Tag: kombëtar

  • “Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish

    “Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish

    Qindra mbështetës të qeverisë Maduro demonstruan sot në rrugët e Karakasit, duke hedhur poshtë kërcënimet e Uashingtonit përpara takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi Venezuelën.

    Presidenti venezuelian Nicolas Maduro theksoi të hënën, gjatë një tubimi publik ku morën pjesë mijëra mbështetës të tij në Karakas, se vendi latino-amerikan nuk dëshiron “paqen e skllevërve”, duke shtuar se vendosja e aseteve ushtarake amerikane gjatë 22 javëve të fundit e ka vënë atë në një “sprovë”.
    “Ne duam paqe, por paqe me sovranitet kombëtar, barazi, liri! Ne nuk duam paqen e skllevërve, as paqen e kolonive!”, theksoi Maduro, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për të diskutuar Venezuelën.

    📌El presidente de #Venezuela, Nicolás Maduro, expresó que el ataque psicológico por parte de los Estados Unidos jamás nos puede sacar del camino de construir la patria potencia. pic.twitter.com/CvWp2By4Gf
    — teleSUR TV (@teleSURtv) December 1, 2025

    “Kemi vuajtur 22 javë agresioni që mund të përshkruhet si terrorizëm psikologjik, 22 javë që na vunë në provë. Populli venezuelian ka demonstruar dashurinë e tij për atdheun”, tha Presidenti Maduro.
    “Maduro, mik, populli është me ty”, “jo, ne nuk duam të jemi një koloni e Amerikës së Veriut”, ishin parullat që brohoritën protestuesit.
    Me qëllimin e deklaruar për të luftuar kartelet e trafikimit të drogës, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një forcë ushtarake në Karaibe për muaj të tërë, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen më të madhe dhe më të përparuar në botë, USS Gerald R. Ford.
    Të dielën, Donald Trump konfirmoi se foli në telefon javën e kaluar me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili beson se Uashingtoni po përdor goditjen ndaj trafikimit të drogës si pretekst “për të imponuar ndryshimin e regjimit” në Venezuelë dhe për të sekuestruar rezervat e mëdha të naftës në vend.
    “Ne jemi një vend i lirë, nuk duam luftë, duam paqe!”, tha Narciso Torrealba, 68 vjeç, për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).
    “Ne jemi të gatshëm për dialog me këdo që duhet të flasim, por nuk do të heqim dorë kurrë nga sovraniteti ynë kombëtar, nuk do ta shesim kurrë atdheun tonë”, tha Cirilo Cazorla, 54 vjeç.
    Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge. Më shumë se 20 anije janë shkatërruar deri më sot, me të paktën 83 persona të vrarë. Këto kanë qenë “vrasje jashtëligjshme”, sipas OKB-së.
    Të shtunën, Trump deklaroi se e konsideronte hapësirën ajrore të Venezuelës “të mbyllur”, një mesazh që çoi në anulimin e fluturimeve nga të paktën gjashtë linja ajrore. Në shenjë hakmarrjeje, Maduro revokoi licencat e operimit të këtyre linjave ajrore në vend.
    “Ne po luftojmë për mbrojtjen e vendit tonë, mbrojtjen e sovranitetit tonë kombëtar, mbrojtjen e burimeve tona”, tha zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë demonstratës.
    “Pavarësisht kërcënimeve të tyre, strategjive të tyre idiote të luftës psikologjike, gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre, ne do të vazhdojmë luftën në rrugë për të mbrojtur atdheun”, tha presidenti i Dhomës, Jorge Rodriguez.

