Tag: kombeve

  • FIFA merr vendimin, mban anën e klubeve dhe përplaset me Federatat afrikane në lidhje me Kupën e Kombeve

    FIFA merr vendimin, mban anën e klubeve dhe përplaset me Federatat afrikane në lidhje me Kupën e Kombeve

    4 Dhjetor 2025

    9:14

    Telesport

    Kupa e Kombeve të Afrikës (21 dhjetor-18 janar) ka krijuar mjaft polemika dhe një përplasje mes FIFA-s dhe Federatave afrikane të futbollit. Ky event ka qenë gjithmonë një pikë përplasje midis ekipeve evropiane dhe Federatave afrikane.
    Largimi për gati dy muaj i lojtarëve (do të mungojnë maksimumi tetë ndeshje) nuk është pritur asnjëherë mirë nga klubet kontinentale. Data e nisjes për secilin edicion të Kupës së Kombeve të Afrikës ka qenë gjithmonë një pikë mosmarrëveshjeje.
    FIFA u detyrua të dorëzohej ndaj presionit nga ekipet evropiane, UEFA-s dhe Ligave kombëtare, duke shtyrë zyrtarisht kampin para-turneut: në vend të 8 dhjetorit, mbërritja e lojtarëve të përzgjedhur tani do të caktohet një javë më vonë, më 15 dhjetor
    Kjo do të sigurojë që klubet evropiane do të kenë lojtarë afrikanë në dispozicion për raundin e fundit të kupave të Europës para pushimit për fundvitin. Një vendim që i zemëroi Federatat e CAF-së të cilat kishin planifikuar të niseshin për në kampet stërvitore më 8 dhjetor dhe kishin paguar tashmë udhëtimin dhe akomodimin, por FIFA për këtë arsye mbajti anën e klubeve.

  • Fitorja e Ligës së Kombeve! Dhurata tepër e shtrenjtë e Ronaldos për shokët e skuadrës

    Fitorja e Ligës së Kombeve! Dhurata tepër e shtrenjtë e Ronaldos për shokët e skuadrës

    Cristiano Ronaldo ka surprizuar shokët e tij të ekipit kombëtar të Portugalisë me një dhuratë luksoze pas fitores së tyre në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës, fituar me penallti në finale.
    Ylli portugez, i cili luan për Al-Nasr, ka porositur ekskluzivisht 35 orë koleksionuese nga kompania prestigjioze e orëve Jacob & Co, për t’ua dhuruar futbollistëve dhe stafit teknik. Çdo orë ka stemën portugeze në qendër, trofeun e Ligës së Kombeve në anën e djathtë dhe mbishkrimin “Kampionët 2025” në të majtë.

    Orët janë gjithashtu të personalizuara: secila ka numrin e vet dhe emrin e secilit nga 27 futbollistët që trajneri Roberto Martinez kishte grumbulluar për finalen. Ronaldo nuk e harroi as shokun e ndjerë të ekipit, Diogo Zota, i cili vdiq në një aksident me makinë një muaj pas thirrjes në kombëtare; një orë tjetër është dërguar për familjen e tij.
    Sipas vlerësimeve bazuar në çmimet e mëparshme të Jacob & Co, secila orë kushton rreth 69,000 dollarë pa diamante, që do të thotë se Ronaldo ka shpenzuar rreth 2.4 milionë dollarë për të gjithë dhuratën e ekipit.
    Veprimi i Ronaldo-s tregon jo vetëm pasionin dhe mirënjohjen për shokët e tij të ekipit, por edhe stilin luksoz që e karakterizon jashtë fushës.

    Celebrating victory on every detail.
    The Jacob & Co Epic X – UEFA Nations League 2025 Champions is a custom edition made for @portugal ’s national team.
    A skeleton dial, bespoke design, and the Portuguese crest — a watch as exceptional as the champions themselves.
    Limited to… pic.twitter.com/ZajX7QTuAx
    — Jacob&Co (@_Jacobandco) November 13, 2025

  • Tensione në Qipro, forcat ushtarake turke futen në fshat dhe pengojnë fermerët të punojnë tokat, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara

    Tensione në Qipro, forcat ushtarake turke futen në fshat dhe pengojnë fermerët të punojnë tokat, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara

    Tensionet mëngjesin e sotëm në fshatin Denia në Qipro, kur një automjet ushtarak turk u përpoq të pengonte fermerët të kultivonin tokën e tyre, ndërsa u kërkonte atyre të largoheshin.

