Tag: kombëtar

  • Video/ Festat 28-29 Nëntorit, nxënësit “pushtojnë” pedonalen e Bulqizës me veshje tradicionale dhe flamurin kombëtar

    Video/ Festat 28-29 Nëntorit, nxënësit “pushtojnë” pedonalen e Bulqizës me veshje tradicionale dhe flamurin kombëtar

    Edhe pse koha nuk ishte e përshtatshme, nxënësit e të gjitha shkollave kanë pushtuar pedonalen e Bulqizës me veshjet tradicionale dhe me flamuj kombëtar.

    Ndryshe nga herët e tjera për herë të parë sheshi i pedonales u mbush nga banorët e zonës, të cilët ishin të gjitha moshat, ku ndoqën aktivitetin e përgatitur nga Bashkia Bulqizës në bashkëpunim me  shkollat, ku nxënësit përfaruan me këngë, valle e recitime.
    Kryetarja e Bashkisë Bulqizë,Festime Mjeshtri, shprehu një falenderim të veçantë për të rinjtë të cilët po i japin jetë qytetit.

    Top Channel

  • Protestat e PD, Kalaja: Gjysma e këshilltarëve s’vijnë fare. Disa rrinin pinin kafe kur…

    Protestat e PD, Kalaja: Gjysma e këshilltarëve s’vijnë fare. Disa rrinin pinin kafe kur…

    Adriana Kalaja, e ftuar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, komentoi mungesën e disa figurave drejtuese të Partisë Demokratike në protestën e fundit, duke vënë në fokus qëndrimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe, veçanërisht, të Ilir Alimehmetit.
    Kalaja u shpreh se pas 11 majit, është e rëndësishme që zëri i demokratëve të dëgjohet, duke theksuar se heshtja brenda partisë është po aq e dëmshme sa humbja. Sipas saj, çdo kritikë apo ngritje shqetësimi nga anëtarësia duhet respektuar, edhe kur tejkalon kufijtë.
    “Unë zgjedh një demokrat që ngre zërin sesa një që hesht, sepse ai bëhet palë me humbjen. Kush e do Sali Berishën dhe PD-në duhet të flasë, të ngrejë shqetësimet”, deklaroi Kalaja në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN.
    Ajo kritikoi drejtues të strukturave të PD-së që nuk kanë marrë pjesë në protestë, duke nënvizuar se një pjesë e mirë e Këshillit Kombëtar ka munguar.
    “Ai që ka një detyrë në Këshillin Kombëtar dhe nuk vjen në protestë, të hapë krahun. Për çfarë na duhen ata njerëz kur gjysma e këshillit s’na del në protestë? Disa rrinin pinin kafe kur ne protestonim te Bashkia”, tha ajo në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN.
    Në lidhje me deklaratën e Ilir Alimehmetit për listat fiktive të anëtarësisë, Kalaja rikujtoi se Alimehmeti ka qenë pjesë e strukturave drejtuese dhe duhej të kishte folur më herët, para zhvillimit të primareve. Megjithatë, ajo shprehu vlerësim për rezultatin e tij në zgjedhjet e 11 majit, ku ishte një ndër kandidatët me më shumë vota preferenciale.
    “Ilir Alimehmetit i kanë rënë në hak. Ka pasur shumë më shumë vota dhe këtë duhet ta themi. Por nuk jam dakord që flet tani. Duhej të ishte ngritur para primareve, siç u ngrita unë në Këshillin Kombëtar”, u shpreh Kalaja në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN.
    Kalaja shtoi se vetë është përballur me presione të brendshme pas kritikave të saj për ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara më 24 korrik 2024.

  • Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…

    Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…

    foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit për vitin 2026 vë theksin tek menaxhimi dhe reduktimi i zhurmave në zonat urbane.
    Në mjediset urbane të vendit, zhurma është identifikuar prej vitesh si një nga faktorët më shqetësues të cilësisë së jetës, sidomos për shkak të trafikut, aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimit të shpejtë urban. Raportimet e viteve të fundit tregojnë se disa zona të qyteteve kryesore regjistrojnë nivele të zhurmës mbi kufijtë e lejuar, duke e bërë monitorimin dhe ndërhyrjen të domosdoshme.
    Autoritetet përgjegjëse kanë prezantuar dokumentin e përditësuar të Planit Kombëtar të Veprimit për Menaxhimin e Zhurmës Mjedisore, një instrument strategjik që synon forcimin e kontrollit akustik në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe legjislacionin vendas.
    Plani parashikon ndërmarrjen e masave ligjore, administrative dhe organizative për të siguruar respektimin e niveleve të lejuara të zhurmës dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
    Ai bazohet në Ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, duke përcaktuar mënyrat e parandalimit, reduktimit dhe minimizimit të efekteve të dëmshme nga ekspozimi ndaj zhurmës.
    Në programin e monitorimit për vitin 2026 përfshihet matja e treguesve akustikë LaeqT për ditën dhe natën, me një frekuencë matjesh çdo 14 ditë në mënyrë 24-orëshe, të realizuara sipas kushteve të përcaktuara meteorologjike dhe standardeve teknike CEI 29-10 dhe EN 60804/1994.
    Aktualisht, rrjeti kombëtar i monitorimit përbëhet nga 67 stacione të planifikuara, prej të cilave 43 janë aktive në 11 qendra urbane, duke siguruar të dhëna të detajuara për vlerësimin e situatës së zhurmës në vend.
    Vendosja e këtij plani në agjendën e vitit 2026 konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me praktikat europiane dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Për publikimin në Web, rekomandohet përdorimi i një sfondi informues me elemente të hartave akustike dhe grafikëve të nivelit të zhurmës, për të pasqyruar vizualisht fokusin e këtij procesi./Monitor

  • “ELI” sjell magjinë e teatrit për fëmijët e Bujanocit

    “ELI” sjell magjinë e teatrit për fëmijët e Bujanocit

    Shfaqja për fëmijë “ELI” u prezantua në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, duke krijuar një atmosferë plot ngjyra, energji dhe emocione të paharrueshme për dhjetëra fëmijë që mbushën sallën.Sipas njoftimit të Enkel Rexhepit, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Luginës, performanca u prit me entuziazëm dhe duartrokitje nga të vegjlit, ndërsa historia e ngrohtë e shfaqjes e transformoi skenën në një hapësirë magjike dhe plot jetë.Shfaqja u zhvillua në kuadër të programit kulturor “NëntorLuginë”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.“Pjesëmarrja e madhe është dëshmi e qartë se arti dhe kultura mbeten të mirëpritur dhe të domosdoshëm për komunitetin e Luginës së Preshevës”, theksoi Rexhepi.

  • Instituti Kombëtar i Tumoreve/ Ministrja Sala takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit

    Instituti Kombëtar i Tumoreve/ Ministrja Sala takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një takim me presidentin e Aleancës Kundër Kancerit, Ruggero De Maria.
    Takimi u njoftua nga vetë ministrja në një postim në X, ku njofton se në fokus të takimit ishte përpjekja e Shqipërisë për të përmirësuar më tej trajtimin dhe kujdesin e sëmundjeve tumorale.
    Më tej, ministrja bëri me dije se është planifikuar krijimi i rrjetit kombëtar onkologjik si dhe mngritja e institutit kombëtar të tumoreve.
    “Takim i shkëlqyer me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria. Diskutimi ynë u fokusua te përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë:
    Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik;
    Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve;
    Standardizimin e protokolleve të trajtimit;
    Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative.
    Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë ????????, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient”, shkruan ministrja.

  • Spiropali uron për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, thelb i identitetit tonë kombëtar

    Spiropali uron për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, thelb i identitetit tonë kombëtar

    Në një postim në Facebook, Elisa Spiropali, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke ndarë një video me mesazhe emocionale. 

