Tag: kombëtar

  • Alarm kombëtar për reshjet deri më 22 nëntor! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër

    Alarm kombëtar për reshjet deri më 22 nëntor! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti një takim koordinues sot, 17 nëntor, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq.

    Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, tha se deri në datën 22 nëntor është parashikuar mot i keq në vend.

    “Pjesa veriore kryesisht, ose e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës do të kenë intensitet reshjesh mesatare dhe të larta, që do të ndikojë në pjesën e poshtme të Shkodrës dhe Lezhës, ku derdhen lumenjtë kryesorë”, deklaroi ai.

    Tha se “sot të gjitha bashkitë dhe prefekturat në nivel kombëtar janë mobilizuar totalisht”.

    “Data 18 mund të ketë intensitet të shtuar dhe reshjet të jenë të pranishme në të gjithë territorin”, nënvizoi Çako.

    Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se “është bërë një shpërndarje e mjeteve që ndihmojnë bashkitë përmes bordeve të kullimit, qoftë për krijimin e pritave që ujërat të jenë sa më të kontrolluara”.

    Kam kërkuar edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, të dislokohen që sot në terren, veçanërisht në Vaun e Dejës“, shtoi ai.

    “Nuk do lëmë asnjë bashki vetëm kundrejt këtij rreziku”, theksoi Vengu.

    “20 specialistë janë ndarë në grupe dhe janë kryer të gjitha shërbimet e mirëmbajtjes. 80 teknikë do të mbajnë nën kontroll të gjithë rrjetin kullues, 80 eskavatorë në Lezhë e Shkodër që do jenë në gatishmëri për ndërhyrjet e vazhdueshme. Edhe në Fier janë vënë 16 eskavatorë”, tha Ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

  • VIDEO/ Himni kombëtar emocionon tifozët, “drithërima” në “Air Albania”

    VIDEO/ Himni kombëtar emocionon tifozët, “drithërima” në “Air Albania”

    VIDEO/ Himni kombëtar emocionon tifozët, “drithërima” në “Air Albania”Shqipëria po luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Anglisë. Momenti i himnit, ishte mjaft emocionues.  Të gjithë me duart në zemër këndojnë të emocionuar teksa stadium oshëtin nga brohorimat e tifozëve.
    Gjatë himnit pa një entuziazëm i jashtëzakonshëm nga tribuna, ku kuqezi…

  • Skena emocionale: 50 mijë spanjollë, brohoritje për Palestinën për 90 minuta

    Skena emocionale: 50 mijë spanjollë, brohoritje për Palestinën për 90 minuta

    Në një moment historik për futbollin palestinez, ekipi kombëtar i vendit luajti një ndeshje miqësore kundër ekipit bask në stadiumin ikonik San Mamés në Bilbao, Spanjë, mbrëmë, më 15 nëntor, para 50,000 spektatorëve.
    Kjo ishte hera e parë që një ekip palestinez lunate ë tokën evropiane, duke reflektuar mbështetjen ndërkombëtare në rritje për kauzën palestineze. Ndeshja, e cila u zhvillua në mes të krimeve izraelite kundër palestinezëve, u bë një shprehje e fuqishme e solidaritetit.
    Organizatorët raportuan se mbi 50,000 tifozë morën pjesë në ndeshjen miqësore, raporton Roya News, duke thënë se ata kënduan me zë të lartë mesazhe pro-palestineze, valëvitën flamuj palestinezë dhe ngritën banderola. Turma gjithashtu i bëri homazh Suleiman Al-Obeid, ish-kapitenit të ekipit kombëtar palestinez, i cili u vra nga Izraeli në Gaza ndërsa priste ndihmë humanitare, duke shfaqur fotografi të tij.
    Gjatë të gjitha 90 minutave, tifozët qëndruan në unitet me kauzën palestineze, duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të së drejtës për të jetuar në paqe, dinjitet dhe liri. Para ndeshjes, lojtarët palestinezë pozuan me një banderolë që shkruante “Ndaloni Gjenocidin”.
    Pavarësisht humbjes, të cilën ekipi bask e fitoi 3-0, ndeshja shërbeu si një simbol i fuqishëm i rezistencës.
    Sportistët palestinezë, të cilët kanë duruar mizori brutale, masakra dhe shkatërrimin e shumicës së objekteve të tyre sportive, kanë dëshmuar edhe një herë se populli palestinez meriton të jetojë në dinjitet dhe paqe.
    Spanja dhe politika e saj janë veçuar për solidaritet me palestinezët përgjatë dy viteve të gjenocidit në Gaza.
    Dhe kujtojmë se Spanja e sotme, qytetet e saj, janë themeluar shekuj më parë nga muslimanët, të cilët ngritën aty një ndër qytetërimet më rrezatuese të botës, i cili zgjati tetë shekuj, frymëzuese për Rilindjen e mëpasme Europiane. /tesheshi.com/  