    Një forcë e Kombeve të Bashkuara mbërriti në vendngjarje, por pasi të gjithë u larguan, automjeti ushtarak u kthye. Pas kësaj u kthyen anëtarët e Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP).
    Qiproja u përgjigj me një demarsh, me zëdhënësin e shtypit të Ministrisë së Jashtme, Theodoros Gotsis, i cili deklaroi se “që nga momenti i parë që u informua, Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë në kontakt me autoritetet e komunitetit dhe po ndërmerr demarshet e duhura ndaj Forcës Paqeruajtëse për të rivendosur aksesin e fermerëve në tokën e tyre, në përputhje me kushtet e miratuara të UNFICYP dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.
    Zëdhënësi i qeverisë Konstantinos Letymbiotis informoi se situata po monitorohet nga afër, duke vënë në dukje se ushtria turke, “me veprime të papranueshme, po vë në pikëpyetje statusin e “Zonës së Vdekur” siç quhet, dhe po përpiqet të shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
    “Republika e Qipros do të vazhdojë të veprojë me maturi, vendosmëri dhe përkushtim të plotë ndaj ligjit ndërkombëtar”, vuri në dukje ai.

    Top Channel

  • Shqipëria e dyta, ja formula e fazës Play Off për një biletë në Botëror

    Shqipëria e dyta, ja formula e fazës Play Off për një biletë në Botëror

    Tani po! Shqipria mund të nisë të bëjë llogaritë e saj për fazën play off të Botërorit 2026. Sigurisht nëse do të ruajë vendin e dytë tashmë të konsoliduar me 4 pikë më shumë se Serbia e cila ka një ndeshje më pak.

    Ja formula e fazës play off.

    16 ekipet e playoff-it (12 nënkampionët dhe katër fituesit e grupeve të tyre përkatëse të Kombeve që nuk janë kualifikuar ende) do të ndahen në katër vazo dhe katër shorte mini-tenisi, të cilat do të përcaktojnë katër kualifikueset e fundit evropiane.

    Kombëtaret e nivelit të parë, katër me renditjen më të lartë të FIFA-s në nëntor, do të përballen me përfaqësueset e nivelit të fundit (me katër më të mirat nga Grupi i Ligës së Kombeve), ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë midis ekipeve të nivelit të dytë dhe të tretë. Finalja, nëse do të zhvillohet, do të mbahet me short.

    Vazhdo leximin

  • Buxhet stratosferik për sportin, Maroku përfshihet nga rrebelimi qytetar

    Buxhet stratosferik për sportin, Maroku përfshihet nga rrebelimi qytetar

    Ish lojtari i Çelsit Hakim Zijec në krah të protestuesëve, presidenti i CAF Motsepe: Nuk ndryshon asgjë, finalet në Marok.

    Maroku kthehet në epiqendër të aktivitetëve të nivelit të lartë futbollistik në Afrikë dhe në Botë. Vëndi përgatitet të presë Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 (21 dhjetor – 18 janar) dhe, më e rëndësishmja, Kupën e Botës 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë

    Megjithatë ditët e fundit Maroku po përballet me një valë mobilizimesh dhe protestash të brendshme. Investimet në futboll, veçanërisht ato të destinuara për infrastrukturë në përgatitje të dy ngjarjeve të mëdha, janë kritikuar ashpër me njerëz të shumtë që kanë mbushur rrugët e qyteteve kryesore.

    Buxheti i qeverisë për të transformuar Marokun në një komb të aftë për të pritur ngjarje globale si Kupa e Botës përfshin gjithashtu 1.7 miliardë euro për rinovimin e gjashtë stadiumeve dhe ndërtimin e tre vendeve të reja, përfshirë stadiumin Hassan II në Kazablanka, i cili, me një kapacitet të vlerësuar prej 115,000 vendesh, do të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë.

    Stadiumet janë bërë shkaku kryesor i protestave: slogane si “Nuk e duam Kupën e Botës, kujdesi shëndetësor në radhë të parë”, janë dëshuar me forcë në disa sheshe. Këto investime kanë çuar në shpronësime tokash dhe dëbimin e mijëra njerëzve nga lagje të tëra në qytete si Rabati dhe Kazablanka. Këto veprime thellësisht jopopullore kanë nxitur madje disa lojtarë të ekipit kombëtar të lartë, përfshirë Hakim Ziec, të mbështesin protestat.

    Ndërkaq sipas Shoqatës Marokene për të Drejtat e Njeriut, numri i përkohshëm është të paktën tre të vdekur, qindra të plagosur dhe afërsisht 500 arrestime.

