Tag: komisariat

  • “Ka vajtur në komisariat dhe i kanë vënë..”, Karamuço bën deklaratën e fortë: Xhaxhai i 30-vjeçarit ishte tapë

    “Ka vajtur në komisariat dhe i kanë vënë..”, Karamuço bën deklaratën e fortë: Xhaxhai i 30-vjeçarit ishte tapë

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka kërkuar të mos merret seriozisht xhaxhai i të riut që vrau gjyqtarin, i cili kërcënoi sot se kushdo që e dënon do të ketë fatin e Astrit Kalasë. Siaps tij, ai ka qen në gjendje të dehur dhe pasi u
    “Ai ishte në gjendje të alkoolizuar. I pirë tapë. Edhe pasi ka vajtur në komisariat dhe i kanë vënë shkresën para që çfarë ke thënë, ka thënë jo nuk kam thënë kështu, jo andej e jo këtej. Unë e kam me këta të alkolizuarit e tjerë. Këta të rrjeteve sociale që u gëzuan me vrasjen”, thas Karamuço.
    Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë.
    “Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë”, tha Gjovalin Shkambi.

  • Kush e vrau biznesmenin italian në Tepelenë? Shoqërohet në komisariat ortaku i tij, së bashku me të birin

    Kush e vrau biznesmenin italian në Tepelenë? Shoqërohet në komisariat ortaku i tij, së bashku me të birin

    Ortaku i biznesmenit italian, i cili u gjet i vrarë pak pas mesnatës së djeshme, është shoqëruar në komisariat.
    Së bashku me të është shoqëruar në polici edhe i biri, për të zbuluar më tepër detaje dhe për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur.

    Top Channel

  • E tërhoqën zvarrë para Teatrit kombëtar, Silva Caka pranon të bëhet shefe e policëve që e dhunuan

    E tërhoqën zvarrë para Teatrit kombëtar, Silva Caka pranon të bëhet shefe e policëve që e dhunuan

    Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e djeshme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
    Por, vlen të theksohet edhe një fakt tjetër, pasi Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan më 17 Maj të vitit 2020, ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.
    Teksa po protestonte bashkë me qytetarët, Silva Caka u shoqërua dhunshëm nga ana e Policisë, madje pati deklarata dhe denoncime se ajo ishte dhunuar edhe në furgonin e efektivëve gjatë shoqërimit për në komisariat. Madje në atë kohë, Silva Caka paralajmëronte edhe kallëzim penal ndaj forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit.
    “Ka një diferencë të madhe mes sjelljes si më shoqëruan dhe asaj në komisariat. Nesër do të bëj padi kundër forcave Shqiponjave, jam dëmtuar dhe jam ofenduar. Në komisariat kam bërë deklarimet e mia. Nuk e kaloj ditën në teatër por reagoi për korrupsionin masiv.” – deklaronte Caka.
    Jo vetëm tek protesta e Teatrit, por Silva Caka ka patur akuza të forta ndaj Policisë edhe për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve në protesta të tjera, sidomos në ato të shembjeve të banesave.
    Gjithashtu, Silva Caka ka deklaruar vazhdimisht se Edi Rama është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tashmë zonja Caka, do të bashkëpunojë ngushtë me “sociopatin me kartelë” në qeverinë e cila ka shpallur si synim pikërisht integrimin e vendit në BE brenda vitit 2030.
     
     

  • Aksident në Gjirokastër, dërgohet në spital drejtuesi i motorit, shoqërohet në komisariat shoferi i makinës

    Aksident në Gjirokastër, dërgohet në spital drejtuesi i motorit, shoqërohet në komisariat shoferi i makinës

    Një aksident mes një motorri dhe një makine është shënuar këtë mëngjes në Gjirokastër.
    Makina tip “Mercedes Benz” është përplasur me një motor që po udhëtonte në drejtim të Kakavijës. Nga përplasja fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëme materiale.
    Shkak i aksidentit, paraprakisht mendohet të jetë një parakalim i gabuar i makinës. Drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

  • Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat

    Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat

    Një sherr për marrjen me qira të një Jet-ski në Ksamil, ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre personave.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orëd  16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, në Ksamil. Për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportes angleze. Konflikti ka nisur pas mosdakortësimit të orarit për  marrjen me qira të një mjeti ujor Jet- ski.