  • Buxheti 2026! Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve! Pensioni mesatar do të shkojë 400 euro

    Buxheti 2026! Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve! Pensioni mesatar do të shkojë 400 euro

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin dhe degjesën publike për Projekbuxhetin 2026 për Tiranën. Rama deklaroi se gjatë këtij mandati do të angazhojnë 1.7 miliardë euro për pensionistët, ku përveç bonusit do të ketë edhe rritje mujore të pensioneve. Kreu i qeverisë u shpreh se në zonat urbane vlera mesatare e pensionit do të shkojë 400 euro, ndërsa në zonat rurale, 180 euro. 
    Edi Rama: Ne kemi vendosur, angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt, duke filluar nga janari i vitit që vjen, dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë do të marrin pensionistët në 2026, do të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030-ën. Do të arrijmë objektivin që pensionin mesatar të plotë në zonat urbane ta kemi 400 euro, dhe pensionin minimal në zonën rurale ta kemi 180 euro.
    Ndër të tjera, Rama tha se për herë të parë është caktuar fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku, ku njoftoi se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret. Rama foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. Kryeministri tha se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitalit ‘San Raffaelo’ të Milanos. 
    Edi Rama:Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është bashkëpunim strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lançuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve, spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos që është një nga ekselencat e shëndetësisë evropiane. 
    Projektbuxheti i vitit 2026 është programuar në vlerën 8.8 miliardë lekë, rreth 1 miliard euro më shumë se në 2025. Nga kjo shifër 100 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve./ZËRI

  • “Shqipëria do të ketë Institucion Kombëtar të Tumoreve”, Rama: QSUT do të jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin

    “Shqipëria do të ketë Institucion Kombëtar të Tumoreve”, Rama: QSUT do të jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin

    Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në njësinë nr 3,  tha se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret.
    Ai u ndal edhe tek marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.Lexo edhe :Related Posts
    Kryeministri deklaroi se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitaleve italiane.

    Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është që do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lancuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve. Me planin që kemi, në fund të këtij mandati, QSUT do jetë një nga spitalet që do jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin.
    /vizionplus.tv

  • “Siguria ushqimore ndodhet në gjendje alarmi kombëtar”/ PL, akuza të ashpra qeverisë: Skandale të përsëritura…

    “Siguria ushqimore ndodhet në gjendje alarmi kombëtar”/ PL, akuza të ashpra qeverisë: Skandale të përsëritura…

