Tag: kombëtaren

  • “Ancelotti, trajner fantastik për kombëtaren e Brazilit. Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”

    “Ancelotti, trajner fantastik për kombëtaren e Brazilit. Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”

    21 Prill 2025

    13:01

    Alfred Lleshi

    Legjenda e futbollit brazilian dhe ish-mbrojtësi i Milanit, Cafù, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, ku ka folur për kombëtaren braziliane, e cila është ende në kërkim të një trajneri të ri.
    Për Carlo Ancelottin: “Kam pasur mundësinë të punoj me të te Milani për pesë vite, ndaj e di shumë mirë çfarë është i aftë të bëjë. Do të ishte fantastike ta shihja në krye të Brazilit, nëse CBF vendos për të. Çdo lojtar i madh do të dëshironte ta kishte në kombëtare. Shpresoj që drejtuesit tanë të vendosin sa më shpejt”.
    Për “Topin e Artë”: “Raphinha e meriton prej kohësh këtë çmim prestigjioz individual. Këtë vit edhe më shumë, për të gjitha statistikat dhe ato që ka bërë në kampionat, jo vetëm në La Liga, por edhe në Champions League”.
    Për Real Madridin dhe Vinicius: “E shoh situatën te Real Madridi pozitivisht. Edhe pse u eliminua nga Champions League, mbetet një ekip që imponohet dhe të gjithë e kanë frikë. Sezonin tjetër, me siguri do të rikthehet më i fortë. Racizmi ndaj Vinicius? Është një çështje edukimi. Duhet t’i edukojmë njerëzit për të jetuar në një vend ku mbretëron barazia. Këtë po përpiqet të transmetojë Vinicius nëpërmjet futbollit”.

  • Vendim i papritur, Mats Hummels njofton tërheqjen nga futbolli

    Vendim i papritur, Mats Hummels njofton tërheqjen nga futbolli

    Mbrojtësi i njohur gjerman, Mats Hummels, ka befasuar të gjithë sot me një postim në rrjetet sociale, duke bërë publik vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në fund të sezonit aktual.
    Në një video emocionuese, ai ka falënderuar Borussia Dortmundin, Bayern Munichun, AS Romën dhe Kombëtaren e Gjermanisë për emocionet dhe momentet e paharrueshme që ka përjetuar me fanellën e tyre.
    “Faleminderit. Fund. Çfarë udhëtimi!” – ishin fjalët e shkruara nga Hummels në videon e tij lamtumirëse.
    “Në këto momente po luftoj me emocionet e mia. Tani vjen momenti që asnjë futbollist nuk mund ta shmangë. Pas më shumë se 18 vitesh dhe kaq shumë përvojash që më ka dhënë futbolli, do të mbyll karrierën time këtë verë.
    Kur i shoh të gjitha këto, e di se sa domethënie ka pasur për mua ky rrugëtim. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Sepse duhen shumë faktorë për të arritur këtë nivel – trajnerët e duhur, momentet e duhura, shokët e duhur të skuadrës. Pa ta, karriera ime nuk do të kishte arritur kurrë këtë nivel,” – shprehet Hummels.
    Gjatë karrierës së tij, Hummels ka fituar pesë tituj kampion në Bundesligë, si dhe Kupën e Botës në vitin 2014 me Kombëtaren Gjermane.
    Ky vendim shënon fundin e një epoke për një nga mbrojtësit më të shquar të futbollit modern.