    Top Channel

  • “S’ka grupe armiqësore”, Hoxha për takimin e Salianjit: Jemi në kushtet e mos-mbledhjes së organeve të PD

    “S’ka grupe armiqësore”, Hoxha për takimin e Salianjit: Jemi në kushtet e mos-mbledhjes së organeve të PD

    Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se lëvizjet e brendshme në PD, përfshirë takimet e Ervin Salianjit me demokratët nëpër qytete, janë një zhvillim i natyrshëm dhe jo shenjë përçarjeje. Sipas tij, “nuk ka grupe armiqësore në PD”, por vetëm demokratë që kërkojnë të sjellin energji të reja në kushtet kur organet drejtuese nuk janë mbledhur prej muajsh.
    Hoxha theksoi se PD prej shtatë muajsh nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar, gjë që ka krijuar boshllëk institucional dhe ka lejuar që debatet të zhvillohen në kafene, në takime spontane dhe në forma alternative. “Nuk është keq të takohesh, të diskutosh, të kesh propozime. Keq është të mos mblidhen strukturat zyrtare,” u shpreh ai.
    Nga ana tjetër, Hoxha mbrojti të drejtën e çdo demokrati për iniciativë, duke përfshirë turin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe takimet e Salianjit. Ai i quajti këto nisma pozitive për ngrohjen e partisë, për sa kohë nuk shndërrohen në mite apo grupime me pretendime të rreme për ndikim politik.
    Duke folur për zgjedhjet dhe situatën e përgjithshme në vend, Hoxha nënvizoi se problemi kryesor nuk qëndron tek opozita, por tek mënyra si qeveria përdor administratën dhe pushtetin publik, çka, sipas tij, është konfirmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Ndërkohë, ai kërkoi që PD të nisë urgjentisht analizën, të ringrejë strukturat dhe të rifitojë besimin e qytetarëve përballë një qeverie që e cilësoi “të fundosur nga aferat korruptive”.
    Hoxha tha, ndër të tjera, se mbledhja e Këshillit Kombëtar nuk e zgjidh e vetme krizën, por “hap lojën” drejt normalizimit të brendshëm dhe rritjes së performancës politike të PD-së, ndërsa opozita duhet të ruajë unitetin dhe të jetë e gatshme të përmbushë detyrën e saj përballë qeverisë Rama.

  • “Strukturat nuk po mblidhen, kërkojmë që…”/ Takimi që “trazoi” PD-në, Alimehmeti zbulon prapaskenat

    “Strukturat nuk po mblidhen, kërkojmë që…”/ Takimi që “trazoi” PD-në, Alimehmeti zbulon prapaskenat

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një studio televizive, ka sqaruar takimin e shumëdiskutuar të disa prej eksponentëve demokratë, të cilët në primare dhe listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit rezultuan ndër më të votuarit. Sipas tij, ky takim nuk ka qenë një lëvizje jashtë strukturave, por një përpjekje për të ngritur një zë që prej muajsh nuk po dëgjohet në forcat drejtuese të PD-së.
    Alimehmeti shpjegoi se PD historikisht ka funksionuar mbi bazën e diskutimeve me njerëzit dhe që në themel të saj janë fjala dhe vota. Ai theksoi se përfaqësuesit që kanë marrë besimin e qytetarëve kanë përgjegjësi t’i çojnë zërat e tyre më lart, por për shkak të formulimeve të reja të kodit zgjedhor, shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësinë të përfaqësohen në Parlament.
    “Fjala e tyre megjithatë përfaqëson shumë njerëz. Në këtë aspekt ajo duhej dëgjuar. Tashmë, 6 muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, kjo nuk ka ndodhur,” u shpreh ai. Sipas Alimehmetit, në terren komunikimi me demokratët dhe me ata që kanë kandiduar ka nxjerrë të njëjtën situatë: mungesë forumi, mungesë reflektimi dhe mungesë hapësire institucionale për të diskutuar.
    Duke komentuar diskutimet mbi vendin e takimit, ai u shpreh se në kulturën shqiptare shumë punë bëhen në kafe dhe se kjo nuk duhet të jetë çështja kryesore. “Duket sikur të flasësh është gabim. Është e drejtë që njerëzit që janë pjesë e kësaj tavoline të sqarojnë çfarë ka ndodhur; pastaj aludimet janë të drejta e kujtdo,” tha ai.
    Një kritikë e fortë e Alimehmetit iu drejtua mënyrës se si po funksionon aktualisht PD-ja, duke theksuar se strukturat nuk po mblidhen. Sipas tij, Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur prej 9 muajsh, ndonëse ka pasur ngjarje madhore politike që kërkonin diskutim dhe vendimmarrje të qartë.
    “Kanë ndodhur zgjedhjet e 11 majit, të denoncuara nga të gjithë. Ka ndodhur rasti ‘Balluku’, një skandal i madh që Këshilli Kombëtar duhej ta diskutonte. Kanë ndodhur protestat. I mbështesim protestat, por duhet të jenë të fuqishme. Po të ishte mbledhur Këshilli Kombëtar, do të ishte kërkuar reagim më i fortë dhe mobilizim më i madh,” u shpreh Alimehmeti.
    Ai shtoi se grupi prej 15 personash që u takua synon vetëm të çojë përpara idetë që demokratët në bazë kërkojnë të dëgjohen. Sipas tij, terreni brenda PD-së ka qenë “i uritur për dialog”, gjë që shpjegon edhe reagimin e madh ndaj këtij takimi.
    “Ne e dimë çfarë folëm. Jemi 15 vetë, të gjithë të pavarur. PD ka fjalën e lirë. Po të shihni çfarë themi ne dhe titujt që na vendosin, janë të kundërta,” përfundoi Alimehmeti, duke nënvizuar se e vetmja kërkesë e tyre është respektimi i strukturave të partisë. Ai theksoi se nuk ka një grupim të ri në PD, ndërsa shtoi se po kërkohen mënyra si të vitalizohet partia që të jetë alternativë qeverisëse.

