Në tre qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish. Që prej një muaji, kur kryepolici Ilir Proda çeli garën për rifreskimin e kupolës drejtuese, për shkak se këta tre drejtori mbetën pa drejtues policie, 6 oficerë u bënë pjesë e garës duke aplikuar.
Bëhet me dije se në listën e aplikantëve janë: Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
Konkurrentët që garojnë për të qenë drejtues policie në tre qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të dalin të mërkurën më 10 dhjetor para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Dhe më pas, në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave, pritet vetëm firma e Ilir Prodës për të bërë emërimet e reja.
Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë.
Përse u çel gara vetëm për tre qarqet?
Qarku i Shkodrës mbeti vakant që pas shkarkimit të Fatmir Lleshit, për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Aktiualisht i komanduar në këtë qark është Gentian Berberi. Korça aktualisht drejtorët nga drejtori i komanduar Islor Islami, që pas shkarkimit nga detyra të Erjon Ahmetit, pas ngjarjes në Devoll ku një 32 vjeçar u mbajt peng për disa orë nga tre persona, mes të cilëve Alti Nallbati, vëllai i deputetit të PD, Bledion Nallbati. Ndërsa qarku i Elbasanit për shkak të kërkesës së dorëheqjes nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha.
Tag: komanduar
-

Gara për Drejtor Policie në tre qarqe, kush janë 6 kandidatët që dalin nesër para komisionit (EMRAT)
-

EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6 oficerë në garë dalin nesër para komisionit për të marrë “vulën” e Prodës
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish në 3 qarqe të vendit, ku në garë janë 6 oficerë policie. Gara do të zhvillohet për 3 qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, drejtoritë e të cilave kanë mbetur pa drejtues për shkak të shkarkimve dhe dorëheqjeve.
Konkretisht, në Shkodër gara u hap pas shkarkimit të Fatmir Lleshit. Islor Islami është aktualisht drejtor i komanduar në Korçë, pas shkarkimit të Erjon Ahmetit, ndërsa në Elbasan shkak u bë dorëheqja nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha.
Gjashtë konkurrentët në garë janë:
Loard Sallaku, aktualisht drejton Policinë e Kukësit, i komanduar;
Aban Çela, këshilltar në Policinë e Shtetin;
Dritan Lena, punonjës pranë Forcës Kombëtare të Sigurisë;
Uljan Shpataraku, në Drejtorinë e Përgjithshme;
Ardian Çipa, te Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
Islor Islami, i komanduar drejtor në Policinë e Korçës
Mësohet se 6 kandidatët do të dalin ditën e nesërme, 10 dhjetor, para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Pas vlerësimi me pikë nga komisioni, kryepolici Ilir Proda pritet të bëjë emërimet./ZËRI -

Ndryshime në Policinë e Shtetit, drejtorë të rinj për Elbasanin dhe Korçën. Tre emra për Kukësin
Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Ishte drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda që çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese.
Emrat e oficerëve që kanë aplikuar janë që nga Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena. Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite eksperiencë, një nga emrat e rinj më me perspektivë në Policinë e Shtetit prej 5 muajsh drejtor i komanduar në Policinë e Kukësit, është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit.Oficeri Uljan Shpataraku me mbi 15 vite eksperiencë në Polici është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Korçës, që prej një viti drejtohej nga Erjon Ahmeti, i cili u shkarkua nga Proda pas rezultateve të dobëta. Ndërkohë Gentian Berberi, i cili në konkursin e një viti më parë u shpall fitues dhe u emërua drejtor i Policisë së Kukësit, prej 5 muajsh është drejtor i komanduar i Policisë Shkodër pas shkarkimit të Fatmir Lleshit.
Në garën e hapur një muaj më parë Berberi i cili është pjesë listës së fituesve pasi ka fituar një vit më parë konkursin, mund të konfirmohet si drejtor i Policisë së Shkodrës me emërim pasi është i komanduar. Sa i përket qarkut të Kukësit pritet që ta drejtojë një midis Islor Islamit, Alban Çelës dhe Dritan Lenës.
-

Akuzat për urën, GJKKO çon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesit Rr.G, të akuzuar për korrupsion.
Vendimi u mor gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 25 nëntor 2025, nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim është paraqitur më 29 shtator 2025. Prokuroria ngarkon ndërtuesin me akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish-kryetarja Zyra Islamaj akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur që çështja të gjykohet nga një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Vendimi është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
Sjellim ndërmend se SPAK, gjatë hetimeve arriti në përfundimin se Zyra Islamaj, gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, dyshohet se ka tentuar të favorizojë përmes një procedure tenderimi ndërtimin e një ure që do t’i shërbente interesave të familjarëve të saj. Hetuesit kanë konstatuar se ajo ka ndërhyrë te ndërtuesi Rr.G, me qëllim ngritjen e urës mbi përroin që kalon pranë banesës së motrës së saj. -

Atentati në Rinas, i plagosuri agjent i AMP/ Reagon kabineti i MB: Është marrë në punë në shtator
Nga atentati në Rinas, ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti i plagosur edhe Muçi Shaljani është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kabineti i ministrisë ka reaguar për një emision televiziv ku sqaron se Muçi Shaljani është marrë në punë në muajin shtator, kur ka qenë në detyrë drejtori i komanduar. Ndërkaq shton se të gjitha rekrutimet e bëra po verifikohen.
“Nga verifikimet që janë bërë nga ministria agjenti është marrë në punë në muajin shtator, kur drejtuesi ka qenë i komanduar pas shkarkimit të AMP-së. Drejtori i komanduar është shkarkuar nga detyra para dy javësh dhe të gjitha rekrutimet kanë hyrë në një proces verifikimi që marrja në detyrë e drejtorit të vjetër të policisë”, thuhet në reagim. -

