Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur për deklaratat e komisioneres Marta Kos, në lidhje me zgjedhjet në vend.
Vokshi tha se deklaratat e Kos nuk janë qëndrim i KE, por qëndrimi i saj personal.
Demokratja tha se deklaratat e komisioneres bien në kontradiktë me vetë raportine Komisionit Europian.
Vokshi u shpreh se KE ka pasqyruar gjetjet e OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri.
Gjetje, që sipas Vokshit janë komplet të kundërta me atë që deklaroi Kos.
Deputetja bëri thirrje që komisionerja të kërkojë falje dhe të distancohet nga deklaratat e bëra.
“Deklarata e Kos nuk është qëndrim i KE, por i saji personal. Kur dëgjuam deklaratën ishim në Brazil, në asamblenë e CDI. Patëm takime, diskutime me eurodeputetë dhe me deputetë të vendeve të ndryshme dhe të BE.
Bie në kontradiktë me atë që është shkruar në vetë raportin e KE, për të mos shkuar në raportin e OSBE.
Raporit i OSBE/ODIHR merret për bazë nga të gjitha prganizatat ndërkombëtare. KE asnjëherë nuk mban qëndrim, le të themi ka pasqyruar gjetjet e raportit të OSBE. Gjetje që janë krejt të kundërta me atë që tha komisionerja Kos. Dhe ajo vetë të distancoet nga ajo që tha, të kërkojë ndjesë. Ajo ç’ka tha Marta Kos bie ndesh me qëndrimine KE dhe me raportin e OSBE/ODIHR, që ata vetë i referohen.
Nuk e di se si një komisionere mund të shkojë aq larg. Nuk mund të ngatërrohet pjesa personale e ardhura nga lobimi me funksionin e komisioneres.
KE ka vënë pikat mbi i. Komisionerja Kos duhet të lexojë atë që është shkruar në raport dhe të kërkojë ndjesë”, tha Vokshi.
Tag: komisionerja
-

‘Bie në kontradiktë me atë që është shkruar në raportin e KE’, Vokshi: Komisionerja Kos duhet të kërkojë ndjesë
-

Marta Kos: 2027 objektiv i arritshëm për mbylljen e negociatave, SPAK po tregon pavarësi
Në një intervistë ekskluzive për A2CNN, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe konfirmon se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 mbetet i arritshëm, për sa kohë reformat në drejtësi dhe sundimi i ligjit vijojnë me ritëm të qëndrueshëm.
Gazetari: Zonja Kos, së pari, faleminderit për këtë mundësi. Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me grup-kapitujt. Në cilën fushë mendon Komisioni Evropian se ka progres më të madh dhe më domethënës dhe a është objektivi i parashikuar për mbylljen e negociatave në vitin 2027 realist dhe i arritshëm nga qeveria shqiptare?
Komisionerja Kos: Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit dhe nëse do të doja të veçoja atë çka ishte shumë e suksesshme, është reforma e sistemit gjyqësor, ndërtimi i institucioneve të pavarura antikorrupsion si SPAK-u, dhe ajo që më pëlqen të shoh në Shqipëri është se kjo frymë pro-evropiane është vërtet shumë e lartë dhe kjo është gjë e mirë. Nuk është puna vetëm se çfarë po bën qeveria, nuk është puna vetëm çfarë po bën parlament, dhe kjo është ajo që ndiej dhe shoh sa herë që vij në Shqipëri. Pra, po, i kemi hapur gjithë grup-kapitujt, por kjo do të thotë që tani duhet t’i mbyllim gjithë kapitujt. Për t’u kthyer te pyetja juaj në lidhje me afatin, qeveria juaj ka vendosur një objektiv shumë ambicioz për ta përfunduar pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Është e realizueshme, Komisioni Evropian po e mbështet këtë, por ka ende shumë punë për të bërë sepse, siç e dini, tani do të kalojmë te kapitujt teknikë si bujqësia, siguria ushqimore, ekologjia, dhe ka ende shumë e shumë reforma që vendi juaj duhet t’i bëjë në këto fusha, por sigurisht që ne do t’ju ndihmojmë.