  • Alimehmeti: Prej 9 muajsh nuk mblidhet Këshilli Kombëtar! PD duhet të zhvillojë zgjedhje transparente, riorganizim deri tek kryetari

    Alimehmeti: Prej 9 muajsh nuk mblidhet Këshilli Kombëtar! PD duhet të zhvillojë zgjedhje transparente, riorganizim deri tek kryetari

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në Report Tv foli për takimin e tij me Ervin Salianjin dhe më të votuarit në parti. Alimehmeti thotë se ky takim vjen pasi organet e PD-së nuk mblidhen për të diskutuar dhe kritikon se prej 9 muajsh nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar. 
    Në pranverë, Alimehmeti thotë se do të zhvillohen zgjedhje brenda PD pasi mbarojnë mandatet. Ai thotë se është e rëndësishme që PD të organizojë zgjedhje transparente sepse vetëm kështu mund të marrë mbështetje nga qytetarët. Për Alimehmetin e Rëndësishme është që të riorganizohet partia në çdo nivel, deri tek kryetari. 
    “Këshilli Kombëtar nuk thirret, u bë 9 muaj që nuk thirret. S’jemi thirrur në rrugë institucionale. Rruga institucionale nis nga lart poshtë, ne kishim sisa kërkesa e propozime që do çohen në kryesinë e PD në mbledhjen e parë që ajo do të bëjë.  Nevojitet riorganizim i plotë, dhe për këtë ju e dini që gjatë muajve në vijim ne kemi mbarimin e të gjithë mandateve tona, në pranverë. Do ketë zgjedhje brenda në parti, këtu kërkojmë një garë të hapur e të drejtë, që të garohet për çdo pozicion të mundshëm nga fillimi deri në fund, nga i pari tek i fundit, në çdo lloj niveli të hierarkisë partiake. Ka dyshime të mëdha që kjo arrihet dhe nuk funksionon siç duhet, i kemi diskutuar në media, keni parë procesin e primareve, diskutimet që janë bërë aty brenda, por është e nevojshme që PD të japë shembull që organizohen zgjedhje transparente brenda vetes, sepse ashtu njerëzit më pas të të besojnë, e të mbështesin në numra të tillë që të jesh alternativë qeverisje. E rëndësishme të kthehet ndershmëria në garat e brendshme, nëse nuk kthehet, ajo e keqja të gjëmon me vite dhe vetëm trashet e zmadhohet dhe kthehet në problem të pagëlltishëm. Pastaj kthehemi në një situatë si kjo, të kesh një qeveri të kalbur e të korruptuar dhe të mos kesh hapësira për të bërë reagime të forta opozita. Kjo vjen si rrjedhojë e këtyre lloj zgjedhjeve jo transparente, jo aty ku ka dashur votuesi dhe kur njeriu e kupton që votimi s’ka vlerë, se pastaj rregullohet nga disa mjeshtra lart, ftohet, zbehet, largohet nuk të mbështet me. Dua që PD të garojë e fortë përballë PS dhe të kthehet në garë fitues dhe jo të diskutojmë vetëm analizë humbje. Mund të bëjmë dhe analizë fitoreje, ka zona që janë fituar në zgjedhjet e 11 majit. Do kjo edhe një analizë, do të kuptohet se çfarë u arrit këtu. Po nuk i ftove këta njerëz në grup pune, për të kuptuar se si kjo u arrit, atëherë nuk e bën dot”, tha Alimehmeti. 
     