    Partia e Lirisë në një deklaratë për mediat, akuzon ashpër qeverinë për menaxhimin e sigurisë ushqimore, dhe dëmin që po shkakton në familjet shqiptare.
    Deklarata e plotë:
    Përshëndetje!
    Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi për sigurinë ushqimore, një prioritet kombëtar, për të gjithë shqiptarët. Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një gjendje alarmi kombëtar. Skandalet e përsëritura me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë.
    Ndërkohë që këto produkte, në vendet e Bashkimit Europian ndalohen menjëherë, siç kanë raportuar gjerësisht mediat edhe në javët e fundit, në Shqipëri fatkeqësisht shiten lirshëm, duke përfunduar në tryezat e çdo familjeje shqiptare dhe duke helmuar shqiptarët.
    Për ne, kjo situatë është tërësisht e papranueshme, sepse përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare. Pasojat janë të shumëfishta, sepse përveç dëmit shëndetësor, këto produkte të kontaminuara po godasin rëndë edhe eksportet shqiptare, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit, por edhe duke penalizuar fermerët e ndershëm që punojnë me standarde të sigurta, por që produktet e të cilëve nuk mund të gjejnë dot tregjet ndërkombëtare.
    Në kushtet kur tregjet, sidomos europiane, po mbyllen për produktet shqiptare pikërisht për shkak të mungesës së kontrollit dhe të abuzimeve me kimikate, duke kompromentuar rëndë të ardhmen ekonomike të bujqësisë shqiptare, e cila po goditet jo vetëm për shkak të nënfinancimit, por edhe për shkak se për të dytin vit rradhazi, Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet IPARD, 112 milion euro, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit të këtij skandali nga drejtësia shqiptare.

  • “Ditët e Nëntorit”, Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe sopranoja Ermonela Jaho në Gjakovë me shfaqjen…

    “Ditët e Nëntorit”, Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe sopranoja Ermonela Jaho në Gjakovë me shfaqjen…

    Nga Julia Vrapi
     Vepra të njohura të muzikës klasike janë pjesë e programit në koncertin gala me sopranon Ermonela Jaho dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nesër në mbrëmje në skenën e Gjakovës në Kosovës sopranoja e njohur ndërkombëtarisht Ermonela Jaho sjell shfaqjen muzikore premierë “Një za, një shpirt”. Sopranoja Ermonela Jaho ka një aktivitet të suksesshëm në skenat e ndryshme në botë, dhe nesër në mbrëmje do të jetë me këtë shfaqje në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit” që ka disa aktivitete në Gjakovë. Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont, i cili e ka drejtuar këtë orkestër dhe në koncerte e shfaqje të tjera më parë. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se nesër në Gjakovë do të jetë një shfaqje unike për publikun. “Një mbrëmje magjike ju pret në Gjakovën historike, me sopranon e mirënjohur ndërkombëtarisht Ermonela Jaho.
    Një shfaqje unike që vjen për të gjithë artdashësit në kuadër të “Ditëve të Nëntorit”, një nismë e fondacionit për Gjakovën, ku tingujt e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin e maestro Sergio Alapont, do të bëhen njësh me zërin e fuqishëm të Ermonela Jahos, për të përcjellë te publiku një program të pasur me disa nga veprat më të njohura të muzikës klasike”, shprehet TKOB. Shfaqja premierë me sopranon Ermonela Jaho do të jetë në 15 nëntor në mbrëmje në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, por ky koncert konsiderohet dhe si një ndër performancat më të veçanta, një ngjarje që bashkon artin, shpirtin dhe identitetin kombëtar. Sa i takon aktivitetit artistik, Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë gjithë kalendareve artistikë, ka mbajtur peshën më të madhe, që nga fillimi i krijimit të saj e deri sot. Orkestra ka ekzekutuar në koncerte dhe shfaqje operistike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit drejtuar edhe nga dirigjentë me famë ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e instrumentistëve në vepra operistike dhe baleti, me këngëtarë dhe balerinë të huaj.
    Jaho në shtator në skenën e TKOB
    Në muajin shtator sopranoja Ermonela Jaho erdhi dhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert gala. “Kur ndjenjat marrin zë” solli për publikun kryevepra botërore. Me interpretimin e sopranos Ermonela Jaho, nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, me korin dhe orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, publiku përjetoi një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë. Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë”, që u zhvillua mbrëmjen e datës 17 shtator shënoi edhe rikthimin e sopranos Ermonela Jaho në TKOB një vit pas koncertit të fundit. Në aktivitetin e saj ndër vite, sopranoja Ermonela Jaho ka performuar në shtëpi opere në mbarë botën, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera, Teatro Real Madrid, Berlin Staatsoper, Opera National de Paris, Theatre des Champs-Élysées, Staatsoper Vienna, Bayerische Staatsoper, Opera Australia, Teatro Colon Buenos Aires, Gran Teatre del Liceu Barcelona, Teatro alla Scala.
     

