Tag: komisariateve

  • Rrokadë në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë

    Rrokadë në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë

    Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën sërish me urdhër të kryepolicit Ilir Proda. Pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës kanë shefa të rinj.
    Kryekomisari Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukës shkon shef komisariati nr. 3 Tiranë. Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë.
    Sakaq, kryekomisari Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë emërohet shef Komisariti nr.7 Tiranë.
    Po ashtu, kryekomisari Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat.
    Raportohet se kryekomisari Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhë dhe komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë shkon shef komisariati Kukës.

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

    Lëvizje të rëndësishme janë bërë këtë të enjte, 16 tetor, në drejtimin e komisariateve të Devollit dhe Peqinit. 
    Në një lëvizje të re brenda strukturave të Policisë, Nënkomisari Bilbil Lita është larguar nga Komisariati i Peqinit, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Gusho. 
    Sipas burimeve ndryshimet do të vazhdojnë edhe në strukturat e tjera policore, Lita do të shërbejë në Devoll, ndërsa Altin Gusho transferohet nga Devolli në Peqin, duke realizuar kështu një ndryshim “kokë më kokë”. 
    Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende detaje mbi arsyet specifike të këtyre lëvizjeve.