    Sipas Spiropalit, gjuha shqipe është “thelb i identitetit kombëtar” dhe vlerësohet si lidhje e gjallë mes brezave, vend vendit ku shqiptarët. 

    “Gëzuar Ditën e Alfabetit me këtë video emocionuese, dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e ndryshim”, shkruan ajo. 

     

  • Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

    Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

    Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në ceremoni morën pjesë Z. Ahmet Çalik, Kryetari i Bordit të Çalik Holding, aksionarit të vetëm të BKT dhe drejtues të tjerë, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës.

    Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetër moment kyç në konsolidimin e saj ishte investimi i Çalık Holding, i cili në vitin 2006 bleu 60% të aksioneve të BKT-së për tu bërë aksionari i saj i vetëm në vitin 2009, duke vendosur themelet për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin që e kanë pozicionuar BKT-në sot si lider të sistemit financiar shqiptar.
    Në hapje të mbrëmjes u mbajtën fjalime përshëndetëse ku ai i mirëseardhjes për gjithë të ftuarit ishte nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil i cili tha se ndihet krenar për institucionin që ai drejton, banka më e madhe në vend që prej vitit 2014, një bankë e klasit botëror. Ai përmendi disa nga nismat e ndërmarra me rastin e këtij jubileu ku më e rëndësishmja është ajo e restaurimit dhe rinovimit të katër godinave historike të Bankës në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Këto ndërtesa të ndërtuara në vitet ’20 shtoi ai janë një dëshmi e vizionit të themeluesve të bankës që e menduan bankën që do të ishte këtu për shumë vite dhe i ndërtuan të tilla që rezistuan 100 vjet dhe do të jenë këtu edhe për qindra vite të tjerë.
    Mehmet Usta, Kryetar i Bordit të BKT u shpreh se “Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequr jetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit. Por mbi të gjitha, ajo është shembulli më i fortë i asaj se çfarë mund të arrijë një institucion kur arsyeja, puna dhe besimi bashkohen. “Sot BKT – tha ia – po ndërton një të ardhme të re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin digjital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet. Sot, mbi bazën e besimit të trashëguar nga e kaluara dhe përpjekjeve të përbashkëta, po vendosim themelet e një shekulli të ri dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhmen e Shqipërisë me të njëjtën vendosmëri.” Në fund të fjalës së tij ai falenderoi drejtuesit, punonjësit, klientët dhe partnerët e bankës për kontributin e tyre.
    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vuri në dukje rolin historik të institucionit që ai drejton dhe rrënjët e përbashkëta me BKT që prej vitit 1925. Ai u shpreh se: – “Një nga kontributet më të vlerësuara të BKT-së është edhe puna e saj në përfshirjen financiare: zgjerimi i aksesit në shërbime, besueshmëria në komunitet dhe edukimi i klientëve për përdorimin e instrumenteve bankare moderne. BKT-ja është gjithashtu një motor i rëndësishëm i inovacionit, me investime të mëdha në digjitalizim, në produkte moderne të pagesave dhe në shërbime bankare që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në financë. Në shumë aspekte, banka ka qenë një ndër promotorët e tranzicionit të vendit drejt një ekonomie gjithnjë e më moderne dhe të orientuar drejt teknologjisë.
    Programi artistik i mbrëmjes u konceptua si një udhëtim pa kohë mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Performuesit e mbrëmjes ishin sopranoja Marigona Qerkezi një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare operistike, baritoni i mirënjohur me famë botërore Gëzim Myshketa dhe violinisti virtuoz i njohur botërisht Olen Cesari të cilët performuan së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e maestros së mirënjohur Sergio Alapont. i njohur për interpretimet e tij të rafinuara dhe energjinë artistike që i jep jetë çdo performance. Ata sollën një program të përzgjedhur që ndërthurte mjeshtërisht traditën dhe modernen, me vepra nga kompozitorët shqiptarë Avni Mula, Pjetër Gaci, pjesë të njohura nga veprat e fuqishme operistike Tosca, Carmen dhe Maria Stuarda si edhe performanca elektrizuese në violinë nga muzika e filmit “Gladiatori” dhe “Tango Argjentine”. Udhëtimi në kohë u soll në skenë gjithashtu përmes një kolazhi vallesh tradicionale nga Ansambli Popullor dhe baleti kontemporan “Viceversa” nga balerinët e trupës së baletit të TKOBAP, me koreografi të Julind Dervishit si edhe një monolog nga artisti Indri Shiroka. Vizioni drejt së ardhmes u reflektua nëpërmjet një performance të balerinit të ri të talentuar Ergi Imeraj me koreografi të Donald Martinit. Të gjitha performancat u shoqëruan nga projeksione 360° që ofruan një përvojë të jashtëzakonshme shumë dimensionale për të ftuarit.
    Në kuadër të këtij përvjetori, BKT përgjatë vitit 2025 ka përfunduar restaurimin e katër degëve të saj historike duke ruajtur identitetin e tyre arkitekturor, në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, një nismë shumë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke marrë parasysh që tre nga këto ndërtesa janë të shpallura monument kulture. Për më tepër është vijuar njëkohësisht edhe me transformimin e gjerë të rrjetit të degëve të BKT-së me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të përvojës së klientit, ku tashmë më shumë se gjysma e tyrë operojnë me një model të ri të avancuar operacional dhe hapësira moderne. Në vijim të aktiviteteve të 100-vjetorit, BKT ka mbjellë gjithashtu 100 pemë rrapi në qytetet ku ndodhen degët historike, si simbol i vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së bankës me komunitetin.
    BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë Elektronike BKT Pay.
    Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Vlerësime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci të mirënjohura vlerësimi të kreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank.  Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

    Top Channel

  • Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin, festë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

    Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin, festë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

    Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

    Ceremonia mblodhi drejtues të aksionarit të vetëm Çalik Holding, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës.
    Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë.
    Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetër moment kyç në konsolidimin e saj ishte investimi i Çalık Holding, i cili në vitin 2006 bleu 60% të aksioneve të BKT-së për tu bërë aksionari i saj i vetëm në vitin 2009, duke vendosur themelet për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin që e kanë pozicionuar BKT-në sot si lider të sistemit financiar shqiptar.
    Në hapje të mbrëmjes u mbajtën fjalime përshëndetëse ku ai i mirëseardhjes për gjithë të ftuarit ishte nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil i cili tha se ndihet krenar për institucionin që ai drejton, banka më e madhe në vend që prej vitit 2014, një bankë e klasit botëror.
    Ai përmendi disa nga nismat e ndërmarra me rastin e këtij jubileu ku më e rëndësishmja është ajo e restaurimit dhe rinovimit të katër godinave historike të Bankës në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Këto ndërtesa të ndërtuara në vitet ’20 shtoi ai janë një dëshmi e vizionit të themeluesve të bankës që e menduan bankën që do të ishte këtu për shumë vite dhe i ndërtuan të tilla që rezistuan 100 vjet dhe do të jenë këtu edhe për qindra vite të tjerë.

    Mehmet Usta, Kryetar i Bordit të BKT u shpreh se “Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequr jetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit. Por mbi të gjitha, ajo është shembulli më i fortë i asaj se çfarë mund të arrijë një institucion kur arsyeja, puna dhe besimi bashkohen. “Sot BKT – tha ia – po ndërton një të ardhme të re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin digjital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet. Sot, mbi bazën e besimit të trashëguar nga e kaluara dhe përpjekjeve të përbashkëta, po vendosim themelet e një shekulli të ri dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhmen e Shqipërisë me të njëjtën vendosmëri.” Në fund të fjalës së tij ai falenderoi drejtuesit, punonjësit, klientët dhe partnerët e bankës për kontributin e tyre.

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vuri në dukje rolin historik të institucionit që ai drejton dhe rrënjët e përbashkëta me BKT që prej vitit 1925. Ai u shpreh se: – “Një nga kontributet më të vlerësuara të BKT-së është edhe puna e saj në përfshirjen financiare: zgjerimi i aksesit në shërbime, besueshmëria në komunitet dhe edukimi i klientëve për përdorimin e instrumenteve bankare moderne.
    BKT-ja është gjithashtu një motor i rëndësishëm i inovacionit, me investime të mëdha në digjitalizim, në produkte moderne të pagesave dhe në shërbime bankare që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në financë. Në shumë aspekte, banka ka qenë një ndër promotorët e tranzicionit të vendit drejt një ekonomie gjithnjë e më moderne dhe të orientuar drejt teknologjisë.
    Programi artistik i mbrëmjes u konceptua si një udhëtim pa kohë mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Performuesit e mbrëmjes ishin sopranoja Marigona Qerkezi një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare operistike, baritoni i mirënjohur me famë botërore Gëzim Myshketa dhe violinisti virtuoz i njohur botërisht Olen Cesari të cilët performuan së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e maestros së mirënjohur Sergio Alapont. i njohur për interpretimet e tij të rafinuara dhe energjinë artistike që i jep jetë çdo performance.
    Ata sollën një program të përzgjedhur që ndërthurte mjeshtërisht traditën dhe modernen, me vepra nga kompozitorët shqiptarë Avni Mula, Pjetër Gaci, pjesë të njohura nga veprat e fuqishme operistike Tosca, Carmen dhe Maria Stuarda si edhe performanca elektrizuese në violinë nga muzika e filmit “Gladiatori” dhe “Tango Argjentine”. Udhëtimi në kohë u soll në skenë gjithashtu përmes një kolazhi vallesh tradicionale nga Ansambli Popullor dhe baleti kontemporan “Viceversa” nga balerinët e trupës së baletit të TKOBAP, me koreografi të Julind Dervishit si edhe një monolog nga artisti Indri Shiroka. Vizioni drejt së ardhmes u reflektua nëpërmjet një performance të balerinit të ri të talentuar Ergi Imeraj me koreografi të Donald Martinit. Të gjitha performancat u shoqëruan nga projeksione 360° që ofruan një përvojë të jashtëzakonshme shumë dimensionale për të ftuarit.
    Në kuadër të këtij përvjetori, BKT përgjatë vitit 2025 ka përfunduar restaurimin e katër degëve të saj historike duke ruajtur identitetin e tyre arkitekturor, në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, një nismë shumë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke marrë parasysh që tre nga këto ndërtesa janë të shpallura monument kulture. Për më tepër është vijuar njëkohësisht edhe me transformimin e gjerë të rrjetit të degëve të BKT-së me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të përvojës së klientit, ku tashmë më shumë se gjysma e tyrë operojnë me një model të ri të avancuar operacional dhe hapësira moderne. Në vijim të aktiviteteve të 100-vjetorit, BKT ka mbjellë gjithashtu 100 pemë rrapi në qytetet ku ndodhen degët historike, si simbol i vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së bankës me komunitetin.
    BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë Elektronike BKT Pay.
    Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Vlerësime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci të mirënjohura vlerësimi të kreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank.  Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

    Top Channel

  • “Det i thellë blu” premierë këtë nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar, një dramë mbi dashurinë dhe humbjen

    “Det i thellë blu” premierë këtë nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar, një dramë mbi dashurinë dhe humbjen

