Tag: komisioneri

  • Motorët me djegie të brendshme- BE e hapur ndaj teknologjive

    Motorët me djegie të brendshme- BE e hapur ndaj teknologjive

    Komisioni Evropian është nën presion, edhe nga qeveria gjermane, lidhur me ndalimin e planifikuar gradual të motorëve me djegie. Tani, Komisioneri i Transportit u tregua i hapur ndaj “të gjitha teknologjive”.

    Komisioneri i Transportit i BE, Apostolos Tzitzikostas, është shprehur se është “i hapur ndaj të gjitha teknologjive” në debatin për ndalimin gradual të planifikuar të motorëve me djegie. Tzitzikostas iu përgjigj një pyetjeje të gazetës gjermane Handelsblatt nëse BE do të lejonte jo vetëm automjetet hibride, por edhe ato me motorë klasikë me djegie.

    Rregulloret aktuale të BE-së parashikojnë që nga viti 2035 e tutje, praktikisht asnjë automjet i ri me motor me benzinë ose me naftë nuk do të lejohet të regjistrohet. Kjo synon të reduktojë më në mënyrë të konsiderueshme emetimet e CO2 nga sektori i transportit.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz i kishte kërkuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një letër që të rishikojë rregulloren për ashtuquajturin ndalim të motorëve me djegie. Pas vitit 2035, përveç mjeteve plotësisht elektrike me bateri, duhet të vazhdojnë të regjistrohen edhe mjetet me sisteme të dyfishta drejtimi, me bateri dhe motor djegieje. Në letrën e tij, ai shkroi për “motore djegieje shumë efikase”.

    Mund të ketë vonesë për propozimin e ri të BE

    Sipas raportit të Handelsblatt-it, Komisioni Europian mund të kërkojë gjithashtu më shumë kohë sesa ishte planifikuar fillimisht për të dalë me një propozim të ri mbi ndalimin gradual të motorit me djegie. Deri tani, pritej që autoritetet e Brukselit të paraqisnin propozimin e tyre në mes të javës së ardhshme, por tani kjo mund të mos ndodhë deri në vitin e ardhshëm.

    Komisioneri i Transportit, Tzitzikostas, i tha Handelsblatt: “Mund të ketë vonesë.” Ka arsye të forta për këtë. “Ne po vazhdojmë të punojmë shumë fort për të qenë gati deri më 10 dhjetor. Megjithatë, ekziston mundësia që të vonohemi pak,” tha Komisioneri i Transportit.

    Komisioni për konkurrueshmërinë

    Tzitzikostas shtoi se Komisioni aktualisht po shqyrton rolin e karburanteve më miqësore me mjedisin, si karburantet biologjike, rolin e automjeteve të kompanive dhe objektivat e mundshme për kuotat e prodhimit në BE.

    Komisioneri theksoi se çështja përfshin gjithashtu marrjen në konsideratë të zhvillimeve gjeopolitike. “Duhet të kujdesemi që të mos dëmtojmë konkurrueshmërinë tonë ndërsa ndihmojmë industrinë e BE të ruajë avantazhin e saj teknologjik,” tha ai.

    Kur u pyet nga agjencia e lajmeve dpa, Komisioni i BE nuk e komentoi fillimisht raportin e Handelsblatt-it. Kur u pyet se kur ka ndërmend Komisioni të paraqesë propozimet e tij, një zëdhënëse tha: “Komisioni ka marrë kontributin gjerman dhe po pret kontribute të tjera—ky është një proces në vazhdim.” Të gjitha kontributet do të merren parasysh dhe më pas do të merret një vendim për hapat e ardhshëm. /DW/

  • Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ja kush janë 15 aplikantët në garë për këtë pozicion(EMRAT)

    Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ja kush janë 15 aplikantët në garë për këtë pozicion(EMRAT)

    Në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë kandidatët si më poshtë:  

    1. Arben Shkëmbi
    2. BrunildaMenalla 
    3. EdisonHoxha 
    4. EndriPapajorgji 
    5. Ermal Hoxha
    6. ErmonelaXhafa 
    7. FatjonaMale 
    8. GentaTafa 
    9. GëzimAllaraj
    10. IsmailTafani 
    11. LulzimHamitaj 
    12. MirelaRrumbullaku 
    13. RobertGajda 
    14. SonilaBejtja 
    15. SonilaHysi 

    Mes aplikantëve dallojnë emrat e Genta Tafës apo Lulzim Hamitajt, pjesë e ish-organave të Vetingut; Sonila Bejtja, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, mandati i së cilës sapo ka përfunduar; apo dhe Robert Gajda, komisioneri aktual që rikandidon. 

