Tag: komanit

  • Balluku në HEC-in e Komanit: Nuk parashikohet hapja e portave, të premten një agravim tjetër i motit

    Balluku në HEC-in e Komanit: Nuk parashikohet hapja e portave, të premten një agravim tjetër i motit

    Zv/kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në hidrocentralin e Komanit mbrëmjen e kësaj të marte, 18 nëntor. Ajo tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, ku si pasojë e reshjeve intensive janë shtuar ndjeshëm prurjet në kaskadë. 

    Ministrja u shpreh se nuk pritet të hapen portat e hidrocentralit. Ajo theksoi se KESH-i ka punuar që prej datës 11 nëntor për të liruar volumet dhe se në liqenin e Komanit, atë të Vaut të Dejës dhe Fierzës ka ende mundësi për të akumuluar. 

    “Ne jemi të përgatitur. Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë duhet t’u themi të gjithë njerëzve, nuk parashikohet hapja e portave sepse ky është problemi kryesor dhe shpeshherë abuzohet edhe me lajmin. Në rastin e përmbytjes së Nënshkodrës flitet për hapjen e portave. Ne po e bëjmë me dije që i kemi kapacitetet dhe volumet pasi kemi punuar nga data 11 nëntor për të liruar volume. Kemi rreth 4.5 metra mundësi për të akumuluar në liqenin e Vaut të Dejës dhe rreth 7 metra në liqenin e Komanit. Ndërkohë që të pesë agregatet e Vaut të Dejës janë në funksion dhe katër agregatet e Komanit janë në funksion. Fierza qëndron e mbyllur për të akumuluar sa më shumë dhe për të rritur nivelin e liqenit”, tha ministrja. 

    Ajo theksoi se në Koman dhe në Vaun e Dejës vijon puna me kapacitetet të plota. Ministrja Balluku bëri me dije se të premten pritet të ketë një tjetër agravim të motit. 

    “Vazhdojmë punën me kapacitete të plota si në Koman ashtu edhe në Vaun e Dejës. Siç thamë pra do të kemi edhe një prurje, por edhe agravim të motit. Do të ketë disi një përmirësim të motit gjatë ditës së enjte, por më pas do ketë një agravim tjetër të premten”, tha ajo. 

     

     

  • “Deutsche Welle” reportazh për Alpet Shqiptare! Një grup alpinistësh nga Evropa eksplorojnë bukuritë e maleve

    “Deutsche Welle” reportazh për Alpet Shqiptare! Një grup alpinistësh nga Evropa eksplorojnë bukuritë e maleve

    Ky është një udhëtim larg turizmit masiv dhe hoteleve luksoze të bregdetit, ku mund të gjeni pamje spektakolare dhe një kulturë plot mikpritje. Kështu nis reportazhi i medias gjermane “Deutsche Welle” për Alpet Shqiptare.

    Pjesë e tij janë disa alpiniste të udhëhequr nga eksperti malor Martin Plankensteiner nga Tiroli Jugor i Alpeve italiane të cilët do të zbulojnë anën tjetër të Shqipërisë.

    Udhëtimi i tyre nis nga Liqeni i Komanit, një parajsë natyrore në veri të vendit, ku alpinistet e huaj do të shkelin shtigje të pazbuluara më parë.

    Grupi i alpinisteve malore europiane do t’i kalojnë netët nën panoramën e bukur të alpeve me yje dhe do të qëndrojnë në bujtinat që ndodhen përgjatë liqenit të Komanit.

    Shtigjet që do të përshkojnë alpinistët janë të pashënuara dhe pa ndonjë sinjalistike përkatëse. Ato janë hapur nga vete Martini së bashku me fermerët e zonës.

    Moti apo dhe bimësia, të gjitha së bashku mund të sjellin të papritura për alpinistët. Ajo qe i druheshin të apasionuarit pas ngjitjeve në mal u bë realitet, shiu i dendur.

    Për shkak të shiut të dendur në Alpet shqiptare, grupi duhet të ndalojë ngjitjen e mëtejshme në mal. Në kthim ata shprehen se aventura e tyre për shkak të shiut i kaloi të gjitha parashikimet pasi edhe varka po mbushet me ujë.

    Pas një ditë të lodhshme aventurash, alpinistët shplodhen nga mikpritja e ngrohtë shqiptare dhe ushqimet tradicionale të zonës pranë Liqenit të Komanit.

    Megjithatë udhëtimi i të apasionuarve të maleve vijon ditën e radhës në lartësitë e zonës së Dukagjinit, ku peizazhi natyror piktoresk është tepër mbresëlënës për të huajt.

    Në reportazhin e medias gjermane “Deutsche Welle”pasqyrohen me detaje peizazhet e mrekullueshme në Alpe përgjatë Liqenit të Komanit duke ftuar të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe alpinizmit që ta provojnë këtë aventure në vendin e shqiponjave. /dw/

  • Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët

    Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së martës pamje mahnitëse nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të njohura të turizmit malor në Shqipëri.

    Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u ofron vizitorëve eksperiencën unike të lundrimit gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, Lumi i Shalës – i quajtur nga mediet ndërkombëtare “Tajlanda e Europës” – spikat me ujërat e tij kristaltë dhe natyrën e paprekur, transmeton KultPlus.

    “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

    Këto dy atraksione në veri të vendit ofrojnë një gamë të gjerë përvojash: lundrim me varkë apo kanoe, ngjitje në majat përreth me panoramë spektakolare, zhytje në ujërat e Shalës, si dhe ushqime tradicionale në bujtinat vendase.

    Liqeni i Komanit, i krijuar si rezervuar në vitin 1978, shtrihet përgjatë 34 kilometrave nga fshati Koman deri në Fierzë dhe njihet për biodiversitetin e tij, me mbi 13 specie peshqish dhe amfibësh. Udhëtimi me traget ose kanoe përgjatë liqenit konsiderohet një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimit në Shqipëri.

    Nga ana tjetër, Lumi i Shalës buron nga Alpet dhe rrjedh për 37 kilometra, duke tërhequr çdo vit një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas e të huaj, falë ujit të tij të kaltër, troftës së famshme dhe mikpritjes tradicionale të zonës./KultPlus.com

  • Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
     “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama.
    Lumi i Shalës, i cili derdhet në liqenin e Komanit, është përshkruar nga ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore.
    Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e peshqve që strehohen në të, ku më i përhapuri është trofta.

  • Rama ndan pamjet: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Rama ndan pamjet: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e së martës, 2 shtator, pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
    Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u mundëson vizitorëve të shumtë vendas e të huaj lundrimin gjatë gjithë vitit, i shoqëruar me pamje magjike. Ndërkohë, Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, është cilësuar nga mediet ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore.
    “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
    Këto atraksione në veri të vendit ofrojnë për turistët eksperienca të shumta: eksplorim me varkë, ngjitje në majat përreth me panoramë mbresëlënëse, zhytje në ujërat e kristalta të Shalës, si dhe ushqime tradicionale në bujtinat e zonës.
    Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash, nga fshati Koman gjatë gjithë rrugës deri në fshatin Fierzë. Ky liqen është shtëpia e 13 specieve të ndryshme të peshkut dhe amfibëve.
    Liqeni i Komanit shtrihet mes maleve të qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Është e pabesueshme që një vend kaq i bukur është rezultat i një rezervuari të ndërtuar në 1978 pranë fshatit Koman.
    Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tri orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike të udhëtimeve në Shqipëri. Udhëtimi me kanoe ofron panoramën më të mrekullueshme të kësaj natyre të paprekur që rrethon liqenin.
    Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e peshqve që strehohen në të, ku më i përhapuri është trofta.
    Ky kombinim i natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale ka bërë që çdo vit Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit të tërheqin një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas dhe të huaj.

  • Vazhdimësia Iliro-Shqiptare “Kultura e hershme shqiptare e Komanit”

    Vazhdimësia Iliro-Shqiptare “Kultura e hershme shqiptare e Komanit”

    “Shembullin më të mirë të vazhdimësisë iliro-shqiptare e ka dhënë kultura “arbërore” e Komanit. Zbulimet e para të kësaj kulture datojnë në fund të shekullit të kaluar, kur varreza e Dalmaçës u gjet në afërsi të fshatit Koman në luginën e Drinit, sot rrethi i Shkodrës. Këtu mori emrin kjo kulturë. Pasi konsulli francez në Shkodër, A. Degrand, i kishte gërmuar fillimisht këtu, arkeologët bënë gjithnjë e më shumë përpjekje për të gjetur këtë vend, duke përfshirë edhe arkeologun gjerman Paul Traeger nga Berlini, i cili zbuloi dhjetë varre në vitet 1899 dhe 1900. Në diskutimin si bartësit e kësaj kulturë janë sprovuar një varg i tërë popujsh nga pellazgët tek ilirët e romanizuar deri tek avarët dhe sllavët.

    […]

    Studiuesit kanë arritur në përfundimin se kultura shqiptare e Komanit ka veçori konservatore dhe moderne në të njëjtën kohë, se është një kulturë me përmbajtje të re. Ajo u zhvillua gjatë disa shekujve në një kohë kur Perandoria Bizantine po kalonte një krizë politike dhe fetare dhe autoriteti i saj në provincat ballkanike kishte rënë, dhe përkon me procesin e formimit të popullit shqiptar. Prandaj kultura e Komanit lidhet me bashkësitë e hershme shqiptare që sapo ishin formuar, në mesin e të cilave kishin filluar të vepronin ligjet e diferencimit social-ekonomik. Pra, kultura e Komanit nuk kishte asnjë lidhje me popujt avarë apo sllavë, edhe pse në varre herë pas here janë gjetur pjesë të veçanta që tregojnë marrëdhënie me ta.”

  • (VIDEO) Gjenden dy turistët holandezë që humbën në shtigjet pranë Liqenit të Komanit

    (VIDEO) Gjenden dy turistët holandezë që humbën në shtigjet pranë Liqenit të Komanit

    Dy turistë hollandezë humbën orientimin pasditen e së shtunës, teksa eksploronin shtigjet rreth liqenit të Komanit.
    Në kërkim të shtegut për t’u rikthyer, njëri prej tyre pësoi lëndime duke bërë që të kërkonin ndihmë.Ata u gjetën rreth orës 23 të mbrëmjes, ndërsa rikthimi i tyre në Koman u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës.
    Njoftimi i Policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

    Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal”.

    gijotina.com/

  • Eksplorimi përfundon në alarm/ Dy turistë holandez, humbin orientimin në Liqenin e Komanit, gjenden nga policia

    Eksplorimi përfundon në alarm/ Dy turistë holandez, humbin orientimin në Liqenin e Komanit, gjenden nga policia

    Në kërkim të shtegut për t’u rikthyer, njëri prej tyre pësoi lëndime duke bërë që të kërkonin ndihmë.
    Dy turistë hollandezë humbën orientimin pasditen e së shtunës, teksa eksploronin shtigjet rreth liqenit të Komanit.
    Ata u gjetën rreth orës 23 të mbrëmjes, ndërsa rikthimi i tyre në Koman u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

  • Dy turistë humbasin rrugën në liqenin e Komanit

    Dy turistë humbasin rrugën në liqenin e Komanit

    Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.
    Ata mendohet të ndodhen pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë zjarrfikësit e Pukës dhe një autoambulancë për t’u ardhur në ndihmë.
    Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për lokalizimin e saktë dhe shpëtimin e turistëve.

  • Dy turistë të huaj humbasin orientimin pranë liqenit të Komanit, ngjarja alarmon policinë dhe banorët e zonës

    Dy turistë të huaj humbasin orientimin pranë liqenit të Komanit, ngjarja alarmon policinë dhe banorët e zonës

    Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente këtë pasdite, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.

    Ngjarja ka alarmuar autoritetet dhe banorët lokalë, të cilët janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë.
    Sipas informacioneve paraprake, turistët ndodhen në një zonë të vështirë malore, pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges. Terreni i vështirë ka vështirësuar lokalizimin e tyre, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saktë shëndetësore e të dëmtuarve.
    Policia dhe autoritetet lokale po vijojnë kërkimet, ndërsa pritet një përditësim mbi gjendjen e tyre dhe përfundimin e operacionit të shpëtimit.

    Top Channel