    Duke folur në takimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit në Kongo, presidenti i organizatës, Patrice Motsepe, këmbënguli që Kupa e Kombeve të Afrikës do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht trazirave aktuale. “Jemi absolutisht të bindur se Kupa e Kombeve të Afrikës do të zhvillohet sipas planit”, tha ai. “Maroku është Plani A, Maroku është Plani B dhe Maroku është Plani C. CAF do të bashkëpunojë dhe do të punojë me qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Marokut për të pritur Kupën e Kombeve të Afrikës më të suksesshme në histori.”

    Vazhdo leximin

  • “Kosova meriton vendin e saj këtu, të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë”, Presidenti Begaj flet në OKB: Dënojmë agresionin rus në Ukrainë

    “Kosova meriton vendin e saj këtu, të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë”, Presidenti Begaj flet në OKB: Dënojmë agresionin rus në Ukrainë

    Presidenti Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.

    Kreu i Shtetit nënvizoi se ky përvjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit për dialog e bashkëpunim mes kombeve dhe një mundësi për t’u angazhuar më fort në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit global.
    “Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta.
    Në fjalën e tij, ai ndaloi tek krizat aktuale botërore, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Njëherësh, Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që lufta në Gaza duhet të përfundojë.
    Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti gjithashtu i kushtoi vëmendje më fjalën e tij kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
    Ai solli në vëmendje arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, energjinë e pastër, transformimin digjital avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve në agjendat zhvillimore të vendit.
    “Shqipëria ka treguar se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më të sigurt, me dinjitet dhe në paqe,” përfundoi Presidenti Begaj.

    Top Channel

  • Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, Kosova meriton vendin e saj në Asamble

    Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, Kosova meriton vendin e saj në Asamble

    Presidenti Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.

    Kreu i Shtetit nënvizoi se ky përvjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit për dialog e bashkëpunim mes kombeve dhe një mundësi për t’u angazhuar më fort në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit global.
    “Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta.
    Në fjalën e tij, ai ndaloi tek krizat aktuale botërore, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Njëherësh, Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që lufta në Gaza duhet të përfundojë.
    Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti gjithashtu i kushtoi vëmendje më fjalën e tij kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
    Ai solli në vëmendje arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, energjinë e pastër, transformimin digjital avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve në agjendat zhvillimore të vendit.
    “Shqipëria ka treguar se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më të sigurt, me dinjitet dhe në paqe,” përfundoi Presidenti Begaj.

