Tag: komisionerë

  • “Ju kërcënuat”/ Përplasje në studio,Boçi shpërthen ndaj socialistit: Dy komisionerë të PD u pushuan nga puna në Shkodër

    “Ju kërcënuat”/ Përplasje në studio,Boçi shpërthen ndaj socialistit: Dy komisionerë të PD u pushuan nga puna në Shkodër

    Një debat ka pasur në një studio televizive mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kandidatit të PS për deputet Mirgit Vataj për çështjen e patronazhistëve.
    Teksa Vataj tregon disa raste gjatë fushatës që ka mësuar për anëtarë të PD që punojnë në administratë dhe nuk u ka ndodhur asgjë, Boçi solli në vëmendje një denoncim që ai kishte bërë në atë kohë se dy persona u shkarkuan nga kryebashkiaku i Shkodrës pasi ishin komisionerët të PD.
    “Në zonën që kam mbuluar unë, kam pas informacion për kryetarë grup seksionesh të Partisë Demokratike që janë në administratë. Asnjë nuk u lëviz nga puna, as u kërcënua. Punojnë në administratë dhe kanë punuar për PD dhe as i kam kërcënuar, intimiduar dhe vijojnë punën”, tha Vataj.
    “Beneti shkarkoi nga puna dy persona që pranuan të jenë komisionerë të PD. U shkarkuan pse pranuan të bëhen komisionerë. A e shikon çfarë mesazhi i rëndë. Arsimtarët duhet të dorëzonin numrin e votave të drejtoresha. Ju keni një skalion të fortë. Ju kërcënoni me vendin e punës, kërcënimin e butë. Kemi me mijëra raste që keni kërcënuar, i keni marrë numrin e telefonit për votën e emigrantëve”, ishte kundërpërgjigja e Boçit.

  • Kush është Marta Kos, entuziastja e Edi Ramës

    Kush është Marta Kos, entuziastja e Edi Ramës

    Marta Kos është e para komisionere e BE-së që ka patur një të shkuar me shërbimet sekrete jugosllave.

    Si e tillë kandimi i saj për Komionere e BE-së u shoqërua me një stuhi të vërtetë politike në Lubjanë dhe Bruksel. Kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Slloveni, Romana Tomc, e ka cilësuar këtë zgjedhje si “krejtësisht të papranueshme” dhe “problematike” për PPE-në, duke ngritur dyshime mbi të kaluarën e Kos dhe mbi aftësitë e saj për të përballuar një rol të tillë ekzekutiv.

    Sipas Tomc, Kos jo vetëm që nuk ka përvojën e nevojshme menaxheriale për të marrë një detyrë të këtij niveli, por mbart edhe një hije të së kaluarës: lidhjet e dyshuara me UDBA-n, policinë sekrete të ish-Jugosllavisë. Për të ilustruar skandalin, ajo bëri një krahasim të fortë: “A mund ta imagjinoni që në Gjermani të propozohej një ish-bashkëpunëtor i STASI-t si komisioner?”.

    Ky kundërshtim ka nervozuar edhe eurodeputetë të tjerë, që shprehen të shqetësuar nga ideja e rikthimit të njerëzve me lidhje të errëta në zemër të institucioneve europiane.

    Procesi i emërimit të saj u kthye në një përplasje të hapur politike në Slloveni. 

    Fillimisht, qeveria kishte propozuar Tomaž Vesel, ish-kryetar i Gjykatës së Auditorëve, por në minutën e fundit u tërhoq dhe u zëvendësua me Marta Kos. Kjo kthesë e papritur, që ndodhi pas presionit të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për të dërguar një grua, ndezi akuzat e opozitës për mungesë transparence dhe përulje të kryeministrit Robert Golob ndaj Brukselit.

    Kundërshtimi ndaj Kos ishte aq i fortë sa opozita sllovene kërkoi shpjegime se pse Vesel hoqi dorë, ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar, Franc Breznik, ka shtyu seancën dëgjimore për Kos deri në dy javë, derisa të sqarohen rrethanat. Për PPE-në sllovene, fajtor për këtë ngërç u cilësua kryeministri Golob, të cilin Tomc e quajti “kryeministri më i dobët në BE” dhe tërësisht i kontrolluar nga von der Leyen.