  • Ndërhyrja artistike “Dielli i Ditës Tjetër” nga Blerta Kambo në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar

    Ndërhyrja artistike “Dielli i Ditës Tjetër” nga Blerta Kambo në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar

    Në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, artistja Blerta Kambo sjell ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”. Një gjest simbolik që ndërthur trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor, dhe sipas muzeut duke e kthyer një ikonë kombëtare në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese për gratë dhe vajzat. Muzeu Historik Kombëtar shprehet se mozaiku monumental “Shqipëria”, aktualisht kthehet në një vepër, ku historia dhe arti bashkëkohor vendosen pranë e pranë, e trashëgimia të shndërrohet në infrastrukturë të vetëreflektimit. “Në qendër të mozaikut qëndron gruaja me xhubletë dhe me brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart si fitimtare. Por epokat ndryshojnë, dhe me to, mënyra se si shohim simbolet tona. Në “Dielli i Ditës Tjetër”, kjo figurë e njohur e mozaikut rishfaqet me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë, si shenjë solidariteti me të gjitha gratë që përballen ose kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit.
    Ky gjest artistik e zhvendos heroinën mitike të mozaikut në figurën e gruas reale bashkëkohore, të ndjeshme, të plagosur, por të fortë dhe në lëvizje përpara. Një vepër që flet për jetën, forcën dhe rilindjen si pjesë e kujtesës dhe ndergjegjesimit kolektiv”, thuhet nga MHK. E realizuar me të njëjtat tesera dhe mjeshtëri si restaurimi origjinal, ndërhyrja vendoset përkohësisht mbi mozaik, dhe sipas institucionit pa e dëmtuar atë. Ndërhyrja do të qëndrojë e dukshme në fasadën e muzeut, si dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me kancer gjiri, një kujtesë e përbashkët dhe një thirrje për ndërgjegjësim, solidaritet dhe shpresë. “Dielli i Ditës Tjetër” është realizuar me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Turizmit, Rinisë dhe Sporteve , Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, etj, në bashkëpunim me YWCA Shqipëri.
     
     

  • Si lindi “Marsejeza”?/ Historia e himnit francez

    Si lindi “Marsejeza”?/ Historia e himnit francez

    Më 30 qershor të vitit 1792, në kryeqytetin francez këndohet për herë të parë “Marsejeza”, si këngë lufte.

    Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830.

    Më pas, “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit, në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës dhe vazhdon të jetë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI” E PASHKO VASËS/ POEMA U DËRGUA NGA STAMBOLLI NË FRONTIN E LUFTIMEVE ME FLETË TË VEÇANTA

  • Sabri Hamiti: Himni shqiptar

    Sabri Hamiti: Himni shqiptar

    Sabri Hamiti

    Nga Sabri Hamiti

    Himni është këngë solemne, këngë e lavdit, vjershë që hartohet në frymë kombëtare, duke përfshirë përhershmëritë kombëtare në trajtë të dendur e simbolike.Vetëm kur kjo i përmban këto esenca dhe njëherësh pranohet nga të gjithë si e tillë mbërrin nivelin e këngës simbolike e përfaqësuese të kombit. Poetët provojnë të shkruajnë vjershën e këtillë, duke zbuluar secili konceptin e vet poetik të vjershës kombëtare. Në shqip vjersha të tilla kanë shkruar Asdreni, Fishta, Noli e Lasgushi, leximi i të cilave na jep mundësinë të hedhim dritë mbi mundësinë e krijimit të këngës okazionale e simbolike shqipe si dhe të hetojmë koncepcionin e tyre krijues.    Simbas dëshmisë së Lasgush Poradecit, Asdreni himnin kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar e shkroi rreth vitit 1907 në Bukuresht, me kërkesën e Korit Kishtar Shqiptar, kor që po bënte punë kulturore atdhetare. Kjo vjershë për herë të parë u botua në Liri e Shqipërisë në Sofje, më 1912. Në fillim ky u bë himn i kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit. Po kënga u përhap në Shqipëri dhe u pranua si himn. Titulli që i dha Asdreni në botim, Betimi mi flamur (Hymn patriotik) është një koncept dhe një akt e fakt etnikisht shqiptar, sepse vetëm kryengritësit e Rilindjes shqiptare kishin betimin mbi flamur si parullë vepruese të përhershme. Ky himn nuk u përgatit me qëllimin e posaçëm që të shërbejë si himn kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit, por u pranua nga populli dhe nga kryengritësit dhe u këndua edhe me rastin e ngritjes së flamurit më 1912 në Vlorë.Poezinë Hymni i flamurit kombtar Gjergj Fishta e shkroi më 1913, dhe kjo këngë u këndua për të parën herë nga nxënësit françeskanë nëpër rrugët e Shkodrës, ditën që Fishta me miq të vet kishte ngritur flamurin kombëtar në kumbonaren e Kishës së Gjuhadolit.    Noli e shkroi vjershën Hymni i Flamurit më 14 nëntor 1926 dhe kjo u botua në një numër të Lirisë kombëtare të Gjenevës, numër që i kushtohej festës së 28 Nëntorit.    Lasgush Poradeci e shkroi Marshin e djalërisë me përcaktimin zhanror (Himn Kombëtar) në vitet ’20 dhe e botoi në librin e poezisë Vallja e Yjeve në vitin 1933. Kjo në të vërtetë është një këngë për zemrën e djalërisë.

                                                            IIBetimi mi flamur i Asdrenit ka gjashtë strofa katërshe me rimë të alternuar. Strofa themelore e tij konceptualisht dhe figurativisht është e para:

                                         Rreth flamurit të përbashkuar                                     Me një dëshirë’ e një qëllim,                                     Të gjith’ atij duk’ iu betuar                                     Të lidhim besën për shpëtim. Aty janë bashkimi, besa, shpëtimi dhe betimi, koncepte kombëtare, po edhe fryma kundërshtuese, kryengritëse që do të zhvillohet në pesë strofat e tjera. Në tërësinë e vjershës bien në sy theksime të veçanta që bëhen duke spikatur vlerat dhe vlerësimet kundërshtuese. Strofa e dytë lidhet me idetë drejtpërdrejt me strofën e fundit: tradhtari përjashtohet, se ik nga përbashkimi, kurse luftëtari i lirisë, dëshmori hyjnizohet, për të arritur edhe në nivel të shenjtërimit, në strofën e fundit. Edhe strofa e tretë këndon veprimin për lirinë; kurse dy strofa të tjera, katër dhe pesë, çështjen kombëtare e ngrisin në nivel tejkahor:

                                             Se zoti vetë e tha me gojë                                         Që kombe shuhen përmbi dhe,                                         Po Shqipëria do të rrojë;                                         Për të, për të luftojmë ne!

    Një prekje e tillë konceptuale dhe nacionale me përjetësinë bëhet në strofën vijuese, në të cilën njësohet kuptimisht veprimi, simboli e atdheu, që do të thotë i gjithë programi:                                             