    Top Channel

  • Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe multilateralizmit

    Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe multilateralizmit

    Presidenti Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.
    Kreu i Shtetit nënvizoi se ky përvjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit për dialog e bashkëpunim mes kombeve dhe një mundësi për t’u angazhuar më fort në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit global.
    “Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta.
    Në fjalën e tij, ai ndaloi tek krizat aktuale botërore, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Njëherësh, Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata humanitare duhet të trajtohet me urgjencë.
    Në planin rajonal, ai theksoi rolin e Shqipërisë si promotor i dialogut, fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal, duke theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet një zonë paqeje dhe zhvillimi.Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.Presidenti gjithashtu i kushtoi vëmendje më fjalën e tij kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
    Ai solli në vëmendje arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, energjinë e pastër, transformimin digjital avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve në agjendat zhvillimore të vendit.
    “Shqipëria ka treguar se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më të sigurt, me dinjitet dhe në paqe,” përfundoi Presidenti Begaj, duke ftuar për unitet, përgjegjësi dhe guxim në përballimin e sfidave globale.
    E nderuar Zonja Presidente e AsamblesëI nderuar drejtues i Seancës,Te nderuar Shkelqesi,Është nder për mua t’i drejtohem sot, kësaj Asambleje në emër të Republikës së Shqipërisë, në këtë përvjetor të rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është, njëkohësisht, një moment me domethënie të veçantë për vendin tim, ndërsa shënojmë 70-vjetorin e anëtarësimit tonë në Kombet e Bashkuara.Falënderoj Presidenten e Asamblesë së Përgjithshme, Shkëlqesinë e Saj, Zonjën Annalena Baerbock, për përzgjedhjen e kësaj teme kuptimplotë “Better Together” dhe i uroj suksese në detyrën e nderuar të Presidentes së Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së!Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë për Sekretarin e Përgjithshëm, z. António Guterres, për udhëheqjen e tij, shërbimin ndaj Kombeve të Bashkuara dhe përkushtimin në mbrojtje të Kartës së OKB-së dhe vlerave të saj thelbësore.
    Zonja dhe zotërinj,Ky 80-vjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit që frymëzoi krijimin e një bote ku kombet zgjedhin dialogun dhe bashkëpunimin. Është, gjithashtu, edhe një mundësi për të ripërtërirë përkushtimin tonë ndaj vlerave të mishëruara në Kartën e OKB-së për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve. Të zgjedhim bashkepunimin mbi kundershtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin ndaj indiferencës.
    Për Shqipërinë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka qenë dhe vijon të jetë platforma universale e dialogut, duke i dhënë çdo kombi, të madh e të vogël, një zë në formësimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Arritjet janë të pamohueshme: parandalimi i konflikteve, avancimi i të drejtave të njeriut dhe ofrimi i ndihmës humanitare për miliona njerëz.
    Por, në kontekstin e krizave aktuale që kanë përfshirë botën, është e natyrshme që të kërkojmë më shumë nga kjo organizatë dhe më shumë nga vetja jonë.Ky është momenti kur ne duhet të ripërtërijmë përkushtimin tonë për të siguruar që OKB-ja të vazhdojë të shërbejë si themeli i paqes, drejtësisë dhe solidaritetit jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë.
    Shqipëria beson se sfidat botërore, nga konfliktet dhe terrorizmi te ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe pasiguria ekonomike, janë jo vetëm të ndërlikuara, por edhe të ndërthurura, prandaj njerëzimi ka nevojë për më shumë bashkëpunim shumëpalësh.
    Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, si anëtare e NATO-s dhe si një komb krenar europian, Shqipëria qëndron e gatshme të japë kontributin e saj për forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ne mbështesim një rend botëror ku konfliktet zgjidhen në mënyrë të qëndrueshme, ku shoqëritë forcohen nga solidariteti dhe ku paqja ndërtohet dhe konsolidohet mbi themelet e forta të besimit, bashkëpunimit dhe përparimit. Shqipëria qëndron e vendosur në mbështetje të Kartës së OKB-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në paqeruajtje, në përpjekje humanitare dhe në ndërtimin e një bote ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë.
    Zonja Presidente,Prej gati katër vitesh besueshmëria e organizatës sonë është vënë në provë nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Shqipëria ka qëndruar në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ka dënuar vazhdimisht shkeljen nga Rusia të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe incidentet e provokuara së fundmi ndaj aleatëve tanë të NATO/s. Në të njëjtën kohë, vlerësojmë përpjekjet diplomatike, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe në respekt të plotë të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.
    Shqipëria është po aq e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet edhe në Lindjen e Mesme. Lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata e rëndë humantiare në Gaza duhet të trajtohet me urgjencë. Ne shprehim mbështetjen tonë për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit për marrëveshjen e armëpushimit që do të çojë drejt përfundimit të përhershëm të armiqësive dhe sigurimin e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës, e cila sjell një të ardhme më të mirë, në siguri dhe perparim për palestinezët, izraelitët dhe të gjithë popujt e rajonit.
    Zonja dhe zotërinj,Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. Ne besojmë se e ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti, te përparimi i përbashkët, jo rivaliteti. Në këtë frymë, Shqipëria eshte e gatshme té bashkëpunojë me të gjithë fqinjët për të siguruar që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë paqeje, zhvillimi dhe mundësie, që kontribuon aktivisht për Evropën dhe për komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.
