Tag: komision

  • Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal

    Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal

    Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili është bashkëkryetar, u shpreh se ky komision nuk mund të funksionojë nëse nuk ka Parlament normal.

    Sipas demokratit, kalendari ka qasje të ftohtë dhe temat duhet të trajtohen të shkëputura.
    Ndërkohë Damian Gjiknuri i bëri thirrje dhe partive të tjerë, të vogla, të marrin pjesë e këtyre punimeve.
    Pjesë nga mbledhja:
    Bylykbashi: Klima e funksionimit të parlamentit duhet të jetë normale. Një parlament që mbyllet brenda gjysmë një orë apo nuk lejohet debati. Nuk mund të jetë ishull normaliteti. Do thoja diçka të parë, ky kalendar ka një qasje të ftohtë, tematikat janë të të gjalla dhe të nxehta. Temat nuk duhet të trajtohen të shkëputura. E dyta nuk mund të kufizohemi vetëm te rekomandimet e fundit të ODIHR. Ka rekomandime shumë serioze për problematikat e shkuara. Ne do i trajtojmë të gjitha.
    Gjiknuri: Po kanë pretendime për sistemin zgjedhor kjo është tavolina ku duhet të zgjidhet, bëj thirrje që të sjellin anëtarin, dhe partitë që s’kanë anëtar të japin pjesë e këtyre punimeve dhe debateve.

  • Propozimet e Blushit në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Të hapen listat 100%, deputetët t’i zgjedhin qytetarët, t’i kthejmë pushtetin sovranit

    Propozimet e Blushit në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Të hapen listat 100%, deputetët t’i zgjedhin qytetarët, t’i kthejmë pushtetin sovranit

    Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi prezantoi propozimet e opozitës, duke kërkuar hapjen 100% të listave, rikthimin e përzgjedhjes së deputetëve nga qytetarët dhe garantimin e votës së lirë. Ai theksoi se komisioni është mbledhur si pasojë e prishjes së standardeve zgjedhore nga mazhoranca, çka është reflektuar edhe në raportin kritik të OSBE-ODIHR.

    Blushi renditi katër çështje themelore që duhet të adresojë reforma: mbrojtjen e votës së lirë, hapjen e plotë të listave zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti dhe pastrimin e procesit zgjedhor nga ndikimi i krimit të organizuar. Sipas tij, vetëm përmes një reforme të thellë mund t’i kthehet pushteti sovranit dhe të garantohet një garë e drejtë dhe demokratike.

    Deklarata e Tedi Blushi:

    Së pari unë dua t’ju kujtoj arsyet se përse u detyruam për të mbledhur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në fakt, e vetmja arsye jeni ju si mazhorancë, që vit pas viti keni dëshmuar ose keni provuar se jeni recitivistë sa i përket shkallmimit të standardeve të zgjedhjeve dhe cënimit të votës së lirë, deri sa u prodhua edhe një raport si ai i OSBE-ODIHR, ku qartësisht edhe zgjedhjet e fundit etiketohen si një proces zgjedhor fars dhe për të “merita” është e juaja, si një proces zgjedhjesh që nuk garantoi as të drejtën më elementare, pra të drejtën e votës së lirë.