                                               O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,                                           Te ty betohemi këtu,                                           Për Shqipërinë’ atdheun’ e shenjtë,                                           Për nder’ edhe lavdimin’ e tu.Në këtë nivel kënga e himnit hyn njëmend në sferën e lavdit, përkushtimit të tërsishëm deri në nivel identifikimi; po edhe në nivel të shenjtërimit, që është një shkallë sipërore e lavdimit. Në këtë mënyrë kënga e Asdrenit nis udhën e ngritjes nga kënga tokësore në një këngë qiellore, të përjetshme, si lavdimi i therorisë për atdhe. Krijimi i kultit të heroizmit, i cili është provuar më parë në nivelet jetësore atdhetare.     Hymni i flamurit kombëtar i Gjergj Fishtës ka dhjetë strofa katërshe me rimë të alternuar dhe refrenin që përsëritet mbas secilës strofë, që me tërësinë e vet ka tetëdhjetë vargje dhe si e tillë vështirë mund të këndohet e tëra në destinimin e saj për këngë simbolike kombëtare.Po analiza e tërsishme e tekstit të këtij himni, të kësaj kënge okazionale kushtuese simbolike, mund të krijojë mundësinë që të kapen temat themelore të këtij poeti dhe mënyra e krijimit të tij poetik. Mbasi vetë natyra e himnit ka tendencë sintetizuese poetike të temave kombëtare.    Dominantë e simbolizimit të himnit të Fishtës janë feja dhe atdheu që në, një trajtë e lutjes, në mënyrë të sintetizuar dalin në vargun e fundit të tij:                                         Ndihmo Zot, për Atdhe e Fe!Një figuracion i tillë religjioz a fetar që bëhet esencial do të dalë edhe në disa pika të tjera të teksturës së vjershës.Strofa e parë, nëpërmes të cilës edhe mbahet ky himn, ka në thelb një krahasim hyjnor:                                    Porsi fleta e Ejllit t’Zotit                                    Po rrehë Flamuri i Shqypnis,                                    E thrret t’bijt e Kastriotit                                    Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrisë.Pra në këtë shtresim themelor të himnit janë bashkuar dy figura trashëguese që përjashtojnë kohën e çastit dhe përqafojnë një përjetësi. Këto dy degëzime figurative do të dalin në variante të zhvilluara dhe në figurime të nuancuara edhe në strofa të tjera: 

                                    Si pol veshet t’Perëndisë                                Kah na ban hije prej qiellitKurse një zhvillim të bekimit simbolik dhe njerëzor të shqiptarëve Fishta do ta ngrisë në nivelin e tokës së premtuar për të zgjedhurit shqiptarë:

                                    Mbi njatë Flamur Perendija                                Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:                               “Per Shqyptarë do t’jet Shqypnija                                Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!’’

    Janë bërë këtu bashkë bekimi dhe mallkimi hyjnor, një prosede i provuar me denduri edhe në vjersha të tjera atdhetare të Fishtës. Është këtu figura e tokës së bekuar e dhënë nga vetë zoti, garancë e një konvence hyjnore që shkon përtej bindjeve individuale.        Tema tjetër e zhvilluar në himnin e Fishtës është kryengritja dhe qëndresa shqiptare, që merr konotacione kohore, historike e tejhistorike, po që përfundon rëndom në figurën identifikuese të luftës së Kastriotit, si identitet i brendshëm kombëtar, po i njohur dhe i pranuar edhe nga të huajt.    Edhe në këtë vjershë solemne të Fishtës shpërthen zemërimi për armiqtë që rrezikojnë lirinë e shqipes dhe në këtë pikë artikulimi i pezmit e i heroizmit shqiptar del nëpërmjet theksimit të figurave popullore të rindërtuara: njëqind vjet të shkrirë me gra e me fëmijë para se të lejohet të pushtohet Shqipëria. Një therori e tërë kombëtare. Kjo vijë e simbolizimit fishtjan artikulohet më qartë kur del e aktualizuar:

                                    Ma mirë dekë me u shue nen hije                                 T’Flamurit t’onë në fushë t’mejdanit,                                 Se me rrnue nji jetë robnije.                                 Për nen sukuj t’huejë t’Ballkanit.

    Pra aktualizimi tematik e bën më të fortë figurën poetike dhe më ndikues tekstin simbolik. Të kësaj natyre të aktualizimit të brendshëm janë figurat themelore të refrenit, i cili si përsëritje duhet të përmbushë një mbamendje kombëtare. Refreni i himnit të Fishtës:                       Bini, Toskë, ju, bini Gegë!                       Si dy rrfe qi shkojn tue djegë!                       A ngadhnjyesë a t’gjithë deshmorë!                       Trima, mbrendë! me dorë! me dorë!artikulon domosdonë e bashkimit kombëtar, sepse njëherësh ka guximin të theksojë një ndarje me vetë emërtimet esenciale figurative: janë toskët e gegët dhe dy rrëfetë që shkojnë tue djegë. Fishta kishte guximin për të njohur dallimet dhe thërriste për kapërcimin e tyre; këtë e tregon edhe përpunimi i vargut të tretë të refrenit, që në variantin e parë të himnit dukej: Bini, Lekë, bini, Malcorë!Përgjithësimi është bërë për droje nga regjionalizimi që do të thotë kërkesë për të krijuar vjershën vërtet kombëtare.    Hymni i flamurit kombtar i Gjergj Fishtës është vërtet një këngë kombëtare me të gjitha karakteristikat e poetit Fishta, ku ndër shpërthimet lirike gjithnjë ngritet dramatizmi, kurse ndjenja e një zemërimi gjenetik e përshkon vargun; hetohet një gjatësi epike e shpjegimit të figurës, qoftë e pranishme në nuancime; kurse përfundimisht mesazhi që jep kryqëzimin e idesë atdhetare dhe të idesë fetare, gati duke i identifikuar ato në valën e himnizimit dhe  të hyjnizimit të tyre.    Hymni i Flamurit i Fan.S Nolit dallon nga dy të parët për aq sa dallon gjithë shkrimi i tij poetik. Ç’e dallon këtë shkrim nga lirizmi i Asdrenit dhe nga epizmi i Fishtës, është para së gjithash një forcë retorike në artikulim të tekstit dhe një tendencë për sintetizime tematike dhe për krijimin e figurës sintetike.          Vjersha e Nolit ka gjashtë strofa katërshe dhe vetëm dy prej tyre artikulojnë drejtpërdrejt çfarësinë e këngës së lavdit e të identifikimit të drejtëpërdrejtë, këto janë strofa e parë dhe strofa e fundit. E para duke dhënë domethënien e shenjës, kurse e fundit duke e dhënë domethënien e vizionit.                               

                            O flamur gjak, o flamur shkabë,                        O vënd e vatr’ o nën’ e babë,                        Lagur me lot, djegur me flagë,                        Flamur i kuq, flamur i zi.

    Është kjo një thirrje e drejtpërdrejtë e identifikimit me simbolet nacionale, të cilat zbulohen në figura të dashurisë njerëzore; duke gjetur kështu ngjyrimet e flamurit për të theksuar gjenezën dhe historinë e këtyre shenjave si produkte të jetës kombëtare. Në këtë vështrim himni i Nolit është i zotëruar nga retorika dhe ideologjia kombëtare, madje dhe në kërkimin e origjinës së figurave. Çfarësinë e figurës kombëtare, duke e përqafuar si trashëgimi, Noli e ngrit në histori që nga antika e këndej; në këtë rrafsh flamuri reziston të huajt. Në nivel të ideologjisë fetare, po kjo shenjë kombëtare bashkon fetë për të përfunduar në formulimin e përgjithësuar. Njerëzi. Në rrafshin e heroizmit të brendshëm si konstantë të identitetit kombëtar, Noli njeh Skënderbeun dhe Malon ( Ismail Qemalin) si flamurtarë të parë kombëtarë.    Në këtë udhëtim historik të mundimshëm e të lavdishëm flamuri simbol i shqiptarisë ka krijuar ngjyrat e veta dalluese që tani ka realisht; një gjenezë e figurës poetike dhe shenjës kombëtare. Flamuri në zjarr e në zi ndezet e zihet në vizionin poetik të Nolit për të dhënë një formulim real-poetik:              O fushë –kuq, o shkabë-ziStrofa përfundimtare e himnit të Nolit, në të vërtetë është një projekt qytetërues i shqiptarëve. Diçka që mund të quhet projekt i ardhmënisë, se këtu dëshirohet të ngritet një relacion i ri në vetvete së brendshmi, dhe në të tjerët  në kontakt apo në vizion:           Përpjetë pri-e Shqipërinë,           Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë           Diell për vllanë, yrnek për fqinë           Për botën ëndr’ e qjell i ri Përlindja shqiptare si vizion i shqiptarit të qytetëruar, qytetar i botës, pjesëtar i një shoqërie shembullore.    Pra, himni i Nolit, si projekt vjershe, është më i ndërliqshëm se artikulon trashëgiminë, realitetin  dhe idealitetin kombtar. Kjo do të bëhet një këngë e vizionit kombëtar dhe e vizionit human; diell për veten, shembull për fqiun, ëndërr për botën, një idealitet i bukur poetik e kombëtar.     Marshi i djalërisë (Himn Kombëtar) i Lasgush Poradecit është një përpjekje për të krijuar esencat kombëtare të një energjie të brendshme të lirisë e cila përqëndrohet në djalërinë. Ky kërkim bëhet me variante të kombinimit të figurave tashmë të përkufizuar kuptimisht në lirikën e këtij autori: është kjo loja e kombinimit të Yllit me Zemrën, të cilat shenjojnë esenca njerëzore dhe ngritjen e tyre në përmasa tejkohore e simbolike; sepse ylli i Shqipërisë si koncentrat simbolik lind pikërisht nga zemra e djalërisë, si therori, si përkushtim. Ky relacion do të shqiptohet edhe në trajtë të sintetizuar e simbolike: yll në ball e zjarr në gji.Një Shqipëri fizike e Lasgushit gjithmonë do të jetë e përplotësuar me një Shqipëri metafizike dhe kjo ngjet edhe këtu, ku qielli me shkaba preket nga malet me dragona; kurse për t’u përplotësuar figura e zonjës shqiptare aty shfaqet dhe artikulohet edhe trimi i dheut, bashkë me besën e shenjtëruar.   Vizioni poetik i Lasgushit për thelbin kombëtar, në trajtën e vargjeve të deklaruara mund të duket në këtë vjershë kështu:               Ha!dh’e bukura liri,               Këtu mbretëroj përpjetë;               Mbretëroj: e plot mëri,               Bëri në rrezik të zi               Prej kujtdo një trim me fletë.

                  Lithni besën për Atdhe,              Ju me gjak të Kastriotit!              Lithni-e shpejt e bëni be:              Be që vret posi rrufe              Para Kombit-para Zotit!Në vizionin  e Lasgushit liria është një mbretëri e përjetshme dhe një koncentrat që prodhon shndërrimin, pushtimin e ideales, të forcës dhe të shpirtit. Kjo është një alkimi poetike, si alkimi shpirtërore kombëtare, ku rreziku i zi lind prej kujtdo qoftë një trim të vërtetë. Është kjo një variantë origjinale e trimërisë dhe e heroizmit në vizionin e në kërkimin poetik të Lasgushit. Kurse lidhja shqiptare, edhe e djalërisë së koncentruar që tanimë del e simbolizuar si yll i ri, bëhet me simbolet tradicionale, besën për atdhe me gjakun e Kastriotit; kurse lidhja bëhet një betim i përnjëhershëm para kombit dhe para zotit.     Himni i Lasgushit është një himn para së gjithash poetik, duke ruajtur skemën e njohur lasgushiane të krijimit të figurave, të pamjeve e të vizioneve kombëtare, që përherë përfundojnë me artikulimin e kualitetit të veçantë të brendshëm: të dhembjes e të lavdit të vetvetes.      Nga tekstet e himneve të shqyrtuara këtu, e dimë që himni i Asdrenit tashmë është himn kombëtar i Shqipërisë; dimë që himni i Gjergj Fishtës këndohet dhe intonohet ende në mesin e shqipëtarëve, kurse nuk njohim një përpunim muzikor të himnit të Fan Nolit e as të Lasgush Poradecit. Kemi parasysh që himni si këngë kombëtare cilësinë e vet identifikuese e simbolizuese e krijon njësoj me tekstin dhe muzikën. Ne këtë herë u morëm vetëm me tekstet e himneve shqiptare.*Shkëputur nga libri Sabri Hamiti: “Tema shqiptare”, Rilindja, 1993

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI HAMITI: IBRAHIM RUGOVA