    Shteti më i ri në rajonin tonë, Republika e Kosovës, është gjithnjë e më shumë kontribuese në paqe, dialog dhe bashkëjetesë në Ballkanin Perëndimor. 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm.Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbeshtetja per anetaresimin e saj ne Kombet e Bashkuara dhe ne organizatat e tjera nderkombetare eshte nje akt drejtesie ndaj popullit te Kosoves, eshte nje hap qe forcon edhe me shume paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor dhe nje kontribut ne stabilitetin e Europes.Shqiperia kerkon qe te drejtat e liritë e shqiptareve te lugines se Presheves te respektohen, qe shqiptaret atje te mos diskriminohen por te integrohen, që gjuha shqipe te perdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre te mbrohen dhe promovohen.Zonja Presidente,Udhëtimi i vendit tim, Shqipërisë, nga izolimi, tek integrimi Euroatlantik, nga diktatura, te liria dhe të drejtat e njeriut, dëshmon se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë.Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës së kahershme, anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Pas hapjes së negociatave të anëtarësimit po vijojmë me ritëm të lartë reformat tona, me synimin për të përfunduar procesin e negociatave në vitin 2027 dhe për të qenë anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030. Udhëtimi ynë drejt një Evrope të Bashkuar nuk është vetëm një ambicie politike, por është thellësisht i rrënjosur në vlerat që ne çmojmë: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
    Shqiperia ka kuptuar se prosperiteti dhe mirëqenia e qytetarëve te saj lidhet ngushtë edhe me përparimet konkrete në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Shqipëria po investon në energjinë e pastër, po forcon mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimatike, po avancon transformimin digjital dhe po punon për të siguruar që askush të mos mbetet pas. Përpjekjet tona janë përqëndruar në arsim, shëndetësi, barazi gjinore dhe fuqizimin e rinisë, sepse gjithëpërfshirja është e vetmja rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
    Vitin e kaluar ne u angazhuam rreth Paktit për të Ardhmen si një kornizë udhëzuese për ringjalljen e bashkëpunimit shumëpalësh. Tani duhet t’i kthejmë fjalët në vepra: të përkthejmë angazhimet në përparime konkrete për paqen dhe sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm, klimen, bashkëpunimin digjital dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shqipëria është e gatshme të punojë me të gjitha shtetet anëtare për të siguruar që Pakti për të Ardhmen të bëhet një udhëzues drejt një bote më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar. Ne do te japim shembullin tonë duke e përfshirë Paktin në Rishikimin tonë Vullnetar Kombëtar.
    Shkëlqesi,Te nderuar pjesemarres,Ndryshimet klimatike janë sfida përcaktuese e shekullit tonë dhe Shqipëria është e përkushtuar ndaj tranzicionit të energjisë së pastër dhe mbrojtjes së mjedisit. Përmbytjet, zjarret dhe thatësirat tashmë të përvitshme, na kujtojnë se duhet të forcojmë angazhimet tona globale, të mobilizojmë financimet dhe të sigurojmë që asnjë të mos mbetet pas.
    Vitet e fundit kemi dëshmuar përhapjen e shpejtë të teknologjive digjitale. Përparimi teknologjik është shumë i dobishëm për sa kohë ecën paralelisht me përparimin e vetë njeriut. Ne duhet të mbetemi besnikë ndaj vlerave tona duke e vendosur teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Sado e avancuar, problemet e kohës tonë nuk mund të zgjidhen nga inteligjenca artificiale, por nga inteligjenca dhe dhembshuria njerëzore. Epoka digjitale duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi ndërkombëtar, standardet etike dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
    Për Shqipërinë, transformimi digjital është prioritet. Ne kemi ndërmarrë reforma ambicioze për të digjitalizuar shërbimet publike, për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka kënaqësinë të bashkëdrejtojë me Kenian procesin e rishikimit të Samitit Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit dhe do të punojë së bashku me të gjitha shtetet anëtare për të patur një rezultat të suksesshëm.
    Zonja Presidente,Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i çdo individi duhet të mbeten në zemër të misionit tonë. Shqipëria ka dëshmuar, përmes transformimit të saj demokratik, se shoqëritë lulëzojnë kur liritë e individit mbrohen, kur gratë dhe të rinjtë fuqizohen dhe kur diversiteti pranohet si forcë.Jemi të nderuar të sjellim përvojën tonë dhe të shërbejmë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ku kemi punuar pareshtur për të promovuar universalitetin e të drejtave të njeriut dhe pandashmërinë e të gjitha lirive. Gjatë mandatit tonë jemi angazhuar për mbrojtjen e grupeve vulnerabël, për avancimin e barazisë gjinore dhe për mbrojtjen e të drejtave të atyre të cilët kanë më shumë rrezik të cenohen. Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin kundër diskriminimit, intolerancës dhe dhunës kudo që ndodhin.
    Shqipëria është krenare për përparimin që ka bërë në avancimin e barazisë gjinore, si një detyrim moral dhe si një shtysë për zhvillimin e shoqërisë. Sot, gratë mbajnë disa nga postet më të larta në vendin tim. Shqipëria do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e grave brenda dhe jashtë vendit dhe të punojë me partnerët për ta bërë barazinë një realitet të prekshëm për të gjithë.
    Asnjë komb nuk mund të projektojë një të ardhme të mirë pa vendosur rininë në qendër të strategjive kombëtare. Përmes reformave në arsim, transformimit digjital dhe punësimit, Shqipëria po punon për të zgjeruar mundësitë që të rinjtë të mësojnë të sjellin risi dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Ne besojmë se investimi tek të rinjtë është investimi më i efektshëm për paqe, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sot, kemi detyrimin që ne, si gjenerata që trashëguam 80 vjet paqe dhe përparim, të jemi të aftë t’u krijojmë kushtet fëmijëve tanë për një botë te sigurte, në paqe, me dinjitet, bashkëpunim dhe përparim.Së bashku, me kurajo dhe largpamësi të vendosik që ky sesion të jetë momenti kur zgjodhëm unitetin, që zgjodhëm përgjegjësinë dhe zgjodhëm guximin.

  • “Anëtarësimi i Kosovës në OKB, një akt drejtësie”, Begaj: E ardhmja e rajonit qëndron te bashkëpunimi

    “Anëtarësimi i Kosovës në OKB, një akt drejtësie”, Begaj: E ardhmja e rajonit qëndron te bashkëpunimi

    Shqipëria është një vend i përkushtuar ndaj paqes, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vlerave demokratike, me një vizion të qartë për një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme.
    Kështu u shpreh të mërkurën presidenti Bajram Begaj në debatin e përgjithshëm të mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, SHBA.
    Kreu i shtetit e konsideroi OKB-në si një platformë universale për dialog dhe bashkëpunim, duke shtuar se Shqipëria është e angazhuar për zgjidhje diplomatike të konflikteve. Në këtë kontekst, presidenti Begaj dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe kërkoi përfundimin e luftës në Gazë.
    “Ne shprehim mbështetjen tonë për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit për marrëveshjen e armëpushimit që do të çojë drejt përfundimit të përhershëm të armiqësive dhe sigurimin e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës, e cila sjell një të ardhme më të mirë, në siguri dhe përparim për palestinezët, izraelitët dhe të gjithë popujt e rajonit,” u shpreh presidenti Begaj.
    Duke u kthyer te rajoni, kreu i shtetit e vuri theksin te marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai tha mesazhe konkrete për Kosovën, që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe që Prishtina zyrtare të bëhet anëtare e OKB-së, si një akt drejtësie dhe kontribut për paqen.
    “Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës,” deklaroi Begaj.
    Për Shqipërinë, presidenti nënvizoi aspiratën për t’u anëtarësuar në BE brenda vitit 2030, sikundër reformat e ndërmarra për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit.
    “Asnjë komb nuk mund të projektojë një të ardhme të mirë pa vendosur rininë në qendër të strategjive kombëtare. Përmes reformave në arsim, transformimit digjital dhe punësimit, Shqipëria po punon për të zgjeruar mundësitë që të rinjtë të mësojnë të sjellin risi dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Ne besojmë se investimi tek të rinjtë është investimi më i efektshëm për paqe, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sot, kemi detyrimin që ne, si gjenerata që trashëguam 80 vjet paqe dhe përparim, të jemi të aftë t’u krijojmë kushtet fëmijëve tanë për një botë te sigurte, në paqe, me dinjitet, bashkëpunim dhe përparim,” tha kreu i shtetit.
    Fjala e plotë e presidentit Bajram Begaj në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara
    Është nder për mua t’i drejtohem sot, kësaj Asambleje në emër të Republikës së Shqipërisë, në këtë përvjetor të rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është, njëkohësisht, një moment me domethënie të veçantë për vendin tim, ndërsa shënojmë 70-vjetorin e anëtarësimit tonë në Kombet e Bashkuara.
    Falënderoj Presidenten e Asamblesë së Përgjithshme, Shkëlqesinë e Saj, Zonjën Annalena Baerbock, për përzgjedhjen e kësaj teme kuptimplotë “Better Together” dhe i uroj suksese në detyrën e nderuar të Presidentes së Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së!
    Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë për Sekretarin e Përgjithshëm, z. António Guterres, për udhëheqjen e tij, shërbimin ndaj Kombeve të Bashkuara dhe përkushtimin në mbrojtje të Kartës së OKB-së dhe vlerave të saj thelbësore.
    Zonja dhe zotërinj,
    Ky 80-vjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit që frymëzoi krijimin e një bote ku kombet zgjedhin dialogun dhe bashkëpunimin. Është, gjithashtu, edhe një mundësi për të ripërtërirë përkushtimin tonë ndaj vlerave të mishëruara në Kartën e OKB-së për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve. Të zgjedhim bashkepunimin mbi kundershtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin ndaj indiferencës.
    Për Shqipërinë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka qenë dhe vijon të jetë platforma universale e dialogut, duke i dhënë çdo kombi, të madh e të vogël, një zë në formësimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Arritjet janë të pamohueshme: parandalimi i konflikteve, avancimi i të drejtave të njeriut dhe ofrimi i ndihmës humanitare për miliona njerëz.
    Por, në kontekstin e krizave aktuale që kanë përfshirë botën, është e natyrshme që të kërkojmë më shumë nga kjo organizatë dhe më shumë nga vetja jonë.
    Ky është momenti kur ne duhet të ripërtërijmë përkushtimin tonë për të siguruar që OKB-ja të vazhdojë të shërbejë si themeli i paqes, drejtësisë dhe solidaritetit jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë.
    Shqipëria beson se sfidat botërore, nga konfliktet dhe terrorizmi te ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe pasiguria ekonomike, janë jo vetëm të ndërlikuara, por edhe të ndërthurura, prandaj njerëzimi ka nevojë për më shumë bashkëpunim shumëpalësh.
    Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, si anëtare e NATO-s dhe si një komb krenar europian, Shqipëria qëndron e gatshme të japë kontributin e saj për forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ne mbështesim një rend botëror ku konfliktet zgjidhen në mënyrë të qëndrueshme, ku shoqëritë forcohen nga solidariteti dhe ku paqja ndërtohet dhe konsolidohet mbi themelet e forta të besimit, bashkëpunimit dhe përparimit. Shqipëria qëndron e vendosur në mbështetje të Kartës së OKB-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në paqeruajtje, në përpjekje humanitare dhe në ndërtimin e një bote ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë.
    Zonja Presidente,
    Prej gati katër vitesh besueshmëria e organizatës sonë është vënë në provë nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Shqipëria ka qëndruar në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ka dënuar vazhdimisht shkeljen nga Rusia të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe incidentet e provokuara së fundmi ndaj aleatëve tanë të NATO/s. Në të njëjtën kohë, vlerësojmë përpjekjet diplomatike, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe në respekt të plotë të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.
    Shqipëria është po aq e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet edhe në Lindjen e Mesme. Lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata e rëndë humanitare në Gaza duhet të trajtohet me urgjencë. Ne shprehim mbështetjen tonë për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit për marrëveshjen e armëpushimit që do të çojë drejt përfundimit të përhershëm të armiqësive dhe sigurimin e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës, e cila sjell një të ardhme më të mirë, në siguri dhe përparim për palestinezët, izraelitët dhe të gjithë popujt e rajonit.
    Zonja dhe zotërinj,
    Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. Ne besojmë se e ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti, te përparimi i përbashkët, jo rivaliteti. Në këtë frymë, Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët për të siguruar që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë paqeje, zhvillimi dhe mundësie, që kontribuon aktivisht për Evropën dhe për komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.
    Shteti më i ri në rajonin tonë, Republika e Kosovës, është gjithnjë e më shumë kontribuese në paqe, dialog dhe bashkëjetesë në Ballkanin Perëndimor. 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm.
    Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës.
    Shqipëria kërkon qe te drejtat e liritë e shqiptarëve të luginës së Preshevës të respektohen, që shqiptarët atje të mos diskriminohen, por të integrohen, që gjuha shqipe të përdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre të mbrohen dhe promovohen.
    Zonja Presidente,
    Udhëtimi i vendit tim, Shqipërisë, nga izolimi, tek integrimi Euroatlantik, nga diktatura, te liria dhe të drejtat e njeriut, dëshmon se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë.
    Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës së kahershme, anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Pas hapjes së negociatave të anëtarësimit po vijojmë me ritëm të lartë reformat tona, me synimin për të përfunduar procesin e negociatave në vitin 2027 dhe për të qenë anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030. Udhëtimi ynë drejt një Evrope të Bashkuar nuk është vetëm një ambicie politike, por është thellësisht i rrënjosur në vlerat që ne çmojmë: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
    Shqipëria ka kuptuar se prosperiteti dhe mirëqenia e qytetarëve te saj lidhet ngushtë edhe me përparimet konkrete në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Shqipëria po investon në energjinë e pastër, po forcon mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimatike, po avancon transformimin digjital dhe po punon për të siguruar që askush të mos mbetet pas. Përpjekjet tona janë përqendruar në arsim, shëndetësi, barazi gjinore dhe fuqizimin e rinisë, sepse gjithëpërfshirja është e vetmja rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
    Vitin e kaluar ne u angazhuam rreth Paktit për të Ardhmen si një kornizë udhëzuese për ringjalljen e bashkëpunimit shumëpalësh. Tani duhet t’i kthejmë fjalët në vepra: të përkthejmë angazhimet në përparime konkrete për paqen dhe sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm, klimën, bashkëpunimin digjital dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shqipëria është e gatshme të punojë me të gjitha shtetet anëtare për të siguruar që Pakti për të Ardhmen të bëhet një udhëzues drejt një bote më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar. Ne do te japim shembullin tonë duke e përfshirë Paktin në Rishikimin tonë Vullnetar Kombëtar.
