Tag: kombëtaren

  • “Nuk e prisja ftesën”, Cake: Ndjesi të papërshkrueshme te kombëtarja, do vijë momenti im

    “Nuk e prisja ftesën”, Cake: Ndjesi të papërshkrueshme te kombëtarja, do vijë momenti im

    Përkrah teknikut Sylvinho, në konferencë për shtyp para miqësores ndaj Jordanisë, doli edhe lojtari Klisman Cake.
    Emocionet e këtij grumbullimi dhe mendoni se ti dhe Nazmi Gripshi i keni sjell fat Kombëtares?

    Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi të gjithë e kanë ëndërr të luajnë një ditë për Kombëtaren. Mund të them që po jetoj një ëndërr me grumbullimin këtu.
    Si e gjetët këtë grup lojtarësh?
    Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. I falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë që ditën e parë. Kam gjetur një grup shumë të mirë dhe të bashkuar.
    Bisedë me Sylvinhon?
    Kam pasur pasi erdha këtu. Momentin që më thirrën dhe u grumbullova, kam folur, pasi kam ardhur në hotel.
    Iu ka bërë ndonjë premtim Sylvinho për të debutuar nesër?
    Askush s’ta bën atë premtim kur vjen në Kombëtare. Duhet të jesh gati gjithmonë për Kombëtaren në stol, lojë, tribunë.
    Nga kuqezinjtë e Shkëndijës, te kuqezinjtë e Kombëtares?
    Nuk e kisha menduar, por një herë kuqezi, gjithmonë kuqezi.
    Çfarë reagimi ka pasur tek klubi i Shkëndijës?
    Janë gëzuar shumë, duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar nga kryesia deri tek lojtarët dhe më uruan të fitonim ndeshjen me Shqipërinë.
    Emocione më të forta te Shkëndija apo Kombëtarja?
    Edhe atje kam emocione, por këtu janë ndjenja të papërshkrueshme. Nuk mund të krahasohen.
    Shumë pak shqiptarë patën fatin të përjetonin fitoren me Serbinë, thirrje për tifozët?
    I ftoj të gjithë që të gjithë ata që dolën në rrugë për të festuar, të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë të gjithë së bashku.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Klinsman Cake në konferencën e parë për shtyp si kuqezi: Nuk mund t’i përshkruaj dot emocionet

    Klinsman Cake në konferencën e parë për shtyp si kuqezi: Nuk mund t’i përshkruaj dot emocionet

    Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.
    Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.
    Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.
    Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.
    “Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.
    E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!
    Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.
    Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.
    Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

  • “Unë po jetoj ëndrrën”! Klisman Cake flet për Kombëtaren: Nesër festojmë në stadium për fitoren në Serbi

    “Unë po jetoj ëndrrën”! Klisman Cake flet për Kombëtaren: Nesër festojmë në stadium për fitoren në Serbi

    Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Jordaninë. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.
    Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.
    Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.
    Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.
    “Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.
    E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!
    Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.
    Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.
    Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

  • Dalin pamjet! Shqipëria mposhti Serbinë, tifozët rrethojnë me festë Kombëtaren në Rinas

    Dalin pamjet! Shqipëria mposhti Serbinë, tifozët rrethojnë me festë Kombëtaren në Rinas

    Qindra tifozë dolën për të pritur Kombëtaren kuqezi në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, që u kthye në Shqipëri pas një fitoreje historike.
    Shqipëria mposhtur Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit.
    Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.
    Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.
    Kjo fitore, e para ndaj Serbisë në historinë e përballjeve mes tyre, i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.
    Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas Serbinë me katër pikë më pak.

  • Rama uron Kombëtaren: “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!”

    Rama uron Kombëtaren: “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!”

    Pas një performance të shkëlqyer të Kombëtares shqiptare, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi urimi, duke përshëndetur fitoren emocionuese të kuqezinjve. “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi🦅”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #ForcaSHQIPËRI
    Kombëtarja tregoi vendosmëri dhe pasion në fushë, duke i dhënë shqiptarëve një moment krenarie të veçantë. Urimi i Ramës vjen si një mbështetje për ekipin, që vazhdon të luftojë me shpirt për ngjyrat kuqezi.

  • Ronaldo i thotë “jo” Georginës: Familja më kërkon të ndalem, por unë prapë bëj gjëra të mira…

    Ronaldo i thotë “jo” Georginës: Familja më kërkon të ndalem, por unë prapë bëj gjëra të mira…

    8 Tetor 2025

    10:28

    Alfred Lleshi

    “Familja më thotë të ndalem, por unë vazhdoj të bëj gjëra të mira për klubin dhe kombëtaren time. Ruaj të njëjtin pasion si dikur. E di që nuk do të kem edhe shumë vite për të luajtur futboll, ndaj dua t’i shijoj në maksimum ato që më kanë mbetur”.
    Kështu është shprehur Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder në histori, i cili u nderua nga kombëtarja e Portugalisë me trofeun “Prestige”, si vlerësim për karrierën e tij të gjatë me fanellën kuqejeshile.
    “Sonte janë bërë 22 vite që jam në kombëtare. Besoj se kjo flet vetë për pasionin që kam për ta veshur këtë fanellë, për të fituar trofe dhe luajtur për vendin tim”, – tha CR7.
    Ronaldo do të zbresë sërish në fushë si kapiten i Portugalisë në ndeshjen e së shtunës kundër Irlandës, e më pas ndaj Hungarisë, sfida vendimtare për kualifikimin në Botërorin 2026: “E them shpesh; po të mundja, do të luaja vetëm për kombëtaren. Është maja e karrierës së çdo futbollisti”.