    Palët dhe personat që kanë qënë prezent janë shoqëruar në Komisariat dhe po punohet nga policia në lidhje me rastin.

    Para pak ditësh Sajmir Dajka u gjobit nga Policia Kufitare me 100.000 lekë të reja gjobë për shkelje të perimetrit të sigurisë për mjetet lundruese.

  • Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

    Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

    Autori i mitur i vrasjes së 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit ka lënë pak momente më parë ambientet e spitalit.
    I shoqëruar nga uniformat blu, i mituri do merret në pyetje nga autoritetet në komisariat.
    Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.
    Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.
    Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

  • Me G-Class në breg të detit, 23-vjeçari gjobitet me 50 mijë lekë

    Me G-Class në breg të detit, 23-vjeçari gjobitet me 50 mijë lekë

    Një 23-vjeçar është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë pasi u kap duke lëvizur me një automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, Lezhë.
    Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Policia identifikoi dhe shoqëroi të riun në komisariat, ku iu vendos masa administrative. Autoritetet theksojnë rëndësinë e denoncimeve për shkelje të tilla dhe premtojnë reagim të menjëhershëm.

    Njoftimi i policisë:

    Vain, Ishull Lezhë
    Qarkulloi me automjet tip “G-Class”, në breg të detit, dhe cenoi sigurinë e pushuesve, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë.
    Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.
    Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë.
    Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.
    Policia e Lezhës falenderon qytetarët dhe median për kontributin për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe fton që të vijojnë të denoncohen raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

  • Me G-Class xhiro në breg të detit, shoqërohet në komisariat 23-vjeçari në Lezhë

    Me G-Class xhiro në breg të detit, shoqërohet në komisariat 23-vjeçari në Lezhë

    Një 23-vjeçar është shoqëruar në komisariat, pasi po lëvizte me makinën e tij “G-Class” në breg të detit në Lezhë.

    23-vjeçari me iniciale A. N., banues në Lezhë, u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë.
    “Një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.
    Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë. Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor“, njofton policia.

    Top Channel

  • EMRAT – Plagosja me mjete të forta në Shkodër, policia jep detajet, arrestohet autori, i dëmtuari në spital

    EMRAT – Plagosja me mjete të forta në Shkodër, policia jep detajet, arrestohet autori, i dëmtuari në spital

    Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish- Dega e punëve të brendshme”.
    Pas përplasjes fizike, autori ka nxjerre thikën duke qëlluar tjetrin. Autori është shoqëruar në komisariat ndërsa i plagosuri, rreth 40-45 vjeç, është dërguar në spitalin e Shkodrës.
    
    NJOFTIMI I POLICISË
    Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylakbashi., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
    Shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Sherr për lojën e dominosë në Durrës, i moshuari i fut thikën shokut

    Sherr për lojën e dominosë në Durrës, i moshuari i fut thikën shokut

    Një konflikt i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Durrësit, ku një lojë dominoje mes dy të moshuarve është kthyer në skenë dhune, duke përfunduar me një plagosje me thikë.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në sheshin “Pranvera”, një zonë e frekuentuar në qendër të qytetit. Sipas burimeve nga policia, debati verbal mes dy burrave të moshuar ka degjeneruar në përplasje fizike, ku njëri prej tyre ka nxjerrë një mjet prerës dhe ka goditur tjetrin.
    I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit, ndërsa pritet që dëshmitarët në zonë të ndihmojnë në dokumentimin e dinamikës së ngjarjes.
    Durrës
    Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.
    Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/