    Nga Julia Vrapi
    “Det i thellë blu” këtë nëntor premierë në skenën teatrore. Vepra e autorit  Terence Rattigan vjen në skenë premierë me regji nga Rovena Lule. Një dramë  mbi dashurinë dhe humbjen, që sjell në skenë aktorë të njohur të teatrit. Shfaqja teatrore këtë nëntor është për tre mbrëmje me radhë në skenë për publikun, ndërsa është në vijim të premierave këtë sezon artistik që po vijon me shfaqje në skenë. Ester, gruaja e një gjyqtari të respektuar, braktis gjithçka për dashurinë e një piloti të ri. Por pasioni i saj kthehet në dëshpërim dhe e çon drejt një përplasjeje mes jetës, dashurisë dhe vetvetes. “Det i thellë blu” është një nga veprat më të fuqishme të dramaturgut britanik Terence Rattigan, një histori emocionale që zhytet në thellësitë e shpirtit njerëzor. Në skenën tonë teatrore vepra “Det i thellë blu” një dramë rrënqethëse mbi dashurinë dhe humbjen, vjen me regji nga Rovena Lule, që është dhe një nga zërat më të veçantë të regjisë bashkëkohore shqiptare.
    Në jetën artistike Rovena Lule Kukën e kemi parë edhe me role të ndryshme si aktore, ndërsa këtë herë në teatër nën drejtimin e saj si regjisore aktorët do të interpretojnë në “Det i thellë blu”. Në dramën që shënon premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te salla “ArTurbina” në Tiranë janë aktorët Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu. “Mos e humbisni këtë dramë që të mban pezull mes pasionit dhe dhimbjes”, thuhet nga teatri për këtë dramë që do të jetë në skenën për publikun në mbrëmjet e datave 28, 29 dhe 30 nëntor.
    Përkthyes i veprës Durim Taçi, kostumografe Berina kokona, skenografia Genc Shkodrani dhe muzika në shfaqje nga kompozitori Endri Sina. Terence Rattigan është një nga emrat e rëndësishëm të dramaturgjisë britanike. I njohur për mjeshtërinë e tij në krijimin e dramave psikologjike, të provokuara nga konfliktet e brendshme dhe emocionet e pathëna, Rattigan ndërtoi një stil unik, që vazhdon të ndikojë teatrin kontemporan në mbarë botën. Ndër dramat e tij më të njohura përmendim: The Deep Blue Sea; The Winslow Boy; Separate Tables; The Browning Version; After the Dance.
     Premierat në sezonin artistik të teatrit
    Sezoni i ri artistik sjell në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqje të ndryshme. Drama dhe komedi janë në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar , ku në vijim të shfaqjeve teatrore që janë produksion i këtij institucioni do të jetë edhe shfaqja “Det i thellë blu”. Këtë sezon në skenën e  Teatrit Kombëtar janë në program dhe vepra të Shekspirit. Komedia “Si ta doni” e Shekspirit me regji nga Jonh Blondell ishte premiera e parë këtë sezon artistik në skenën e teatrit. Sezoni i ri artistik do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTuribna” në Tiranë edhe një dramë mbi tragjedinë naziste. “Drejtësi në Nuremberg” shkruar nga Abby Mann është një dramë mbi tragjedinë naziste dhe përgjegjësinë morale të individit, që do të jetë premierë dhe si pjesë e sezonit të ri artistik 2025-2026 të Teatrit Kombëtar.
     

  • Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” mbahet në Prishtinë

    Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” mbahet në Prishtinë

    Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” që këtë vit nis nga 22 deri më 27 nëntor, mbahet në Prishtinë dhe bënë bashkë teatrot më të rëndësishme shqiptare.

    Shfaqjet që vijnë në kuadër të festivalit këtë vit janë nga: Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar- Tiranë, Teatri i Qytetit Preshevë, Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë, Teatri “A.Z Çajupi” Korçë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri i Qytetit Gostivar, Teatri i Qytetit Tetovë dhe Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren.

    Mbrëmjet e festivalit mbahen në dy skena, Amfiteatri dhe Salla e Kuqe, çdo ditë prej orës 19:00 dhe 20:30.

    Programi zyrtar është publik në faqet zyrtare të festivalit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    53 VJET NGA KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE