Tag: kombëtaren

  • Nedim Bajrami ka rilindur që pas ndeshjeve me Kombëtaren, përfshihet në formacionin e javës në Skoci

    Nedim Bajrami ka rilindur që pas ndeshjeve me Kombëtaren, përfshihet në formacionin e javës në Skoci

    Nedim Bajrami ka rilindur pas paraqitjeve të zhvilluara me Kombëtaren në muajin që lamë pas. Futbollisti shqiptar zhvilloi një lojë për t’u duartrokitur me fanellën kuqezi, duke na sjellë në mendje atë Nedim që bashkë me Asanin dërguan Shqipërinë në Euro 2024.
    Performanca me Kombëtaren i ka dhënë vendin e titullarit edhe në Skoci. Bajrami ishte në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e javës së shkuar, ku shfaqi edhe një nivel mjaft të lartë. “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.6, duke e përfshirë mes lojtarëve më të mirë të javës./Sport Ekspres/

  • Buffon mbron kombëtaren: Më erdhi turp nga fishkëllimat në minutën e 55-të…

    Buffon mbron kombëtaren: Më erdhi turp nga fishkëllimat në minutën e 55-të…

    27 Nëntor 2025

    13:58

    Alfred Lleshi

    Gianluigi Buffon, legjendë e futbollit italian dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares italiane, komentoi në studiot e DAZN humbjen në “San Siro” ndaj Norvegjisë. Ai u shpreh i tronditur nga reagimi i tifozëve: “Nuk kam parë kurrë një kombëtare që në minutën e 55-të të fillojë të ofendohet dhe të kontestohet. M’u duk diçka e padëgjuar, u turpërova, sepse mund ta fishkëllesh në minutën e 90-të, por jo në mes të ndeshjes”.
    Buffon theksoi se një klimë e tillë nuk është aspak ndihmuese: “Nuk ka asgjë konstruktive që të të japë besim drejt një objektivi si Botërori. Duket sikur njerëzit kënaqen duke krijuar zhurmë dhe përçarje, Italia nuk e meriton këtë”.
    Ai paralajmëroi se ky negativitet mund ta dëmtojë Italinë edhe në rast kualifikimi: “Edhe nëse shkojmë në Botëror, një gjë e tillë e ndot ekipin”. Buffon e përfundoi me një thirrje: “Të gjithë duam të rikrijojmë emocione, por më parë duhet të jemi të gatshëm t’i jetojmë ato”.
     

  • Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren

    Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren

    22 Nëntor 2025

    12:54

    Alfred Lleshi

    Gjatë konferencës për shtyp para derbit të Madoninës, trajneri i Milanit komentoi edhe thirrjen e trajnerit të kombëtares, Gennaro Gattuso, për ta ndaluar kampionatin italian pranë ndeshjeve “play off” për Botërorin:
    “Nëse e ndalojmë kampionatin, nuk do të luajmë dhe do ta ndihmojmë kombëtaren, por besoj se kombëtarja ka mundësi të mëdha për të shkuar në Botëror. Rino po bën një punë të mirë. Nëse ndalohet kampionati, edhe ne do të ndalojmë dhe kjo do të jetë një avantazh për kombëtaren”.
    Lidhur me derbin e nesërm, Allegri nënvizoi: “Milani, jo favorit në derbi? E fillojmë gjithmonë nga 0-0. Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme sportive, por nuk do të vendosë sezonin, sepse duhet të arrijmë marsin midis katër të parëve në klasifikim”.
    Për formacionin e mundshëm: “Rabiot do të luajë. Për Bartesaghi dhe Estupinan nuk kam vendosur ende, por ndeshja është e gjatë dhe mund të na nevojiten të dy”. Për ardhjen e mundshme të Thiago Silva: “Eshtë lojtar i jashtëzakonshëm, por për tregun mendon klubi”.

  • Uilliams vuan si Jamal, humb thirrjen e dytë në kombëtaren spanjolle

    Uilliams vuan si Jamal, humb thirrjen e dytë në kombëtaren spanjolle

    Niko Uilliams do të humbasë thirrjen e dytë radhazi në kombëtaren spanjolle për shkak të problemeve me dëmtimin. Ai mungoi në dy ndeshjet e tetorit dhe do të mungojë sërish në duelet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë me të cilat Spanja do të mbyllë rrugën drejt një Botërorit.
    Unai Simon një prej kapitenëve të kombëtares spanjolle shpreson se Uilliams mund të tregojë nivelin e tij më të mirë. Siç ndodhi në tetor, Spanja humbet dy anësorët e saj fillestarë, Lamin Jamalin dhe NiKo Uilliamsin, dy nga sensacionet e mëdha në Euro 2024 të fituara.
    Të dyja me të njëjtin problem të pubalgjisë. “Në fund këto gjëra janë të vështira për t’u thënë, ne nuk e dimë saktësisht një datë”, pranoi një nga kapitenët e kombëtares, Unai Simon, pa shënuar momentin në të cilin të dy mund të kthehen, por i bindur se si Lamine Jamal ashtu edhe Niko do të mbërrijnë verën e ardhshme në Kupën e Botës në gjendje perfekte.

  • Opsion edhe për Kombëtaren shqiptare, Kosova gati t’i mbushë mendjen lojtarit për të ndryshuar përfaqësuese

    Opsion edhe për Kombëtaren shqiptare, Kosova gati t’i mbushë mendjen lojtarit për të ndryshuar përfaqësuese

    Diant Ramaj do të përfaqësojë Kosovën në nëntor. Këto janë raportimet e fundit nga Kosova, që tregojnë se për herë të parë do të ftohet nga “dardanët”.
    Ramaj do të ndryshojë kështu përfaqësuese, pasi deri tani kishte luajtur vetëm me moshat e Gjermanisë. 24-vjeçari kishte lënë pezull Kombëtaren shqiptare edhe Kosovën më parë, ndërsa kishte deklaruar se pret ftesën nga ekipi i parë i Gjermanisë.

    Një ftesë që nuk i shkoi kurrë dhe duket se tashmë është dorëzuar. Kosova ndërkohë do të vijonte të mblidhte lojtarë të spikatur, duke i bindur të ndërrojnë përfaqësuesen.
    Aktualisht është i huazuar te Heidenheim në Gjermani. Kartonin e tij e zotëron Borusia Dortmund.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Mexes zbulon dhuratën që i bëri Zidane si debutues me kombëtaren: Njeri i madh, mbeta shumë i emocionuar

    Mexes zbulon dhuratën që i bëri Zidane si debutues me kombëtaren: Njeri i madh, mbeta shumë i emocionuar

    Në një intervistë për podcastin “Kampo”, Philippe Mexès rikthehet te fillimet e tij në kombëtaren franceze, në fillim të viteve 2000, kur ishte vetëm 20 vjeç dhe takohej për herë të parë me kampionët e Botës 1998, përfshirë Zinédine Zidane, i cili la një shenjë të thellë në karrierën e tij.
    Mexès tregon: “Disa sillnin telefona të rinj, Motorola, Nokia, DVD portativ me bateri 3-orëshe…, por unë nuk mundesha. Me kontratën e re duhej t’i ruaja paratë”. Zidane, duke parë situatën, iu drejtua Sylvain Wiltord: “Çfarë dhurate do të bësh? Bëj një dhuratë për Djibril, ndërsa unë për Philippe”. Mexès pranon: “Nuk kisha asnjë kontribut në kombëtare, isha i turpëruar…, nuk mund ta pranoja dhuratën”.
    Sidoqoftë, Zidane insistoi dhe ia dorëzoi vetë DVD-në: “Kjo është për ty”. Mexès shton: “Isha i emocionuar, i shokuar. Atë moment kuptova se çfarë njeriu ishte Zidane”. Ky veprim, i vogël por domethënës, la një kujtim të paharrueshëm dhe tregon se si kampionët mund t’i inspirojnë dhe mbështesin të rinjtë jashtë fushës së lojës.

  • “I lumtur për debutimin me kombëtaren”, Gripshi: Do jap maksimumin, ndaj Jordanisë luajtëm  mirë

    “I lumtur për debutimin me kombëtaren”, Gripshi: Do jap maksimumin, ndaj Jordanisë luajtëm  mirë

    Nazmi Gripshi ishte risia e Sylvinhos në grumbullimin e kombëtares. Pas debutimit me kuqezinjtë në miqësoren me Jordaninë, Gripshi u shpreh i lumtur.
    “Pikë së pari falënderoj trajnerin dhe stafin që më besuan për debutimin dhe jam shumë i lumtur që debutova me kombëtaren. Por mendoj që kurrë nuk jam i kënaqur, në çdo ndeshje duhet të japësh edhe më shumë. Mendoj që sot kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë si grup dhe mendoj se ky rezultat e fitore është falë grupit dhe punës që bëjmë çdo ditë.