Gazetari: Ta zëmë se kapitujt kryesorë do të mbyllen deri në vitin 2027, a do të thotë kjo se automatikisht, brenda dy vitesh, Shqipëria do të përmbushë gjithë standardet e BE-së në të gjithë sektorët e jetës, apo është vetëm një hap formal në atë proces sistemik?
Komisionerja Kos: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Siç e dini, kur çdo vend kandidat duhet të bëjë reforma, kjo nuk do të thotë thjesht të plotësojë gjithë kutizat, por ka të bëjë me zbatimin e tyre. Pra, po, të gjitha reformat, që do të thotë se i gjithë sistemi legjislativ i Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me acquis evropiane. Ndonjëherë, siç e dini, përputhshmëria duhet të jetë 100%, por sigurisht që çdo vend kandidat mund të kërkojë periudha kalimtare për disa fusha, por ajo që është shumë e rëndësishme për ekonominë tuaj, është që duhet të keni një ekonomi e cila do të jetë e aftë të mbijetojë në tregun evropian. Kjo ka të bëjë me gjyqësorin, me gjithë kapitujt, por gjithashtu duhet ta ndihmojmë ekonominë tuaj që të jetë shumë e fortë, që pasi të jeni pjesë e tregut të përbashkët prej 450 milionësh, ekonomia juaj të mbijetojë.
Gazetari: Lidhur me reformën ekonomike që duhet të bëjë qeveria shqiptare, anëtarësimi në tregun e përbashkët kërkon reforma në konkurrueshmëri, bujqësi, sigurinë ushqimore, siç e përmendët më parë, por a është ky një lloj kërcënimi për biznesin shqiptar, se mund të jetë në një pozitë të keqe kur Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian?
Komisionerja Kos: Unë nuk do të quaja kërcënim, do ta quaja një sfidë. Pse? Siç e dini, ne kemi instrumente financiare me të cilat mund t’i ndihmojmë kandidatët tanë, si Shqipëria. Ne e quajmë Plani i Rritjes, për të ndihmuar ekonominë tuaj dhe, siç e dini, investimet po shkojnë edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ju jeni shumë mirë në fushën e inteligjencës artificiale dhe TI-së, kështu që nuk është thjesht ajo që duhet të bëni, por edhe çfarë do të sillni në Bashkimin Evropian, dhe kjo është ajo për çka vërtet duhet të flasim më shumë. Një nga mesazhet e mia të rëndësishme për popullin tuaj është gjithashtu se duhet të flasim vërtet. Sa herë që vij në Shqipëri shoh zhvillim dhe është vërtet koha e duhur që t’u themi qytetarëve të shteteve anëtare se çfarë po sillni pozitivisht në Bashkimin Evropian. Dhe ka shumë e shumë gjëra, për shembull, turizmi është një nga gjërat e rëndësishme, përmenda TI-në, inteligjencën artificiale dhe shumë fusha të tjera.
Gazetari: Përmendët më parë reformën në drejtësi. Kanë kaluar rreth dhjetë vjet qëkur u bë reforma në drejtësi nga parlamenti shqiptar dhe reforma gjyqësore është përshkruar si shtylla kurrizore për pranimin e Shqipërisë në BE. Si e vlerësoni funksionimin aktual të institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale, dhe a shihni ndonjë rezultat të prekshëm, duke përfshirë nivelin e lartë të anëtarëve të qeverisë së Shqipërisë që janë nën ndjekje penale nga SPAK-u? Besoj se jeni informuar mbi zhvillimet e fundit këtu në Tiranë.
Komisionerja Kos: Sigurisht, ajo që është e rëndësishme për ne është që Shqipëria të ketë institucione të pavarura kundër korrupsionit që mund ta luftojnë korrupsionin dhe kur them të pavarura, do të thotë nga ndikimi i politikanëve dhe mendoj se ky është një rast i qartë se si po funksionon kjo dhe kjo është gjë e mirë. Rastet e korrupsionit ndodhin në gjithë Evropën. Ajo që është e rëndësishme për ne, teksa shoqërojmë Shqipërinë drejt BE-së, është se si do të reagojnë gjykatat apo sistemi gjyqësor dhe politikanët tuaj dhe unë jam e kënaqur të dëgjoja sot se qeveria do të ndjekë vendimet që vijnë nga gjyqësori.
