Tag: kombëtaren

  • Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

    Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

    Marash Kumbulla është dëmtuar  në ndeshje që Mallorca luajti ndaj Atletico Madrid në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 36-të, duke shqetësuar jo pak stafin e Mallorcas.
    Në fillimin e javës, analizat mjekësore do të tregojnë më shumë sa i takon situatës së Kumbullës.
    Një lajm i keq ky edhe për kombëtaren, para takimit kualifikues të Botërorit ndaj Serbisë. Kujtojmë që Kumbulla numëron 4 ndeshje me Mallorcan.

  • ‘Fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit’/ Ilir Meta uron Kombëtaren për ndeshjen ndaj Letonisë

    ‘Fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit’/ Ilir Meta uron Kombëtaren për ndeshjen ndaj Letonisë

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren në ndeshjen eliminatore të Botërorit kundër Letonisë.

    Në një postim në Facebook, Meta shkroi:
    “Një fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit. Forca Shqipëri! Krenar për Kombëtaren tonë! ”

    Fitorja e kuqezinjve është pritur me entuziazëm nga tifozët, ndërsa Meta iu bashkua urimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij triumfi për moralin e ekipit kombëtar dhe për ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin.

    Postimi i plotë:

  • Nuk po shënon me Anglinë, por Tuchel e mbron: Kane është në rregull, nuk kam dyshime për të

    Nuk po shënon me Anglinë, por Tuchel e mbron: Kane është në rregull, nuk kam dyshime për të

    8 Shtator 2025

    12:12

    Alfred Lleshi

    Harry Kane mbetet pikë e patjetërsueshme referimi tek Anglia, pavarësisht mungesës së golave në ndeshjet e fundit me kombëtaren. Trajneri Thomas Tuchel e mbrojti publikisht kapitenin 32-vjeçar, duke theksuar se bazohet tërësisht tek ai për Botërorin 2026.
    Në ndeshjen e tij të 108-të me kombëtaren, ku barazoi rekordin e Bobby Moore, kapiteni i “Tre Luanëve” nuk shkëlqeu. Ndikimi i tij në fitoren 2-0 ndaj Andorrës u kufizua vetëm me dy gjuajtje në portë. Sidoqoftë, për Tuchel nuk ka dilema: “Si në çdo fillim sezoni, lojtarët kërkojnë ritmin e duhur. Kane po e gjen. Ka shënuar tashmë disa gola me Bayernin, është në formë. Nuk kam dyshime për të”.
    Trajneri u pyet edhe për alternativat në sulm: “Kemi shumë opsione; Ollie Watkins, Rashford, Bowen, Gordon, madje edhe Foden apo Morgan Rogers. Do të shohim kush do të shpërthejë në Premier League apo jashtë saj. Fuqia sulmuese nuk na mungon”.

  • Në Zvicër tregojnë si Adrian Bajrami ndryshoi Kombëtaren: Trajneri i Zvicrës i shkoi me projekt dhe e bindi

    Në Zvicër tregojnë si Adrian Bajrami ndryshoi Kombëtaren: Trajneri i Zvicrës i shkoi me projekt dhe e bindi

    Adrian Bajrami ishte tema e shumëkomentuar e ditëve të fundit. Nëse gjithmonë jemi mësuar që lojtarë që nuk kanë hapësirë te Zvicra të vijnë te Shqipëria, këtë herë ndodhi e kundërta, mbrojtësi që nuk kishte hapësirë te Shqipëria shkoi te Zvicra.
    Mediat zvicerane kanë treguar edhe mënyrën sesi Bajrami zgjodhi Zvicrën. Sipas tyre, trajneri i Zvicrës, Yakin, shkoi dhe takoi Bajramin duke i treguar projektin që kishte. Ky projekt e bindi Bajramin që zgjodhi të ndryshonte Kombëtaren. Më pas as telefonata me Silvinjon për rreth 30 minuta nuk mund të ndryshonte asgjë pasi vendimi ishte marrë. /Sport Ekspres/

  • Çdo vend bosh në stadium është një humbje për Kombëtaren – le ta ndryshojmë këtë realitet së bashku

    Çdo vend bosh në stadium është një humbje për Kombëtaren – le ta ndryshojmë këtë realitet së bashku

    Më 9 shtator, kur Shqipëria të përballet me Letoninë në “Air Albania”, nuk do ta shohim stadiumin e mbushur plot. Një pjesë e shkallëve do të mbeten bosh, jo për mungesë dashurie për Kombëtaren, por si pasojë e dënimeve për sjelljet e papërshtatshme të një pjese të tifozëve në të shkuarën.
    Këto vende bosh janë një kujtesë e fortë se gabimet nuk i paguan vetëm ai që i bën. I paguan e gjithë skuadra, e gjithë atmosfera, i paguan çdo tifoz që dëshiron ta shohë stadiumin të mbushur kuqezi.
    Futbolli është emocion, është pasion, por mbi të gjitha është përgjegjësi. Kur këndojmë së bashku, kur mbështesim me zjarr dhe pa dhunë, ne e bëjmë Kombëtaren më të fortë. Kur shkelim rregullat, ne e lëmë skuadrën më të vetmuar.
    Ky është momenti për të reflektuar: ndeshja e radhës nuk duhet të shihet si një dënim, por si një mësim. Çdo tifoz është lojtar i dymbëdhjetë – dhe detyra e tij është të japë forcë, jo të sjellë pasoja.
    Nëse duam që stadiumi të jetë gjithmonë i mbushur plot, duhet të tregojmë se dimë të mbështesim si një komb i madh, me krenari dhe me respekt. Vetëm kështu, zëri kuqezi do të dëgjohet gjithmonë më fuqishëm se çdo dënim.
     

  • Pse Ancelotti nuk po merr asnjë lojtar madrilen në kombëtaren e Brazilit?

    Pse Ancelotti nuk po merr asnjë lojtar madrilen në kombëtaren e Brazilit?

    24 Gusht 2025

    10:35

    Telesport

    Carlo Ancelotti nuk pritet të përfshijë asnjë nga lojtarët e Real Madridit në listën e radhës për kombëtaren e Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
    Bëhet fjalë për listën e Selecaos në shtator, ku Don Carlo ka vendosur të mos luajë me ish-lojtarët që drejtonte në Madrid.
    Sipas TNT Sports Brasil, vendimi i ish-trajnerit të Real Madridit ka të bëjë me faktin se Los Blancos kanë kaluar një kalendar super të ngjeshur dhe janë ende jo në formën e duhur fizike.
    Kështu, ai i ka lënë pushim lojtarët si Vinicius Junior, Militao, Endrick dhe Rodrygo.

  • Disfatë për Kombëtaren, një prej shtyllave të ekipit do të humbë javët e para në Serinë A

    Disfatë për Kombëtaren, një prej shtyllave të ekipit do të humbë javët e para në Serinë A

    Pak ditë para se trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, të përpilojë listën për grumbullimin e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit, ka ardhur një lajm i keq: mbrojtësi kryesor i kuqezinjve, Ardian Ismajli, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të lojës. Ky lajm shqetësues ka rënduar atmosferën te skuadra kuqezi, duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në takimet e ardhshme.
    Klubi i Torinos, ku Ismajli u transferua gjatë merkatos së verës, ka dhënë një komunikatë zyrtare lidhur me dëmtimin. Sipas saj, lojtarit i është nisur menjëherë procesi i riaftësimit, dhe gjendja e tij do të monitorohet javë pas jave për të vlerësuar kohën e rikuperimit. Trajnerët dhe stafi mjekësor i Torinos janë angazhuar për të siguruar rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të mbrojtësit në fushë.
    Si pasojë e dëmtimit, Ismajli do të humbasë padyshim ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Modenës, si dhe pritet të mungojë të paktën në takimin e javës së parë të Serisë A kundër Interit. Edhe ndeshja pasardhëse mund të jetë në rrezik, ndërsa pritet që mbrojtësi të kthehet në fushë vetëm pas pauzës për ndeshjet e Kombëtareve.
    Për Kombëtaren shqiptare, situata mbetet e pasigurt. Nuk dihet nëse dëmtimi do të pengojë grumbullimin e Ismajlit për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe përballjen e rëndësishme të kualifikuesve të Botërorit kundër Letonisë. Trajneri Silvinjo duhet të rishikojë alternativat në mbrojtje dhe të sigurojë që skuadra të mbetet konkurruese, pavarësisht mungesës së mbrojtësit kryesor.
    Ardian Ismajli, i njohur për përvojën dhe stabilitetin e tij në mbrojtje, mbetet një nga shtyllat e kombëtares, dhe mungesa e tij do të jetë një sfidë e madhe për kuqezinjtë. Monitorimi i gjendjes së tij dhe menaxhimi i dëmtimit do të jenë vendimtarë për të përcaktuar kohën e kthimit dhe pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e ardhshme, si me Torino ashtu edhe me Kombëtaren shqiptare.

  • Donnarumma “lihet në baltë” nga PSG, zemërimi i Gattusos: Ai nuk vihet kurrë në dyshim…

    Donnarumma “lihet në baltë” nga PSG, zemërimi i Gattusos: Ai nuk vihet kurrë në dyshim…

    Situata e Gianluigi Donnarumma është kontradiktë dhe problem serioz për kombëtaren italiane, pak ditë para debutimit të Gattusos si trajner i ri axurr. Nuk është e vështirë të imagjinohet se si trajneri i ri axurr ka shpërthyer nga zemërimi, kudo që ndodhet, kur ka mësuar për ndarjen e papritur me PSG-në.
    Thuhet se portieri italian ka vështirësi me topin në këmbë, gjë që e bën atë të papërshtatshëm për lojën moderne që kërkojnë trajnerë si Luis Enrique, ku topi duhet të kalojë përmes të 11 lojtarëve në fushë, përfshirë portierin. Sidoqoftë, pas kësaj fshihet edhe një çështje kontrate. Megjithatë, asgjë nuk e ndryshon faktin që sot numri një i Italisë është “i papunë”.
    Për Gattuson, portieri Donnarumma është i paprekshëm dhe nuk diskutohet. Ashtu siç tha Gigi Buffon, portieri duhet të jetë i shkëlqyer në pritje, dhe në këtë aspekt askush nuk është më i mirë se Donnarumma. Ai ishte portieri më i mirë në “Euro 2021”, vendimtar jo vetëm te penalltitë. Po ashtu më 2024, edhe pse Italia u eliminua herët, por pa të nuk do të kishte kaluar grupin.
    Sezoni i fundit i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe përfundoi me fitimin e Champions-it, të cilën PSG nuk do ta kishte marrë pa Donnarumma. Edhe humbja në finalen e Botërorit për Klube nuk e ndryshon faktin se ai ishte në formë të jashtëzakonshme.
    Në fakt, Donnarumma mund të bëjë gabime si të gjithë, por nuk dështon në momentet kyçe dhe është pothuajse i papërballueshëm në portë. Gattuso ka nevojë për të në ndeshjet që fillojnë më 5 shtator ndaj Estonisë, ku duhet të fitojë duke shënuar shumë gola dhe mbrojtur mirë portën, për të pasur shanse kualifikimi deri në fund kundër Norvegjisë.
    Në 29 gusht do të bëhen thirrjet për kombëtaren, ku trajneri i ri do të zgjedhë 26-28 lojtarë nga një listë e gjerë, ashtu siç bënte edhe Spalletti, për t’i pasur të gjitha opsionet deri në fund. Gattuso e njeh mirë Donnarumma nga dy sezonet së bashku te Milani, e konsideron një lider të pa diskutueshëm. Në moshën 26-vjeçare, Donnarumma ka 74 ndeshje me kombëtaren, duke qenë portieri i tretë më i aktivizuar pas Buffon (176) dhe Zoff (112).

  • Vllaznia nënshkruan me 26- vjeçarin, sulmuesi 17 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës…

    Vllaznia nënshkruan me 26- vjeçarin, sulmuesi 17 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës…

    KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë.
    Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • INTERVISTA/ “Ky mbrojtës është një nga më të mirët në rolin e tij”, analiza e Haxhit: Shqipëria tjetër nivel nga atëherë, Botërori i mundur

    INTERVISTA/ “Ky mbrojtës është një nga më të mirët në rolin e tij”, analiza e Haxhit: Shqipëria tjetër nivel nga atëherë, Botërori i mundur

    Altin Haxhi është një nga ata që ka kontribuar më së shumti për kombëtaren, teksa ka luajtur jo pak por 67 ndeshje me përfaqësuesen. Ish-mbrojtësi i majtë, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24 nuk heziton të kujtojë ndeshjet me Shqipërinë, ndërsa tregon edhe ndryshimet mes periudhave. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Haxhi vlerëson Mario Mitajn, si një nga më të mirët e Kombëtares. Sa i takon kualifikimit të mundshëm në Botëror, për Haxhin ky mision duket i mundur.
    Haxhi, sot ndodhemi në “Air Albania”, dikur “Qemal Stafa” i famshëm, çfarë ndjesie të krijon?