    Pra, jemi mbledhur këtu pikërisht për shkakun tuaj dhe për fajin tuaj dhe për më tepër, unë e kam të vështirë të besoj në vullnetin e një shumice, e cila jo vetëm shkallmon standardet e zgjedhjeve, por edhe shkelmon kriteret themelore të Kartës së Kopenhagenit, gjithashtu kjo e identifikuar në raportin e OSBE-ODIHR.
    Ashtu si kundër dyshoj në sinqeritetin e një mazhorance, e cila sjell si përfaqësues të saj në këtë komision pikërisht individë që në vlerësimin  tim duhet të ishin subjekte të ligjit penal, si konsumatorë personalë të krimeve5 zgjedhore të faktuara dhe të denoncuara edhe në Institucionet e Drejtësisë, që përfat të keq dhe ato nuk ekzistojnë.
    Megjithatë, në vlerësimin tim ne mbërritëm sërish në një mbledhje të rradhës si një Komisioni të Reformës Zgjedhore të Kuvendit të Shqipërisë, pas një situate vërtet alarmante në raport me zgjedhjet dhe me standardet e zgjedhjeve.
    Të mos harrojmë se është kjo shumicë, e cila vetëm pak muaj nga 11 Maji, bëri gjithcka për të asgjesuar pluralizmin politik në vend, duke arrestuar me urdhër politik nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, liderin e Partisë Demokratike, Prf. Dr. Sali Berishën, si dhe duke rrëmbyer në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ende vijon të qëndreojë në izolim ekstrem thjesht dhe vetëm për arsye të vullnetit tuaj politik për ti shkuar deri në fund misionit tuaj për asgjesimin e pluralizmit politik.
    Megjithatë unë mendoj që, pa dashur të përsëris kolegët e Opozitës, katër duhet të jenë cështjet themelore që duhet të shqyrtojë ky komision.
    Së pari, garantimi i votës së lirë, sepse edhe në 11 Maj ne ishim dëshmitarë që vota u vra pa hyrë fare në kutitë e votimit.
    Cështja e dytë themelore që duhet të trajtojë ky komision, duhet të jetë hapja e 100% e listave, sepse mos harrojmë, jemi 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet Kushtetuese, pasojat katastrofike të së cilave sot i prekim të gjithë, dhe gjithashtu më lejoni të shpreh krenarinë e ligjshme si përfaqësues i një force politike, kryetari i së cilës dhe ish-deputetët e së cilës kanë hyrë në grevë urie në vitin 2008, për të kundërshtuar pikërisht atë dhunim të Kushtetutës brenda natës, duke paralajmëruar në fakt edhe minimin e parlamentarizmit dhe të lloogaridhënies.
    Ndaj mendoj se zhdukja njëherë e përgjithmonë e listave të mbyllura, që imponoi pikërisht Edi Rama 17 vite më parë, është më shumë se kurrë një domosdoashmëri, në mënyrë që t’ua kthejmë deputetët qytetarëve dhe për ti rikthyer pushtetin sovranit.
    Cështja e tretë është ndarja e partisë nga shteti.
    Qartësisht kjo e identifikuar dhe konstatuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR.
    Mos harrojmë që unifikimi i partisë me shtetin e ka kthyer vendin tre dekada pas.
    Ndaj mendoj që zhbërja njëherë e përgjithmonë e sistemit kriminal të patronazhimit, duhet të jetë një nga cështjet kryesore që duhet të diskutojë ky komision, paralelisht me dhënien fund njëherë e përgjithmonë të keqpërdorimit kriminal të administratës dhe aseteve shtetërore në funksion të partisë në pushtet.
    Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë garë elektorale në rast se Opozita nuk garon më një forcë politike , po ka përballë shtetin dhe të gjitha makinerinë shtetërore, përfshirë dhe struktura të cilat qartësisht nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe i referohem policisë, ushtrisë apo shërbimit informativ, të cilët edhe në këto zgjedhje u bënë palë duke kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në shkallmimin dhe shkatërrimin e standardeve të zgjedhjeve.
    Dhe cështja e katërt themelore, në vlerësimin tim, që duhet të trajtojë ky komision është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar, sepse ne kemi fakte, falë edhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, se si krimi në shumë qarqe të vendit jo vetëm ka marrë pjesë në zgjedhje, pork a emëruar deputetë dhe sot jemi në kushtet kur ish- deputetë të këtij Kuvendi, po vuajnë dënimin për shkak se kanë qenë emërime personale të bandave më të rrezikshme kriminale në vend, dhe pa harruar faktin që në Parlamentin Europian, pra në zemër të Europës, eurodeputeti Gahler, shkurt, saktë edhe shqip evidentoi faktin që janë pikërisht bandat kriminale që kanë penguar dhe penguin rrotacionin politik në 11 Maj.

