Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 18:35
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1302-të, dhe n një deklaratë të fundit që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, Papa Leoni ka folur hapur mbi situatën e krijuar në lindje të Evropës, duke nënvizuar se “NATO nuk ka nisur një luftë”, ndërkohë që ka vënë në pah shqetësimet e vendeve fqinjë me konfliktin. ”Polakët janë të shqetësuar sepse ndiejnë se hapësira e tyre është pushtuar”,-tha Papa Leoni. ”Është një situatë shumë e tensionuar”. Deklarata vjen në një kohë kur Perëndimi dhe Kremlini po shkëmbejnë akuza të drejtpërdrejta mbi përfshirjen në konfliktin ukrainas.
Tag: komenton
-

Papa Leoni komenton krizën në Ukrainë dhe agresionin rus: Polakët ndihen të rrezikuar
-

Mziu komenton humbjen para mbledhjes: Çfarë të bënim ne? Shkoi 300 euro vota…
Xhelal Mziu
TIRANË- Disa nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike para se të hynin në selinë blu kanë folur për mediat rreth zgjedhjeve të 11 majit. Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u shpreh se votat u vodhën, ku qytetarët u paguan 300 euro në këmbim të saj. Më tej, ai shtoi se për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga organet e drejtësisë.
“I vodhi Rama zgjedhjet. Përgjegjës duhet të shkojë hajduti i vjedhjes së votave. Pse çfarë jemi ne bodigardë? Ne kemi dalë për të bërë fushatë… Nga humbja në humbje kur përdor paratë e krimit dhe të korrupsionit dhe shkon e blen një votë 300 euro, çfarë duhet bëjmë ne, A jemi bodigardë ne? Kur policia vihet në shërbim të ndarjes së parave. Kur prokuroria nuk reagon kur ne i kapnim me para, kush e ka fajin? Në Kavajë drejtojnë demokratët nuk ka patronazhistë. Banda numër një është Edi Rama”, tha Mziu./ZËRI -

‘Nuk bëj boks me të’, kryeministri Rama komenton Ilir Metën: I ka duart e lidhura
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një studio televizive, është pyetur për kundërshtarin e tij politik, Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar.
Rama refuzoi të komentonte mbi Metën, duke thënë:
“Për atë jo. Për këtë person nuk flas, sepse është në hall. Jo, nuk flas. Është në hall. Unë Fevzi, nuk bëj boks me një njeri që i ka duart e lidhura. Këtë po të them. Në këtë sens. E them në të mirë, nuk e them”, tha Rama.