    Emocionet janë të mëdha. Kam kaluar shumë vite këtu, ndihem mjaft krenar që kam qënë pjesë e këtij ekipi kombëtar.
    Keni luajtur 67 ndeshje me ekipin përfaqësues, keni realizuar 3 gola, cili është kujtimi më i bukur, ndeshja që do veçoje?
    Të gjitha ndeshjet me kombëtaren janë emocionuese. Për mendimin tim, e para ndeshje që kam luajtur ka qenë ndaj Irlandës në Zvicër, ku ka shënuar golin e parë timin, atëherë isha djalë i ri. Ka qenë emocionuese, i dhamë fitoren kombëtares.
    Nga viti 2009 kur ju jeni tërhequr deri më sot, besoj kanë ndryshuar shumë gjera, kemi shkuar dy herë në Evropian, cili Evropian të ka pëlqyer më shumë?
    Besoj se arritja në Europian, sidomos hera e parë, ishte diçka emocionuese. Edhe ne përpiqeshim të bënim diçka, por këta djem e sollën ekipin në këtë nivel, ishte kënaqësi e madhe. U mësuam edhe me të dytin, i shikonim me krenari ndeshjet kudo që ishim jashtë vendit.
    Si e sheh sot Kombëtaren Haxhi, si të duket në raport edhe me kohën kur ti ke luajtur, çfarë të pëlqen dhe ku duhet të përmirësohemi?
    Ndryshimi ishte shumë i madh. Kushtet janë të përkryera, stadiumi duket fenomenal. Edhe në vitet e ardhshme, do të kemi sukses. Shqiptarët kishin nevojë për një stadium të tillë. Ne shqiptarët e kemi gjakun e nxehtë dhe futbollin e duam shumë. Dikur luhej që të mos turpëroheshim, që të mos hanim shumë gola, tani jemi të barabartë. Atëherë ka qenë më ndryshe, tani lojtarët tanë janë më të mirët në ekipet ku luajnë.
    Sot flitet shumë për Mario Mitajn, e krahasojnë shpesh me ju, keni një koment për të, do i jepnit në këshillë?
    Mitaj është lojtar shumë i mirë, është një nga më të mirët e krahut të majtë që ka luajtur për kombëtaren. Më vjen mirë që e krahasojnë edhe me mua.
    Mes Haxhit, Agollit dhe Mitajt, jam shumë kurioze, nëse do ishit trajnerit, kujt do ti besonit një fanellë titullari?
    Të 3 janë lojtarë  të mirë. Besoj se ccdo gjë varet nga ndeshja, ccfarë qëllimi ka ekipi dhe kundër kujt luan. Nëse është ekip gjerman, i besonim krahun e majtë Mitaj. Nëse luanim me Greqinë, do i besonim Agollit ose Altinit. Këta janë lojtarë shumë të mirë.
    E ke ndjekur këtë periudhë Shqipërinë, kemi shanse për të kapur vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit?
    Çdo gjë është e mundur. Një fitore të dërgon lart, një humbje të zbret poshtë. Futbolli është futboll. Po të japin maksimumin, do të japin rezultat.
    Haxhi jetoni prej vitesh në Bullgari, më tregoi diçka për jetën tuaj, mos gaboj jeni pjesë e CSKA së Sofjes, punoni me ekipet zinxhirë…
    Në Bullgari u shkëputa nga CSKA para 4 muajsh pasi Presidenti më shiti ekipin. Tani jam pjesë e akademisë, me lojtarët që kam aty. E pëlqej futbollin, për 2-3 vjet do kemi rezultate.
    Së fundmi të CSKA e Sofjes erdhi një Kevin Dodaj, talenti i Vllaznisë, e keni parë si lojtar, do i jepni ndonjë këshillë?
    M’u bë qejfi që u bë shqiptari i dytë që vjen te CSKA e Sofies, pas meje. Nuk  e dija çfarë lojtari është, më pas nga interesi u futa dhe e pashë. I pashë ca ndeshje, më ka pëlqyer jashtë masa, uroj të bëhet lojtar i madh.
    Haxhi, po futbollin vendas në Shqipëri, i ndiqni, çfarë mendimi keni, tani janë më prezenet në Evropë, dikur nuk ishte e lehtë të luaje jashtë…
    Mendoj se ka të bëjë niveli. Ekipet në Superligë, nuk kanë shumë diferenca, përshembull ekipi i parë me të fundit. Ekipet kanë rivalitet në Shqipëri dhe kjo është diçka pozitive, dikur nuk ka patur kaq shumë.
    (J.S/)