    Ky bllokim vuri në pikëpyetje jo vetëm imazhin e Sllovenisë, e cila mund të shihet si “shqetësuese” e Unionit, por edhe planet e vetë Komisionit për shpërndarjen e portofolave.

    Në këtë skenë të tensionuar, spikat edhe një detaj interesant: Marta Kos është e njohur për simpatinë e saj për kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin gajaset shpesh nëpër takime ndërkombëtare. 

    E shkuara e saj e errët dhe preferencat okulte të së tashmes hpjegojnë qartë pse emri i saj ngjall jo pak reagime në qarqe të ndryshme europiane.

    Me pak fjalë: Marta Kos, nuk është thjesht një Komisionere e radhës e BE-së, por një figurë e diskutueshme që përmbledh në vetvete tensionet mes Lubjanës, Brukselit dhe historisë së pashlyer të shërbimeve sekrete jugosllave.

  • “Komisionerë që kanë falsifikuar”/ Rinumërimi i votave, reagon ashpër aktivisti: Nëse ka pasur trafikim votash mes…

    “Komisionerë që kanë falsifikuar”/ Rinumërimi i votave, reagon ashpër aktivisti: Nëse ka pasur trafikim votash mes…

    “Fakti që kemi ardhur në këtë pikë do të thotë që administratorët e këtij procesi kanë pranuar që kanë bërë një gabim dhe se kanë ceduar në votim dhe numërim”, kështu u shpreh aktivisti Mirgen Qiraxhi i cili komentoi në një intervistë televizive vendimin e KAS për të pranuar kërkesën e PD për rinumërim të votave në qarkun Tiranë.
    Mirgen Qiraxhi:
    “Rinumërimi do të tregojë a ka pasur trafikim të votës nga ana e komisionerëve të PD ose PS, ka një dyshim shumë të madh për këtë. Fakti që kemi ardhur në këtë pikë do të thotë që administratorët e këtij procesi kanë pranuar që kanë bërë një gabim, kanë ceduar në procesin e votimit dhe numërimi, Nëse kapen këta komisionerë që kanë falsifikuar, këta janë direkt për burg”.

  • Spahiu: Qindra komisionerë të PD-PS Tiranë do arrestohen nga SPAK, sipas Nenit 326 të Kodit Penal

    Spahiu: Qindra komisionerë të PD-PS Tiranë do arrestohen nga SPAK, sipas Nenit 326 të Kodit Penal