Gazetari: Ka gjithashtu fusha të ndryshme ku Shqipëria duhet të bëjë disa reforma. Raporti i fundit i progresit përmendte sfidat me lirinë e medias, dezinformimin dhe trysninë politike në media. A përfaqëson kjo një pengesë të konsiderueshme në rrugën për t’u bërë anëtare e BE-së?
Komisionerja Kos: Media e lirë është një temë shumë e rëndësishme dhe ne po merremi me këtë në çdo vend kandidat, dhe themi se pa këtë nuk mund të bëheni anëtarë të BE-së. Pse është kaq e rëndësishme kjo? Roli që luan media juaj është shumë i rëndësishëm, sepse ju u jepni informacion njerëzve për atë që ndodh në vend, në mënyrë që ata të mund të marrin vendimet e tyre, veçanërisht kur keni zgjedhje parlamentare ose zgjedhje të tjera. Pra, në këtë drejtim, kohët e fundit shohim se ka gjithnjë e më shumë presion politik, por ndonjëherë edhe ekonomik mbi median në gjithë Evropën, jo vetëm në vendet kandidate. Për shembull, zgjedhjet parlamentare në Moldavi kanë treguar se media e lirë është e domosdoshme për sigurinë kombëtare të vendit. Ne po punojmë tashmë në Komisionin Evropian për planin special, të cilin e quajmë Plani për Qëndrueshmërinë e Medias, ku do të përfshihet edhe Shqipëria, që do të thotë se si mund ta ndihmojmë median e pavarur apo si të ndërtojmë një media të pavarur që të luajë rolin e saj dhe ky rol është shumë i rëndësishëm, bërja e politikanëve përgjegjës, siç e kam thënë, raportimi i asaj që po ndodh në vend. Dhe një rol tjetër i rëndësishëm që shoh në media në Shqipëria, është tashmë që jemi, le të themi, dy vite larg përfundimit të pjesës teknike të negociatave. Ju do t’i informoni njerëzit se për çfarë bëhet fjalë, njerëzit nuk e kuptojnë anën teknike, ne themi, kapitujt e grup-kapituj e kështu me radhë. Kjo është ajo që njerëzit nuk kuptojnë, por nëse them sundimi i ligjit, kjo do të thotë të kesh një sistem të drejtë në shoqëri, ku kushdo, nëse mendon se, për shembull, të drejtat e tij ose të saj janë shkelur, mund të shkojnë në gjykatë, këto janë implikimet tona praktike. Ose siguria ushqimore, do të thotë që nuk do të keni kimikate në ushqim që mund t’ju dëmtojnë, ose sistemi i kujdesit shëndetësor e kështu me radhë, prandaj na duheni ju, një media e lirë dhe e pavarur.
Gazetari: Lidhur me raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian ka përmendur disa herë se partitë politike duhet të bashkëpunojnë në parlament për të votuar të gjitha reformat e nevojshme, por unë kam një pyetje. A është Bashkimi Evropian gjithëpërfshirës për të dyja partitë politike këtu në Shqipëri, sepse kemi parë vizita të nivelit të lartë këtu në Tiranë që nuk e kanë pasur opozitën në rendin e ditës?
Komisionerja Kos: Për mua, kjo është shumë e rëndësishme dhe dje u takova edhe me përfaqësues të opozitës dhe, e dini, pse është e rëndësishme kjo? I gjithë procesi i anëtarësimit ose rruga e Shqipërisë drejt BE-së është shumë e rëndësishme për t’ia lënë vetëm qeverisë apo parlamentit, prandaj më pëlqen të them se ky është projekt i gjithë shoqërisë dhe opozita është një pjesë shumë e rëndësishme e çdo demokracie. Ajo që më habit këtu është se mbështetja për anëtarësimin në BE është shumë e lartë, rreth 90% e qytetarëve, por edhe të gjitha partitë politike. Por kjo prapëseprapë do të thotë se roli i opozitës është që të diskutojë me qeverinë se çfarë po bën dhe ta ndihmojë në rrugën evropiane, ose të diskutojë nëse diçka shkon keq. Pra, nuk mund ta imagjinoj, edhe unë jam rritur në sistemin komunist, nuk mund ta imagjinoj të kemi vetëm një parti që vendos për gjithçka, kështu që një opozitë vërtet e mirë, që bën më të mirën në interes të vendit, që është gjithashtu edhe roli i qeverisë, është pjesë e domosdoshme e çdo demokracie, edhe këtu në Shqipëri.