  • “PD, duhet riorganizim deri tek kryetari”/ Alimehmeti kritika Berishës: Prej 9 muajsh nuk mblidhet Këshilli Kombëtar

    “PD, duhet riorganizim deri tek kryetari”/ Alimehmeti kritika Berishës: Prej 9 muajsh nuk mblidhet Këshilli Kombëtar

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në një studio televizive foli për takimin e tij me Ervin Salianjin dhe më të votuarit në parti. Alimehmeti thotë se ky takim vjen pasi organet e PD-së nuk mblidhen për të diskutuar dhe kritikon se prej 9 muajsh nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar.
    Në pranverë, Alimehmeti thotë se do të zhvillohen zgjedhje brenda PD pasi mbarojnë mandatet. Ai thotë se është e rëndësishme që PD të organizojë zgjedhje transparente sepse vetëm kështu mund të marrë mbështetje nga qytetarët. Për Alimehmetin e Rëndësishme është që të riorganizohet partia në çdo nivel, deri tek kryetari.
    “Këshilli Kombëtar nuk thirret, u bë 9 muaj që nuk thirret. S’jemi thirrur në rrugë institucionale. Rruga institucionale nis nga lart poshtë, ne kishim sisa kërkesa e propozime që do çohen në kryesinë e PD në mbledhjen e parë që ajo do të bëjë. Nevojitet riorganizim i plotë, dhe për këtë ju e dini që gjatë muajve në vijim ne kemi mbarimin e të gjithë mandateve tona, në pranverë. Do ketë zgjedhje brenda në parti, këtu kërkojmë një garë të hapur e të drejtë, që të garohet për çdo pozicion të mundshëm nga fillimi deri në fund, nga i pari tek i fundit, në çdo lloj niveli të hierarkisë partiake. Ka dyshime të mëdha që kjo arrihet dhe nuk funksionon siç duhet, i kemi diskutuar në media, keni parë procesin e primareve, diskutimet që janë bërë aty brenda, por është e nevojshme që PD të japë shembull që organizohen zgjedhje transparente brenda vetes, sepse ashtu njerëzit më pas të të besojnë, e të mbështesin në numra të tillë që të jesh alternativë qeverisje.
    E rëndësishme të kthehet ndershmëria në garat e brendshme, nëse nuk kthehet, ajo e keqja të gjëmon me vite dhe vetëm trashet e zmadhohet dhe kthehet në problem të pagëlltishëm. Pastaj kthehemi në një situatë si kjo, të kesh një qeveri të kalbur e të korruptuar dhe të mos kesh hapësira për të bërë reagime të forta opozita. Kjo vjen si rrjedhojë e këtyre lloj zgjedhjeve jo transparente, jo aty ku ka dashur votuesi dhe kur njeriu e kupton që votimi s’ka vlerë, se pastaj rregullohet nga disa mjeshtra lart, ftohet, zbehet, largohet nuk të mbështet me. Dua që PD të garojë e fortë përballë PS dhe të kthehet në garë fitues dhe jo të diskutojmë vetëm analizë humbje. Mund të bëjmë dhe analizë fitoreje, ka zona që janë fituar në zgjedhjet e 11 majit. Do kjo edhe një analizë, do të kuptohet se çfarë u arrit këtu. Po nuk i ftove këta njerëz në grup pune, për të kuptuar se si kjo u arrit, atëherë nuk e bën dot”, tha Alimehmeti.

  • Athina po thahet për ujë, Greqia rrit nivelin e alarmit! Burimet bien me 30%, nëse nuk merren masa…

    Athina po thahet për ujë, Greqia rrit nivelin e alarmit! Burimet bien me 30%, nëse nuk merren masa…

    Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës e ka regjistruar periudhën aktuale hidrologjike si episodin e dytë më të rëndësishëm të thatësirës së dekadave të fundit, pas periudhës 1988–1994.

    Rajoni i Atikës (ku përfshihet edhe kryeqyteti, Athina), po përjeton një periudhë të prurjeve të reduktuara në rezervuarë që po zbrazen vazhdimisht dhe rezervave që po bien në nivele historikisht të ulëta, duke përbërë pamjen më të ashpër që sistemi i furnizimit me ujë të Athinës ka parë në më shumë se tridhjetë vjet.

    Ditë më parë u dha alarm për rënien e nivelit të rezervuarëve, kurse tani paralajmërimi rritet në shkallë rreziku.

    Sipas planit të menaxhimit të përgatitur nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës në emër të EYDAP për periudhën hidrologjike 2025-2026, kriza nuk vjen nga mbikonsumi, por nga mungesa e ujit, informon “Protothema”.

    Shifrat nuk lënë vend për optimizëm pa një plan pasi rezervuarët janë nën 30% të kapacitetit të tyre, Kifissos Beotian ka regjistruar pesë vite radhazi nën mesataren dhe humbjet në rrjet tani tejkalojnë 12%, duke mos arritur të përmbajnë sasi që do të ishin të mjaftueshme në periudha normale.

    Athina nuk është në rrezik të menjëhershëm nga mungesa e ujit. Megjithatë, ajo është në rrezik nëse vazhdon të mos veprojë.

    “Shpallja e Atikës, si dhe e Meganisit në Lefkada, pas Leros dhe Patmos, në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ujit nuk është një veprim simbolik, por një domosdoshmëri që kërkohet si armë për t’u përballur me rezervat e kufizuara të ujit dhe për të marrë masa për projektet e nevojshme të infrastrukturës. Kjo i lejon shtetit, bashkive dhe EYDAP të anashkalojnë procedurat e tenderimit që kërkojnë shumë kohë dhe të vazhdojnë me projektet e furnizimit me ujë me procedura shumë më të shpejta”, shkruan gazeta në fjalë.

    Shpallja e një zone në gjendje emergjence nuk e zgjidh problemin e mungesës së ujit, por vepron si një shumëzues shpejtësie. I mundëson shtetit të parandalojë në vend që të kurojë, me projekte për rezervuarë, tubacione, shpime të reja apo edhe menaxhim të burimeve me procedura të shpejta.

  • SPAK thellon hetimet për Flamur Nokën! Si deputeti u dha banesa të të pastrehëve familjarëve të tij në Sarandë

    SPAK thellon hetimet për Flamur Nokën! Si deputeti u dha banesa të të pastrehëve familjarëve të tij në Sarandë

    Flamur Noka

    TIRANË-Teksa ka kaluar më shumë se një vit nga regjistrimi i procedimit penal, SPAK ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
    Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.
    Prapaskena mëson se SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të gjithë praktikën e shpërndarjes së banesave për të pastrehët gjatë kohës kur Flamur Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave. Gjithashtu, BKH po heton mënyrën dhe rrethanat se si familjarët e Flamur Nokës u bënë pronarë të banesave të të pastrehëve si dhe rolin e Nokës. Sipas burimeve, do të pyeten familjarët përfitues të Nokës, anëtarët e Bordit të EKB-së dhe kryetari i entit në atë kohë.
    Si u emërua Noka në EKB
    Në vitin 2006, 16 vjet pas nisjes së studimeve, Flamur Noka, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i PD-së, shkruan se është specializuar si mjek onkolog pranë QSUT. Por në 31 mars të vitit 2006, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, emëron Flamur Nokën anëtar të Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.