    Procesi i rinumërimit të të gjitha kutive të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit pas nismës së dy anëtarëve të KAS-it mund të sjellë edhe arrestimin e qindra komisionerëve apo numëruesve të patrtive të mëdha politike.
    Juristi Kreshnik Spahiu, teksa konstaton këtë detaj, ngre edhe shqetësimin se si edhe 35 vite më pas partitë e mëdha jo vetëm vjedhin votat e shqiptarëve, duke mos i ruajtur ato, por edhe të kandidatëve të tyre brenda partisë.
    “Kam kontaktuar KQZ-në dhe procedura parashikon shpalljen e një rezultati të ri pas rinumërimit. Që do të thotë se do të ketë një rezultat të ri. KQZ është e detyruar të shpallë rezultatin e ri të rinumërimit, pavarësisht konstatimeve. Gjithashtu i dërgon SPAK-ut edhe materialet apo procesverbaleve të deformuara, fletët e votimit, ia çon Prokurorisë në rrugë juridike që t’i hetojë dhe procesojë sipas shkeljeve të bëra dhe nenit 326 të Kodit Penal, që parashikojnë 3-7 vite burg sipas shkeljeve të gjetura. Nëse konstatohen këto parregullsi me devijim votash, sadoqoftë ai, qindra komisionerë të PD dhe PS në Tiranë rrezikojnë të shkojnë në burg dhe të arrestohen nga SPAK”, shpjegoi Spahiu për procesin që do të ndodhë pas vendimit të KAS për kryeqytetin, rinumërimin e të gjitha kutive.
    Por Spahiu ngriti edhe shqetësimin e krizës morale të partive politike, veçanërisht PD-së, që jo vetëm nuk ruan votat e shqiptarëve me komisionerë, por vjedh edhe kandidatët e saj.
    “PD ka kundërshtuar OSBE-ODIHR-in për numërimin elektronik në Tiranë. Madje bashkë me PS-në është përgjegjëse për të gjithë votat e shqiptarëve, edhe të partive që nuk kishin komisionerë, sepse ato kanë komisionerë. Çfarë pret nga këto parti që kur vjedhn deputetët e vetë, çfarë mund të bëjnë për të tjerët apo si mund të ruajnë votën e tjetrit. Mirë për të tjerët nuk ke respekt, po për deputetët e tu si ka mundësi nuk ke respekt, madje ke shkuar fshat më fshat për t’ia devijuar votën. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me përgjegjësinë e partisë sepse edhe KQZ vetë është produkt partiak. Si mund të ndodhin këto edhe pas 35 vitesh. Si mund të garosh e të shkosh në zgjedhje në 2029 me këtë situatë, si mund ta ruajnë votën tonë këta, është absurditet. Këta kë kanë dashur e kanë bërë deputet, po nuk je në tepsinë e tyre nuk futesh dot. Loja vazhdon mes tyre, këta kanë sistemin. Tani kjo u pa qartë, PD e jo vetëm, masakroi ata që ishin në listë të hapur dhe mbrojti ata të listës së mbyllur, u duk kjo”, komentoi juristi për Report Tv.

  • Kush e vodhi votën në Tiranë? Spahiu bën deklaratën e fortë: Rrezikohen qindra arrestime, nga…

    Kush e vodhi votën në Tiranë? Spahiu bën deklaratën e fortë: Rrezikohen qindra arrestime, nga…

    Procesi i rinumërimit të të gjitha kutive të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit pas nismës së dy anëtarëve të KAS-it mund të sjellë edhe arrestimin e qindra komisionerëve apo numëruesve të patrtive të mëdha politike.
    Juristi Kreshnik Spahiu, teksa konstaton këtë detaj, ngre edhe shqetësimin se si edhe 35 vite më pas partitë e mëdha jo vetëm vjedhin votat e shqiptarëve, duke mos i ruajtur ato, por edhe të kandidatëve të tyre brenda partisë.
    “Kam kontaktuar KQZ-në dhe procedura parashikon shpalljen e një rezultati të ri pas rinumërimit. Që do të thotë se do të ketë një rezultat të ri. KQZ është e detyruar të shpallë rezultatin e ri të rinumërimit, pavarësisht konstatimeve. Gjithashtu i dërgon SPAK-ut edhe materialet apo procesverbaleve të deformuara, fletët e votimit, ia çon Prokurorisë në rrugë juridike që t’i hetojë dhe procesojë sipas shkeljeve të bëra dhe nenit 326 të Kodit Penal, që parashikojnë 3-7 vite burg sipas shkeljeve të gjetura. Nëse konstatohen këto parregullsi me devijim votash, sadoqoftë ai, qindra komisionerë të PD dhe PS në Tiranë rrezikojnë të shkojnë në burg dhe të arrestohen nga SPAK”, shpjegoi Spahiu për procesin që do të ndodhë pas vendimit të KAS për kryeqytetin, rinumërimin e të gjitha kutive.
    Por Spahiu ngriti edhe shqetësimin e krizës morale të partive politike, veçanërisht PD-së, që jo vetëm nuk ruan votat e shqiptarëve me komisionerë, por vjedh edhe kandidatët e saj.
    “PD ka kundërshtuar OSBE-ODIHR-in për numërimin elektronik në Tiranë. Madje bashkë me PS-në është përgjegjëse për të gjithë votat e shqiptarëve, edhe të partive që nuk kishin komisionerë, sepse ato kanë komisionerë. Çfarë pret nga këto parti që kur vjedhn deputetët e vetë, çfarë mund të bëjnë për të tjerët apo si mund të ruajnë votën e tjetrit. Mirë për të tjerët nuk ke respekt, po për deputetët e tu si ka mundësi nuk ke respekt, madje ke shkuar fshat më fshat për t’ia devijuar votën. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me përgjegjësinë e partisë sepse edhe KQZ vetë është produkt partiak. Si mund të ndodhin këto edhe pas 35 vitesh. Si mund të garosh e të shkosh në zgjedhje në 2029 me këtë situatë, si mund ta ruajnë votën tonë këta, është absurditet. Këta kë kanë dashur e kanë bërë deputet, po nuk je në tepsinë e tyre nuk futesh dot. Loja vazhdon mes tyre, këta kanë sistemin. Tani kjo u pa qartë, PD e jo vetëm, masakroi ata që ishin në listë të hapur dhe mbrojti ata të listës së mbyllur, u duk kjo”, komentoi juristi
     

  • “2400 komisionerë të PD mund të jenë përgjegjës penalë”, Spahiu për hetimet në Tiranë: Rinumërimi rrezikon të nxjerrë..

    “2400 komisionerë të PD mund të jenë përgjegjës penalë”, Spahiu për hetimet në Tiranë: Rinumërimi rrezikon të nxjerrë..

    Zgjedhjet e 11 majit kanë përfunduar prej gati një muaji, por certifikimi përfundimtar i tyre nuk është bërë, pasi miratimi i tabelave të KQZ-së në të 12 qarqet është kontestuar nga PD-ADSHM me ankimime dhe proceset janë nën shqyrtim në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor, duke përfshirë edhe ankimimet e kandidatëve brenda PD-së.

    Juristi Kreshnik Spahiu e sheh këtë situatë të verifikimit të votave brenda partisë, pas ankimimeve të kandidatëve të PD-së, ku pritet të verifikohen 1280 kutitë e qendrave në qarkun e Tiranës nga KAS, si një paradoks dhe absurde, pasi do i bjerë përsipër si kosto politike dhe morale pikërisht Sali Berishës dhe partisë së tij.
    I ftuar në  një emision televiziv mbrëmjen e sotme, ai u shpreh edhe se nëse do të konfirmohej vjedhja e votave brenda PD-së ndaj kandidatëve, atëherë edhe Partitë Europiane duhet të marrin vendimin e përjashtimit të Partisë Demokratike.

    “Juridikisht hapja e kutive nuk nënkupton çudira. Ajo të çon në dy rezultate, ose konfirmim të rezultatit, ose krim zgjedhor. Pra që klasifikohen nga Kodi penal dhe Elektoral. Ka dy probleme juridiko-politike. Por të çudit se si në Tiranë, në mbi 1200 qendra votimi, ku ka mbi 2 mijë komisionerë Partia Demokratike dhe nëse janë deformuar votat në këto qendra, i bie të arrestohen 2400 komisionerë të saj. Neni 326 parashikon falsifikimin e materialeve zgjedhore dhe rezultatin e zgjedhjeve, që parashikon dënim me burg 3-7 vjet. Pra nëse Prokuroria e Posaçme konfirmon se ka pasur manipulime në këto qendra votimi, duhet t’i arrestojë të gjithë”, tha juristi.

    Por ai shprehu habinë, duke bërë edhe ironi me opozitën, se si duke pasur komisionerë, jo vetëm nuk arriti të ruante votën, por edhe ta deformonte atë duke vjedhur votat e deputetëve të vetë. Dhe nëse në fund rezulton se PD ka vjedhur kandidatët e saj, atëherë për Spahiun duhet të ketë një masë penalizuese dhe politikisht ndaj saj, nëpërmjet Partive Evropiane.
    “Marrim tjetrën, nëse nuk ka parregullsi dhe shkelje zgjedhore, lind pyetja se si ka mundësi që kishe kaq shumë komisionerë dhe nuk konstatove problematikat? Mirë ato parti që nuk kanë komisionerë, por ti që ke pasur komisionerë, si nuk i dallove apo kontrollove. E treta është se nëse ka pasur devijime votash brenda partisë, psh. I janë hequr Ilir Alimehmetit apo Kuçanës, atëherë i bie se kjo paska qenë e organizuar brenda partisë. Pra ka qenë në formë të organizuar nga brenda. Dhe nëse rezulton kjo, atëherë unë mendoj se Partitë Europiane duhet të përjashtojnë PD-në, pasi ajo rezulton se ka vjedhur edhe deputetët e saj. Unë parashikoj se rezultati nuk do ndryshojë, por do ketë shkelje penale tek vota preferenciale brenda partisë dhe vepra penale, por nuk do ketë ndryshim të rezultatit”, u shpreh Spahiu në analizën e tij për situatën politike pas zgjedhjeve të 11 majit.
     
     

  • Frika nga ‘Mundësia’: kur PD-ja sheh kërcënim te ndershmëria.

    Frika nga ‘Mundësia’: kur PD-ja sheh kërcënim te ndershmëria.

    Në një vend ku politika është bërë sport kombëtar dhe hajdutëria politike – një dishinë olimpike, vjen një lajm që thyen çdo rekord logjike: “Mundësia” e Agron Shehajt, një parti pa komisionerë, pa struktura dhe pa para, qenka kapur duke i vjedhur vota PD-së! Po, po – sipas disa burimeve me “sensor të gjashtë për manipulime”, kjo lëvizje e brishtë demokratike, e ngritur mbi idealin e votës së pastër, paska arritur të mashtrojë makinën elektorale të PD-së që ka dekada që operon në fushë-betejë me të gjitha truket e mundshme.Reklama në FieriWeb

    Qesharake? Jo, më shumë se kaq – është ironia më e bukur që mund të na dhurojë tranzicioni ynë politik. Dhe më e bukura është se, sipas PD-së, problemi nuk është që Rama vodhi votat, por që një “i vogël” si Shehaj guxoi të marrë ndonjë fletë votimi më shumë se ç’duhej. Me sa duket, në Shqipëri, të kesh vota është një lloj “licence ekskluzive” për partitë e mëdha. Kushdo tjetër që merr vota, duhet të jetë patjetër hajdut – përndryshe si shpjegohet që dikush tjetër, jashtë dyshit PS-PD, ka fituar ndonjë kuti?Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Kështu, opozita që ka vite që qan për vjedhje, tani qenka kthyer në viktimën e preferuar të vjedhjes. Dhe jo nga qeveria. Jo nga ndonjë superstrukturë shtetërore. Por nga një grupim politik që mezi u regjistrua në zgjedhje. Ironia i bie që Shehaj, që s’mundi të ketë komisionerë as në lagjen e vet, paska bërë “magji elektorale” dhe i ka rrëmbyer votat PD-së, ndoshta me një USB, një fjalim të gjatë ose një kuti që u “shtrembërua” në numërim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në fakt, kjo nuk është thjesht komedi – është një dëshmi e thellë se sistemi ynë politik ka frikë nga çdo formë ndryshimi, sado i vogël të jetë ai. Sepse ndryshimi nuk matet me përqindje, por me ide. Dhe ideja që dikush guxon të konkurrojë pa qenë pjesë e marrëveshjes së vjetër, i tmerron të mëdhenjtë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    E kështu, në fund të ditës, “Mundësia” nuk është vetëm një emër partie. Është një metaforë: mundësia që shqiptarët të dalin nga skema e vjetër. Dhe si çdo mundësi në këtë vend… bëhet menjëherë objekt sabotimi./Fieri WebReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Spahiu: Vetëm PD ankohet për vjedhje, ndonse ka numërues dhe jo partitë e reja që s’kanë komisionerë

    Spahiu: Vetëm PD ankohet për vjedhje, ndonse ka numërues dhe jo partitë e reja që s’kanë komisionerë

    A pati ndërhyrje në zgjedhje me manipulim, vjedhje apo blerje votash siç po pretendon edhe Partia Demokratike?
    Juristi Kreshnik Spahiu e quan të ekzagjëruar dhe të pabazuar pretendimin e partisë kryesore të opozitës, e drejtuar nga Sali Berisha.Dhe faktet se PD nuk kishte baza të forta ishin rezultati i thellë dhe mungesa e ankesës nga ana e partive të tjera.
    Madje duke ironizuar, ai kujton se PD ishte parti që kishte komisionerë dhe numërues dhe tani është e vetmja që ankohet.
    “Ka një fakt të pamohueshëm në këto zgjedhje, që ndryshon qasjen nga të gjitha zgjedhjet e tjera. Epara është vota e diasporës, që provon dhe konfirmon rezultatin e Shqipërisë. Që do të thotë se nuk janë manipuluar dhe shitur qytetarë në Kanada, SHBA, Gjermani, Angli, Itali e më gjerë. Është e pamundur. Partitë e reja e konfirmojnë rezultatin. E vetmja që pretendon është PD-ja, që është kundër rezultateve dhe për më tepër që ka numërues dhe komisionerë. Si ka mundësi që një parti që ka njerëz në komisione është ajo që ankohet edhe më shumë. Në SPAK shkohet me kallëzime, me fakte dhe prova. Tani çështja është se sa para është paguar Chris LaCivita. Rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar që para fushatës. Përsa i përket Task-Forcës për krimet zgjedhore, para zgjedhjeve pati 15 denoncime në SPAK dhe pas zgjedhjeve me sa di unë janë 10 të tilla”, tha Spahiu.
    Kurse në lidhje me mandatet e fituara nga PS me 83 deputetë dhe debati më i fundit me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke marrë referencë takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, me kreun e akuzës Altin Dumani, juristi shpjegoi se ky do jetë edhe debati i katër viteve të ardhshme.
    “Ky do jetë debati i 4 viteve. PS ka shumicën e cilësuar, që nënkupton se një parti, mazhoranca, mund të ndryshojë çdo ligj organik, institucional dhe ligj kushtetues, përveç Kushtetutës që kërkon 94 vota. Me këtë shumicë PS padyshim që do i përdorëpër dy qëllime kryesore: Influencë në drejtësi dhe sistem të favorshëm elektoral, ndaj këshilloj partitë e reja për shumë kujdes, që të jetë vigjilente në këtë pikë. PS i ka votat edhe në lidhje me SPAK-un dhe zgjatjen e mandatit të tyre. Do jetë një debat që nuk është mirëpritur. Kompetencat e SPAK janë të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë, kanë dispozitë, sa kam lexuar nuk i prek këto. Ministri nuk i ka këto kompetenca te SPAK, nuk mund të ndërhyjë dot”, u shpreh mes të tjerash Spahiu.

  • ‘Gazooo, as komisionerë s’të kanë mbetur”,, Çaushi ironizon Bardhin për kaosin në PD: Edhe Luani do të shpëtojë nga ty

    ‘Gazooo, as komisionerë s’të kanë mbetur”,, Çaushi ironizon Bardhin për kaosin në PD: Edhe Luani do të shpëtojë nga ty

    Kandidatja Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.

    Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral.
    “Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo . Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur . Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty,” -shkruan Çaushi.

  • Prezenca e SPAK në zgjedhje, Spahiu: Shpresa e vetme që votat nuk do manipulohen

    Prezenca e SPAK në zgjedhje, Spahiu: Shpresa e vetme që votat nuk do manipulohen

    Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se monitorimi i zgjedhjeve të 11 majit nga SPAK është i vetmi mekanizëm që mund të garantojë ndershmëri dhe të parandalojë manipulimet.
    Ai kritikoi mënyrën si po trajtohet numërimi i votave, veçanërisht për diasporën dhe qarqet e mëdha si Tirana dhe Fieri. Sipas tij, megjithëse OSBE propozoi numërim elektronik, ndërhyrja e opozitës çoi në ruajtjen e modelit me komisionerë, përfshirë edhe për votat nga diaspora, duke i lënë procesin në duart e partive tradicionale.
    Spahiu ngriti shqetësimin se kjo mënyrë mund të përdoret për të devijuar rezultatin dhe për të dëmtuar forcat politike që nuk kanë komisionerë në qendra votimi.
    “Po nëse ka një hap konkret dhe duhet mbështetur është prezenca e SPAK në KQZ për të ndaluar ndërhyrjen tek vota,” – theksoi ai.