    Trajneri na tha se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të punojmë fort në klubet ku jemi dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera për hapin final.
    E ardhmja? Për momentin kam kontratë edhe 6 muaj, deri në qershor. Atje mbarojmë kampionatin në fund të tetorit e fillim të nëntorit. Nuk e kam vendosur, mendoj të mbarojë kampionati dhe pastaj të shohim ku do të jetë më e mira për mua dhe besoj se do të bëjmë diçka të mirë.
    Të them të drejtën, në çdo moment, që kur kam qenë pjesë e moshave, deri të U21, kam pritur ftesën e Kombëtares. Por për lojtarin nuk është asnjëherë vonë, sa herë të thirrem do jem gati. Këtë herë që mora ftesën isha i gatshëm dhe nuk e mendova dy herë dhe çdo herë kur të më ftojnë, do jem i gatshëm për kombëtaren.
    Udhëtim i largët? Për Kombëtaren edhe në fund të botës të jem, do të vij gjithmonë nuk ka distanca lidhje për kombëtaren e për kombin asnjëherë”, tha Gripshi.
    © BalkanWeb

  • “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, Rama uron Kombëtaren për fitoren me Jordaninë

    “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, Rama uron Kombëtaren për fitoren me Jordaninë

    Pas fitores bindëse të Kombëtares shqiptare ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi urimi në rrjetet sociale.
    “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, shkroi Rama në Facebook, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës kuqezi në sfidën miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

  • Klisman Cake tregon si ndihet kur mori ftesën si kuqezi dhe si e përjetoi fitoren me Serbinë

    Klisman Cake tregon si ndihet kur mori ftesën si kuqezi dhe si e përjetoi fitoren me Serbinë

    Adriatik BALLA
    Emocionet e fitores me Serbinë vazhdojnë të bëjnë jehonë në shtypin sportive europian, ku lavdërohet performanca e ekipit shqiptar dhe e kuqezinjve që ishin në fushë. Natyrisht, të mëdha ishin emocionet edhe tek lojtarët që ishin rezervë në atë ndeshje. Padyshim që të gjithë kanë kontributin e tyre, pavarësisht se një trajner hedh në fushë 11-lojtarët që ai gjykon se janë më të mirët e më në formë për momentin. Ndërkohë, një nga futbollistët e ftuar për herë të parë në ekipin përfaqësues në këtë periudhë është Klisman Cake. Ai vjen nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës, atje ku ndihen fort ngjyrat kuqezi dhe e duan shumë Kombëtaren. Kështu, Klisman Cake ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Jordanisë.
    Ky takim është miqësor, ndërsa merr jetë nesër në “Air Albania” prej orës 19:00. Emocionet e këtij grumbullimi për lojtarin janë të forta. Për të ky grumbullim ishte dhe me këmbëtë mbarë pasi Shqipëria e fitoi ndeshjen me Serbinë. “Ka qenë ëndërr për mua, siç është për çdo fëmijë. Jam i grumbulluar dhe po jetoj ëndrrën”, theksoi ai. Më pas Cake foli për grupin e kuqezinjve. “Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen”, shtoi ai. Nuk kishte si të mungonte në përgjigjet e tij edhe një qëndrim për trajnerin brazilian Silvinjo. “Nuk kisha folur më parë, fola pasi erdha në hotel”, tha shkurt Cake, pa folur për gjëra specifike, por dukshëm duket se ai mund të ketë shanse të zbresë në fushë në miqësoren me Jordaninë.
    Shanset e aktivizimit dhe biseda me tetovarët
    Për të do të ishte një debutim sa interesant aq dhe shpresëdhënës për karrierën. Por ai shtoi se nuk ka premtim që të jetë titullar në këtë ndeshje. “Normalisht që jo, askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë”, nënvizoi ai. Më pas Cake iu përgjigj pyetjes nëse e priste këtë ftesë në Kombëtare. “Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi”, shtoi më tej Cake. Nuk mungoi një përgjigje e tij për Shkëndijën dhe si e duan Kombëtaren në Tetovë. “Te Shkëndija janë gëzuar shumë.
    Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore. Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub”, komentoi më tej ai. Në fund Cakre u ndal tek ftesa për tifzët kuqezi, që të vijnë ta ndjekin Kombëtaren edhe në miqësoren e sotme me Jordaninë. “Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm”, përfundoi futbollisti Cake që u ftua për herë të parë nga Silvinjo në këtë grumbullim të përfaqësueses. Mbetet të shihet nëse trajneri Silvinjo do t’i japë minuta Cakes në miqësoren me Jordaninë, por logjika e do që ai të aktivizojë në këtë miqësore të gjithë lojtarët që janë grumbulluar, për t’u dhënë një mundësi të performojnë si kuqezi në fushën e lojës.