    Në 30 shtator 2009, Sokol Olldashi, në atë kohë ministër i Transporteve, shkarkon Flamur Nokën si anëtar i Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, pasi Noka ishte zgjedhur deputet. 

    Një muaj pasi largohet nga EKB, në 1 nëntor 2009, Flamur Noka përfiton një kredi 50 mijë euro me zero interes si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke blerë një apartament me sipërfaqe 83.7 m2 në ish-Bllok.
    Tre vjet më vonë, Noka, apartamentin që bleu rreth 50 mijë euro në ish Bllok (kati 8, pallat i vjetër) me kredinë si i pastrehë, e shet për 180 mijë euro. Me këto 180 mijë euro, Noka blen 260 m2 apartament dhe garazh te zona e Liqenit, kur në fakt vlera është 4-5 herë më e lartë. 
    Pra deputeti ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin dopio, kushton rreth 1 milionë euro).
    Banesa për familjarët e tij
    Në një listë zyrtare me 73 persona, të cilët kanë përfituar banesa si të pastrehë në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, mes përfituesve rezulton edhe shtetësja Lule Basha, e cila është motra e Flamur Nokës. Lidhja e vetme e zonjës me qytetin e Sarandës duket se është vetëm pozita e vëllait në Enti Kombëtar të Banesave, ent të cilin duket se e ka përdorur për përfitime të paligjshme personale dhe familjare.
    Mes përfituesve të apartamenteve në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, rezultojnë edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, të cilët raportohet se janë vëllezërit e Flamur Nokës. Mes përfituesve të banesave është edhe një shtetase belge, Luçinda Faket, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës. Pikërisht këto fakte të abuzimit me pushtetin për pêrfitime të kundraligjshme personale/familjare po hetohen nga SPAK./Prapaskena

    0 500 1728394785×12 566

    0 500 1728394810×11 807

  • Athina po thahet për ujë/ Greqia rrit nivelin e alarmit

    Athina po thahet për ujë/ Greqia rrit nivelin e alarmit

    Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës e ka regjistruar periudhën aktuale hidrologjike si episodin e dytë më të rëndësishëm të thatësirës së dekadave të fundit, pas periudhës 1988–1994.
    Rajoni i Atikës (ku përfshihet edhe kryeqyteti, Athina), po përjeton një periudhë të prurjeve të reduktuara në rezervuarë që po zbrazen vazhdimisht dhe rezervave që po bien në nivele historikisht të ulëta, duke përbërë pamjen më të ashpër që sistemi i furnizimit me ujë të Athinës ka parë në më shumë se tridhjetë vjet.
    Ditë më parë u dha alarm për rënien e nivelit të rezervuarëve, kurse tani paralajmërimi rritet në shkallë rreziku.
    Sipas planit të menaxhimit të përgatitur nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës në emër të EYDAP për periudhën hidrologjike 2025-2026, kriza nuk vjen nga mbikonsumi, por nga mungesa e ujit, informon “Protothema”.
    Shifrat nuk lënë vend për optimizëm pa një plan pasi rezervuarët janë nën 30% të kapacitetit të tyre, Kifissos Beotian ka regjistruar pesë vite radhazi nën mesataren dhe humbjet në rrjet tani tejkalojnë 12%, duke mos arritur të përmbajnë sasi që do të ishin të mjaftueshme në periudha normale.
    Athina nuk është në rrezik të menjëhershëm nga mungesa e ujit. Megjithatë, ajo është në rrezik nëse vazhdon të mos veprojë.
    “Shpallja e Atikës, si dhe e Meganisit në Lefkada, pas Leros dhe Patmos, në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ujit nuk është një veprim simbolik, por një domosdoshmëri që kërkohet si armë për t’u përballur me rezervat e kufizuara të ujit dhe për të marrë masa për projektet e nevojshme të infrastrukturës. Kjo i lejon shtetit, bashkive dhe EYDAP të anashkalojnë procedurat e tenderimit që kërkojnë shumë kohë dhe të vazhdojnë me projektet e furnizimit me ujë me procedura shumë më të shpejta”, shkruan gazeta në fjalë.
    Shpallja e një zone në gjendje emergjence nuk e zgjidh problemin e mungesës së ujit, por vepron si një shumëzues shpejtësie. I mundëson shtetit të parandalojë në vend që të kurojë, me projekte për rezervuarë, tubacione, shpime të reja apo edhe menaxhim të burimeve me procedura të shpejta.

  • SPAK intensifikon hetimet për Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët në Sarandë

    SPAK intensifikon hetimet për Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët në Sarandë

    Më shumë se një vit nga regjistrimi i procedimit penal, SPAK ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
    Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.
    Prapaskena mëson se SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të gjithë praktikën e shpërndarjes së banesave për të pastrehët gjatë kohës kur Flamur Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave. Gjithashtu, BKH po heton mënyrën dhe rrethanat se si familjarët e Flamur Nokës u bënë pronarë i banesave të të pastrehëve si dhe rolin e Nokës. Sipas burimeve, do të pyeten familjarët përfitues të Nokës, anëtarët e Bordit të EKB-së dhe kryetari i entit në atë kohë.
    Si u emërua Noka në EKB
    Në vitin 2006, 16 vjet pas nisjes së studimeve, Flamur Noka, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i PD-së, shkruan se është specializuar si mjek onkolog pranë QSUT.
    Në vend që të punonte si mjekt onkolog, çuditërisht, në 31 mars të vitit 2006, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, emëron Flamur Nokën anëtar të Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.

    Në 30 shtator 2009, Sokol Olldashi, në atë kohë ministër i Transporteve, shkarkon Flamur Nokën si anëtar i Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, pasi Noka ishte zgjedhur deputet. Duket se Noka nuk synonte thjeshtë të merrte një rrogë te Enti Kombëtar i Banesave.

    Një muaj pasi largohet nga EKB, në 1 nëntor 2009, Flamur Noka përfiton një kredi 50 mijë euro me zero interes si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke blerë një apartament me sipërfaqe 83.7 m2 në ish Bllok.
    Tre vjet më vonë, Noka, apartamentin që bleu rreth 50 mijë euro në ish Bllok (kati 8, pallat i vjetër) me kredinë si i pastrehë, e shet për 180 mijë euro.
    Me këto 180 mijë euro, Noka blen 260 m2 apartament dhe garazh në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, te Liqeni, kur në fakt vlera është 4-5 herë më e lartë. Nga manovra me shitjen e apartamentit 83 m3 në katin e 8, duke blerë një pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro, Nokës i teprojnë edhe 6.4 mijë euro.
    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin dopio, kushton rreth 1 milionë euro).
    Për tre vite, Flamur Noka, falë shfrytëzimit të pushtetit, nga i pastrehë bëhet me pasuri rreth 1 milionë euro.
    Banesa për familjarët e tij
    Flamur nuk ka menduar për t’u pasuruar vetëm vetë, duke abuzuar me pushtetin, por edhe familjarët e tij si anëtar dhe më pas si kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.
    Kjo është një listë zyrtare me 73 persona, të cilët kanë përfituar banesa si të pastrehë në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave.

    Mes përfituesve rezulton edhe shtetësja Lule Basha, e cila është motra e Flamur Nokës. Lidhja e vetme e zonjës me qytetin e Sarandës duket se është vetëm pozita e vëllait në Enti Kombëtar të Banesave, ent të cilin duket se e ka përdorur për përfitime të paligjshme personale dhe familjare.

