Tag: komisione

  • Kuvend/ Sot dita më e ‘nxehtë’ për buxhetin 2026, ja çfarë pritet të ndodhë në komisione

    Kuvend/ Sot dita më e ‘nxehtë’ për buxhetin 2026, ja çfarë pritet të ndodhë në komisione

    Ditën e sotme do të mblidhen dy komisione parlamentare. Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në orën 10:00 do të zhvillohet seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar me VKM për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave.
    Në orën 12:00 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të zhvillohen seanca dëgjimore për buxhetin e vitit 2026 me Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe grupet e interesit.
    Në orën 13:00 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të bëhet diskutimi dhe votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.

  • “Mospjesëmarrja në komisione është një…”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti: PD, parti pa vullnet

    “Mospjesëmarrja në komisione është një…”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti: PD, parti pa vullnet

    Analisti Artur Nura u shpreh se Partia Demokratike është një parti pa vullnet dhe se kreu i saj Sali Berisha nuk është aspak i qartë në atë që thotë. Gjatë intervistës televizive, Nura tha se me situatën që ka sot PD edhe mbështetësit më të ‘zjarrtë’ do të fillojnë të tërhiqen.
    “Vullneti brenda PD është i paqartë, është i paqartë për atë që drejton dhe çfarë mund të presësh për demokratët”, tha ai.
    Ndërsa bëri një analizë të zgjedhjeve në 5 Bashki, Nura tha se ishte e qartë që Partia Demokratike do të ishte humbëse. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët.
    “Pjesëmarrja në zgjedhje ishte nga më të ulëtat. Në këto zgjedhje lokale nuk ka pasur votim me postë. Shifra është e përgjysmuar. Unë i sugjeroj me dashamirësi opozitës një strategji tjetër. Por ato jo që nuk po marrin dot në zgjedhje lokale përfaqësi, por ishte një test që ne dhe ne zgjedhje të ardhshme politike mund të kemi të njëjtën situatë nëse nuk kemi ndryshime në PD. Kam pyetur mbështetës të PD, anëtarë që janë të pakënaqur që kanë tre vite që janë në pritje të ardhjes në pushtet. Ka shumë njerëz të aftë por aftësia e tyre nuk korrespondon me aftësinë e drejtuesit të PD”, tha ai.

  • Pas bojkotit të djeshëm, PD rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare

    Pas bojkotit të djeshëm, PD rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare

    Një ditë pasi bojkotoi të gjitha punimet në komisionet parlamentare, opozita iu është rikthyer punimeve duke iu bashkuar komisioneve. Ligjvënësi demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit. Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.
    Kaso theksoi po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.
    “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.
    Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për t’u përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”, tha Kaso.
    Ditën e djeshme bazuar në një udhëzim të kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deputetët kanë bojkotuar mbledhjet e komisioneve parlamentare, në seancat për diskutimin e projektbuxhetit. Por pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD pasditen e djeshme në seli, u vendos rikthimi në Komisione Parlamentare.

  • Territorialja dhe Zgjedhorja, Berisha: Nuk shkojmë në Komisione të Posaçme pa praninë e ODIHR dhe ‘Venecias’

    Territorialja dhe Zgjedhorja, Berisha: Nuk shkojmë në Komisione të Posaçme pa praninë e ODIHR dhe ‘Venecias’

    Në ditën kur nga kampi socialist rrodhën në media projektvendimet që përcaktojnë strukturën e dy komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur qëndrimin kundër tyre.
    Nga mbledhja e grupit të PD, Berisha tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë Komision të Posaçëm parlamentar pa praninë e ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
    “Pretendojnë për dy komisione, asnjë komision pa Kongresin e autoriteteve rajonale dhe lokale për reformën territorial dhe pa ODIHR dhe Komisionin e Venecias nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare. Është e gabuar se marrin vitin 2008, e bazojnë në një mashtrim qëndrimin e tyre. Të vijë dhe të marrin ODIHR, specialistë nga Venecia, ekspertë edhe në të drejtën elektorale dhe jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet edhe të tjera”, tha Berisha.
    Më tej ai nënvizoi se nuk do të ulen në tryezën e komisioneve me Fatmir Xhafajn dhe Damian Gjiknurin si bashkëkryetarë nga PS, duke thënë se dy ligjvënësit socialistë duhet të ishte në burg prej kohësh.
    “Këta nuk kanë interes reformash. Dinë vetëm si të shkatërrojnë çdo gjë që është, që të qëndrojnë në pushtet”, shtoi Berisha.

