Tag: komandës

  • Shqipëri-Kosovë: Forcimi i lidhjeve mes komandave mbështetëse të ushtrive

    Shqipëri-Kosovë: Forcimi i lidhjeve mes komandave mbështetëse të ushtrive

    Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, i kryesuar nga Zëvendëskomandanti, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse të FARSH dhe strukturave vartëse të saj.Gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova u prit nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij, me të cilët u zhvilluan takime të fokusuara në fushën e logjistikës. Në aspektin shëndetësor, delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Vehbije Kuti, si dhe nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, Nënkolonel Marinela Mjeda.Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimeve, përfaqësuesit kosovarë u njohën në detaje me strukturën dhe kapacitetet logjistike dhe shëndetësore të ushtrisë shqiptare. Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive.Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar koordinimin dhe ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, i kryesuar nga Zëvendëskomandanti, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse të FARSH dhe strukturave vartëse të saj.Gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova u prit nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij, me të cilët u zhvilluan takime të fokusuara në fushën e logjistikës. Në aspektin shëndetësor, delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Vehbije Kuti, si dhe nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, Nënkolonel Marinela Mjeda.Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimeve, përfaqësuesit kosovarë u njohën në detaje me strukturën dhe kapacitetet logjistike dhe shëndetësore të ushtrisë shqiptare. Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive.Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar koordinimin dhe ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

  • Ngrihet alarmi se mund të goditet selia e Komandës Qendrore e SHBA-së në Katar, pezullohet përkohësisht trafiku ajror

    Ngrihet alarmi se mund të goditet selia e Komandës Qendrore e SHBA-së në Katar, pezullohet përkohësisht trafiku ajror

    Katari ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror.

    BBC ka mësuar se ekziston një “kërcënim i besueshëm” ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit, e drejtuar nga SHBA-të, në Al-Udeid të Katarit.
    Sipas informacioneve, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe baza ajrore ndodhet në një gjendje të lartë gatishmërie.
    Mendohet se kërcënimi vjen nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani.
    Al-Udeid është një bazë e madhe pranë kryeqytetit Doha dhe shërben si selia e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) për të gjitha operacionet ajrore në Lindjen e Mesme. Në këtë bazë shërbejnë gjithashtu edhe trupa britanike në rotacion.

    Top Channel

  • Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

    Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

    Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
    Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit dhe aleatëve ndërkombëtarë, si: Nancy VanHorn, Gjeneralmajori John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të SHBA (USEUCOM), si dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
    Në fjalën e tij, Vengu theksoi se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare.
    “Në një botë dixhitale, mbrojtja e hapësirës kibernetike është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e integritetit territorial të vendit”, u shpreh ministri.
    Një reagim lidhur me këtë aktivitet, ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi thotë se krijimi i komandës tregon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s.
    Ambasada e SHBA në Tiranë postim në Facebook:
    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën sot pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky aktivitet shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Krijimi i komandës nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s.