Tag: kombit

  • Monumeti i Indrit Carës në Kavajë, presidenti Begaj: Simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie

    Monumeti i Indrit Carës në Kavajë, presidenti Begaj: Simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie

    Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij. Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin.
    Begaj vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa theksoi se Indrit Cara i përket Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarisë. ”Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i përket shqiptarisë. Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar. Ai është një emër i gdhendur në historinë e kombit tonë, një model frymëzimi që tregon rrugën për të rinjtë tanë: frymën e sakrificës, forcën e unitetit dhe rëndësinë e veprimit për të mirën e kombit tonë”, tha Begaj.

    Presidenti theksoi se përkujtimi i Indrit Carës shërben për të gjithë si kujtesë për angazhimin e përhershëm për të mos e lënë të shuhet ëndrrën për të cilën ai dha jetën. ”Sakrifica e tij shërben si një busull për të ardhmen tonë, për një komb të bashkuar, për një shqiptari të fortë, për një Kosovë që ecën përpara, e lirë dhe krenare”, tha ai.
    Ai kujtoi me nderim edhe figurat që udhëhoqën përpjekjet për çlirimin e Kosovës: Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e Adem Jasharin, si dhe nënvizoi përgjegjësinë për bashkëpunim jo vetëm të politikës, por të çdo qytetari për të ruajtur dhe pasuar amanetin e të parëve. Begaj gjatë vizitës në Kavajë u prit dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja, ndërsa vizitoi dhe Muzeun Etnografik të Kavajës të restauruar së fundmi.

  • Spiropali në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Indrit Cara

    Spiropali në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Indrit Cara

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, organizuar sot në Kavajë nga Bashkia e qytetit.
    “Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja.”, shprehet në një postim në rrjetet sociale znj. Spiropali.

    Në ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ish-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralleitënant Arben Kingji, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, Ambasadori i Kosovës Skënder Durmishi, Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja,Kryetari i Komunës Suharekë, Bali Muharremaj familjarë dhe të afërm të dëshmorit të kombit Indrit Cara dhe qytetarë të Kavajës.
    Kryetarja Spiropali dhe personalitetet pjesëmarrës vendosën kurora me lule pranë shtatores së dëshmorit Indrit Cara dhe morën pjesë edhe në veprimtaritë e tjera të organizuara me këtë rast.

  • Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim

    Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim

    Sot në Tiranë zhvilloi punimet Konferenca e 13 Kombëtare e OVP të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.
    Ishte një Konferencë model për nga organizimi, për nga zgjedhja e delegatëve në mënyrën më demokratike nga anëtarësia, në çdo Njësi vendore të Republikës, për nga sundimi i normave dhe parimeve demokratike të drejtimit të Konferencës nga vullneti i shprehur me votë nga vet delegatët e mandatuar, për nga përmbajtja e diskutimeve, e deri te zgjedhja e të gjitha strukturave udhëheqëse, duke respektuar rigorozisht Statutin e OVP të LANÇ.
    Në zbatim të Ligjit “Për Organizatat joqeveritare” si dhe të Statutit të OVP të LANÇ, në çdo veprim të saj, konferenca u mbikëqyrë me rigorozitet nga një Dhomë Noterie në Tiranë.
    Pjesëmarrja dhe posaçërisht përshëndetja e ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe deputetit të Kuvendit Z. Pandeli Majko, si dhe përshëndetjet e një numri të madh shoqatash atdhetare të vendit, ishin një vlerë e shtuar për Konferencën e 13-të Kombëtare të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.

  • “Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…

    “Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…

    Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.
    Batuat erdhën pasi ministri Manja deklaroi se Edi Rama do të jetë krenari e kombit shqiptar kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.
    “Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Mos harroni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.
    Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”
    Më tej Rama vijoi duke thënë: “Më vjen mirë që jam sot në këtë sallë që është siç i ka hije ambicies së Pjerinit (Ndreut) për Lezhën. Kam ardhur shpesh, kemi patur takimi entuziaste, kemi mbjellë fitore shumë të bukur, por më ka munduar fakti se salla ishte në pikë të hallit. Por sot më vjen mirë që nuk është vetëm pamja e rinisë së Lezhës por edhe ky mjedis në që është në lartësinë e Pjerinit për Lezhën.
    Deri më 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë qarku. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por aty drejtimi i Bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë mundësia për të folur çfarë do të bëjmë akoma.”