  • Shqipëria hyn në SEPA/ Nga sot, komisione më të ulëta dhe dërgesa më të shpejta bankare

    Shqipëria hyn në SEPA/ Nga sot, komisione më të ulëta dhe dërgesa më të shpejta bankare

    Të gjitha transfertat për jashtë vendit si edhe paratë që mbërrijnë në Shqipëri në rrugë zyrtare, nga ky 7 tetor do të jenë me komisione shumë herë më të ulëta edhe më të shpejta.

    Kjo falë përfshirjes së Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro, SEPA. Në konferencën e lancimit të transaksionit të parë të Shqipërisë në SEPA guvernatori dha detaje ne lidhje me procesin dhe përfitimet ekonomike për të gjithë qytetarët.
    “Integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore e rajonale: nga ulja e informalitetit dhe kostove të dërgesave, te rritja e përfshirjes financiare dhe konvergjenca me tregun evropian. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, një rritje prej 10% e pagesave digjitale sjell ulje me 2% të nivelit të informalitetit. Emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre mund të kursejnë deri në dhjetëra miliona euro në vit falë dërgimit të remitancave nëpërmjet kanaleve bankare të SEPA-s. Në planin rajonal, deri sot, dërgimi i parave midis bizneseve në Ballkanin Perëndimor ka kushtuar deri në 10 herë më shumë se brenda BE-së. Me SEPA-n, kjo kosto bie në nivele të përafërta me ato evropiane”, tha Gent Sejko-guvernator i BSH.
    Një hap të tillë ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato e cilëson si mbajtje të premtimeve të BE. Ndërsa një kërkesë drejtoi për thellimin e reformave në anëtarësim.
    “Çdo qytetar ndjehet i barabartë me ato të BE-së, sepse transaksionet do të jenë me më pak kosto dhe më të shpejta. Por kjo është edhe një ditë që tregon se kur angazhimet politike ndiqen me vendosmëri mund të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Gjithashtu tregon se BE-ja është serioze në mbajtjen e premtimeve të saj, sigurisht pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet”, tha Gonzato.
    Përfshirjen në SEPA kryeministri Edi Rama e renditi në rrjetet sociale si një hap më pranë BE.
    Tashmë komisionet për transfertat elektronike nuk do të jenë më të larta se 25 euro, duke shënuar një ulje me gati 10 herë. Për transaksione deri në 40 mijë lejë do të ketë zero komisione, deri në 10 mln lekë sa 0.005% dhe mbi 10 mln lekë 10 euro.

    Top Channel

  • Shqipëria bëhet pjesë e SEPA-s, Rama: Komisione shumë më të ulëta për transfertat në euro me vendet e BE-së

    Shqipëria bëhet pjesë e SEPA-s, Rama: Komisione shumë më të ulëta për transfertat në euro me vendet e BE-së

    Nga kjo e martë, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e Bashkimit Europian me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.

    Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë.
    “Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.
    Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit – sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Ditë e ngarkuar në Kuvend, 8 komisione parlamentare mblidhen sot për raporte e projektligje të rëndësishme

    Ditë e ngarkuar në Kuvend, 8 komisione parlamentare mblidhen sot për raporte e projektligje të rëndësishme

    Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do të mblidhen 8 komisione parlamentare.
    Në orën 09:00, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do të zhvillojë mbledhje të përbashkët me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Mbledhja do të zhvillojet për raportin vjetët të Entit Rregullator të Energjisë dhe Entit Rregullator të Ujit, për vitin 2024.
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat mblidhet sot në orën 09:30. Në rend dite është konstituimi i komisionit dhe diskutime mbi draft-kalendarin e punimeve të komisionit.
    Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët, duke nisur nga ora 10:00.
    Në rend dite të mbledhjes është raporti vjetor i KQZ dhe raporti i Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
    Gjithashtu do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit, në mbedhjen e përbashkët me Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nis mbledhjen në orën 13:00. Në rend dite është shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura Hekurudhore e Korridorit VIII, faza I–Shqipëri”.

  • Balla ftesë opozitës për bashkëpunim: Do të ngremë dy komisione të posaçme parlamentare

    Balla ftesë opozitës për bashkëpunim: Do të ngremë dy komisione të posaçme parlamentare

    Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, 6 tetor, kreu i grupit parlamementar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri me dije se do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
    “Dua t’ju informoj se grupi parlamentar i PS-së do të institucionalizojë në orën 13:00 dy nisma që kanë të bëjnë me dy komisione, i pari për komisionin për reformën zgjedhore.
    Si traditë tanimë, që grupi i PS ka qenë nismëtar për këto komisione në legjislaturë. Uroj të udhëhiqet nga interesi i përbashkpët për të përmbyllur më në fund rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione politike vunë në dyshim cilësinë e punës së këtyre komisioneve.
    PS ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit”, tha ai.
    Po ashtu, bëri me dije se do të ngrihet Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrative Territoriale.
    “Shpresoj që grupet politike të opozitës të provojnë vakancat në këtë komision. Do u bëj ftesë tre kryetarëve të grupeve të opozitës që të nisim me punën”, tha Balla.
    Po a mund të ndahet Shqipëria me rajone, me hartën e re?
    “Le t’i lëmë komisionet të bëjnë punën e tyre!”, u përgjigj Balla.

  • Maratonë mbledhjesh në Kuvend, vendoset sot fati i Peleshit

    Maratonë mbledhjesh në Kuvend, vendoset sot fati i Peleshit

    Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do të mblidhen 6 komisione parlamentare dhe Këshilli i Legjislacionit.
    Këshilli i Legjislacionit do të konstituohet në orën 11:00 dhe sipas rendit të ditës,  pritet të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
    Në orën 11:00 në Komisionin për Edukimin dhe Shkencën do të zhvillohet seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, në sistemin e arsimit parauniversitar.
    Në orën 11:30, në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme do të shqyrtohen dy projektligje: ai për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri” dhe projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
    Në orën 11:30 në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale do të zhvillojë mbeldhje të përbashkët me Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Në këto komisione do të prezantohet raporti veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2024.
    Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do të bëhet diskutimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, komision për dhënie mendimi.
    Në orën 13:00 Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do të zhvillojë mbledhje të përbashkët me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. AKEP-i do të raportojë veprimtarinë vjetore për vitin 2024.

  • SEPA hyn në fuqi nga 7 tetori/ Emigrantët do t’i transferojnë paratë në Shqipëri për 3 euro

    SEPA hyn në fuqi nga 7 tetori/ Emigrantët do t’i transferojnë paratë në Shqipëri për 3 euro

    Më 7 tetor Shqipëria do të mund të bëjë transfertat të shpejta dhe me komisione më të ulta drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA.
    “Ne do të jemi funksionalishte 7 tetor në SEPA, ne ulem edhe komisionet në vendimin e fundit, që të jemi në të njëjtën linjë me normat e BE. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i fundit i ka ulur afërsisht dhe 10 herë komisionet në krahasim me nivelet e pak ardhshme të komisioneve. Pra transfertat do të jenë më të shpejta, siguri më të madhe nga sulmet e ndryshme, hakërsa ose sigurie kibernetike dhe komisione mjaft të ulëta”, tha Gent Sejko në një konferencë ditën e sotme.
    He Guvernatori i Bankës së Shqipërisë foli me shifra për vlerën që do të kenë komisionet për transfertat që do të nisen nga Shqipëria drejt shteteve të tjera.
    “Normalisht komisionet për transferimin e dixhitale deri në 40.000 lekë, janë zero. Transfertat me lekë nga 40.000 lekë deri në 10 milionë lekë komisioni me 0.005% të vlerës së tyre, por jo më shumë se 500 lekë për komisionin për transferim dhe pastaj transfertë të tjera mbi 10 milionë lekë të reja komisioni 750 lekë, pra nuk do të ketë komision mbi 750 lekë për çdo lloj transferte në lekë të kryer në formë dixhitale. Ndërkohë që transfertet e tjera në euro deri në 100.000€ do të jetë 0.01% e vlerëson dhe transfertat mbi 100.000€ komisioni jo më të lartë se 25€. Mos harrojmë që kemi pasur dikur komisione për transfertat deri në 280 deri 300€”, u shpreh guvernatori.
    Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, Sejko tha se komisioni maksimal do të jetë 3 euro.
    “Per të gjithë shqiptarët që marrin remitanca, që presin euro nga familjarët e tyre, çdo pritje, çdo pritje që hyn nuk do të harxhohet më shumë se 3€, pra 0 deri në 3€ do të jetë komisioni për të gjithë transfertat me pritje për shqiptarët”, tha Sejko.Nisja e transfertave me SEPA, përveç se do të bëhet me kosto më të ulëta dhe më shpejtë se aktualisht, sipas guvernatorit do të ndikojë në reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe në rritjen e edukimit financiar.