    “Leksionet” e CR7 në intervistën e tij më të fundit:

    “E di që duhet të jeni lodhur duke më parë ende nëpër ceremoni! Mendoj se ende sjell shumë si për kombëtaren, ashtu edhe për botën e futbollit”.

    “Dua të vazhdoj të luaj edhe për disa vite të tjera, jo shumë…, të jem i sinqertë. Ende po bëj gjëra të mira, po ndihmoj klubin dhe kombëtaren. Pse të mos luaj, atëherë?”

    “Jam i sigurt se kur të PENSIONOHEM nga futbolli, do të largohem i plotësuar sepse dhashë GJITHÇKA”.

    “Nuk bëhet fjalë për plane afatgjata. Thjesht shijoje momentin, fokusohu aty. E di që nuk më kanë mbetur shumë vite për të luajtur, por kohën e pakët që kam ende dua ta shfrytëzoj në maksimum, ta shijoj çdo çast”.

    “Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe më pas të kualifikohemi në Botëror. Çfarë do të ndodhë në finalet e Botërorit… do ta shohim”.

    “Mbajeni mend filozofinë time: thjesht JETOJ DITË PAS DITE. E shijoj ÇDO NDESHJE DHE ÇDO STËRVITJE, po ashtu ÇDO GARË ku marr pjesë”.

  • Goditje për Kombëtaren! Mbrojtësi titullar i kuqezinjve nuk luan kundër Serbisë

    Goditje për Kombëtaren! Mbrojtësi titullar i kuqezinjve nuk luan kundër Serbisë

    Torino në Serie A ka konfirmuar se lëndimi i Ardian Ismajlit është më i rëndë nga sa pritej dhe për këtë arsye mbrojtësi 29-vjeçar do mungojë për Kombëtaren në sfidën kundër Serbisë, e cila luhet më 11 tetor në Leskovac dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Më 29 shtator, Ismajli la fushën pas 75 minutash lojë në humbjen 2-1 të Torinos në Parma. Megjithëse Sylvinho e përfshiu në listë pasi testet mjekësore nuk kishin dalë ende, vetëm dje u konfirmua në Ismajli vuan një lëndim në këmbë, gjë që do e mbajë jashtë edhe për të paktën tre javë.
    Kësisoj, Sylvinho humbet një prej titullarëve dhe krah kapitenit Gjimshiti në prapavijë pritet të vendosë Arlind Ajetin. Të gatshëm për atë pozicion janë edhe Enea Mihaj dhe Klisman Cake (risia e këtij grumbullimi).
    Ekipi kuqezi do grumbullohet sot në Tiranë për të nisur përgatitjet anti-Serbi.

  • Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico”

    Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico”

    4 Tetor 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    Në Spanjë rikthehen polemikat mes Barcelonës dhe Federatës së Futbollit për thirrjen e Lamine Yamal në kombëtaren iberike. Trajneri De La Fuente e kishte përfshirë yllin e lindur më 2007 në listën e lojtarëve për dy kualifikueset e tetorit, por më pas u detyrua ta lërë pushim për shkak të lëndimit të ri, pësuar në Champions League kundër PSG-së.
    Ky lajm ka surprizuar Federatën, duke qenë se ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes stafit mjekësor të Barcelonës dhe trajnerit të kombëtares spanjolle. Yamal ishte detyruar ta linte grumbullimin e muajit të kaluar me kombëtaren për shkak të një problemi në shpinë, por ekzaminimet e mëtejshme të klubit zbuluan edhe një shqetësim në ijë. Barcelona akuzoi stafin mjekësor spanjoll se nuk kishte monitoruar me kujdes situatën.
    Sipas mediave spanjolle, lëndimi i fundit i Yamal (zyrtarisht një rikthim i dëmtimit në ijë) mund të ketë qenë i qëllimshëm për ta mbajtur të gatshëm për “El Clasico” ndaj Real Madridit, supersfidë që do të luhet mbas kualifikueseve të kombëtares. Grumbullimi i Yamal u anulua për shkak lëndimi ndaj PSG-së, duke shkaktuar tension tjetër mes Barcelonës dhe Federatës, me spekulime se lëndimi mund të jetë orkestruar për ta ruajtur atë në funksion të “El Clasico”.
     

  • Lajm i keq për Kombëtaren/ Mbrojtësi humbet ndeshjen me Serbinë, çfarë ndodhi?

    Lajm i keq për Kombëtaren/ Mbrojtësi humbet ndeshjen me Serbinë, çfarë ndodhi?

    Marash Kumbulla do të mungojë për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. Mbrojtësi 25-vjeçar u lëndua në sfidën e Mallorcas ndaj Atletico Madrid më 21 shtator dhe u zëvendësua në minutën e 36-të nga Pablo Torre.
    Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se rikthimi i tij pritet pas pushimit të kombëtareve, në ndeshjen ndaj Sevillas më 18 tetor. Në këtë periudhë, Mallorca do të luajë pa të kundër Real Sociedadit, Alaves dhe Athletic Bilbaos.
    Lajmi nuk është pozitiv as për kombëtaren shqiptare, pasi Kumbulla do të mungojë në listën e Silvinjos për ndeshjet e tetorit. Shqipëria do të përballet me Serbinë në transfertë për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe më pas me Jordaninë në një miqësore. Mungesa e tij pritet të jetë një boshllëk i ndjeshëm në repartin difensiv. Nëse rikuperimi ecën sipas planit, lojtari do të jetë gati për pjesën e dytë të tetorit.