Tag: kombit

  • Berisha: Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës jep leksion kundër vjedhjes

    Berisha: Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës jep leksion kundër vjedhjes

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra e zëvendëskryeministres për aferat e tunelit të e Llogaras.

    Deklarata e Ballukut në video, të cilën Berisha e shpërndau, përfshinte akuza ndaj individëve që, kanë vepruar në “grupe të strukturuara” në kurriz të taksapaguesve shqiptarë: “Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive, i ka hyrë detit në këmbë. I kanë rënë në qafë të gjithë taksapaguesve dhe do të përgjigjeni një për një.”

    Berisha shkruan se: “Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës, jep leksion kundër vjedhjes!

  • Aksidenti në Rrugën Kombit! Arrestohen shoferët, përplasja fatale mes dy kamionëve i merr jetën të riut 24-vjeçar

    Aksidenti në Rrugën Kombit! Arrestohen shoferët, përplasja fatale mes dy kamionëve i merr jetën të riut 24-vjeçar

    Një përplasje tragjike u regjistrua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Qafë Mollë në Mirditë, ku humbi jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku. Automjeti i të riut u përplas me dy kamionë, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.
    Policia ka shoqëruar një prej drejtuesve të kamionëve, Vllaznim Gashi, ndërsa shoferi i dytë është identifikuar si Nexhmedim Isufi.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të gjitha rrethanat, ndërkohë që aksioni ka shkaktuar bllokim të rënduar të trafikut, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar në aksin rrugor.
    Njoftimi:
    Mirditë / Informacion paraprak
    Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

    EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” në fshatin Qafë Mollë, ku 3 autmomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ëpr pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku.
    Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë, ku mjetet e rënda drejtoheshin nga Nexhmedin Isufi dhe Vllaznim Gashi.
    Menjëherë pas aksidentit Vllazmin Gashi u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Njoftimi:
    Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • VIDEO/ Aksidenti bllokon Rrugën e Kombit, qindra qytetarë në kaos rrugës së vjetër Rrëshen-Rubik

    VIDEO/ Aksidenti bllokon Rrugën e Kombit, qindra qytetarë në kaos rrugës së vjetër Rrëshen-Rubik

    Aksidenti me vdekje i ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit, duke krijuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh.

    Për shkak të ngjarjes, Policia Rrugore ka devijuar trafikun drejt aksit të vjetër Rrëshen-Rubik, i cili është mbingarkuar.

    Gazetarët në vendngjarje bëjnë me dije se Policia Rrugore ka penguar edhe mediat të afrohen tek zona e aksidentit, duke vështirësuar raportimin për publikun.

    Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa qarkullimi vijon të lëvizë me vështirësi.

    Mirditë / Informacion paraprak

    Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • E rëndë/ Aksident në rrugën e Kombit, 1 viktimë dhe disa të plagosur

    E rëndë/ Aksident në rrugën e Kombit, 1 viktimë dhe disa të plagosur

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.
    LEZHË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Kalimash.
    Si pasojë e aksidentit janë shënuar 1 viktimë dhe disa të plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.

  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për një viktimë

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për një viktimë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Kalimash, në afërsi të Rrëshenit.
    Sipas burimeve paraprake, një kamion është përplasur me një autoveturë, dhe dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin, i cili aktualisht është i bllokuar.
    Ekipet e emergjencës dhe ambulancat janë nisur drejt spitalit të Rrëshenit me të plagosurit.
    Nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa pritet njoftim i mëtejshëm nga autoritetet.

  • Takimi Rama-Balluku/ ‘SMS-të janë gracka!’, Berisha: Një kacafytje 7- orëshe mes bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit!

    Takimi Rama-Balluku/ ‘SMS-të janë gracka!’, Berisha: Një kacafytje 7- orëshe mes bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit!

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin 7- orësh Rama–Balluku, në Kryeministri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se një nga momentet kulminante, në të njëjtën kohë dhe më pikane, kanë qenë debati për SMS-të, që sipas kryedemokratit, tregojnë kacafytjen mes dy bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit.

    Sipas Berishës, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Belinda Balluku, thekson kreu i PD, javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

    Shkrimi i plotë:

    SMS-të janë gracka!

    Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

    Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.

    Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.

    Kundrejt aludimit të Belindës se në persekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen.

    Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Evis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.

    “Gënjeshtra, gënjeshtra!” – ia ktheu me tërbim Lubia. “Kujt i flet ti për SMS? Po të ishte për SMS, në vend timin duhet të ishe ti! Po, ti e di që në dosje janë me dhjetëra e dhjetëra SMS 69 siç më tregoi Pamela se ajo i kishte numëruar, që ti i ke dërguar Evis Berberit për tunelin dhe që faktojnë se rvisi dhe unë jemi koka turku sepse vetëm kemi zbatuar urdhrat tuaj, kurse tani më thua se fakti penal qenkan SMS-të e mia me Visin.

    Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Evisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Evisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”

    Pas largimit të Ramës për darkë, ai i kërkon Lubisë një takim tjetër pas darke; veshi i mureve nuk ka njoftuar informacione për takimin e pas-darkës.

    P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumë-orëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkë-vjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

  • ‘Ditë zie kombëtare’/ Thirrje për protestë në orën 19.00: Të bashkuar në mbrojtje të fëmijëve, familjes e kombit!

    ‘Ditë zie kombëtare’/ Thirrje për protestë në orën 19.00: Të bashkuar në mbrojtje të fëmijëve, familjes e kombit!

    Qytetarët rikthehen sërish në mbrëmje këtë të martë 6 nëntor, teksa Parlamenti do të diskutojë projektligjin për Barazinë Gjinore.

    Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, koalicioni shqiptar pro familjes & jetës, u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e tubimit dhe protestës, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore.

    ‘Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!’, thuhet në thirrjen për protestë.

    Statusi

    KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!

    PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare!

    Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj!

  • Varrosja e Nanos në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit

    Varrosja e Nanos në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit

    Këtë të diel iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
    Gjithsesi, avokati Spartak Ngjela ka reaguar me tone të ashpra sa i përket vendit ku do të prehet përgjithmonë ish-kryeministri.
    Ai thotë se Nano duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit dhe jo në ato të zakonshme të Sharrës.
    Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
    Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë
    Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.
    Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.
    Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.

  • Ngjela: Turp kombëtar! Nano duhet të prehej në varrezat e personaliteteve të kombit, jo në Sharrë

    Ngjela: Turp kombëtar! Nano duhet të prehej në varrezat e personaliteteve të kombit, jo në Sharrë

    Këtë të diel iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

    Avokati Spartak Ngjela ka reaguar me tone të ashpra sa i përket vendit ku do të prehet përgjithmonë ish-kryeministri. Ai thotë se Nano duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit dhe jo në ato të zakonshme të Sharrës.
    Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
    Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë
    Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.
    Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.
    Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.