Gazetari: Komisionere, më lejoni t’ju bëj një pyetje, që besoj se është thelbësore, është teknike dhe morale në të njëjtën kohë. E përmendët saktë, 90% e Shqipërisë janë pro integrimit në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, pavarësisht një mbështetjeje kaq të madhe, shumica e qytetarëve shqiptarë nuk janë të vetëdijshëm për përmbajtjen teknike të procesit. Kjo nuk është bërë publike nga qeveria shqiptare. Unë, si gazetar, mund të marr informacion vetëm nga faqja e internetit e Bashkimit Evropian, jo nga faqja e internetit e qeverisë shqiptare. Sa shqetësues është ky hendek komunikimi mes procesit të integrimit të qeverisë shqiptare dhe ëndrrës së Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së?
Komisionerja Kos: Do të kthehem pak prapa kur Sllovenia po negocionte, kishte nisur negociatat me Bashkimin Evropian. Në atë kohë isha drejtore e zyrës së komunikimit të qeverisë dhe drejtoja fushatën me publikun në Slloveni për ta përgatitur për hyrjen në BE. Është ende një nga fushatat më të mira ku kam marrë pjesë apo që kam udhëhequr dhe detyra kryesore ishte të informonim njerëzit se për çfarë bëhej fjalë. Kishte palë të ndryshme interesi, mund të ishte biznesi, mund të kishte lidhje me atë se çfarë do të thoshte për fëmijët, çfarë do të thoshte për të papunët, e kështu me radhë. Pra, sipas mendimit tim, çdo proces i anëtarësimit në BE duhet të shoqërohet me një komunikim të mirë me gjithë njerëzit. Dhe, për fat të mirë, jeni afërsisht 3 milionë banorë, Sllovenia është gjithashtu një vend i vogël, dhe është më e lehtë për t’u bërë sesa në vende të mëdha, p.sh., me 80 milionë banorë ose edhe më shumë. Pra, unë pres që në këto dy vite… dhe unë do të ndihmoj dhe do të vij më shpesh këtu … ne do të mund të komunikojmë. Ndonjëherë është pjesa teknike, dhe pjesa teknike mund të jetë e mërzitshme, por, çfarë do të thotë kjo? Çfarë do të thotë, për shembull, nëse Shqipërisë do t’i duhet të ndryshojë, le të themi, ligjin për konkurrencën? Pse është gjë e mirë? Ose pse është gjë e mirë, siç po thosha, që kemi sundimin e ligjit apo gjyqësorin? Sepse, atëherë gjithë njerëzit mund të kërkojnë mbrojtje në sistemin gjyqësor. Ose mbështetje sociale. Pse është e rëndësishme që vendi të zhvillojë të drejta për punëtorët? Si mbrohen punëtorët? Pra, unë mendoj se ky do të jetë një rol shumë, shumë i rëndësishëm edhe për qeverinë e Shqipërisë.
Gazetari: Vizita juaj është në Tiranë, por nuk mund ta përfundoj këtë intervistë pa pyetje në lidhje me Kosovën. Si e sheh Komisioni Evropian krizën aktuale politike në Kosovë? Dhe a po ndikon ajo në rrugën drejt BE-së, përfshirë çështjen e kufirit dhe normalizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit?
Komisionerja Kos: Për çështjen e Kosovës, nuk jam e kënaqur që tani do të kenë përsëri zgjedhje, por demokracia e tyre po funksionon dhe jam e kënaqur për këtë. Pse nuk jam e kënaqur? Sepse po presim ratifikimin e dy marrëveshjeve për Planin e Rritjes. Pra, për momentin, Kosova po i bën reformat, por ne nuk mund t’i paguajmë paratë sepse nuk i kemi këto dy marrëveshje. Nga ana tjetër, siç e dini, Kosova, edhe duke mos qenë ende kandidate zyrtarisht, është plotësisht e përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, ashtu si dhe vendi tuaj, Shqipëria. Ju keni marrëdhënie shumë të mira me këtë vend, që do të thotë se nuk mund ta përfytyroj përfundimin e bashkimit të Evropës pa integruar edhe Kosovën në Bashkimin Evropian. Pra, do të punojmë për këtë. Unë shpresoj se së shpejti, pas zgjedhjeve, do të kemi një qeveri të re dhe pastaj, qeveria është ajo që mund të shtyjë përpara reformat. Dhe jam e sigurt se janë të gatshëm ta bëjnë këtë në aspektin ekonomik. Po ecin shumë mirë. Ata kanë kryer tashmë disa nga reformat, kështu që mezi pres që të kenë një qeveri funksionale dhe efikase dhe, pastaj, do të mund të përshpejtojmë, ndoshta në një moment tjetër, edhe procesin e anëtarësimit.
Gazetari: A është viti 2030 një datë për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Komisionerja Kos: Këtë nuk mund ta them, varet se sa shpejt do t’i bëjnë vendet reformat dhe sa do të përafrohen me legjislacionin evropian. Për momentin, ne e dimë, edhe ju e di, se kem dy vende më të avancuara. Njëri prej tyre është vendi juaj. Pra, për Malin e Zi, për Shqipërinë, mund të them këtë. Por, për shembull, për Beogradin, për Serbinë, ka pasur disa hapa prapa. Pra, shpresoj se do të jemi në gjendje të ecim në rrugën evropiane. Për Bosnjën, nuk kemi filluar ende. Për Maqedoninë e Veriut, nuk kemi filluar ende. Pra, me siguri që po, dhe kemi edhe mbështetjen e shteteve anëtare, dhe nëse gjithçka shkon mirë, realisht disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të na bashkohen. Dhe nuk mund t’ju them sa e lumtur do të jem kur kjo të ndodhë. Duke qenë se vij nga kjo zonë, nga Ballkani, vetëm vendi im dhe Kroacia mundën të bashkohen me BE-në. Prandaj duhet t’i fusim të gjitha vendet në BE. Ky është edhe vizioni im.
Gazetari: Faleminderit, Komisionere, për këtë intervistë!
Komisionerja Kos: Jeni i mirëpritur. -

Samiti në Tiranë/ Marta Kos: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse…
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim të detajuar dhe me tone paralajmëruese në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku nënvizoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian.
Kos theksoi se asnjë vend i rajonit nuk duhet të mbetet pas dhe se të gjitha shtetet aspirante duhet të arrijnë përputhjen e plotë me legjislacionin e BE-së.“Duhet të ecni në sinkron. Nuk duam që askush të mbetet pas. Të gjithë i përkisni BE-së me të drejta të plota, për sa kohë arrini përputhjen me acquis të BE-së,” u shpreh ajo.
Komisionerja paralajmëroi se po afron një afat shumë i rëndësishëm: qershori, kur përfundon periudha njëvjeçare e vlerësimit për reformat e pambyllura. Nëse vendet e rajonit nuk përmbushin detyrimet, rrezikohet humbja e 300 milionë eurove të destinuara për to.
“Me këto fonde mund të ndërtohen linja tramvaji, shkolla, spitale – projekte nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët tuaj,” theksoi Kos.
Ajo rikujtoi se ndërtimi i një tregu të përbashkët rajonal mbetet kyç për zhvillimin ekonomik, duke shtuar se një hap i tillë do t’i rriste tregjet e vendeve të Ballkanit me rreth 10%.
Megjithatë, Kos pranoi se reformat e dakorduara nuk janë gjithmonë të lehta, por janë thelbësore për përshpejtimin e negociatave me BE dhe përgatitjen e ekonomive vendase për tregun e madh evropian me 450 milionë konsumatorë.
“Këto reforma hapin mundësi të reja, u japin qasje në politika që i trajtojnë vendet tuaja në mënyrë të ngjashme me anëtarët e BE-së dhe tregojnë se jeni gati për integrim të thelluar,” tha ajo.
Komisionerja shtoi se Presidentja e Komisionit Evropian ishte impresionuar nga dy konferencat e fundit të investimeve në rajon, duke theksuar se ky është momenti për të tërhequr edhe më shumë fonde evropiane dhe partnerë të rinj tregtarë.
“Sa më shumë i afroheni zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë. Përvoja na tregon se hapat drejt BE-së rrisin kureshtjen e investitorëve, të mediave evropiane dhe shpresoj, edhe të qytetarëve nga vendet anëtare,” u shpreh Kos.
-

Tirana pret Samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, Rama: Një tjetër ditë mikpritjeje!
edi rama-marta kos
TIRANË- Tirana pret sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të nisë në orën 09:30.
E pranishme do të jetë edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë nga KE dhe nga organizatat rajonale. Komisionerja Kos ka mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme, ku pasdite zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një darkë.
Në orën 09:30, është parashikuar pritja e liderëve ndërsa në orën 10:00 nis punimet samiti. Fjalën hapëse në samit do ta mbajë kryeministri Rama me Kos, ndërsa më pas në orën 11:30, është parashikuar një foto familjare. Në orën 11:35, do të dy do të mbajnë një konferencë për mediat.
Ky samit vjen pak ditë pasi Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave me BE, ndërsa në Bruksel u festua me tortë. Qeveria ka shprehur ambicien për anëtarësim brenda vitit 2030, ndërkohë që për Unionin, ky objektiv është i realizueshëm, duke marrë parasysh ecurinë e shpejtë të vendit.
Kryeministri Edi Rama e cilwson samitin e sotwm nw Tiranw, njw tjetër ditë mikpritjeje.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.AXHENDA:
Ora: 09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan
Fjalët Hapëse
-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
-Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS
11:30 – Foto Familjare
11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. -

“Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.
“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.
“Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.
Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Z. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.
Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.Top Channel
-

Nesër Samiti i BE në Tiranë, kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos
Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar me të.
Agjenda
Ora: 09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan
Fjalët HapëseKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS11:30 – Foto Familjare
11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. -

Nesër Samiti i BE në Tiranë, kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos (Ja agjenda)
Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar me të.
Agjenda
Ora: 09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan
Fjalët HapëseKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS11:30 – Foto Familjare
11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
-

Ahmetaj në arrati, Balluku nën hetim? Komisionerja për Zgjerim e BE: Një hap përpara, ndodh kudo
Marta Kos
TIRANË-Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos, në një intervistë për DW, teksa foli në lidhje me hapjen e kapitullit të fundit të bisedimeve me Shqipërinë, u pyet edhe për luftën kundër korrupsionit. Kos u pyet edhe për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe arratinë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në përgjigjen e saj Komisionerja për Zgjerimin në BE, u shpreh se kjo do të thotë një hap përpara sepse këto çështje janë zbuluar dhe rastet e korrupsionit ndodhin kudo në Europë. Sipas Kos e rëndësishme është të ketë institucione që i luftojnë këto çështje.
Marta Kos: Për mua është një hap përpara se këto çështje janë zbuluar. Nuk jam e lumtur që dëgjoj këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda Bashkimit Europian. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione; vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur, ose nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas. -

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE për Zgjerimin, në Shqipëri më 21 nëntor. Zbardhet agjenda
Tirana do të jetë qendra e zhvillimeve rajonale më 21 nëntor, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, pritet të marrin pjesë në samitin e radhës që do të mbahet në Pallatin e Brigadave.
Samiti fokusohet te plani i rritjes ekonomike për rajonin, integrimi ekonomik dhe transformimi i tregjeve të vendeve të Ballkanit drejt standardeve të Bashkimit Europian. Diskutimet synojnë të përforcojnë rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit drejt BE-së dhe të nxisin bashkëpunimin ekonomik.
Punimet do të nisin në orën 09:30 me deklaratat hyrëse, ndërsa 30 minuta më vonë kryeministri Edi Rama dhe komisionerja Marta Kos do të hapin zyrtarisht samitin.
Agjenda e Samitit (21 nëntor, Pallati i Brigadave)
09:30 – Mirëseardhja / Deklarata për mediat
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan
Fjalë hapëse:• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos
11:30 -Foto familjare
11:35 -Konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos.
