Tag: kombëtar

  • 52 kg luleshtrydhe me pesticide u shitën në treg, AKU bllokon ngarkesat e tjera nga Greqia

    52 kg luleshtrydhe me pesticide u shitën në treg, AKU bllokon ngarkesat e tjera nga Greqia

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka sqaruar se lidhur me rastin e produktit luleshtrydhe, të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Greqia, u ndoqën procedurat e nevojshme.Në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku, AKU dërgoi produktin për analizim laboratorik më 17 shkurt 2025 dhe, pas daljes së rezultatit, u angazhua për mbledhjen dhe tërheqjen e tij nga tregu përmes sistemit të gjurmueshmërisë.Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet çdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste.Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 52 kg luleshtrydhe me pesticide, AKU: Sasia është shitur, janë me risk të lartë

    52 kg luleshtrydhe me pesticide, AKU: Sasia është shitur, janë me risk të lartë

    Pas filetove të pulës me salmonelë, konsumatorët kanë blerë edhe luleshtrydhe me pesticide, të importuara nga Greqia. Janë plot 52 kg që janë shitur në treg. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
    Postimi i plotë

    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
    Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
    Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
    Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
    Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

  • Lamtumirë Margarita Xhepa! Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Lamtumirë Margarita Xhepa! Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.

    Sot po mbahen homazhet në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
    Karrierën e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Lice dhe regjisorët e Teatrit Popullor të asaj kohe spikatën talentin e saj.
    Në skenën e Teatrit interpretoi role të mëdha të dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza te “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, apo rolin e nënës nga romanit i Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.
    Me rolet në filma, Xhepa u bë pjesë e shtëpive të shqiptarëve, që nga ekrani bardh e zi në gjysmën e dytë të shekullit 20, shijuan rolet e saj në filma ikonikë si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin 1936”, “Gjurmët”, “Apasionata”, ku mishëronte rolin e vajzës, gruas, e veçanërisht nënës që sakrifikon çdo gjë për fëmijët.
    Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
    Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa/ Mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa/ Mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit njoftoi dje se në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen imazhet për Margarita Xhepën.Homazhet do të mbahen sot rreth orës 10:00-13:00.
    Kujtojmë se ishte djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa i cili konfirmoi lajmin e hidhur.Sipas informacioneve, së fundmi Xhepa ka qenë e rënduar nga mushkëritë dhe ndërroi jetë në një spital privat.
    Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.
    Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar, e cila ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.
    “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”

  • Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

    Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

    Kompozitori Aulon Naçi është emëruar drejtor i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.  
    Ky emërim vjen pas shkarkimit me një vendim të Këshillit të Ministrave disa ditë më parë të Abigeila Voshtinës, e cila e mbajti këtë post për dy vite. Aulon Naçi do të jetë në detyrë deri në përfundim të konkursit dhe emërimit të drejtuesit të ri. 
    “I urojmë suksese Drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, z. Aulon Naçi!
    Naçi ka një karrierë të pasur dhe të spikatur në fushën e muzikës dhe kompozicionit. Ai ka përfunduar studimet në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine, Itali, duke u diplomuar me maksimumin e notave dhe me titullin nderi. Më pas, ka vazhduar specializimin në Belgjikë, si asistent lektor në Konservatorin Mbretëror të Brukselit për një vit.
    Veprat e tij janë interpretuar dhe pritur me entuziazëm në një gamë të gjerë vendesh, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Italinë, Austrinë, Greqinë, Kanadanë, Holandën, Belgjikën, Rumaninë, Slloveninë dhe shumë të tjera. Ai ka udhëhequr artistikisht aktivitete të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me emra të njohur të panoramës muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare, si ansamble dhe solistë. Disa nga bashkëpunimet më të njohura janë me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe solistët e Orkestrës së “Teatro Alla Scala”. 
    Aulon Naçi ka marrë çmime të ndryshme si kompozitor dhe kontribues në muzikë përfshirë rikthimin e tij në vendlindje si “Albanian Excellence”, “Vela Latina” dhe “Krenaria e qytetit të Vlorës”. Në vitin 2023, ai u përzgjodh për të marrë pjesë në programin prestigjioz LEAD Albania, modeluar sipas programit White House Fellows në SHBA. Po ashtu, në maj 2024, ai përfundoi programin Emerging Leaders në Harvard Kennedy School duke u aftësuar në aspektet menaxheriale dhe të lidershipit. 
    Në vitin e fundit, z. Naçi ka kontribuar edhe si këshilltar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjithashtu prej 8 vitesh është angazhuar si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, Fakultetin e Muzikës për degën e kompozicionit duke dhënë kontributin e tij për ngritjen e kapaciteteve të talenteve të reja.  
    Përzgjedhja u bë një Juri, përmes një procesi konkurrimi platformash, të zyrtarizuar me miratim nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – MEKI”, -shkruan ministri. 