    Shkëlqesi,
    Te nderuar pjesëmarrës,
    Ndryshimet klimatike janë sfida përcaktuese e shekullit tonë dhe Shqipëria është e përkushtuar ndaj tranzicionit të energjisë së pastër dhe mbrojtjes së mjedisit. Përmbytjet, zjarret dhe thatësirat tashmë të përvitshme, na kujtojnë se duhet të forcojmë angazhimet tona globale, të mobilizojmë financimet dhe të sigurojmë që asnjë të mos mbetet pas.
    Vitet e fundit kemi dëshmuar përhapjen e shpejtë të teknologjive digjitale. Përparimi teknologjik është shumë i dobishëm për sa kohë ecën paralelisht me përparimin e vetë njeriut. Ne duhet të mbetemi besnikë ndaj vlerave tona duke e vendosur teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Sado e avancuar, problemet e kohës tonë nuk mund të zgjidhen nga inteligjenca artificiale, por nga inteligjenca dhe dhembshuria njerëzore. Epoka digjitale duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi ndërkombëtar, standardet etike dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
    Për Shqipërinë, transformimi digjital është prioritet. Ne kemi ndërmarrë reforma ambicioze për të digjitalizuar shërbimet publike, për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka kënaqësinë të bashkëdrejtojë me Kenian procesin e rishikimit të Samitit Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit dhe do të punojë së bashku me të gjitha shtetet anëtare për të pasur një rezultat të suksesshëm.
    Zonja Presidente,
    Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i çdo individi duhet të mbeten në zemër të misionit tonë. Shqipëria ka dëshmuar, përmes transformimit të saj demokratik, se shoqëritë lulëzojnë kur liritë e individit mbrohen, kur gratë dhe të rinjtë fuqizohen dhe kur diversiteti pranohet si forcë.
    Jemi të nderuar të sjellim përvojën tonë dhe të shërbejmë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ku kemi punuar pareshtur për të promovuar universalitetin e të drejtave të njeriut dhe pandashmërinë e të gjitha lirive. Gjatë mandatit tonë jemi angazhuar për mbrojtjen e grupeve vulnerabël, për avancimin e barazisë gjinore dhe për mbrojtjen e të drejtave të atyre të cilët kanë më shumë rrezik të cenohen. Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin kundër diskriminimit, intolerancës dhe dhunës kudo që ndodhin.
    Shqipëria është krenare për përparimin që ka bërë në avancimin e barazisë gjinore, si një detyrim moral dhe si një shtysë për zhvillimin e shoqërisë. Sot, gratë mbajnë disa nga postet më të larta në vendin tim. Shqipëria do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e grave brenda dhe jashtë vendit dhe të punojë me partnerët për ta bërë barazinë një realitet të prekshëm për të gjithë.
    Asnjë komb nuk mund të projektojë një të ardhme të mirë pa vendosur rininë në qendër të strategjive kombëtare. Përmes reformave në arsim, transformimit digjital dhe punësimit, Shqipëria po punon për të zgjeruar mundësitë që të rinjtë të mësojnë të sjellin risi dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Ne besojmë se investimi tek të rinjtë është investimi më i efektshëm për paqe, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sot, kemi detyrimin që ne, si gjenerata që trashëguam 80 vjet paqe dhe përparim, të jemi të aftë t’u krijojmë kushtet fëmijëve tanë për një botë te sigurte, në paqe, me dinjitet, bashkëpunim dhe përparim.
    Së bashku, me kurajë dhe largpamësi të vendosim që ky sesion të jetë momenti kur zgjodhëm unitetin, që zgjodhëm përgjegjësinë dhe zgjodhëm guximin.
    Ju faleminderit!

  • Trump takohet me Guterres, konfirmon mbështetjen e SHBA-së për OKB-në

    Trump takohet me Guterres, konfirmon mbështetjen e SHBA-së për OKB-në

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, pas kritikave të hapura që Trump kishte shprehur më parë ndaj organizatës ndërkombëtare.

    Guterres theksoi gjatë takimit rëndësinë thelbësore të SHBA-së për funksionimin e OKB-së dhe vlerësoi angazhimin e Presidentit për paqen. “Ne jemi tërësisht në dispozicion për të bashkëpunuar drejt një paqeje të drejtë,” deklaroi ai.

    Nga ana e tij, Trump theksoi se delegacioni amerikan u prit me “respekt të madh” nga stafi i OKB-së dhe komentoi me sportivitet incidentin e shkallëve lëvizëse të prishura që kishte hasur më herët.

    “Vendi ynë është 100% në krah të Kombeve të Bashkuara,” tha Trump. “Mendoj se potenciali i OKB-së është i jashtëzakonshëm… Ndonjëherë mund të mos jem dakord me të, por e mbështes plotësisht.”

    Takimi konsiderohet një sinjal i qartë i angazhimit të SHBA-së për bashkëpunim me OKB-në, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme.