Ylli i ekipit kombëtar maroken dhe Paris Saint Germain, Achraf Hakimi, 27 vjeç, u shpall Futbollisti Afrikan i Vitit në një ceremoni në Rabat.
Hakimi fitoi trofeun prestigjioz të dhënë nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin parizien.
Mbrojtësi maroken festoi përpara sulmuesit të ekipit kombëtar egjiptian dhe Liverpool-it, Mohamed Salah, dhe sulmuesit të ekipit kombëtar nigerian dhe Galatasaray, Victor Osimhen.
“Është një nder i madh për mua të jem këtu dhe jam krenar që kam fituar një trofe kaq prestigjioz”, tha Hakimi, i cili fitoi Ligën e Kampionëve, Kampionatin dhe Kupën Franceze, si dhe Superkupën Evropiane sezonin e kaluar me PSG-në.
“Ky trofe nuk është vetëm për mua, është për të gjithë afrikanët, afrikanët e rinj që duan të bëhen futbollistë”, shtoi Hakimi, i cili e fitoi këtë çmim për herë të parë.
Mbajtësit e rekordit janë kamerunasi Samuel Eto’o dhe bregufildishasi Yaya Toure me nga katër tituj secili.
Çmimi për klubin më të mirë afrikan të vitit shkoi te Piramidat egjiptiane, të udhëhequra nga trajneri kroat Krunoslav Jurçiç.
Në qershor të këtij viti, Piramidat u bënë fituese të Ligës së Kampionëve Afrikanë pasi mposhtën Mamelodi Sundoën të Afrikës së Jugut në finale. Ata gjithashtu fituan Superkupën CAF me një fitore kundër Berkane të Marokut, dhe Kupën e FIFA-s Afrikë-Azi-Paqësor pasi mposhtën Ahly Jeddah të Arabisë Saudite.
Çmimi u prit në një ceremoni në Rabat nga presidenti i klubit, Mamdouh Eid, i cili falënderoi trajnerin, të gjithë stafin dhe lojtarët për sukseset e mëdha të arritura nga klubi egjiptian, i cili u themelua në vitin 2008. /tesheshi.com/
Tag: kombëtar
-

Afrika: Hakimi, më i mirë se Salah!
-

Komedia “Si ta doni” e Shekspirit nga Teatri Kombëtar hap festivalin e teatrit “Moisiu” në Prishtinë
Nga Julia Vrapi
“Si ta doni”, një komedi nga Shekspiri do të hapë festivalin e teatrit “Moisiu”, që këtë vit zhvillohet në Prishtinë në Kosovë. Trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut këtë vit në garën e festivalit teatror “Moisiu”. Komedia romantike për dashurinë dhe lirinë nga William Shakespeare, produksion i Teatrit Kombëtar në Tiranë me regji nga John Blondell hap këtë festival mbrëmjen e datës 22 nëntor dhe do të shfaqet në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Festivali është një projekt i ndërmarrë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatrit Kombëtar i Shqipërisë, dhe Teatrit Shqiptar i Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe edicionin e tij të dytë e zhvilloi në Tiranë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” në edicionin e tij të tretë, është platforma më e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore të hapësirës shqiptare. “Festivali “Moisiu” zhvillohet midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke sjellë këtë edicion në Prishtinë trupat kryesore teatrore, dhe disa nga shfaqjet më të spikatura të sezonit”, shprehet Gonxhja në një postim në rrjete sociale. Sipas tij, edicioni i këtij viti sjell diversitet artistik, interpretime moderne dhe një shkëmbim krijues që e prek publikun e të gjitha moshave. “Prishtina kthehet për gjashtë ditë në kryeqytetin e teatrit shqip, duke afirmuar rolin e festivalit si urë bashkëpunimi kulturor në rajon”, shprehet ministri i MTKS. Festivali ka karakter garues dhe në fund të tij do të ndahen dhe çmimet nga juria e festivalit. Festivali që nisi si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit duhej të zhvillonte vjet edicionin e tretë në Prishtinë. Edicioni i parë i këtij festivali u mbajt në Shkup, edicioni i dytë në nëntor 2023 në Tiranë dhe vjet në nëntor duhej të zhvillohej në Prishtinë. Por pas futjes në grevë të përgjithshme të Shoqatës Sindikale të Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, tre teatrot morën vendimin për anulimin e festivalit një vit më parë në Prishtinë. Edicioni i tretë i festivalit që nuk u zhvillua një vit më parë, po zhvillohet këtë vit në Prishtinë.
Programi i festivalit
Festivali nis më datë 22 nëntor këtë vit dhe vijon deri më datë 27 këtë muaj. Në datë 22 nëntor në skenë janë shfaqet “Si ta doni” nga Teatri Kombëtar, Tiranë dhe “Një dorëzim në Spokan” – Teatri Oda, Prishtinë. Në datën 23 nëntor në skenë do të jetë “Vojcek” nga Teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë dhe “Na ishte njëherë” nga teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë. Në datë 24 nëntor në festival është shfaqja “Martesa” nga Teatri Kombëtar, Prishtinë; në datë 25 nëntor në skenë në Prishtinë do të jetë shfaqja “Babai” produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental, Tiranë dhe po këtë datë dhe shfaqja “Marrëdhëniet”- Teatri i Qytetit, Gostivar. Në datën 26 nëntor në skenë janë shfaqjet “Në përballje me vdekjen” – Teatri i Tetovës dhe “Komedía e zezë” nga Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren, ndërsa mbrëmja e datës 27 nëntor do të jetë në Prishtinë ceremonia mbyllëse e festivalit. -

Tha se ishte dëmtuar për të munguar në Kombëtare dhe iku në Dubai, ish-lojtari i Francës për Mbappe: Do ta kisha bërë copë-copë
Kylian Mbappe do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë vitin e ardhshëm. Ai ka arritur në finalet e dy të mëparshmeve dhe ka shënuar tashmë katër gola në ndeshjet e titullit. Megjithatë, në orët e fundit nuk ka pasur mungesë polemikash rreth performancës së tij, të gjitha për shkak të mungesës së tij në ndeshjen e ekipit kombëtar francez.
Mbappe u tha se ishte dëmtuar dhe mungoi për Kombëtaren, por në këtë kohë zgjodhi që të udhëtonte në Dubai dhe është gati për të luajtur për Real Madrid në ndeshjen e fundjavës. Kjo ka irrituar shumë edhe ish-lojtarin e Francës, Rothen.
“Nuk ka të bëjë fare me Kylian Mbappe, unë jam thjesht i zemëruar me kapitenin e ekipit kombëtar, çdo ekipi kombëtar. Nëse ndonjë kapiten tjetër do ta kishte bërë këtë, do ta kisha bërë copë-copë. Si mund ta lejonte Didier Deschamps këtë?”, tha Jerome Rothen, një ish-lojtar i kombëtares franceze, për RMC.Ky burim detajoi udhëtimin e Mbappe në Dubai. Ylli francez kaloi më shumë se gjashtë orë e gjysmë në aeroplan. Ai u pa gjithashtu midis personazheve të famshëm në një klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Festat e nëntorit në TKOB, 20 shfaqje për gjatë gjithë muajit
Nëntori në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell një mozaik artistik, ku tradita, muzika klasike dhe krijimtaria bashkëkohore ndërthuren në një kalendar prej 20 shfaqjesh.
Nga premiera e dedikuar kompozitorit George Enescu, te Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me një homazh muzikor që lidhet me festat e nëntorit dhe emocionin e identitetit shqiptar, e deri tek muzika e Moxartit dhe Bethovenit do të vijnë të gjitha në skenë, përgjatë këtij muaji.
Por aktivitetet e organizuara nga opera do të shkojnë përtej skenës teatrit. Aulon Naçi rrëfen se synimi i tij mbetet gjithëpërfshirja e të gjithë publikut jo vetëm atij të kryeqytetit, duke çuar kështu produkisonet në ture ndërqytetëse.Ky numër i lartë shfaqjesh e shndërron nëntorin në një periudhë ku teatri afirmon rolin e tij si qendër kombëtare e artit skenik, një vend ku ruhet trashëgimia, promovohet arti i ri dhe ndërtohet vazhdimisht ura midis së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes kulturore shqiptare.
-

“Do ketë krefje, ka njerëz që do ikin”/ Reagon ashpër deputeti: Në Këshillin Kombëtar të PD, ka edhe servilë
Aulon Kalaja mendon që Partia Demokratike duhet të mblidhte Këshillin Kombëtar për të marrë një vendim në lidhje me aksionin politik që ajo duhet të ndërmarrë.
I ftuar në një studio televizive, Kalaja deklaroi se duhet një analizë, një rishikim listash në PD, pasi brenda në Këshill ka servilë, por edhe nga ata që po zgjedhin të shkojnë drejt PS.
“Nga lidershipi na u tha që nuk do të jetë protestë kombëtar. Për mua ishte një matje pulsi. Mendoj që duhet të ishte mbledhur Këshilli Kombëtar për të marrë një vendimmarrje për aksionin politik. Aty ka burra të zgjuar, por edhe servilë. Mosbërja e analizës na ka penalizuar në raport me zgjedhjet me të vërtetën.
Duhet të shohim njerëzit që na kanë ikur, që janë bashkuar me PS. Ka dhe të tjerë që do të ikin. Ke njerëz që në opozitë gjuajnë ndonjë fishek, hedhin ndonjë silur. Ka njerëz të ndryshëm. Ka njerëz që janë në nevojë. Normalisht që do të shkojnë”, tha Kalaja. -

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës.
Në një emision televiziv, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë. Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste.
“U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë”, tha ai.
Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik. Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve.
“Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore”, tha Alimehmeti.
Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta. Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim.
“Presim javën tjetër për më shumë”, deklaroi ai. -

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës. Në Off the Record në A2 CNN me Andrea Dangllin, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë.
Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste: “U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë.” Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik.
Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve. “Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore.”
Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta.
Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim. “Presim javën tjetër për më shumë,” deklaroi ai.
-

“Opozita të reflektojë”/ Protesta e sotme, Kuçana: Shqiptarët të mos ngrihen për PD-në, por për hallin e tyre
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, e ftuar në një studio televizive, ka folur për protestën e thirrur nga PD në orën 18:00, duke theksuar se situata aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore e bën të domosdoshme reagimin qytetar.
Kuçana u shpreh se protestat janë të shëndetshme për demokracinë dhe se ato vetëm sa e forcojnë shoqërinë. Ajo ndaloi veçanërisht tek ngjarjet e fundit që përfshijnë median, duke i cilësuar ato si sinjale alarmi për lirinë e fjalës dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Shqipëria ka nevojë për protesta, shoqërisë i bëjnë mirë protestat. Ajo që i ndodhi News24 është cenim i të drejtës dhe i demokracisë. Kur cenohet media, kjo është kambanë alarmi,” deklaroi Kuçana, duke shtuar se duhej një reagim më i fortë publik.
Ajo listoi një sërë problematikash për të cilat, sipas saj, qytetarët duhet të ngrihen:– rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë,– mungesa e sigurisë,– degradimi i shëndetësisë dhe arsimit,– pasiguria ekonomike që po largon të rinjtë nga vendi.
“Mund të jesh duke kaluar në një rrethrrotullim dhe bandat mund të jenë duke ‘ngrënë kokat e njëra-tjetrës’, por fatkeqësisht mund të hanë edhe tonat,” u shpreh ajo, duke e cilësuar sigurinë publike alarmante.
Kuçana akuzoi kryeministrin Rama për dështime në ekonomi, siguri dhe moral politik. “Erdhi në pushtet me bandat dhe droga lulëzoi. Sot pastron lekët e drogës dhe nuk ka asnjë prioritet për qytetarët,” deklaroi ajo, duke theksuar se shqiptarët duhet të protestojnë edhe “për mbrojtjen e familjes”.
Teksa komentoi gjendjen e brendshme të Partisë Demokratike, Kuçana pranoi se PD nuk është në ditët e saj më të mira dhe se ka nevojë për ndryshime të thella. “Nevojiten figura të reja, energji të reja dhe njerëz që marrin përgjegjësi. Kush humbet duhet të japë dorëheqje. PD është aset kombëtar dhe duhet trajtuar si e tillë,” tha ajo.
Duke folur për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, ajo theksoi: “Berishën e kanë zgjedhur demokratët. Shumë shpejt na mbaron mandati edhe neve si përfaqësues. Çdo karrige në PD apo në pushtet nuk është luks personal, është e shqiptarëve dhe kërkon llogaridhënie.”
Në përfundim, Kuçana nënvizoi se politika është mbi të gjitha moral: “Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbajmë përgjegjësi. Pa këtë, nuk ka demokraci funksionale.”