  • “Zhgarravinat e Ramës nuk panë dritë para se të bëhej kryeministër”/ Berisha premton transformim rrënjësor të legjislacionit për artin: Teatri Kombëtar do ndërtohet siç ishte

    “Zhgarravinat e Ramës nuk panë dritë para se të bëhej kryeministër”/ Berisha premton transformim rrënjësor të legjislacionit për artin: Teatri Kombëtar do ndërtohet siç ishte

    Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot programin e Partisë Demokratike për kulturën.

    Ai e nisi me një ironi për kryeministrin Edi Rama, kur tha se pikturat e tij u bën të njohura vetëm pasi erdhi në krye në qeverisë.
    “Në Shqipëri flitet për art vetëm për zhgarravinat e Edi Ramës, që nuk kanë kurrë dritë para se ai të bëhej kryeministër”.
    Berisha premtoi transformim rrënjësor të legjislacionit për artin. Ai tha se kultura do ketë ministrinë e vet.
    Kultura është në gjendje e imagjinoni vetë ju. Një ministër antikulture që bën betejë me trashëgiminë, me kulturën e vendit. Pra, do ketë një ministri kulture me misionin më të rëndësishëm të zhvillimit, konsolidimit të mbrojtjes të kulturës kombëtare. Drejtuesit e institucioneve kulturore do të zgjidhen nga vetë punonjësit. Do të jenë më të mirët e më të mirëve. Imagjinoni ju se çfarë batërdie është bërë me drejtimet. Merrni operën dhe baletin sa herë ia ka ndryshuar drejtuesit. Të gjitha në funksion të parave.
    Arti dhe kultura kanë nevojë urgjente për një transparencë të plotë për të gjitha fondet. Dhe i garantoj se borde që vendosin transparencë të plotë do funksionojnë menjëherë pas 11 majit. Meritokracia dhe nxjerrja e këtij sektori jashtë konfliktit të interesit, do jenë bazë e reformës.Reforma në sistemin e arteve dhe të kulturës duhet të angazhohet në një reformë të thellë të burimeve të financimeve të këtij sektori. Qeveria do rrisë kontributin, do dyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin. Kjo nuk mjafton. Qeveria do të mundësojë me ligjet më të mira të sponsorizimit kontributin e sektorit privat në sponsorizimin e veprimtarive private, kulturore dhe artistike. Qeveria angazhohet për një bashkëpunim kombëtar. Pra, kultura është çështje e identitetit kombëtar. Qeveria angazhohet të mbështesë artistët dhe njerëzit e kulturës, të letrave, të librit, shqiptarët kudo që ndodhen.
    Ai premtoi ulje të taksave për botimin e librave.
    “Ju nuk mund të imagjinoni taksat që janë të vendosura mbi librin, të cilat e largojnë me kilometra librin nga lexuesi për shkak të çmimeve të larta që imponojnë. Rikthimi i detyrueshëm për të gjitha bibliotekat publike për të pasur librat që publikohen të autorëve shqiptarë, por edhe të autorëve të huaj. Një përpjekje e madhe do bëhet për promovimin e librit, i cili po syrgjynoset. Nuk ka asnjë mbështetje, përkundrazi ka vetëm barriera të mëdha fiskale dhe të tjera”
    Teatri Kombëtar do ndërtohet siç ishte, tha kreu i Partisë Demokratikem në deklaratën për mediat.
    “Ne angazhohemi të ndërtojmë Teatrin kombëtar siç ishte, aty ku ishte. Ne paralajmërojmë sipërmarrësin që në kundërshtim me Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbaton një marrëveshje të bërë me kryemafiozë. Ajo tokë është tokë e Teatrit Kombëtar. Sado kate që të ngresh ti aty, ato do bëhen të paqena sepse aty do ndërtohet teatri siç ishte. Centimetër për centimetër, Ndaj dhe ke ndarë para me Edi Ramën apo Erion Veliajn, është puna jote. Po truallin e teatrit nuk do ta gëzosh. Je i nderuar, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria angazhohet të mbështesë diversitetin kulturor të minorancave. Ato janë një pasuri kombëtare’.

    Top Channel

  • “Lufta tregtare s’është në interesin tonë kombëtar”, Starmer për tarifat e Trump: Do të luftojmë për një marrëveshje më të mirë për Britaninë

    “Lufta tregtare s’është në interesin tonë kombëtar”, Starmer për tarifat e Trump: Do të luftojmë për një marrëveshje më të mirë për Britaninë

    Kryeministri britanik Kier Starmer ka reaguar pas tarifave të vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Ai shprehet se lufta tregtare nuk është në interesin e Britanisë. “Askush nuk fiton në një luftë tregtare, kjo nuk është në interesin tonë kombëtar. Bisedimet për një marrëveshje me prosperiteti ekonomik janë duke vazhduar dhe ne do të luftojmë për marrëveshjen më të mirë për Britaninë”, u shpreh ai.
    Megjithatë ai tha se “asgjë nuk është jashtë tryezës” kur bëhet fjalë për mënyrën se si Britania e Madhe mund t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump.
    “Sot shënon një fazë të re në përgatitjen tonë. Ne do të vazhdojmë punën tonë me bizneset në të gjithë vendin për të diskutuar vlerësimin e tyre për opsionet.”, thekson ai.

    Top Channel

  • Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së

    Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së

    U dëshën dhjetëra skandale me ushqimin që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
    Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
    Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit dhe e veterinarisë dhe bimëve do të jenë në një institucion të vetëm.
    Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një prononcim publik.
    Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike.
    Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide.
    Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, Policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
    Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

  • ‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo tregon programin e PD: Asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

    ‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo tregon programin e PD: Asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

    Drejtuesi politik i PD, në qarkun Berat, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se varfëria sot në Shqipëri është një rrezik Kombëtar dhe kjo do marrë fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PD.

    Bozdo: Sa më shumë të merremi me Edi Ramën aq më shumë harxhojmë kohë dhe nuk i japim përgjigje pyetjes kryesore apo temës kryesore, çfarë mund të bëjë PD nesër dhe sa reale janë ato që PD deklaron se do bëjnë.

    Programi është i ngritur në një filozofi e cila tenton ti japi një përgjigje shumë të shpejtë brenda 100 ditëve të para disa ndër çështjeve shqetësuese që kanë shqiptarët.

    Dhe problemi kryesor sot në Shqipëri është varfëria.

    Varfëria sot në këtë normë që është, 45% e shqiptarëve konsiderohen të varfër.

    18% e tyre nuk arrijnë dot ti japin fmive të tyre dhe vetes së tyre një vakt të tretë.

    Varfëria sot në Shqipëri është një rrezik kombëtar.

    Kjo gjë merr fund brenda 100 ditëve të para.

    Asnjë pension nën 200 euro që konsiderohet si limiti i varfërisë.

    Të gjitha pensionet me rritje 20%, karta e konsumatorit për ato që janë me rrogë minimale.

    Rroga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.

     

  • Pas ngjarjeve me ushqimet e kontaminuara, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    Pas ngjarjeve me ushqimet e kontaminuara, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
    Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të tij thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të zëvendësohet me “Institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “Struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
    Neni 60 Per AkuLigji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
    Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
    Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.