    Këto janë cështjet të cilat unë sot doja të trajtoja në këtë mbledhje të parë të Komisionit edhe pse, e përsëris, e kam shumë të vështirë kur shoh përballë subjekte që në fakt janë subjekte të ligjit penal, recitivistë në raport me standardet e zgjedhjeve dhe që në fakt duhet të ishin duke vuajtur dënimet për krimet zgjedhore të faktuara dhe të publikuara jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, por që nuk është në tagrin tonë të përcaktojmë se kë përfaqësues kjo shumicë do të sjellë në këtë Komision për Reformën Zgjedhore.

  • Një ditë pas protestës para kryeministrisë, PD- PS ulen për Reformën Zgjedhore. Gjiknuri: E nisim me çështjet që s’kemi debat. Bylykbashi: Mos përdorni shumicën e cilësuar

    Një ditë pas protestës para kryeministrisë, PD- PS ulen për Reformën Zgjedhore. Gjiknuri: E nisim me çështjet që s’kemi debat. Bylykbashi: Mos përdorni shumicën e cilësuar

    Një ditë pas protestës së zhvilluar nga opozita para kryeministrisë, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë ulur sot për Reformën Zgjedhore.

    Bashkëkryetari nga PS, Damian Gjiknuri propozoi që punimet e komisionit të nisin me çështjet që nuk kanë nevojë për debat, ndërsa shtoi ky komision do të udhëhiqet nga parimet e OSBE/ODIHR.
    “Duke shpresuar këtë herë të bëjmë një reformë të plotë konsensuale, gjetëm konsensus ndërpartiak për dy çështje të rëndësishme vota e diasporës dhe listat e kandidatëve. Shpresoj që punë e këtij komisioni të jetë bashkëpunuese, për zgjedhje më të mira. Detyra, që ky komision të udhëhiqet nga parimi i rekomandimeve të ODIHR. Janë disa rekomandime prioritare, që kërkojnë zgjidhje nga ky komision për tu kthyer në ligj. Janë çështje që do të adresohen nga ligji zgjedhor, do kërkoja mirëkuptim nga opozita, jo cdo gjë do të duhet të adresohet nga ky komision. Atë çfarë na lejon ligji zgjedhor. Transparenca në financimin e partive, meqë është më pak e debatueshme politikisht të kishte prioritet”-u shpreh Gjiknuri.
    Nga ana tjetër, Bylykbashi propozoi që në këtë komision të mos përdoret shumica e cilësuar.
    “Nëse ne do të shfrytëzojmë mandatin tonë dhe kohën prej 9 muajsh ka mundësi të kemi një rezultat. Uroj qe do te ecim në këtë frymë, Nëse këtu do të ketë një konkluzion me konsensus, nuk do të ndodhë më ajo që ndodhi në 20220 ku Edi Rama përmbysi çdo marrëveshje që u arrit. Nëse këtu ka konsensus duhet të shkojë deri në fund, pa përdorur shumicë të cilësuar. Këtë e kërkon normaliteti dhe tradita e komisionit të suksesshëm. Gjykojë që të gjithë të kenë mundësi të shprehin opinionet e tyre”-u shpreh Bylykbashi.

    Top Channel

  • Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK

    Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK

    Deputeti Klevis Balliu sqaroi në një studio televizive dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës.
    Balliu thekson se gjithçka filloi ngaqë në komision nuk po paraqitej ministrja e Energjitikës Belinda Ballukut për të prezantuar buxhetin e ministrisë që drejton për vitin 2026.
    Balliu: Një njeri që ka 4 dosje në hetim, që edhe kolegët venë bast do e marrin sot apo nesër. I kam thënë hajdut. Në Shqipëri ka rënë parlamentarizmi. Projekt buxhetin e raporton vetëm ministrja. Por kur diskutohet buxheti në parim, e detyron ministren të vijë se ajo kërkon financimin.
    Ministria e Belinda Ballukut merr 70% të buxhetit të shtetit. Nuk kemi buxhet për arsim, për shëndetësinë, nuk kemi buxhet për SHISH. Asnjë tjetër nuk ka buxhet, është i përqendruar te lubi Ballukut. Kryetarja tha do e shpjegojë një nga përfaqësuesit se nuk është prezente. Përfaqësuesi tha nuk e dimë. Nuk japim shpjegim.