    Mes përfituesve të apartamenteve në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, rezultojnë edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, të cilët raportohet se janë vëllezërit e Flamur Nokës. Mes përfituesve të banesave është edhe një shtetase belge, Luçinda Faket, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës. Pikërisht këto fakte të abuzimit me pushtetin për pêrfitime të kundraligjshme personale/familjare po hetohen nga SPAK.
     

  • SPAK intensifikon hetimet për Flamur Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët e tij në Sarandë

    SPAK intensifikon hetimet për Flamur Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët e tij në Sarandë

    Më shumë se një vit nga regjistrimi i procedimit penal, SPAK ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
    Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.
    Prapaskena mëson se SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të gjithë praktikën e shpërndarjes së banesave për të pastrehët gjatë kohës kur Flamur Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave. Gjithashtu, BKH po heton mënyrën dhe rrethanat se si familjarët e Flamur Nokës u bënë pronarë të banesave të të pastrehëve si dhe rolin e Nokës. Sipas burimeve, do të pyeten familjarët përfitues të Nokës, anëtarët e Bordit të EKB-së dhe kryetari i entit në atë kohë.
    Si u emërua Noka në EKB
    Në vitin 2006, 16 vjet pas nisjes së studimeve, Flamur Noka, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i PD-së, shkruan se është specializuar si mjek onkolog pranë QSUT.
    Në vend që të punonte si mjekt onkolog, çuditërisht, në 31 mars të vitit 2006, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, emëron Flamur Nokën anëtar të Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.
    Në 30 shtator 2009, Sokol Olldashi, në atë kohë ministër i Transporteve, shkarkon Flamur Nokën si anëtar i Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, pasi Noka ishte zgjedhur deputet. Duket se Noka nuk synonte thjeshtë të merrte një rrogë te Enti Kombëtar i Banesave.
    Një muaj pasi largohet nga EKB, në 1 nëntor 2009, Flamur Noka përfiton një kredi 50 mijë euro me zero interes si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke blerë një apartament me sipërfaqe 83.7 m2 në ish Bllok.
    Tre vjet më vonë, Noka, apartamentin që bleu rreth 50 mijë euro në ish Bllok (kati 8, pallat i vjetër) me kredinë si i pastrehë, e shet për 180 mijë euro.
    Me këto 180 mijë euro, Noka blen 260 m2 apartament dhe garazh në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, te Liqeni, kur në fakt vlera është 4-5 herë më e lartë. Nga manovra me shitjen e apartamentit 83 m3 në katin e 8, duke blerë një pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro, Nokës i teprojnë edhe 6.4 mijë euro.
    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin dopio, kushton rreth 1 milionë euro).
    Për tre vite, Flamur Noka, falë shfrytëzimit të pushtetit, nga i pastrehë bëhet me pasuri rreth 1 milionë euro.
    Banesa për familjarët e tij
    Flamur nuk ka menduar për t’u pasuruar vetëm vetë, duke abuzuar me pushtetin, por edhe familjarët e tij si anëtar dhe më pas si kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.
    Kjo është një listë zyrtare me 73 persona, të cilët kanë përfituar banesa si të pastrehë në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave.
    Mes përfituesve rezulton edhe shtetësja Lule Basha, e cila është motra e Flamur Nokës. Lidhja e vetme e zonjës me qytetin e Sarandës duket se është vetëm pozita e vëllait në Enti Kombëtar të Banesave, ent të cilin duket se e ka përdorur për përfitime të paligjshme personale dhe familjare.
    Mes përfituesve të apartamenteve në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, rezultojnë edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, të cilët raportohet se janë vëllezërit e Flamur Nokës. Mes përfituesve të banesave është edhe një shtetase belge, Luçinda Faket, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës. Pikërisht këto fakte të abuzimit me pushtetin për pêrfitime të kundraligjshme personale/familjare po hetohen nga SPAK.(Prapaskena)