
    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, tha ditën e djeshme se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë. “Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, tha Kos në një konferencë për media. Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE. Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se sundimi i ligjit në BE është tani vlera e saj më e rëndësishme. Bjere tha se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.
    Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve Beta. Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen. Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces. “Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos. Kos nuk e përmendi Kosovën kur foli për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Derisa vende të tjera të Ballkanit kanë ngecur në rrugën drejt integrimit në BE, Shqipëria këtë javë i hapi edhe disa kapituj, duke e çuar në 28 nga 33 gjithsej numrin e kapitujve të hapur.

  • Hapen negociatat për Agjendën e Gjelbër, Komisionerja Kos: Objektivi përmbyllja në 2027

    Hapen negociatat për Agjendën e Gjelbër, Komisionerja Kos: Objektivi përmbyllja në 2027

    Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht një tjetër grupkapitull në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare u çel Grupkapitulli IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit europian.Në konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin, zonja Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke e quajtur mbresëlënës ritmin e ecurisë së reformave.“Sot kemi hapur grupkapitullin e katërt, dhe mbetet vetëm një i fundit për t’u çelur. Shqipëria ka qenë një kandidate jashtëzakonisht e zellshme dhe e përkushtuar. Qëllimi ynë është përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027, dhe unë mbështes plotësisht këtë vizion të ndarë me Kryeministrin Rama dhe ekipin e tij”.Ajo theksoi se përkundër vështirësive që sjell hapja e çdo kapitulli, Shqipëria ka arritur të tregojë rezultate konkrete falë përkushtimit institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me BE-në.“Ka një trekëndësh të fortë që mbështet këtë proces: institucionet shqiptare, Komisioni Europian dhe Presidenca Daneze e radhës. Ky progres është fryt i një pune të palodhur nga autoritetet shqiptare dhe një vizioni të qartë për integrimin.”Komisionerja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së parlamentit, shoqërisë civile dhe sektorit privat në proces, sidomos për reformat në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e të drejtave të pronësisë.Duke folur pas hapjes së kapitullit të pestë në vetëm 11 muaj, Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me intensitet dhe përgjegjësi drejt përmbylljes së negociatave.“Presim me padurim të hapim edhe grupkapitullin e fundit brenda këtij viti. Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi përfundimtar, por me një proces sfidues që kërkon përpjekje të vazhdueshme. Kjo është hera e parë në histori që ne zgjedhim me dëshirë se me kë duam të “martohemi”. Më parë jemi martuar me perandori, por sot bëhet fjalë për një perandori vlerash një hapësirë sigurie, të drejtash dhe lirish për qytetarët tanë.”Rama falënderoi partnerët europianë dhe theksoi rolin që ka luajtur mbështetja dhe “trysnia miqësore” e BE-së në përshpejtimin e reformave.“Jemi vënë plotësisht në përmbushje të detyrimeve tona dhe do të mbështetemi te përvoja dhe dijet europiane për ta çuar këtë proces deri në fund.”Ministrja për Çështjet Europiane të Danimarkës, Marie Bjerre, vend që do të mbajë Presidencën e radhës të BE-së, vlerësoi përparimin e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e reformës në drejtësi dhe në përputhjen me politikën e jashtme të Unionit.“Shqipëria po jep rezultate konkrete. Ju meritoni që ky progres të njihet dhe të mbështetet. Ka ende rrugë për të bërë, por ajo që keni arritur është domethënëse. Faleminderit për bashkëpunimin dhe përkushtimin”.Sipas të dhënave nga Barometri i fundit i BE-së: 91% e shqiptarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE, 92% i besojnë BE-së dhe 80% kanë një imazh pozitiv për BE-në, ku komisionerja për zgjerimin e BE,  i konsideroi si nivelet më të larta në rajon. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ish-komisionerja daneze e BE-së prezanton linjën e saj të këpucëve

    Ish-komisionerja daneze e BE-së prezanton linjën e saj të këpucëve

    Ish-komisionerja daneze e BE-së ka prezantuar linjën e saj të këpucëve dhe është imazhi i një prej dizajneve, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj pas Brukselit.

    Vestager, e cila frymëzoi serialin televiziv “Borgen”, është rikthyer në qendër të vëmendjes si imazhi i koleksionit të këpucëve, të krijuara nga stilistja Frederikke Antonie Schmidt.

    E famshme për suksesin në sigurimin e një gjobe prej 14 miliardë dollarësh kundër “Apple” për lehtësime të paligjshme tatimore – dhe e etiketuar nga Trump si “Zonja e Taksave”, ajo është shfaqur së fundmi në tabela gjigante në rrugët e kryeqytetit danez, Kopenhagë – duke buzëqeshur me një fustan të rehatshëm, flokë të thinjur, çizme deri në kyçin e këmbës dhe sloganin “Kush e ka pushtetin?”

    BE shpjegoi se kompania që e zgjodhi atë, pavarësisht se është themeluar nga një stiliste daneze, Frederikke Antonie Schmidt, ka një stil italian, duke filluar me emrin e saj, Roccamore – një neologjizëm që kombinon “Roccaforte” dhe “Amore”, për të përmbledhur faktin se këpucët janë të rehatshme, të forta dhe gjithashtu femërore.

    Për më tepër, themeluesja e linjës së kepucëve studioi në Polimoda, shkolla e modës me qendër në Firence – e renditur ndër dhjetë institutet më të mira të modës në botë – dhe këpucët prodhohen në Itali dhe Portugali.

    Sipas njoftimit për shtyp të kompanisë, modeli i dedikuar Margrethe Vestager – u krijua si një homazh për të dhe për të gjitha gratë që përballen kur përgjegjësia është më e madhe.

    “Është për ato gra që guxojnë të qëndrojnë në syrin e stuhisë, që vendosin për një axhendë të re dhe e bëjnë të gjithën me stil dhe me kokën lart”, tha kompania.

    Çizmet e saj deri në kyçin e këmbës, të disponueshme në ngjyrë lisi dhe të zezë, shiten me pakicë për rreth 415 euro.

    Ato janë pjesë e “Power Collection” të Roccamore, që përfshin edhe këpucë të frymëzuara nga Camilla Ley Valentin, bashkëthemeluese e sistemit të menaxhimit të radhëve online Queue-it, dhe Marianne Dahl, shefja e Boston Consulting Group, Inc. (BCG) – një kompani amerikane globale konsulence menaxhimi e themeluar në vitin 1963. /atsh / KultPlus.com