  • ‘Balluku që vjedh më shumë ka tre poste’, Balliu – mazhorancës: Ju më shumë sesa ne doni ta shihni ministren në burg

    ‘Balluku që vjedh më shumë ka tre poste’, Balliu – mazhorancës: Ju më shumë sesa ne doni ta shihni ministren në burg

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është përplasur me mazhorancën në Komision, ku kërkuan prezencën e ministres Belinda Balluku.
    Me ironi, Balliu ka thënë se “ky është komision  Lubia”, pasi ata që kanë vjedhur më shumë lejohen të flasin.
    Deputeti demokrat iu drejtua socialistëve, duke thënë se “ju më shumë sesa ne doni ta shihni aty brenda”.
    “Kush ka vjedhur të vijë të marrë fjalën, komision Lubia. Kush nuk ka vjedhur të dalë jashtë komisionit.
    Nga i pari tek i fundit jeni në garë kush vjedh më shumë. Lubia që vjedh më shumë nga të gjithë ka tre poste, ministre, zv kryeministri, drejtuese politike.
    Nuk na jepet fjala ne, i jepet këtyre që vjedhin me lopata. Belindën doni të shihni aty brenda më shumë sesa ne. Ajo ju ka shitur juve”, tha Klevis Balliu.

  • Vokshi: Refuzimi i Komisionit Hetimor për 11 Majin, pranim i krimeve zgjedhore nga socialistët

    Vokshi: Refuzimi i Komisionit Hetimor për 11 Majin, pranim i krimeve zgjedhore nga socialistët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar sot në parlament se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, kjo nënkupton një pranueshmëri indirekte të kryerjes së krimeve zgjedhore.

    ‘Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës.

    Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme.

    Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet’, tha Vokshi.

    Deklarata e saj vjen ndërsa opozita ka kërkuar hetime farsën zgjedhore të 11 majit, duke theksuar nevojën për transparencë dhe përgjegjshmëri politike.

     

     

  • 11 Maji/ PD kërkon hetim, Vokshi: Kush nuk e voton…

    11 Maji/ PD kërkon hetim, Vokshi: Kush nuk e voton…

    Në Kuvend, Albana Vokshi u shpreh se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, nënkupton se ata pranojnë në mënyrë indirekte që kanë kryer krime zgjedhore.
    “Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet”,- tha Vokshi.

  • Mediu: Në Komisionin Zgjedhor vota nuk ka vlerë! Të prodhohen ligje që të kemi rezultate, jo të përsërisim…

    Mediu: Në Komisionin Zgjedhor vota nuk ka vlerë! Të prodhohen ligje që të kemi rezultate, jo të përsërisim…

     
    Deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar që ngritja e Komisionit të ri Zgjedhor të prodhojë rezultate dhe të mos përsërisë historitë e mëparshme. Mediu kërkon që opozita të ketë të drejtën për të diskutuar se çfarë është e vlefshme apo jo në një kod zgjedhor dhe se ligjet e reja që duhet të prodhohen, duhet të çlirojnë zgjedhjet nga korrupsioni dhe krimi. 
    Ndër të tjera, deputeti tha se në këtë komision nuk ka të drejtë vote, por se mjafton dakordësimi mes dy bashkëkryetarëve. 
    “Nuk na bën nder që ky komision ecën sipas traditës parlamentare se kjo traditë nuk ka prodhuar asnjë kod elektoral që të ketë minimizuar problemet zgjedhore. Përfshira e të gjithë subjekteve politike, do të ishte e domosdoshme sidomos pa raportit të OSBE ODIHR. Ky është një komision që vota nuk ka vlerë, mjafton mirëkuptimi i dy bashkëkryetarëve. Çdo subjekt politik, nuk kanë të drejtë vote. Komision pa të drejtë vote, është një histori që ëhë përsëritur dhe ka prodhuar kode që asnjë palë nuk i kanë njohur përpara se të vijë në sallën e votimit. Prandaj mendoj që është nëse themi që ka të drejtë vetoje, atëherë le të bëjmë atë që është e domosdoshme, të ketë një konsensus paraprak, palët që janë në opozitë të kenë mundësi që të diskutoje çfarë e vlefshme dhe jo në një kod zgjedhor, përndryshe do të përsërisim të njëjtën histori, do të kemi po të njëjtin proces zgjedhor të kontrolluara nga korrupsioni dhe krimi”, tha Mediu. 