  • Valë kritikash për zgjedhjen e Bad Bunny për shfaqjen e Super Bowl-it, komisioneri i NFL-së përgjigjet kështu!

    Valë kritikash për zgjedhjen e Bad Bunny për shfaqjen e Super Bowl-it, komisioneri i NFL-së përgjigjet kështu!

    Roger Goodell, komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL), ka reaguar ndaj kritikave që kanë shoqëruar njoftimin se artisti i njohur Bad Bunny do të performojë gjatë pushimit të pjesës së parë të finales së Super Bowl-it. Pavarësisht reagimeve të ndryshme, Goodell theksoi se nuk ka në plan të ndryshojë vendimin për të përzgjedhur këngëtarin.
    “Nuk jam i sigurt nëse kemi zgjedhur ndonjëherë një artist pa pasur kritika apo reagime nga publiku,” tha ai. “Është sfidë kur ke qindra miliona shikues. Por ne duam të ofrojmë argëtim të lartë dhe Bad Bunny është një nga artistët më të njohur dhe me ndikim në botë.”
    Performanca e Bad Bunny-t është veçanërisht e pritur, duke pasur parasysh mungesën e koncerteve të tij në SHBA gjatë viteve të fundit, si shenjë proteste ndaj politikave antiemigrantore të administratës Trump. Artistit i është frikësuar se koncertet mund të shërbenin si mjet për policinë për të kapur emigrantë ilegalë, gjë që do të rrezikonte sigurinë e fansave të tij.
    Megjithatë, përmes shfaqjes në Super Bowl, që transmetohet drejtpërdrejt në televizion, Bad Bunny ofron mundësinë që adhuruesit ta shijojnë performancën e tij pa u ekspozuar ndaj ndonjë rreziku.
    Kjo zgjedhje pasqyron edhe angazhimin e NFL-së për të sjellë artistë me ndikim global, që tërheqin audiencë të gjërë dhe kontribuojnë në vlerën e eventit më të madh sportiv në SHBA.

  • Vendoret e parakohshme, miratohet sasia e fletëve të votimit: Në pesë bashki, mbi 334 mijë zgjedhës

    Vendoret e parakohshme, miratohet sasia e fletëve të votimit: Në pesë bashki, mbi 334 mijë zgjedhës

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar sot një seancë ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime kyçe në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarë bashkie, që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025.
    Miratimi i fletëve të votimit
    Një vendim i rëndësishëm i sotëm ishte miratimi i sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi.
    Bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet janë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, rezulton se në këto pesë bashki numri i përgjithshëm i zgjedhësve është 334,559.
    Në përputhje me Kodin Zgjedhor, KSHZ vendosi të prodhohen 335,199 fletë votimi, duke shtuar 2% mbi numrin total të zgjedhësve. Gjithashtu, Komisioneri caktoi edhe vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, si pjesë e masave organizative për zhvillimin e procesit zgjedhor të pjesshëm të datës 9 Nëntor.
    Regjistrimi i Subjekteve
    KSHZ vendosi edhe regjistrimin si subjekte zgjedhore të dy partive kryesore të opozitës: Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Këto dy parti do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të pesë bashkive ku do të zhvillohet votimi.

  • Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

    Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, paraqiti sot në Komisionin e për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, duke evidentuar progresin e ndjeshëm në forcimin e transparencës së autoriteteve publike, avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.“Situata e transparencës në autoritetet publike reflekton përmirësim të dukshëm. Qytetarët shqiptarë janë bërë më aktivë në ushtrimin e së drejtës për informim, siç tregojnë të dhënat e vetëdeklarimit të institucioneve,” – theksoi Komisioneri Dervishi, duke nënvizuar se kërkohet më shumë transparencë proaktive dhe përgjegjshmëri nga çdo autoritet publik.Transparenca proaktive e institucioneve publike: përmirësimi më i madh ndër viteRaporti evidenton se gjatë vitit 2024, 331 autoritete publike kanë publikuar programin e transparencës, 335 kanë caktuar koordinatorin dhe 318 kanë funksionalizuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.Në përfundim të monitorimit vjetor, 45% e autoriteteve qendrore dhe të varësisë u klasifikuan me transparencë të lartë proaktive, duke shënuar rritje nga 38% në vitin 2023, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore përmirësuan ndjeshëm performancën, me rritje nga 29% në 41%.“Këto rezultate tregojnë se transparenca nuk është më një detyrim formal, por po shndërrohet në kulturë institucionale. Megjithatë, ende ka nevojë për përmirësime në publikimin e informacionit dhe në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve,” – u shpreh Dervishi.Zyra e Komisionerit administroi 1,025 ankesa gjatë vitit 2024, një shifër pak më e ulët se një vit më parë, çka lidhet me përmirësimin e përgjithshëm të qasjes dhe transparencës.Mbrojtja e të dhënave personale: Ligji i ri nr. 124/2024 në përputhje të plotë me standardet e BE-sëNjë ndër momentet më të rëndësishme të vitit ishte miratimi nga Kuvendi, në dhjetor 2024, i ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë).“Ky ligj modern përbën një hap të madh përpara në mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Ai është gjithashtu një kusht kyç në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian,” – deklaroi Komisioneri.Gjatë vitit 2024, Zyra e Komisionerit trajtoi 455 ankesa për cënimin e të dhënave personale dhe zhvilloi 77 hetime administrative, kryesisht në sektorët e arsimit, shëndetësisë, turizmit dhe bankave.Në përfundim të procedurave, u dhanë 68 sanksione administrative, si dhe rekomandime unifikuese për përmirësimin e masave të sigurisë dhe respektimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.Forcimi i rolit mbikëqyrës dhe ndërkombëtarNë kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Zyra e Komisionerit ka zhvilluar procesin e parë monitorues pranë sistemit të prokurorisë shqiptare dhe SPAK, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga bashkëpunimi me Eurojust.“Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e integritetit institucional dhe për garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale edhe në sistemin e drejtësisë,” – theksoi Dervishi.Zyra e Komisionerit ka vijuar një rol aktiv në arenën ndërkombëtare, duke qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit.Rritje e ndërgjegjësimit dhe forcim i kapaciteteveKomisioneri Dervishi theksoi domosdoshmërinë për ndërgjegjësim më të madh institucional dhe publik, trajnime të vazhdueshme dhe forcim të sistemeve të informacionit në të dy fushat – të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale.Në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, Zyra e Komisionerit ka realizuar plotësisht të gjitha detyrimet e lëna, duke dhënë mendime për 64 akte ligjore e nënligjore dhe 40 opinione për çështje të ndryshme të kontrolluesve publikë dhe privatë.“Transparenca dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy shtylla thelbësore të një shteti demokratik dhe të drejtë. Raporti ynë tregon qartë se jemi në rrugën e duhur, por kërkon angazhim të vazhdueshëm, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim publik për t’i bërë këto parime realitet në çdo nivel të administratës,” – përmbylli raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Komisioneri Besnik Dervishi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

    Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

    Që prej 2011 i punësuar në administratë lokale, por dosja e SPAK-ut për shpërdorim detyre i kushtoi shqiptarit me iniciale SH.B qetësinë në punë edhe pas përfundimit të hetimeve.

    Vendimi i gjykatës së posaçme të shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar i caktoi pezullimin nga detyra në mars, e rreth 7 muaj më vonë vendosi shuarjen e masës së sigurisë duke e rikthyer në shtator në punë.
    Por rimarrja e detyrës e përballi fierakun, sipas dokumentit denoncues të siguruar nga Top Channel, çdo ditë me një ambient diskriminues.
    Një punonjës i bashkisë Patos, në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm është ankuar pranë komisionerit kundër diskriminimit me pretendimin se është trajtuar në mënyrë të diferencuar dhe të pabarabartë në punë, nga kryetari i Bashkisë Fation Duro, për shkak se është marr i pandehur nga SPAK.
    “Kryetari i Bashkisë Patos i ka shmangur të gjitha funksionet që unë duhet të ushtroja si Sekretar i Përgjithshëm dhe deri tani detyrat e realizuara nga unë në cilësinë e sekretarit janë zero, pasi qëllimisht nuk më është ngarkuar asnjë detyrë.
    Të gjithë nëpunësit e Bashkisë më shmangen dhe nuk raportojnë tek unë sipas ligjit. Që nga data 26 shtator, në mbledhjet që Kryetari i Bashkisë ka organizuar periodikisht në sallën e mbledhjeve me drejtuesit e administratës së Bashkisë, unë nuk jam njoftuar dhe nuk kam marr pjesë në asnjë prej tyre”.
    Ai rendit një sërë problematikash që nga momenti i rifillimit të punës si ndryshimi i zyrës, miratimi i një page më të ulët krahasuar edhe me vartësit e tij, mospërfshirja në grupet e Whatsapp të punës apo në komisionet e rekrutimit e ristrukturimit të strukturës së bashkisë, duke e bërë të ndihet i izoluar, i veçuar, madje edhe i anashkaluar për ushtrimin efektiv të funksioneve si sekretar i përgjithshëm, me arsyetimin se diskriminimi ndaj tij ka ardhur prej gjendjes shoqërore.
    “Zyra ku unë ushtroja funksionet përpara pezullimit është në katin e dytë të godinës, kat në të cilin ndodhen zyrat e drejtuesve të Bashkisë. Aktualisht zyra ku jam vendosur është në katin e tretë, ndërkohë që zyra ku isha para ka akoma emërtimin ‘Sekretari i Përgjithshëm’, edhe pse unë nuk jam më në atë zyrë. Pagat e reja të propozuara nga ekzekutivi i Bashkisë janë të miratuara me rritje për të gjithë nëpunësit civil.
    Duket qartë që në përcaktimin e pagës sime ka një diskriminim të theksuar, pasi ka një trajtim të paktën me 25% deri në 29% më i ulët. Ajo që bien në sy është se unë si nëpunësi më i lartë drejtues kam pagën më të ulët se vartësit e mi, që janë drejtorët e drejtorive , të cilët janë nivel i mesëm drejtues. Paga ime është shumë afër pagës së përgjegjësit të sektorit që është niveli i ulët drejtues”.
    Komisioneri në një vendim të 2025 vlerëson se Bashkia Patos ka paragjykuar gjendjen gjyqësore të ankuesit, duke cënuar parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë.
    Gjatë shqyrtimit të ankesës nëpërmjet shkëmbimit shkresor, por gjithashtu edhe zhvillimit të një seance dëgjimore ku u përballën palët, komisioneri krijoi bindjen se Bashkia nuk ka zbatuar të njëjtin trend në rritjen e pagave, nuk ka respektuar hierarkinë e funksioneve dhe ka shkelur dinjitetin e ankuesit.
    Ndërsa në lidhje me ankesën e pengimit të ushtrimit të detyrës, argumentit të bashkisë se mosushtrimi i përgjegjesive ka qënë zgjedhje e tij”, komisioneri kundër diskriminimit shpjegon se mosangazhimi, përjashtimi, mospërfshirja e ankuesit në ushtrimin e funksionit si sekretar i përgjithshëm është veprim që bie ndesh me ligjin.
    Veprimet e punëdhënësit vlerëson më tej, kanë cënuar jo vetëm të drejtën individuale për punë, por edhe interesin publik, përderisa ankuesi paguhet nga taksapaguesit shqiptar. Për këto arsye, komisioneri vendosi konstatimin e diskriminimit në formën e shqetësimit, për shkak të gjendjes gjyqësore të sekretarit të Bashkisë Patos.

    Top Channel

  • KQZ konfirmon 5 këshilltarët e rinj bashkiakë në pesë bashki

    KQZ konfirmon 5 këshilltarët e rinj bashkiakë në pesë bashki

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, në të cilën u miratua plotësimi i vakancave në pesë këshilla bashkiakë, si dhe u trajtuan dy çështje që lidhen me procedura verifikimi të kandidatëve për zgjedhjet e kaluara.
    Pesë këshilltarët e rinj bashkiakë
    Në kuadër të detyrës ligjore për garantimin e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancave të krijuara në këshillat e pesë bashkive:
    Bashkia Tiranë – Fatjon Bathorja, nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u emërua si anëtar i ri i Këshillit Bashkiak.
    Bashkia Dibër – Aida Murrja, nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
    Bashkia Vorë – Lavdurije Shahini, nga Partia “Fryma e Re Demokratike”.
    Bashkia Belsh – Avni Shtylla, nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
    Bashkia Rrogozhinë – Dhurata Meka, nga “Partia Republikane Shqiptare”.
    Emërimet janë bërë në përputhje me listat shumemërore të depozituara nga subjektet zgjedhore, në respekt të radhës së kandidimit dhe pa shkelje të kritereve ligjore.
    Mbyllen dy procedura administrative për kandidatë të vetëdeklaruar
    Gjatë seancës u shqyrtuan edhe rezultatet e verifikimeve të kryera nga Prokurori i Përgjithshëm për dy kandidatë vetëdeklarues:
    –Euglen Gjini, kandidat për deputet në Qarkun Fier, i propozuar nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet e 11 majit 2025.
    –Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Mirditë, nga “Partia Lëvizja e Legalitetit”, për zgjedhjet e 14 majit 2023.
    Në të dy rastet, Komisioneri vendosi mbylljen e procedurës administrative pa vendim përfundimtar, duke argumentuar se “ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve”.

  • Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, sfidë e mundësi për sektorin bankar

    Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, sfidë e mundësi për sektorin bankar

    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave.Ligji, i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti, përputh kornizën ligjore shqiptare me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke ofruar për qytetarët shqiptarë të njëjtin nivel mbrojtjeje si qytetarët e BE-së.Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se arsyeja e nisjes së dialogut sektorial me bankat lidhet me faktin se ato janë ndër kontrrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.Ai solli në vëmendje disa problematika të konstatuara ndër vite, duke theksuar se mangësitë duhen vlerësuar si mundësi për të ndërmarrë përmirësime të mëtejshme.Dervishi nënvizoi gjithashtu shqetësimin për kërkesat e herëpashershme të autoriteteve publike për të dhëna personale, të cilat jo rrallë herë dalin përtej fushës së tyre të veprimtarisë.“Ne si Zyre e Komisionerit nuk duam që raportin me ju ta mbështetim në “frikën”e gjobave të larta, por në partneritet dhe një sjellje besimi reciprok”– tha Komisioneri.“Ligji i ri është një sfidë, por edhe një mundësi. Sfidë, sepse kërkon më shumë përpjekje, investim dhe ndryshim në mënyrën e funksionimit të përditshëm. Mundësi, sepse lejon në ndërtimin e një marrëdhënie më transparente dhe më të qëndrueshme me subjektet e mbrojtjes se të dhënave personale, duke rritur besueshmërinë ndaj sektorit”. Z.Dervishi garantoi se Zyra e tij do të mbetet e hapur për dialog dhe mbështetje, duke i ftuar bankat të shndërrohen në shembull pozitiv për kulturën e mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella, u shpreh se: “Shumë banka kanë ndërmarrë masa, kanë investuar në sisteme dhe trajnime, por ky është një proces i vazhdueshëm. Zbatimi i ligjit ka kosto, por natyrisht edhe sjell përfitime të rëndësishme”.Në reagimet e tyre, drejtuesit e bankave shprehën vlerësim për dialogun e hapur dhe nënvizuan angazhimin e tyre për konsolidimin e bashkëpunimit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

    “Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

    Nëse do të shkoni tek klinika “Dental Turk” në Tiranë për shërbime stomatologjike, duhet të mbani në vëmendje se të dhënat tuaja personale dhe sensitive nuk janë aspak të sigurta. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka zbuluar se klinika me aktivitet shumë-vjeçar në kryeqytet ka problem të theksuar me respektimin e një nga parimeve kryesore të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, atë për “ruajtjen e sekretit”.
    Kodi, i cili është një lloj “Bible” dhe “Kurani” për mjekët në të gjithë botën, thotë se “Të dhënat që mjeku mëson rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret profesional…”.
    Por, në “Dental Turk” ky parim universal, thjesht, është injoruar. Të paktën, këtë thotë Komisioneri Shtetëror për të Dhënat Personale, i cili ka aplikuar së fundmi një masë penalizuese të konsiderueshme, në shumën prej 2.4 milionë lekë të reja (rreth 25 mijë euro).
    Gjatë një kontrolli në ambjentet e klinikës në pronësi të shtetasve turq Adnan dhe Ahmet Yildizoglu, Komisioneri, janë zbuluar shkelje të të paktën 5 neneve ligjore, që lidhen me sekretin dhe konfidencialitetin.
    Në foto: Logoja e “Dental Turk” bazohet në besimin e klientëve
    Të dhënat zyrtare të siguruara tregojnë se klinika private ka pranuar këto shkelje, megjithatë nuk ka qenë dakord me penalitetin financiar, duke kërkuar vetëm masën e “këshillimit”.
    Procesi i kundërshtimit të gjobës ka zbuluar edhe një rrethanë tjetër të dyshimtë. Klinka pretendon se vetë procedura e kontrollit është shoqëruar me një situatë të konflikti interesi, ku në lojë përfshihet edhe një studio ligjore private, “GPO Albania”, në pronësi të biznesmenit Gent Prizreni.
    Shkelja e sekretit
    Në Prill të vitit 2025, Komisioneri për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale nisi një hetim administrativ pranë klinikës dentare “Dental Turk”, me seli në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.
    Në përfundim të këtij kontrolli, me vendimin e datës 24 Korrik 2025, Komisioneri vendosi të aplikojë masën administrative gjobë për subjektin tregtar, duke argumentuar se është gjetur në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
    Sipas vendimit, rezulton se “Dental Turk” është gjobitur; (1) 500 mijë lekë për shkelje të nenit 6 të ligjit (“Përpunimi i të dhënave personale”); (2) 500 mijë lekë për shkelje të nenit 7 të ligjit (“Përpunimi i të dhënave sensitive”); (3) 900 mijë lekë për shkelje të nenit 13 të ligjit (“E drejta për të kërkuar bllokimin apo fshirjen e të dhënave); (4) 300 mijë lekë për shkelje të nenit 28 të ligjit (“Konfidencialiteti i të dhënave”); (5) 200 mijë lekë për shkelje të nenit 30 të ligjit (“Të drejtat në fushën e mbrojtjes së të dhënave”).
    Në foto: Vendimi për gjobitjen e klinikës “Dental Turk”
    Krahas gjobave, Komisioneri për Mbrojtje e të Dhënave ka urdhëruar klinikën “Dental Turk” që “të ndalojë menjëherë përpunimin e mëtejshëm të të dhënave personale përmes sistemit të survejimit CCTV në ambientet e punës së punonjësve, si dhe të shkatërrojë në mënyrë të parikuperueshme të dhënat “video/audio” të mbledhura për subjektet e të dhënave “punonjës”, të cilat janë përpunuar, në kundërshtim me dispozitat e neneve 6 dhe 7 të Ligjit”.
    Klinika “Dental Turk” iu drejtua Gjykatës Administrative të Tiranës, ku kërkonte marrjen e masës e sigurimit të padisë, duke kërkuar pezullimin e aplikimit të gjobës, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës së saj kundër vendimit të Komisionerit.
    Në padinë e saj për masë pezullimi, “Dental Turk” shprehet se “…Në datë 1 Korrik 2025, përfaqesuesve të klinikës iu prezantuan paraprakisht gjetjet nga ana e grupit të punës së Komisionerit. Gjatë takimit, Grupi i Punës informoi se penalizimi për shkeljet e konstatuara varionin nga këshillim deri në gjobë 2 milionë lekë. Më pas, çuditërisht, Komisioneri, edhe pse mund të vendoste një masë pezulluese, aplikoi gjobën 2.4 milionë lekë të reja…”.
    Në foto: Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi
    Ky qëndrim i “Dental Turk” para gjykatës është një konfirmim se klinika i pranon shkeljet e konstatuara, por kundërshton vetëm masën penalizuese.
    Pretendimet e klinikës private u rrëzuan nga Gjykata Administrative e Tiranës në 11 Gusht 2025, e cila nuk pranoi pezullimin e zbatimit të gjobës.
    Ndërkohë, procesi gjyqësor zbuloi edhe një rrethanë tjetër të dyshimtë.
    Dyshimet për konflikt interesi
    Në argumentat mbrojtëse, “Dental Turk” paraqiti një rrethanë të dyshimtë konflikt interesi. Kjo rrethanë, megjithëse nuk prek thelbin e shkeljeve të pretenduara nga klinika private, vendos në pikëpyetje në përgjithësi aktivitetin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i drejtuar nga Besnik Dervishi.
    “Dental Turk” pretendoi para gjykatës se, në datën 23 Korrik ka marrë një e-mail nga një studio ligjore “Data Protection Officer-DPO”, në të cilën thuhej në mënyrë të përmbledhur se “DPO ishte vënë në dijeni se Komisioneri kishte evidentuar shkelje të shumta përsa i përket detyrimeve ligjore që lidhen me të dhënat personale të pacientëve/klientëve”.
    Sipas “Dental Turk”, vendimi për gjobitjen e klinikës është marrë në 24 Korrik, pra një ditë pasi kishin marrë e-mail nga studio ligjore private, duke ngritur dyshimet se informacioni i ishte dhënë zyrës “DPO” përpara se vendimi të shpallej e t’i komunikohej subjektit të interesuar, pra klinikës dentare.
    Në foto: Selia e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave
    Vetëm dy ditë pas komunikimit të parë dhe vetëm një ditë pasi ishte zbardhur vendimi, “DPO-Albania” i dërgon një tjetër e-mail “Dental Turk”, në të cilën i ofron asistencë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
    “Nuk na u duk rastësore, sepse e-mailet e datave 23 dhe 25 korrik 2025, të ardhura nga DPOAlbania (Data Protection Officer), na ngritën dyshime të forta për konflikt interesi, për më tepër që këto informacione kanë dalë nga vetë autoriteti që duhet t’i mbroj ato…” shprehej ndër të tjera “Dental Turk” para gjykatës administrative.
    Sipas të dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe rezultoi se “DPO-Albania” është në zyrë konsulence juridike, e krijuar në vitin 2022.
    Ajo është në pronësi të sipërmarrësit Gent Prizreni dhe administrohet nga Sonela Lamaj. Sipas të dhënave të QKB-së, studio “GPO-Albania” ka për objekt të veprimtarisë së saj konsulenca juridike dhe teknike (IT) lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, të drejtën e informimit, etj.

