Tag: komanduar

  • Si u kthye Skënderbeu në Arbëri?!

    Si u kthye Skënderbeu në Arbëri?!

    Si u kthye Skënderbeu në Arbëri?

    Në vitin 1443 ushtria hungareze e komanduar nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në fillim të muajit nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane të komanduar nga Sulltan Muradi II në Betejën e Nishit, duke e thyer.

    Rastin e humbjes së osmanëve e shfrytëzoi më së miri Skënderbeu, i cili bashkë me 300 ushtarë tjerë arbërorë dezertuan ushtrinë osmane me qëllim kthimin në atdhe. Është interesant fakti që dhe gjatë kohës që ishte nën shërbimin osman, ai mbajti marrëdhënie të ngushta me popullsinë vendase në pronat e dikurshme të babait të tij si dhe me familje të ndryshme fisnike shqiptare.

    Skënderbeu synonte çlirimin e tokave të Kastriotëve dhe të princërve e zotërve tjerë arbër si dhe bashkimin fisnikërisë arbërore nën udhëheqjen e tij për ti bërë ballë pushtimit osman, të cilën e arriti më 2 mars 1444, në Lidhjen e Lezhës.

    Në fotografi mund të shikoni një gravurë nga shekulli i 16-të ku paraqitet kthimi i Gjergj Kastriotit për në Shqipëri.

    H

    Post

  • Përplasja me gazetarin, GJKKO shpall moskompetencë për padinë ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë

    Përplasja me gazetarin, GJKKO shpall moskompetencë për padinë ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë

    Taulant Koplikaj, Anuela Ristani dhe Edon Kuqi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për padinë ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e dorëzuar nga gazetari i emisionit investigativ “Piranjat”, Edon Kuqi, pas përplasjes që patën bashkë. GJKKO shprehet në vendim se padia ndaj Ristanit nuk përfshihet në fushën e kompetencave të saj, dhe prandaj rasti do t’i kalojë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Seanca u mbajt sot në orën 13:00.
    Tashmë çështja do të kalojë në duart e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

    Ristani është paditur nga “Piranjat” për shpërdorim detyre dhe shpifje. Padia erdhi pas publikimit të emisionit ku u transmetua përplasja mes kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani dhe gazetarit Edon Kuqi.
    Gjithçka erdhi pasi “Piranjat” publikuan me video faktin që automjetet e Bashkisë Tiranë dhe shoferët ishin vënë në dispozicion të familjes së Ristanit. Në përballje, Ristani e quajti gazetarin Kuqi: “përndjekës”, “legen,” dhe “turpi i gazetarisë.”

  • Anuela Ristani makinë dhe shofer të dedikuar për bashkëshortin/ Koplikaj: Babëzia kalon limitet, arroganca e saj e bëri më keq

    Anuela Ristani makinë dhe shofer të dedikuar për bashkëshortin/ Koplikaj: Babëzia kalon limitet, arroganca e saj e bëri më keq

    I ftuar në emisionin A SHOW, në Syri TV, me moderator Adi Krasta, autori i emisionit Piranjat, Taulant Koplikaj, foli në lidhje me investigimin e Piranjave, ku u dokumentua abuzimi me detyrën nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

    Pak ditë më parë, redaksia e emisionit investigativ Piranjat publikoi pamje nga një investigim disa ditor, ku provohej se Ristani përdorte mjetet e bashkisë për të dërguar bashkëshortin e saj në punë dhe fëmijët në shkollë. Teksa përballej me këtë fakt, kryetarja e komanduar reagoi në mënyrë nervoze, duke ofenduar dhe shantazhuar gazetarët e Piranjave.

    “Ka pasur një lloj aludimi ky informacion ka ardhur nga njerëzit e Veliajt. Kuptohet që ky informacion është konfidencial, por për ne si redaksi pak rëndësi ka kush e ka thënë. Vetë ajo që ka përfaqësuar Veliaj për redaksinë tonë, dhe për çdo redaksi, ka qenë e gabuar dhe në njëfarë mënyre është kontekstuar. E njëjta gjë ndodh edhe me pasardhësen e tij, sepse ajo është në një linjë me të. Linja u tregua qartë edhe në mënyrën sesi Ristani iu drejtua gazetarëve dhe vulgariteti i saj përballë një trupe televizive. Kemi të bëjmë me një shofer të dytë të dedikuar bashkëshoritit të saj, këtu i kemi tejkaluar babëzitë.

    Nëse do ta kishte kaluar situatën pa reaguar, do të ishte harruar për dy ditë. Ndjeshmërinë e shtoi reagimi dhe arroganca, jo denoncimi. Problemi më i madh për ne është pse makina vihej në dispozicion të burrit të saj, e gjithë kjo u devijua, sepse kjo është një gjë arrogante,” – tha Koplikaj.

    Sot Piranjat depozituan një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakes së komanduar të Tiranës për shpërdorim detyre.

     

  • ‘Shpifje dhe shpërdorim detyre’ – Piranjat, padi në SPAK për kryetaren e komanduar të bashkisë Tiranë

    ‘Shpifje dhe shpërdorim detyre’ – Piranjat, padi në SPAK për kryetaren e komanduar të bashkisë Tiranë

    Sot Piranjat depozituan në SPAK padi ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, për shpërdorim detyre dhe shpifje.

    “Kallëzimi për shpërdorim detyre sigurisht që është detyrim ndaj interesit publik të cilin zonja kryetare duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”.

    Është detyrim i yni profesional t’u shkojmë deri në fund këtyre akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative.

    Po ashtu besojmë se ky është një standard i ri, ndoshta i domosdoshëm, për të gjitha mediat televizive apo të shkruara.

    Ne inkurajojmë kolegët që të jenë të gatshëm të mbrojnë veten ligjërisht dhe të faktojnë çdo investigim të tyrin.

    Vetëm kështu mund të dalim nga rrethi vicioz politiko-mediatik i realitetit kaotik të Shqipërisë së viteve të fundit”, thuhet ne reagimin e Piranjave.

  • Makinat e Bashkisë në dispozicion të familjes së saj, PD: Prokuroria të nisë hetimet për Anuela Ristanin, qeveria…

    Makinat e Bashkisë në dispozicion të familjes së saj, PD: Prokuroria të nisë hetimet për Anuela Ristanin, qeveria…

    Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë që të nisin hetimet për kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani pas investigimit mediatik që hodhi dritë mbi mënyrën sesi mjetet e institucionit ishin vënë në dispozicion të familjarëve të saj. Partia më e madhe e opozitës kërkon dhe që Këshilli i Ministrave të shpallë zgjedhjet e reja në kryeqytet.  Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka denoncuar abuzimet e vazhdueshme me asetet dhe financat publike në Bashkinë e Tiranës.
    Në deklaratën e tij për mediat nga selia e PD, ai kërkoi hetim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë, llogaridhënie në Këshillin Bashkiak dhe largimin e menjëhershëm të Ristanit nga detyra, ndërsa rithekson se Tirana nuk mund të vijojë të trajtohet si pronë private nga pushtetarët aktualë.  “Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.
    Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik. Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e çerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit.
    Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush. Të dashur qytetare! Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por çdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të çdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm. Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave”, njofton PD.

  • “Abuzoi me detyrën”, PD: Nënkryetarja Ristani të largohet, prokuroria ta hetojë!

    “Abuzoi me detyrën”, PD: Nënkryetarja Ristani të largohet, prokuroria ta hetojë!

    Partia Demokratike kërkoi nga Prokuroria të hetojë për shpërdorim detyre nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila është njëkohësisht edhe e komanduar si kryetare e institucionit. Sjelljen e saj me mediat, demokratët e cilësojnë si të papranueshme dhe në shkelje të etikes, ndaj kërkojnë largimin e saj.
    “Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre. Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.
    Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave”.

  • PD: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kapet ‘mat’ duke abuzuar me detyrën dhe duke shpërdoruar pasuritë publike për përfitime personale

    PD: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kapet ‘mat’ duke abuzuar me detyrën dhe duke shpërdoruar pasuritë publike për përfitime personale

    Në një deklaratë për mediat, Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka denoncuar abuzimet e vazhdueshme me asetet dhe financat publike në Bashkinë e Tiranës.

    Duke iu referuar pamjeve të publikuara nga emisioni investigativ “Piranja”, Teliti akuzon kryetaren në detyrë të Bashkisë, znj. Anuela Ristani, për përdorim të mjeteve publike në funksion të interesave personale dhe familjare, duke shkelur rëndë etikën dhe ligjin.

    Në deklaratën e tij, ai kërkon hetim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë, llogaridhënie në Këshillin Bashkiak dhe largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra, ndërsa rithekson se Tirana nuk mund të vijojë të trajtohet si pronë private nga pushtetarët aktualë.

    Deklarata e plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Muajt kalojnë, kryetarët ndryshojnë, por zakonet dhe abuzimet JO, ato mbeten të njëjta.

    Abuzime kishim dhe abuzime vazhdojmë të kemi me financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës.

    Vetëm dy ditë më parë, gazetarët kurajoze të emisionit “Piranja” në Syri Tv, i dhanë publikut me prova të qarta dhe të pakontestueshme, pamjet filmike sesi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Kryeqytetit, znj. Anuela Ristani, abuzonte me asetet e blera me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

    Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

    Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.

    Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e cerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit. 

    Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush.

    Të dashur qytetare!

    Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por cdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të cdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm.

    Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave.

    Tirana meriton ndryshe, dhe ndryshimi do vijë me zgjedhje të lira e të ndershme, me zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tirana nuk duhet të trajtohet më si një pronë private por si një institucion shërbyes ndaj nevojave të qytetit.

    Ju faleminderit!