Tag: komisionerët

  • Avokati i Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

    Avokati i Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

    Komisionerët e Avokatit të Popullit kanë vizituar sot në ambientet e paraburgimit Erion Veliajn.

    Në këtë takim kanë qenë prezent Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe dy komisionerët, Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja.
    Ky takim vjen pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i ka dha të drejtë ankimimit të Veliajt, dhe e ktheu sërish në detyrë si kryebashkiak.
     

    Top Channel

  • Komisionerët 30€, 137 mln € tenderime për Celibashin

    Komisionerët 30€, 137 mln € tenderime për Celibashin

    Fatura që shfaqet është dëshmia e gjallë e një padrejtësie të madhe: vetëm 2.875 lekë (rreth 30 euro) për një komisioner që ka kaluar orë të tëra në qendrën e votimit, i lodhur e i përkushtuar për të ruajtur votën e qytetarit. Ndërkohë, Ilirjan Celibashi dhe KQZ kërkuan nga buxheti i shtetit 137 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve 2025, shkruan Klajdi Bello si komisioner në zgjedhjet e 2025.

    Ky kontrast nuk është thjesht absurd  është një ofendim i hapur për qytetarët dhe për vetë procesin demokratik. Miliona euro për tendera, për kontrata të dyshimta, për projekte të fryra në kosto; por kur vjen puna tek ata që mbajnë mbi supe gjithë peshën e procesit zgjedhor, shpërblimi është qesharak, i mjerë, dhe i padenjë.
    Pabarazia e qëllimshme
    Komisionerët janë ata që përballen me presionin, me tensionin e natës së gjatë të numërimit, me vëzhguesit partiakë dhe me çdo konflikt që shpërthen në qendrat e votimit. Por në fund, përpjekja e tyre vlerësohet me një fletëmandat poshtërues si ky. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e KQZ-së lëvizin mes miliona eurove, duke justifikuar çdo shifër marramendëse me pretekstin e “garantimit të standardeve zgjedhore”.
    Korrupsion i institucionalizuar
    Kjo nuk është më thjesht një “pabarazi pagash”. Ky është një mekanizëm korrupsioni: të shfrytëzosh punën e komisionerëve dhe t’i lësh ata me 30 euro, ndërsa në krah tjetër fryhen faturat e tenderave e kontratave publike që i kalojnë xhepit të një grushti njerëzish. Celibashi dhe aparati i tij në KQZ nuk janë thjesht administrues të një procesi teknik; ata janë bërë arkitektë të një skeme ku demokracia është fasadë, dhe paratë publike janë qëllimi real.
    Mesazhi që i jepet shoqërisë
    Kur një komisioner merr 30 euro, por KQZ shpenzon miliona, mesazhi që i jepet shoqërisë është i qartë: në këtë vend, puna nuk vlen, por tenderi po. Vota nuk është më instrumenti i qytetarit, por është bërë instrument pasurimi për zyrtarët.
    Prandaj, përballë kësaj situate, nuk mund të heshtim. Duhet thënë me zë të lartë:
    Vazhdoni vidhni, o të pangopur!
    Sepse vetëm kështu ky sistem nxjerr në pah kontrastin mes atyre që sakrifikojnë për demokracinë dhe atyre që e përdorin demokracinë si biznes personal.
    /Publik.al/

  • “Berisha i njohu zgjedhjet, sepse 12 mijë komisionerët e PD firmosën rezultatin në çdo kuti”

    “Berisha i njohu zgjedhjet, sepse 12 mijë komisionerët e PD firmosën rezultatin në çdo kuti”

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, sipas tij ato i ka njohur kur komisionerët e PD nënshkruan për rezultatin e zgjedhjeve.
    ‘Berisha i njohu zgjedhjet nëpërmjet 12 mijë komisionerëve që kanë nënshkruar rezultatin për çdo kuti. Kur një parti nënshkruan dhe njeh rezultatin ky është akti juridik që i bënë zgjedhjet të vlefshme ose të pavlefshme. Nëse ata nuk do të nënshkruanin atëherë do të diskutonim nëse njihen ose jo zgjedhjet. Thonë se do të bëjnë protesta dhe në 1 tetor të gjithë do të marrin rrogën nga mandati i deputetit’, tha ai.

  • VIDEO/ Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    VIDEO/ Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi i është përgjigjur sërish kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD.

    Çaushi i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit.
    Çaushi i drejtohet Bardhit duke i thënë se po vijon të ‘gabojë e të turpërohet’, ndërsa i ‘vjen në ndihmë’ duke ‘identifikuar’ ata që shfaqen në videon e publikuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat.

    “O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Po s’ka nevojë o xhan ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje.
    Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekretari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”, vijon Çaushi.
    Deputetja e qarkut Fier e mbyll reagimin e saj me një sugjerim, jo pa ironi, drejtuar Gazment Bardhit. “Po le nam o Gazo, le nam. Del denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj Bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua. Ndoshta atje i njeh. Mirupafshim deri në gafën e radhës”, shpreh Çaushi në rrjetet sociale.

    Postimi i Bardhit më herët në Facebook:
    Episodi 6/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALEKurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier.
    Nuk iu mjafton vetëm qëndrimi mbi kokë ndërkohë që qytetarët votojnë në dhomën e fshehtë, por kontrollojnë fletët e votimit edhe pasi ato janë hedhur në kutinë e votimit.
    Pamjet më poshtë i përkasin QV 2846, njësia administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, ku dallohet qartësisht komisioneri i PS që nxjerr fletën e votimit nga kutia, verifikon se si ka votuar qytetari dhe më pas e rihedh në kuti.Dhunimi i fshehtësisë së votës përveçse një vepër penale që vijon të mbetet e pandëshkuar, është edhe akti më i shëmtuar që i kthen votimet në farsë, duke paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve, përmes kontrollit masiv të votës me patronazhistë të shndërruar në terroristë elektoral.

     

    Top Channel

  • VIDEO/ Zegjineja i nxjerr bojën Bardhit: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    VIDEO/ Zegjineja i nxjerr bojën Bardhit: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD-së. Këtë herë në postimin e saj, ajo i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit.
    “O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Po s’ka nevojë o xhan ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje”, shpreh Çaushi në rrjetet sociale.

    Më tej, deputetja e zgjedhur e PS thotë se personat në video janë sekretari dhe një anëtar i komisionit, të dy përfaqësues të Partisë Demokratike. “Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekrtari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”, vijon Çaushi.
    Deputetja e qarkut Fier e mbyll reagimin e saj me një sugjerim, jo pa ironi, drejtuar Gazment Bardhit. “Po le nam o Gazo, le nam. Del denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj Bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua. Ndoshta atje i njeh. Mirëupafshim deri në gafën e radhës”, përfundon Çaushi.

  • “570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

    “570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

    Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në studion e Klan News përballë gazetarit Besard Jacaj, vijoi me akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”.
    Ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më problematike si Zall-Bastar, Petrelë apo Kashar.
    “Komisionerët e PS-së kanë kërcënuar votuesit dhe u kanë hyrë në dhomën e fshehtë të votimit. Kjo është një shkelje flagrante”, tha Këlliçi.
    Ai shtoi se KQZ nuk ka asnjë pavarësi institucionale, duke e cilësuar atë si “paradhomë të kryeministrit” dhe duke theksuar se drejtuesi (Ilirjan Celibashi) është ish-ministër socialist.
    “Nuk kemi pritur vendimmarrje tjetër nga KQZ-ja dhe nuk presim më asgjë prej tyre,” deklaroi deputeti.
    Këlliçi ngriti gjithashtu shqetësimin për përballje të drejtuesve të PD-së me banda kriminale në disa qytete të vendit.
    “Kur ke përballë banda në Durrës, Elbasan apo Shkodër, çfarë mund të bëjë një qytetar i pambrojtur?”, shtoi ai.
    U pyet edhe për Chris LaCivita dhe se sa është paguar ai gjatë fushatës elektorale.
    “Kur të depozitohen në KQZ, janë të dhëna që do të bëhen publike. S’ka asgjë për t’u mbajtur sekret”, u përgjigj Këlliçi.

  • Bushati ia thotë në sy: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Berisha: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet

    Bushati ia thotë në sy: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Berisha: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet

    Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e opozitës në qendrat e votimit.
    Berisha akuzoi komisionerët e partisë së vet se shitën zgjedhjet, sepse sipas tij, ata janë kërcënuar me jetë.
    “Zoti Bushati, tani ajo që mund të them unë për zonat e karteleve nuk ka rezistencë, ta them unë, sepse aty të gjithë janë të dorëzuar sepse aty janë më të fuqishëm se qeveria dhe gjithçka tjetër. Ata kanë vetëm një gjuhë, bëje se të ikën koka.
    Ergys Agasi me Elvis Doçin kapnin njerëzit tanë dhe i kërcënonin.
    Është ky i Elbasanit, as që diskutohej.
    Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj.
    Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete…
    Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën,” tha Berisha.
    Ai komentoi edhe konstatimin e Bushatit se në qendër të Tiranës nuk ka pasur ndikim të krimit.
    “Tirana ka qenë në influencën e tre bandave të fuqishme. Haptas dhe publikisht Xhabaftët. Është aktiv me ushtarët e tij Emiljano Shullazi nga burgu dhe Hakmarrja për Drejtësi. Që të tria kanë qenë operative në Tiranë.
    Çdo organizatë kriminale është më e fuqishme se çdo ministri. Këtu është një sundim krimi.
    Ka një gjë këtu, të jem i hapur me ju dhe qytetarët. Një gjë është e dhimbshme, por ne kemi një fat se kemi dokumente. Dhe askujt nuk i themi të besoj përveçse dokumenteve. Por opozita ka qenë e heshtur për këtë.
    Farsë ishte absolutisht edhe në vitin 2021. Por nuk u mbrojt kund, nuk u dëgjua. Prandaj Edi Rama e pa këtë dhe i këputi 300 milionë gjoba dhe dhurata, 500 milionë prokurime, 29 mijë hektarë kanabis e me radhë”, tha Berisha.

  • Zgjedhjet/ Berisha “justifikon” komisionerët e PD: Me krimin e organizuar të ikën koka

    Zgjedhjet/ Berisha “justifikon” komisionerët e PD: Me krimin e organizuar të ikën koka

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka analizuar qëndrimin e komisionerëve të opozitës në Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Berisha u shpreh se tashmë e ka një ide më të qartë se përse u “dorëzuan” komisionerët e opozitës në qendrat e votimit. Sipas kryedemokratit, në momentin që sipas tij, komisionerët përballen me grupet kriminale, vetë ai nuk mund të kërkojë “llogari” tek ata që duhet të ishin garantë të votës për opozitën. 
    “Zoti Bushati, tani ajo që mund të them unë për zonat e karteleve nuk ka rezistencë, ta them unë, sepse aty të gjithë janë të dorëzuar sepse aty janë më të fuqishëm se qeveria dhe gjithçka tjetër. Ata kanë vetëm një gjuhë, bëje se të ikën koka. Ergys Agasi me Elvis Doçin kapnin njerëzit tanë dhe i kërcënonin. Është ky i Elbasanit, as që diskutohej. Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj.
    Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete… Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën,”-tha Berisha./ZËRI

  • Berisha i përgjigjet Bushatit: Nëse komisionerët do u nënshtroheshin ministrave, nuk do ua falja, por me krimin e organizuar të ikën koka

    Berisha i përgjigjet Bushatit: Nëse komisionerët do u nënshtroheshin ministrave, nuk do ua falja, por me krimin e organizuar të ikën koka

    Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka LIVE, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e opozitës në qendrat e votimit.

    “Zoti Bushati, tani ajo që mund të them unë për zonat e karteleve nuk ka rezistencë, ta them unë, sepse aty të gjithë janë të dorëzuar sepse aty janë më të fuqishëm se qeveria dhe gjithçka tjetër. Ata kanë vetëm një gjuhë, bëje se të ikën koka.

    Ergys Agasi me Elvis Doçin kapnin njerëzit tanë dhe i kërcënonin.

    Është ky i Elbasanit, as që diskutohej.

    Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj.

    Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete…

    Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën,” tha Berisha.

    Ai komentoi edhe konstatimin e Bushatit se në qendër të Tiranës nuk ka pasur ndikim të krimit.

    “Tirana ka qenë në influencën e tre bandave të fuqishme. Haptas dhe publikisht Xhabaftët. Është aktiv me ushtarët e tij Emiljano Shullazi nga burgu dhe Hakmarrja për Drejtësi. Që të tria kanë qenë operative në Tiranë.

    Çdo organizatë kriminale është më e fuqishme se çdo ministri. Këtu është një sundim krimi.

    Ka një gjë këtu, të jem i hapur me ju dhe qytetarët. Një gjë është e dhimbshme, por ne kemi një fat se kemi dokumente. Dhe askujt nuk i themi të besoj përveçse dokumenteve. Por opozita ka qenë e heshtur për këtë. Farsë ishte absolutisht edhe në vitin 2021. Por nuk u mbrojt kund, nuk u dëgjua. Prandaj Edi Rama e pa këtë dhe i këputi 300 milionë gjoba dhe dhurata, 500 milionë prokurime, 29 mijë hektarë kanabis e me radhë”, tha Berisha.

  • Rinumërimi në Durrës ‘përçan’ PD/ KAS-i ‘favorizon’ ish-prokurorin Ndoja, pranon votën e kontestuar nga komisionerët

    Rinumërimi në Durrës ‘përçan’ PD/ KAS-i ‘favorizon’ ish-prokurorin Ndoja, pranon votën e kontestuar nga komisionerët

    Ndërsa po vijon rinumërimi i pjesshëm i kutive të qarkut të Durrësit, ku kandidati Aulon Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat brenda PD-së me qëllim që të fitonte kandidati tjetër, ish-prokurori i shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja, një detaj është zbuluar nga procesi.
    KAS-i i ka quajtur votë të vlefshme ish-prokurorit një prej atyre që komisionerët e kishin deklaruar të pavlefshme në numërimin e parë të 11 majit.

    Siç shihet edhe në foto, kjo është një votë për Arjan Ndojën. Në fletën e votimit është një kryq te emri i kandidatit të PD-sëm por edhe një pikë te kandidati i parë, Skënder Dika.
    KAS e quajti të vlefshme për Ndojën, me argumentin se “pika mund të jetë vendosur nga komisionerët politikë për ta bërë të pavlefshme”.
    Procesi i rinumërimit për Durrësit po vijon te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti” në Tiranë dhe ndodhet pothuajse në gjysmën e tij. Ndoja e ka fituar mandatin me 1 mijë vota diferencë nga ndjekësi më i afërt, Aulon Kalaja, që pretendon se i janë vjedhur nga brenda partisë. Kalaja kërkoi rinumërim të të gjithë qarkut, por KAS e pranoi vetëm pjesërisht. Deri tani Ndoja ka humbur mbi 50 vota nga procesi i rinumërimit.