  • REFORMA ZGJEDHORE – PSD merr një vend në komision si pjesë e mazhorancës, “Mundësia” si pjesë e opozitës

    REFORMA ZGJEDHORE – PSD merr një vend në komision si pjesë e mazhorancës, “Mundësia” si pjesë e opozitës

    Mazhoranca dhe opozita duket se kanë gjetur konsensusin për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhores. Pas premtimit të socialistëve në seancën plenare të 16 tetorit në Kuvend për numër anëtarësh të barabartë në komision, Report Tv zbardhur kompromisin mes PS dhe PD që kënaq “egon” e të dyja palëve.
    Me konsensusin e arritur mes PS dhe PD ofrohet barazi reale për shumicën dhe pakicën në komision, por gjithashtu do të përfaqësohen edhe partitë e vogla që nuk kanë formuar dot grupe parlamentare.
    Palët kanë gjetur një zgjidhje për PSD-në e Tom Doshit që ishte kthyer në “mollë sherri”. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por PD refuzonte duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale.
    Kështu, PS ka bërë një hap pas dhe nga 8 vendet që i përkojnë asaj në komision, do mbajë vetëm 7 karrige dhe 1 vend t’ia rezervojë PSD-së së Tom Doshit. Ndërsa një sakrificë do ta bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj.
    Komisioni me 8+8, dhe me dybashkëkryetarë me të drejtë vetoje, pritet të ngrihet në seancën e 30 tetorit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Pse PD nuk i do aleatët në komision?”, Balla i vendosur: Nesër do të ngrihet Reforma Zgjedhore! Shpresojmë me…

    “Pse PD nuk i do aleatët në komision?”, Balla i vendosur: Nesër do të ngrihet Reforma Zgjedhore! Shpresojmë me…

    Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat, ku foli lidhur me diskutimet e sotme për dy komisionet e posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Ndarjen Territoriale.
    Balla tha se pavarësisht nëse do të ketë kundërshtime nga opozita, komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore nesër do të ngrihet në Kuvend.
    “Nesër do të ngrihet Reforma Zgjedhore, shpresojmë të ngrihet me konsensus,” deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS-së.
    Ai foli dhe për propozimin që PS ka bërë lidhur me ngritjen komisionit për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duan barazi edhe për partitë e vogla që nuk kanë arritur të formojnë një grup parlamentar. Balla ironizoi Partinë Demokratike duke thënë se kandidatët “ua marrin borxh” aleatëve, por nuk duan përfaqësikm të barabartë të tyre në komisione.
    “Dua t’ju informoj, se nga ana e grupit parlamentar të PD-së informoheni përgjatë mbledhjes, se e para, ka një traditë parlamentare, i referohem këtu vendimit të Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2017, për ngritjen e komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, për të garantuar përfaqësimin e të gjitha partive parlamentare në Kuvend. Propozimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë: të jemi të barabartë. PS dëshiron dhe vazhdon të insistojë dhe prandaj e kemi lënë pezull vetëm këtë pikë të vendimit, në mënyrë që ta vendosim të gjithë së bashku.Kur shohim që PD-së këto partitë e vogla i duhen, madje u merr borxh edhe kandidatin se vetë nuk kanë, përse nuk i japin një vend në Komision parlamentar?Unë nuk kam asnjë kompetencë të vë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e partive në këtë komision të rëndësishëm,” tha Balla.
    Kjo deklaratë vjen pas debateve që u zhvilluan sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku PS prezantoi propozimet për dy komisionet e Posaçme, që priten të miratohen në seancën plenare të së enjtes.