Atentati në Rinas, i plagosuri agjent i AMP/ Reagon kabineti i MB: Është marrë në punë në shtator, po verifikohen të gjitha rekrutimet
Nga atentati në Rinas, ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti i plagosur edhe Muçi Shaljani është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kabineti i ministrisë ka reaguar për emisionin “Real Story” në ABC News ku sqaron se Muçi Shaljani është marrë në punë në muajin shtator, kur ka qenë në detyrë drejtori i komanduar. Ndërkaq shton se të gjitha rekrutimet e bëra po verifikohen.
“Nga verifikimet që janë bërë nga ministria agjenti është marrë në punë në muajin shtator, kur drejtuesi ka qenë i komanduar pas shkarkimit të AMP-së. Drejtori i komanduar është shkarkuar nga detyra para dy javësh dhe të gjitha rekrutimet kanë hyrë në një proces verifikimi që marrja në detyrë e drejtorit të vjetër të policisë”, thuhet në reagim. -

PROFILI/ Kush janë 6 kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste në zgjedhjet 9 nëntorit
Në Tiranë, PS ka kandiduar Ogerta Manastirliun, aktualisht deputete dhe një nga figurat më të njohura të mazhorancës.
Manastirliu ka mbajtur për disa vite detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe së fundmi atë të ministres së Arsimit dhe Sportit.
Ajo ka një profil të formuar në administratën publike, duke nisur karrierën në Bashkinë e Tiranës në vitin 2004 dhe më pas duke drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” para se të hynte në politikë aktive si ministre dhe deputete.
Në Berat, kandidon Ervin Ceca, i cili mban aktualisht postin e kryetarit të komanduar të bashkisë. Ceca është pjesë e administratës vendore dhe ka marrë drejtimin e bashkisë pas largimit të kryetarit të mëparshëm dhe ish-drejtues banke.
Florenc Doka është kandidati i PS për Bashkinë Cërrik, ku gjithashtu ushtron funksionin e kryetarit të komanduar. Ai është përfshirë në strukturat lokale të administratës dhe ka marrë detyrën pas krijimit të vakancës në krye të kësaj bashkie.
Në Mat, kandidon Altin Bojni me profesion financier, i cili prej disa muajsh është në detyrë si kryetar i komanduar i bashkisë. Bojni vjen nga strukturat vendore dhe është përzgjedhur nga PS për të kërkuar një mandat të plotë përmes votës qytetare.
Në Vlorë, kandidate është Brunilda Mersini, deputete e PS për qarkun Vlorë. Para se të zgjidhej në Kuvend, Mersini ka drejtuar Spitalin Rajonal të Vlorës, duke kombinuar përvojën në shëndetësi me angazhimin politik në zonën ku kandidon. Ajo është për herë të parë pjesë e garës për një post drejtues vendor.
Në Tepelenë, kandidon Gramos Sako. Ai ka shërbyer për 11 vite si komandant i Gardës së Republikës, një nga institucionet e sigurisë që ruan figurat më të larta të shtetit. Sako dha dorëheqjen nga ky post në shkurt të vitit 2024 dhe kandidimi i tij për Bashkinë e Tepelenës shënon hyrjen në fushën e administrimit vendor.
Zgjedhjet e pjesshme në këto gjashtë bashki vijnë pas dorëheqjeve ose shkarkimeve të kryetarëve të mëparshëm dhe do të zhvillohen më 9 nëntor 2025.
-

Andis Salla u emërua ministër Bujqësie i ‘Rama 4’, caktohet kryetari i komanduar i Bashkisë së Cërrikut (EMRI)
andis salla-bashkia cërrik
ELBASAN- Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh këtë të mërkurë (17 shtator, ku është caktuar kryebashkiaku i komanduar pas dorëheqjes së Andis Sallës. Në mbledhje u miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla, i cili u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re.
Bëhet me dije se Florenc Doko është caktuar kryetar i komanduar i Bashkisë së Cërrikut deri në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Doko ka mbajtur më parë poste të rëndësishme si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.
Ndërkohë, vlen të theksohet se pas propozimit për ministër nga kryeministri, Andis Salla është dekretuar edhe nga Presidenti në detyrën e re, ndërsa të enjten pritet që ai dhe ministrat e tjerë të betohen në Parlament./ZËRI -

“Zgjedhje të reja në Tiranë”, PD: Bashkia po keqmenaxhohet nga drejtuesit e komanduar!
Nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak te Tiranes, Dorian Teliti ,kërkon zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.
Ne nje deklarate per shtyp, Teliti tha:
“Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci. Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë: zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe. Pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje! “
Sipas Telitit, Bashkia e Tiranës prej arrestimit të Erion Veliaj, ka shënuar një regres me kryebashkiaken e komanduar, ndaj dhe zgjidhja e vetme është vetëm vota.
“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca. Bashkia e Tiranës po përballet tani me një krizë të rëndë të qeverisjes së saj financiare dhe buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve.”
