Tag: komisioneri

  • Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

    Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

    Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.
    Komisioneri i kësaj qendre ka sqaruar për Syri Tv se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues.
    Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.
    A është anëtar i juaj ky?
    Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
    Për çfarë arsye e raportove?
    Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.
    Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.
     

  • DENONCIMI i kreut të KZAZ: Një person u fut brenda QV-së, përdori badge falso

    DENONCIMI i kreut të KZAZ: Një person u fut brenda QV-së, përdori badge falso

    Foto ilustruese

    VORË- Një kallëzim është bërë nga Qendra e Votimit në Vorë. Një nga komisionerët në Qendrën e Votimit ka bërë me dije se ka bërë një kallëzim pranë KQZ-së, duke bërë me dije se një person i paautorizuar ishte futur në QV. Bëhet fjalë pikërisht për personin që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni.
    PRONONCIMI: 

    Gazetari: A është anëtar i juaj ky?
    Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
    Gazetari: Është falso? Për çfarë arsye e raportove?
    Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Kjo është e gjitha. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Të përkohëshmit nuk miratohen këtu? Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo. Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është shpjeguar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Celibashi e shpjegoi. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

    Në një qendër votimi në Vorë, paraditen e sotme, ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi, me një person të identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa./ZËRI

  • SKANDAL/ Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin, shoferi i Xhabaftit përdori badge fallco

    SKANDAL/ Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin, shoferi i Xhabaftit përdori badge fallco

    Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si Bert Xhabafti, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Gazetari i Syri TV, Andi Llabuti, ka zhvilluar një intervistë me një nga komisionerët në këtë qendër.

    Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Ngjarja është diskutuar edhe  te komisioneri Celibashi, dhe është raportuar menjëherë. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.

    Gazetari: A është anëtar i juaj ky?
    Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.

    Gazetari: Për çfarë arsye e raportove?
    Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues.
    Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha.
    Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.
    Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar.
    Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar.
    Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

  • E akuzoi se i ngacmoi të bijën dhe e goditi në qendrën e votimit, komisioneri i PS: Me shau nga nëna

    E akuzoi se i ngacmoi të bijën dhe e goditi në qendrën e votimit, komisioneri i PS: Me shau nga nëna

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Pogradec, ku komisioneri i Partisë Socialiste, Enton Gega, është përplasur fizikisht me eksponentin e Partisë Demokratike, Luan Tollozhina. Ngjarja është raportuar edhe në polici.
    Sipas dëshmisë së Gegës, konflikti nisi pasi Tollozhina e akuzoi atë për ngacmim ndaj vajzës së tij gjatë një momenti kur po ndihmohej një person me aftësi ndryshe për të votuar. Gega tha se ka ndjekur rregullat e trajnimit dhe ka lejuar që personat me aftësi të kufizuara të votojnë me ndihmë, siç është udhëzuar.
    “Ishte një çupkë, në fillim i lamë të votonin se në trajnim kështu na thanë që do t’i linim të votojnë me ndihmsa, se janë qorra. I thashë unë gjynah… kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë”, rrëfeu Gega, duke shtuar se sjellje të tilla agresive Tollozhina i ka pasur edhe në zgjedhjet e mëparshme.
    Sipas Gegës, ofendimet vazhduan edhe jashtë qendrës së votimit. Ngjarja eskaloi më tej, kur bashkëshortja e tij, Suela Gega, u përball me një pritë nga 4-5 persona. Ajo tha se djali i tyre, i cili ka një këmbë të thyer, u godit me arka, ndërsa vetë u dhunua fizikisht teksa përpiqej ta mbronte.

  • Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron partitë: Respektoni heshtjen zgjedhore

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron partitë: Respektoni heshtjen zgjedhore

    Foto ilustruese

    TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përmes një deklarate në rrjetet sociale ka njoftuar të gjitha subjektetet zgjedhore duke urdhëruar respektimin e heshtjes zgjedhore.
    “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.
    Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në deklaratë.
     

  • Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

    Njoftim zyrtar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve:

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.
    Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë.

    Top Channel

  • “Ky është presioni i radhës ndaj një tjetër komisioneri të Partisë Demokratike”, Luçiano Boçi publikon shkresën

    “Ky është presioni i radhës ndaj një tjetër komisioneri të Partisë Demokratike”, Luçiano Boçi publikon shkresën

    Shkruan në Facebook drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi: Një tjetër akt prej shantazhuesi i një njëriu që me paçavuret e zyrës së tij, kërkon të ushtrojë presion ndaj administratës së tij.
    Benet, kjo është fytyra jote e vërtetë. Hakmarrja. Presioni. Frika.
    Ky është presioni i radhës ndaj një tjetër komisioneri të Partisë Demokratike. Vetëm e vetëm sepse nuk mendon si Beneti.
    Ajo çfarë ty të frikëson Benet, ne na bën më të fortë: liria! Lirinë që ti e ke dorëzuar për pazar. Edhe pse një fotokopje e shëmtuar e Edi Ramës, shefit të shpirtit tënd të kapur, më 11 Maj do të mbetesh një mini-diktator në tentativë.
    Hiq dorë Benet.
    Të Dielen, do ta marrësh përgjigjen edhe nga administrata jote që e shantazhon. Shkodranët tashma të njohin “si paren e kuqe”.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Tarifat e Trump ndaj Bashkimit Europian, komisioneri i Tregtisë së BE: Nëse dështojnë bisedimet, do të…

    Tarifat e Trump ndaj Bashkimit Europian, komisioneri i Tregtisë së BE: Nëse dështojnë bisedimet, do të…

    Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maros Šefković deklaroi sot para Parlamentit Europian në Strasburg se BE-ja preferon të gjejë një zgjidhje përmes negociatave me SHBA-në, por në rast se bisedimet dështojnë, BE-ja po përgatit kundërmasat e saj dhe të gjitha opsionet janë në tryezë.

