Nga Julia Vrapi
Komedia “Djemtë vezullues” pas skenës teatrore të Vlorës do të vijojë në skenën e qytetit të Shkodrës. Premiera që u shfaq në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë do të jetë këtë muaj për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”. Miqësitë që bazohen te vlera profesionale dhe njerëzore nuk vdesin kurrë, është ajo çfarë trajton komedia e autorit amerikan Neil Simon me regji nga Roland Minga. Kjo komedi u prit ngrohtë nga publiku në teatrin e Vlorës për punën regjisoriale të Mingës, si dhe lojën aktoriale të aktorëve në role, ndërsa në mbrëmjet e datave 17-18 këtë muaj do të jetë në skenën e teatrit “Migjeni”. Regjisori Roland Minga, i njohur për aktivitetin e tij me teatrin shprehet dhe për rëndësinë që ka qarkullimi i shfaqjes nëpër skena të ndryshme. Ashtu si dhe të tjerë artistë më parë edhe regjisori Roland Minga thotë se kjo i shërben jo vetëm një vepre teatrore, por dhe artistëve. “Mendoj se qarkullimi i shfaqjeve bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash dhe është në vetvete marketing shumë i mirë.
Çdo qytet ka një qasje të ndryshme në pranimin e zhanreve, por ajo që i bashkon publikun e qyteteve me njëri-tjetrin, është serioziteti i punës dhe cilësia e shfaqjeve”, thotë regjisori Roland Minga. Komedia “Djemtë vezullues” që erdhi më parë në skenën teatrore ishte dhe premiera e parë për teatrin e Vlorës këtë vit, ndërsa në role janë një kastë aktorësh të njohur. Komedia u shfaq premierë mbrëmjen e datës 21 mars në skenën e teatrit të Vlorës, por regjisori Roland Minga në shfaqjen që sjell në skenë e ka vënë theksin, se për artin dhe teatrin bëhet gjithçka. Pas skenës së Vlorës, komedia “Djemtë vezullues” do të jetë në skenën e Shkodrës, por më pas pritet që të vijojë turin e saj edhe në qytetin e Fierit.
Komedia “Djemtë vezullues”
Komedia “Djemtë vezullues” e autorit amerikan Neil Simon në skenën teatrore vjen në interpretimin e aktorëve Astrit Hasani, Artan Islami, Alba Shtëmbari, Matilda Avduli. Skenografi të Drini Shehut dhe formulimi muzikor nga Artur Dhamo. Dy miq që kanë lidhur jetën me teatrin. Dy miq që e kanë konsoliduar jetën artistike në kudhrën e skenës. Nëse flet për njërin ke nënkuptuar tjetrin. Pas njëmbëdhjetë vitesh që nuk flasin, ringjiten përsëri në atë vend që ju ka dhënë shkëlqimin. Një grindjeje të vjetër i ka ardhur koha të zgjidhet. Dhe zgjidhja vjen pikërisht aty ku edhe u pezullua, në skenë. Dilema se a duhet të “mënjanohen” apo jo, nëpërmjet përpëlitjes së pleqërisë dhe mos dorëzimit. Për hir të artit, gjithçka harrohet. Fituesi i çmimit “Pulitzer”, Neil Simon vdiq në moshën 91 vjeçare. Neil Simon, dramaturg dhe skenarist, njihet për komeditë “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memorials”. Të gjitha këto vepra artistike e bëjnë atë si shkrimtarin më të suksesshëm në historinë amerikane.
Tag: komedia
-

Roland Minga: Qarkullimi i shfaqjeve në skena bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash
-

“Djemtë vezullues”, komedi nga Neil Simon me regji nga Roland Minga në skenën teatrore
Miqësitë që bazohen te vlera profesionale dhe njerëzore nuk vdesin kurrë, është ajo çfarë trajton komedia “Djemtë vezullues”. Në skenën teatrore të teatrit “Petro Marko” në Vlorë komedia vjen me interpretimin e aktorëve të njohur dhe me regji nga Roland Minga. Komedia e autorit amerikan Neil Simon vijon në skenë për publikun dhe do të jetë sërish në datat 5 dhe 6 prill. “Djemtë vezullues” është dhe premiera e parë e këtij teatrit për këtë vit. Komedia “Djemtë vezullues” e autorit amerikan Neil Simon në teatrin “Petro Marko” vjen në interpretimin e Astrit Hasanit, Artan Islamit, Alba Shtëmbarit, Matilda Avdulit. Në komedinë “Djemtë vezullues” dy miq që kanë lidhur jetën me teatrin. Dy miq që e kanë konsoliduar jetën artistike në kudhrën e skenës. Nëse flet për njërin ke nënkuptuar tjetrin.
Pas njëmbëdhjetë vitesh që nuk flasin, ringjiten përsëri në atë vend që ju ka dhënë shkëlqimin. Një grindjeje të vjetër i ka ardhur koha të zgjidhet. Dhe zgjidhja vjen pikërisht aty ku edhe u pezullua, në skenë. Dilema se a duhet të “mënjanohen” apo jo, nëpërmjet përpëlitjes së pleqërisë dhe mos dorëzimit. Për hir të artit, gjithçka harrohet. Shfaqja vjen në skenë me skenografi të Drini Shehut dhe formulimi muzikor nga Artur Dhamo. Regjisori i njohur Roland Minga vjen me veprën “The Sunshine Boys” (Djemtë vezullues) në teatër pas komedisë “Dëshira e tretë” vepër e autorit Ferdinand Hysi. Neil Simon ishte një dramaturg, skenarist dhe autor amerikan. Ai shkroi më shumë se 30 drama dhe pothuajse të njëjtin numër skenarësh filmash. -

“Djemtë vezullues”/ Komedia e amerikanit Neil Simon çeli sezonin e ri teatror në Vlorë
Djemtë vezullues , komedia e amerikanit Neil Simon, është ngjitur mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit “Petro Markos”, duke çelur kështu sezonin e ri teatror në Vlorë.
Me regji të Roland Mingës në interpretimin e Artan Islamit, Astrit Hasanit, Alba Shtëmbari dhe Matilda Avdulit, shfaqja është ndjekur nga artdashës të shumtë vlonjatë.
Pjesa tregon ecurinë jetësore e dy njerëzve, kolegë aktorë, plot shkëlqim në rini, takohen përsëri në një moshë madhore, ndërsa natyra e tyre e ndryshme njerëzore në vite ish mbuluar nga talenti dhe suksesi i kohës.
Komedia ka përcjellë kështu mesazhe aktuale, teksa jeta njerëzore të kujton se është plot me natyra dhe karaktere të tilla, si në komedi, që kur vihen përballë në këto mosha, bëhen sa serioze aq edhe komike.
Me skenografi të Drini Shehut dhe muzikë të Artur Dhamos, ”Djemtë vezullues kanë ndriçuar jo pak skenën, ndërsa loja e aktorëve është shoqëruar shpesh me duartrokitje e të qeshura.
Spektatorë në sallë kanë vlerësuar shfaqjen. Ndërsa aktorët dhe regjisori, të emocionuar kanë falenderuar publikun në sallë.Top Channel