Debati i ndezur mes Partisë Demokratike dhe institucioneve të Bashkimit Evropian pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Nën moderimin e Alba Alishanit, paneli i përbërë nga analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, ka zbërthyer lëvizjen e fundit të opozitës dhe reagimin ndaj Brukselit.
Analisti Preç Zogaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj strategjisë së PD-së, duke e cilësuar qasjen konfliktuale me ndërkombëtarët si një rrugë pa krye.
Marrëdhënia konfliktuale Berisha-Perëndim
Sipas Zogajt, historia po përsëritet. Ai theksoi se marrëdhëniet e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, sa herë që ai ndodhet në opozitë, kanë qenë historikisht problematike.
“Marrëdhëniet e Berishës me BE dhe SHBA, kur është në opozitë, kanë qenë konfliktuale,” u shpreh Zogaj, duke theksuar se kjo është një vazhdimësi e një cikli të vjetër politik.
Mbrojtja e Komisioneres Kos
Lidhur me deklaratën e shumëdiskutuar të Komisioneres së Zgjerimit, e cila i cilësoi zgjedhjet “të lira dhe të ndershme”, Zogaj tha se ajo nuk flet si individ, por si zëri i qeverisë evropiane.
“Kur zyrtarët e lartë të BE-së flasin për integrimin, ata nuk flasin personalisht, por në emër të qeverisë së BE-së që kryesohet nga Ursula von der Leyen,” sqaroi analisti.
Ai solli në vëmendje edhe faktin se Kos vjen nga Sllovenia, një vend që historikisht ka mbështetur Shqipërinë.
“Politikanët sllovenë kanë dëshmuar që janë më dashamirës për Shqipërinë. Dëshmi për këtë është edhe Tanja Fajon, e cila bëri çmos për liberalizimin e vizave,” tha ai.
Raporti i OSBE-së
Duke analizuar raportin e OSBE/ODIHR, mbi të cilin opozita bazon akuzat e saj, Zogaj argumentoi se raporti përmban kritika për të gjitha palët dhe jo vetëm për qeverinë. Ai bëri një paralele historike me vitin 1996:
“Edhe në 1996 raporti i OSBE/ODIHR i bëri blozë zgjedhjet në vend. Por në dorë më pas procesin e morën SHBA dhe BE. Raporti ka damkosje për të gjithë.”
Në mbyllje, Zogaj dha një mesazh të qartë për strategjinë e opozitës: “Opozita nuk fiton asgjë duke bërë kontrapedalin për integrimin. Për mua ajo duhet të jetë një hap para qeverisë, në pararojë të këtij procesi. Nga të bërit anëtarë fiton i gjithë vendi.”
Tag: komisioneres
-

Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës
-

Zonja Kos mos u bëj Bozë!”
Zonja Kos mos u bëj Bozë!”
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.
Noka shprehet i revoltuar ndaj komisioneres, duke e akuzuar atë për qëndrime të njëanshme dhe për favorizim të kryeministrit Edi Rama.
Ai shprehet se Kos po injoron raportet e institucioneve ndërkombëtare për proceset zgjedhore në Shqipëri dhe se, sipas tij, po “ambalazon” qeverinë me ngjyra evropiane.
Ndër të tjera, Noka e akuzon qeverinë për keqpërdorimin e fondeve IPARD dhe kërkon që institucionet e BE-së të mbajnë një qëndrim të paanshëm.
Postimi i plotë:
Zonja Kos mos u bëj Bozë!
Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë! -

Adriana Kalaja, akuza të forta ndaj komisioneres Pranvera Strakosha: A di gjë ku është yt bir…
Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar në lidhje me raportimin e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha. Nëpërmjet një statusi në FB, Kalaja thekson se, po të ishte e pranishme në seancën e Komisionit, do t’i drejtonte pyetje mbi fatin e të birit, Amant Josifi, të cilin e akuzon për një ndër skandalet më të mëdha financiare në vend. Ajo përmend edhe përfshirjen e mëparshme të vetë Strakoshës në çështje penale, duke e lidhur me raste të trafikut të fëmijëve dhe me figura të tjera të njohura politike.
Postimi i plotë në FB:
Po të isha sot në Komision……
Teksa raportonte, Komisionerja e Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, mendova se nëse do isha prezente, pyetja që do t’i bëja do ishte:
– A di gjë ku është yt bir, Amant Josifi, që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europiane?
Jo për gjë, por thjesht për t’i ardhur në ndihmë interpolit dhe narko policisë.
PS: Ashtu si i biri, dikur ishte shpallur në kërkim edhe Komisionerja, pasi, është akuzuar dhe dënuar, bashkë me të emën e Oltës Strategjike, ku i biri ishte këshilltar, për trafikim fëmijësh.
-

“Ku është yt bir që grabiti 2.4 miliardë euro?”, Kalaja shpërthen ndaj Komisioneres Pranvera Strakosha: Ke qenë e…
Kryetarja e Gjykatës në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, gjatë raportimit të saj në një nga komisionet parlamentare.
Kalaja shkruan se, nëse do të ishte e pranishme në seancë, pyetja e saj për Strakoshën do të ishte direkte dhe e drejtpërdrejtë: “A di gjë ku është yt bir, Amant Josifi, që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europianë?”Sipas saj, kjo pyetje nuk do të bëhej për qëllime politike, por “thjesht për t’i ardhur në ndihmë Interpolit dhe narko-policisë”.
Kalaja shkon edhe më tej në akuzat e saj, duke risjellë në vëmendje një episod të së kaluarës, kur sipas saj, vetë Komisionerja Strakosha ka qenë e shpallur në kërkim dhe e dënuar për çështje që lidhen me trafikimin e fëmijëve, bashkë me një person tjetër, të identifikuar si nëna e “Oltës Strategjike”, ku i biri i Strakoshës shërbente si këshilltar.