    Pas pothuajse një muaji që nga fillimi i armëpushimit tarifor midis BE-së dhe SHBA-së, ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje përmes negociatave dhe progresi i bërë duket i kufizuar.
    “Të gjitha opsionet mbeten në tryezë”
    “Tani kemi nevojë që SHBA-të të tregojnë gatishmërinë e tyre dhe të bëjnë përparim drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të ekuilibruar”, tha Šefković gjatë një debati në Parlamentin Europian mbi një përgjigje të unifikuar të BE-së ndaj masave të pajustifikuara tregtare të SHBA-së dhe mundësive globale tregtare për BE-në.
    “Të gjitha opsionet mbeten në tryezë”, theksoi Komisioneri i Tregtisë, duke kujtuar se BE-ja ka pezulluar kundërmasat e veta për t’i dhënë hapësirë ​​negociatave, duke përfituar nga periudha 90-ditore e pezullimit të presidentit amerikan.
    Kujtohet se vendet e BE-së përballen me tarifa amerikane prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit dhe makinave dhe tarifa “hakmarrëse” prej 10% për pothuajse të gjitha mallrat e tjera që mund të rritet në 20% pas pauzës 90-ditore të Trump, nga 14 korriku e tutje.
    Šefković tha se SHBA-të kanë vendosur tarifa për 70% të mallrave të BE-së të importuara në SHBA dhe kjo mund të rritet në 97% nëse SHBA-të përfshijnë edhe produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe mallra të tjera të BE-së.
    Komisioneri tha gjithashtu se BE-ja do të mbrohet nga rritjet e mundshme të importeve nga vende të tilla si Kina, për shkak të devijimit të tregtisë nga muri tarifor i Trump. Një grup pune do të ngrihet nga Komisioni deri në mesin e majit për të monitoruar devijimin e tregtisë.

    Top Channel

  • Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së: Gaza është bërë tokë e dëshpërimit

    Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së: Gaza është bërë tokë e dëshpërimit

    Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se Rripi i Gazës është kthyer në një tokë dëshpërimi nën sulmet intensive izraelite.
    “Sa kohë do të duhet që fjalët boshe të dënimit të kthehen në veprim për të hequr rrethimin, për të rivendosur armëpushimin dhe për të shpëtuar atë që ka mbetur nga njerëzimi?”, tha Lazzarini në X.
    Ai theksoi se uria po thellohet dhe se kjo është bërë qëllimisht ndërsa Gaza është bërë një vend i dëshpërimit.

    Komisioneri Lazzarini tha se dy milionë njerëz, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, i nënshtrohen dënimit kolektiv. Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se të plagosurit, pacientët dhe të moshuarit janë të privuar nga furnizimet dhe kujdesi mjekësor.
    Lazzarini shtoi se organizatat e ndihmave humanitare janë të gatshme të ofrojnë ndihma për palestinezët në Gaza. Sipas tij, kjo përfshin rreth 3.000 kamionë me ndihma të UNRWA-së.
    “Ndihma humanitare po përdoret si mjet pazaresh dhe armë lufte. Rrethimi duhet hequr, ndihma humanitare duhet të vazhdojë, të burgosurit duhet të lirohen dhe duhet të rivendoset armëpushimi”, thuhet në deklaratë.

  • Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, McGrath: Duam një marrëveshje për tarifat, duhet të përgatitemi për çdo skenar!

    Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, McGrath: Duam një marrëveshje për tarifat, duhet të përgatitemi për çdo skenar!

    “Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur një rezultat pozitiv” në negociatat me SHBA-në për tarifat, “por paralelisht, duhet të përgatitemi për skenarin e mundshëm të një pa marrëveshje”.

    Kështu deklaroi komisioneri i BE-së për Drejtësi, Michael McGrath, në një konferencë për media. Tarifat “janë rruga e gabuar përpara, sepse ato dëmtojnë bizneset dhe konsumatorët dhe në fund mund të rrezikojnë edhe vendet e punës”, theksoi ai, duke përsëritur se Brukseli po synon një “zgjidhje të negociuar”. “Mendoj se është mirë që puna tani po vazhdon në nivel ekspertësh”, shtoi ai.

    “Ne kemi bërë një ofertë për të eliminuar tarifat për mallrat industriale, duke përfshirë makinat, dhe pezulluam kundërmasat për t’i dhënë kohë dhe hapësirë ​​negociatave midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një marrëveshje të arrihet,” tha McGrath, duke iu referuar misionit të komisionerit të tregtisë së BE-së Maros Sefcovic në Uashington të hënën.

    Megjithatë, “ndërsa flasim, eksportet evropiane në Shtetet e Bashkuara i nënshtrohen detyrimeve prej 10% dhe, në disa raste si çeliku, alumini dhe makinat, 25%”, paralajmëroi McGrath, duke përsëritur shpresën e Brukselit se “negociatat do të vazhdojnë shpejt” drejt një zgjidhjeje pozitive, por gjithashtu duke kujtuar nevojën për t’u përgatitur për një “pa marrëveshje” të mundshme, që “ne shpresojmë të mos materializojmë”.

    McGrath në fund nënvizoi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik. “BE dhe SHBA duhet të trajtojnë së bashku sfidat thelbësore si mbikapaciteti i prodhimit global, veçanërisht në sektorët e çelikut dhe aluminit, i cili kërcënon qëndrueshmërinë e zinxhirëve tanë të furnizimit, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe farmaceutikët. Këto janë çështje mbi të cilat ne duhet të punojmë krah për krah”, shpjegoi ai./ ANSA.