Tag: komisioneren

  • Samiti në Tiranë, Rama pret Komisioneren e BE, Marta Kos

    Samiti në Tiranë, Rama pret Komisioneren e BE, Marta Kos

    edi rama-marta kos

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur komisioneren e BE, Marta Kos e cila ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në samitin Growth Plan “Our pathëay to EU”- “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”. 
    Teksa pret pjesëmarrësit e tjerë në samit, në pjesën e jashtme të Pallatit të Brigadave, pati një përplasje verbale me një nga gazetarët.
    “Kjo hapni vendin se do hidhem nuk funksionon”, tha kryeministri, duke sugjeruar që pyetjet në drejtim të tij mund të ushtrohen një ditë tjetër.
    Në samit do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian./ZËRI

  • Peleshi pret Komisioneren për Zgjerim, Kos: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

    Peleshi pret Komisioneren për Zgjerim, Kos: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
    Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës. “Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
    Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar. “Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.

    Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Z. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.
    Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.

  • Deputetja Vata kritikon Komisioneren Marta Kos: Shqipëria ka përparuar? Gjysma e qeverisë nën hetim

    Deputetja Vata kritikon Komisioneren Marta Kos: Shqipëria ka përparuar? Gjysma e qeverisë nën hetim

    Në Foltoren para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
    Vata tha se janë pavend fjalës e Kos për përparim të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë një anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar merren të pandehur për korrupsion nga institucionet e drejtësisë.
    ”Ndërkohë që ne protestojmë për korrupsion, dëgjojmë deklarata nga jashtë, si ajo e zonjës Marta Kos, e cila sot tha se Shqipëria po ecën shumë mirë në rrugëtimin e integrimit. E si mund të ecë mirë një vend ku gjysma e qeverisë është nën hetim, është në burg apo në dosje të hapura dhe pjesa tjetër po përgatitet për të njëjtin fat. Nëse vazhdon të mbrojë abuzimet, a mund ta themi këtë”,-tha Vata.