  • “Më rrëmbyen”, Avokatja e Popullit zbarkon në 313 dhe dëgjon pretendimet e Ilir Metës

    “Më rrëmbyen”, Avokatja e Popullit zbarkon në 313 dhe dëgjon pretendimet e Ilir Metës

    Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e shoqëruar nga Komisioneri për Parandalimin e Torturës, vizituan në qelitë e paraburgimit 313 ish-presidentin e vendit, Ilir Metaj. Ballanca dhe Komisioneri dëgjuan nga afër pretendimet e ish-kreut të Shtetit, i cili ka ngritur pretendime lidhur me mënyrën e arrestimit, duke e konsideruar atë si rrëmbim.
    Mbi bazën e ankesës është nisur një hetim administrativ nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe gjatë këtyre muajve, që nga tetori i 2024, kur u arrestua kryetari i Partisë së Lirisë, është kërkuar informacion nga Policia e Shtetit lidhur me planin operacional për arrestimin e Ilir Metajt.
    Ish-presidenti pretendon se ai u rrëmbye në mënyrë banditeske me urdhër të Edi Ramës, dhe policia u soll në mënyrë barbare, duke mos i bërë me dije as se ndaj tij kishte një urdhër gjykate për ta arrestuar.
    Avokatja e Popullit dhe Komisioneri panë nga afër kushtet në të cilat mbahet Ilir Metaj, ndërsa u mor informacion lidhur me masat ndëshkimore ndaj Metajt në qeli, duke e izoluar nga aktiviteti.
    Avokati i Popullit pritet të dalë me një raport të detajuar lidhur me pretendimet e ish-presidentit.
    Ilir Metaj mbahet i arrestuar me urdhër të SPAK-ut që nga tetori 2024. Ai është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
    Më datën 4 gusht pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe më pas dosja penale do të dorëzohet në vjeshtë për gjykim.
    Javën që lamë pas iu komunikuan akuzat ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, Fatima Kryemadhit, nënës së deputetes, Ema Çokut, dhe Pirro Xhixhës.